PDA

View Full Version : A i pranoni lehte kėshillat e miqve?

Barbaroza
18-01-05, 18:56
Te nderuar diskutues,ne jeten tone na ndodhin gjera te drejta,te pjerreta,me kuptim e pa kuptim sepse e tille eshte jeta.
Ne jeten tone,ndodhe qe disa gjera te marrin kahje jo te mire dhe ne kemi nevoje per keshillat e miqeve tane sepse vete ndodhemi ne udhekryq dhe nuk e gjejme daljen nga labirinti.Kjo ndodhe jo veq ne dashuri,por edhe ne te gjitha aspektet tjera ne jete.
Kisha dashur te dija opinionin tuaj se a i pranoni lehte keshillat e miqve kur ata e kane per te miren tuaj edhe pse ty ndoshta nuk te duket se kane te drejte ata sepse ti ke krijuar vizionin tend per qellimin e caktuar.
A kembengulni ne keshilla te personat qe i doni sepse keni deshire tu ndihmoni dhe kisha dashur te shkruani ndonje experience tuajen nese jeni ndodhur ne kesi lloj pozitash kur keni pranuar keshillat apo edhe nese i keni ndihmuar dikujt?
Besoj se jam perpjekur mjaft qe te jem e qarte!

DEA
18-01-05, 19:51
Pershendetje Barbaroza
Te them te drejten rast konkret nuk mund te jap se eshte shume privat po me ka ndodhe edhe shume shpesh me persona shume te afert (afer zemres) qe keshillat e mia kane marre kahje tjeter dhe ka kalu kohe deri se sa e kane kuptuar se ku ishte qellim im, dhe mendoj se kjo eshte nje dukuri apo e mete e jona e te gjithe shqiptareve se shume veshtire marrim keshilla apo kritika. sikur ti pranomim kritikat dhe ti merrnim ato me siguri se shume do te mesonim prej tyre e jo ti perbuzim menjan me mendjen "hajt se ma ka inati ai mu per ata po me flet" nje dini se ai qe u ka inat kurre nuk ju flet vetem lutet zotit qe te vazhdoni ne rrugen e gabuar. me respekt Dea

Mafiozi
18-01-05, 20:32
E nderuara Barbaroza,

Keshillat jan perher te mirseardhur, ather sicili e din qka mundet me marr
ne keshilla te njerzeve qe te dojn te miren. Besoj qe edhe kem nevoj per keshilla.
Nuk mundemi me dit qdo gje ne jet, ndodh qe arrijm ne nje situat ne te cilen
kem nevoj per keshillat e tjerve.

Vetem nuk duhet me keqkuptu keshill me urdher, sicili e ka qellimin e vet
te caktuar dhe deshiron te arrij, nuk kem nevoj te bejm gjera per deshiren
e tjerve.

Keshilli esht me qellim per te miren ton, urdheri e ka qellimin per at qe e jep.

:wink:

turisti
19-01-05, 00:44
Jam bere si - Vegeta 40- ,shktimet e mia ne ēdo teme - si vegeta ne ēdo ēorbe,hahahahahahahahahahahahahahahahahahahaahahah ahahahahahahahahahaha....

Pershendetje per temen e qelluar Barbaroza e dalluar.

Se pari,ai qe vendos me dhene nje keshille,eshte njesoj ne situate te veshire ( si ke keshilli i tij serioz,si ke me naj qellim te caktuar. Personi i cilit i nevoitet keshilli eshte ne konfuzion me vete situaten e krijuar dhe jo shpeshhere, nuk eshte ne gjendje qe ta llogjikoje ,vlersoje ose vendose hapin e metejshem per shkakun e shume rrethanave dhe detajeve qe marrin pjese ne ngjarje te caktuar.

