PDA

View Full Version : Ahtisari do tė propozoj Pavarėsi tė Mbikqyrur


Arb
06-01-07, 11:29
Ahtisari nga fillimi i shkurtit do tė propozojė pavarėsinė e mbikėqyrur

Vjenė, 5 janar - Kryenegociatori pėr statusin e Kosovės, Marti Ahtisari nga fillimi i shkurtit do tė propozojė pavarėsinė e mbikėqyrur si zgjidhje pėr statusin e Kosovės shkruan e pėrditshmja vijeneze "Prese".

Pėr kėtė zgjidhje mė 26 janar nė Vjenė do tė duhej tė harmonizonin qėndrimet vendet anėtare tė Grupit tė Kontaktit, ndėrsa vendimi i Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara do tė pasonte nė mars vė nė pah kjo gazetė austriake.

Gazeta citon ndihmėssekretarin amerikan tė Shtetit, Daniel Frid tė ketė thėnė se SHBA-tė duhet tė mendojnė pėr alternativat nė rast se zgjidhja pėr Kosovėn nuk do tė jetė e mundur brenda Kombeve tė Bashkuara.

QIK-u

Arb
06-01-07, 11:31
Shnajder sqaron se "pavarėsi e mbikqyrur" do tė thotė pavarėsi pa kushte

Londėr, 5 janar - Autori i tekstit nė gazetėn vjeneze "Prese" Viland Shnajder, gazetar dhe ekspert pėr Ballkanin, duke sqaruar dallimin mes "pavarėsisė sė kushtėzuar" dhe "pavarėsisė sė mbikqyrur", thekson pikėrisht mosekzistimin e kushteve.

"Mė duket se dallimi ėshtė nė atė se pavarėsia e Kosovės vetvetiu nuk do tė pengohet me ēfarėdo kushtesh. Me fjalė tė tjera, bashkėsia ndėrkombėtare vetėm do tė mbikqyrė implementimin e gjithė asaj qė ėshtė arritur me marrėveshje dhe qė nė Kosovė duhet tė zbatohet nė vepėr.

Kjo do tė thotė se vetėm institucionet e Kosovės dhe ministrat e Kosovės, e jo ndonjė organ tjetėr ndėrkombėtar, do tė qeverisė me Kosovėn", tha pėr BBC-nė Shnajder.

Duke u mbėshtetur nė burimet e tij, Shnajder thotė se BE po bėn presion nė atė drejtim meqenėse Unioni do tė jetė ai qė do tė jetė pėrgjegjės pėr implementimin e marrėveshjes.

"Bashkimi Evropian do tė zėvendėsojė UNMIK-un nė Kosovė dhe ai dėshiron qė mė parė tė dijė se ēfarė do tė jetė Kosova e re".

Pėr Shnajderin do tė jetė me rėndėsi ajo qė do tė ndodhė nė Kėshillin e Sigurimit nė muajin mars dhe nėse Rusia do ta pranojė propozimin e Ahtisarit ose do ta refuzojė, dhe nėse SHBA-tė dhe BE nė atė rast kanė ndonjė plan B qė individualisht tė njohin pavarėsinė e Kosovės.

Arb
06-01-07, 11:32
Koshtunica i "befasuar" me deklaratėn Ahtisarit pėr njė "pavarėsi tė mbikqyrur" tė Kosovės

Beograd, 5 janar - Kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka deklaruar se ėshtė "befasuese dhe plotėsisht e pashpjegueshme" deklarata e tė dėrguarit tė posaēėm tė Kombeve Bashkuara Marti Ahtisari pėr njė pavarėsi tė mbikqyrur tė Kosovės. Koshtunica thotė se Ahtisarin plot gjysmė viti askush nga Beogradi nuk e ka parė, ndėrsa flet pėr negociatat qė kanė pėrfunduar. Sipas tij, negociatat pėr Kosovėn nė Vjenė kanė qenė njė shfaqje me regji tė keqe teatrale, dhe se "Serbia nė atė shfaqje nuk do tė ketė rolin e statistit", ka thėnė sot Koshtunica para gazetarėve.

