PDA

View Full Version : Fetua nė lidhje me rregullat e shkurtimit tė namazit dhe bashkimit mes dy namazeve


Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:39
Fetua nė lidhje me rregullat e shkurtimit tė namazit dhe bashkimit mes dy namazeve
(Botuar nėn pėrkujdesjen e kryesisė sė drejtorisė sė fetuave dhe studimeve akademike)

Parathėnia e botuesit



Hamdi i pėrket vetėm Allahut, salavatet dhe selamet qofshin pėr atė, pas tė cilit nuk ka mė profet, edhe mbi familjen dhe shokėt e tij.


Me tė vėrtetė dijetarėt janė trashėgimtarėt e profetėve, sepse profetėt nuk kanė lėnė trashėgim pasurinė, por kanė lėnė diturinė, tė cilėn kush e merr, ka marrė diēka shumė tė vlefshme. Kėtė fakt e pėrforcon mė shumė hadithi, ku Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė:"Kur njeriu vdes, i ndėrpriten veprat e tij, pėrveēse tre gjėra: Sadakaja e rrjedhshme ose dituria, prej sė cilės pėrfitohet, ose pasardhėsi i devotshėm qė lutet pėr tė (prindin)"1.


Ky libėrth qė pėrmban fetua tė shejhut tė nderuar AbdulAziz bin Baz, ėshtė gjėja e fundit qė shejhu ka kėrkuar tė botohet para vdekjes sė tij, duke na dėrguar kėrkesė me shkrim, qė mban datėn 9 muharrem 1420H, nė tė cilėn thuhej:


"Po ju paraqesim disa ēėshtje nė lidhje me rregullat e shkurtimit dhe bashkimit tė namazeve, ashtu qė tė botohen nė njė broshurė tė veēantė, me fonde bamirėsie, duke shpresuar qė Allahu tė bėjė dobi me to. Kėto fetua janė shkeputur nga libri ynė Mexhmua Fetaua, nga vėll.12, qė nga fq.257 e deri nė 314".


Drejtoria e pėrgjithshme e kontrollit tė botimeve fetare, nėn drejtimin e kryesisė sė departamentit tė fetuave dhe studimeve akademike, ėshtė e lumtur qė po paraqet kėtė libėrth, i cili pėrmban fetua tė rėndėsishme, qė kanė tė bėjnė me rregullat e shkurtimit dhe bashkimit tė namazeve, pėr tė cilat ka nevojė ēdo musliman dhe muslimane, sepse ndeshet me kėto ēėshtje si nė qėndrim, ashtu edhe nė udhėtim, tė shkėputura nga fetuatė e shejhut tė nderuar (Allahu e mėshiroftė). Drejtoria, e cila mori pėrsipėr botimin, ka vendosur titull tė veēantė pėr ēdo fetua, qė tė bėhet mė e lehtė gjetja e ēėshtjes, tė cilėn e dėshiron. E lusim Allahun tė bėjė dobi me kėtė libėrth e tė tjerė tė ngjashėm si ky, dhe tė jetė ndihmesė pėr muslimanin, qė tė shtojė dijen e tij fetare dhe kuptimin nė fe. Me tė vėrtetė Allahu ėshtė Dėgjues, Pėrgjegjės i lutjes.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:40
Namazi i udhėtarit pas atij qė ėshtė vendas (mukim) ose e kundėrta

Pyetje: Nėse dikush ėshtė nė udhėtim dhe do qė tė falė namazin e drekės me xhemat dhe gjen njė person vendas qė e ka falur drekėn, a i lejohet vendasit tė falet me udhėtarin dhe a duhet ta shkurtojė vendasi namazin apo ta plotėsojė?


Pėrgjigje: Nėse vendasi falet pas udhėtarit, ashtu qė tė shėrbejė si xhemat pėr udhėtarin, pasi qė vendasi e ka falur farzin e tij, atėherė falet ashtu siē falet udhėtari: dy rekate. Sepse ky namaz pėr vendasin konsiderohet nafile. Ndėrsa, nqs vendasi fal farzin pas njė imami udhėtar, duhet tė falė katėr rekate – nqs ėshtė namaz dreke, apo ikindie, apo jacie – pra, e ka detyrė ta plotėsojė namazin, pasi qė imami udhėtar jep selam pas dy rekateve. Nqs falet musafiri pas vendasit dhe qė tė dy po falin farzin, atėherė musafiri e ka detyrė ta plotėsojė namazin katėr rekatė, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje. Argumenti i kėsaj ėshtė ajo qė imam Ahmedi ka transmetuar nė Musnedin e tij (vėll. 1/216, 226-227, 290, 370) dhe Muslimi nė Sahihun e tij (me nr. 688) se ibn Abbasi ėshtė pyetur nė lidhje me musafirin:"Pse kur robi falet pas imamit vendas fal katėr rekatė, kurse me musafirėt fal dy rekate?" Tha:"Kėshtu ėshtė Suneti".

1. Transmeton Ahmedi vėll.2/372 dhe teksti ėshtė sipas transmetimit tė tij, dhe Muslimi me nr. 1631.
Po ashtu si argument shėrben pėrgjithėsimi nė fjalėn e Profetit salallahu alejhi ve selem:"Me tė vėrtetė imami ėshtė bėrė qė tė pasohet, prandaj mos e kundėrshtoni atė (duke i paraprirė nė veprime apo duke u vonuar shumė pas tij)". (Mutefekun alejhi2).

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:40
Nėse njė udhėtar e zė namazi farz nė njė xhemat qė janė vendas dhe udhėtari bėhet imam i kėtij xhemati, a duhet tė falet si udhėtar apo si vendas?

Pyetje: Nėse njė udhėtar e zė namazi farz nė njė xhemat vendas dhe ky udhėtar ėshtė mė i meritueshmi pėr tė qenė imam, a duhet tė falet si udhėtar apo si vendas?


Pėrgjigje: Suneti ėshtė tė falet si udhėtar. Pasi qė ai tė japė selam, xhemati ngrihen dhe e plotėsojnė namazin, secili pėr veten e tij. Kjo sepse, kur Profeti salallahu alejhi ve selem u fal me banorėt e Mekes nė vitin e Ēlirimit, u fal si udhėtar dhe i urdhėroi vendasit qė ta plotėsojnė namazin. Nėse udhėtari e fal namazin tė plotė (pa e shkurtuar), ka lėnė mė tė mirėn qė duhet tė bėnte, por namazi i tij ėshtė i saktė. Ėshtė saktėsuar se Uthmani e ka plotėsuar namazin gjatė haxhit, nė vitet e fundit tė khalifatit tė tij. Po ashtu ėshtė saktėsuar se Aishja e plotėsonte namazin nė udhėtim dhe thoshte:"Plotėsimi i namazit nuk mė sjell vėshtirėsi", por mė e mira ėshtė ajo qė Profeti salallahu alejhi ve selem ka vepruar, sepse ai ėshtė qė i vendos dhe na i mėson ligjet e sheriatit, salavatet dhe selamet qofshin mbi tė. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:41
Gjykimi i faljes sė atij qė shkurton namazin pas dikujt qė e plotėson

Pyetje: Cili ėshtė gjykimi i faljes sė atij qė e shkurton namazin pas dikujt qė e plotėson atė, apo e kundėrta, dhe si veprohet?


Pėrgjigje: Nėse bėhet imam dikush qė e shkurton namazin, atėherė, pasi imami tė japė selam pas dy rekateve, vendasi duhet tė ngrihet dhe t'i plotėsojė katėr rekate, pra, imami musafir fal dy rekate dhe jep selam, pastaj xhemati vendas ngrihen pas tij dhe i plotėsojnė rekatet, derisa tė bėhen katėr rekate. Kurse, nėse ka nė xhemat mysafirė, ata japin selam me imamin musafir. Nėse vendasi bėhet imam dhe musafirėt falen pas tij, atėherė ata e plotėsojnė namazin me imamin dhe nuk u lejohet shkurtimi, por duhet tė falin katėr rekate, sepse ėshtė vėrtetuar nė hadithin e saktė se ibn Abbasi ėshtė pyetur pėr musafirin qė falet pas imamit:"O ibn Abbas, pse ne kur falemi pas imamit vendas falim katėr rekate, ndėrsa kur falemi vetėm ne udhėtarėt falim dy rekate?" Tha:"Kėshtu ėshtė Suneti". Kėtė e ka transmetuar imam Ahmedi, nė Musnedin e tij, me zinxhir tė mirė, dhe origjina e tij gjendet tek Muslimi. Kjo tregon se ėshtė detyrė tė plotėsohet namazi i udhėtarit, i cili falet pas vendasit. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:41
Nuk ka problem pėr musafirin qė ta falė ikindinė tė shkurtuar, pasi tė japė selam nga namazi i drekės, tė cilėn e fali me imamin

Pyetje: Njė person udhėtar e kishte bėrė nijet qė t'i shkurtonte dhe t'i bashkonte namazet pasi do ta falte drekėn me xhemat. A e ka detyrė tė ngrihet menjėherė pasi tė japė selam dhe ta falė ikindinė tė shkurtuar apo lejohet tė vonohet pak? A ka ndonjė pėrcaktim se sa mund tė vonohet?


Pėrgjigje: Nėse musafiri falet pas vendasit, duhet ta plotėsojė namazin, sepse ėshtė saktėsuar nga Ibn Abbasi se Suneti ėshtė qė mysafiri, i cili falet pas vendasit, duhet ta plotėsojė namazin.

2. El-Fet'h vėll.1/176-177 dhe Muslim me nr.1151, 1154.
Pėr sa i pėrket bashkimit, ai ėshtė i lejuar. Nuk ka asnjė lloj problemi qė ta falė ikindinė tė shkurtuar, pasi tė japė selam me imamin nga namazi i drekės. Nėse do qė ta vonojė ikindinė pėr ta falur nė kohėn e saj, nuk ka problem, pėrkundrazi, kjo ėshtė mė e mira nėse udhėtari nuk ėshtė nė ecje e sipėr, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem bashkonte nė mes dy namazeve nė udhėtim, nė kohėn e njėrės prej atyre dyjave, nėse ishte nė ecje e sipėr, ndėrsa, kur ishte nė qėndrim, e falte ēdo namaz nė kohen e tij. Kjo ėshtė vepra e Profetit salallahu alejhi ve selem nė shumicėn e rasteve. Kėshtu veproi dhe nė Mina, nė haxhin e lamtumirės: E falte ēdo namaz nė kohėn e tij, duke e shkurtuar, por pa e bashkuar. Allahu na dhėntė sukses tė gjithėve, qė ta pasojmė sunetin dhe t'i pėrmbahemi atij.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:42
Gjykimi pėr namazin e vendasit pas musafirit dhe a e shkurton musafiri namazin nėse ėshtė imam apo xhematli?

Pyetje: Cili ėshtė gjykimi pėr namazin e vendasit pas musafirit ose e kundėrta? A i lejohet musafirit shkurtimi nė tė dyja rastet (imam ose xhematli)?


Pėrgjigje: Namazi i musafirit pas vendasit ose namazi i vendasit pas musafirit ėshtė i lejuar dhe i saktė, pa asnjė lloj problemi. Por, nėse vendasi ėshtė imam dhe musafiri xhemati, atėherė musafiri e ka detyrė ta plotėsojė namazin nė pasim tė imamit, sepse ėshtė saktėsuar nė Musnedin e imam Ahmedit dhe Sahihun e Muslimit se, kur ibn Abbasi u pyet pėr plotėsimin e namazit tė musafirit kur ai falet pas vendasit, tha:"Kėshtu ėshtė suneti". Nėse vendasi falet pas musafirit nė namazet me katėr rekate, atėherė duhet tė ngrihet pas selamit tė imamit dhe ta plotėsojė namazin.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:42
Musafiri e ka detyrė ta falė namazin katėr rekatė, nėse falet pas njė imami vendas

Pyetje: Isha udhėtar dhe mė zuri namazi i drekės aty ku ndalova tė pushoja, dhe u fala nė xhaminė e vendpushimit. Xhemati dhe imami, tė gjithė ishin vendas. Hyra nė namaz kur imami ishte nė teshehudin e parė dhe, kur imami dha selam, edhe unė dhashė selam bashkė me tė. A ėshtė i saktė veprimi im? Nėse jo, a duhet ta pėrsėris namazin?


Pėrgjigje: Duhet ta pėrsėrisėsh atė namaz, sepse musafiri e ka detyrė tė falė katėr rekatė, nėse falet pas njė imami vendas sepse kėshtu ėshtė vėrtetuar Suneti nga Profeti salallahu alejhi ve selem. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:43
Gjykimi i sheriatit pėr shkurtimin dhe bashkimin e namazeve, si dhe pėr mos-agjėrimin nė ditėt e Ramazanit pėr udhėtarin

Pyetje: I drejtohemi shejhut tė nderuar, AbdulAziz bin Bazit, muftiut tė pėrgjithshėm tė Saudisė. Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu. Unė dhe vėllezėrit e mi posedojmė njė fermė qė ėshtė nė njė largėsi rreth 60 km. nga qyteti i Harxhit dhe rreth 140 km. nga qyteti i Rijadit. Ne nuk jetojmė nė atė fermė. Jemi banorė tė Rijadit. Por, shkojmė atje shumė shpesh, pėr tė mbikėqyrur mbarėvajtjen e punės. Shpresojmė nga hirėsia juaj tė na tregoni gjykimin e sheriatit nė lidhje me bashkimin dhe shkurtimin e namazeve, si dhe mos-agjėrimin nė ditėt e Ramazanit, nė varėsi tė situatave qė do i pėrmendim mė poshtė. Allahu u dhėntė sukses.


