Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Historia Shqiptare
Emri
Fjalėkalimi
Historia Shqiptare Tė diskutojmė pėr historinė tonė!



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 09-03-14, 13:43   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Kryengritja e parė antikomuniste nė Evropė

Drenica 1945 - Kryengritja e parė antikomuniste nė Evropė







Kėsaj nga ana e vet i ndihmonte dhe praktika e kualifikimit tė patriotėve tė ndjekur shqiptarė, pa ndonjė pėrjashtim, si ballistė, ndonėse mund tė mos kishin pasur ndonjė lidhje me Ballin.

Pėr shumicėn e kosovarėve sistemi me siguri ėshtė pėrjetuar si i imponuar, sidomos pas ngjarjeve tė v. 1945 nė Drenicė, tė cilat, nė literaturėn politike tė Perėndimit, cilėsohen si kryengritja e parė antikomuniste nė Evropė.

Kujtoj se mund tė thuhet qė shumica absolute e shqiptarėve, nė tė dy anėt e kufirit, nuk e ka ndjerė sistemin komunist si tė vetin. Ishte e natyrshme andaj qė ndėrrimin e sistemit ta pėrjetonte si ēlirim nacional qė duhej tė ndodhte nė ēastin e ardhshėm.

Kėtė, pastaj, pėr hesapet e veta, e ushqenin edhe nga jashtė: nė Kosovė, madje edhe vetė jugosllavėt. Duket sikur politika nė tė dy anėt e kufirit e besonte me gjithė mend, se njė sihariq i tillė sapo nuk kishte rėnė nga qielli! Kėshtu, sė paku pėrafėrsisht, do tė duhej tė dukej pasqyra e pėrgjithshme qė si politikė u pėrvijua ndėr ne. Ndoshta, kėsaj i kthehemi edhe njėherė mė vonė.

Unė pėr vete vetėm pjesėrisht u pajtova me njė pasqyrim tė tillė tė gjendjes, gjė qė shihet edhe nga shkrimet e mia. Kujtova qė pasqyrimi i tillė i gjendjes ishte mjaft i thjeshtėzuar:

se e injoronte njė segment me rėndėsi shoqėrore, tė krijuar nė ndėrkohė, pavarėsisht nga shkalla e identifikimit me sistemin; se linte jashtė ngjarjeve regjione tė caktuara shqiptare qė kishin luftuar pėr sistemin dhe se njė pasqyrim i tillė i gjėrave mund tė rezultonte vetėm nė rrotullimin e rendit, tė pozitės sė klasave, dhe jo nė zhvillimin demokratik pluralist tė sistemit demokratik. I frikėsuar nga mundėsia e shpėrthimit tė ndonjė lufte qytetare, iu kundėrvura ecurive tė kėtilla me kundėrtezat se:

1) nuk kishte kthim prapa nė komunizėm, por as marshim pėrpara drejt fashizmit;

2) se sistemi demokratik qė e synonim nuk mund tė ndėrtohej mbi pozitėn e rrotulluar tė klasave, por mbi parimin e shanseve pėr tė gjithė, gjė tė cilėn e siguronin mekanizmat demokratike (konkurrenca, zgjedhjet e lira);

3) se Republika (shteti) i Kosovės duhej tė ndėrtohej mbi parimin e vazhdimėsisė¬ kontinuitetit me tė arriturat e sė kaluarės dhe jo nė diskontinuitet apo nė ndėrprerje me to (atėbotė mendoja se nuk kishim ndonjė inteligjencie tjetėr me tė cilėn mund tė zėvendėsohej automatikisht ajo qė e kishim, ēfarėdo qė kujtonim se ishte) dhe

4) mė vonė, se shteti i bashkuar shqiptar (e quajta: Republikat e Bashkuara Shqiptare) duhej tė ndėrtohej mbi parimin e ruajtjes sė integritetit territorial dhe multikonfesional tė shtetit ekzistues - nukleus shqiptar.

Natyrisht, edhe atėherė e dija se mund tė antagonizoja ndaj vetės shumė forca tė kalibrave tė ndryshėm, por gjithnjė kujtoj se nuk gabova, ndonėse mė burgosėn dhe pastaj mė dėnuan sėrish. Nuk desha tė mbrohem, ndonėse s’kishte as mundėsi.

XL

Fatkeqėsisht, nuk kam qenė ndonjėherė nė Shqipėri (ndonėse u linda nė afėrsi tė kufirit), prandaj mė mungojnė pėrjetimet e drejtpėrdrejta pėr tė parė se si u reflektuan gjėrat atje.

