PDA

View Full Version : Padi kunder ish udheheqes te Kosoves


Lapsi
13-08-10, 23:57
Komunizmi nė EULEX
Deputeti Nait Hasani ka akuzuar edhe shtatė ish-udhėheqės kosovarė tė kohės sė Jugosllavisė. Ata i ka paditur pėr krime kundėr njerėzimit dhe gjenocid. Hasani tashmė padinė e re me emra dhe fakte tė zgjeruara, e ka dorėzuar edhe nė EULEX. Ai i bėn thirrje Prokurorisė sė Kosovės, Gjykatės dhe EULEX-it, qė kėta ish-funksionarė tė lartė tė dėnohen pėr veprat qė kanė bėrė.

Nga Nebih Maxhuni mė 08.08.2010 nė ora 9:25


Nait Hasani, deputet i Kuvendit tė Kosovės nga radhėt e PDK-sė, padinė qė e ka bėrė kundėr udhėheqėsve tė Kosovės nė kohėn e ish-Jugosllavisė dhe pjesėtarė tė aparatit shtetėror tė asaj kohe, tashmė e ka dorėzuar edhe nė EULEX.

Pėrveē EULEX`it, kjo padi tashmė ėshtė deponuar dhe nė Prokurorinė Publike tė Qarkut nė Prishtinė dhe nė Prokurorinė Speciale tė Kosovės.
Gazeta ka arritur ta sigurojė kėtė padi, e cila ėshtė dorėzuar nė EULEX mė 29 korrik 2010.

Padisė i janė shtuar edhe emrat e shtatė personave qė kanė qenė nė funksione tė ndryshme nė kohėn e ish-Jugosllavisė .
Hivzi Sylejmani, Bajram Tmava, Bajram Maraj, Mehmet Hoxha, Kolė Shiroka, Syrja Popovci, Kurtesh Salihu, Riza Sapunxhiu janė emrat e rinj qė janė futur nė kallėzimin penal qė ėshtė dorėzuar nė Prokurorinė e EULEX-it.
Nė padi thuhet se nė bazė tė nenit 198 paragrafi 1 tė KPPK-sė thuhet se plotėsohet, precizohet, zgjerohet dhe pėrmirėsohet kjo padi ndaj 39 udhėheqėsve nė kohėn e ish-Jugosllavisė .

Tė paditurit e mėhershėm nga deputeti Nait Hasani janė Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Rexhai Surroi, Ymer Pula, Veli Deva, Xhevdet Hamza, Xhavit Nimani, Sahit Zatriqi, Mehmet Maliqi, Mehmet Shoshi, Jusuf Karakushi, Mahmut Bakalli, Azem Vllasi, Remzi Kolgeci, Rrahman Morina, Jusuf Zejnullahu, Hashim Rexhepi, Metė Kuēi, Mehmet Lumi, Hasan Mehmeti, Ibush Kllokoqi, Nazmi Mustafa, Xhemshit Duriqi, Hazėr Susuri, Nikė Lumezi, Miftar Jasiqi, Hilmi Zhitia, Rexhep Haxhimusa dhe Vesel Latifi.

Sipas kėsaj padie, e cila ėshtė dorėzuar nga avokati Bajram Krasniqi, i autorizuar nga deputeti Nait Hasani, thuhet se kėta persona akuzohen pėr vepra penale krime kundėr njerėzimit, gjenocid e vepra tė tjera tė rėnda penale.

Deputeti i PDK-sė ka thėnė se kėta persona janė pjesėmarrės tė Masakrės sė Tivarit, tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, tė Byrosė Informative tė njohur si Gol Otok, tė shpėrnguljes masive, ose aksionit tė armėve nė kohėn e Rankoviqit dhe mbėshtetės tė politikės sė Rankoviqit pėr shpėrnguljen e 250 mijė shqiptarėve pėr nė Turqi, po ashtu janė pjesėmarrės tė ngjarjeve tė viteve 1968, 1981, 1990 e tutje.

”Unė i kam mbledhur personat nė fjalė, tė cilėt prej vitit 1945, kur ėshtė mbajtur mė 10 qershor 1945 nė Prizren, Lidhja e Dytė e Prizrenit, qė ėshtė vendosur qė Kosova tė bashkohet me Serbinė dhe prej aty kanė filluar masakrat kundėr popullit shqiptar nė Kosovė. Nga kėta njerėz, tė cilėt tė inspiruar nga lufta e tyre, atėherė “liridashėse”, dhe kėta kanė bėrė krime kundėr njerėzimit ndaj popullit tė vet”, pati thėnė Nait Hasani kohė mė parė.

Ai ka thėnė pėr Express se pret nga EULEX-i qė tė ndėrmarrė hapa konkretė duke thėnė se personat e pėrfshirė nė kėtė akuzė duhet tė dėnohen pėr veprat qė i kanė bėrė.

