...
zoom +
Bosi i antikorrupsionit nė burg!
Shefit tė Task-forcės kundėr korrupsioni nė Prokurorinė Speciale tė Kosovės, Nazmi Mustafit i mbeti birra nė gjysmė. Derisa ai ishte nė njėrin nga restorantet e kryeqytetit, njė thirrje telefonike nga sekretaria ia prish “rahatllėkun”, ku e njofton prokurorin Mustafi se nė zyrėn e tij po e prisnin disa policė, tė cilėt e arrestojnė atė me tė arritur nė zyrėn e tij.
Udhėheqėsi i Task-forcės sė themeluar nga kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi pėr luftimin e korrupsioni ėshtė arrestuar tė hėnėn pasdite nė lidhje me njė hetim pėr korrupsion, tė cilin po e zhvillojnė prokurorė tė EULEX-it qė veprojnė nė Prizren dhe Pejė.
Nė ditėn e arrestimit tė prokurorit Mustafi, i cili nė Prokurorinė Speciale ka hetuar krimet ekonomike, ėshtė arrestuar edhe Reshat Zherka, nga Gjakova, i cili sė bashku me vėllanė e tij, Xhelalin, janė miq tė shefit tė Task-forcės, tė cilėt dyshohen se janė deleguar nga prokurori Mustafi tek persona tė ndryshėm qė po hetonte prokurori, pėr tė kėrkuar dhe marrė shuma tė majme parash nė kėmbim tė mosakuzimit tė tyre.
Lajmi pėr arrestimin e tyre ėshtė konfirmuar nga burime tė “Zėrit” brenda EULEX-it. Po ashtu edhe zyra pėr informim e kėtij misioni ka raportuar pėr arrestimin e dy personave nėn dyshimin pėr korrupsion, por pa dhėnė detaje tė mėtutjeshme...
(Shkrimin e plotė mund tė lexoni nė numrin e sotėm tė gazetės Zėri)
ps. kur do i zene valle bosat e bosit?!
....
....marrja e turpit , marrja e turpit ..
...kerkova , por nuk gjeta nje teme me kete tematike , nese eksiston diku bashkangjitjani !
.