PDA

View Full Version : Poezi nga FrEsKiA


FrEsKiA
02-01-06, 23:08
[b]Djeg... [/b

Shpirti im digjet, ndihem e vetmuar...
Dua te shkoj large, shume large...
Large nga Jeta ime, nga te gjitha Dhimbjet,
qe me trishtojne...
Vajtoj, asgje me teper nuk di...
Pse?
Pse gjithe kjo dhimbje?
Pse une?
Pse jeta?


S`kam asnje fuqi te luftoj,
dorezohem, do te dehem.
E dehur ne nje bote perplot njerez
te cilet te lumtur, te gezuar jane.
Por e zgjedh luften do te jetoj
Nje Jete sikur nuk kam deshiruar kurr,
Nje Jete perplot Vuajtje dhe Urrejtje!
Nuk shoh asnje arsye per ndodhjen time ketu,
por arsyeja ime e vetme ishe Ti!
Pra nuk te pyes asgje me teper
se Ti s`me Dashuron!!!


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:09
E Urrej..


E urrej, biseden kur ti fol me mua dhe Frizuren tende komike
E urrej, kur ti veturen udheheq dhe gjithe dukja e nje Macho...
E urrej, Artin tend kur me shikon,
E urrej, kur ti me ben te qeshem , me shume se c`duhet
E urrej, kur ti nuk je ne pranin time dhe nuk me lajmerohesh
Por me se shumti urrej, ate se une Ty nuk mund te te urrej
Aspak!
Hiq!
Asnjehere!


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:11
Muri Yt


qendroj prane murit tend
ndihem e vetmuar
prane murit ne nje dimer te acaruar
brenda murit nje parajse
shoh se muri rritet
gure mbi gure
nuk mund t`a klimatizoj ate
se ateher ne heshtje prishet
rampoj me gjithe fuqine kunder tij
dhimbja kaplon trupin
krijon nje katapult te dyshimte
por ai vetem rritet, rritet
nuk mund t`ia arrij qellimit
cdo gure shpon sikur nje shigjete
e cila me rampon
dhe ngadale ngulitet ne mishin tim
dashuria ime nuk vjen tek ty
ajo i bien murit tend ...
jo nuk mund t`a klimatizoj me kurre ate...
cdo gje mbaron, sa ftohte ben ketu...
por nuk mund te dorezohem?!
mundohem te hyj ne brendesi
por nuk ekziston asnje dere, asnje dritare
vetem nje mur i rrezikshem
dhemb
edhe mbas gjithe perpjekjeve
nuk funksionon
lerme te lutem, lejom te pasoj...
humbjen tende nuk do t`a lejoj...
nuk kam me fuqi
po vdes para syve tua
ndersa ti vazhdon ndertimin e ketij muri
dhemb shume
e ndiej veten ngrohte ne brendesi te murit
me trup te leshuar qendroj ne gjunje e pafuqishme
qajne syt e mi, ndersa lotet rrjedhin duke u ngrire nga te ftohtit
une po vdes prane murit tend
...me braktise vetem pershkak te mureve?
apo ashtu me duket mua
me duket ashtu
a jam fajtore?
ose vetem ke ndryshuar per te me dhene fuqi?
mendoj se pa ty nuk mund te ekzistoj
shoh vetem parajsen tende
por duket gjithecka ka ndryshuar
edhe pse asnje mur nuk eshte ne pah,
nuk mund te afrohem
a qendroj une ne qaforen tende?
perfundimisht me duhej kufijte t`i mbikaloja
ben acar ne vendin tim
pres?
dikush te me perkrahe
ndoshta deshiron ti?
a deshiron ti pra?
shpesh dyshoj per kete
them me vete, atehere do te vjen dikush
te behem e tij?
apo qendron vdekja para meje?
ndoshta vjen ti te me marresh
po qendroj prane parajses tende
me rrethon nje ftohtesi
por nese hyj brenda
i humbas urdherat e mia?
a ishte keshtu edhe meraku yt?
sillen rrethe meje mendime te ndryshme?!
parajsa jote pa mua eshte e pavlevshme
papritmas dikush me prek shpinen
tash u befasova...
ishte muri qe me shqetesoi
nje brenge, nje dhimbje shpirtin kaploi
nuk guxoj te hyj ne parajsen tende
se ndoshta prishet ajo
po qendroj ketu duke e shikuar
parajsen tende...
ndihem e shqetesuar,
sa deshire do te kisha te jem prane teje
ashtu e pafuqishme rash mbi bodin e ftohte duke vajtuar deri sa nagdale te me merr gjumi

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:12
Ne prage te vdekjes!!! !