“I bėj thirrje Prokurorisė sė Kosovės, EULEX-it, qė personat qė kanė bėrė krime, e qė janė pėrfshirė nė padi, tė dėnohen”, thotė Nait Hasani.

Nė listėn e tė paditurve tė deputetit Hasani ka edhe persona qė tashmė nuk janė gjallė.

Pėr kėta persona, Nait Hasani ka thėnė se duhet tė ketė njė dėnim moral, ndėrkaq ata qė janė sot nė pozita nėpėr pushtet, duhet tė deklarohen pėr krimet e bėra dhe tė japin dorėheqje morale. Tė gjithė kėta persona tė pėrmendur nė padi akuzohen pėr krim kundėr njerėzimit dhe gjenocid.
Nė padi pėr secilin ėshtė dhėnė edhe arsyetimi pėr kėta persona se duhet tė dėnohen pėr veprat e kryera nė kohėn e ish-Jugosllavisė .

Fadil Hoxha, Sinan Hasani, Mehmet Hoxha, Dushan Mugosha, Ali Shukriu, Hivzi Sylejmani, Kolė Shiroka, Ymer Pula, Xhavit Nimani, Xhevdet Hamza, Mehmet Maliqi- Cikulli, Veli Deva dhe Sahit Zatriqi, sipas padisė, bazuar nė Kodin Penal tė Kosovės, neni 117, akuzohen pėr vrasje, shfarosje, skllavėrim, depėrtim ose pėrzėnie me dhunė e popullsisė, burgosje ose privime tė tjera tė rėnda tė lirisė fizike nė kundėrshtim me rregullat themelore tė sė drejtės ndėrkombėtare, persekutim tė njė grupi ose kolektivi tė identifikuar pėr arsye politike, kombėtare etnie etj, zhdukje e detyruar e personave, krim i aparteidit etj.

Hasani e ka bėrė kėtė kallėzim penal nė mėnyrė individuale, mirėpo nuk e pėrjashton mundėsinė qė tė ketė padi tė tjera nga Shoqata e tė burgosurve politikė dhe nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut.

Personat qė janė pėrfshirė nė padinė e fundit:
Hivzi Sylejmani,
Bajram Tmava,
Bajram Maraj,
Mehmet Hoxha,
Kolė Shiroka,
Syrja Popovci,
Kurtesh Salihu,
Riza Sapunxhiu.

Personat qė janė paditur kohė mė parė:
Fadil Hoxha,
Sinan Hasani,
Dushan Mugosha,
Ali Shukriu,
Rexhai Surroi,
Ymer Pula,
Veli Deva,
Xhevdet Hamza,
Xhavit Nimani,
Sahit Zatriqi,
Mehmet Maliqi,
Mehmet Shoshi,
Jusuf Karakushi,
Mahmut Bakalli,
Azem Vllasi,
Remzi Kolgeci,
Rrahman Morina,
Jusuf Zejnullahu,
Hashim Rexhepi,
Metė Kuēi,
Mehmet Lumi,
Hasan Mehmeti,
Ibush Kllokoqi,
Nazmi Mustafa,
Xhemshit Duriqi,
Hazėr Susuri,
Nikė Lumezi,
Miftar Jasiqi,
Hilmi Zhitia,
Rexhep Haxhimusa dhe
Vesel Latifi.

Fakte:
Faktet tė cilat janė pėrfshirė nė kallėzimin penal janė tė ndryshme. Ato fillojnė qė nga dėshmitė e botuara tė atyre qė i kanė mbijetuar Masakrės sė Tivarit nė vitin 1945, e deri te librat hulumtues tė botuar vite mė vonė. Akuzat me tė cilat kėta persona ngarkohen, janė tė ndryshme dhe fillojnė qė nga viti 1945, shpėrnguljet nė Turqi, demonstratat e ndryshme, e deri te bashkėpunimi i tyre nė vitet ‘90 me ish-regjimin serb.

Urata
14-08-10, 06:07
O pasha t'madhin Zot, duhet gjykue e denue disa vete t'ksaj liste....!!!! Po cka tu beht Fadilit e ca t'jereve n'varr, se!!!!

Fshatari
14-08-10, 07:27
E paska harrue Atilen qe dogji evropen pa therre ne kembe; as Neronin s'e paska permend kund!Kesaj liste i mungon poashtu Hamze Kastrioti qe trathetoi Skenderbeun.
Po me cilin ligj duhet te gjykohen keta njerez ?! Me ligjin e ish jugosllavise, natyrisht sepse ligjet e sotme ne fuqi ne Republiken e Kosoves nuk jane "retroaktiv"(kete deputeti e di). I sikur t'i lihej kjo barre historianit sepse periudha ne fjale i perket mire e mire historise!
Edhe nje pyetje per kete deputet: sa perfillen e zbatohen ligjet ne fuqi sot ne Republiken e Kosoves ?
Kur eshte guximtar, deputeti i nderuar do te duhej pergatitur kallexim penal kunder serbise qe as eshtrat e shqiptarve te masakruar nuk jau ketheu familjeve te gjymetuara;kallexim penal kunder soldateskes serbe qe perdhunoi mbi 2 mije gra e vajza te mitura shqiptare; qe dogji mijera shtepi shqiptaresh;qe shkaterroi gjithe ekonomine e vendit tone, e nuk u pergjigj per asgje...!
I bjen samarit gomari!
Revoltues...!

