PDA

View Full Version : LDK-ja duhet t’i kthehet Rugovizmit

GjIlAnAsI_cSi
17-07-09, 19:54
LDK-ja duhet t’i kthehet Rugovizmit

Që nga vdekja e Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, themeluesit të shtetit të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës, partia të cilën ai e kishte themeluar e udhëhequr për rreth 16 vjet, është futur në një proces të ashtuquajtur të “reformimit”. Ky proces i reformimit, i inicuar nga njeriu që gati as formalisht nuk kontaktonte me Rugovën, Eqrem Kryeziu, do të duhej të kishte synimin për ta “rehabilituar” LDK-në pas vdekjes së prijësit të saj historik. Megjithatë, procesi na doli të ishte fushatë spastruese në LDK, e inicuar nga njerëzit që Rugova ka kohë që nuk i mbante afër. Fatmir Sejdiu nuk mund të konsiderohej bashkëpuntor i afërt i Rugovës, në krahasim me Dacin, ku ky i fundit edhe pse nuk ishte në pozitë udhëheqëse në LDK apo edhe pse ishte profesor i kimisë (në krahasim me Sejdiun si profesor i drejtësisë dhe shkencave politike), u emrua dy herë radhazi nga Presidenti Rugova, si kandidat i LDK-së për postin e kryeparlamentarit. Në këtë kontekst, ky grup “reformues” që erdhi në krye të LDK-së, mund të themi që e përbente grupin e njerëzve që janë ndjerë të “diskriminuar” politikisht e profesionalisht në kohën e Rugovës. Kjo madje është shprehur haptazi nga “kryereformatori” Kryeziu, i cili me gjithë delikatesën e tij në të shprehur, nuk e fshehë papajtueshmërinë e tij me epokën e udhëheqjes së LDK-së nga Rugova. Madje, vetë emërtimi i këtyre reformave nga ana e Kryeziut, si “reforma demokratike”, le të kuptohet që në koncepcionin e Kryeziut LDK-ja nuk ishte demokratike në kohën e Rugovës.
Ky proces i “reformimit” i inicuar nga ky grup i të zhgënjyerve me udhëheqjen “jodemokratike” të LDK-së nga Rugova, çoi në pasoja fatale për LDK-në dhe cilësinë e statusit politik të Kosovës. Ky proces i “reformimit demokratik”, që në fakt ishte proces i deformimit politik të LDK-së dhe synimeve politike të Kosovës, çoi në ndarjen e LDK-së dhe humbjen e turpshme të zgjedhjeve nga ana e saj, si dhe ardhjen e të majtës në pushtet (PDK-së) dhe “multietnifikimin” politik të shtetit të Kosovës. Në të gjitha pasojat (dëmet) e këtij procesi deformues, definohet qartë çasja antirugoviste e “reformatorëve”. Ta përçash partinë, t’i humbasësh zgjedhjet në emër të saj (madje edhe në emër të Rugovës) dhe t’i devijosh synimet nacionale/politike të Rugovës/Kosovës në procesin e negociatave, duke pranuar krijimin e shtetit multietnik ekzkluzivisht jo-shqipar, do të thotë të veprosh në kundërshtim të plotë me filozofinë politike/nacionale të Rugovës, Rugovizmin. Madje, është poshtërues fakti kur zyrtarë të lartë të LDK-së, në deklratat e tyre publike, kur flasin për Rugovizmin si filozofi politike të Ibrahim Rugovës, e reduktojnè atë në cilësinë tolerante të natyrës personale të Rugovës. Në fakt kur flitet për tolerencën e Rugovës, duhet kuptuar atë si cilësi të njeriut humanist siç ishte Rugova, por asesi si tolerancë të Rugovës në kontekstin politik. Në këtë aspekt Rugova nuk ishte hiç tolerat, sepse ai nuk toleronte “kompromise të dhimbshme”, siç toleruan “reformatorët” e LDK-së e majtistët e PDK-së, gjatë negociatave për statusin final, me ç’rast e themeluan shtetin multietnik, në kundërshtim me të gjitha aktet politike/nacionale të shqiptarëve të Kosovës (Rezolutën për luftën çlirimtare të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, 15 maj 2003, rezoluta për rikonfirmimin e vullnetit politik të popullit të Kosovës për Kosovën shtet të pavarur dhe sovran, 17 nentor 2005, si dhe aktet politike/historike/nacionale të viteve ’90, të cilat Rugova i rikonfirmoi në rezolutën e sipërme). Pra, veprimtaria politike e LDK-së pas vdekjes së Rugovës, bie në kundërshtim të theksuar me filozofinë politike të prijësit të tyre historik, me të cilën Kosova udhëhiqej që nga fillimet e luftës për pavarësi, si filozofi politike nacionale dhe demokratike.
Ky devijim i LDK-së nga Rugovizmi, që çoi në përçarjen e partisë, në humbjen gati shkatrruese të zgjedhjeve, në pranimin e një propozim-statusi për Kosovën “multietnike”, që ishte në kundërshtim me proeksionet e Rugovës dhe etërve themelues të idesë së Kosovës së pavarur si shtet i dytë shqiptar në Ballkan ( apo si kompromis ndaj kërkesës për bashkim kombëtar, thoshte Rugova), si dhe akte të tjera antirugoviste, e kanë katandisur sot LDK-në në parti gati pa identitet. Krejt kjo katandisje ka ardhur si pasojë e mos-pranimit të përgjegjësisë së “reformatorëve” se de-format e tyre ishin shkatrruese për LDK-në dhe Kosovën, si dhe insistimin e tyre për ta vazhduar këtë deformim me qëllim të betonimit të pushtetit të tyre, që në esencë nuk ka asgjë të përbashkët me Rugovizmin. Goditja e fundit shkatrruese që “reformatorët” ia dhanë LDK-së është hyrja në bashkëqeverisje me të majtën, përkatësisht qeverisjen nën diktatin e PDK-së. Madje, me demagogji disa zyrtarë të LDK-së shprehen se ky koalicion është bërë për interes të Kosovës, duke mos kuptuar se vetë devijimin antirugovist i LDK-së i ka sjellè dhe do t’i sjellë dëme Kosovës.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e ndodhur në këtë gjendje të shpërfytyruar politike dhe e distancuar totalisht nga parimet politike/nacionale të Rugovizmit, do ta ketë të pamundur t’i mbijetoj agresionit politik të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila duke qenë në pushtet realisht, ka vënë në dispozicion të saj të gjithë mekanizmat shtetëror e financiar për të garantuar qeverisjen e vet jodemokratike. Në këtë situatë, LDK-së i mbetet shansi i vetëm, rikthimi masiv i elektoratit rugovist, të cilët e abstenuan mbështetjen ndaj LDK-së në zgjedhjet e fundit, pikërishtë si shenjë revolte ndaj veprimeve antirugoviste të “reformatorëve demokratë” të kryesisë së kësaj partie. Duhet rikujtuar gjithashtu se, pjesa e aktivistëve dhe elektoratit që formuan Lidhjen Demokratike të Dardanisë, përbën një pjesë të rëndësishme të elektoratit të përgjithshëm mbështetës të Rugovizmit, kjo edhe për faktin se disa nga aktivistët e LDK-së që kaluan në LDD, ishin liderë lokal në komunat që Rugovën e votinin në shumicë absolute, apo disa nga këta aktivistë ishin të degëve të diasporës që e mbështesin financiarisht aktivitetin politik/diplomatik të Rugovës gjatë e pas viteve ’90-të.
Përfundimisht, duhet kuptuar se mundësia e vetme që i ka mbetur LDK-së për të shpëtuar vetveten dhe për ta rikthyer namin e saj, është rikthimi i domosdoshëm në identitet, ose rikthimi kah Rugovizmi. Vetëm në këtë mënyrë Lidhja Demokratike e Kosovës mund të pretendoi ta rikthejë elektoratin e saj të dikurshëm, i cili e votonte atë për shkak të Rugovës dhe filozofisë së tij politike, Rugovizmit. Një gjë të tillë LDK-ja mund ta bëj jo duke vazhduar me “reformat demokratike” të Kryeziut, në emër të Sejdiut, por duke synuar kthimin e vet në formë dhe në origjinë. LDK-ja nuk duhet të frigohet që ta përshëndes fitoren e Sali Berishës në zgjedhjet e 2009, nuk duhet të frigohet të marrë pjesë në inaugurimin e autostradës Durrës-Kukës, nuk duhet të frigohet të shkëputet nga koalicioni me PDK-në, nuk duhet të frigohet të denoncoi situatën e përkeqësuar politike të shkaktur nga një marrëveshje e keqe për statusin e Kosovës dhe nga keqqeverisja politike e saj nga e majta. LDK-ja nuk duhet të frigohet t’i ndërmarrë këto dhe veprime të tjera që do t’ia rikthenin dinjitetin asaj dhe Kosovës, edhe nëse të gjitha këto veprime bien në kundërshtim me aspiratën e Hashim Thaçit për ta betonuar pushtetin e tij jodemokratik në Kosovën multietnike.