Te flas mbi kete qeshtje me mungon shume,
se te doja shume.
Por tash ti ke shkuar
ndihem nen kerkimin tend.
Nuk po di cfare te bej
me rrethon dukuri e rralle
vetem se ndihem totalisht e vrare,
gjate gjithe jetes sime do ta ndiej mungesen tende.
Pse Zoti m`a vodhi engjullin tim?
Sikur t`a kisha do ta kisha besuar.
Ti ishe gjithcka per mua.
Nuk di cfare te them
nuk mund te mendoj me qarte, ne koken time je vetem Ti.
S`kam asnje shok te flas,
ndihma ime eshte pikellimi!
I vjell gjithe te keqijat jashte nga une,
jeta ime eshte nje Graus e vetme.
Nuk kam askend ketu,
tentoj te bej nje grope.
Pastaj do te shtrihem aty brenda,
larte ne qiell, sigurisht do te hesht perseri ne ty.
Vdekja eshte zgjidhja e vetme,
dje e thyva edhe kemben.
Tash po luaj me nje pike helmi t`a provoj apo jo
ndihem si nje e cmendur, e lajthitur.
Por do te jete teper vone
une jam large nese dikush me kerkon.
Do te afrohet koha
edhe ate nese dielli edhe nje here ndricon,
kjo nuk do te shkoj shume gjate besoni
ateher ju si nje Yll
ne Qiell do t`me shikoni.


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:14
Te Dua

Nje Vajze e pyeste Djalin
"Me Adhuron?"
Ai pergjigjej Jo.
Ajo e pyeste
"A Jam e Bukur"?
Ai pergjigjej Jo.
Ajo pyeste
"Jam ne zemren tende"?
Ai pergjigjej Jo.
Me ne fund pyeti Ajo
"Nese une largohem qan Ti per Mua"?
Ai perseri pergjigjej Jo.
Ajo u pikellua per se tepermi.
Ai i hapi Krahet e shtrengoi ne Kraheror duke i thene
"Une nuk Te Adhuroj, por Te Dua.
Ti nuk Je e Bukur, por Je e Mrekullueshme.
Ti nuk Je ne Zemren Time, por Ti Je Jeta Ime.
Une nuk do te Qaj per Ty, por do te Vdes per Ty!"


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:15
Loti

Qielli ishte i hapur dhe i qarte,
Yjet ndriconin mrekullueshem.
Nen driten e Henes shihej gjithecka.
Shikon edhe Lotin tim.
Loti, i cili zhduki gjithecka.
Loti, i cili ndryshoi gjithecka.
Loti qe krijove Ti.
Por Ti nuk e kuptove Ate.
Ai donte te thote,
se Ti je Ai.
Vetem fuqia jote mundi t`a ndaloje.
Fuqia qe mund ta thante ate.
Por Ti nuk doje.
Keshtu u largove large.
Large nga Jeta ime.
Por Loti nuk u largua.
Ai do te qendroje pergjithmon.
Dhe une nuk do ta harroj kurre,
se ai ishe Ti,
qe me le ne vetmi.
Vetem me Lotet e mi.