Gazeta vjeneze "Prese" tė enjtėn njoftoi se Ahtisari mė 26 janar nė takimin e Grupit tė Kontaktit do tė propozojė "pavarėsi tė mbikqyrur" pėr Kosovėn.

QIK-u

Fshatari
06-01-07, 14:17
Zėdhėnėsi i kryeministrit serb, javier sollana, gjatė njė vizite tė papritur nė Washington, shrehu shqetėsimin e qeverisė dhe kryesisė serbe para bashkėbiseduesve amerikan. Ai u kėrkoi qė tė shtyhet prap propozimi i ahtisarit pėr statusin e Kosovės (sėpakut deri pas formimit tė qeverisė serbe) pėr t'ia bėrė qejfin kryetarit tź vetė , Tadiēit. Sollana saktėsoi, poashtu, se kryeministri i tij, koshtunica, "ishte befasuar shumė" me propozimin e Ahtisaarit.
Bashkėbiseduesit amerikan ia bėnė tė qartė porteparolit tė koshtunicės, sollanės, se nuk lejohet mė kurfarė shtyrje afatesh dhe se statusi do tė jetė pikėrisht pavarėsia.
Pas kėsaj disfate katastrofike tė kryediplomatit serb , sollana, janė shtuar zėrat se ky njeri ėshtė debil i madh, i pa suksesshėm madje edhe pėr vetė popullin e vetė(serb), e kjo fiasko mund tė ēojė deri te dorėheqja e tij.
Punėt tė shkojnė ma mirė se deri tani....

GURI SYLAJ
06-01-07, 16:03
Nje propzim i tille eshte shume real dhe i mirepritur dhe nese kemi guximin qytetar dhe kombetar ,shume leht mund te vijm ne perfundim, se neve edhe nuk kemi tregu deri tash se meritojme me shume.
Por edhe ketu nuk merr fund gjithecka .Pikrisht ketu nise roli i vendoreve per te bere nje shtet te mirfillt ,te pranueshem per faktorin nderkombetare dhe te sukseseshem per qytetaret e vet keti shteti.
Nuk ka dyshim se Kosova i ka te gjitha mundesite per te bere dicka ne kete drejtim.
Mjafton nje organizim dhe nje pergjegjeshmeri qytetare e kombetare dhe punet do te vejne mbare!

pirro
06-01-07, 17:09
Guri Sylaj.

Nuk ka koment.

E_Zjarrta
06-01-07, 20:23
Une di shum pak por nje ua them o do te jet nje pamvaresi o nuk do te ket pamvaresi se pamvaresi te pergjysmuar nuk ka asnje shtet ne bote more

sunshine
06-01-07, 20:54
Une di shum pak por nje ua them o do te jet nje pamvaresi o nuk do te ket pamvaresi se pamvaresi te pergjysmuar nuk ka asnje shtet ne bote more

Shume mire paske thene se di pak! Edhe rri me ate dijen tende se puna e Pavaresise se Kosoves eshte bere boze! Genjeshter mbi genjeshter qe nje dekade!
I mjere populli qe pret nga te tjeret te ua zgjedhin problemet!

Arb
08-01-07, 17:00
A.Merkel: Statusi i ardhshėm i Kosovės "nuk do tė jetė mė pak se pavarėsi"

Berlin, 8 janar - Kancelarja gjermane Angela Markel ka deklaruar se nuk do tė ishte nė rregull tė prejudikojė zgjidhjen se statusit tė Kosovė, por ka theksuar se rezultati "gjithsesi nuk do tė jetė mė pak se pavarėsi".