Arb
17-07-09, 20:58
Rugoven nuk e kuptuan as sa ishte gjalle, e nuk e kuptojne as tash. Nuk e bene punen e tij, as sa ishte ai gjalle, e as qe pritet te bejne dicka te atille ne te ardhmen.

Pothuajse te gjithe qe gjenden ne pozitat drejtuese te LDK-se dhe te LDD-se, jane vetem nje tufe zagaresh, qe perfituan pas figures se Presidentit. Po provojne te bejne te njejten gje edhe pas vdekjes se tij.

LDK-ja e provoj. I tregoj popullit se LDK-ja na qenka partia qe paska formuar Rugova. Ne jemi ne rruge te drejte, ne rruge te tij. Populli nuk u mashtrua. I denoj. Nuk i votoj.

Edhe LDD-ja ne formen e vete provoj. Po ashtu deshtoj. Perpjekja e disa kusherinjeve te Rugoves qe ta perdorin si karte mbiemrin Rugova, nuk pati efekt.

Perqindja me e madhe e elektoratit qe votoj Rugoven (po, po, elektorati qe votoj Rugoven, se nuk ka votuar LDK-ne) me vdekjen e tij, as qe mendoj te ia msyj kutive te votimit.

LDK-ja nuk mundet ti kthehet Rugovizmit. Sepse nuk e din cka eshte Rugovizmi. Nuk eshte asnje nga figurat drejtuese nuk te jep as shenjen e vetme se merr vesh gje ne Rugovizem. Keta jane vetem nje grup njerezish te hargjuar, qe felliqin emnin e LDK-se per te perfituar.

shfletuesi_
17-07-09, 22:27
Hala kerkush sjav paska prish a.....

Po mire e ka GjilaNasi... LDK-ja duhet te shkoj pas Rugovizmit :) dmth te shuhet dhe kjo parti.... me nje fjale te vdes krejt se veq kujtime te kqija po ju ngjall shume njerezeve...

Uragani_99
18-07-09, 00:21
Le t'i këthehen drecit e t'birit,apo të bashkohen me drecin e t'birin , ështe kot së koti ,avaz i njejtë.................Me nderime Uragani_99

P.S._ E njejta vazhdon edhe per PDK-në,AAK-ne por e dhe per Demokracinë e Re te Behxhet "trimit",ish shokut të Mahmut Bakallit.

Urata
18-07-09, 00:39
Rugoven nuk e kuptuan as sa ishte gjalle, e nuk e kuptojne as tash. Nuk e bene punen e tij, as sa ishte ai gjalle, e as qe pritet te bejne dicka te atille ne te ardhmen.

Pothuajse te gjithe qe gjenden ne pozitat drejtuese te LDK-se dhe te LDD-se, jane vetem nje tufe zagaresh, qe perfituan pas figures se Presidentit. Po provojne te bejne te njejten gje edhe pas vdekjes se tij.

LDK-ja e provoj. I tregoj popullit se LDK-ja na qenka partia qe paska formuar Rugova. Ne jemi ne rruge te drejte, ne rruge te tij. Populli nuk u mashtrua. I denoj. Nuk i votoj.