1) Nėse qėndrojmė atje njė ditė tė plotė apo njė pjesė tė ditės, pėr tė mbikėqyrur punėn.
2) Nėse shkojmė atje pėr tė kaluar pushimet e fundjavės, pėr qejf dhe pėr tė mbikėqyrur punėn njėkohėsisht.
3) Nėse shkojmė atje pėr tė kaluar pushimet ndėrmjet dy semestrave shkollorė, duke ditur se kėto pushime zakonisht zgjasin dy javė.
4) Nėse shkojmė atje gjatė ditės nė Ramazan, a na lejohet mos-agjėrimi, duke ditur se agjėrimi nuk na sjell vėshtirėsi apo mundim, sepse nė fermė kemi banesa tė pajisura me tė gjitha mjetet e pėrshtatshme pėr njė jetesė tė rehatshme?
5) Ka raste qė marrim me vete tė afėrm ose shokė, a vlejnė pėr ta tė njėjtat gjykime si pėr ne? Allahu u dhėntė sukses pėr atė qė Ai e do dhe e pėlqen.


Pėrgjigje: Ue alejkumus-selamu ue rahmetullahi ue beraketuhu. Nuk ka problem qė t'i shkurtoni dhe bashkoni namazet, si dhe mos tė agjėroni nė Ramazan, si pėr ju, ashtu dhe pėr ata qė ju shoqėrojnė, pėrderisa realiteti ėshtė ashtu siē e pėrshkruat. Pėrveē nė njė rast: nėse ju e vendosni qė tė qėndroni atje mė shumė se katėr ditė, atėherė as nuk i shkurtoni, as nuk i bashkoni namazet, e as nuk e prishni agjėrimin nė Ramazan. Allahu na dhėntė sukses tė gjithėve. Selam.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:43
Shkurtimi i namazit nė udhėtim

Pyetje: Dėshirojmė tė na shpjegoni shkurtimin e namazit nė udhėtim. A ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem e ka plotėsuar namazin nė udhėtim? A pėrcaktohet udhėtimi me distancė apo kohė tė caktuar? Shpresojmė sqarimin e kėtyre ēėshtjeve me argumentet pėrkatėse nga Kurani dhe Suneti. Allahu u shpėrbleftė me tė mira.


Pėrgjigje: Profeti salallahu alejhi ve selem e kishte zakon qė, kur udhėtonte, e falte drekėn dy rekate, ikindinė dy rekate dhe jacinė dy rekate. Kėshtu vepronte, derisa kthehej nga udhėtimi i tij. Kjo ėshtė qė dihet nga Profeti salallahu alejhi ve selem. Transmetohet se Profeti salallahu alejhi ve selem herė e shkurtonte namazin nė udhėtim, herė e plotėsonte, por kjo nuk ėshtė e saktė, pėrkundrazi, ajo qė dihet dhe qė ėshtė vėrtetuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem, nė hadithe, tė sakta ėshtė se ai e shkurtonte namazin nė udhėtim, derisa tė kthehej. Kurse akshamin e falte gjithmonė tre rekate, si nė qėndrim, ashtu dhe nė udhėtim. Po ashtu sabahun e falte gjithmonė dy rekate, bile falte edhe sunetin e sabahut, si nė qėndrim, ashtu dhe nė udhėtim, dy rekate tė shkurtra. Ndėrsa sunetet e drekės, ikindisė, akshamit dhe jacisė nuk i falte kur ishte nė udhėtim. Kėrkohet nga muslimani qė tė veprojė ashtu siē ka vepruar Profeti salallahu alejhi ve selem nė udhėtim.


Udhėtim tek dijetarėt konsiderohet ajo distancė qė pėrshkohet pėr njė ditė-natė (e mė shumė), e cila pėrafėrsisht pėrcaktohet me 80 kilometėr, qoftė qė udhėton me makinė, apo me avion, apo me anije, apo me vapor, etj. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Kjo largėsi, apo e pėrafėrt me tė, konsiderohet udhėtim, sepse kjo ėshtė qė njihet nė zakonin e muslimanėve si udhėtim. Pra, nėse dikush udhėton kėtė lloj largėsie apo mė shumė, konsiderohet udhėtar, qoftė qė udhėton nė kėmbė, apo me deve, apo me makinė, apo me avion, apo me mjete detare, etj.


Disa dijetarė kanė thėnė se udhėtimi pėrcaktohet sipas zakonit tė banorėve tė zonės dhe nuk pėrcaktohet me distancė tė caktuar me kilometra, pėrkundrazi, ēdo distancė qė nė zakonin e atij populli quhet udhėtim, do e konsiderojmė udhėtim dhe e kundėrta. Mė i saktė ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve, dmth pėrcaktimi i distancės me kilometra siē e pėrmenda mė lart. Shumica e dijetarėve kėtė e kanė zgjedhur, ndaj ėshtė mirė t'i pėrmbahemi kėsaj sepse kjo ėshtė e transmetuar dhe nga sahabėt, tė cilėt e njihnin fenė dhe Sunetin e Profetit salallahu alejhi ve selem mė mirė se ēdokush tjetėr.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:44
Shkurtimi i namazit katėr rekatėsh nė udhėtim

Pyetje: I drejtohem muftiut tė pėrgjithshėm tė Saudisė (Allahu e ruajt). Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu. E lusim Allahun e Lartėsuar qė hirėsia juaj tė jetė shėndoshė e mirė, dhe do dėshiroja tė dija gjykimin e sheriatit nė ēėshtjen time. Unė jam punonjės nė njė stacion treni, si kontrollor biletash, dhe, ndonjėherė, mė ndodh qė tė udhėtoj me tren rreth 200 km. ose 450 km. A mė lejohet qė t'i shkurtoj namazet katėr rekatėshe gjatė kėtij udhėtimi?


Pėrgjigje: Ue alejkumus-selamu ue rahmetullahi ue beraketuhu. Duke u bazuar nė ēfarė pėrmendėt, tė lejohet qė t'i shkurtosh namazet nė distancat e lartpėrmendura, sepse ne jemi tė bindur, pas studimit qė i kemi bėrė kėsaj ēėshtjeje, se distanca e udhėtimit pėrcaktohet me pėrafėrsisht 80 km. e mė shumė. Allahu i dhėntė sukses tė gjithėve, ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:44
Shkurtimi dhe bashkimi i namazeve pėr atė person qė natyra e punės e bėn atė tė jetė nė udhėtim vazhdimisht

Nga Abdulaziz bin Baz drejtuar vėllait tė nderuar M.A., gjykatės nė qytetin e Hajberit. Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu. Mė mbėrriti letra juaj, qė mban datėn 03.04.1389H dhe qė kishte si pėrmbajtje pyetjen rreth lejimit tė shkurtimit dhe bashkimit tė namazeve pėr atė person qė natyra e punės sė tij e bėn atė tė jetė nė udhėtim vazhdimisht, qoftė ai udhėtim jashtė Saudisė apo ndėrmjet qyteteve tė saj, nė distanca nė tė cilat lejohet bashkimi dhe shkurtimi i namazeve, si psh shoferat e kamionave ose tregtarėt, etj.


Pėrgjigja: Ata qė u pėrmendėn konsiderohen udhėtarė dhe e kanė tė lejuar shkurtimin e namazeve dhe bashkimin e tyre ashtu siē u ėshtė lejuar tė gjithė musafirėve, sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, duke u bazuar nė argumentet e pėrgjithshme tė sheriatit nė lidhje me kėtė ēėshtje. Dhe nuk dimė tė ketė argument qė e kundėrshton kėtė gjė. Ndėrsa, pėr sa i pėrket mendimit tė disa fukahave se ai i cili endet sa andej-kėndej dhe ka me vete familjen e tij dhe qė nuk e vendos tė qėndrojė nė njė vend tė caktuar, nuk i lejohet qė tė praktikojė lehtėsirat e udhėtimit, ky mendim ėshtė i dobėt, nuk dimė tė jetė i bazuar nė ndonjė argument nga sheriati, siē e ka bėrė tė qartė kėtė Ebu Muhamed ibn Kudameh, nė librin e tij el-Mugnij.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:45
Cila ėshtė distanca e udhėtimit qė e bėn tė lejuar shkurtimin, dhe nėse dikush e vendos qė tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, a i lejohet shurtimi i namazit?

Pyetje: Ēfarė mendimi ka hirėsia juaj nė lidhje me udhėtimin qė e bėn tė lejuar shkurtimin, a ėshtė i pėrcaktuar me distancė tė caktuar? Ēfarė mendoni pėr atė i cili e vendos tė qėndrojė nė njė vend mė shumė se katėr ditė, a i lejohet ta shkurtojė namazin?


Pėrgjigje: Shumica e dijetarėve (xhumhuri) thonė se udhėtimi ėshtė i pėrcaktuar me atė distancė qė pėrshkohet pėr njė ditė-natė nga devetė dhe kėmbėsorėt me ecje normale, e cila pėrafėrsisht ėshtė 80 km. Kjo ėshtė distanca, e cila konsiderohet udhėtim nė zakonin e njerėzve, ndryshe nga distancat e tjera qė janė mė pak se kaq. Gjithashtu, xhumhuri thonė se: kush e vendos qė tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, e ka detyrė t'i plotėsojė namazet dhe ta agjėrojė Ramazanin. Ndėrsa, nėse qėndron mė pak se katėr ditė, i lejohet shkurtimi dhe bashkimi i namazeve si dhe mos-agjėrimi, sepse origjina ėshtė qė vendasi e ka detyrė ta plotėsojė namazin, por iu lejua shkurtimi kur filloi udhėtimin. Ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem qėndroi nė haxhin e lamtumirės katėr ditė, duke e shkurtuar namazin, pastaj u zhvendos nė Mina dhe nė Arafat. Kjo tregon lejimin e shkurtimit tė namazit pėr atė qė vendos tė qėndrojė katėr ditė ose mė pak. Kurse, pėr sa i pėrket qėndrimit tė Profetit salallahu alejhi ve selem 19 ditė nė Meke, nė vitin e ēlirimit, apo 20 ditė nė Tebuk, kjo ka ndodhur sepse, ndoshta, Profeti salallahu alejhi ve selem nuk e kishte vendosur qė tė qėndronte aq gjatė, por qėlloi qė qėndroi aq ditė pėr njė arsye qė nuk dihej se kur do pėrfundonte. Kjo ėshtė pėrgjigja e xhumhurit nė lidhje me qėndrimin e tij nė Meke, nė vitin e ēlirimit, dhe qėndrimin nė Tebuk, nė betejėn e Tebukut, sepse ky mendim ėshtė mė i sigurt pėr fenė e muslimanit dhe ėshtė nė pėrputhje me origjinėn: obligimi i faljes sė namazit tė drekės, ikindisė dhe jacisė katėr rekate pėr vendasit. Nėse nuk e ka vendosur qė tė qėndrojė, por nuk e di se kur do kryejė punė dhe tė udhėtojė, atėherė i lejohet t'i shkurtojė dhe t'i bashkojė namazet, si dhe mos tė agjėrojė Ramazanin, pėr sa kohė qė nuk e vendos tė qėndrojė mė shumė se katėr ditė apo tė kthehet nė vendin e tij. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:45
Shkurtimi dhe bashkimi i namazeve nė udhėtim, sado qė ai tė zgjasė

Pyetje: Dėshiroj qė t'i parashtroj hirėsisė tuaj njė ēėshtje, pėr tė cilėn u kam pyetur dhe njėherė tjetėr, para shumė kohėsh. Bėhet fjalė pėr bashkimin dhe shkurtimin e namazeve nė udhėtim, sado qė ai tė zgjasė. Duke parė se ka mendime tė shumta rreth kėsaj ēėshtjeje, shpresoj nga hirėsia juaj tė mė sqaroni dy gjėra:


1) Nėse udhėtoj jashtė Saudisė, a mė lejohet bashkimi dhe shkurtimi, sado qė tė zgjasė ai udhėtim, saqė nganjėherė zgjat mbi dy muaj? U bėj me dije se unė nuk falem dot me rrobat alla frange qė vesh atje, ndaj detyrohem qė tė kthehem tek banesa ku qėndroj, qė tė falem, kėshtu qė shkurtimi dhe bashkimi mė lehtėson shumė. Pra, a mė lejohet tė bashkoj dhe tė shkurtoj apo jo?
2) Udhėtoj shpesh pėr nė Xhide dhe atje kam shtėpi timen, por vendbanimi im ėshtė Rijadi. Nganjėherė, mė ndodh tė qėndroj nė Xhide mbi njė muaj. A mė lejohet shkurtimi dhe bashkimi?


