Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-08-12, 00:11   #1
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim Urbane

HIERARKIA E HAPĖSIRAVE ARKITEKTONIKE

nga Ark Xhelal Llonēari,
ligjerues nė Departamentin e Arkitekturės

“Rregullimi shoqėror” dhe “rendi i formave” arkitektonike janė ngushtė tė lidhura mes vete dhe s`mund tė shikohen ndaras sikurse qė ėshtė i pandarė edhe zhvillimi i tyre gjatė tė cilit proces e frymėzojnė njėra tjetrėn. Ky mendim sot mund tė shkoi edhe mė larg me kėrkesėn qė shkon mė tutje se ky raport i thjeshtė duke shtruar pyetjen : si tė arrihet njė zhvillim urban qė i “modelon kushtet” e jo tė “kushtėzohet modelimi”?

Hierarkia e hapėsirave arkitektonike

“Rregullimi shoqėror” dhe “rendi i formave” arkitektonike janė ngushtė tė lidhura mes vete dhe s`mund tė shikohen ndaras sikurse qė ėshtė i pandarė edhe zhvillimi i tyre gjatė tė cilit proces e frymėzojnė njėra tjetrėn. Ky mendim sot mund tė shkoi edhe mė larg me kėrkesėn qė shkon mė tutje se ky raport i thjeshtė duke shtruar pyetjen : si tė arrihet njė zhvillim urban qė i “modelon kushtet” e jo tė “kushtėzohet modelimi”?
Duke vrojtuar ngjarjet dhe zhvillimet nė arkitekturėn dhe urbanizmin e Prishtinės nė dekadėn e fundit po mundohem tė dallojė ku dhe sa kanė ndikuar njėra nė tjetrėn. Mos gjetja e kėtij korrelacioni me sjellė nė pėrfundim se ato ose nuk kanė ndikuar fare njėra nė tjetrėn ose ndikimi i tė parės ka qenė enorm dhe se kjo e dyta iu ka nėnshtruar tėrėsisht tė parės.
Pėr “rendin e formave” s`duhet ndonjė analizė e thellė qė tė kuptohet se ku gjendemi, mirėpo ėshtė tmerruese nxjerrja e konkludimit nisur nga kjo e dyta se ēfarė forme dhe niveli ka ajo e para! Me “rendin e formave” nė kėtė rast nuk e kam nėnkuptuar vetėm formėn nė kuptimin e ngushtė tė fjalės, por formėn si tėrėsi tė fenomenit tė ngritjes sė njė objekti. Pėr ta formuar njė pasqyrė rreth kėsaj tė shohim vetėm tre shembuj. Njė tė mė hershem, njė tė sotshėm dhe njė tė sė ardhmes.

Martesa e Figaros

Kjo operė komike ėshtė kompozuar nga Ėolfgang Amadeus Mocart sipas komedisė me tė njėjtin titull tė shkrimtarit francez Bomarshe.
Ka kohė qė nė Prishtinė ka filluar pėrgatitja e skenės pėr dhėnien e kėsaj opere, mbase jemi nė aktin e parė. Nė operė, nė kėtė akt Figaroja matė dhomėn pėr vendosjen e shtratit bashkėshortor, kurse ne po e masim buxhetin pėr ndėrtimin e operės nė njė anė dhe buxhetin pėr angazhimin e regjisorit dhe trupės artistike bashkė me orkestėr si dhe gjetjen e publikut pėr premierė. Opera komike i ka katėr akte, mbase edhe ndėrtimi i operės nė Prishtinė do ti ketė po aq. Nė operėn komike “Martesa e Figaros” gjatė katėr akteve zhvillohen intriga tė shumta vardisje, imponime, mirėpo nė fund ēdo gjė vjen nė vendin e vet dhe shfaqja pėrfundon me falje tė ndėrsjella tė personazheve dhe tė gjithė festojnė deri sa perdja bie ngadalė.
Aktet tjera gjatė ndėrtimit tė operės sė Prishtinės do ti shohim, mbase edhe ne nė fund do ti falim tė gjithė ata qė e filluan kėtė objekt dhe tė gjithė nė fund do tė festojmė deri sa perdja do tė ngritėt ngadalė.

„Clochemerle“.

Nė ndėrkohė deri sa tė pėrgatitet shfaqja e operės qytetarėt kanė nevoja tjera dhe herė-herė mė tė ngutshme tė cilat nuk bėnė dhe nuk ėshtė mirė tė anashkalohen. Qyteti ēfarė ėshtė Prishtina e meriton dhe ka nevojė tė kėtė WC publike, ē`ėshtė e vėrteta kėto pėrmbajtje reflektojnė kulturėn themelore tė e njė vendi si dhe paraqiten si pjesė tė rėndėsishme tė jetės publike. Edhe pse pėr to nuk shkruhen as reportazhe as kronika, nuk fotografohen dhe shumė rallė flitet pėr to, sidoqoftė me 1934 Gabriel Chevallier shkroi novelėn satirike “Clochemerle” nė bazė tė cilės novelė i xhirua filmi dhe seriali televiziv me po at titull.
Ngjarja e kėtij filmi zhvillohet nė njė qytezė provinciale tė imagjinuar nė Francė.
Kulmi i kėsaj komedie arrihet nė momentin e inaugurimit solemn tė WC-eve publike. Tė merituarit pėr ngritjen e tyre do tė avancojnė tutje nė politikė.
Tek ne nė ēastin e fundit u hoq dorė nga kjo parodi pa u marrė vesh a u hoq dorė nga dėshira pėr avancime tė mėtutjeshme politike apo u hoq dorė nga votat nė favor tė mos shfaqjes sė meskinitetit shoqėror, ose-ose sepse dolėn prioritete tjera.