Nuk eshte lehte te ipet keshilli,sepse keshilledhenesi duhet mire,mire qe ta analizoje situaten dhe qe te jet shume i sigurt ,duke i analizuar edhe problemet eventuale nese ndodh diēka e pa planifikuar dhe sendet nisen ne drejtim jo te duhur,sepse me keshillin e gabuar ose jo te korekt, i dyfishohen problemet atij qe ka nevoje per te dhe ne vend te permiresimit,vjen deri te keqesimi i situates ku pastaj " kshilledhenesi" mundohet qe te shporėt sa me shpejte duke e lene klientin ne ledin. Gjithashtu nuk eshte lehte edhe per keshillemarresin qe te vendose per nje hap te tille,sepse, ne shumicen e rasteve edhe qe ka nevoje,KOKEFORTESIA eshte armiku i tij nr1 i cili nuk e lejon qe te " bjere ne dy gjuj " per nje keshille dhe i duket me i drejte gabimi i vet se sa keshilla e mire e dikujt qe e njeh mire.
Nuk dmth se duheni sahere ta merrni keshillin sepse nuk jeni te obliguar,por nese vjen nga personi te cilin e njifni,ateherit me se paku qe mundeni me ba ,eshte qe ta ndegjoni dhe e analizoni ne qetesi [b]mire,mire e pastaj vendosni per :po ose jo.

Ne shumicen e rasteve,kur gjindemi ne situaten e tille, duhet haptazi dhe direkt te ballafaqohemi me problemin e krijuar,dhe sa ma me vemendje ta ndegjojme keshillat e personave te besueshem,sepse nga kendi neutral i tyre,me mire shifet problemi.
Mundojuni sa ma rradhe te nderhyni me keshilla tek bashkeshortet e sidomos kur njeri nga atyre tradhton,sepse ne shumicen e rasteve pas perleshjeve martesore,qifti pajtohet,a fajtor jet keshilldhenesi pa qene fajtor,ose :arrow: jet FAJTOR KUJDESTAR.

Une personalish i pranoj keshillat,i rikontrolloj,por vendosi VET,sepse kam vetem nje arsye: NUK DUA QE DIKAN TA FAJSOJ NESE DESHTOJ,A ME VETVETEN MIRRENI VESH LEHTĖ

VENDIMI ĖSHTĖ I JUAJI.

Sukses ne zgjedhje ju deshiron

TURISTI. :wink:

Murgesha
19-01-05, 10:05
I pranoj nėse jam e qetė nė atė moment, por nėse kam kaluar kufirin e durimit atėherė edhe kėshillat mė tė mira i marrė si qėllime.
Dhe mos u habitni, u nisa nga vetvetja pėr tė thėnė se mvaret shumė edhe pėr ēka jipen kėshillat.
Kur kam pasė nevojė tė kėshillohem mua mė ėshtė dukur se kėshilluesi nuk po e njeh sa duhet gjendjen time momentale, nuk po e njeh problemin dhe po ja fut kot kėshillav.
A ėshtė e drejtė tė mendohet kėshtu???
Unė them jo, por... ska nevojtarė qė i pranon si tė mira kėshillat.
Edhe kur jam pėrpjek tė kėshilloj dikend natyrisht qė nuk mė ka kuptuar dhe ndoshta edhe ka vepruar si unė.
Pėr atė ėshtė e mirė thėnia
Pyet njėqind vetė e nė fund bėj si di vet.

halla e madhe
19-01-05, 12:16
Pajtohem plotesisht me mendimin e MUrgeshes :!: :idea: Cdo keshille e mire ne favor timin eshte e mireseardhur :!: Nji fjale popullore thote:"Kush vete nuk trete" :!: :wink:

yllka
19-01-05, 12:24
I pranoj nėse jam e qetė nė atė moment, por nėse kam kaluar kufirin e durimit atėherė edhe kėshillat mė tė mira i marrė si qėllime.
Dhe mos u habitni, u nisa nga vetvetja pėr tė thėnė se mvaret shumė edhe pėr ēka jipen kėshillat.
Kur kam pasė nevojė tė kėshillohem mua mė ėshtė dukur se kėshilluesi nuk po e njeh sa duhet gjendjen time momentale, nuk po e njeh problemin dhe po ja fut kot kėshillav.
A ėshtė e drejtė tė mendohet kėshtu???
Unė them jo, por... ska nevojtarė qė i pranon si tė mira kėshillat.
Edhe kur jam pėrpjek tė kėshilloj dikend natyrisht qė nuk mė ka kuptuar dhe ndoshta edhe ka vepruar si unė.
Pėr atė ėshtė e mirė thėnia
Pyet njėqind vetė e nė fund bėj si di vet.