Pėrgjigje: Udhėtimi, nė tė cilin i lejohet udhėtarit tė praktikojė lehtėsirat e udhėtimit, ėshtė ai udhėtim qė konsiderohet nė zakon udhėtim dhe i cili pėrcaktohet pėrafėrsisht me 80 km. Kush udhėton njė distancė tė tillė apo mė shumė, i lejohen lehtėsirat e udhėtimit: mes'hi mbi meste tre ditė e tre net, shkurtimi i namazit katėr rekatėsh, bashkimi i drekės me ikindinė nė kohėn e njėrės prej tyre dhe i akshamit me jacinė, mos-agjėrimi i Ramazanit. Pasi tė mbėrrijė musafiri tek vendi qė kishte pėr qėllim dhe e vendos qė tė rrijė atje mė shumė se katėr ditė, atėherė nuk i lejohen lehtėsirat e udhėtimit. Ndėrsa, nqs e vendos tė rrijė katėr ditė ose mė pak, i lejohen lehtėsirat e udhėtimit. Musafiri, i cili ka shkuar diku pėr tė kryer njė punė tė tijėn por qė nuk e di se kur do mbarojė dhe nuk i ka caktuar vetes qė do tė rrijė mbi katėr ditė, atėherė i lejohet qė tė praktikojė lehtėsirat e udhėtimit, edhe nėse zgjat qėndrimi i tij mbi katėr ditė. Fakti qė ti vesh rroba alla frange nuk ėshtė justifikim pėr ta vonuar namazin nga koha e tij dhe as nuk ėshtė arsye qė ta lejon bashkimin mes dy namazeve. Nuk ėshtė mirė qė musafiri t'i lerė namazet me xhemat, nėse ka mundėsi pėr diēka tė tillė, sepse namazi me xhemat ėshtė vaxhib, kurse shkurtimi dhe bashkimi i namazeve ėshtė lehtėsim (diēka e lejuar). Allahu i dhėntė sukses tė gjithėve pėr atė qė Ai e do dhe na ndihmoftė nė kryerjen e ēdo vepre tė mirė. Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue beraketuhu.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:46
Gjykimi i shkurtimit tė namazit, sado qė tė zgjasė koha e udhėtimit dhe i shkurtimit tė namazit pėr atė person qė udhėton pėr studime derisa tė kthehet

Pyetje: A ėshtė e vėrtetė qė musafirit i lejohet ta shkurtojė namazin, sado qė tė zgjasė koha e udhėtimit, edhe nėse zgjat me vite? Apo, ka njė kufi kohor pėr shkurtimin e namazit nė udhėtim? Cili ėshtė gjykimi pėr atė person qė udhėton jashtė vendit tė tij pėr studime apo pėr tė punuar, a i shkurton namazet derisa tė kthehet?


Pėrgjigje: Suneti ėshtė qė musafiri ta shkurtojė namazin nė udhėtim, duke marrė si shembull Profetin salallahu alejhi ve selem dhe duke zbatuar Sunetin e tij. Kjo, nėse distanca qė pėrshkon nė udhėtim ėshtė pėrafėrsisht 80 km. e mė tepėr. Psh, nėse udhėton nga Saudia pėr nė Amerikė, e shkurton namazin gjatė rrugės, ose, psh, udhėton nga Egjipti pėr nė Meke, e shkurton namazin gjatė rrugės. Po kėshtu, e shkurton namazin pasi tė mbėrrijė aty ku dėshiron, nėse e vendos tė qėndrojė katėr ditė ose mė pak, siē bėri Profeti salallahu alejhi ve selem, kur qėndroi nė Meke, nė haxhin e lamtumirės: mbėrriti nė Meke mėngjesin e ditės sė katėrt tė muajit Dhul Hixheh dhe i shkurtoi namazet, derisa u nis pėr Mina nė ditėn e tetė tė Dhul Hixhes.


I lejohet t'i shkurtojė namazet, nėse e vendos tė qėndrojė pėr njė kohė qė nuk e di se kur do tė mbarojė, a do zgjasė katėr ditė apo mė shumė, i shkurton namazet, derisa ta kryejė punėn qė ka aty. Po kėshtu, nėse e vendos tė qėndrojė mė shumė se katėr ditė por qė nuk e di se kur do mbarojė punė aty - sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve -, si psh: qėndron nė njė vend pėr tė kėrkuar njė person qė i ka borxh ose me tė cilin ka ēėshtje nė gjykatė, etj., dhe nuk e di se kur do kryejė punė, nė kėtė rast e shkurton namazin, sepse qėndrimi i tij nė atė vend nuk ėshtė i kufizuar, nuk i dihet fundi, pra, konsiderohet udhėtar dhe i lejohet shkurtimi i namazit, mos-agjėrimi nė Ramazan, edhe nėse kalojnė vite duke qenė nė kėtė gjendje. Ndėrsa, kush e vendos tė qėndrojė, pėr studime apo diēka tjetėr, e ka detyrė t'i plotėsojė namazet. Ky ėshtė mendimi i saktė dhe tė cilin e kanė zgjedhur shumica e dijetarėve, prej tyre katėr imamėt e mėdhenj e tė tjerė, sepse origjina ėshtė se ai, i cili ėshtė mukim, duhet t'i plotėsojė namazet. Prandaj, kush e vendos tė qėndrojė diku mbi katėr ditė - qoftė pėr studime apo diēka tjetėr - e ka detyrė t'i plotėsojė namazet. Ibn Abasi ka mendimin se nėse musafiri qėndron 19 ditė apo mė pak, i lejohet shkurtimi i namazit, ndėrsa, nėse e vendos tė qėndrojė mė shumė se kaq, e ka detyrė t'i plotėsojė, duke u argumentuar me qėndrimin e Profetit salallahu alejhi ve selem 19 ditė nė Meke, nė vitin e Ēlirimit, duke e shkurtuar namazin. Por, mendimi mė i zgjedhur nė kėtė ēėshtje ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve, qė nėse qėndron katėr ditė ose mė pak, i lejohet shkurtimi. Ky ėshtė mendimi mė i sigurt pėr fenė e muslimanit dhe pėr kėtė ibadet madhėshtor, i cili ėshtė njėkohėsisht shtylla e islamit. Mund t'i jepet pėrgjigje argumentit tė Ibn Abasit, duke thėnė:"Ndoshta, Profeti salallahu alejhi ve selem nuk e kishte vendosur tė qėndronte nė Meke kohė tė gjatė, por qėlloi qė qėndroi aq ditė, derisa tė forconte bazat e islamit nė Meke dhe tė zhdukte ēdo lloj gjurme tė shirkut, duke mos e bėrė nijet tė qėndronte kohė tė caktuar, dhe musafirit i lejohet t'i shkurtojė namazet, nėse nuk e ka vendosur tė qėndrojė njė kohė tė caktuar, edhe nėse kjo kohė zgjatet pa dėshirėn e tij, siē e sqaruam mė lart. Kėshilla ime pėr vėllezėrit tė cilėt udhėtojnė pėr studime, etj., ėshtė qė t'i plotėsojnė namazet dhe mos t'i shkurtojnė, si dhe ta agjėrojnė Ramazanin, pėrveē nėse qėndrimi i tyre zgjat katėr ditė ose mė pak, ose ėshtė qėndrim qė nuk i dihet se kur mbaron, dhe sapo ta kryejė punėn qė ka, do kthehet, por qė nuk e di se kur do e kryejė atė dhe ky konsiderohet musafir. Ky ėshtė mendimi mė i mirė nė lidhje me kėtė ēėshtje, dhe kėtė kanė zgjedhur shumica e dijetarėve dhe ėshtė mė i sigurt pėr fenė e muslimanit, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė:"Largoju tė dyshimtave dhe pėrmbaju asaj qė nuk ėshtė e dyshimtė"3 dhe:"Kush u largohet tė dyshimtave, e ka siguruar fenė dhe nderin e tij"4

3. Transmeton Ahmedi 1/200 dhe 3/153, Tirmidhiu me nr.2518, Nesaiu me nr.5811, dhe Darimiu me nr.253.5
4. Transmeton Ahmedi 4/269, Buhariu 1/19, Muslimi me nr.1599, Ebu Daudi me nr.3329 dhe Ibn Maxheh me nr.3984.
Qėndrimi i Profetit salallahu alejhi ve selem nė Meke mund tė ketė qenė pasi nuk e kishte bėrė nijet tė qėndronte aq ditė, por qėlloi qė qėndroi aq pėr tė pėrmirėsuar ēėshtjet e fesė dhe forcuar bazat e teuhidit nė Meke dhe pėr t'u mėsuar muslimanėve detyrat qė u takojnė. Pra, ndoshta, nuk e kishte vendosur tė qėndronte aq gjatė, por ashtu erdhėn punėt, njėra pas tjetrės, dhe rrodhėn ditėt. Nuk ka argument nė kėtė ndodhi qė tregon se caku kohor i udhėtimit ėshtė 19 ditė, siē thotė Ibn Abasi, sepse nuk ka diēka qė tė na bėjė me dije se Profeti salallahu alejhi ve selem e kishte bėrė nijet tė qėndronte aq ditė. Po kėshtu, themi dhe pėr qėndrimin e Profetit salallahu alejhi ve selem nė Tebuk 20 dite, nuk ka diēka qė na vėrteton se e kishte bėrė nijet tė qėndronte aq ditė, pėrkundrazi, Profeti salallahu alejhi ve selem qėndroi atje duke studiuar ēėshtjen e luftės dhe nuk kishte diēka tė caktuar nė lidhje me faktin se sa do qėndronte, sepse ishte udhėtar qė kishte dalur pėr xhihad dhe pėr tė luftuar romakėt, dhe u ndal nė Tebuk, gjatė kėsaj kohe, qė tė studionte situatėn e luftės dhe qė tė merrte vendim se a duhej tė vazhdonte tė pėrparonte mė tej nė drejtim tė bizantėve apo tė kthehej. Pasi ndenji aty ato ditė, Allahu zgjodhi pėr tė qė tė kthehej nė Medine.


Pėrfundimi nga e gjithė kjo ėshtė se nuk ka ndonjė argument qė na vėrteton se Profeti salallahu alejhi ve selem e kishte vendosur tė qėndronte nė Meke 19 ditė apo nė Tebuk 20 ditė, ashtu qė pastaj tė themi se ky ėshtė caku kohor minimal apo maksimal i udhėtimit. Kjo ngelet hipotezė, shumica e dijetarėve kėshtu kanė thėnė.


Ndėrsa caktimi i qėndrimit me katėr ditė, ashtu qė, nėse vendos tė qėndrojė mė shumė se kaq, duhet t'i plotėsojė, ėshtė i bazuar nė qėndrimin e Profetit salallahu alejhi ve selem nė Meke, nė haxhin e lamtumirės, para se tė fillonte haxhi, ku qėndroi katėr ditė dhe padyshim qė e kishte bėrė nijet tė qėndronte aty, qė nga dita e katėrt e deri nė ditėn e tetė tė muajit Dhul hixheh, duke pritur qė tė fillonte haxhin, pastaj ditėn e tetė doli pėr nė Mina.


Njė grup dijetarėsh kanė thėnė:"Caku kohor i qėndrimit nė udhėtim ėshtė dhjetė ditė, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem qėndroi nė Meke, nė haxhin e lamtumirės, dhjetė ditė, duke i llogaritur dhe ditėt qė ndenji nė Mina dhe nė Arafat, dhe e konsideruan si qėndrim qė e kishte bėrė nijet qė mė parė se sa do qėndronte. Pra, sipas tyre, lejohet shkurtimi i namazit, nėse qėndron dhjetė ditė ose mė pak. Ky mendim ėshtė i konsiderueshėm dhe me peshė, por, megjithatė, xhumhuri e konsideruan lėvizjen e Profetit salallahu alejhi ve selem nga Meka pėr nė Mina si udhėtim mė vete, sepse, pas kryerjes sė riteve tė haxhit, do udhėtonte drejt Medinės.


Pra, siē shihet, dijetarėt kanė mendime tė ndryshme nė kėtė ēėshtje, por mendimi mė i mirė dhe mė i sigurt ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve se, nėse e vendos tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, duhet t'i plotėsojė namazet, kurse, nėse qėndron katėr ditė ose mė pak, i shkurton namazet. Po ashtu, i shkurton namazet, nėse nuk ka vendosur diēka tė caktuar, thotė nė vete:"do udhėtoj nesėr, do udhėtoj pasnesėr". Pra, sapo ta kryejė punėn, tė cilėn nuk e di se kur do ta mbarojė, ky person konsiderohet musafir, sado qė tė zgjasė koha e qėndrimit tė tij. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:46
Shkurtimi i namazit pėr ata qė punojnė nė mjetet detare

Pyetje: Unė punoj nė forcat detare, nė anije ushtarake. Dalim me anije nga porti pėr nė det, ku qėndrojmė tre-katėr ditė. A na lejohet t'i shkurtojmė dhe bashkojmė namazet, duke pasur parasysh se ne nuk largohemi nė distanca tė largėta nga porti?


Pėrgjigje: Ai i cili udhėton me mjete detare ėshtė njėsoj si ai qė udhėton me mjete tokėsore, si psh makinė, tren, etj. Nėse distanca qė pėrshkon ėshtė distancė udhėtimi, tė lejohet bashkimi dhe shkurtimi, pėrndryshe nuk i lejohet. Nėse anija sillet rreth portit apo rreth bregut, psh, nė largėsi 10 km. ose 20 km., etj, nuk i shkurton namazet; nėse largohet nė distancė qė konsiderohet udhėtim, si psh 70 km. ose 80 km. ose 100 km. ose mė tepėr, ky quhet udhėtim dhe i lejohet t'i shkurtojė dhe bashkojė namazet, sepse ėshtė udhėtar, njėsoj si ai person qė del nė terren tokėsor pėr piknik nė largėsi prej 80 km. ose 70 km., ose 90 km., ose 100 km., ose mė tepėr.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:47
Shkurtimi i namazit pėr ata qė dalin pėr piknik

Pyetje: Nėse dalim pėr piknik, a na lejohet qė t'i shkurtojmė dhe t'i bashkojmė namazet?


Pėrgjigje: Nėse vendi ku do shkoni ėshtė larg vendbanimit tuaj dhe shkuarja atje konsiderohet udhėtim, atėherė ju lejohet qė t'i shkurtoni namazet, nėse distanca ėshtė pėrafėrsisht 80 km. Shkurtimi i namazit gjatė udhėtimit ėshtė mė mirė se plotėsimi i tij, pra e fal drekėn dy rekate, ikindinė dy rekate dhe jacinė dy rekate. Po ashtu, lejohet qė tė bashkojė mes drekės dhe ikindisė, si edhe mes akshamit dhe jacisė. Mos-bashkimi mes namazeve ėshtė mė i pėlqyeshėm, nėse udhėtari nuk ėshtė nė ecje e sipėr, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem, nė haxhin e lamtumirės, gjatė kohės sė qėndrimit tė tij nė Mina, i shkurtonte namazet, por nuk i bashkonte, kurse nė Arafat dhe Muzdelifeh i bashkoi, sepse bashkimi ishte mė i dobishėm. Nėse musafiri e vendos tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, e ka detyrė t'i plotėsojė namazet. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Dhe nėse qėndron katėr ditė ose mė pak, ėshtė e pėlqyeshme qė t'i shkurtojė namazet. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:47
Nėse bashkon drekėn me ikindinė, a ėshtė mirė qė bashkimi tė bėhet menjėherė pas ezanit tė drekės apo ta vonojė?