Edhe LDD-ja ne formen e vete provoj. Po ashtu deshtoj. Perpjekja e disa kusherinjeve te Rugoves qe ta perdorin si karte mbiemrin Rugova, nuk pati efekt.

Perqindja me e madhe e elektoratit qe votoj Rugoven (po, po, elektorati qe votoj Rugoven, se nuk ka votuar LDK-ne) me vdekjen e tij, as qe mendoj te ia msyj kutive te votimit.

LDK-ja nuk mundet ti kthehet Rugovizmit. Sepse nuk e din cka eshte Rugovizmi. Nuk eshte asnje nga figurat drejtuese nuk te jep as shenjen e vetme se merr vesh gje ne Rugovizem. Keta jane vetem nje grup njerezish te hargjuar, qe felliqin emnin e LDK-se per te perfituar.

gjithemon flet drejte,e edhe kete here paske fol ashtu siq eshte dhe e pame/dijme te gjithe....

krijuesiii
18-07-09, 11:43
...me ju kthye rugovizmit d.m.th. me ju kthy turpi nenshtrimit vazal dhe pakompromis ndaj serbise dhe te huajeve...

...veq Shfletuesi bash mire ju paska tregua kush e done ate ideoligji te erret dhe anti shqiptare qe quhet rugovizem le te shkojne mas tina udhe e mbare...

tungiii

Shpati
18-07-09, 12:02
Rugoven nuk e kuptuan as sa ishte gjalle, e nuk e kuptojne as tash. Nuk e bene punen e tij, as sa ishte ai gjalle, e as qe pritet te bejne dicka te atille ne te ardhmen.

Pothuajse te gjithe qe gjenden ne pozitat drejtuese te LDK-se dhe te LDD-se, jane vetem nje tufe zagaresh, qe perfituan pas figures se Presidentit. Po provojne te bejne te njejten gje edhe pas vdekjes se tij.

LDK-ja e provoj. I tregoj popullit se LDK-ja na qenka partia qe paska formuar Rugova. Ne jemi ne rruge te drejte, ne rruge te tij. Populli nuk u mashtrua. I denoj. Nuk i votoj.

Edhe LDD-ja ne formen e vete provoj. Po ashtu deshtoj. Perpjekja e disa kusherinjeve te Rugoves qe ta perdorin si karte mbiemrin Rugova, nuk pati efekt.

Perqindja me e madhe e elektoratit qe votoj Rugoven (po, po, elektorati qe votoj Rugoven, se nuk ka votuar LDK-ne) me vdekjen e tij, as qe mendoj te ia msyj kutive te votimit.

LDK-ja nuk mundet ti kthehet Rugovizmit. Sepse nuk e din cka eshte Rugovizmi. Nuk eshte asnje nga figurat drejtuese nuk te jep as shenjen e vetme se merr vesh gje ne Rugovizem. Keta jane vetem nje grup njerezish te hargjuar, qe felliqin emnin e LDK-se per te perfituar.

Bravo!
E paske kuptuar.
Shqiptaret thojn : i vdekmi me te vdekmit,i gjalli me te gjallet.
Puna e Rugoves u kon berllog.
I njeti me shoqeri esht perpjek te mashtroj Shqiptaret ,disa edhe i kan besue.
Por ateher ne kosove ka qen vetem nje Gazet ,e tash ka me shume.

Uragani_99
18-07-09, 12:21
O Rugovizmi ishte i regjistruar si Parti Politike në ish Jugosllavi,me 1989,me nënshkrimin dhe bekimin e Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë,neonacionalistit Vllado Kambovskit.Ish Jugosllavia ka vdekur,është shpartalluar,nuk egziston më,antishqiptari Vllado Kambovski sigurisht që ka vdekur ose është mplakë si qeni,nuk ka forcë ekzekutive më,pra me vdekjen e ketyre ka vdek edhe rugovizmi,sigurisht,mos u lodhni kotë o të mjere,që ju ka marrë koka erë......se shihne janë ra LDK-ja ,PDK-ja ,AAK-ja,( udhëheqësit e tyre që po e mashtrojnë elektoratin e shkretë) e ja kajtën nanën Kosovës.Kur ne si popull zgjohemi nga gjumi i "ariut polar", do te shohim se na ka "rrotue"dreci,atëherë do te shohim se ku jemi ,ku na kan futë këta "trima" te hajnise,"trimat e politikës","baballarët e kombit" ,andërr jemi ende të gjithë pa dallim ,u "knaqem" me andrra ,të lumtë ne,sa mirë me pa "andrra me sy qelë" .Ende kemi kohe me u marre me" budallallëqe", jo ky udhëheqës po ky ,jo ajo parti po kjo ,jo ai po ky,jo dreci po i biri .... vetëm tek shqiptarët ndodhë ky "marifet", e "kam dhanë besën nuk ndryshoj" toka me u rrotullue .E me këto "sende" kështu tyben zotin kurrë ne dritë s'kemi me qitë gjë n'dynjatë.Me nderime Uragani_99

panta_rhei
18-07-09, 15:18
Në rastin e LDK-së "postrugovë", personalisht, si rugovist, jam ithtar i teorisë:

"Ruajtja me anë të shkatërrimit"

(Vikingët e lashtë, përkrah të vdekurit, në një anije i vendosnin të gjitha gjërat që i kishte përdorur i vdekuri për të gjallë të tij. Pastaj e digjnin anijen. Arsyetimi: Keqpërdorimi i gjërave të të vdekurit, e njollosë respektin dhe kujtimin për të.
Ose:
Gotën që ia kishte lënë gjyshja, e ruante si një kujtim të shenjtë. Por shpesh, shoqëria e përdorte atë gotë dhe luanin me të. I dukej se po luanin me gjyshen dhe kujtimin e saj. E theu gotën, e shkatërroi. Vetëm kështu ai, tashmë, mund të ruante të pastër dhe të paprekur kujtimin për gjyshen që e kishte dashur shumë).