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:16
Sonte ne mesnate

Sonte ne mesnate
kur hena n`pullaz te rrije
si rreze e zjarrte
ne enderr do te vije

Si zocke ne dritare
do te ec ngadale
e pa me ndier fare
zemren do ta marr

Me dashuri ne gjume
une do te mbuloj
do te vershoj si lum
puthjet s`i numeroj

Ne agimin e qete
si zane ne perralle
do te le duke fjete
do te ik pa fjale


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:17
S`jam fjolle genjeshtare

Porsi bora qe zbret nga rete
do te lodroj te behem flutur
shpirti im si zog me flete
do te josh ty djale i bukur

Do te qendroj ne pellembe te dores
s`do te zhdukem s`do te ik
do zbulosh misterin e fjolles
cdo moment qe te mahnit

Do te nguc s`te le te qete
do te vallezoj pa u ndale
do te hyj ne zemren det
do te shkrihem nga malli-zjarr

Ne dashuri do te bej be
me ndjenje te vashes lozonjare
ne unin tend do te ngrej fole
se s`jam fjolle genjeshtare

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:21
Nese...


Nese me sheh duke enderruar,
Ti me frymezon.
Nese me sheh duke menduar,
ne mendjen time je vetem Ti.
Nese me sheh duke shkruar,
thur vargje per Ty.
Nese me sheh duke udhetuar,
te kerkoj Ty.
Nese me sheh duke vajtuar,
Loti im je Ti.
Ti je Jeta ime!
Edhe nese nese vdes,
do te vdes per Ty..!!


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:22
Dhemb...

Sa shume dhemb...
kur Ty cdo dite afer te kam
dhe nuk mund te te prek.
Nuk dua te te kem afer!

Sa shume dhemb..
kur Ty te shikoj dhe puthjen nuk mund t`a dhuroj.
Nuk dua te te shikoj!

Sa shume dhemb...
kur degjoj qeshjen tende dhe prane teje nuk mund te jem.
Nuk dua te te degjoj!

Sa shume dhemb...
kur nga Ty enderroj dhe perseri zgjohem.
Nuk dua nga Ty te enderroj!

Sa shume dhemb...
kur Ty te dashuroj ne nderkohe e di se nuk mund te jetoj me Ty.
Nuk dua te te dashuroj!

Cfare une deshiroj,
eshte Dashuria jote!!!

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:23
Deshiroj

Deshiroj tre gjera ne Jeten time
Diellin, Henen dhe Ty!
E dua Diellin gjate dites,
e dua Henen gjate nates,
por Ty te dua pergjithmon!

Pa Ty,
Dielli nuk do te ngrohe.
Pa Ty,
Qielli nuk eshte i kalter dhe pemet nuk do te jene te gjelberta.
Pa Ty,
Jeta eshte bardhe-zi.
Pa Ty,
nuk me intereson nese fitoj ose humbas.
Pa Ty, ndihem e vetmuar.
Pa Ty,
drita eshte erresire.
Pa Ty,
rri ulur ketu dhe nuk jam ketu.
Pa Ty,
kjo Jeta ime nuk ka kuptim.


...shikom ne fytyre...
...do te me shohesh duke qeshur...
...se une jam e lumtur pa ty...
...shikom ne fytyre...
dhe do te shohesh se nuk me intereson fare ti...
...se nuk te kam dashuruar asnjehere...
...por mos me shiko ne sy...
...se aty do te shohesh lotet, te cilat
thone...
...e gjitha vetem nje genjeshter eshte...
...Te Dua...


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:23
Cudi...


Ti thot se e don Diellin,
por kur ai ndricon ti futesh nen hije.
Ti thot se e don Shiun,
por kur bien Shi ti e hap ombrellen.
Ti thot se e don eren,
por kur fryn era ti e mbyll dritaren.
Por kesaj i frigohem,
se dikur ke then
Te Dua Ty...