Pyetje: Nėse i shkurtoj dhe i bashkoj drekėn me ikindinė, a ėshtė mė mirė t'i fal menjėherė pas ezanit tė drekės apo t'i vonoj, deri nė mesin e dy kohėve?


Pėrgjigje: Nėse musafiri e fillon udhėtimin para hyrjes sė kohės sė drekės, ėshtė e pėlqyeshme qė ta falė drekėn me ikindisė, me bashkim tė vonuar (pra, nė kohėn e ikindisė), ndėrsa, nėse do udhėtojė pas hyrjes sė kohės sė drekės, atėherė mė e mira ėshtė ta falė drekėn me ikindisė, me bashkim tė parakohshėm (pra, nė kohėn e drekės). Po kėshtu vepron me akshamin dhe jacinė: nėse udhėton para perėndimit tė diellit, e vonon akshamin, qė ta falė sė bashku me jacinė, me bashkim tė vonuar; nėse do udhėtojė pas perėndimit tė diellit, atėherė e fal jacinė sė bashku me akshamin, nė kohė tė akshamit, me bashkim tė parakohshėm. Ky ėshtė Suneti i Profetit salallahu alejhi ve selem.


Nėse udhėtari nuk ėshtė nė lėvizje e sipėr, por ėshtė nė qėndrim, atėherė ėshtė i lirė tė zgjedhė: nėse do, i bashkon, me bashkim tė parakohshėm ose i bashkon me bashkim tė vonuar, por mė e mira ėshtė qė ta falė ēdo namaz nė kohėn e tij, siē veproi Profeti salallahu alejhi ve selem nė Mina, nė haxhin e lamtumirės, duke falur ēdo namaz nė kohėn e tij, sepse nuk ishte nė lėvizje e sipėr.


Nqs udhėtari, i cili ėshtė nė qėndrim, e ka tė nevojshme t'i bashkojė namazet, nuk ka asnjė problem, lejohet, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem i ka bashkuar namazet nė betejėn e Tebukut, megjithėse nuk ishte nė ecje e sipėr. Po kėshtu vepron i sėmuri: nėse i vjen mė e lehtė qė t'i bashkojė me bashkim tė parakohshėm, e bėn diēka tė tillė; nėse e lehtėson mė shumė qė t'i bashkojė me bashkim tė vonuar, e bėn diēka tė tillė. Nėse nuk ka vėshtirėsi apo mundim qė ia bėn tė nevojshme t'i bashkojė namazet, atėherė e fal ēdo namaz nė kohėn e tij, sepse kjo ėshtė mė e mirė, por megjithatė i lejohet qė t'i bashkojė namazet.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:48
Koha e bashkimit mes dy namazeve dhe koha e namazit tė vitrit

Pyetje: Cila ėshtė koha, nė tė cilėn bashkohen dy namazet? Cila ėshtė koha e namazit tė vitrit?


Pėrgjigje: Bashkimi mes dy namazeve mund tė bėhet nė fillim tė kohės ose nė fund tė tij. Ka hapėsirė tė gjerė nė kėtė aspekt, sepse sheriati na ka treguar se lejohet bashkimi mes dy namazeve nė kohėn e namazit tė parė ose nė kohėn e namazit tė dytė, ose ndėrmjet dy kohėve, sepse dy kohėt janė shndėrruar si njė e vetme pėr atė person qė ka justifikim pėr t'i bashkuar, siē ėshtė musafiri dhe i sėmuri. Lejohet qė tė flitet ndėrmjet dy namazeve tė bashkuara, nėse kjo e folur ėshtė e nevojshme. Koha e namazit tė vitrit fillon qė nga mbarimi i namazit tė jacisė - edhe nėse e fal jacinė tė bashkuar me akshamin, me bashkim tė parakohshėm - dhe mbaron me agimin e sabahut. E lusim Allahun tė na japė ne dhe ju tė kuptuarit e fesė dhe tė na bėjė tė qėndrueshėm nė tė, deri nė Ditėn kur do ta takojmė Atė. Me tė vėrtetė, Ai ėshtė Bujar qė jep shumė.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:48
Bashkimi i namazit, kur udhėtojmė pėr piknik

Pyetje: Ishim njė grup shokėsh qė kishim dalur nė udhėtim dhe mbėrritėm tek vendi qė kishim pėr qėllim, rreth njė orė pas namazit tė akshamit. Unė u kėrkova atyre tė merrnin abdes, qė tė falnim akshamin dhe jacinė, tė bashkuara e tė shkurtuara. Njėri nga vėllezėrit mė tha:"Nuk lejohet tė falemi nė kėtė kohė, por duhet tė presim derisa tė hyjė koha e jacisė, sepse mes dy kohėve tė namazit ka njė interval kohor qė nuk lejohet tė falesh nė tė". Unė i thashė:"Kur i bashkon namazet, mund t'i falėsh nė njėrėn nga tė dy kohėt, dhe se kur del koha e akshamit, hyn menjėherė pas tij koha e jacisė (duke mos pasur boshllėk kohor mes tyre)". Kėrkojmė nga ju, o shejh i nderuar, tė na sqaroni gjykimin e sheriatit nė kėtė ēėshtje. Po ashtu, nė lidhje me kohėn e bashkimit mes drekės dhe ikindisė. Allahu u shpėrbleftė me tė mira.


Pėrgjigje: E vėrteta ėshtė ashtu siē ke thėnė ti, sepse mes kohės sė akshamit dhe kohės sė jacisė nuk ka ndonjė interval kohor, nė tė cilin nuk lejohet tė falesh. Po kėshtu, nė lidhje me drekėn dhe ikindinė, nuk ka mes tyre interval kohor, nė tė cilin ndalohet tė falesh, pėrkundrazi, sapo del koha e njėrit namaz, menjėherė hyn koha e namazit pasardhės, pa pasur ndarje mes tyre. Musafirit dhe tė sėmurit u lejohet t'i bashkojnė dy namaze nė kohėn e njėrit prej tyre, sepse kohėt e kėtyre dy namazeve bėhen si njė e vetme. Nqs musafiri ėshtė nė udhėtim e sipėr dhe e ka filluar udhėtimin para se tė hynte koha e namazit tė parė, mė e mira pėr tė ėshtė qė ta vonojė atė namaz, deri nė kohėn e namazit pasardhės, ashtu qė ti bashkojė bashkim tė vonuar; nėse e fillon udhėtimin pas hyrjes sė kohės sė namazit, atėherė ėshtė e pėlqyeshme qė ta falė namazin pasardhės sė bashku me namazin aktual, me bashkim tė parakohshėm, duke marrė si shembull nė kėtė Profetin salallahu alejhi ve selem.


Pėr sa i pėrket musafirit qė nuk ėshtė nė ecje e sipėr, mė e mira pėr tė ėshtė qė tė mos i bashkojė namazet, por ta falė ēdo namaz nė kohėn e tij, duke e shkurtuar, por pa e bashkuar – kjo, nėse qėndrimi i tij zgjat katėr ditė ose mė pak - sepse Profeti salallahu alejhi ve selem qėndroi nė Mina, nė haxhin e lamtumirės, ditėn e Bajramit dhe dy ditė pas tij nga ditėt e Teshrikut, duke e falur ēdo namaz nė kohėn e tij, pa i bashkuar.


Nėse musafiri e vendos tė qėndrojė mė shumė se katėr ditė, atėherė mė e sigurta pėr tė ėshtė qė ta falė ēdo namaz tė plotė nė kohėn e tij, pa e shkurtuar. Ky ėshtė mendimi i shumicės sė dijetarėve. Allahu na dhėntė sukses tė gjithėve.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:49
Si duhet tė veprojė udhėtari, nėse i qėllon qė ta falė namazin nė njė xhami gjatė rrugės?

Pyetje: Nėse jemi udhėtarė dhe kalojmė pranė njė xhamie nė kohė namazi, psh, nė namaz tė drekės, cila ėshtė mė e pėlqyeshme pėr ne: ta falim namazin me xhematin e xhamisė dhe pastaj ta falim ikindinė tė shkurtuar, apo tė falemi ne udhėtarėt xhemat mė vete? Nėse e falim drekėn me xhematin dhe duam tė bashkojmė me tė ikindinė, a duhet tė ngrihemi pėr t'u falur menjėherė pas selamit, ashtu qė tė jenė namazet tė njėpasnjėshme, apo mund t'i bėjmė dhikret dhe tespihet e pastaj ta falim ikindinė?


Pėrgjigje: Mė e mira ėshtė qė tė faleni xhemat mė vete, qė ta falni namazin tė shkurtuar, sepse Suneti nė lidhje me musafirin ėshtė qė ta shkurtojė namazin katėr rekatėsh, kurse, nėse faleni me vendasit, e keni detyrė qė ta plotėsoni namazin, siē ėshtė vėrtetuar kjo nė Sunet. Nėse doni t'i bashkoni namazet, ėshtė e pėlqyeshme qė ta bėni bashkimin sa mė shpejt, duke zbatuar Sunetin, ashtu siē e qartėsuam nė pėrgjigjen e pyetjes sė mėparshme5, pasi tė bėni tre herė estagfirullah dhe tė thoni: Allahume entes-selamu ue minkes-selamu tebarakte ja dhel xhelali uel ikrami. Nėse ėshtė vetėm njė musafir, atėherė e ka detyrė qė tė falet me xhematin vendas dhe ta plotėsojė namazin, sepse falja me xhemat ėshtė vaxhib (detyrė), kurse shkurtimi i namazit ėshtė mustehab (i pėlqyeshėm), kėshtu qė e ka detyrė t'i japė pėrparėsi kryerjes sė vaxhibit ndaj mustehabit.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:49
Mbėrriti nė aeroport pas namazit tė jacisė dhe akoma nuk ka falur as akshamin dhe as jacinė. A duhet t'i bashkojė dhe t'i shkurtojė?

Pyetje: Unė jam nga qyteti Baha i Arabisė Saudite. Nėse mbėrrij nė aeroportin e Rijadit pas namazit tė jacisė dhe nuk kam falur akoma as akshamin dhe as jacinė, a t'i bashkoj dhe t'i shkurtoj?


Pėrgjigje: Ėshtė e pėlqyeshme qė musafiri gjatė udhėtimit t'i shkurtojė namazet, ndėrsa bashkimi i namazeve ka nevojė pėr sqarim. Nėse ėshtė nė ecje e sipėr, atėherė mė e mira ėshtė qė t'i bashkojė namazet - qoftė bashkim tė parakohshėm apo bashkim tė vonuar, si tė jetė mė e mirė pėr tė, nė varėsi tė gjendjes - sepse Profeti salallahu alejhi ve selem kėshtu ka vepruar. Pra, nėse ishte nė ecje e sipėr, bashkonte mes drekės e ikindisė dhe mes akshamit e jacisė. Profeti salallahu alejhi ve selem, kur nisej nga shtėpia e tij para kohės sė drekės, e vononte namazin e drekės, qė ta bashkonte me ikindinė, me bashkim tė vonuar; nėse nisej pas hyrjes sė kohės sė drekės, atėherė e falte drekėn dhe ikindisė, me bashkim tė parakohshėm. Po kėshtu vepronte me akshamin dhe jacinė: nėse nisej para perėndimit tė diellit, e vononte akshamin, qė ta falte me jacinė, me bashkim tė vonuar; nqs nisej pas perėndimit tė diellit, atėherė e falte akshamin dhe jacinė, me bashkim tė parakohshėm.


Nėse udhėtari nuk ėshtė nė ecje e sipėr, atėherė mė e mira pėr tė ėshtė qė tė mos i bashkojė, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem, nė haxhin e lamtumirės, nuk i bashkonte namazet gjatė kohės qė qėndroi nė Mina. Pėr sa i pėrket atij personit qė ka mbėrritur nė aeroportin e Rijadit dhe akoma nuk e ka falur as akshamin dhe as jacinė, ėshtė e pėlqyeshme pėr tė qė t'i bashkojė kėto dy namaze dhe ta falė jacinė tė shkurtuar, sepse aeroporti ėshtė jashtė qytetit. Nėse ai do qė ta vonojė jacinė, ashtu qė ta falė me njerėzit nė xhami, tė plotė, pa e shkurtuar, nuk ka problem, lejohet diēka e tillė. Allahu ėshtė qė jep sukses.

5. Kjo fetva do vijė mė vonė nė renditjen e kėtij libėrthi.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:50
A i lejohet mysafirit, i cili do nisej pasi kishte hyrė koha e drekės dhe para se tė hynte koha e ikindisė, qė t'i bashkojė kėto dy namaze nė kohėn e drekės?

Pyetje: Njė person vendosi qė tė nisej pas hyrjes sė kohės sė drekės dhe para se tė hynte koha e ikindisė. A i lejohet qė tė bashkojė mes drekės dhe ikindisė, nė kohėn e drekės?


