PDA

View Full Version : Rezolutė pėr Kosovėn


Dilaver
21-11-06, 00:07
REZOLUTĖ PĖR KOSOVĖN


Kuvendi i Republikės sė Shqipėrisė, duke ndjekur me vėmendje tė veēantė fazėn pėrmbyllėse tė pėrgatitjeve pėr diskutimin e statusit tė Kosovės,

- duke pėrshėndetur vendimin e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr fillimin e bisedimeve pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės;

- duke vėrejtur progresin e dukshėm nė krijimin e bazave tė njė shoqėrie tė hapur dhe tė konsolidimit tė shtetit ligjor nė Kosovė, pasqyruar edhe nė Raportin “Aide”;

- duke vlerėsuar pėrpjekjet e institucioneve tė Kosovės, Presidentit, Kuvendit, Qeverisė, partive politike dhe banorėve tė Kosovės nė ndėrtimin e njė Kosove demokratike e multietnike;

- duke falėnderuar bashkėsinė ndėrkombėtare dhe nė veēanti NATO-n, pėr angazhimin nė pėrballimin e krizės kosovare, si dhe UNMIK-un, KFOR-in dhe OSBE-nė pėr kontributin nė stabilizimin gradual tė situatės nė vend, si dhe nė ndėrtimin e institucioneve;

- duke shprehur bindjen se roli i bashkėsisė ndėrkombėtare do tė vazhdojė tė mbetet esencial edhe nė tė ardhmen pėr njė Kosovė tė integruar nė strukturat europiane dhe euroatlantike;

- duke nėnvizuar nevojėn e kalimit nga statusi aktual nė krijimin e njė shteti tė ngritur mbi parimet ndėrkombėtare tė paqes sociale, sundimit tė ligjit e bashkėjetesės multietnike;

- duke vlerėsuar rolin shumėplanėsh tė Shqipėrisė qysh me pėrballimin e krizės politike, humanitare nė Kosovė, si dhe nė sigurimin e vazhdueshėm tė paqes dhe stabilitetit nė rajon;

- duke inkurajuar e mbėshtetur nisma e projekte konkrete tė Qeverisė, qė do tė ndihmonin zhvillimin ekonomik, shoqėror dhe kulturor tė Kosovės, si dhe do tė intensifikonin dialogun dypalėsh e shumėpalėsh nė rajon;

- duke mbėshtetur vullnetin e lirė tė popullit tė Kosovės, i cili tashmė ėshtė shprehur pėr pavarėsi;

- duke vlerėsuar rėndėsinė qė kanė qėndrimet e shtetit shqiptar pėr zhvillimet nė Kosovė;

- mbetet i angazhuar nė veprimin e tij politik diplomatik gjatė gjithė periudhės sė negociatave pėr pėrcaktimin e statusit tė Kosovės;

- shpreson fuqishėm se nga procesi i bisedimeve do tė dalė njė rezultat i qėndrueshėm, i cili reflekton aspiratat dhe vullnetin e lirė tė qytetarėve tė Kosovės pėr njė shtet tė pavarur, demokratik, europian;

- u kėrkon institucioneve shtetėrore dhe fton organizatat e shoqėrisė civile dhe mediat tė dėshmojnė kohezion dhe pėrgjegjėsi gjatė kėtyre zhvillimeve.

Dilaver
24-01-07, 20:03
Miratohet Rezoluta pėr Kosovėn, pa paragrafin pėr pavarėsi

Telegrafi 24.01.2007.

Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės, miratoi tė mėrkurėn nė Strasbourg Rezolutėn pėr Kosovėn, mirėpo tė cilės iu hoq paragrafi qė sugjeronte pavarėsi tė kushtėzuar pėr Kosovėn. Rezoluta ėshtė miratuar me 99 vota pro, 36 kundėr dhe 14 abstenime.

Po ashtu bėhet e ditur se nuk ka kaluar as amendamenti i deputetėve serbė, tė cilėt kanė kėrkuar qė nė kėtė rezolutė tė futet paragrafi se gjatė zgjidhjes sė statusit do tė ruhet integriteti dhe sovraniteti territorial i Serbisė.

Nga rezoluta ėshtė hequr edhe pjesa ku thuhet se tė gjithė akterėt e regjionit duhet tė marrin pėrsipėr obligimin qė nuk do tė kėrkojnė ndryshimin e mėtutjeshėm tė kufijve nė rajon dhe se kufijtė e sotėm tė Kosovės pranohet si tė pėrhershėm.

Nė rezolutė theksohet se njė marrėveshje e pranueshme nga tė dyja palėt ėshtė zgjidhje e vetme qė nuk do tė jetė destabilizuese. Megjithatė shtohet se nėse nuk arrihet marrėveshja, atėherė duhet sjell vendimin pėr njė zgjidhje tė imponuar.

Nėpėrmjet kėsaj rezolute serbėve tė Kosovės u bėhet thirrje qė tė marrin pjesė nė jetėn publike e politike tė Kosovės.

Tekstin e rezolutės ku pėrmendet pavarėsia e Kosovės e ka parashtruar, Lordi Russel Johnston, mirėpo kėtij teksti sot i janė shtuar edhe mė shumė se 70 amendamente.

Sidoqoftė nė tekstin e rezolutės pėr tė ardhmen e Kosovės, qė pritet tė diskutohet javėn e ardhshme nė Parlamentin Evropian, mbėshtetet qėndrimi qė Kosovės duhet dhėnė pavarėsinė, e cila pėr njė kohė do tė jetė e kufizuar me praninė ndėrkombėtare.

Teksti i rezolutės, tė cilėn e ka pėrgatitur deputeti holandez, Joost Lagendijk, do t’i nėnshtrohet diskutimit dhe me disa ndryshime dhe plotėsime pritet edhe miratimi i saj nga Parlamenti Evropian.

“Sovraniteti i kufizuar me praninė ndėrkombėtare ėshtė i domosdoshėm pėr ruajtjen e karakterit multi-etnik tė Kosovės dhe ruajtjen e interesave dhe sigurisė tė banorėve serbė tė Kosovės si dhe pakicave tė tjera etnike”, thuhet ndėr tė tjera nė kėtė tekst.