Llapjani_HH
14-08-10, 16:54
Deputeti Nait Hasani ka bėrė mir qė ka ngritur padi kundėr udhėheqėsve tė Kosovės nė kohėn e ish-Jugosllavisė dhe pjesėtarėve tė aparatit shtetėror tė asaj kohe.

Mirpo a ka harruar deputeti se njėrit prej tė paditurve Fadil Hoxhės

Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK), mes tyre edhe ish-pjesėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), nė ceremoninė e varrimit e kanė bartur arkivolin me trupin e Fadil Hoxhės dhe i kan bėrė nderime ushatarake.

A i ka paditur edhe kta tė TMK/UĒK-ės dhe urdhėr dhėnsin e tyre(Hashimin) pėr ti bėrė nderime ushtarake Fadil Hoxhės?

Pastaj qka thot Nait Hasani qė nė qeverin e tashme ka ministra nga familjet e kėtyre tė paditurve, psh.Justina Pula Shiroka i takon Familjes sė Kolė Shirokės, etj.

Plus ka edhe shumė udhėheqės tjer me poste tė larta qė i kan takuar atij regjimi.

A ka mendue edhe nė kėta Nait Hasani, apo veq u dal me ba ni padi sa me shkrue shtypi pėr tė?

murrizi
14-08-10, 16:59
Nait Hasani kėtu nuk ka bėrė asgjė pėrveqse siq ėshtė nė modė, tė gjitha ato vende qė duan ti bashkangjiten alenaces veriatlantike duhen ta gjykojn komunizmin nė shtetin e tyre.
Nait Hasani pėr publicitet ėshtė dashur tė zgjedhė diēka tjetėr ndoshta sepse komunizėm ndėr Shqiptarėt e ish jugosllavis nuk ka patur kurrė !

Zeqiri
20-08-10, 22:30
o leni njerzit e mos i ngucni o jarana se ma patriota jan kan ata se keta te sodit ata nuk e kan shit kosoven keta e shiten ja kajten nanen edhe kta e vjedhen bishtum bisht edhe kta duhet me i shpall tradhtare edhe me i denue me burg e jo ata qe skan pas mundsi me ba ma shume ne at kohe

Guri i madh
21-08-10, 20:03
o leni njerzit e mos i ngucni o jarana se ma patriota jan kan ata se keta te sodit ata nuk e kan shit kosoven keta e shiten ja kajten nanen edhe kta e vjedhen bishtum bisht edhe kta duhet me i shpall tradhtare edhe me i denue me burg e jo ata qe skan pas mundsi me ba ma shume ne at kohe



mir ke than shyqyr qe kjo qeveri nuk ka qen ne at koh se as qat autonomi nuk e kishim pas


po ra muri i berlinit GOBAQOVI e shkatrroj paktin e varshaves


e tash esht nji koh tjter , se aspak ma e mir e ma kombtare nuk esht as kjo qeveri

4peace
24-08-10, 08:29
***

Une i kisha akuzue edhe (mes tjerash) per flamur:
Per cfare arsye (keta te akuzuarit) nuk e sollen nje flamur te mavit (kalter) si ky i sotmi: me nje glacė pule ne mes (midis)?!


***

murrizi
24-08-10, 08:57
***

Une i kisha akuzue edhe (mes tjerash) per flamur:
Per cfare arsye (keta te akuzuarit) nuk e sollen nje flamur te mavit (kalter) si ky i sotmi: me nje glacė pule ne mes (midis)?!


***
ani de ni "glac" e zė copa bezit, apo mos kujtove me bo bezin ni hektar ?
a mujte bre bac, se bash thash mos t'ka gjet i gjo e keqe (se njo ta besoj qė ti si nrro nofkat !).

4peace
24-08-10, 09:56
a mujte bre bac, se bash thash mos t'ka gjet i gjo e keqe (se njo ta besoj qė ti si nrro nofkat !).


Une s'guxoj me shkrue shume se...
...m'dalin dhomte e peshkit...
por edhe m'duhet me heshte se "vdes" Llafa Zani.

Akuzat:
Me vend kjo akuze ama pak si vone, bre...Te na i thojmi "mas pazarit t'molla Shaqirit".
Po cka me i bo politi kuajve aktua qi po duhet me i akuzue hala pa e mar pushtetin se.


***