Pajtohem me mendimin e Mbretereshes Murgeshe

Kaltrushi
19-01-05, 12:25
Une perveti jap shume Keshilla, por dihet ne shoqerin e ngusht. Ata gjithnje e shofim mas andej. Gjithashtu me vjen mire kure dikush me keshillon per nje Gje. Sa i perket nje Keshille per Mesim apo Shoqeri esht ne Rregull, por nuk kam qejf ne gjerat krejt private te me jepen keshillat.
Kurse nese jam aq e hidheruar ne nje Person dhe dua te them diqka e bej edhe pse dikush me keshillon se te pres. Keshtu se me vlon gjaku e nuk pres, por me ne fund gjithnje edhe gjerat ndonjher prej vetes zgjidhen. Sidoqoft Keshillat mire se vine, por me Lutje qe vertet te jene keshilla e jo bindje per nje gje tjeter. Kurse shpresoj se edhe te mijat jane te mirepritse.

Me nderime

kaltrushi

ShEjToNkA
19-01-05, 12:51
Jam nė gjėndje t'i ndėgjoi ama sa i pranaojė dhe i aplikojj se?!
I ndėgjoi dhe i analizoj edhe nė fund i bėjė bashkė tė gjithe ato se nga kush i marė dhe i hudhi pas shpine dhe verpoi ashtu sic di vetė dhe sic ma ndien zemra!

Giovanni
19-01-05, 14:48
Gjdokush ka nevoj per ndihe dhe keshilla por une bej keshtu : Pyesh 100 vete dhe me ne fund bej siq mendoj vete.

loni19
19-01-05, 15:45
se pari pershendetje.
besoj se duhet ta dime se njerezit kan nevoje per ndihmen e njeri tjerit sepse jeta ka veshtiresit e veta.
un sinqerisht thene jap shum keshilla.
dhe i pranoj shum nga ata qe besoj se me respektojne dhe ma dojne te miren sepse nese njeriu mendon se e ka me te drejte gjithnje eshte mendjemadh keshtu qe eshte shum mire ta keshillojm njeri tjetrin se jemi njerez e gabojm gjith.
me respekt loni.

Honesty^uk.
19-01-05, 18:27
I pranoj nėse jam e qetė nė atė moment, por nėse kam kaluar kufirin e durimit atėherė edhe kėshillat mė tė mira i marrė si qėllime.
Dhe mos u habitni, u nisa nga vetvetja pėr tė thėnė se mvaret shumė edhe pėr ēka jipen kėshillat.
Kur kam pasė nevojė tė kėshillohem mua mė ėshtė dukur se kėshilluesi nuk po e njeh sa duhet gjendjen time momentale, nuk po e njeh problemin dhe po ja fut kot kėshillav.
A ėshtė e drejtė tė mendohet kėshtu???
Unė them jo, por... ska nevojtarė qė i pranon si tė mira kėshillat.
Edhe kur jam pėrpjek tė kėshilloj dikend natyrisht qė nuk mė ka kuptuar dhe ndoshta edhe ka vepruar si unė.
Pėr atė ėshtė e mirė thėnia
Pyet njėqind vetė e nė fund bėj si di vet.

Se pari nje verejteje per ju Murgesha.
Nuk paske bere mire qe paske shkruar mendimet e mia qe une ti tregova mbreme :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Kurse se dyti pajtohem plotesisht me mendimet tuaja.

Si gjithnje e pershendetur nga
Honesty

Barbaroza
19-01-05, 19:09
Ju falenderoj te gjitheve qe jeni inkuadruar ne teme dhe keni dhene pikepamjet tuaja.
I mirepres akoma diskutimet!

Murgesha
19-01-05, 20:09
I pranoj nėse jam e qetė nė atė moment, por nėse kam kaluar kufirin e durimit atėherė edhe kėshillat mė tė mira i marrė si qėllime.
Dhe mos u habitni, u nisa nga vetvetja pėr tė thėnė se mvaret shumė edhe pėr ēka jipen kėshillat.
Kur kam pasė nevojė tė kėshillohem mua mė ėshtė dukur se kėshilluesi nuk po e njeh sa duhet gjendjen time momentale, nuk po e njeh problemin dhe po ja fut kot kėshillav.
A ėshtė e drejtė tė mendohet kėshtu???
Unė them jo, por... ska nevojtarė qė i pranon si tė mira kėshillat.
Edhe kur jam pėrpjek tė kėshilloj dikend natyrisht qė nuk mė ka kuptuar dhe ndoshta edhe ka vepruar si unė.
Pėr atė ėshtė e mirė thėnia
Pyet njėqind vetė e nė fund bėj si di vet.