Veprimet e njeriut, zakonisht, e kanë anën e tyre të vetëdijshme, por gjithmonë e përmbajnë edhe anën e të pavetëdijshmes, të ndërdijes.
Bojkotimin e zgjedhjeve të fundit, nga shumica absolute e elektoratit të LDK-së, e shoh pikërisht si veprim spontan për të ruajtur të pastër kujtimin për liderine vet shpirtëror - Rugovën. Ata nuk mundën ta durojnë një LDK që e "shkërdhen" turli eqeremi e turli hashimi. Kujtimin për LDK-në e sukseseve dhe të lavdisë populli i Kosovës e deshti të pastër. Prandaj vendosën: më mirë një LDK e shkatërruar, sesa një LDK e "shkërdhyer". (Kur shkërdhehet LDK-ja nga pisa si eqeremi, sejdiu e hashimi, a nuk e ndjeni sikur shkërdhehet edhe vepra e dr. Rugovës???)

Personalisht e kam përkrahur themelimin e LDD-së. Është një mënyrë shumë e pastër e respektit dhe e ruajtjes së filozofisë politike rugoviane.
Çdo tentativë për mashtrimin e popullit me një LDK si në kohën e Rugovës, është keqinterpretim dhe përbuzje e veprës së Dr. Rugovës.
Vdekja e dr. Rugovës, ose të paktën momenti i vdekjes së tij, ka qenë një fatkeqësi dhe padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës. (sepse) Bashkë me të ka vdekur edhe LDK-ja. Mendoj unë.
Falë Zotit, Kosova dhe populli i saj, janë gjallë. (Duke vuajtur pasojat dhe në agoni, pothuajse, të thellë.) Shpresoj që shpejt të këndellet dhe të marrë veten, të mësojë ecjen me këmbët e veta.
Sa më shpejtë aq më mirë.

krijuesiii
18-07-09, 15:28

...ti e paske teorine ma te mire prej krejte rugovistave te pergezoj uroj qe te realizohet kjo teori edhe ju shkoni hjekne ate flliqesire kombetare nga varri vendosne ne anije ju leshone ne sitnice edhe vunjani zjarrin le te shkojne mbeturinat e tija ne beograde se atje ka pas qef gjithe me shkue se ne Prekaze e gjetiu ne Ks pritojke ...

...inshalla tu realizohet kjo ide se edhe mue po me pelqen...

tungiii

Dani11
18-07-09, 15:49
Në rastin e LDK-së "postrugovë", personalisht, si rugovist, jam ithtar i teorisë:

"Ruajtja me anë të shkatërrimit"

(Vikingët e lashtë, përkrah të vdekurit, në një anije i vendosnin të gjitha gjërat që i kishte përdorur i vdekuri për të gjallë të tij. Pastaj e digjnin anijen. Arsyetimi: Keqpërdorimi i gjërave të të vdekurit, e njollosë respektin dhe kujtimin për të.
Ose:
Gotën që ia kishte lënë gjyshja, e ruante si një kujtim të shenjtë. Por shpesh, shoqëria e përdorte atë gotë dhe luanin me të. I dukej se po luanin me gjyshen dhe kujtimin e saj. E theu gotën, e shkatërroi. Vetëm kështu ai, tashmë, mund të ruante të pastër dhe të paprekur kujtimin për gjyshen që e kishte dashur shumë).

Veprimet e njeriut, zakonisht, e kanë anën e tyre të vetëdijshme, por gjithmonë e përmbajnë edhe anën e të pavetëdijshmes, të ndërdijes.
Bojkotimin e zgjedhjeve të fundit, nga shumica absolute e elektoratit të LDK-së, e shoh pikërisht si veprim spontan për të ruajtur të pastër kujtimin për liderine vet shpirtëror - Rugovën. Ata nuk mundën ta durojnë një LDK që e "shkërdhen" turli eqeremi e turli hashimi. Kujtimin për LDK-në e sukseseve dhe të lavdisë populli i Kosovës e deshti të pastër. Prandaj vendosën: më mirë një LDK e shkatërruar, sesa një LDK e "shkërdhyer". (Kur shkërdhehet LDK-ja nga pisa si eqeremi, sejdiu e hashimi, a nuk e ndjeni sikur shkërdhehet edhe vepra e dr. Rugovës???)

Personalisht e kam përkrahur themelimin e LDD-së. Është një mënyrë shumë e pastër e respektit dhe e ruajtjes së filozofisë politike rugoviane.
Çdo tentativë për mashtrimin e popullit me një LDK si në kohën e Rugovës, është keqinterpretim dhe përbuzje e veprës së Dr. Rugovës.
Vdekja e dr. Rugovës, ose të paktën momenti i vdekjes së tij, ka qenë një fatkeqësi dhe padrejtësi historike ndaj popullit të Kosovës. (sepse) Bashkë me të ka vdekur edhe LDK-ja. Mendoj unë.
Falë Zotit, Kosova dhe populli i saj, janë gjallë. (Duke vuajtur pasojat dhe në agoni, pothuajse, të thellë.) Shpresoj që shpejt të këndellet dhe të marrë veten, të mësojë ecjen me këmbët e veta.
Sa më shpejtë aq më mirë.

Simbas filozofise tende vdiq i zoti i shpis, futnja flaken shtepis, plaqkitne dhe shkatrrone, i lumi ti per keto mend qe i paske!

panta_rhei
18-07-09, 16:23
Simbas filozofise tende vdiq i zoti i shpis, futnja flaken shtepis, plaqkitne dhe shkatrrone, i lumi ti per keto mend qe i paske!

Kqyre dan, me u bo i sinqertë unë: Kur ka vdekë Rugova, kam menduar se tashmë kërkesa për pavarësi, nuk është zgjidhja më e mirë për neve shqiptarët e Kosovës. Thjeshtë kam qenë i bindur se projekti i pavarësisë pa Rugovën nuk do të ketë sukses, ose nuk do të funksionojë, nuk ka me e knaqë popullin shqiptar të Kosovës. Sepse kam menduar se "Pavarësia e Kosovës ka kuptim vetëm me emrin e Ibrahim Rugovës".
Kam menduar se pas vdekjes së Rugovës, e vetmja zgjidhje fatlume për Kosovën është kërkesa për bashkim me Shqipërinë. E pranoj se ndoshta kam qenë shumë i dëshpëruar. Por edhe sot vazhdoj të jem i po atij mendimi.
Sot, është evidente se shumica e shqiptarëve janë të dëshpëruar e të zhgënjyer me këtë lloj pavarësie që e kemi.

