Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 13-05-12, 12:13   #1
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Ne Hape me Rugoven!

Do ti shkepus ca pjes te librit te Adnan Meovcit ne librin me rrefime autentike per RUGOVIZMIN!

Ne kete liber ka shkrime origjinale qe publiku nuk ka qen ne dijeni per fuqin intelegjente,trimerin dhe guximin e Ibrahim Rugoves!!

Ata "patriot"prodhim kinez qe edhe sot e urrejn politiken e RUGOVES,nese e lexojn ket liber do ta urrejn veten e tyre aq shume..sa qe do te iu vije turp t'dalin edhe ne rruge!!

Prononcimet e para publiko-politike te RUGOVES(1989)

Me 30 mars 1989 ne lidhje me protestat qytetare te shqiptareve ne Kosove,ne shtypin Italian (L'Unita),deklaron:

"Kjo qe po ndodh eshte kryengritje e popullit kunder dhunes-per shkak te dhunes.Populli lufton per autonomi,per te drejtat e tij"

Me 22 Prill 1989 gazeta "Veqer"e Mariborit (Slloveni) shkruan ne hyrje te nje interviste me RUGOVEN:

Me duket se dr.IBRAHIM RUGOVA ende eshte i vetmi Shqiptar ne Kosove qe ka guxim te flase ashtu sic mendon"

"Koken mund te ma nderrojn,por mendimin kurre" i thote RUGOVA gazetarit,i cili habitet se si eshte e mundur qe ende flet keshtu

Nderkaq RUGOVA parashikon se e ardhmja e Kosoves "Do te jete e rende e tmerrshme e zeze"


Politika e filluar antishqiptare e millosheviqit u promovua gjate fjalimit te tij ne 600 vjetorin e Betejes se Kosoves me 28 qershor 1989,ne Gazimestan.Ne kete kohe gazetarja e njohur per Ballkanin e gazetes gjermane "Der Spiegel" Renate Flotau,ka zhvilluar intervisten e pare me RUGOVEN.Ishte kjo nje interviste qe pushtoi opionionin nderkombetare,ku Rugova paraqiti pikepamjet e tij dhe me nje mprehtesi e trimeri intelektuale demaskoi strategjine shfarosese te millosheviqit ndaj Shqiptareve liridashes dhe demokrate.

Ne kete interviste RUGOVA deklaron:

"Nese Serbia perpiqet te shtype identitetin tone kombetare,atehere do te kete nje kryengritje.Une vetem mund t'i paralajmeroj serbet:edhe ata jane nje popull i vogel.Ne te kaluaren sa here qe nje popull i vogel eshte perpjekur te luaje rolin e nje fuqie ne Ballkan,kjo ka perfunduar me tragjedine e tij."

Pas kesaj deklarate RUGOVA kercenohet seriozisht nga pushteti.

RUGOVA me kete interviste u shqua ne opinionin kombetar dhe nderkombetar si intelektual modern,trim,paqesor dhe shume i vendosur.Tipare keto te nje njeriu qe me shpejtesi marramendese arrin te behet ikona e adhuruar,i vleresuar dhe i pranuar nga te gjithe dhe me gjere.

RUGOVA shume shpejt i crregulloi te gjitha parashikimet e regjimit serb me popullaritetin,largpamesin dhe depertueshmerin e ideve te tij demokratike qe ishin shume te sakta me ate qe do te ndodhte me vone.(RUGOVIZEM)


__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 13-05-12, 12:22   #2
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Formohet Koordinimi i Partive Politike Shqiptare ne Kosove dhe ish Jugosllavi me ne krye LDK-n...22 Korrik 1991!!

Po i permendi vetem tri parime per te cilat ishte percaktuar KKPPSH ne ish Jugosllavi,te cilat jane.


-Nese mbetet Jugosllavia dhe nuk ndryshojne kufijte e brendshem dhe te jashtem te saj,atehere Kosova do te jete Republike e barabarte si te tjerat dhe Shqiptaret ne Maqedoni,Serbi,Mal te Zi te integrohen ne institucionet shteterore te republikave perkatese.

-Nese mbetet Jugosllavia,por ndryshojne vetem kufijte e brendshem,ateher Kosoves do ti bashkohen te gjitha viset shqiptare ne Maqedoni,Medvegje ,Presheve,Bujanovc,dhe Mal te Zi,ne nje Republike te perbashket.