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:24
Pasqyra e Zemres Sime

Ti je Une, Une jam Ti
Ne te dy - NJE.
Na afron nje mendim.
Na pasqyron nje shikim.
Na bashkon nje Dashuri.
Pasqyra e Zemres Sime!
Ne syt e tua shoh veten time.
Nga fjalet e tua rrjedh mendimi im.
Na bashkon, na lidhe nje Dashuri.
Pasqyra e Zemres Sime!
Do te ruaj ne zemren time por si nje thesar.
Do te cmoj ne jeten time por si Diamant.
Do te mbaj ne pellembe te dores me perkedhelje te ngrohte.
Do te kujdesem per ty qe te mos thyhesh, as edhe te mos gervishtesh asnjehere,
se te Dua pergjithmon.
Pasqyra e Zemres Sime!
Qendroj buze liqenit, sa bukur-kaltersi.
Pikat e shiut si visare, sa te kthjellta,
bashkohen me lotet e mia te nxehta.
Ahh sa shume e ndiej mungesen tende...
Pasqyra e Zemres Sime!
Por,
do te mundohem me gjithe fuqine time.
Do te luftoj si nje Dragua.
Do te shtrengoj ne kraherorin tim,
duke te thene Te Dua, Te Dua!
Pasqyra e Zemres Sime!

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:25
A e din...

A e din Ti pse nuk i tregoj askujt,
se e dua Ate?
Nga frika se mos plagosem.
A e din pse njeriu e posedon nje zemer?
Eshte arma me e forte qe te hap plagen dhe eshte veshtire per t`u mbyllur!!!
E di se do te ndihem e humbur.
Nuk e di, nese deshiroj te fitoje.
E di se nuk mund te fitoje.
Ti do te shkosh,
por "dicka" nga Ty do te mbetet ketu,
dhe kjo "dicka"
do te te mungoje.
Do t`a shtrengoj ate
qe te mos e humbas kurre.


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:26
Engjulli


Edhe Engjujt qajne,
edhe Engjujt ndiejne dhimbje,
edhe Engjujt nervozohen nganjehere,
Atehere me thuaj cfare jam une?
Nje Engjull?
Nje Njeri?
Nuk e kuptoj perse jam keshtu,
nuk mund te permbahem,
dua ne qiell te fluturoje
edhe pse e di se nuk mundem.
Ne enderrat e mia ndihem shume e gezuar,
gjithecka ndryshe se tash.
Ne enderrat e mia jam nje Njeri.
Atehere me thuaj cfare jam une?
Nje Engjull?
Apo nje Njeri i keq?
Deshiroj te vrapoj large,
te shoh sa e shpejte jam,
te shoh deri ku do te dorezohen kembet e mia.
Apo krahet e mia?
A derdhin Engjujt lote te kuqe?
A frikesohen njerezit nga Nata?
Cfare jemi ne?
Cfare jam une?
A genjejne Engjujt?
Dhe a thone njerezit gjithmon te verteten?
Atehere cfare bej une?
A do te mund t`i zgjeroj krahet e mia ndonjehere,
nese do t`i posedoj?
A do te jem ndonjehere e lire?
A do te jem ndonjehere Une?
Atehere me thuaj, cfare jam une?
Ndoshta nje Engjull zemerthyer?
Apo nje Njeri i lige?
Nuk e di.
A vdesin edhe Engjujt?
Apo vdekja ben pjese vetem tek njerezit?
Qendron diku pergjigja?
Apo nuk do te mund t`a zbuloj kurre?
Atehere me thuaj, cfare jam une?
Nje Engjull i vogel pafuqi?
Apo nje Njeri pashpirt?


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:27
Engjulli im


Engjulli im,
deshiroj te vij tek ty
sepse te dua,
merrme me vete
sepse kam nevoj per ty.
Deshiroj te me vizitosh,
te me marresh,
te me dashurosh,
gjithcka dua nga ty.
A po vjen te me marresh,
ashtu dua une,
te mos me leshosh kurre,
gjithemon me ty te qendroje,
s`ka rendesi sa shume dua,
perjete.
Perpiqem te te shoh ty,
cdo nate,
ti vjen ne enderrat e mia,
me shtrengon forte
dhe shkon perseri.
Me len vetem,
por jam e sigurte
se te dua
pergjithmone,
sepse ti je aq i mrekullueshem,
jo vetem tek syt e tua,
por ne ty shoh aq shume,
megjithese nuk flet shume.
Ti me dhuron gjithecka,
edhe pse nuk ke asgje.
Zemren m`a ke dhuruar,
ate qe aq shume e kerkoja,
sa shume fuqi ka ne te,
fuqia qe me ben te jetoje.
Dua te te shoh perseri,
shpeshe,
cdo minute t`a kaloj me ty,
kjo me mundon,
me ben te vuaj shume,
kam nevoj per pranin tende,
Dashurin tende,
shpirtin tend.
Shpesh ndihem vetem,
ne nje dhome te erresuar,
vetem ti mundeson ndriqimin e saj.
Eja shpirt eja, mos nguro
me krahet hapur te pres,
pa te puthur ty
nuk do te vdes.