Dani11
18-07-09, 16:45

Qeshtja e bashkimit Kombetare nuk ka pas te beje aspak me vdekjen e Presidentit, kjo qeshtje ishte dhe mbetet nje synim i yni ne te ardhmen, me se largu ne BE.Presidenti yne ka kerkuar dhe ka luftuar per ate qe nuk munde ta refuzoi askush, kjo eshte pavarsia e Kosoves.Mirepo ai nuk ka luftuar as per kete pavarsi gjysmake qe e gjymtuan, qobanet, sharllatanet dhe pseudopatriotet, te cileve ne fakt gjithmon ju interesoi pasurimi i tyre privat.Presidenti luftoi dhe beri qmos qe Kosova te jete nje shtet shqiptare me identitet te mirfillt kombetare, ku pakicat do te gezonin po ato te drejta qe i gezoin pakicat ne shtetet evropjane dhe jo keto qe gezoin tani ne Kosove.Partia te cilen e formoi Presidenti ishte LDK-ja, kjo ishte qerdhe e shkollimit demokrat per te gjithe ata qe ia mesyne politikes.Hyne ne te morren mesimet e para dhe dikush me heret e dikush me vone dolen nga kjo parti per te vazhduar jeten karrieriste ose si themelues i ndonje partie te re, ose si antare qe iu bashkangjit nje partie tjeter pasi qe morren oferta te mira, p.sh. Arsim Bajrami.
Te njeiten forme perdori edhe Nexhat Daci, ai doli nga LDK-ja dhe formoi nje parti tjeter duke u munduar te shkoi pak me lart dhe te behet Lider.Mirepo u pa qe deshtoi dhe po i garantoi qe do te jete i deshtuar edhe me keq se Veton Surroi.
Shpetimi i vetem i LDK-s dhe LDD-s eshte ribashkimi dhe qasja e drejt ne pune me zbatim te mirfillt te programit dhe ideologjise se Presidentit.

panta_rhei
18-07-09, 17:21

Nuk jam asnjitrohë i interesuar për shpëtimin e LDK-së, as për shpëtimin e LDD-së. Të jesh i bindur për këtë.
Për mua, në rrethanat e krijuara, shpëtimi i LDK-së, do të thotë shpëtimi i eqeremit, sejdiut e hashimit.
Jam kategorikisht kundër kësaj. Sepse, mendoj se, kjo nuk do të thotë shpëtim i Kosovës, por mjerim edhe më i madh.

Dani11
18-07-09, 18:12

Une jame per shpetimin e kesaj partie pasi qe ka nje historik te veqant nga te gjitha partit politike si dhe Kosova ka nevoje per parti te mirfillta qe munda ta zhvilloin dhe drejtoin shtetin drejt nje te ardhmeje me te mire.

Arb
18-07-09, 19:43
Bravo!
E paske kuptuar.
Shqiptaret thojn : i vdekmi me te vdekmit,i gjalli me te gjallet.
Puna e Rugoves u kon berllog.
I njeti me shoqeri esht perpjek te mashtroj Shqiptaret ,disa edhe i kan besue.
Por ateher ne kosove ka qen vetem nje Gazet ,e tash ka me shume.

Shpato!

Polonisht nuk kam shkru. E ke marr vesh dallash.

Edhe ku keni pra bre ju me shkru nje fjali te llojit, "puna e Rugoves u kon berllog." Mshelne bre gojen bre fara e flliqte. Nese keni dicka me shtu ne kete teme, mire, nese jo, mos flliqni me goje, ju o gjak-magjupesh. Kjo pershendetje shkon edhe per te tjeret te sojit t'shpatit.

Arb
18-07-09, 19:47
O Rugovizmi ishte i regjistruar si Parti Politike në ish Jugosllavi,me 1989,me nënshkrimin dhe bekimin e Ministrit të atëhershëm të Drejtësisë,neonacionalistit Vllado Kambovskit.Ish Jugosllavia ka vdekur,është shpartalluar,nuk egziston më,antishqiptari Vllado Kambovski sigurisht që ka vdekur ose është mplakë si qeni,nuk ka forcë ekzekutive më,pra me vdekjen e ketyre ka vdek edhe rugovizmi,sigurisht,mos u lodhni kotë o të mjere,që ju ka marrë koka erë......se shihne janë ra LDK-ja ,PDK-ja ,AAK-ja,( udhëheqësit e tyre që po e mashtrojnë elektoratin e shkretë) e ja kajtën nanën Kosovës.Kur ne si popull zgjohemi nga gjumi i "ariut polar", do te shohim se na ka "rrotue"dreci,atëherë do te shohim se ku jemi ,ku na kan futë këta "trima" te hajnise,"trimat e politikës","baballarët e kombit" ,andërr jemi ende të gjithë pa dallim ,u "knaqem" me andrra ,të lumtë ne,sa mirë me pa "andrra me sy qelë" .Ende kemi kohe me u marre me" budallallëqe", jo ky udhëheqës po ky ,jo ajo parti po kjo ,jo ai po ky,jo dreci po i biri .... vetëm tek shqiptarët ndodhë ky "marifet", e "kam dhanë besën nuk ndryshoj" toka me u rrotullue .E me këto "sende" kështu tyben zotin kurrë ne dritë s'kemi me qitë gjë n'dynjatë.Me nderime Uragani_99

Paske perzi gjanat. Je jashte temes.

LOJETARI
18-07-09, 19:55
Nuk jam asnjitrohë i interesuar për shpëtimin e LDK-së, as për shpëtimin e LDD-së. Të jesh i bindur për këtë.
Për mua, në rrethanat e krijuara, shpëtimi i LDK-së, do të thotë shpëtimi i eqeremit, sejdiut e hashimit.
Jam kategorikisht kundër kësaj. Sepse, mendoj se, kjo nuk do të thotë shpëtim i Kosovës, por mjerim edhe më i madh.