-Nese prishet Jugosllavia dhe ndryshojne kufijte e jashtem,ateher viset shqiptare ne Jugosllav Kosova,viset ne Maqedoni,Presheve,Medvegje,Bujanoc dhe Mal te Zi gezojne te drejten ti bashkohen Shqiperise dhe te jetojne ne nje shtet te perbashket shqiptar.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-12, 12:30   #3
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Vizita e CIMERMANIT NE KOSOVE(1991)

Z.Cimerman,ambasador amerikan ne Beograd,me viziten e pare qe beri ne vitin 1990 dhe shetitjes ne rrugen kryesore te Prishtines me RUGOVEN,vertetoi,verifikoi dhe demonstroi perkrahjen e politikes se udhehequr nga RUGOVA.

Rast i ngjashem ishte kur ambasadori amerikan ne Tirane z.Rajerson pati dale me SALI BERISHEN ne vende publike duke demonstruar perkrahje.


Mendoj se per shumcka kjo vizite vertetoi themelet e strategjise se ardhshme politike te RUGOVES dhe te popullitt Shqiptar.Ky pohim mund te vertetohet nga transkriptet e takimit ne vijim.

Ambasadori CIMERMAN duke iu pergjigjur Hivziut(IslamiT) ne nderhyrjen e tij tha!

Une duhet t'ju them se nese populli shqiptar zgjedhe rrugen e luftes,ju shume shpejt do ta humbni perkrahjen e Perendimit.Ju keni mbeshtetjen e krejt vendeve te Perendimit,dhe ky eshte suksesi juaj fillestar.Une nuk mund te flas per nje sukses per diten e neserme dhe kjo eshte tragjike,por une jam i bindur se do te keni sukses"
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-12, 12:46   #4
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale (1992)

Pas Deklarates se Pavaresis,Kushtetutes se Kacanikut dhe Referendimit per pavarsin e Kosoves,me 24 maj 1992 ne tere Kosoven u organizuan zgjedhjet shumpartiake parlamentare dhe presidenciale.Ishte kjo nje pune me mund deri ne kete dit.Punuan shume njerez te inkuadruar ne kete proces.Qendra komunikuese eshte mu ne ndertesen e vogel ne SHSHK-se.Une kryesisht merresha me logjistiken me theks te veqante ne diten e zgjedhjeve sidomos per votimin qe do ta bente Kryetari ne qendren e votimit ne Lakrishte aty ku Kryetari banonte,ne ndertesen e ish-"Ramiz Sadikut".


Me 24 maj 1992 kishim marre te gjitha masat qe votimi i Kryetarit te behej pa probleme.U mobilizuam dhe ne percjellje te Kryetarit u angazhuan shume njerez me disa vetura.Ne vendvotim arritem rreth ores 10:00 ku ishte shume njerez,gazetare,votues dhe simpatizante.

Gjeja qe me ka lene shume pershtypje kane qene gazetaret e panumert vendes dhe te huaj qe kishin vershuar lagjen Lakrishte ku do te votonte RUGOVA.Violeta Rexhepagiqi udhehiqte nje ekip te huaj gazetaresh me videokamere dhe beri cudira me vrullin dhe vrapin e saj per ta percjelle cdo levizje te Kryetarit.


Nena e Kryetarit Sofa duke mos pasur mundesi qe vete te shkonte ne vendvotim per te votuar organizuam ekipin mobil ne krye me Jakup Shalen i cili si ne shume raste te tjera specifike shkoi ne banesen e saj dhe mundesoi votimin nga banesa.


Me 26 maj 1992 pas mesnates gjate kthimit kur ishin numeruar votat ne xhamine e fshatit Leshane te Pejes ku kishte qene nje vendvotim zhvillohet nje konflikt i Tahir Berishes me policine e instaluar serbe.


Policia kishte ndaluar veturen ku ndodhej Tahiri.Policia Tahirin e kishte fiksuar duke e percjelle dhe kishin vendosur ta likuidonin sepse edhe nje vit me pare kishin pasur nje konflikt te armatosur me te,kur Tahiri ishte plagosur rende.Duke mos dashur tu nenshtrohej urdherave te tyre,kur Tahiri ndalohet ne kete prite tani per here te dyte,ai zhvillon nje lufte me ta,vret nje polic dhe plagos te dytin.Ne kete beteje ra heroikisht edhe Tahiri afer deres se shtepise ne Leshan!