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:28
Vetem ti nuk e di


Ti nuk e di sa me ka marre malli,
Se po ta dije do te ma shuaje shpejt.
Ti nuk e di se c'zjarr kam ne gji,
Por dhe po ta dije, me kot do mundoheshe ta shuaje.
Ai zjarr nuk do akull, nuk do shi
Ai do zjarrin qe dhe ti ke ne gji.

Por ti nuk e di,ti nuk di asgje,
Ndaj dhe une pres me kot ardhjen tende.
Gjithe miqte e mij e dine per ty,
E dine qe te dua, qe per ty mendoj
E vec ne enderr ndjej kenaqesi
Sepse atje te perqafoj.

Ndaj dua te jete vetem nate.....
Se vetem atje, ti je me mua.
Por kur dita zbardh serish, e shoh se jam, gabuar.
Atehere qaj, qaj papushim
Se mrekulline e zemres time, vetem ti nuk e di.


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:30
........


pse jeta fsheh
kembet e veta

i perngjet rreshqanoreve
pritjet neper udhekryqe
i shterim
e presim vetem pranveren
dhe eremimin e luleve.


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:31
Pritjet e gjata


Per shume gjera me sy hapur kemi enderruar
Ne sfondin e enigmes per ti realizuar
Kemi enderruar gjera me teper se shume
E i kemi zgjatur endrrat me teper se ne gjume

Te nesermen nga shtrati shpejt jemi ngritur
e me idiotesi te plote ndonje magji kemi pritur
Por ja pas gadishmerise se gjate jemi merzitur
per castet qe pa kuptuar na shkuan duke pritur

Ndersa deshirat na vinin ne rritje
aq me shume do te rrinim ne pritje
Megjithese une kam enderruar
asnje nga endrrat me realitetin s'kam prezantuar
Pres me muaj pres me vjet
a thua ajo dite dikur do te behet realitet

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:32
VETJA......,DRITA DHE......,ERRESIRA

Eci e hutuar mbi rruget e merzitjes
me shpresa se do te dal nga erresira ne drite
duke ecur numeroj me ze vitet e pritjes
numeroj dhe lutjet enkas per perendite

Kthej koken aty mbi rruge
e shoh gjurme qe vijne nga lashtesia
C'do ze i gjurmeve eshte degjuar nga veshi i shurdhet
e eshte mbuluar c'do nate nga pezmatia

Sho veten qe pa dashur ka lene gjurmet
duke shkelur kedo mbi boshllekun e jetes
shoh dhe njerez qe formojne pamje te turmet
e nje emer tjeter i vene te vertetes

Me pas oj koken tek e ardhmja perpara
nga syte e befte fundi i erresires shikohet
por ndersa qenia ime shkon atje perpara
ajo erresire atje tej largohet

Vrapoj une por vrapon dhe erresira
e askush nga ne se di kush do te lodhet me shpejt
drita me ben ti ushqej vetes plot deshira
ndersa erresira friken se do te me mbaje aty perjete


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:33
Udhetojme perdite ne shinat e jetes
duke mbartur me vete endrren,shpresen
Udhetojme perdite ne shinat e jetes
derisa te kapim trenin e fundit..


FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:34
Me Mungon

Prape me mungon
Te me peshperitesh poezit e tua
Te ndihem me lehte ne dhimbje
Prape me mungon
Sikur fati,te pafatit
Sikur drejtesia,per te gjykuarin
Dhe, prape me mungon
Sikur lulja,pranveres se vone,
te ngadalshme dhe te ftohte
Sikur qiri dhomes se erret
Dhe prape me mungon
Sikur aroma e vjollces ne burg
Dhe prape

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:35
SDUA
(ka ishte jeta?)