Kosoves i duhet nje krah i djatht politik i forte .Momentalisht nuk e ka .Dikush duhet me e hanger per me ardhe deri te forcimi i ketij krahu .Shkurt e shqip antaresia e LDK-se dhe LDD-se duhet per hire te vetvetit dhe ne sherbim te interesave kombetare me ua "kajt nanen" prijese te tyre , ne qofte se eshte e nevojshme edhe ne menyre jokonvencionale .Prej kryetareve e deri ne udheheqesit e nendegeve .E vetmja mundesi eshte pastrimi "kimik" i ketyre strukturave dhe vendosja e rregullit partiak pa hile , me pergjegjesi morale dhe patriotike ndaj posteve qe marrin .Ndoshta tingellon e pamundshme por eshte e domosdoshme .Dua te besoj se ende ne mesin tone ka njerez qe e dojne nje Kosove funksionale .Dua te besoj se ende ne mesin tone ka njerez qe sakrifikojne te teren pa llogarite ne perfitime vetjake .

Shpati
18-07-09, 22:18
Shpato!

Polonisht nuk kam shkru. E ke marr vesh dallash.

Edhe ku keni pra bre ju me shkru nje fjali te llojit, "puna e Rugoves u kon berllog." Mshelne bre gojen bre fara e flliqte. Nese keni dicka me shtu ne kete teme, mire, nese jo, mos flliqni me goje, ju o gjak-magjupesh. Kjo pershendetje shkon edhe per te tjeret te sojit t'shpatit.

Arb,
Nejse je i demoralizuar por te kapercen.
Ne qofte se nuk te kapercen ,skam qka te bej. Puna e Rugoves ka qen thjesht berllog.
Ata qka e kan perkrah thjesht kan qen magjup.
Nejse ti tregove se ke Gjaku magjupi.

GURI SYLAJ
19-07-09, 07:45
Arb,
Nejse je i demoralizuar por te kapercen.
Ne qofte se nuk te kapercen ,skam qka te bej. Puna e Rugoves ka qen thjesht berllog.
Ata qka e kan perkrah thjesht kan qen magjup.
Nejse ti tregove se ke Gjaku magjupi.

Shpat, me ke ndihmu shume!
Tash po e kuptoj pse Kosova eshte shtet multietnik e jo shtet i shqiptareve dhe pakicave tjera etnike!
Faj koka se shumica dermuese qenkan Magjup!!!

Po edhe ty te kapercen!!

Zogu_1
19-07-09, 11:52
Une mendoj se LDK-ja duhet ti kthehet vet-vetes,sepse ka nje kapacitet te mjaftueshem politik,natyrisht gjithnje mendoj duke u liruar nga ata te cilet e sollen ne kete gjendje (Eqa,Sejdiu.......).
LDK-ja duhet ti kthehet vlerave te cilat ishin pjese e kreut te saj (Presidentit te ndjere Rugova),nese arrin te reformohet nga te gjith keta nenkryetar te LDK-se besoj se prap do te jet nje parti serioze ,ne te kunderten LDK-ja po shkon drejt vetvrasjes politike qe disa vite,si duket ata qe udheheqin LDK-ne pas vdekjes se Presidentit,harruan VLERAT te cilat jau la Rugova si trashigim.
( njerin per te mire qe do e ceku besoj se eshte Isa Mustafa,i cili mund te beje ndryshime pozitive ne LDK)

Urata
19-07-09, 15:42
Arb,
Nejse je i demoralizuar por te kapercen.
Ne qofte se nuk te kapercen ,skam qka te bej. Puna e Rugoves ka qen thjesht berllog.
Ata qka e kan perkrah thjesht kan qen magjup.
Nejse ti tregove se ke Gjaku magjupi.

garantoj me koke, se dhe ti dikur e ke perkrah...!

magjup, magjypi...!:wink:

GjIlAnAsI_cSi
19-07-09, 17:21
garantoj me koke, se dhe ti dikur e ke perkrah...!

magjup, magjypi...!:wink:

Je plotesisht gabim!

Ky nuk e ka perkrah asnjeher biles pas luftes e ka urrejt edhe 100 her ma shum , vlen pyetja .. a'thua pse e ka urrejt?

Pra se me nuk e ka Mlladinin me ja cu vllaznive shqiptar ne shtepi si spihun se X apo Y ka pushk e allti.

E kuptove?

Qorri
19-07-09, 19:41
Ata qe e rrenuan Rugovizmin dhe levizjen Ruvoviane nuk mund te bejne katarsis ata (elita udheheqese e LDK-LDD nuk jane rugovista ata nuk mund te sjellin gje ne kete drejtim.

Duhen figura te reja vertete rugoviane te merren me kete nisme; qe, akoma e ruajne me nje vitalitet dhe freski; qendrimin rugovian, kurse keta qe sot pandehin se jane rugovista keta jane hashimista;ramushista, kete e bejne vetem per pushtet politik(elektorat) ndryshe inetresi i tyre per rugovizmin eshte si 'puthja e Judes'.

Nese shfaqen figura qe virgjinitetin rugovian e ruajne akoma; ka mundesi per nje katarsis dhe populli do ta ringjalle ndjenjen rugoviane qe ishte aq kombetare dhe aq shqiptare sa vet levizja kur ishte e udhehequr prej LIDERIT me te Madh te Shqiptareve...asokohe nuk mungonin as fitoret as rezultatet se Vizionarin kishim komandant suprem

Urata
20-07-09, 04:33

psh si une a...! :wink:

ha,ha,haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa aaaaaaaaaaaaaaaaa...!

ps: eh, sa t'mire e t'forte do e beja Kosoven ...! Endrren Rugoviane do e realizoja....
Qorri, a nuk do ishte keshtu a...?:wink:

psps: kuku, i kisha ba njerez thaqistat a...!!! u kisha bo trajnim n'aftesit njeri/jete...!!!

Qorri
20-07-09, 20:17

Dakordohem me ju, Urata ,bile kete fjaline e fundit kam drone se eshte e imja'dyshoje' shume te jete e thene nga ty heheh .....

krijuesiii
20-07-09, 20:27
...qita rugovistat me sjelljet e tyre po tregojne se sa shume kane qene nen presionin e diktatit te nje njeriu kta jane nostalgjike te shkret si stalinistet, titistet enveristet maceotunistet dhe rugovistet jane te smurit mentale te shekullite qe lame pase e qe po vazhdojne ende te ekzistojne, jane nje berrlloge nje logjike njerzore e tejkaluare dhe me rrenje e ideologji te flliqta sllaviste...