Muzeu i eksodit

Aksenti kėso radhe ra nė Muzeun e “Eksodit” qė do tė ndėrtohet nė Kosovė.
Natyrisht, kjo ėshtė njė ide e pėlqyeshme. Tė gjitha shtetet e reja si dhe ato nė transicion ėshtė mirė tė ngrehin njė muze tė ri. Sė pari ishte dashtė tė ngritėt muzeu shtetėror, mė tė cilin do tė bėhej shkėputja nga e kaluara, do prezantohet e tashmja dhe projektoheshin synimet e tė ardhmes. Pra nė aspektin hierarkik tė hapėsirave tė nevojshme arkitektonike nė funksion tė ndėrtimit dhe zhvillimit tė shtetit ishte dashtė tė ishte objekti i parė i ndėrtuar tek ne, merret vesh, pas stabilizimit tė ekonomisė sė vendit.
Muzetė tematike dhe ato tė specializuara do ta kishin radhėn mė vonė, pra edhe ai i menduar si i “Eksodit” dhe muzetė tjera pėr tė cilat kemi shumė nevojė. Mbase mungesa e njė vizioni tė qartė dhe bashkėrenditės pėr ndėrtimin e institucioneve shtetėrore nė fushėn e kulturės nė nivel tė vendit na sjellin para situatave tė kėtilla ku propozimet pėr objekte shtetėrore vijnė nga ana e pushtetit lokal dhe anasjelltas pa u qartėsuar pozita administrative dhe politike e kryeqytetit nė shkallėn e vendimmarrjes nė vend.

Tipet e temperamenteve tė njerėzve

“Dinamika e hapėsirės arkitektonike varet nga dinamika e lėvizjes sė njerėzve nė atė hapėsirė, po ashtu mund tė themi se sjellja dhe emocionet e atyre njerėzve varen nga karakteristikat dinamike tė formave arkitektonike dhe rrethinės.”
Nė bazė tė dinamikės sė aktiviteteve psikike si dhe pėrjetimeve emocionale tė shikuara nga aspekti i shpejtėsisė, tempos, ritmit dhe intensitetit, qysh nė shekullin e katėrt p.e.s. Hipokrati kishte bėrė klasifikimin nė katėr tipe bazė tė temperamentit njerėzor: kolerik, sangvinik, flegmatik dhe melankolik.
Mė vonė disa studiues tė objekteve dhe hapėsirave arkitektonike nė bazė tė dinamikės sė lėvizjes nė to i kanė grupuar edhe ato nė mėnyre identike; nė hapėsira kolerike tė cilat karakterizohen me grumbullim dhe lėvizje tė theksueshme tė njerėzve prandaj nė kėtė kategori bėjnė pjesė pazaret, stacionet e trenave dhe tė autobusėve, aeroportet, objektet sportive dhe zyrat; nė hapėsira sangvinike nė tė cilat dinamika e lėvizjes varet nga pėrshtypja dhe ndjesia emocionale qė shkaktohet nga arkitektura e atyre objekteve e nė tė cilat bėjnė pjesė tempujt, teatrot, kishat, xhamitė etj.
Bibliotekat dhe shkollat bėjnė pjesė nė objektet e tipit flegmatik kurse banesat, spitalet, qendrat pėr rehabilitim d.m.th. hapėsirat me lėvizje tė nivelit tė ulėt definojnė kategorinė e hapėsirave me tipare melankolike.

Distorzionet anamorfotike

Njė mendim i kėtillė pėr hapėsirat arkitektonike konsiston nė arkitekturė programore qė buron nga veprimet dhe ngjarjet, pa tė cilat vjen nė pikėpyetje ekzistenca e sajė, sepse arkitektura nuk ėshtė dhe nuk mund tė jetė “formė e pastėr” por afirmim i konceptit arkitektonik qė ngėrthen nė vete edhe planin shoqėroro-politik. Nė kėtė rast paradigma metodologjike duhet tė tejkaloi raportin shkak-pasojė nė mes tė formės, funksionit dhe strukturės socio-ekonomike.
Kam pėrshtypjen se nė shoqėrinė tonė nuk po mundemi assesi tė shkojmė mė larg se ky kauzalitet. Nė tė vėrtetė ne sė pari duhet ti “krijojmė pasojat” dhe ato pastaj bėhen forca shtytėse pėr tė “krijuar” vepra pėr zbutjen ose nė rastin mė tė mirė eliminimin tė pasojave.
Gjatė kėtyre krijimeve nuk bezdisemi shumė nėse na ndodhė (e zakonisht po na ndodh) qė t`i ngatėrrojmė tipet e karaktereve tė objekteve. Nuk “modelojmė kushte”, por jemi tė kushtėzuar nė modelim, andaj edhe hapėsirat e tipit tė karakterit sangvinik siē janė zyrat dhe vendet e punės tė karakterizuara me lėvizje tė theksuara dhe grumbullimin e njerėzve tek ne ato rezultojnė, pa asnjė telashe, nė grupin e tipit melankolik qė karakterizohet hapėsira me lėvizje dhe grumbullim tė niveli tė ulėt. Distorzionet e kėtilla anamorfotike e kanė vlerėn dhe shkėlqimin vetėm nga pikėvėshtrimi i politikės qoftė ajo nė pushtet ose nė opozitė.


__________________
--------------------------------------------------------------------------------

Vendlindje, ti ėndėrr qė mė ftofesh

lėshoma njė zė, pash' Hirin tėnd!

Shėtita pash' mė pash' (edhe Ferrin),

por Prushin tėnd s'ma dogj dot, asnjė vend!

[ e vodha, nga Panta_rhei ]
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:18.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.