Nė njė intervistė pėr Televizionin gjerman ZDF, Merkel nuk ka dashur tė saktėsojė sesi e sheh tė ardhmen e Kosovės, duke theksuar se i dėrguari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara Marti Ahtisari ende nuk ka publikuar propozimin e tij pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės. "Ėshtė me rėndėsi, nga njė anė, qė dėshirat e kosovarėve pėr pavarėsi mė tė madhe tė pėrmbushen, por jo edhe me ēmimin qė pėr kėtė shkak tė krijojmė njė situatė problematike nė Serbi dhe tė dobėsojmė demokracinė nė tė", ka thėnė kancelarja gjermane.

Ajo ka theksuar se pėr tė gjitha do tė vendoset pas zgjedhjeve nė Serbi dhe pasi qė Ahtisari tė paraqesė propozimin e tij pėr statusin e ardhshėm tė Kosovės.

QIK-u

Arb
09-01-07, 17:16
Papa kėrkon menēuri dhe fleksibilitet nė zgjidhjen e statusit tė Kosovės

Vatikan, 9 janar - Papa Benedikti XVI ka kėrkuar dje nga tė gjithė pjesėmarrėsit e procesit nė gjetjen e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės urtėsi, fleksibilitet dhe maturi, nė mėnyrė qė zgjedhja e kėtij problemi serioz tė pėrmbushė pritjet e njerėzve dhe respektimin e tė drejtave legjitime tė tė gjithėve.

"Tani kur po afrohet momenti i definimit te statusit tė Kosovės, Selia e Shenjtė kėrkon nga tė gjithė ata qė janė tė pėrfshirė nė proces edhe mė shumė menēuri, fleksibilitet dhe maturi pėr tė gjetur zgjidhjen qė do tė respektonte tė drejtat legjitime dhe pritjet e tė gjithėve", ka thėnė Papa duke iu drejtuar anėtarėve tė korit diplomatik tė Vatikanit.

QIK-u

Arb
09-01-07, 17:20
Xhonson: Nuk do tė ketė mistere rreth pėrmbajtjes sė propozimit tė Ahstisarit pėr statusin e Kosovės

Pragė, 9 janar - Analisti amerikan Ros Xhonson nga Instituti Huver, shprehu mendimin se nuk ka shumė mistere rreth pėrmbajtjes sė propozimit pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės qė Marti Ahtisari do t'ia bėjė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara.

"Mendoj se do tė jetė ajo qė ėshtė diskutuar gjatė tėrė vitit tė kaluar, njė formė e pavarėsisė sė kufizuar, kushtėzuar apo tė mbikqyrur pėr Kosovėn. Dhe megjithė dėshirat qė ekzistojnė pėr njė arritjen e njė pajtueshmėrie midis Prishtinės dhe Beogradit mbi kėtė propozim, fatkeqėsisht kjo nuk do tė ndodhė", tha Xhonson pėr Radion Evropa e Lirė, duke shtuar se pėr kėtė ēėshtjen e Kosovės do tė vendosė komuniteti ndėrkombėtar.

Duke komentuar disa zėra qė thonė se propozimi i Ahtisarit ndoshta nuk do ta pėrcaktojė qartė statusin e Kosovės, Xhonson mendon se "faktet nė terren flasin se gjithnjė e mė shumė pėrgjegjėsi janė duke u bartur nga UNMIK u tek Qeveria nė Prishtinė" dhe se UNMIK u tashmė gjendet nė procesin e mbylljes.

Xhonson thekson se "zhvillimet flasin pėr njė tė ardhme, rreth sė cilės ka folur sė fundi edhe kancelarja gjermane Merkel, duke thėnė se Kosova nuk do tė jetė mė pak e pavarur".

Sipas Xhonsonit, Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit duhet tė modifikohet. "Se a do ta ketė kjo rezolutė fjalėn pavarėsi brenda saj, mua nuk mė duket edhe aq e rėndėsishme. Ajo qė mė duket e rėndėsishme ėshtė fakti i realitetit nė terren dhe fakti se Kosova do tė jetė edhe mė pak pjesė e Serbisė", shprehet ky analist amerikan.

QIK-u