PDA

View Full Version : NATO, nė rast nevoje nė Kosovė do ndėrhyjė nga Serbia


ARVANITI
19-07-05, 12:56
NATO, nė rast nevoje nė Kosovė do ndėrhyjė nga Serbia


BEOGRAD - Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s Jap de Hoop Scheffer dhe ministri i Jashtėm serbo-malazez Vuk Draskoviq kanė nėnshkruar dje nė Begrad marrėveshjen pėr linjat tokėsore tė komunikacionit nėpėrmjet territorit tė Serbisė dhe Malit tė Zi tė trupave tė NATO-s dhe KFOR-it, nė rast se ato forca do tė kenė nevojė qė tė ndėrhyjnė nė rajon. Me kėtė marrėveshje, siē njoftojnė media serbe, do t'u lehtėsohet forcave tė KFOR-it qė nė mėnyrė tė shpejtė dhe efikase tė veprojnė nė rast se nė territorin e Kosovės pėrsėritet 17 marsi i vitit 2OO4. Ndėrkaq, nė njė takim me kreun e Unionit serbo-malazez Svetozar Mafroviq, Scheffer ka thėnė se serbėt e Kosovės duhet tė hyjnė nė institucione. Scheffer, gjithashtu ka deklaruar dje nė Beograd, se nuk pėrbėn kėrcėnim pėr stabilitetin nė Ballkan, referendumi pėr ndarjen e Serbisė nga Mali i Zi, pavarėsisht se liderėt serbė deklarojnė tė kundėrtėn. Scheffer dhe Drashkoviq, vemendje tė veēantė i kanė kushtuar edhe situatės nė Kosovė dhe arrestimit tė tė akuzuarit pėr krime lufte, Ratko Mladiq, pėr tė cilin thuhet se fshihet nė Serbi. Pikėrisht dje janė parė nė Nish grafite tė shkruara nė mbėshtetje tė Mlladicit si: “Gjeneral Mladic, faleminderit pėr Srebrenicen”, “Zgjidhja e vetme, pastrimi 1OO pėr qind”, etj. si dhe ėshtė vizatuar kryqi i thyer nazist.


19/07/2005
KATEGORIA: Kosove


Marre nga gazeta "Shekulli"