Se pari nje verejteje per ju Murgesha.
Nuk paske bere mire qe paske shkruar mendimet e mia qe une ti tregova mbreme :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
Kurse se dyti pajtohem plotesisht me mendimet tuaja.

Si gjithnje e pershendetur nga
Honesty

:evil: :evil: :evil: :evil:

vushtrria
19-01-05, 20:52
barbaroza nje tem shum e qelluar,dhe ju pershendes per temen.

une ne lidhje me ket tem kisha then keshtu,njeriu prej dites se par kur linde i fillojne keshillat,dhe rritet nen keshillat e prinderve dhe me pastaj kur rritet fillon te jape keshilla(c'eshte more kjo keshtu jeta vetem me keshilla) mas andej une jam nje njeri qe i ndegjoi keshillat e te tjereve,po te jet ndoshta edhe nje femij ia shikoi gojen se qka po fol,dhe nga te gjitha keshillat e shokeve,miqve,farefist i pranoi ato me te mirat,mua me ka ndodhe kur njerezit kan kerkuar mendimin tim,une me plot sinqeritet ua kam then at qka kam menduar,por kurr dy her nuk ua kam perserit sepse kur dikush e kerkon mendimin tend duhet ti tregosh at qka mendon por kurr nuk duhet te jesh kategorik qe ai ti pranon keshillat e tua.

me nderime vushtrriu

uliksi31
19-01-05, 21:03
Une gjithmon marr keshilla nga kushdo-qoft.Frymzohem nga ato keshilla.
Pastaj definicionin e jape vet.Deri sot kame pas rast me i bashkuar 10 cifte bashkshortore,te cilet ishin ndar per nje arsye ose tjeter.Dy shqiptare e 8 te huaj.Jame i fort ne body language.Kur e marr situaten ne duar nuk e leshoi leht :shock: :lol:

turisti
19-01-05, 21:27

:shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

Dreni30
22-01-05, 10:01
te gjitha keshillat e kane nje dmth. te vecant, mirepo ato duhet te analizohen mire qe te mos biesh ne konfrontim me vetveten.

sarasara
25-01-05, 15:20
jo se me del pune me to.
duhna me i shkru me nji leter e me u qu te ombudspersoni e tani ai qka
t`me thot ja baj!

Lona
14-03-05, 14:36
Pershendetje...

Sa u perket keshillave gjithmon jam ne gjendje ti pranoj, sa per ti praktiku sedi varesisht nga qellimi.
Ndersa keshill mund t iu jap atyre qe mendoj qe kane nevoj per keshill.

aferdita
14-03-05, 18:14
pershendetje Barbaroza

n'varet se ēfare dhe prej kujt se prej ēfardo njeri nuk ndegjoj se sot askush nuk don te shoh mire

Drenicaki
14-03-05, 19:50
edhe nastradini e kish pas maru shtepin ne nje kerrstinė(permbi rrota) secvili qe vike me ja ba perhajr shpin si kishin me keshillu ,sikur te ja kishe qit dritaret andejkah jugu!
u qojke nastradini e e sillke kerrstinen me ja ba qefin kur vike tjetri i thoshte qe ishte dashur ti kthej ne anen tjeter dhe e kthente kerrstinen!
ai more vllazen e motra po sa keshillen ta bajn shqiptart te bajn pishman qe je gjall e duhet me ja ba sikur nastradin hoxha!

Gjumashja
20-03-05, 12:12
sigurisht qe po

turisti
20-03-05, 13:26
Me deshire i analizoj,e pastaj varet prej shume parametrave a pranohen,a me se shumti prej asaj a jane ne kundershtim me principet e mia. :wink:

Naki
20-03-05, 21:29
Keshillat apo sygjerimet jane te mire se ardhura nese ato kane baze Miqesore pa prapavija dhe Intriga.
Personalishte i preferoje Keshillat ,keto sa e zhvillojne Personalitetin ne segmente te ndryshmete jetes.
Edhe une sikurse para diskutuesit qdo keshille e filteroje dhe marre vendim ne baze te kriterjeve personale .

Me nderime Naki

Kavaleri
20-03-05, 23:55
Sa i perket meje dhe kshillat jan te mir se ardhura,por sa kan vler ato do i perdori.
Pershendetje..

Toni_4Ever
05-04-05, 00:04
Te nderuar diskutues,ne jeten tone na ndodhin gjera te drejta,te pjerreta,me kuptim e pa kuptim sepse e tille eshte jeta.
Ne jeten tone,ndodhe qe disa gjera te marrin kahje jo te mire dhe ne kemi nevoje per keshillat e miqeve tane sepse vete ndodhemi ne udhekryq dhe nuk e gjejme daljen nga labirinti.Kjo ndodhe jo veq ne dashuri,por edhe ne te gjitha aspektet tjera ne jete.
Kisha dashur te dija opinionin tuaj se a i pranoni lehte keshillat e miqve kur ata e kane per te miren tuaj edhe pse ty ndoshta nuk te duket se kane te drejte ata sepse ti ke krijuar vizionin tend per qellimin e caktuar.
A kembengulni ne keshilla te personat qe i doni sepse keni deshire tu ndihmoni dhe kisha dashur te shkruani ndonje experience tuajen nese jeni ndodhur ne kesi lloj pozitash kur keni pranuar keshillat apo edhe nese i keni ndihmuar dikujt?
Besoj se jam perpjekur mjaft qe te jem e qarte!

i pranoj por vetem nese e njo njeriun mir, sa per ndryshe NO

toni toni
12-04-05, 03:37
Keshillat se pari duhet te jesh i zoti ti specifikosh jane te mira apo te kqija ne favor tendin aop te dikuj tjeter.
Po tashi meqe thash kete edhe poe hedhe posht ne nnje fare menyre.
Me sa kam lexuar nga nji filozof (ate rastesisht )sipas tij poe edhe sipas meje sepse ktu duhet ta kete te drejte ai thoshte (permbajtja)
Secili pavarsisht se mund te kerkoi keshilla nga dikush e ka percaktu me heret se qfare do te beje ne fakt.
Ai merrte nje rast si shembull ku tregonte per nje nxenes te vetin qe i kishte lind nevoja te keshillohej per nje qeshtje.
Djalit i duhej te zgjidhte mes dy gjerave:
Te shkonte ne lufte ose te rrinte ne mbrojtje te nenes se vet e cila ishte plake dhe nuk kishte mbeshtetje nga ndonji njeri tjeter ne kto qaste te veshtira .
Sipas filozofit djali mund te zgjidhte te nisej per lufte me ndonji tren dhe gjate rruges pa shku ne lufte te vritej nga ndonji atak i pa pritur i armikut mbi trenin,kshu do ti shkonte huq sepse qellimi patriotik i tij nuk do te shkonte ne vend dhe nga ana tjeter nena e tij nuk do kishte njeri dhe djale per ta perkujdesur .
Ose ai te ndalonte per perkujdesjen e nenes dhe te mos kishte mundesi te ta tregonte gatishmerine e vet ndaj vendit te vet i cili kishte nevoj per njerz qe e mbrojne.
Ne kte moment vime ne nje pikepyetje ku djali duhet te pyes dike per kete gje .
Sipas filozofit ne fjale djali mund ta dije perpara se te pyes dike se vertet do te zgjedh te shkoi ne lufte apo te rrije me nenen e vet?
Lind pyetja pse?
Personi ne fjale mund te zgjedhe perpara qe te kshillohet me nje prift i cili mund ti thoshte ,, mos shko ne lufte rri me nenen mbroje ate,,
apo mund te pyeste nje njeri qe eshte shume patriot ne vetvete dhe ai ti thoshte :shko ne lufte vendit tone i duhen njerz te ri qe luftojne e mbrojne ate etj etje.
Per te dyja rastet djali mund ta pergjedh qe perpara se kend do ta pyes priftin apo ate tjetrin ,dmth ai edhe nese keshillohet me dike ,qe perpara e dine se qfare kshille do te marr dhe, edhe vendimi i tij eshte i paramenduar.
Per te mos u zgjat shume sepse mund te jet histori e gjate mund te themi se keshillat jane te mira dhe te pranueshme uroi te dime te percaktojme drejt njeriun qe do pyesim ,dhe ne raste te veshtira mos te tregohemi kokemushke per ta degju vetem mendjen tone apo mendjen e atyre qe ne deshirojme ta degjojme duke qene te ndikuar nga ndoonje ledhatim i sedres qe i bejme vetvetes nganjehere.
Un besoi se duhet te jemi realist me vetveten qoft edhe nji moment qe te dime te gjykojme drejt .
Pastaj keshillat pavarsisht te mira a te keqija sa me shume te degjojme nuke eshte keq natyrisht momenti kur duhet te vendosim eshte me rendesi dhe uroi te zgjedhim ate qe duhet.

Tashi uroi te kem qene i qarte dhe te kem tregu diqka tung
toni toni

mjellma
13-04-05, 10:51
Kshillat a duhet pranuar une per vete pranoj kshilla e sygjerime amo nga me te vjeterit qe din me shum se une per jeten edhe mundohem nga te gjitha ato kshilla te gjej gjdokund nga nje kutim e te vendis diqka nese eshte ne pytje po prap se prap vendimin e fundit e marr vet qka dhe si dua.

kshillat jan gjithmon te mirseardhura kshilla te mira e te kqijat veq qelju dren edhe gjuj jesht

dr1ta
13-04-05, 11:15
Keshillat jen te mirepritura ..nese un qendroj ne nje problem ce nuk mundem me zgjedh mundet ce tjeret jan me te zgjura dhe shikojn probleme ndryshe mbasi ce njeriu leht ngatrrohet kur gjendet ne situata te vshtira .

Keshillat te mira me gezojn dhe me bejn guximater .

Barbaroza
13-04-05, 12:25
Ju pershendes per mendimet tuaja.Pasi une si nismetare e temes s'jam pergjigjur akoma per ate se cfare mendoj une rreth kesaj,atehere po i them edhe une ca fjale.
Keshillat e miqve i degjoj dhe pranoj patjeter kur ato me vijne nga miq te vertete te cilet i njoh kohe te gjate dhe e di qe ma duan te miren.
Per shembull,nje mik mund te me thote:kujdes,ai vend pune nuk i pergjigjet aftesive apo karakterit tend,apo ai djalosh nuk eshte tipi qe te pergjigjet ty,apo edhe ndonje problem tjeter,une mundohem qe keto keshilla njehere t'i analizoj mire,te shoh nese miqte e mi e kane pare problemin me mire se une dhe me pastaj te marr nje qendrim ne favor timin.Pra,dua qe njehere problemin ta analizoj dhe shtjelloj mire qe me pastaj t'i marr ne konsiderate edhe keshillat e miqeve.
Kur jemi te dashuruar,syri dhe mendja nuk shohin larg,e miqte tane jane ata qe mund te shohin dhe analizojne me mire se ne ne kete rast,ndersa rastet dhe problemet tjera,mund t'i verejme lehte edhe ne ku e kane difektin!

laliloli
13-04-05, 20:49
Njeriu gjat tere jetes meson ,dhe ate nga njerez te ditur,pak te ditur ,femije e te rritur .Duhet degjuar qdo njeri dhe qdo kujt te mirat merrja te keqijat leja .ndersa shprehia ime eshte se kur kam ndermend te marrnje vendim per diqka pyes shume ,edhe ata ndoshta qe din me pak se une ,mendoj se edhe ne kete rast nuk gaboj sepse marr shume mendime ,dhe analizoj e vendosi.

ARVANITI
16-04-05, 13:01
Per t'i pranuar, sigursht, por per te vendosur, fjalen e fundit e kam une

Baci_de
16-04-05, 14:11
Barbaroza pershedetje e nderuar teme e qelluar edhe une i pranoj keshillat sidomos kur te vijn nga Miqet e vertet

Barbaroza
16-04-05, 15:50
Barbaroza pershedetje e nderuar teme e qelluar edhe une i pranoj keshillat sidomos kur te vijn nga Miqet e vertet

Pershendetje edhe per ty Baci dhe flm!

turisti
16-04-05, 23:56
PO, shume lehte ,por ku mi gjejt ato miqte se?? :?

