|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
25-02-12, 19:31
|
#1
|
Guest
|
Albin Kurti ka qenė nė Binxhe, fakton policia
Mentor BUZHALA
Prishtinė Dėshmitė e deputetit tė Partisė Demokratike tė Kosovės, Bekim Haxhiu Kamishi se lideri i Lėvizjes Vetėvendosje (VV), Albin Kurti, ka mbajtur lidhje me strukturat kriminale tė Serbisė, janė konfirmuar edhe nga faktet qė dalin nga Policia e Kosovės. Gazeta Lajm ka siguruar raportin konfidencial brenda Policisė sė Kosovės, nė tė cilėn shihet qartė se lideri i VV-sė, Albin Kurti, saktėsisht mė 17 janar tė vitit 2004 ėshtė ndalur nga Policia e Kosovės, nė fshatin Binxhė tė Komunės sė Klinės. Gazeta ka siguruar dy raporte tė policisė, nė njėrin nga tė cilėt thuhet: Ashte ardhur Albin Kurti duke biseduar me pėrfaqėsuesit e fshatit Binxhė. Ky raport ėshtė pėrpiluar nga Policia e Kosovės, Patrulla 1, rajoni 1, Fshati 2, nė orėn 17:33. Kurse, nė raportin tjetėr thuhet: Rreth orės 17:40, nė fshatin Binxhė ėshtė ndaluar Albin Kurti me automjetin 416 KS 989. Ai ka biseduar me Boban Donēiqin. Raporti shihet se ėshtė pėrpiluar dhe shkruar nga patrulla e policisė. Nga origjinali i raportit tė siguruar shihen edhe aktivitetet e tjera ditore tė policisė. Sipas burimeve tė Gazetės Lajm, Policia e Kosovės nė Klinė i ka tė gjitha detajet e takimit tė Kurtit me serbėt e Binxhės.
Ndėrkohė qė, faktet dhe raportet zyrtare policore konfirmojnė takimin e Kurtit qė ka pasur nė Binxhė nė shtėpinė e Boban Donēiqit, kurse sipas burimeve tė gazetės brenda Policisė, arsyeja ndaljes sė Kurtit nga ana e Policisė ishte dyshimi se ai ishte i mbuluar me batanije brenda nė veturė. Ajo zonė ishte nėn mbikėqyrje tė vazhdueshme tė Policisė sė Kosovės dhe patrullave tė KFOR-it, qė siguronin ardhjen e qytetarėve serbė nė shtėpitė e tyre.
Burimet e gazetės thonė se fillimisht ėshtė dyshuar nė ndonjė transport ilegal, por mė pastaj ėshtė konfirmuar prania e Kurtit nė veturė. Nga ana tjetėr, gazeta ka provuar tė kontaktojė liderin e VV-sė, Albin Kurti, pėr tė marrė reagimin e tij lidhur me tė dhėnat e raportit, por kontakti mė tė ka qenė i pamundur. Adonis Tahiraj, zyrtar pėr media nė VV, i ka thėnė gazetės se Kurti nuk prononcohet pėr kėtė ēėshtje, pasi qė konsideron se janė shpifje.
Nuk e di ēfarė tė them, ne jemi nė organizimin tė protestės dhe nuk besoj se Albini flet pėr kėtė punė, tha Tahiraj. Megjithėkėtė, nė njė emision televiziv, ku ishte mysafir sė fundmi Albin Kurti, kur ėshtė pyetur pėr takimin e tij me serbėt, me fytyrė paksa tė ngrysur e ka mohuar atė.
Ndėrsa ishte deputeti i PDK-sė, Bekim Haxhiu, qė kishte iniciuar kėtė temė, duke iu drejtuar publikisht liderit tė VV-sė me tri pyetje: qė tė shpjegonte disa takime dhe korrespodenca qė ai kishte me strukturat kriminale tė Serbisė, qė dyshohen tė jenė pjesėtarė tė BIA-sė.
Haxhiu ka thėnė pėr Lajm se ka qenė i sigurt nė pyetjet e tij drejtuar liderit tė VV-sė. Kam qenė i sigurt dhe i pėrgjegjshėm nė atė se ēka e kam pyetur Kurtin. Nga ai kam kėrkuar qė tė jetė transparent, qė tė tregojė se mė cilėt serbė tė strukturave paralele kriminale u takua nė Binxhė dhe se cili ka qenė qėllimi i takimit. Pas konfirmimit edhe nga ana juaj, Albini ka obligim qytetar qė tė sqarohet para qytetarėve tė Kosovės, tha Haxhiu, i njohur ndryshe me nofkėn e Kamishi. Ai thotė se faktet i ka dorėzuar nė mėnyrė institucionale me emra konkretė, komisionit parlamentar tė mbikėqyrjes sė Agjencionit Kosovar tė Inteligjencės (AKI).
Megjithėkėtė, kryetari i komisionit tė mbikėqyrjes sė AKI-sė, Florin Krasniqi, nuk ka shprehur gatishmėri tė merret mė kėtė ēėshtje. Edhe pse disa individė me shumė dėshirė kanė dashur tė merren me Kamishin, apo origjinėn e llullės sė gjyshit tim, qė ka qenė bashkėluftėtar i Shaban Polluzhės, tha Haxhiu.
Por, nuk ishte vetėm ky takim qė Kurti pati me serbėt, e qė dėshmojnė lidhjet e tij tė dyshimta me ta. Deputeti Haxhiu pati ngritur edhe dy pyetje tjera, qė sipas tij ishin fakte pėr disa korrespondenca qė lideri i VV-sė mban me serbėt.
Kush ishte gruaja qė ėshtė takuar me tė kur ishte nė burg, edhe se pse kishte mbajtur kontakte pas daljes nga burgu, ishte pyetja tjetėr qė kishte bėrė Haxhiu, por duke e vlerėsuar lidhje intime, Haxhiu nuk e kishte zbuluar emrin e gruas qė ishte takuar Kurti.
Ndėrsa, pyetja e tretė qė Haxhiu i kishte shtruar Kurtit, ishte se ēfarė pėrmbante zarfi qė lideri i Vetėvendosjes kishte pranuar mė 28 shtator 2011, pėrmes linjės Beograd-Prishtinė. Deputeti Haxhiu kishte zbuluar emrin e vajzės qė i kishte dėrguar Kurtit njė pako nė zarf, e cila ishte vajza e ish-ministrit tė kohės sė Millosheviqit.
Ishte vajza e ish-ministrit Sokoloviq, ajo qė i dėrgoi Kurtit pako nė zarf nga Beogradi, ka thėnė Haxhiu, duke pohuar se pakon me zarf e kishte pranuar sekretari organizativ i VV-sė, Dardan Molliqaj, nė stacionin e autobusėve nė Prishtinė. Por, Haxhiu nuk kishte zbuluar se ēka kishte nė zarf, duke ia lėnė Kurtit qė ai tė tregojė se ēka pėrmban zarfi.
Faksimilet e raportit tė policisė pėr ndaljen e automjetit ku ishte Kurti dhe pėr takimin e tij me serbėt e Binxhės
http://lajmonline.com/?nav=21.2&id=2866
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:05.
|
|