Megjithatė, nga shtypi dhe nga tė gjitha ato qė mund tė depėrtojnė nė burg, sikur fitohet pėrshtypja se mė tepėr fajėsohet Jugu i Shqipėrisė pėr njė moskuptim tė faktit mbi vdekjen e komunizmit. Sa mė pėrket mua, e konsideroj njė akuzė jo-serioze. Si e tillė, ka mundur t‘i irritonte edhe ata qė nuk kishin pasur kurrfarė lidhje me komunizmin dhe jo vetėm ata qė nė komunizėm e konsideronin veten me ndėrgjegje tė pastėr.

(?*) ...pėr njė anim jo aq tė matur ndaj ortodoksizmit. Nuk kam lexuar ndonjė pėrgjigje eventuale mbi kėtė pikė nga vetė ortodoksėt. Do tė dėshiroja tė kishte nga ata ndonjė pėrgjigje relevante dhe do tė dėshiroja ta kisha lexuar.

Pavarėsisht nga kjo, mė duket si e hapur mundėsia e zėvendėsimit me vetėdije ose pa tė, tė komunizmit me ortodoksizmin, nė masėn qė i pari identifikohej me sllavizmin ortodoks si forcė apo fuqi. Nga fakti i kontestit shqiptaro--serb, ėshtė e qartė se nuk bėn tė akuzohet ortodoksizmi shqiptar pėr mungesė tė shqiptarizmit.

Mua do tė mė frikėsonte tendenca eventuale e identifikimit tė cilitdo religjion shqiptar me pėrmbajtjen e shqiptarizmit si tė tillė, ndonėse e shoh se ka tendenca tė tilla dhe mendoj se duhet folur pėr to; dhe nė fund, duket sikur nė lidhje me kėto Jugu akuzohet edhe pėr njė mbėshtetje tė theksuar tė dezintegrimit tė shtetit shqiptar, pa ndonjė qasje vetėkritike tė problemit.

Duket sikur nėn pėrshtypjen e tė gjitha kėtyre problemeve dhe tė diskutimit tė ashpėr qė vazhdon tė zhvillohet ndėr ne mbi kėto dhe probleme tė tjera, Ismail Kadare e ka parė tė arsyeshme tė theksonte shqetėsimin e vet tė madh pėr mundėsinė e pėrēarjeve tė mėdha, madje edhe me Kosovėn, por edhe besimin se Kosova do tė duhej tė ishte ajo qė do t’ia “niste me korrigjimin e kėsaj flame” siē e thotė ai. Me kėtė do tė merrem nė letrėn qė pason.

Tani pėr tani dėshiroj tė theksoj se i gjithė diskutimi nė kėto letra nė tė vėrtetė ka tė bėjė me kėtė, por disi nga larg dhe pėrreth, me shpresėn se do tė arrihet njė fokusim i thelbit tė brendshėm i cili nuk mund tė jetė tjetėr pėrveēse pjesė e njė thelbi tė tėrėsishėm tė formėsuar edhe nga reflektimet e jashtme.

XLI

Nga ajo qė u theksua gjer mė tani, duket sikur ėshtė e qartė shquarja e tendencės pėr tejkalimin nė nivel tė raporteve tė brendshme Euroatlantike tė mendimit apo tė rezonimit gjeopolitik.

Duke gjykuar nga njė pozitė ideale e sė ardhmes, e quajtėm-relikt apo tė vjetėr, por nuk do tė thotė se nė kėtė nivel tė zhvillimeve tė proceseve tė jetė tashmė i tejkaluar. Kjo vetėm do tė thotė se ėshtė prezent, ekziston si tendencė, e cila ndihmohet me vetėdije dhe vendosmėri nga faktorė relevantė dhe sė cilės do tė duhej t’i ndihmonim edhe ne, nė mėnyrėn dhe me kaēikun qė e kemi.

Zaten, ndihma dhe promovimi i proceseve tė lidhura me kėtė, duket se ėshtė edhe kuptimi i angazhimit amerikan nė Ballkan. Mė bėhet sikur vetėm gjatė viteve tė fundit amerikanėt e “zbuluan” Ballkanin nė kuptimin e njė kompleksi tė tėrė interesash tė koncentruara tė fuqive evropiane nė tė dhe zbėrthimi i drejtė i tė cilave duket se ėshtė njė ēelės apo mjet krucial pėr avancimin dhe promovimin e mėtutjeshėm tė interesave tė tjera dhe tė proceseve integruese nė Evropė.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 11:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.