Pėrgjigje: Nuk i lejohet bashkimi mes dy namazeve, derisa tė dalė jashtė ndėrtesave tė vendbanimit tė tij (fshat qoftė apo qytet) dhe tė jetė nė shkretėtirė (ose hapėsirė jashtė qytetit), sepse Profeti salallahu alejhi ve selem, nė haxhin e lamtumirės, e fali drekėn nė Medine me katėr rekate, pastaj u nis dhe e fali ikindinė dy rekate nė Dhul Hulejfeh6. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:50
Musafiri, i cili ėshtė vetėm, e ka detyrė tė falet me imamin nė xhami dhe ta plotėsojė namazin

Pyetje: Nėse jam musafir dhe qėndroj atje ku kam udhėtuar disa ditė, tre ose katėr, mė pak ose mė shumė, dhe hyj nė xhami nė kohė tė drekės dhe i fal me xhematin katėr rekate, pastaj ngrihem vetėm dhe e fal ikindinė tė shkurtuar, a ėshtė i saktė veprimi im? A mė lejohet mua, si musafir qė jam, qė t'i bashkoj dhe t'i shkurtoj namazet nė banesėn ku unė qėndroj, duke ditur se unė jam nė qendėr tė njė qyteti me xhamia tė shumta dhe e dėgjoj ezanin?


Pėrgjigje: Nėse musafiri e vendos qė tė qėndrojė diku mė shumė se katėr ditė, e ka detyrė t'i plotėsojė namazet, sipas mendimit tė shumicės sė dijetarėve, ndėrsa, nqs do rrijė mė pak se katėr ditė, mė e mira ėshtė qė t'i shkurtojė namazet, por, nqs i plotėson, nuk ka problem, lejohet. Nėse ėshtė vetėm, nuk e shkurton namazin, por e ka detyrė qė tė falet me xhematin nė xhami dhe e plotėson namazin si xhemati, duke u bazuar nė argumentet, tė cilat e bėjnė detyrė faljen e namazit me xhemat, si dhe nė hadithin e saktė, qė transmetohet nė Musnedin e imam Ahmedit dhe Sahihun e Muslimit, nga Ibn Abasi, i cili tha se Suneti nė lidhje me mysafirin, i cili falet pas imamit vendas, ėshtė qė tė falė katėr rekate, si imami. Gjithashtu, duke u bazuar nė pėrgjithėsimin e hadithit:"Imami ėshtė bėrė qė tė pasohet, prandaj mos e kundėrshtoni atė (duke i paraprirė nė veprime apo duke u vonuar shumė pas tij)". (Mutefekun alejhi)

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:51
Udhėtari, i cili ėshtė vetėm, e ka detyrė tė falet me xhematin e muslimanėve dhe ta plotėsojė namazin

Pyetje: A i lejohet udhėtarit qė ka ardhur pėr Umre, qė ta bashkojė drekėn me ikindinė dhe t'i shkurtojė, duke pasur parasysh se ai do qėndrojė nė Meke dy ose tre ditė dhe banon nė njė hotel shumė pranė Qabes?


Pėrgjigje: Nuk i lejohet mysafirit, i cili ėshtė vetėm, qė ta shkurtojė namazin, pėrkundrazi, e ka detyrė tė falet me xhematin e muslimanėve dhe ta plotėsojė namazin, sepse shkurtimi i namazit ėshtė mustehab (e pėlqyeshme), kurse falja me xhemat ėshtė vaxhib (detyrė). Por, nėse janė mė shumė se njė udhėtar, lejohet qė ta falin namazin tė shkurtuar, nqs qėndrimi i tyre zgjat katėr ditė ose mė pak.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:51
Ēfarė ėshtė mė e mira pėr musafirin: t'i shkurtojė namazet pa i bashkuar, apo t'i bashkojė dhe t'i shkurtojė?

Pyetje: Disa njerėzve u ėshtė krijuar ideja se shkurtimi dhe bashkimi i namazit janė dy gjėra tė pandashme nga njėra tjetra, dmth nuk mund tė ketė bashkim pa shkurtim dhe nuk ka shkurtim pa bashkim. Cili ėshtė mendimi juaj nė lidhje me kėtė?

6. Vend rreth 10 km. larg Medines.
Pėrgjigje: Atij mysafiri qė Allahu ia ka ligjėruar shkurtimin e namazit, po ashtu, ia ka lejuar dhe bashkimin, por nuk janė dy gjėra tė pandashme nga njėra tjetra, mund t'i shkurtojė namazet pa i bashkuar. Mos-bashkimi mes namazeve ėshtė mė i mirė nėse musafiri nuk ėshtė nė ecje e sipėr, siē veproi Profeti salallahu alejhi ve selem nė Mina, nė haxhin e lamtumirės, ku i shkurtonte namazet pa i bashkuar. Profeti salallahu alejhi ve selem i shkurtoi dhe i bashkoi namazet nė betejėn e Tebukut (megjithėse nuk ishte nė ecje e sipėr), gjė e cila tregon se tė dyja lejohen.


Profeti salallahu alejhi ve selem, kur ishte nė ecje e sipėr, i shkurtonte dhe i bashkonte namazet. Ēėshtja e bashkimit tė namazeve ėshtė mė e gjerė sesa shkurtimi, sepse bashkimi i lejohet tė sėmurit dhe u lejohet muslimanėve vendas nėpėr xhamia nė rast shiu, apo kur ka rrezik rrėshqitjeje (nga lluca apo akulli). Pra, u lejohet qė tė bashkojnė mes akshamit e jacisė dhe mes drekės e ikindisė, por nuk u lejohet shkurtimi, sepse shkurtimi i namazit ėshtė i veēantė vetėm pėr udhėtarin. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:52
Shkurtimi dhe bashkimi i namazeve pėr atė person qė e ka zėnė koha e namazit nė vendin e tij pa u nisur akoma

Pyetje: Nėse hyn koha e namazit duke qenė personi akoma nė vendin e tij, pastaj niset para se ta falė atė namaz, a i lejohet shkurtimi dhe bashkimi? Po nėse i fal drekėn dhe ikindinė tė shkurtuara dhe tė bashkuara nė udhėtim, pastaj mbėrrin nė vendin e tij nė kohė tė ikindisė, a janė tė sakta namazet e tij qė i ka falur nė udhėtim, duke pasur parasysh se ai e dinte qė do mbėrrinte nė vendin e tij nė kohėn e namazit tė dytė?


Pėrgjigje: Nėse koha e namazit e zė musafirin duke qenė akoma nė vendin e tij, pastaj ai niset pa e falur namazin, i lejohet qė t'i shkurtojė namazet, pasi tė dalė jashtė banesave tė qytetit, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje, i cili, njėkohėsisht, ėshtė edhe mendimi i shumicės sė dijetarėve.


Nėse i shkurton dhe i bashkon nė udhėtim, pastaj mbėrrin nė vendin e tij, para se tė hyjė koha e namazit tė dytė ose pasi ka hyrė, nuk ka pėrse ta pėrsėrisė namazin, sepse e ka kryer atė nė pėrputhje me sheriatin. Por, nėse do qė ta falė namazin e dytė me njerėzit nė xhami, kjo do tė jetė nafile pėr tė. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:52
Bashkimi i namazit tė akshamit dhe jacisė nė qytete, pėr shkak tė shiut

Pyetje: Ēfarė mendimi ka hirėsia juaj nė lidhje me bashkimin mes akshamit dhe jacisė, pėr shkak tė shiut, nė kohėn e sotme, nė qytete, kur dihet se rrugėt janė tė shtruara e tė asfaltuara, me trotuare dhe tė ndriēuara, duke bėrė qė tė mos ketė vėshtirėsi apo llucė?


Pėrgjigje: Lejohet bashkimi mes akshamit e jacisė dhe mes drekės e ikindisė, pėr shkak tė shiut, nqs ai i sjell vėshtirėsi njerėzve nėse dalin pėr nė xhami. I njėjti gjykim ėshtė nėse ka llucė dhe baltė, nė tė cilėn mund tė rrėshqasin njerėzit ose nėse rrjedh uji nėpėr rrugė dhe tregje, sepse kjo u sjell vėshtirėsi njerėzve. Ky ėshtė mendimi mė i saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje. Argumenti i kėsaj ėshtė hadithi i transmetuar nė dy Sahihet nga Ibn Abbasi se Profeti salallahu alejhi ve selem ka bashkuar nė Medine mes namazit tė drekės e ikindisė dhe mes namazit tė akshamit e jacisė7. Muslimi ka transmetuar njė shtojcė nė transmetimin e tij, ku thuhet: E bėri kėtė pa ekzistuar ndonjė frikė apo shi, apo udhėtim8.

7. Transmeton Buhariu 1/137 dhe Muslimi me nr.705.
8. Transmeton Muslimi me nr.705.
Ky hadith tregon se tek sahabet dihej se frika dhe shiu janė arsye justifikuese qė e bėjnė tė lejueshme bashkimin e namazit njėsoj si udhėtimi, por nė kėto raste nuk lejohet shkurtimi, sepse xhemati janė vendas dhe jo udhėtarė, dhe shkurtimi ėshtė i lejuar vetėm nė udhėtim, prandaj atyre u lejohet vetėm bashkimi. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:53
Kriteri me tė cilin pėrcaktojmė bashkimin mes dy namazeve nė kohė shiu.

Pyetje: Cili ėshtė kriteri, nė bazė tė sė cilit arrijmė ta pėrcaktojmė se kur mund tė bashkojmė mes dy namazeve, pėr shkak tė shiut?


Pėrgjigje: Nėse ekziston arsyeja justifikuese, atėherė lejohet bashkimi mes dy namazeve: mes drekės dhe ikindisė apo mes akshamit dhe jacisė. Arsye justifikuese pėr bashkim mund tė jetė: sėmundja, udhėtimi, si dhe shiu i madh, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje. Disa dijetarė e konsiderojnė tė ndaluar bashkimin mes drekės dhe ikindisė, pėr shkak tė shiut qė sjell vėshtirėsi ose llucės, nė tė cilėn mund tė rrėshqasin njerėzit, nėse je vendas, brenda nė qytet. E sakta nė kėtė ēėshtje ėshtė se lejohet bashkimi mes akshamit dhe jacisė apo mes drekės dhe ikindisė nėse shiu ėshtė i rrėmbyeshėm apo ka llucė qė mund tė shkaktojė rrėshqitje, sepse kėto u sjellin vėshtirėsi njerėzve. Lejohet qė t'i bashkojnė me bashkim tė parakohshėm – qoftė nė fillim tė kohės apo edhe mė vonė. I rėndėsishėm ėshtė fakti qė, nqs shiu u sjell vėshtirėsi, atėherė u lejohet bashkimi. Psh, janė brenda nė xhami dhe filloi tė binte shi i madh, duke e bėrė tė vėshtirė ecjen nėpėr rrugė e tregje – pėr shkak tė ujit dhe baltės -, atėherė i bashkojnė namazet pa asnjė lloj problemi. Por, nėse nuk duan t'i bashkojnė, u lejohet qė ta falin namazin nė shtėpitė e tyre, pėr shkak tė shiut dhe baltės.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:53
Nuk lejohet bashkimi mes dy namazeve, veēse me arsye justifikuese, tė vėrtetuar me sheriat.

Pyetje: Nė ditėt e kaluara, disa imamė tė xhamive bashkuan mes akshamit e jacisė, sepse ra njė shi i lehtė, i cili nuk sillte asnjė lloj mundimi. Cili ėshtė gjykimi pėr kėtė veprim dhe a ėshtė i saktė namazi i tyre apo duhet ta pėrsėrisin atė?


Pėrgjigje: Nuk lejohet bashkimi mes dy namazeve, veēse me arsye justifikuese, tė pranuar me sheriat, siē ėshtė udhėtimi, sėmundja apo shiu, i cili t'i qullė rrobat dhe tė sjellė ndonjė lloj vėshtirėsie, duke krijuar llucė nėpėr rrugė, etj. Ndėrsa, kush bashkon mes akshamit dhe jacisė apo mes drekės dhe ikindisė pa arsye, ka kryer njė vepėr qė nuk lejohet dhe e ka detyrė ta pėrsėrisė atė namaz qė e ka falur para kohe, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė:"Kush punon njė vepėr, e cila bie nė kundėrshtim me fenė tonė, ajo vepėr ėshtė e refuzuar" (Transmeton Muslimi (me nr.1718), dhe nė dy Sahihet, nga Aishja, nga Profeti salallahu alejhi ve selem se ai ka thėnė:"Kush shpik nė fenė tonė ēfarė nuk ėshtė prej saj, ajo ėshtė e refuzuar"9. Nė bazė tė kėsaj qė thamė, bėhet e ditur se ēdo musliman e ka detyrė qė t'i kushtojė kujdes dhe rėndėsi ibadeteve tė tij, ashtu qė tė jenė nė pėrputhje me sheriatin dhe t'i largohet gjėrave qė bien nė kundėrshtim me tė. Allahu u dhėntė sukses tė gjithė muslimanėve, qė t'i pėrmbahen fesė dhe ta kuptojnė atė.

9. Transmeton Buhari 3/167 dhe Muslimi me nr.1718.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:54
A ėshtė nijeti kusht pėr lejimin e bashkimit?

Pyetje: A ėshtė nijeti kusht pėr lejimin e bashkimit? Sepse shpesh herė falet akshami pa pasur xhemati nijet pėr bashkim dhe pas namazit konsultohen mes tyre dhe e vendosin ta bashkojnė me jacinė dhe falen.


Pėrgjigje: Dijetarėt kanė rėnė nė mospajtim mes tyre nė kėtė ēėshtje, por mendimi mė i saktė ėshtė se nijeti pėr bashkim nuk ėshtė kusht qė tė ekzistojė qė nė faljen e namazit tė parė, pėrkundrazi, lejohet qė ta bashkojnė edhe nėse e vendosin pas faljes sė namazit tė parė, kuptohet, nėse ekziston arsyeja qė e bėn tė lejuar bashkimin, siē ėshtė frika, sėmundja apo shiu.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:55
A ėshtė kusht pėr bashkimin e namazeve qė tė falen tė njėpasnjėshme?

