PDA

View Full Version : Shkup, sulmohet me granata stacioni i policisė


ARVANITI
17-07-05, 19:31
Nga shpėrthimi u shėnuan dėme tė shumta materiale, por jo viktima nė njerėz. Policia, vazhdojnė hetimet

Shkup, sulmohet me granata stacioni i policisė

Ngjarja ndodhi nė Bit Pazar, pak orė pas miratimit nga parlamenti tė ligjit pėr pėrdorimin e simboleve etnike


Shkup – Mbrėmjen e sė premtes ėshtė sulmuar me granta stacioni policor nė Bit Paraz tė Shkupit nė Maqedoni. Shpėrthimi, ndodhur nė pjesėn veriore tė stacionit policor, rreth orės 23.30 minuta tė mbrėmjes, shkaktoi dėme tė shumta materiale, por fatmirėsisht nuk u shėnuan viktima nė njerėz. Sipas deklaratės sė Ministrisė sė Brendshme, godina 5-katėshe ku ndodhet komanda e policisė, ėshtė goditur me dy predha, nga shpėrthimi i tė cilave janė thyer tė gjitha xhamat e stacionit policor duke shkaktuar edhe dėme nė pjesėn e brendėshme tė tij. Menjėherė, nė vendngjarje ka shkuar njė grup ekspertizė me zėvendės prokuroren e Shkupit, Liljana Misheva shoqėruar nga grupi i anti terrorit. Pas ngjarjes, kryeministri maqedonas Vlado Buēkovski mbajti njė takim urgjent me ministrin e Brendshėm Ljubomir Mihallovski dhe ministren e Jashtme Ilinka Mitreva. Burimet zyrtare bėjnė tė ditur se qėllimi i kėtij takimi ishte marrja e masave konkrete pėr zbardhjen e ngjarjes dhe zbulimin e autorėve tė saj. Po lidhur me kėtė incident, partia maqedonase VMRO DPMN i ka kėrkuar kryeministrit qė ngjarja tė zbardhet sa mė parė dhe personat pėrgjegjės tė vihen pėrpara ligjit. Ndėrsa forcat policore dhe grupet antiterror janė vėnė nė lėvizje pėr zhvillimin e hetimeve, zona e banuar kryesisht nga shqiptarė gjendet e rrethuar nga policia.

Ligji pėr simbolet etnike

Shpėrthimi nė Bit Pazar, ndodhi pak orė pasi Parlamenti i Maqedonisė miratoi me shumicė votash ligjin pėr pėrdorimin e simboleve etnike. Sipas ligjit tė ri, bashkėsitė etnike nė komunat ku pėrbėjnė mbi 50 pėrqind tė popullsisė do tė mund tė pėrdorin zyrtarisht simbolet e tyre kombėtare. Shqiptarėt nė 16 komuna tė Maqedonisė janė shumica. Miratimi i kėtij ligji ėshtė pėrshėndetur nga zyra e OSBE-sė nė Maqedoni, sipas sė cilės ligji paraqet njė zgjidhje tė balancuar tė arritur pėrmes dialogut. Sipas ambasadorit Karlosh Paish, shef i misionit tė OSBE-sė nė Maqedoni, pritet qė ligji i ri tė zbatohet nė mėnyrė tė efektshme. Shpėrthimi i sė premtes nė mbrėmje, ėshtė rasti i dytė brenda javės qė sulmohen stacionet policore. Rasti i parė ishte katėr ditė mė parė kur rajoni policor i Vranicit nė Tetovė i cili u sulmua me minahedhės dhe armė automatike. Ndėrkohė qė vetėm nje ditė mė parė eshtė mbledhur Kėshilli i Lartė i Sigurisė nėn drejtimin e Presidentit Cervenkovski, i cili analizoi trazirat e vitit tė kaluar nė Kundovė.



Marre nga "Shekulli"

Fshatari
18-07-05, 09:26
Kryetari i tanishėm maqedonas e di se si ka mbaruar historia e paraardhėsit tė tij, diku nė Bosnjė!
E di qė nė vitet 1912 ( para mė pak se njė shekulli), Manastiri dhe Skupi janė qytete tė pastra shqiptare, pa praninė a asnjė sllavi, sepse atėbotė as populli maqedonas nuk ekzistonte.
E di qė flamurin me tė cilin mburret ėshtė ai i Aleksandrit tė madh, ilirian i pastėr, pa asnjė pikė gjaku grek nė damarėt e tij!
E di poashtu qė Shqiptarėt pėrbėjnė sot atje 30-40% tė popullėsisė! dhe janė pra popull autokton kurse vetė ai, cervenkovski dhe tė gjithė -skit tjerė, janė "muhaxherė"!, tė gjithė sllavėt e jugut janė "ardhacak" nź ballkan!
Pėr sa kohė qė ky individ vazhdon tė trajtojė shqiptarėt si "terroristė" nuk mund tė ketė kurėfarė marrėveshjeje me ta! Paqeja nuk arrihet ashtu siē mendon kryetari i maqedonisė...

ARVANITI
18-07-05, 19:27
Ky "ligji per simbolet", nga sa e kam studiuar, eshte i njeaneshem dhe i manipuluar. Nuk do ta kete jeten e gjate.

Pse?

Sepse, sipas tij shqiptaret (dhe etnite e tjera) do t'i perdorin simbolet kombeare ne rastet kur jane mbi 50%, ndersa ne menyre shume te kufizuar kur jane mbi 20%. Nen 20% nuk lejohet. Kjo veln per shqiptaret.

Ndersa per maqedonasit edhe kur ajne 90%, edhe kur jane 0,01% mund t'i perdorin pa problem simbolet e tyre.

Sic shihet eshte i njeanshem, dhe etnite nuk jane te barabarta.

Nuk do ta kete jeten te gjate. Grupet etnike duhet te jene te barabarta nga te gjitha pikepamjet dhe jo maqedonasit te konsiderohen "te privilegjuar".