Edhe kesaj radhe rrodhi gjaku i Shqiptarit i cili ishte hero i zgjedhjeve te para te organizuar nga Shqiptaret ne Kosove.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-12, 12:56   #5
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Sulmi ndaj RUGOVES ne diten e zgjedhjeve.


"Samo mrtav shiptar je dobar shiptar",(Vetem shqiptar i vdekur eshte shqiptar i mire),shkruante ne hyrjen e dyte te Lakrishtes ku banonte RUGOVA.

Diten e zgjedhjeve me 24 maj 1992,pasi Kryetari votoi dhe me grupin e percjelljes e kthyem ne banese ne Lakrishte pak para se me mberri te hyrja e bllokut papritmas gjysme metri para Kryetarit ra nje mjet qe me vone e kuptuam se kishte qene nje kavanoz i madhe turshie(rreth 10 kg).Kujtdo qe ky kavanoz i hedhur ti kishte rene ne koke do te kishte pasoja fatale.Zoti deshi dhe hedhesi i saj nje serb nga katet e larta qe me vone e zbulova si dhe nga cila banese ishte hedhur nuk kishte bere kalkulime te sakte kur duhet hedhur kavanozin ashtu qe ai ti binte ne koke,kujt tjeter perve Kryetarit.


Kryetari si me humor me vone e ka shpjeguar kete si rrezik me teper nga reagimi im se ajo qe ndodhi.

"Adnani me shpejtesi dhe fuqi me rroku perpara duke me permbledhur ne hyrje.Desh mi thej eshnat" iu kishte thene bashkepuntoreve.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-05-12, 17:01   #6
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Konferenca e Londres mbi ish-Jugosllavine

Bashkesia Nderkombetare e ne veqanti ajo Evropiane,me qellimin qe fillimisht ta nderprese konfliktin mes serbeve e kroateve dhe ta pengoje perhapjen e tij gjetiu neper ish - Jugosllavi,me 27 gusht 1991,perkatesisht me 3 shtator 1991 mbajti Konferencen per Paqe ne Jugosllavi.
Mandati per ta kryesuar kete konference iu besua Lordit KERINGTON.Ne konference moren pjese te gjitha republikat e Jugosllavise por jo edhe krahinat.
Sic thoshte Lordi KERINGTON ne nje interviste te dhene ne gusht te vitit 1992,Konferenca per Paqe ene Jugosllavi kishte per qellim qe te gjitha zgjidhjet ti kerkonte brenda kufijve ekzistues e meqe Kosova ishte pjese e Re publikes se Serbise problemi i saj shihej brenda ketyre kufijve.
C'eshte e verteta sic e thote Ricard Kaplan ne librin e tij "Europe and the Recognition of the New States in Yugoslavia" Lordi KERINGTON e perjashton Kosoven nga ky proces per ta siguruar pjesmarrjen e Milloshevicit.
Sidocofte me pas Konferenca perr Paqe ne Jugosllavi e themelor Komisionin e Arbritazhit te perbere nga pese juriste qe te gjithe presidente te gjykatave kushtetuese te vendeve te BE-se.
Ky komision i udhehequr nga juristi francez Robert BADINTER prej 29 nentorit 1991 e deri me 13 gusht 1993 leshoi 15 mendime te cilat do te kene ndikim ne te ardhmen e RSFJ-s.

Mendimi per Kosoven nga Komisioni i BADINTERIT ishte shume i demshem per Kosoven,Ai nuk ia njohu te drejten Kosoves per vetvendosje.

Konferenca e Londres qe ishte vazhdimesi e Konferences se Hages dhe e Gjeneves e udhehequr nga Lordi KERINGTON nuk ka pasur te beje me Kosoven.
Kjo Konference ishte prove per parandalimin e lufterave ne Kroaci dhe Bosnje.Megjithate Shqiptareve ne ish Jugosllavi iu mundesua pjesmarrja dhe percjellja nha e ashtuquajtura "Hearing Room"(Dhome Degjimi).Aty ishin prezente z.Mehmet Bardhi,z.Leke Lulgjutaj,z.Riza Halimi,z.Nevzat Halili etj. Nga Kosova perveq RUGOVES ishte edhe Fehmi Agani,Shaqit Shaqiri,Gazmend Zajmi etj.