Pyetje: Ndodh qė ata, tė cilėt i bashkojnė namazet, vonohen pak nė faljen e namazit tė dytė, duke bėrė qė tė ketė njė lloj shkėputjeje nė mes dy namazeve. Cili ėshtė gjykimi pėr kėtė? Pra, a ėshtė kusht qė namazet tė falen tė njėpasnjėshme?


Pėrgjigje: Nėse ėshtė bashkim i parakohshėm, atėherė ėshtė detyrė qė namazet tė falen tė njėpasnjėshme (sapo mbaron tė parin, fillon tė dytin) dhe nuk ka problem nėse shkėputen nga njėra tjetra pėr njė kohė shumė tė shkurtėr, sepse kjo ėshtė saktėsuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem dhe ai ėshtė qė ka thėnė:"Faluni ashtu siē mė keni parė mua duke u falur"10. Gjithashtu, mendimi mė i saktė ėshtė se nijeti nuk ėshtė kusht pėr bashkimin e namazeve, siē e sqaruam nė pėrgjigjen e pyetjes sė mėparshme. Ndėrsa, nqs ėshtė bashkim i vonuar, atėherė ēėshtja ka hapėsirė mė tė gjerė, sepse namazi i dytė ėshtė brenda kohės sė tij, por, megjithatė, mė e mira ėshtė qė t'i falė namazet tė njėpasnjėshme, duke marrė si shembull Profetin salallahu alejhi ve selem nė kėtė gjė. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:55
Gjykimi i bashkimit tė tė gjitha namazeve sė bashku, nė fund tė ditės

Pyetje: A i lejohet muslimanit, i cili ėshtė udhėtar nė njė udhėtim tė gjatė, qė t'i bashkojė tė gjitha namazet nė fund tė ditės?


Pėrgjigje: Kjo ėshtė diēka shumė e shėmtuar, gjynah i madh dhe askush nga dijetarėt nuk e ka thėnė kėtė. Ajo qė i lejohet musafirit ėshtė qė tė bashkojė mes drekės dhe ikindisė, nė kohėn e njėrės prej tyre, deri para zbehjes sė diellit (rėnia e tė kuqėrremtės nė horizont, para perėndimit tė diellit) si dhe tė bashkojė mes akshamit dhe jacisė, nė kohėn e njėrės prej tyre, deri para mesit tė natės. Kurse, namazi i sabahut nuk bashkohet me asnjė, por duhet tė falet gjithmonė nė kohėn e tij tė caktuar, deri para lindjes sė diellit, si nė qėndrim ashtu, edhe nė udhėtim. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:56
Shkurtimi dhe bashkimi i namazit pėr udhėtarin qė ndodhet brenda qytetit ku ka udhėtuar

Pyetje: Ne jemi tre persona qė kemi udhėtuar nga qyteti i Rijadit pėr nė Kasim, pėr tė kaluar atje ditėn e enjte dhe tė premte. A t'i shkurtojmė dhe t'i bashkojmė namazet dhe a e kemi detyrė ta falim namazin me xhemat nė xhami?


Pėrgjigje: Ėshtė e pėlqyeshme qė ta shkurtoni namazin katėr rekatėsh, ndėrsa sabahu dhe akshami nuk shkurtohen. Nuk e keni detyrė ta falni namazin nė xhami me vendasit, por nėse faleni me ta, atėherė do e falni namazin tė plotė, katėr rekatė, sepse ėshtė vėrtetuar nė Sunetin e saktė nga Profeti salallahu alejhi ve selem se mysafiri, nqs falet pas vendasit, duhet ta plotėsojė namazin. Kurse, namazin e sabahut dhe tė akshamit duhet ta falni nė xhami me vendasit, duke u bazuar nė pėrgjithėsimin e fjalės sė Profetit salallahu alejhi ve selem:"Kush e dėgjon ezanin dhe nuk vjen (pėr t'u falur nė xhami me xhematin), nuk ka namaz pėr atė person, pėrveē nėse ka arsye justifikuese".11

10. Transmeton Buhariu 1/155.
11. Transmeton Ibn Maxheh me nr.793, Darakutni me nr.4, Ibn Hibani dhe Hakimi, dhe zinxhiri i kėtij hadithi ėshtė sipas kushtit tė Muslimit.
Po ashtu, fjala e Profetit salallahu alejhi ve selem, kur Ibn Umi Mektumi e pyeti:"O i Dėrguari i Allahut, nuk kam dikė qė tė mė sjellė nė xhami, a kam leje qė tė falem nė shtėpinė time?" Profeti salallahu alejhi ve selem tha:"A e dėgjon thirrjen (ezanin)" Tha:"Po". Tha:"Atėherė, pėrgjigju thirrjes". (Transmeton Muslimi, nė Sahihun e tij me nr.653)


U lejohet qė tė bashkoni mes dy namazeve: drekės dhe ikindisė, si dhe mes akshamit dhe jacisė, sepse jeni udhėtarė, por mė e mira ėshtė qė tė mos i bashkoni, sepse nuk jeni nė ecje e sipėr. Nėse faleni me xhematin nė xhami, kjo do jetė mė e mirė dhe me mė shumė shpėrblim. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:57
Personi qė mbėrrin tek qyteti qė kishte pėr qėllim duhet tė falet me njerėzit dhe ta plotėsojė namazin

Pyetje: Nėse njė person udhėton pėr nė qytetin e Xhides, a i lejohet qė t'i shkurtojė namazet apo patjetėr duhet tė falet me xhematin nė xhami?


Pėrgjigje: Gjatė rrugės, e shkurton namazin, pa asnjė problem, ndėrsa, kur tė arrijė nė qytet, mos tė falet i vetėm, por duhet tė falet me njerėzit nė xhami dhe e plotėson namazin. Kurse, gjatė rrugės, edhe nėse ėshtė i vetėm, falet dhe e shkurton namazin katėr rekatėsh nė dy rekate.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:57
Musafiri ka tė drejtė ta falė namazin si udhėtar, pasi tė shkėputet nga vendbanimi i tij dhe t'i lerė pas shpine ndėrtesat e fundit tė vendbanimit (fshat qoftė apo qytet)

Pyetje: Ēfarė gjykimi ka pėr atė person qė udhėton pas hyrjes sė kohės sė drekės dhe pasi ka udhėtuar 10 km., ndaloi qė tė falet? A e shkurton namazin apo e fal tė plotė?


Pėrgjigje: Shumica e dijetarėve janė tė mendimit se i lejohet musafirit qė ta falė namazin si udhėtar sapo tė shkėputet nga vendbanimi i tij (fshat apo qytet), sepse Profeti salallahu alejhi ve selem nuk i shkurtonte namazet nė udhėtimet e tij, veēse pasi tė shkėputej nga Medineja. Atėherė, falte dy rekatė, sepse ajo qė merret nė konsideratė ėshtė gjendja e personit nė kohėn e kryerjes sė veprimit. Psh, nėse thėrritet ezani i drekės ose i ikindisė dhe musafiri niset pėr udhėtim, i lejohet qė ta shkurtojė namazin pasi tė dalė jashtė banesave tė vendbanimit, sepse nuk merret nė konsideratė gjendja nė kohėn e nisjes, por gjendja e tij nė kohėn e kryerjes sė veprimit, dhe duke qenė se ai ėshtė udhėtar, i lejohet shkurtimi.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:58
Nėse udhėton diku ku ka njė tė afėrm dhe distanca ėshtė largėsi udhėtimi, konsiderohet udhėtar

Pyetje: Njė person u nis pėr tė udhėtuar nga Rijadi pėr nė Meke, dhe gjatė rrugės ndaloi nė Kasim, tek disa tė afėrmit e tij, dhe qėndroi aty dy ditė. A konsiderohet udhėtar nė kėtė rast?


Pėrgjigje: Po, ky person konsiderohet udhėtar, pėr sa kohė qė nuk ėshtė nė vendbanimin e tij, edhe pse mund tė ketė atje ndonjė tė afėrm, si psh vėlla ose motėr, etj., por nuk falet vetėm, pėrkundrazi, duhet tė falet me xhematin dhe e plotėson namazin me ta, sepse ėshtė detyrė tė falet namazi me xhemat. Ndėrsa, nqs ka me vete persona tė tjerė udhėtarė - qoftė njė apo mė shumė - atėherė u lejohet tė falen, duke shkurtuar namazin, por u lejohet edhe qė tė falen me xhematin nė xhami, duke e plotėsuar namazin. Nėse e vendos qė tė qėndrojė mė shumė se katėr ditė, atėherė e ka detyrė ta falė tė plotė namazin katėr rekatėsh, qoftė vetėm njė person apo mė shumė.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:58
Njė musafir, pasi fali namazin e xhumasė me xhematin, u ngrit dhe bashkoi me tė ikindinė

Pyetje: Udhėtova drejt Mekes, pėr tė kryer Umre, dhe mė zuri namazi i xhumasė nė rrugė, pranė njė qyteti. Pasi fala xhumanė me muslimanėt nė xhaminė kryesore tė atij qyteti, bėra ikamet dhe fala ikindisė, duke u bazuar nė faktin qė jam udhėtar. A ėshtė e lejuar kjo qė unė kam bėrė?


Pėrgjigje: Nuk ka asnjė argument me aq sa dimė qė e bėn tė lejuar bashkimin e ikindisė me namazin e xhumasė. Kjo gjė nuk ėshtė transmetuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem e as nga ndonjė sahabij, prandaj ėshtė detyrė qė tė mos veprohet ky lloj veprimi. Kush e ka bėrė diēka tė tillė, e ka detyrė qė ta pėrsėrisė namazin e ikindisė, kur t'i hyjė koha. Allahu i dhėntė sukses tė gjithėve.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:59
Nėse musafiri e fal namazin e xhumasė me vendasit, a mund tė falė pas saj ikindinė tė bashkuar?

Pyetje: A i lejohet musafirit qė, pasi ta falė namazin e xhumasė me vendasit, ta falė dhe ikindinė menjėherė pas saj?


Pėrgjigje: Nuk i lejohet kjo gjė, sepse namazi i xhumasė nuk bashkohet me asgjė tjetėr dhe e ka detyrė qė ta falė ikindinė nė kohėn e saj. Ndėrsa, nqs musafiri nuk e fal xhumanė me vendasit, por fal namazin e drekės, atėherė s'ka problem qė ta bashkojė me ikindisė, sepse musafiri nuk e ka detyrė namazin e xhumasė dhe sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka bashkuar drekėn me ikindinė nė Arafat, nė haxhin e lamtumirės, me njė ezan dhe dy ikamete, pra, nuk fali namaz xhumaje (megjithėse ishte e premte). Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 18:59
Nėse musafiri e fal namazin e xhumasė me vendasit, a mund tė falė pas saj ikindinė tė bashkuar?

Pyetje: A i lejohet musafirit qė, pasi ta falė namazin e xhumasė me vendasit, ta falė dhe ikindinė menjėherė pas saj?


Pėrgjigje: Nuk i lejohet kjo gjė, sepse namazi i xhumasė nuk bashkohet me asgjė tjetėr dhe e ka detyrė qė ta falė ikindinė nė kohėn e saj. Ndėrsa, nqs musafiri nuk e fal xhumanė me vendasit, por fal namazin e drekės, atėherė s'ka problem qė ta bashkojė me ikindisė, sepse musafiri nuk e ka detyrė namazin e xhumasė dhe sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka bashkuar drekėn me ikindinė nė Arafat, nė haxhin e lamtumirės, me njė ezan dhe dy ikamete, pra, nuk fali namaz xhumaje (megjithėse ishte e premte). Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:00
Namazi i ikindisė nuk mund tė bashkohet me namazin e xhumasė, as nė udhėtim e as nė qėndrim

Pyetje: Kam falur namazin e xhumasė nė xhaminė e Profetit salallahu alejhi ve selem dhe e kisha bėrė nijet qė ta bashkoja me ikindisė, duke u nisur nga fakti qė jam udhėtar. Sapo u mata tė bėja tekbir pėr tė filluar ikindinė, muezini lajmėroi se do falej namaz xhenazeje. E fala namazin e xhenazes me xhematin, pastaj fala ikindinė tė shkurtuar. A kam vepruar saktė? Nqs jo, si duhej tė kisha vepruar? Mė jepni pėrgjigje, Allahu ju shpėrbleftė me tė mira dhe ua zgjatė jetėn nė bindje ndaj Tij.


Pėrgjigje: Namazi i ikindisė nuk bashkohet me namazin e xhumasė, as nė udhėtim e as nė qėndrim, sipas mendimit mė tė saktė nga dy mendimet qė kanė dijetarėt nė kėtė ēėshtje. E ke detyrė qė ta pėrsėrisėsh namazin, sepse e ke falur para se t'i hynte koha dhe nė njė formė tė palejuar bashkimi. Kurse, pėr sa i pėrket ndarjes mes dy namazeve tė bashkuara sa pėr tė falur namaz xhenazeje, nuk ka problem, ngase ėshtė e pėlqyeshme tė shpejtohet xhenazeja pėr t'u varrosur sa mė parė, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem ka thėnė:"Shpejtoni me xhenazen, sepse, nėse ėshtė e mirė, po e ēoni drejt mirėsisė; nėse nuk ėshtė i tillė, atėherė i lironi supet tuaja sa mė shpejt nga ajo e keqe" (Mutefekun alejhi12). Ndarja qė ndodh me faljen e namazit tė xhenazesė mes dy namazeve qė do bashkohen, ėshtė diēka e shkurtėr, qė nuk e pengon bashkimin mes dy namazeve, qoftė edhe sipas atij mendimi tė dijetarėve qė e bėjnė kusht njėpasnjėshmėrinė nė faljen e dy namazeve tė bashkuara. Allahu ėshtė qė jep sukses.