Barbaroza
17-04-05, 13:51
PO, shume lehte ,por ku mi gjejt ato miqte se?? :?
Ka Turisti,ka.Edhe pse te pakte jane sot,megjithate miq kemi!

noliana
17-04-05, 19:14
OK,ju shkruan noliana,sa i perket temes,per momentin nuk me kujtohet ndonje kshill qe ma ka nxjerr nga ndonje rrezik,d.m.th qe e kam marr ate kshill nga dikush,mirpo mendimi im eshte qe njeriu eshte nje qenje qe e ka krijuar zoti,mirpo nuk ja ka jep dhuntit qe ai i ka vet,andaj duke u bazuar ne kete mendoj se ne njerzit duhet ti pranojm keshillat,tashi mvaret problemi po shume me rendesi eshte qe nga kush kerkon ndihm apo kush te kshillon them se duhet me pase parasysh se me ke bisedon apo thjesht me gjet njeriun i cili i kupton gjerat me mire,p.sh naj person ma te vjeter se ti, e keshtu por prap po them se ne duhet ti degjojme keshillat sidomos ne nen moshen 20 vjeq.

turisti
17-04-05, 22:37
PO, shume lehte ,por ku mi gjejt ato miqte se?? :?
Ka Turisti,ka.Edhe pse te pakte jane sot,megjithate miq kemi!

Po. :P

florian
18-04-05, 09:18
KESHILLA DHEMB SE VRET GJITHMON ATY KU DUHET , PAK MUND TA PRANOJN ME NJE HER PO E PRANOJN GJITHMON .

Fleta
21-04-05, 17:59
- Mendoj,cdo njeri vjen ne situate te kete nevoje per keshilla ,qofte nga familja ashu edhe nga shoqeria......
Per mu keshillat jane te mirseardhuara prej kujdo qofshin ato, me i ri apo me i vjeter. Nuk hezitoj te kerkoj keshilla te qfar de natyre qofshin ato,normal keshillat i degjoj me vemendje e kur dua te veproj per dicka atehere mbyllem ne vete nese muj te theme ashtu, dhe i analizoj gjanat edhe nje here mire e mire e pastaj vendosi si t'me konvenon mua.....

puqi
07-05-05, 04:38
NJE HALIF KA THEN ZOTI E SHPERBLEFT ATE NJERI QE ME DHURON MEKATET [gabimet] E MIA [mi tregon ,mi qet ne shesh], KUR KY HALIF I NJE SHTETI TE MADH KA PRANUAR KESHILLA ,KUSH JAM UNE QE TE MOS PRANOJ KESHILLA :!:

Daja POLIC
07-05-05, 04:52
NJE HALIF KA THEN ZOTI E SHPERBLEFT ATE NJERI QE ME DHURON MEKATET [gabimet] E MIA [mi tregon ,mi qet ne shesh], KUR KY HALIF I NJE SHTETI TE MADH KA PRANUAR KESHILLA ,KUSH JAM UNE QE TE MOS PRANOJ KESHILLA :!:

hallall shum mir thave ti puqi bravo

laliloli
07-05-05, 16:58
AI QE PRANON KESHILLA ESHTE ME I MADH SE AI QE JEP,SEPSE SA LEHT ESHTE TE JAPESH KESHILLA AQ RENDE ESHTE TI PRANOSH ATO

festim_ku
07-05-05, 18:13
po

Dreni30
15-05-05, 09:46
Une mendoj se ato duhet edhe te analizohen edhe pse jane nga nje shok apo mik, kur e them kete i marr parasysh disa aresye te miat per ti pranuar.

Naki
21-04-08, 19:07
Keshillat apo sygjerimet jane te mire se ardhura nese ato kane baze miqesore pa prapavija dhe Intriga.
Personalishtė i preferojė kėshillat ,keto sa e zhvillojne personalitetin ne segmente te ndryshme te jetes.
Edhe une sikurse para diskutuesit ēdo keshille e analizojė dhe marre vendim ne baze te kritereve Personale .

Me nderime Naki

Jana
28-04-08, 15:31
Normal qe i pranoj edhe diskutoj per qdo keshill qe ma jep nje mik op mikesh e imja,sepse dua te dij edhe arsyen ne menyr qe une te kuptoj ku e kam gabim.....

turisti
28-04-08, 18:46
Po,por,ku mi gjejt miqte se ???

Fshatari
28-04-08, 19:13
Po,por,ku mi gjejt miqte se ???
__________________
Ēdo gjė ėshtė e kalueshme,a mė i kalueshmi ėshtė njeri.

Kėrkoj nė mesin e ma tė kalueshmėve : aty i ke!

turisti
28-04-08, 21:59
Kėrkoj nė mesin e ma tė kalueshmėve : aty i ke!

Po,aty po,mirepo une i kerkoj miqt te cilve :biggrin: nuk ju ka dal -afati i kalimit - :biggrin: .....