Prof.ZAJMI luajti piano te hotelit ku ishim te vendosur.Ishte kjo nje befasi e mire per anglezet,te cilet nuk imagjinonin dot qe nje perfaqesues Shqiptar mund te luaje ne piano.
Kjo konference shquhej per faktin se edhe pse ne "Dhomen e degjimit",Shqiptaret ishin me se shumti ne numer.
Serbia me millosheviqin ne krye kishte kushtezuar pjesmarrjen e Kosoves.Kur millosheviqi verejti prezencen e RUGOVES sa nuk i ra ter fiket.Une kisha probleme te qarkullimnit nga provokimet e shumta qe benin njerezezit e sigurimit te millosheviqit.
Nga serbet ishte edhe Dobrica Qosiqi dhe Milan Paniqi.Ky i fundit ishte nje biznesmen serb qe punonte ne Amerike dhe ishte shume person teatral.Ne kete kohe ky ishte kryeminister i ish Jugosllavise.

Ne kete konference merrnin pjese edhe shume ministra te jashtem ,si ai i Rusise Italise,ai i Shqiperise,z.Alfred SERRECI etj.

Kur filloi Konferenca te parit fjala iu dha ministrit te Jashtem te Shqiperise,z.Alfres SERRECI,per arsye te alfabetit.Paraqitjen e pare te SHQIPERISE e kundershtoj millosheviqi,por Lordi KERINGTON ishte ne nivel te detyres duke i thene millosheviqit se nuk ndodhemi ne Beograd,por ne Londer.
Ministri SERRECI permendi KOSOVEN gje e cila e irritoi pa mase Milosheviqin i cili po te mos intervenonte ministri Rus ai do ta leshone Konferencen,duke thene se nuk duhet te permendet fare Kosova.

Per pak skandali shpertheu kur nuk iu lejua pjesmarrja e Kaaxhiqit perveq ne Hearing Room duke i thene se Bosnjen dhe Hercegovinen e perfaqeson presidenti Alia Izetbegoviq dhe Haris Silajxhiq.

Ne kete Konference,Milan Paniqi kerkoj te takohej me RUGOVEN gje e cila i realizua ne nje nga hapesirat e Konferences.Ishte takim shum interesant kur PANIQI me pompozitet i thoshte RUGOVES:

Po shkojme bashke ne Kosove,mi jep 10 000 punetore dhe po e hapim Trepcen,Universitetin etj.

Kryetari si i qete qe ishte i tha:

Keto institucione jane te pushtuara me dhune nga ju

Paniqi i tha:

Do ta hapim Universitetin si eshte e mundur qe ai te jete i mbyllur.

Uner dhe Shaqir Shaqiri ishim prezente ne kete takim dhe desh vdiqem se qeshuri me kete "matrapaz serbo-amerikan,

Paniqi shitej se relativizues i qeshtjeve sekondare duke harruar se millosheviqi eshte i pakompromis.

Kryetari ne keso rastesh ka qene shum tip racional dhe merrte shporten e vogel,sic thoshte populli.Kaluan muaj e vite dhe as u hap Trepca as Universiteti.Paniqi dukej si lodrat Mapet Show karshi egersires dhe brutalitetit te millosheviqit qe aplikonte ne Kosove.

Ne kete kohe ne Londer Kryetari u takua me Alia Izetbegovicin i cili mbronte unitetin e Bosnjes dhe me dashamiresi dhe admirim iu shpreh RUGOVES: Derzhi se g.RUGOVA,nece biti lako,ali na kraju ces pobjediti" ( Mbahu z.RUGOVA nuk do ta kesh lehte por ne fund do te fitosh)
Kjo ishte porosia e njeriut qe tashme kishte filluar me e ndie eren e luftes se madhe.IZETBEGOVICI edhe pse ndodhej ne situate shume te rende asnjeher nuk permendi mundesine e fillimit te luftes ne KOSOVE sic e beri presidenti kroat Franjo TUXHMAN ne nje takim per te dyten here kur i thote RUGOVES:

Otvori juzhni front,imaces moju podrshku i pomoc i pobedicemo Miloshevica" (Hape frontin e jugut do te kesh perkrahjen dhe ndihmen time dhe do ta mundim Milloshevicin)

Kryetari si bashkebisedues gjenial qe ishte ne keso rastesh vetem rregulloi shallin e tha"



Dobro,dobro (Mire,mire).Ec Adnan se nuk ka buke per ne ketu(RUGOVIZEM)


Ishte ky rasti kur Kryetari takoi kardinalin kroat Kuharic.Keto takime organizoheshin nga Tome Berisha ushtarak shqiptar ne Armaten Kroate me banim ne Zagreb,Zef Marku,Zef Gjoni etj.
Nuk mund te paramendohet sikur Kryeatari te binte pre e lajthitjeve te TUXHMANIT nje njeriu qe me vone beri marreveshje me MILLOSHEVIQIN per ndarjen e BOSNJES.
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 15-05-12, 06:46   #7
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Burreshtetasi i pare qe zyrtarisht e priti RUGOVEN

Ne organizimin e shoqates Turko-Shqiptare dhe lobimit te Xhelaletin OLMEZXHAN,Menter SHAHINLER te dy me origjine shqiptare nga Turqia ,Qamil BYTYQIT,Arif BOZAGJIUT etj,u organizya nje vizite zyrtare ne Turqi.Pas disa takimeve ne Stamboll me bashkatdhetaret shqiptare,prej ketu shkuam ne Ankara me vetura.Ishte ky nje rrugetim te cilin e propozoi me insistim te madh Xhelatini,duke iu shmangur fluturimit me aeroplan.

Ishte ky nje udhetim shume i veshtire te cilin nuk do ta harroj kurre.Binte bore e madhe dhe rruga ishte shume e gjate dhe malore.Kisha drojen e siguris ne komunikacion.Megjithate ia dolem disi.Mercedesi i Xhelatinit nuk na tradhetoi.

Takimi me presidentin turk,Turgut OZAL,u mbajt me 12 shkurt 1992.OZAL ishte nje reformator i ekonomis te Turqise i cili zhvilloi kete vend me te madhe.Duke qene mik i ngushte i kancelarit KOHL,ai shfrytezoi te gjitha perparesite dhe coi Turqine ne rrugen e madhe te zhvillimit.Me Kryetarin ne keter takim ishim Avni Spahiu,Xhelatin Olmezxhan dhe Arif Bozagjiu.Me ne ishte edhe gazetari Behxhet Haliti.

Arifi ishte nje shkrimtar i pasionuar dhe veprimtar i denje i pavaresis se Kosoves.Duke qene me kombesi turke ai kontribuoi shume ne afirmimin e pavaresise se Kosoves.

Takimi me OZALIN zgjati rreth 60 minuta,ku u kembyen informata te ndryshme ne lidhje me historine shqiptaro-turke dhe kerkesen e RUGOVES per pavaresi.Kryetari foli edhe per numrin e madhe te kosovareve qe te detyruar kane emigruar ne Turqi.

Xhelaletini ne takim tha se ne Turqi jane rreth 3 milione qytetare me prejardhje shqiptare.OZALI pak si i befasuar kerkoi nga bashkepuntoret e tij hartat e Ballkanit dhe u bisedua per levizjet dhe shtrirjen e shqiptareve ne Ballkan.Ishte nje takim miqesor,ku OZALI me prejardhje kurde shprehu simpati per shqiptaret dhe premtoi se do te gjenden forma per ti ndihmuar shqiptaret e Kosoves.

RUGOVA ne kete takim duke e pershkruar gjendjen e rende dhe represive te shkaktuar nga regjimi i instaluar serb ne Kosove ne mes tjerash tha: "Populli i Kosoves organizoi me sukses Referendumin per Kosoven shtet sovran dhe te pavarur.Me shuarjen e Jugosllavise kerkojme nga shtetet dhe bashkesia nderkombetare qe te njihet edhe Republika e Kosoves dhe kerkojme perkrahjen e Turqise per zgjidhjen e drejte dhe parimore te qeshtjes se shqiptareve ne ish Jugosllalvi dhe te Kosoves.Republika e Kosoves do tu garantonte te drejtat e barabarta te gjithe qytetareve te vet,duke perfshire edhe turqit qe bejne pjese ne te.Aq me teper qe me Turqine na lidhin lidhje te vjetra miqesore"

Presidenti turk OZAL duke marre fjalen tha:


"Une personalisht,Qeveria e opinioni turk jane te njohur me te gjitha ato qe po ndodhin ne Kosove dhe se jam thelle i brengosur per kete gjendje.Turqia eshte duke e ndjekur kete gjendje dhe se Turqia ka interes qe edhe qeshtja e Kosoves dhe e shqiptareve ne Jugosllavi te zgjidhet si duhet.
Derisa Jugosllavia eshte ne shkatetrrim e siper ne e kuptojme edhe qeshtjen e shqiptareve dhe te Kosoves se ciles medoemos do ti vije radha.Asnje problem nuk do te injorohet ndonese disa bashkesi ish jugosllave u shqyrtuan me shpejt per shkak se zgjidhja e tyre ishte moment kyq.Kjo nuk do te thote se Kosova do te harrohet"


Ne fund pas takimit RUGOVA per media u prononcua si ne vijim:

"Jam mjaft i kenaqur me kete takim meqe ai behet pas takimeve te paradokohshme qe kisha ne Ankara me kryeministrin DEMIREL dhe ne Parlamentin turk.Eshte nder shtetaret e pare qe na praoi dhe ky fakte i pamohueshem i pranimit te vet subjektivitetit te Kosoves.
Biseda qe mjaft e sinqerte e hapur dhe miqesore,Kryetari OZAL tregoi nje interesim te madh per shqiptaret ne pergjithesi dhe per problemin e Kosoves.Duke e ditur se Turqia po merr nje rol te rendesishem ne Evropen Lindore dhe ne Ballkan gjithsesi ky kontakt di ti kontribuoje qe edhe qeshtja e Kosoves dhe e shqiptareve te zgjidhet sa me shpejt dhe drejt duke respketuar vullnetin e shprehur politik te popullit shqiptar.Ky takim hap dyert per kontakte te ngjashme ne te ardhmen"



Ky takim shquhej edhe me nje fakt shume te rendesishem.OZALI ish burreshtetasi i pare i cili zyrtarisht e priti RUGOVEN.

Gazeta HYRRIYET ne intervisten qe i beri Kryetarit e pyeti se a do te kerkoj autonomi per shqiptaret ne Turqi./
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-12, 17:27   #8
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Theniet e RUGOVES


Sot shpesh degjohet nga njeres te ndryshem fjala "RUGOVIZEM" Me duket e shpejtuar bindja e tyre se ata e kane kuptuar domethenien e kesaj filozofie qe quhet "RUGOVIZEM".Une ende nuk e kam plotesisht te qarte kuptimin e RUGOVIZMIT.Vleresoj se zberthimi i plote i "Thenieve te RUGOVES" definon deri diku me RUGOVIZMIN.

Kuptimi ne plotni per RUGOVIZEM eshte iluzion.Vite e dekada do te zgjase zberthimi i RUGOVIZMIT, dhe prape do te kene pune analistet,publicistet,historianet dhe shkencetaret me zbethimin e kesaj filozofie.

RUGOVA ka qene tradicionalist ka perdorur fjale te vjetra te popullit.

Cdohere thoshte:

"Ashtu sic thonin pleqte tane...."

Ne vazhdim po i permendi disa "Thenie te RUGOVES" qe i degjova nga goja e tij:

"Une jam optimist racional"

"E arritura e madhe eshte liria shpirterore,te cilen e kemi arritur ne Shqiptaret ne kete kohe"

"Nese te behet kenga per se gjalli,duhet ta ruash ate.Nuk duhet ta vrash"

"Nje Kosove e pavarur e demokratike e inkuadruar ne Bashkimin Evropian e ne strukturat euroatlantike,ne miqesi te perhershme me Shtetet e Bashkuara te Amerikes,me te gjitha garancat nderkombetare per serbet e Kosoves,eshte vullneti i popullit dhe do te qetesoje kete pjese te Evropes e te botes".

Me rastin e pervjetorit te Betejes se Kosoves,me 1989:

"Serbet po vijne te hakmerren"

"Shtepia nuk mbahet pa miq"

"Ne Ballkan te gjithe popujt jane te vegjel njesoj"

"Shqiptaret duhet ta bejne pajtimin e brendshem"

"Edhe list duhet ti bejme per vehte"

"Nuk duhet te behemi bukepermyst"

[I]"Nuk ben me u be burre i lig"[I/]

"Edhe me u ba gjaku deri ne gju,nuk duhet me e huk kryet,mendjen"

Kete thenie ne plotni e verteton Sabri HAMITI ne "Momento per RUGOVEN",kur thote:

"RUGOVA si individ ka qene trim,nuk i eshte frikesuar gjakut e as vdekjes".

"Ne jemi ketu dhe po punojme"

"Demokracia e don edhe stupcin me e pase te dera"

Kur ishim jashte Kosoves u thoshte mergimtareve,disi per ta shfajesuar veten pse s'eshte ne Kosoves.

"Kemi dale ne zindan"

Gjate arrestit shtepiak,kur zbrazej Kosova nga deportimet qe i benin policia dhe ushtria serbe.

"Do ta bejne Kosoven park nacional,pa Shqiptare"

Ne kohen e arrestit shtepiak,i zemeruar per zbrazjen e Kosoves.

[I]"Une jam President pa popull"[I/]

Kur dikush kerkonte veprim me te vendosur.

"Jeten,punen dhe vepren ia besoj Zotit dhe Popullit,nuk punoj per histori"

"Kur ke gabuar ne monizem te kane vra te tjeret,kur te gabosh ne demokraci,vetevritesh"

"Derisa sllavet ne Ballkan ne cdo mahalle benin shtete,Shqiptarezite duke synuar te bejne nje shtet te madhe,nuk e bene ate kurre"

"Mos i quani mergimtaret tone si diaspore,sepse fjala diaspore d.m.th,fare e humbur"

Per organizimin e popullit ne vitet e 90-ta.

"Organizimi eshte forca jone,shpirti yne,mundesia jone"

Kur njehere u pyet se cila eshte feja e shumices Shqiptare.

"Islami,por nje islam simbolik"

Intelektualet kane dy rruge thoshte RUGOVA:

"Te mbeten te libri apo te rrembehen nga veprimi"

Per mergimtaret dhe bashkeatdhetaret thoshte:

"Shqiptaret jane te vyeshem,punetore.Jashte Kosove ata kane arritur te krijojne pervoje kapitale nga puna dhe bizneset qe bejne.Ne Amerike jane faktorizuar mjaft edhe ne politike ,dhe se kane arritur nje koncenzus rreth qeshtjeve madhore"

Ne vazhdim thoshte:

"Dalengadale bota po e kupton se ne po bejme nje rrezistence gandiane.Mendoj se problemet duhet te zgjidhen politikisht.Me kete ne po deshmojme urtesi,durim dhe mencuri.Keshtu e do edhe momenti.Populli e ka kuptuar se gjerat nuk arrihen me konfrontime te cilat me padurim po i presin strukturat serbe te instaluara ne Kosove.Kjo eshte rruge e gjate po eshte e sigurt".

Per pajtimin kombetare thoshte:

"Ne ne Kosove nuk kemi pasur shume dallime ideologjike.Megjithate Pajtimi kombetar perfshine qeshtje politke e kombetare.Qe nga koha e NOLIT e KONICES ekziston nje debat rreth kesaj qeshtjeje.KONICA kerkonte nje pajtim kombetar ne kohen kur NOLI ra nga pozita e Kryeministrit.NOLI pajtohej por thonte se mos te rrezikohemi duke hequr koka.Tani ne jemi duke bere pajtimin kombetar gje e cila po i pengon armiqet tane,serbet dhe nuk po zgjedhin mjete per te na penguar."
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-12, 21:11   #9
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Ne Hape me Rugoven!

sa i pa ftyr sa i pa njeri ky ADNAN TURKU ska lan fjal fyse pa e perdor per te ndjerin RUGOVA e tash boton libra e lavdron ky botim i ktyre librave nga ADNAN TURKU nuk esht nga dashuria po per interesa matriale ket Adnan Turkun e kisha pshtye ne mes te dy syve
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-12, 21:45   #10
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ne Hape me Rugoven!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Guri i madh Shiko postimin
sa i pa ftyr sa i pa njeri ky ADNAN TURKU ska lan fjal fyse pa e perdor per te ndjerin RUGOVA e tash boton libra e lavdron ky botim i ktyre librave nga ADNAN TURKU nuk esht nga dashuria po per interesa matriale ket Adnan Turkun e kisha pshtye ne mes te dy syve
Erdha edhe ty tė ngushlloj o gur, zoti t'lasht shnosh.
__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 16-05-12, 22:30   #11
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ne Hape me Rugoven!