12. Buhariu 2/87, 88 dhe Muslimi me nr.944.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:00
Bashkimi mes xhumasė dhe ikindisė, nėse bie shi i madh

Pyetje: O shejhu i nderuar, ndodhi njė debat mes disa vėllezėrve nė lidhje me bashkimin mes xhumasė dhe ikindisė, nėse bie shi i madh qė shkakton vėshtirėsi dhe mundim. Dėshirojmė tė na jepni fetva rreth kėsaj.


Pėrgjigje: Nuk lejohet bashkimi mes namazit tė xhumasė dhe ikindisė, as pėr shkak tė shiut e as pėr ndonjė shkak tjetėr, sepse diēka e tillė nuk ėshtė transmetuar nga Profeti salallahu alejhi ve selem e as nga ndonjė sahabij, me aq sa dimė, dhe sepse namazi i xhumasė nuk krahasohet me drekėn, ngaqė e xhumaja ėshtė ibadet mė vete dhe, siē dihet, ibadetet bazohen mbi argumente tė transmetuara, ndaj nuk lejohet shpikja me logjikė e diēkaje nė ibadete. Allahu u dhėntė sukses tė gjithėve pėr tė kuptuar fenė dhe pėr t'iu pėrmbajtur asaj. Me tė vėrtetė, Ai ėshtė Afėr dhe Dėgjues.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:00
Gjykimi i bashkimit tė namazeve pėr vendasin

Pyetje: Cili ėshtė gjykimi i Allahut dhe tė Dėrguarit tė Tij pėr njė grup njerėzish, tė cilėt e bashkojnė drekėn me ikindinė dhe akshamin me jacinė, nė mėnyrė tė vazhdueshme, megjithėse janė vendas?


Pėrgjigje: Hadithet e sakta, tė transmetuara nga Profeti salallahu alejhi ve selem - nga fjalėt dhe nga veprat e tij - na kanė treguar se ėshtė detyrė qė tė falen pesė namazet, secili nė kohėn e tij dhe se nuk lejohet qė tė bashkohet mes drekės dhe ikindisė apo mes akshamit dhe jacisė, pėrveēse nėse ekziston ndonjė arsye justifikuese pėr diēka tė tillė, si sėmundja, udhėtimi, shiu, e situata tė ngjashme, nė tė cilat ėshtė e vėshtirė ardhja nė xhami pėr ēdo namaz (bėhet fjalė pėr katėr namazet e lartpėrmendura). Xhibrili salallahu alejhi ve selem ia mėsoi Profetit salallahu alejhi ve selem kohėt e pesė namazeve, duke u falur me tė nė ditėn e parė, nė fillim tė kohės sė ēdo namazi, dhe u fal me tė nė ditėn e dytė, nė fund tė kohės sė ēdo namazi, dhe, pasi qė falėn drekėn nė dy skajet e kohės sė saj, i tha:"Namazi falet ndėrmjet kėtyre dy kohėve". Tė njėjtėn gjė i tha pas ēdo namazi qė falėn.


Ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem u pyet pėr kohėt e namazeve dhe iu pėrgjigj pyetėsit me veprime, duke i falur tė pesė namazet nė fillim tė kohės sė ēdo namazi, nė ditėn e parė pasuese tė asaj pyetjeje, ndėrsa, nė ditėn e dytė, i fali tė pesė namazet nė fund tė kohės sė ēdo namazi, pastaj tha:"Namazi falet ndėrmjet kėtyre dy kohėve"13. Pėr sa i pėrket hadithit qė ėshtė transmetuar nė dy Sahihet, se Profeti salallahu alejhi ve selem fali nė Medine tetė (rekate) tė bashkuara dhe shtatė (rekate) tė bashkuara14, nė transmetimin e Muslimit bėhet e qartė se qėllimi ėshtė: bashkimi mes drekės dhe ikindisė dhe bashkimi mes akshamit dhe jacisė. Nė transmetimin e Muslimit thuhet:"E bėri kėtė, megjithėse nuk kishte ndonjė arsye frike apo shiu"15, dhe nė njė transmetim tjetėr:"Pa pasur shkak frike apo udhėtim".16 Pėrgjigje ndaj kėsaj ėshtė tė themi ashtu siē tha Ibn Abasi, kur u pyet pėr kėtė:"Nuk donte qė t'ia vėshtirėsonte umetit tė tij". Ky bashkim qė bėri Profeti salallahu alejhi ve selem nė Medine, mes drekės dhe ikindisė si dhe mes akshamit dhe jacisė, mund tė ketė qenė pėr ndonjė shkak apo arsye qė e bėnte tė nevojshme lehtėsimin ndaj sahabėve nė atė ditė. Ndoshta, kishte rėnė ndonjė sėmundje e pėrgjithshme (epidemi) ose kishte llucė dhe baltė, ose ndonjė gjė tjetėr, e cila u sillte vėshtirėsi sahabėve nė atė ditė.

13. Transmeton Ahmedi, vėll.3/30; Taberani, nė el-Kebir, me nr.5443; Tahaui, nė Sherhu meanil athar, vėll.1/147
14. Transmeton Buhariu, vėll.1/137 dhe 2/53, dhe Muslim nr.705,55.
15. Transmeton Muslimi me nr.705,54.
16. Transmeton Muslimi me nr.705,50.
Disa dijetarė kanė thėnė: Ky lloj bashkimi ka qenė bashkim vetėm nė pamje tė jashtme, dmth, e ka falur drekėn nė fund fare tė kohės sė saj dhe e ka falur ikindinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Po ashtu ka vepruar me akshamin, duke e falur nė fund fare tė kohės sė tij dhe e ka falur jacinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Sheukani ka thėnė nė librin e tij Nejlul Eutar se imam Nesaiu e ka transmetuar kėtė mendim nga Ibn Abasi, transmetuesi i hadithit. Ky mendim ngelet si alternativė e mundshme nė shpjegimin e kėtij hadithi. Ibn Abasi nuk e ka cekur faktin qė Profeti salallahu alejhi ve selem ta ketė pėrsėritur kėtė veprim herė tjetėr, por ajo qė kuptohet qartė nga transmetimi ėshtė se ka ndodhur vetėm njė herė tė vetme.


Imam Ebu Isa Tirmidhiu ka thėnė - pėrafėrsisht kuptimi i fjalės sė tij:"Nuk ka hadith nė librin e tij pėr tė cilin tė kenė rėnė dakord tė gjithė dijetarėt se nuk punohet me atė hadith, pėrveē kėtij hadithi dhe hadithit qė flet pėr vrasjen e pirėsit tė alkoolit, nėse sillet pėr herė tė katėrt, qė t'i zbatohet dėnimi".


Pra, qėllimi i Tirmidhiut ėshtė se dijetarėt kanė rėnė dakord qė nuk lejohet tė bashkohen dy namaze, veēse me arsye tė justifikuar me sheriat dhe se dijetarėt kanė rėnė dakord qė bashkimi i Profetit salallahu alejhi ve selem, i pėrmendur nė kėtė hadith, ka qenė me arsye, duke bėrė kėshtu pėrputhje mes kėtij hadithi dhe haditheve tė tjera tė shumta dhe tė sakta, qė tregojnė se Profeti salallahu alejhi ve selem e falte ēdo namaz nė kohėn e tij dhe se nuk bashkonte mes dy namazeve, veēse nėse kishte arsye pėr diēka tė tillė. Kėshtu kanė vepruar halifet e drejtė pas tij dhe tė gjithė sahabėt, si dhe dijetarėt pas tyre, tė gjithė ndoqėn kėtė rrugė dhe e konsideruan tė ndaluar bashkimin, veē nėse ka arsye. Autori i librit Nejlul Eutar ka pėrmendur njė grup dijetarėsh qė e konsiderojnė tė lejuar bashkimin pa arsye, nėse kjo ndodh rrallė dhe nuk bėhet zakon, por ky mendim ėshtė i refuzuar nė bazė tė argumenteve tė mėparshme dhe ixhmaut tė dijetarėve qė kanė qenė para tyre. Duke u bazuar nė ēfarė thamė, i bėhet e qartė pyetėsit se ky hadith nuk bie aspak nė kundėrshtim me hadithet e tjera tė sakta, qė tregojnė qartė ndalimin e bashkimit mes dy namazeve pa patur arsye tė vėrtetuar me sheriat. Pra, ky hadith kuptohet nė atė mėnyrė qė e bėn tė pėrputhet me hadithet e tjera dhe nuk i kundėrshton ato, sepse sunetet e transmetuara nga Profeti salallahu alejhi ve selem – fjalė qofshin apo vepra - vėrtetojnė njėra tjetrėn dhe sqarojnė (komentojnė) njėra tjetrėn. Ai Sunet qė diku transmetohet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, kuptohet sipas atij transmetimi nė tė cilin ėshtė pėrmendur i detajuar (me hollėsi). Po ashtu, nėse transmetohet njė sunet nė mėnyrė tė pėrgjithshme, pastaj pėrjashtohet njė rast i veēantė nga ky rregull i pėrgjithshėm. E njėjta gjė thuhet edhe pėr librin e Allahut: ajetet e tij vėrtetojnė njėri-tjetrin dhe sqarojnė njėri-tjetrin. Allahu i Lartėsuar ka thėnė:"Elif Lam Ra. Ky ėshtė Libėr, ajetet e tė cilit janė pėrsosur dhe pastaj janė shpjeguar me imtėsi nga mė i Urti, nga i Mirinformuari nė hollėsi pėr ēdo gjė" (Hud 1) dhe:"Allahu zbriti fjalėn mė tė mirė, njė Libėr, ajetet e tė cilit i ngjasojnė njėri- tjetrit nė mirėsi dhe vėrtetėsi, tė pėrsėritura herė pas here" (Zumer 23). Dmth, ashtu siē ėshtė i pėrsosur dhe i sqaruar, po ashtu ka ajete tė ngjashme, ajete qė vėrtetojnė njėri-tjetrin. Tekstualisht, e njėjta gjė thuhet dhe pėr Sunetin e Profetit salallahu alejhi ve selem. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:01
Vendasit nuk i lejohet ta shkurtojė namazin apo tė mos agjėrojė nė Ramazan, pėrveēse nėse ėshtė i sėmurė dhe agjėrimi e mundon ose nėse ėshtė udhėtar

Pyetje: Nėse dikush udhėton larg vendbanimit tė tij rreth njė orė me avion, a i lejohet qė t'i bashkojė dhe shkurtojė namazet gjatė qėndrimit tė tij nė hotel? A i lejohet mos-agjėrimi nė Ramazan?


Pėrgjigje: Nuk i lejohet askujt qė ėshtė vendas ta shkurtojė namazin, pėrveē nėse ėshtė i sėmurė dhe agjėrimi e mundon ose ėshtė udhėtar. Ai qė ka vendosur tė udhėtojė, por ėshtė akoma nė vendbanimin e tij (fshat apo qytet), nuk i lejohet qė ta shkurtojė namazin pa e filluar udhėtimin dhe pa u shkėputur nga banesat e fundit tė atij vendbanimi, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem, kur e vendoste qė tė udhėtonte, nuk e shkurtonte namazin, derisa tė shkėputej nga Medineja. Nuk i lejohet askujt qė tė falet i vetėm - qoftė ai vendas apo udhėtar - nėse ai ndodhet nė njė vend ku falet namazi me xhemat. Pra, e ka detyrė tė falet me muslimanėt dhe ta plotėsojė namazin si ata, duke u bazuar nė fjalėn e Profetit salallahu alejhi ve selem:"Kush e dėgjon thirrjen (ezanin) dhe nuk vjen tek ai (pėr t'u falur nė xhemat), nuk ka namaz pėr tė, pėrveēse nėse ka arsye justifikuese" (Transmeton Ibn Maxheh, Darakutni, Ibn Hibani dhe Hakimi, sipas kushtit tė Muslimit). U pyet Ibn Abasi:"Kush konsiderohet arsye justifikuese?" Tha:"Frika dhe sėmundja".


Njė i verbėr e pyeti Profetin salallahu alejhi ve selem:"O Rasulallah, unė nuk kam dikė qė tė mė udhėheqė pėr nė xhami. A mė lejohet mua qė tė falem nė shtėpinė time?" Profeti salallahu alejhi ve selem i tha:"A e dėgjon thirrjen pėr nė namaz?" Tha:"Po". Tha:"Atėherė, pra, pėrgjigju thirrjes" (Transmeton Muslimi, nė Sahihun e tij).


Gjithashtu, Profeti ka thėnė:"Mė shkoi nė mendje qė tė urdhėroj tė bėhet ikameti dhe tė caktoj dikė qė t'u prijė njerėzve nė namaz, ndėrkohė qė unė, sė bashku me njė grup burrash qė bartin me vete barrė me dru, tė shkojmė tek ata njerėz qė nuk janė tė pranishėm nė namazin me xhemat dhe t'ua djeg shtėpitė me zjarr" (Mutefekun alejhi17).


Ibn Mesudi ka thėnė:"Kush dėshiron ta takojė Allahun nesėr duke qenė musliman, le t'i ruajė namazet (t'u kushtojė rėndėsi dhe pėrkujdesje) dhe t'u pėrgjigjet aty ku thirren, sepse Allahu i ka ligjėruar Profetit tuaj sunetet e udhėzimit dhe, me tė vėrtetė, kėto namaze janė nga sunetet e udhėzimit. Nqs ju do faleni nė shtėpitė tuaja ashtu siē falet ai person qė nuk vjen nė xhemat, atėherė e keni lėnė sunetin e Profetit tuaj dhe nėse e lini sunetin e Profetit tuaj, do humbisni. Ēdo person qė merr abdes dhe e plotėson atė nė formėn mė tė mirė, pastaj niset pėr nė xhami, Allahu ia shkruan pėr ēdo hap nga njė tė mirė dhe e ngre njė gradė mė lart dhe ia shlyen njė gjynah. Nė kohėn tonė, nuk e linte namazin me xhemat veēse ai person qė ishte munafik i mirėnjohur ose ndonjė person i sėmurė. Kishte person qė e sillnin pėr krahėsh, ashtu qė tė ishte i pranishėm nė saf" (Transmeton Muslimi, nė Sahihun e tij me nr.654,'256').