....njeriu dhe idologjite duhet te perkasin me kohen dhe te jene shfaqje e shumices dhe e grumbulli te dijetareve dhe pasqyrim te mendimev e ideve vizioniste e perparimtare...

...ju uroj sherim te shpejte...

tungiii

Pupi
20-07-09, 20:30
Ncëk !

Ldk -ja e Fatmir Sejdiut kurrë nuk ka qenë Rugoviane, edhe ndaqi mi ditë tek tash e ka gjet profilin e vet politik Sęjdiu & Co.

kqyrni mos u halisni fort se Panta_rhei ksajde asht a !

Pupi
20-07-09, 20:31
...qita rugovistat me sjelljet e tyre po tregojne se sa shume kane qene nen presionin e diktatit te nje njeriu kta jane nostalgjike te shkret si stalinistet, titistet enveristet maceotunistet dhe rugovistet jane te smurit mentale te shekullite qe lame pase e qe po vazhdojne ende te ekzistojne, jane nje berrlloge nje logjike njerzore e tejkaluare dhe me rrenje e ideologji te flliqta sllaviste...

....njeriu dhe idologjite duhet te perkasin me kohen dhe te jene shfaqje e shumices dhe e grumbulli te dijetareve dhe pasqyrim te mendimev e ideve vizioniste e perparimtare...

...ju uroj sherim te shpejte...

tungiii
Allahu ekber !!!

shfletuesi_
20-07-09, 20:34
LDK, ka qen e popullit ama , ju,ata,ato... e kthyen në parti Rugovase.....

LDK-ja , LDD-ja, dhe asnje parti tjeter nuk do i kthehet më Kurr rugovizmit.... ka përfunduar ai mision është më i mbyllur.

Ju vertet sjeni normal doni të na ktheni në kohë para 2000-tës dhe të futëmi në dialoge serish më serbin që më mund dhe me gjakë e shpallëm Kosoven Shtete të Pavarur dhe Sovran :) ...

Nëse thuani që ti kthehen Rugovizmit më këtë nënkuptojm qe si sërbet ashtu dhe shumica këtu qe i lexoj pro rugovas nuk jan të kënaqur dhe duan të kthejn kohën prapa.... shyqyr Zotit koha më nuk kthehet se qebesa edhe shumë vite kishim prit... :)

Hajde ju përshendes shnetje me të mira......

Pupi
20-07-09, 20:36

Ameeeeen !

krijuesiii
20-07-09, 20:42
!!!

...hej puli-qita te ka mesue tarzani me bo quote aaa, paske arrite shkalle te larte te evulucionite respekte...

tungiii

Pupi
20-07-09, 20:46
...hej puli-qita te ka mesue tarzani me bo quote aaa, paske arrite shkalle te larte te evulucionite respekte...

tungiii

Cka muti ki more, une thash mir kishe...

Uragani_99
21-07-09, 12:44
LDK................zero "hesapi"................hajna prej t'parit e deri t'mramin.Të njejta janë edhe PDK-ja dhe AAK-ja......qe dhjet vite u "knaqen" hajni ,kan bërë kapital që as ënderr nuk e kan parë.Këta nuk e kan luftuar shkaun ,jo.Ata që e luftuan shkaun ,vdicen ne kohen e luftës ,shkuan,nuk janë ne mesin tonë ,mbeten ata që edhe atëhere paskan bashkpunuar me shkaun ,bashkpunojnë edhe sot për interesa te veta.Ikni more po c'far bashkimi a c'far Rugovizmi ,mos hupni kohë kot se koti se ,"tyben zotin" ska gje prej kësaj pune veq mundemi me u hidhërua në mes vedi pa nevojë.Po na duhet me u bërë bashk të gjithë e me ju "kajt nanën" ktyne far hajnave ,pa dallim.Po na mbyten more keta "faqezi" ,syt janë me pa , vesht me ndëgjue ,cka po bëjnë e si po veprojnë. Këta ,pa dallim ,nuk meritojnë përkrahje të asnji qytetari te Kosovës .Uragani_99

Urata
21-07-09, 15:11

paske bo qejf me PDK-ne, po m'duket...!

ps: o Qorri, o nje pastrim kimik te trurit u kisha bere thaqistave...!ha,ha,haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa...
kuku, duhet kohe/mund me i pru n'dine e iman keta njerezit e paditun e LAKMIQAR...!

Dani11
21-07-09, 17:19

Urata mos ja jep bregut edhe ti, po a e din qe keta nuk kan tru hiq,http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon10.gif

>>{SpOnGeBoB}<<
21-07-09, 22:36
Sha zote qisajna Ldkakes i hupt fara edhe kurre mos ju gjete ma. Po qfare Rugovizmi, boll e kane flliqen ma. Ma mire me jetue qaj kujtimi per Rugovizmin se me qasishna coftina me pamje te Eqeremit, tana atina llapqines qe thote njeri sha zote qeky i ka sahi 600 vjete kur t`ja pash surratin tana ato rrudha si te alafantit, masnej kur ta pash at qysh e pat mara emnin, ah po Alush Gashin, sha zoten bon ti be qe osht ka i pishton kaka kur te folin, tana ajo ftyra e Lutfi Hazirit krejt ne bass edhe tenor tu flen kishe pu kallezoj une diqka.

Po lene be qka jeni ka folni, masnej edhe qet bashkimin LDK -LDD kishe mile (Tinky ta vodha qite llaf) po bam bashke. Jo sha zote ne ta, po jane mbeten jashte grazhdit se Hasha qitash osht tu sosen tu vjedhen me te vetet, e qeta tu e pa hajde po bajna kolacjona kishe mile apet po bashkomi, ani u kan qka u kane jane thye do astalla edhe do karrika amo na jena bashke mara.Edhe nihere pe perseriti fara ju hupte.
Amin mara!