.....edhe si femij laskuce gjithjne ka qene.
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-12, 18:39   #12
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Lus Moderatorin qe mos te lejon paragjykime per autorin...nese ka dicka te komentohet rreth te vertetave apo jo te vertetave qe i ka shkru ne ket liber OK,perndryshe nuk eshte e hijshme ta gjykojm autorin e librit dhe njeriun qe i ka ndejt afer Ibrahim Rugoves ne kohet ma te veshtira!!

Perndryshe kerkoj qe te fshihen shkrimet tjera...
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-12, 19:30   #13
Bajlozi i Zi
 
Anėtarėsuar: 22-02-12
Postime: 952
Bajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėmBajlozi i Zi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx Shiko postimin
Lus Moderatorin qe mos te lejon paragjykime per autorin...nese ka dicka te komentohet rreth te vertetave apo jo te vertetave qe i ka shkru ne ket liber OK,perndryshe nuk eshte e hijshme ta gjykojm autorin e librit dhe njeriun qe i ka ndejt afer Ibrahim Rugoves ne kohet ma te veshtira!!

Perndryshe kerkoj qe te fshihen shkrimet tjera...
Lute lute!
Adnan Merovci e ka fyer Rugoven me vetdije. Te gjithe e dijme. Ėshtė rreshtuar me grupin e atyre qe e kane quajtur Rugoven diktator e autokrat (edita tahiri, bujar bukoshi, milazim krasniqi etj). Publikisht ėshtė rreshtuar me kundershtaret e Rugoves, pėr sė gjalli.

Kete liber e ka shkru 100% pėr perfitime personale materiale.
Edhe, me e la ftyren e vet te prisht, me sh*rrė.
Bajlozi i Zi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-12, 20:05   #14
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Re: Ne Hape me Rugoven!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin
Lute lute!
Adnan Merovci e ka fyer Rugoven me vetdije. Te gjithe e dijme. Ėshtė rreshtuar me grupin e atyre qe e kane quajtur Rugoven diktator e autokrat (edita tahiri, bujar bukoshi, milazim krasniqi etj). Publikisht ėshtė rreshtuar me kundershtaret e Rugoves, pėr sė gjalli.

Kete liber e ka shkru 100% pėr perfitime personale materiale.
Edhe, me e la ftyren e vet te prisht, me sh*rrė.
Pamvarsisht asaj...e ka pasqyru ne menyre te drejt cdo hape te RUGOVES....shum kujt si pelqen!!

Edhe nese ka tregu lojalitet ne nje kohe...arsyetohet sepse pas luftes bukur si zor ka qen me i ndejt afer RUGOVES!!

Nga presioni normal ka qen me dal naj deklarat qe ja u ka bo qefin komandantav!!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 17-05-12, 20:08   #15
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,493
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Re: Ne Hape me Rugoven!

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Bajlozi i Zi Shiko postimin
Lute lute!
Adnan Merovci e ka fyer Rugoven me vetdije. Te gjithe e dijme. Ėshtė rreshtuar me grupin e atyre qe e kane quajtur Rugoven diktator e autokrat (edita tahiri, bujar bukoshi, milazim krasniqi etj). Publikisht ėshtė rreshtuar me kundershtaret e Rugoves, pėr sė gjalli.

Kete liber e ka shkru 100% pėr perfitime personale materiale.
Edhe, me e la ftyren e vet te prisht, me sh*rrė.
A e dini ju zotrinje te nderuar qe Adnan Merovci ka gati pes vite qe nuk merr asnje te ardhur nga askah, hajt me thuani ju te nderuar si ta mbaj ai vehten dhe almen qe e ka mesuar gjithmon me sheqerka.


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:32.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.