Hadithet qė flasin pėr kėtė janė tė shumta. Ēdo musliman e ka detyrė - qoftė vendas apo udhėtar - qė tė falet me xhemat dhe tė mos falet vetėm, pėrderisa e dėgjon ezanin. Allahu ėshtė qė jep sukses.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:01
Bashkimi mes dy namazeve pa pasur arsye

Pyetje: Ne punojmė nė njė vend pune dhe shumė punėtorė e falin sė bashku namazin me xhemat, por unė nuk falem me ta, pėr shkak tė arsyeve tė mėposhtme:


Sė pari: Ata e bashkojnė drekėn me ikindinė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Po ashtu veprojnė me akshamin dhe jacinė.
Sė dyti: Nuk i vendosin duart nė pjesėn e poshtme tė kraharorit. A ėshtė i saktė namazi im, nėse falem me ta? Na orientoni drejt sė vėrtetės, Allahu ju shpėrbleftė me tė mira.

17. Buhariu 1/158,160 dhe 3/91 dhe 8/127, dhe Muslimi me nr.651,'252'.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:02
Bashkimi mes dy namazeve pa pasur arsye

Pyetje: Ne punojmė nė njė vend pune dhe shumė punėtorė e falin sė bashku namazin me xhemat, por unė nuk falem me ta, pėr shkak tė arsyeve tė mėposhtme:


Sė pari: Ata e bashkojnė drekėn me ikindinė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Po ashtu veprojnė me akshamin dhe jacinė.
Sė dyti: Nuk i vendosin duart nė pjesėn e poshtme tė kraharorit. A ėshtė i saktė namazi im, nėse falem me ta? Na orientoni drejt sė vėrtetės, Allahu ju shpėrbleftė me tė mira.

17. Buhariu 1/158,160 dhe 3/91 dhe 8/127, dhe Muslimi me nr.651,'252'.
Pėrgjigje: Nuk i lejohet muslimanit vendas qė tė bashkojė mes dy namazeve pa pasur arsye justifikuese, si sėmundja, ose istihada pėr gratė, pėrkundrazi, e ka detyrė qė ta falė ēdo namaz nė kohėn e tij, drekėn nė kohėn e saj, ikindinė nė kohėn e saj, akshamin nė kohėn e tij, jacinė nė kohėn e saj dhe nuk lejohet tė bashkohet mes dy namazeve pa pasur arsye justifikuese tė vėrtetuar me sheriat. Kurse, pėr sa i pėrket asaj qė ėshtė transmetuar se Profeti salallahu alejhi ve selem i ka bashkuar tetė sė bashku dhe shtatė sė bashku, dmth, drekėn me ikindinė dhe akshamin me jacinė, kjo tek dijetarėt ėshtė konsideruar si bashkim qė ka pasur arsye. Disa nga dijetarėt kanė thėnė:"E bėri kėtė, pėr shkak tė njė sėmundjeje epidemike qė i kishte pėrfshirė muslimanėt dhe i kishte munduar, ndaj edhe Profeti salallahu alejhi ve selem i bashkoi namazet". Ky lloj bashkimi ka ndodhur vetėm njė herė nga Profeti salallahu alejhi ve selem, pėr shkak tė arsyes qė u pėrmend dhe nuk dihet qė kjo gjė tė jetė pėrsėritur herė tjetėr apo tė jetė bėrė nė mėnyrė tė vazhdueshme. Disa tė tjerė kanė thėnė:"Ai bashkim nuk ka qenė real, por ishte bashkim vetėm nė pamje tė jashtme, pra, e ka falur drekėn nė fund fare tė kohės sė saj dhe e ka falur ikindinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Po ashtu, ka falur akshamin nė fund fare tė kohės sė tij dhe e ka falur jacinė menjėherė sapo i ka hyrė koha. Kėtė mendim e ka transmetuar Nesaiu, nga ibn Abbasi, me zinxhir tė saktė18. Pra, u quajt bashkim, edhe pse, nė realitet, ēdo namaz u fal nė kohėn e tij. Shpjegimi nė kėtė lloj mėnyre, nė lidhje me kėtė bashkim ėshtė transmetuar nga Ibn Abbasi me transmetim tė saktė, ndaj nuk ngelet hapėsirė pėr tė thėnė diēka tjetėr, veē kėsaj. Pra, ky lloj bashkimi ishte i tillė vetėm nė pamje tė jashtme, kėshtu qė nuk i takon askujt qė ta pėrdorė kėtė ndodhi si argument pėr tė lejuar bashkimin pa arsye.


Pėr sa tė pėrket ty, o pyetės, tė lejohet qė ta falesh me grupin e punėtorėve drekėn nė kohėn e saj dhe nuk e fal ikindinė kur ata e bashkojnė. Po ashtu, e fal akshamin me ta nė kohėn e tij dhe nuk e fal jacinė kur ata e bashkojnė, por e fal mė vonė, kur t'i hyjė koha e saj.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:03
Bashkimi dhe shkurtimi i namazit pėr njėsitė ushtarake qė gjenden nė vijat e para

Nga AbdulAziz bin Baz drejtuar vėllait tė nderuar, drejtorit tė drejtorisė pėr ēėshtjet fetare pranė forcave tė armatosura tokėsore. Selamun alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu. Duke iu pėrgjigjur letrės tuaj, nė tė cilėn kėrkohej sqarimi i gjykimit tė sheriatit nė lidhje me formėn e namazit qė duhet tė falin njėsitė ushtarake qė gjenden nė vijat e para, them: Nėse ata persona janė pranė vendbanimit tė tyre dhe nuk janė udhėtarė, atėherė e kanė detyrė namazin e xhumasė dhe plotėsimin e namazeve katėr rekatėshe, ndėrsa, nėse janė udhėtarė dhe qėndrojnė nė pozicionet apo pikat qė duhet t'i ruajnė, atėherė nuk e kanė detyrė namazin e xhumasė, u lejohet bashkimi dhe shkurtimi i namazit, sepse ata nuk e dinė kur do mbarojė detyra qė u ėshtė ngarkuar. Allahu i dhėntė sukses tė gjithėve pėr tė berė ato vepra qė Ai i do dhe ėshtė i kėnaqur me to. Ues-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.


Drejtori i pėrgjithshėm i drejtorisė sė kėrkimeve studimore, fetvave dhe davetit.

18. Transmeton Nesaiu, nė Muxhteba, me nr.589.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:03
Shkurtimi i namazit pėr banorėt e Mekes gjatė kohės qė gjenden nė vendet e kryerjes sė riteve tė haxhit (Arafat, Muzdelife, Mina), a i pėrfshin edhe shitėsit e mallrave atje, tė cilėt nuk bėjnė haxh?

Pyetje: Shkurtimi i namazit pėr banorėt e Mekes qė gjenden nė vendet e kryerjes sė riteve tė haxhit, a ka tė bėjė vetėm me ata qė bėjnė haxh apo i pėrfshin edhe shitėsit e mallrave, apo tė tjerė qė nuk bėjnė haxh, por qė gjenden nė ato vende pėr punė tė ndryshme (si policėt, mjekėt etj)?


Pėrgjigje: Ajo qė dihet nga dijetarėt ėshtė se ky shkurtim ėshtė i veēantė pėr ata banorė tė Mekes qė janė haxhinj, gjithmonė nėse ecim sipas mendimit tė atyre dijetarėve qė e bėjnė tė lejuar pėr banorėt e Mekes shkurtimin nė ato vende. Shumica e dijetarėve kanė mendimin se banorėt e Mekes as nuk i shkurtojnė dhe as nuk i bashkojnė namazet, sepse nuk janė udhėtarė, prandaj e kanė detyre ta falin ēdo namaz tė plotė nė kohėn e tij. Por, mendimi mė i saktė ėshtė i atyre qė e lejojnė diēka tė tillė pėr ata banorė tė Mekes qė janė haxhinj, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem nuk i urdhėroi mekasit, qė ishin me tė nė haxh, qė t'i plotėsonin namazet. Kurse, pėr sa i pėrket tregtarėve apo tė tjerėve, tė cilėt nuk janė gjendur atje pėr tė kryer haxhin, por pėr punė, e kanė detyrė t'i plotėsojnė namazet dhe nuk u lejohet t'i bashkojnė.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:03
A e kanė detyrė haxhinjtė shkurtimin dhe bashkimin e namazeve nė Arafat?

Pyetje: A ėshtė detyrė bashkimi mes drekės dhe ikindisė dhe shkurtimi i tyre nė Arafat apo lejohet tė falet secila e plotė nė kohėn e saj?


Pėrgjigje: Falja e namazit tė drekės dhe ikindisė nė ditėn e Arafatit, tė shkurtuara dhe tė bashkuara, nė luginėn Uraneh - nė perėndim tė Arafatit - me njė ezan dhe dy ikamete, ėshtė sunet i pėrforcuar, tė cilin Profeti salallahu alejhi ve selem e veproi nė haxhin e lamtumirės. Nuk duhet qė muslimani ta lerė pa e vepruar sunetin, por megjithatė shkurtimi dhe bashkimi nė Arafat nuk ėshtė vaxhib. Pra, nqs do e plotėsonte namazin, ai do ishte namaz i saktė. Ky ėshtė mendimi i dijetarėve. Shkurtimi ėshtė sunet i pėrforcuar, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem e ka vepruar diēka tė tillė dhe ka thėnė:"Merrni nga unė mėnyrėn e kryerjes sė riteve tė haxhit"19. Pra, nuk duhet qė muslimani ta kundėrshtojė sunetin, pėrkundrazi, duhet tė falet me njerėzit, tė cilėt i shkurtojnė dhe i bashkojnė namazet nė Arafat, me bashkim tė parakohshėm, pastaj drejtohet pėr tek vendi i tij, ku do bėjė dhikėr dhe du'a. Nėse nuk i fal dot namazet nė luginėn Uraneh, atėherė le tė falet ku tė mundet brenda Arafatit, sepse nė kėto kohė ėshtė e nevojshme qė njerėzit t'i shmangen rrėmujės dhe tollovisė me sa tė kenė mundėsi.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:04
Gjykimi i bashkimit mes namazeve pėr haxhinjtė nė Mina, nė ditėn e Tervijes dhe nė ditėt e teshrikut

Pyetje: A u lejohet haxhinjve nė Mina, nė ditėn e Tervijes dhe nė ditėt e teshrikut, bashkimi mes namazeve ashtu siē u lejohet shkurtimi? Ai qė i ka bashkuar namazet, a i konsiderohen si tė sakta?


Pėrgjigje: Nuk di tė ketė ndonjė pengesė qė e ndalon bashkimin mes namazeve atje. Pėrderisa u lejua shkurtimi i namazit, atėherė lejimi i bashkimit ėshtė mė parėsor, sepse shkaqet qė e bėjnė tė lejuar bashkimin e namazeve janė tė shumta, ndryshe nga shkurtimi, i cili lejohet vetėm pėr njė arsye – udhėtimi. Por, mė e mira ėshtė mos-bashkimi i namazeve nė Mina, sepse Profeti salallahu alejhi ve selem nuk i ka bashkuar namazet gjatė qėndrimit tė tij nė Mina as nė ditėn e Tervijes e as nė ditėt e teshrikut, dhe muslimanėt duhet ta kenė Profetin salallahu alejhi ve selem shembullin mė tė mirė.

19. Transmeton Bejhekiu me nr.9307, Ahmedi vėll.3/337, Muslimi me nr.1297, 1970, dhe Nesaiu me nr.3062 dhe 14459.

Pause_Print_Scroll
03-08-06, 19:05
A ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem i ka bashkuar namazet nė udhėtim, kur nuk ishte nė ecje e sipėr?

Pyetje: A ėshtė vėrtetuar se Profeti salallahu alejhi ve selem ka bashkuar mes drekės dhe ikindisė apo mes akshamit dhe jacisė nė udhėtim, gjatė kohės qė nuk ishte nė ecje e sipėr, si, psh, gjatė qėndrimit tė tij nė Meke, nė ēlirimin e saj, ose gjatė qėndrimit tė tij nė Tebuk ose gjatė qėndrimit tė tij nė Meke, nė haxhin e lamtumirės?


Pėrgjigje: Ėshtė saktėsuar se Profeti salallahu alejhi ve selem i ka bashkuar namazet nė betejėn e Tebukut, edhe pse nuk ishte nė ecje e sipėr, siē e ka transmetuar Muslimi (me nr. 706). Kurse, sa i pėrket qėndrimit tė tij nė Meke, nė ēlirimin e saj dhe nė haxhin e lamtumirės, nuk kam gjetur diēka qė tregon qartė se i ka bashkuar namazet, por disa hadithe lėnė tė kuptohet se Profeti salallahu alejhi ve selem i bashkonte namazet gjatė qėndrimit tė tij nė Ebtah, nė haxhin e lamtumirės. Mirėpo, siē e thamė, kjo gjė nuk shprehet qartė nė hadithe, kėshtu qė mos-bashkimi ėshtė mė i mirė, duke u bazuar nė veprėn e Profetit salallahu alejhi ve selem nė Mina. Allahu ėshtė qė jep sukses.


Ue salallahu ala nebijina Muhamed ue alihi ve sahbihi, ue selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.



Pėrktheu: Ebu Duxhanah Shuajb Rexha
Medine, Dhulhixheh 1426H


F U N D
Me rrespekt nga
SmArTs_WAY P.P.S.
kumanova-on-line@hotmail.com (kumanova-on-line@hotmail.com)