Uragani_99
21-07-09, 23:39
paske bo qejf me PDK-ne, po m'duket...!

ps: o Qorri, o nje pastrim kimik te trurit u kisha bere thaqistave...!ha,ha,haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa...
kuku, duhet kohe/mund me i pru n'dine e iman keta njerezit e paditun e LAKMIQAR...!

Eh,Urata e paqë uratën e Perendisë ,ti,familja juaj dhe të gjithë të afërmit t'uaj ( pa keqkuptim )............................,ke bërë vlerësim të gabuar e nderuar,nuk thellohem me tepër.....Uragani_99

P.S.Më paske emërtuar me një "emër" të ri,habi, dhe më drejtohesh : " O Qorri.........." ,falëmnderit , "ke të drejtë". Vërtet më kan "qorruar" ca parti politike e në vecanti udhëheqësit e atyre partive politike,ata që po e konsiderojnë vehten si "baballarë te¨Kombit",ata që po mendojnë se me ata ka filluar cdo gjë dhe me ata do të mbaron gjdo gjë.Pra,më "qorruan" LDK-istat që nga v.1989 gjer në v.1998,pastaj më "qorruan" Komandantët e UCk-se( jo ushtarët,të kuptohemi) dhe ish udhëheqësit politik të UCK_së,pra ishte v.1998 dhe 1999.Nga v.1999 e deri më sot më "qorruan" përsëri, LDK-ja,PDK-ja,AAK-ja dhe Behxhet Pacolli me Demokracinë e Re ,miku i Jelcinit e se fundi edhe i Putinit.Mirpo,verberin më të madhe ma bëne "Baballarët e Kombit " si dhe ish "Komandantët e Malit" tani Gjeneral të graduar ne FSK-ne e Kosovës.Përfundimisht "konstatoj" se m'a "shkatrruan të pamurit" hajnat qeveritar dhe ata opozitar(udhëheqësit e tyre),është hargjuar të pamurit për momentin.Por mbes me shpresë ,se do të më këthehet të pamurit ,kur në skenen politike kosovare vijnë gjenerata të reja që ja duan të miren atëdheut,vërtet ata që e duan atëdheun (Kosovën dhe popullin e saj) me shumë se vetëvehten.Besoj se do të vijë ajo ditë dhe nuk eshtë e largët...........me nderime dhe suksese ....Uragani_99

shfletuesi_
21-07-09, 23:54
Eee shyqyr qe pa din edhe tjert kapak e spa din veq ni neri :) qetash e ka marr vesh i plak i katunit tha gjo sish kan puna e qesaj Ldk-s qe sa vjet tha sen sbani...

Urata
22-07-09, 00:35
Eh,Urata e paqë uratën e Perendisë ,ti,familja juaj dhe të gjithë të afërmit t'uaj ( pa keqkuptim )............................,ke bërë vlerësim të gabuar e nderuar,nuk thellohem me tepër.....Uragani_99

P.S.Më paske emërtuar me një "emër" të ri,habi, dhe më drejtohesh : " O Qorri.........." ,falëmnderit , "ke të drejtë". Vërtet më kan "qorruar" ca parti politike e në vecanti udhëheqësit e atyre partive politike,ata që po e konsiderojnë vehten si "baballarë te¨Kombit",ata që po mendojnë se me ata ka filluar cdo gjë dhe me ata do të mbaron gjdo gjë.Pra,më "qorruan" LDK-istat që nga v.1989 gjer në v.1998,pastaj më "qorruan" Komandantët e UCk-se( jo ushtarët,të kuptohemi) dhe ish udhëheqësit politik të UCK_së,pra ishte v.1998 dhe 1999.Nga v.1999 e deri më sot më "qorruan" përsëri, LDK-ja,PDK-ja,AAK-ja dhe Behxhet Pacolli me Demokracinë e Re ,miku i Jelcinit e se fundi edhe i Putinit.Mirpo,verberin më të madhe ma bëne "Baballarët e Kombit " si dhe ish "Komandantët e Malit" tani Gjeneral të graduar ne FSK-ne e Kosovës.Përfundimisht "konstatoj" se m'a "shkatrruan të pamurit" hajnat qeveritar dhe ata opozitar(udhëheqësit e tyre),është hargjuar të pamurit për momentin.Por mbes me shpresë ,se do të më këthehet të pamurit ,kur në skenen politike kosovare vijnë gjenerata të reja që ja duan të miren atëdheut,vërtet ata që e duan atëdheun (Kosovën dhe popullin e saj) me shumë se vetëvehten.Besoj se do të vijë ajo ditë dhe nuk eshtë e largët...........me nderime dhe suksese ....Uragani_99

Flm, per urimin dhe Perendia t'pafte me t'mira gjithemon...! nuk te keqkuptova , besom! dhe nje sqarim, nuk t'kam thirre tye Qorri...! I jam drejtue nickut Qorri, pra...!

ps: po m'duket se per t'njejtat "qorrime" po flasim...!

shfletuesi_
22-07-09, 00:37
Ka Zbritje Sezonale mduket....

Urata
22-07-09, 00:50
Ka Zbritje Sezonale mduket....

....e ngritje vjedhjesh!

shfletuesi_
22-07-09, 00:52
....e ngritje vjedhjesh!

Ka pas gjithe po se keni vrejt.... :) me shpres qe do ju bjer diq ne dhemb skeni ber ze... tash vetem nga hundet kalon eeeee ....

Urata
22-07-09, 00:57
Ka pas gjithe po se keni vrejt.... :) me shpres qe do ju bjer diq ne dhemb skeni ber ze... tash vetem nga hundet kalon eeeee ....

vjedhje ka pas gjithe, ka dhe do kete...
mirepo,
nuk kane/ka/do te vjedhin te gjithe...!

shfletuesi_
22-07-09, 01:00
vjedhje ka pas gjithe, ka dhe do kete...
mirepo,
nuk kane/ka/do te vjedhin te gjithe...!

Perpara kan vjedh brenda Kosoves vendin e vet...

Tash spo vjedhin por po i marrin ato qka jav kan jap si ndihma .... :)

E sa i perket temes.... Nese i kthehet LDK- ksaj qka thoni... Thaqi ate rruge po ben politiken e Rugovizmit....