Sdua,
Ta kthej shpirtin e pikelluar
ne vendet,ku vajtimi im i ka vizituar
Te dridhem E fshehur
mes trupave te gjalle,
si kam qene edhe vete.
Sdua
Te kujtohem,
Ne castet e lumtura ne fatkeqesi
Lumturia,pikellimi,jane te njejta,
kurre te mos kthehen.
do gje eshte e mjeruar...dhe,
Me percjell,
Sikur drite e larget
ai fat femije
Ajo plage e vjeter.
Sdua,
O mik,
Me degjon!?
Te kthehem,
Kam deshire te vdese edhe me teper
Dhe te hedhe ne harrese,
Harresat!

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:36
http://img224.imageshack.us/img224/149/hands2035ta.jpg

Eja

me floke do t'i fshij lotet ne syte e tu
Ata te qaj me bejne mua
Ah!Perse kaq shume me mundon shpirt?
Mos valle eshte faji im qe te dua?

Njeriun e zhveshen nga ndershmeria
dhe turpi pa turp bredh neper rruge
Nuk ka ai frike nga Perendia
I cili e ndjek udhe me udhe

Dashurine e pergojojne
me nofka idiotsish
por, se kuptojne te gjoret se kuptojne
se dashuria eshte dhurate hyjnish

Netet pa gjume une do ti gdhij
me lot do thur endrrat per ty
ne dashte Zoti te na bashkoje
ska djall a dreq te na nderhyje..

Mengjeset bashke ne do i presim
dhe qiellin bashke do e veshtrojme
ndaj eja ti, friken te vdesim
Eja o shpirt te dashurojme..

FrEsKiA

FrEsKiA
02-01-06, 23:36
-Nese pyet ai se ku gjindem
I thoni se ka vdekur.
-Nese kerkon varrin tim
I thoni se gjendet ne fund te detit.
-Nese kerkon trupin tim
I thoni se eshe mykur.
-Nese kerkon shpirtin tim
I thoni se pushon ne thellesi te tokes.
-Nese kerkon syt e mi
Ithoni se nga lotet u verbua<Freskia>. :cry: :P


FrEsKiA

Zabeli i bacs Brahim
03-01-06, 23:22
Poezi e shklqyer,duket se rjedh nga thethsia e zemrs...vrehet leht se dispononi me bollk edukim artistik dhe estetik.

FrEsKiA
22-01-06, 19:04
****** :cry:

Kur lajmi i hidhur
mbi popullin rendoi
nga zemrat tona shqipetare
pikellimi buroi!!!
Sot na la biri yne i pare shqipetare,
Sot humbem Ikonen tone
me te ndritshme shqipetare te shekullit.
Sot humbem prijesin;
Simbolin e qendreses se Kosoves!
Burreshteti,
u qendrove stoikisht
deri ne momentet e fundit
parimeve te tua
atdhedashese dhe patriotike.
Sa shume durove, por,
kurre nuk u perkule
krenaria yte nuk mungonte,
si shqiponje kryelarte
bishat i sulmoje!
Krenohemi, sa shume krenohemi
me ty!!!
Le te ngrejme zerin larte
te gjithe se bashku:
Figuren tende do ta nderojme
dhe respektojme
nga gjithe ne shqiptaret kudo qe jetojme,
si nje figure e ndritshme
ne historin e re t Kosoves
perhere do te perkujtojme!

Lavdi per jeten dhe vepren e tij!!!
:cry: :cry: :cry:

Kupid
23-03-06, 22:09
per bised e yt, kam pas shume mallim
poez e pari, si ekspozim e mendje im
nisa per fjale e fundit nga fillim
pa qellim, ka ardhur ndalim
pse lexova bukuria e thjeste me ni shkrim

Cudi...


Ti thot se e don Diellin,
por kur ai ndricon ti futesh nen hije.
Ti thot se e don Shiun,
por kur bien Shi ti e hap ombrellen.
Ti thot se e don eren,
por kur fryn era ti e mbyll dritaren.
Por kesaj i frigohem,
se dikur ke then
Te Dua Ty...

FrEsKiA
:cool: