PDA

View Full Version : POEZI NGA GURI SYLAJ


Faqet : [1] 2

GURI SYLAJ
23-03-05, 20:54
MOJ DRENICE ME XHAMADAN

MOJ DRENICE ME XHAMADAN
THURE ME PLUMBA E ME GAJTAN
XHAMADANTE KUQ-ME GJAK
NJE FLAMUR PER CDO OXHAK

NJE FLAMUR PER DADEN SHOTE
NJE FLAMUR -AZEM GALICES
EDHE NJE PER ADEM JASHARIN
DERE ME DERE NE KULLA TE DRENICES:

NJE FLAMUR PER MOTREN XHEVE
EDHE NJE PER BACEN FEHE
KREJT CKA PATEN E FLIJUAN
PER NJE SHQIPERI
PER NJE ATEDHE

MOJ DRENICE KESHTJELLE ME BURRA
GJAKU I YT PO SHKON SI GURRA
SHKON SI GURRA E BEHET GURI
NGA KY GJAK MERR NGJYRE FLAMURI.

Naki
24-03-05, 19:56
Postuar: Mon Mar 21, 2005 8:55 pm Titulli i mesazhit:
Poezi nga guri sylaj

--------------------------------------------------------------------------------

Mes per mes i rash Europes
s'lash qytet per pa e pa
por sikur Prizrenin tim
jo, jo Europa nuk ka

Sgjeta Shkoder as Prishtine
as Tetove e as Tirane
s'gjeta Struge as Gjirokaster
jo nuk gjeta tjeter nane

s'gjeta preher te mi ngrohe brinjet
as nje sofer buke me u ngi
s'gjeta krah me me marre nene sqetull
pervec Nenes Shqiperi

nje shqiponje m'i fali krahet
e me dha nje amanet
fale te qofshin pergjithemone
po s'ndejte ne gurbete

kthehu tek Nenelokja
kthehu tek kulle e vjeter
kote kerkon se si Shqiperine
ti s'do te gjesh vend tjeter

Naki
24-03-05, 20:09
Postuar: Wed Mar 23, 2005 8:41 pm Titulli i mesazhit:

Poezi nga guri sylaj

--------------------------------------------------------------------------------

KOHE PAFTYRESISH

MIKU IM I VJETER
PO TE SHKRUAJ NJE LETER-
DHE PO TE THEM; MOS U MUNDO KOT
NUK E GJEN DOT;
SE A ME SHUM TE DESHTA KUR TE PUTHENJA
APO KUR PO TE SHAJE- SOT:

KOHE QENEQESH ESHTE KJO MIKU IM
PER NJE KOCKE A NJE SAHAN GJELLE
UNE EDHE TE PUTHE EDHE TE SHAJ
NE FYTYREN TIME MOS KERKO SHENJA PENDIMI
UNE NUK KAM NDERGJEGJE QE TE ME VRAJ.

KOHE INTERESI I THONE
PER HIQ GJE BEHEMI SHOKE
POR KUJDESE MIKU IM-
MUND TE MBETESH PA FYTYRE;
JO MORE SE FYTYRE NUK KE AS TI;
POR MUND TE MBETEMI PA ATEDHE
MUND TE MBETEMI PA KOKE.

Naki
28-03-05, 21:31
GURI SYLAJ



Anėtarėsuar: 21 Mar 2005
Mesazhe: 12
Vendodhja: Gjermani
Postuar: Sat Mar 26, 2005 8:47 pm Titulli i mesazhit: poezi nga guri sylaj

--------------------------------------------------------------------------------

nje cope te flamurit te shkyem
bema harren per kmishe,
s'eshte me zi se me e pa duke e puthe
e duke u perbe ne te
turli rezili
kur po e shoh vend epa vend
s'po e di a eshte flamuri i Skenderbeut
apo kete flamur na e ka fale kopili.

nje cope te flamurit te shkyem
bema cope qefini
t'a keme me vete
edhe matan Ures se Siratit.

ose me mire t'i bajm bashke keta harrna
e per ball te luftes e ball te oxhakut
t'a kemi nje flamur
po nuk e beme kete
Zoti n'a befte gure.
_________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret t'i njohin, ata, duhet t'a njohin realisht-veteveten.

Naki
28-03-05, 21:33
GURI SYLAJ



Anėtarėsuar: 21 Mar 2005
Mesazhe: 11
Vendodhja: Gjermani
Postuar: Fri Mar 25, 2005 7:06 pm Titulli i mesazhit: Poezi nga Guri Sylaj

--------------------------------------------------------------------------------

Neper rrudhat tua
te mbushura me shekuj
fluturimi im ndalet-
pushon
pergedhel plaget tua
kurr te mbyllura
marr force e nisem tutje,
Ti e zemra ime jeni bashk.
Rrugetoj neper cerdhet e shtrigave
une sokoli yt- per TY
asnjehere i lodhur
asnjehere i merakosur
per veteveten
dhe asnjehere i penduar.
Rrudhat tua e te miat
te bera bashk-
per nje fytyre te re
per nje te neserme plot jete
Ti me te
e une ne ty
pushimin do t'a kem te qete.
Guri Sylaj
_________________
Shqiptaret,nese deshirojn qe te tjeret t'i njohin, ata, duhet t'a njohin realisht-veteveten.

Naki
28-03-05, 21:39
Zt.Guri Sylaj te gjitha poezit tuaja i kame bashkuar ne nje permbledhje dhe do te ishte mire qe kete praktike te vazhdoni ne kete permbledhje .
me nderime Naki

GURI SYLAJ
29-03-05, 08:07
Zt: nAki ju falemnderit per mundin dhe per keshillen e dhene.
Une jam nje antare i ri dhe gjithesesi kam nevoj per keshilla
dhe sidomos kur vijne nga Ju moderatoret e kesaj teme.
Do te mundohem qe te respektoj rregullin qe eshte shume me ven.
Pershendetje te sinqerta Juve dhe Murgeshes
Me nderime Guri SYLAJ

GURI SYLAJ
29-03-05, 08:24
Haperoj mbi krahet e kohes
ngritje e renje deri ne pa mbarim
harlisem ne mes lindjes e vdekjes
qe nga fillimi deri ne amshim

Ditet e netet nderrohen
me shpesh se stinet ne mot
here grindem me vetevten
here me te tjeret
dhe von e kuptoj se e kam bere kot

Lakohem si plepi ne breg te lumit
ne mes epshit e nderit-ne fjale
rrumbullaksohem brenda vargut tim
hyrja ishte e lehte por veshtire me dal

Puthem e shperputhem me veteveten
behem duq per te hy ne varg
te behem krah me te tjeret
por ata me kan ike paksa larg

Lazdrohem si femij pa prind
lozonjar vetem deri ne VIJE
matane eshte Nena
qe kurr nuk me mori ne preher
as kurr-kurr nuk me dha gji

As zgjuet as ne gjum enderroj
zjarrin e nje dashurije te re
cdo lindje e diellit linde shpresen
se e sotmja do te jete per ne.
Guri Sylaj

GURI SYLAJ
30-03-05, 09:58
DASHURIN PER TY
E VENDOSA NE PREHERIN
KURR TE PERGEDHELUR:
E SHTRENGOVA ME MASE
T'A BEJE TAMAM PER ZEMER:
Guri sylaj

GURI SYLAJ
30-03-05, 10:04
MALLI I GURBETQARIT

XXXX XXXX

XXXX XXXX

Me ka marr malli te ulem ne sofer
nje buke misri cope me e nda
ne njerin krah te kem pran motren
ne tjetrin krah pran t'kam nje vlla.

Me ka marr malli te ulem ne sofer
ku per rreth e kam tere fisin
pran t'a kem Nene shamizezen
e ne balle te sofres te shoh ule Plisin.

XXXX XXXX
Nga nje punim me i gjate

GURI SYLAJ
30-03-05, 21:55
AZEM GALICES


Me nje maliher mbi supe
e nje kobure ne brez
bridhete fshatrave te Drenices
neper kuvende krajlash
e gazeta te Europes
emri i Azem Galices.

Sa hije te kishte
ne krah gjerdani
sa nder te bente fisi
sa hije te kish
i kuq mitani
edhe me hije i bardhe plisi.

Sapare per koken tende u dhan
sa pushket ne gjokes t'u drejtun
sa nenat djal te than
sa buken per Ty e gatun.

Sa fjalet per Ty fliten
sa trimat ne Ty betohen
sa lulet mbi varrin tende sillen
sa kenget per Ty kendohen.

GURI SYLAJ
30-03-05, 22:06
( Ne ved te kurores pak vargje )

KUR VJEN MARSI
E SHKRIHET BORA
NE MES TE IBRIT
TRI LULE DALIN
SI THANE ERA
AS SI THENE VALA
BUKURINE KOSOVE
T'A FALIN.

G.Sylaj

GURI SYLAJ
01-04-05, 22:43
Cka po thot mileti
C'u prish muhabeti
ne ate salle parlamenti
Eshte bere parlamenti
si pazar katundi
as s'i dihet koka
e as si dihet fundi.
Politika e jone
si pela pa zot
kush s'i qet me hanger
a shpinen gjithe plot.
Eshte bere parlamenti
si parade per mode
perralla partiake
ne dash n'kafe
ne dash n'ode.
Flasin e perflasin
zonjat e qytetit
se kush eshte me i hieshem
ne ate salle te parlamentit.
Deputetet tone
te gjithe si dylbera
mos i prek kah xhepat
se s'rrihet nga "era":
Ne parlamentin tone
sikur ne pazar te grave
njeri thot pse me kqyre
tjetri thot pse me shave
...... .... ....
Jane bere drith e miell
mileti s'po i han
por me ba me gisht
kurrkuj s'po ia mban.

GURI SYLAJ
05-04-05, 21:04
K O S O VE

Ne plumba
ne plage
ne vrasje
Ne furtune
ne tmerr
ne perplasje.




E PUTHURA

Eputha dhe u nisa
rruge mori edhe loti
Rrugetonim bashk.
Kaluam shume vende
edhe shum kohe u be,
ne vend te loteve
m'u thane buzet.

Guri sylaj

GURI SYLAJ
19-04-05, 08:57
Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne ball te luftes komandanti
trimi Sali Ceku.
Sali Ceku paska thene
pasha Diell e pasha Hene
pasha Shqipen ne Flamur
nuk e le pa i hjeke keta gure.
S'duroj gure ne troje te mija
amanet e kam nga te paret
s'duroj ndarje as s'duroj mure
s'duroj gure qe i ndajne shqiptaret.
Bini djeme pas meje
armikut ne llogore
keta gure qe na i vune per ndarje
t'ua bejme gure per vorre.
Kerset pushka ne koshare
si me u shemb orteku
ne balle te luftes komandanti
trimi Sal Ceku.

Nje plumb i mallkuar
e ka marr ne ball
bini djem dushmanit
nuk vdes une jam gjalle.

Ka dal Zana e Malit
tek koka i qendron
i merr nje grusht rreze Diellit
ballin ia rrezon,
i merr nje gjethe Lisit
plagen ia mbulon,
e merr nje grusht dhe Kosove
te buzet ia ofron.
Nga gjoksi i trimit
e merr nje grusht trimeri
qe t'a hedhe permbi Kosove
si fare pere liri.

Amanet Kosoven
deri ne clirim
ishte fjala e fundit
e Komandantit Trim.

Kerset pushka ne Koshare
si me u shemb orteku
ne ball te luftes ra deshmor
Komandant Sali Ceku.

Ne shenje rrespekti dhe kujtimi ne gjashte vjetorin e renjes. Guri Sylaj

GURI SYLAJ
23-04-05, 07:48
Aty ku fillon heshtja
nise friga.
Kapak mbi kapak.
Per t'a thy frigen
mjafton vetem nje fjale,
fjale qe e thyen heshtjen.

---------------------------

Pike vese ne buzen tuaj
nga shkrumbi me ruaj.
Pike vese ne gjoksin tende,
mbulom qe tq mos thahem.
pike vese dikund ne ty,
ece drejt-
qe te behem pike gjaku.

----------------------------------------

Pike shprese
skaje harrese
rri ne heshtje dhe pres
rrin ne heshtje dhe pret,
nje dite,
nje muaj
nje vjet.
Ebejme nje hap
drejt njeri tjetrit
qe te dalim-
matane harreses.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
25-04-05, 14:07
Gurbeti

Si flete qe bie ngadal
pa zhurme
i ndrydhe kujtimet.
Po shpirti nuk duron
behet murlan
behet stuhi
qohet e vjen
c'mallet ne preherin e lokes
e zemren - ah zemren
e mbush freski.
----------------------

GURI SYLAJ
25-04-05, 21:06
Jan shaluar atllare
me frej dikund tjeter
vrapojn per te marre mygdyle
si miqet e tyre te vjeter.

Kali pa fre
zgjedhe rrugen qe don vet
ti nisesh per dikund
por ai dikund tjeter te qet.

Ndaleni vrapin kalores
qe te shihni udhen me mire
ky popull mygdyle jep
vetem kur te jet i lire.
Guri sylaj

GURI SYLAJ
29-04-05, 16:32
Te prita

(kjo poezi i kushtohet SAMI BOGIQIT njerit prej ushtareve te UCK qe ra ne Gryke te Llapushnikut)


Te prita me rrezet e para
te Diellit,
ne kete agim,
kur vesa dhe loti
lajn gjakun,
kur motra
lidhe plage
e nena ndeze oxhakun.
Te prita
te dera e kulles
qe Ti gjithemon
i hapenje mikut
nuk e dija
a je ne Berishe,
te Guri i Gradines
apo ne Gryke te Llapushnikut.
Ti s'erdhe,
shkove pa zhurme
mbete edhe pa nishana,
Ti ishe i veprave
jo i fjaleve hava,
lum qe te rriti nena.
Te prita me lulet e para
te praneveres,
qe femijte po i thurin
kurore,
Ti nuk po vije me i marr,
po t'i sjellim ne,
ti tani je
DESHMOR.

guri sylaj

GURI SYLAJ
29-04-05, 17:59
NĖ VEND QE TE NDIHMOHEMI
NE SHTYHEMI
NĖ VEND QE TE PERQAFOHEMI
NE PSHTYHEMI.

N'A JAN VERBU SYTĖ NG PSHTYMA.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
09-05-05, 18:20
Ne djep n'a perkundi Shqipja
per nje Shqiperi
kenget qe mbi koke n'a i kendonte
ishin plote trimeri.

N'a mbuloj me krahet e saje
te n'a ruaj e te n'a rrite
n'a dha zemer e beri trima
t'i dalim zot ne kete dite.

Sot ushtare po e percjell Lokja
po me fale per kete Toke
udhe e mbare e hallall gjirin,
shko behu me shoke.

Te mbare paqi e mire mbeteshi
te gjitha ju moj loke,
gjiri i juaj qe n'a rriti
Dielle ju befte kesaj Toke.

GURI SYLAJ
1992 Kosove

GURI SYLAJ
11-05-05, 16:11
THERRET PRIZRENI MORI SHKODER

Therret Prizreni mori Shkoder
hajde rrime se te kam moter.
Merre Durresin e Tiranen
se ne keshtu e gezojm nanen.
Une i therras Peje e Gjakove
Drenice ,Llap edhe Rugove.
Vjen Decani e Mitrovica
Kaqaniku e Kamenica
vjen Gjilani e vjen Prishtina
Ferizaj vjen edhe Klina
ne kete Kala se bashku te rrina.
Kur te vini mos harroni
edhe Krujen ketu t'a ftoni.
Qoni lajm edhe ne Gjirokaster
ne Tepelene e ne Mallakaster,
Mat , Mirdite, Kukesin me e thirre
thirre Korcen me rrethine.
E therrasTetoven e Gostivarin
therras Ulqinin e Tivarin.
Kam thirre Plaven me Gucine
Hotin , Gruden e gjithe Malesine.
E therras Dibren, Ohrin , Strugen
merre Matin e merre Puken.
Manastiri me ka que fjale
gjithesesi une kam me dale
se per Korqe malli me ka marr.
Shkupi nje haber ma qet
se a vjen se din as vet,
veq nje bese me ka thene e ki
here do kure tek ju do te vij.
Bujanofcin e Presheven
i kam thirre bashk me Camerine
fjale e bese mi kan dhene
se ate dite ketu do te vijn.
Kah te vini dore per dore
mos harroni e ktheni ne Vlore.
Vlores qomnja nje porosi
njat flamur do t'a merr ne gji.
Te gjithe vllezer edhe motra
eni ketu po n'a therret VOTRA:
Nje kurore bashk t'a qendisim,
njat Flamur ketu t'a ngrisim,
te ndegjojne mbret e krajli
se u be bashk- nje SHQIPERI.

Me nderime Guri sylaj
(ky tekst eshte shkruar me 25.02.1991 ne RAAB )

GURI SYLAJ
12-05-05, 18:24
PER TY TOKA IME

Rruge egjate rruga e Drinit
kalon neper token time,
fale me shendet Shqiperi
dhe Ty Kosove Trime.

Rruge e gjate rruge e mergimit
kalon neper zemren time,
qaje me lote ketu ne dhe te huaj
per ty Toka Ime.

Njera rruge eshte plot uj
tjetra eshte plot lote,
lotet e mi per Ty Atdhe
Drini s'i zen dot.

Do te vij dite e bardhe
te ju kam me ardhe,
syte t'i laj ne Dri,
ne Kosove pushken te marr
e te dal ne kufi
per Kosoven time,
per ty Nene Shqiperi
u gezofshim more.
Guri Sylaj '94

GURI SYLAJ
12-05-05, 18:33
POST FESTUM

Mos bene me gisht kah flamuri,
pashe koken e shokeve qe nuk i ke pran
me mure kthe koken e shih mbrapa,
shiko femijt e tyre- nuk kan cka te han.

Mos fol fjale te medha
mos thuaj se kemi bere shume,
kur nuk e dijm ku i kemi te vdekurit
e Mitrovicen na ndan nje muri-lum.

Mos qit ne krah cka fytyra nuk e bane
mos i ndyj xhepat me pare lufte-lirie
ndoshta dikujt i bejne nder
por ty, miku im , nuk te ka hije.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
14-05-05, 21:39
KUR DESHTEM TE FLASIM
ISHTE NATE
NUK SHIHESHIM
A MENDONIM SE NJIHESHIM.

KUR DESHTEM TE FLASIM
ISHTE ZHUREM
NE I BERTITNIM NJERI TJETRIT
POR DEGJONIM VETEM ZHURMEN.

KUR DESHTEM TE BISEDOJME
ISHTE LUFTE
CDO FJALE
PIKONTE GJAK.

EJA TASH TE BISEDOJM
SHTRUAR SI VLLEZER
NE DRITE
NE QETESI
NE LIRI
KU CDO FJALE TE PIKOJ
VEQ DASHURI.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
15-05-05, 21:25
MARGARITARIT ME TE SHTRENJET NE BOTE




JAM SHQIPETARE
EMRIN E KAM D I E L L E
MEME E KAM K O S O V E N
PASHA TOKE E QIELL.
MEME E KAM KOSOVEN
E MEME E KEMI SHQIPERINE
JAM MOTRA E SHQIPONJES
PASHA PERENDINE.



Guri Sylaj

GURI SYLAJ
23-05-05, 21:05
Mos m'a dridh ylberin
te shkruar ne qerpik
bukuroshja ime merri krahet e eres
lotit mbyllja rrugen
te mos pikoj ne zemer
hapi rruge praneveres.

Neper rruget me balte
merre vargun tim-
falja ketij qyteti
nuk do te rri larg jush
deri ne amshim,
zemra tek ju me mbeti.

Mos m'a dridhe qepallen
se zemra s'duron-
lotin tende ne face,
ne festivalet tona
kendoje vargun tim
Lule Manushaqe.

GURI SYLAJ

Odise
24-05-05, 03:29
Jan shaluar atllare
me frej dikund tjeter
vrapojn per te marre mygdyle
si miqet e tyre te vjeter.

Kali pa fre
zgjedhe rrugen qe don vet
ti nisesh per dikund
por ai dikund tjeter te qet.

Ndaleni vrapin kalores
qe te shihni udhen me mire
ky popull mygdyle jep
vetem kur te jet i lire.
Guri sylaj

*******
Guri Sylaj - poet
kete poezi vecova si karakteristike e shprehjes krijuese -
narracion poetik i tradites, ngritur ne piedestal modern te shprehjes metaforike. Tentim per mbyllje te deres se ferrit shqiptar.

Nderime!
Odise

GURI SYLAJ
25-05-05, 15:23
ODISE

Ju falenderoi nga zemra per keta pak rreshta qe per mua jne shume.

Me nderime Guri Sylaj

GURI SYLAJ
31-05-05, 18:54
MOJ KOSOVE ME PLIS SI BORA

Moj Kosove me plis si bora
gjithe me mall me u ba SHQIPNI,
cila ere po isjell keta hora
qe keto dite t'i kan veshe ne zi.

C'eshte kjo dore qe po i pret lisat
kush po don me e ndale praneveren,
cila dore po i kuqe keta plisa
ardhmerise kush po i mbyll deren.

Djemet me te mire kush po t'i vret
moj Kosove mori burrneshe,
pasha besen nje fare te keqe
e ka mbjell dikush ne mes nesh.

Eshte tradheti- s'ka emer tjeter
ne mesin tone po bene konak,
s'eshte e re - eshte shume e vjeter
vret me moh e vret pa hak.

A ka kush qe e ndal kete dore
kesaj te keqe me i dal perball,
te shpetojm per pa u ba hore
te shpetojm per pa u ba prralle.

Moj Kosove me plis si bora
gjithe me mall me u ba Shqipni,
cila ere po i bjen keta horra
qe keto dite t'i kan veshe ne zi.

GURI SYLAJ

GURI SYLAJ
31-05-05, 19:07
RRUGET E TIRANES

Nga Kosova erdha-
per here te pare, vertete,
por gjithecka me eshte e njohur
sikur ketu te kem kaluar nje jete.

Shetis neper TO
te njohurat e mia
dhe njerezit i peshendes-
si gjithehere- MIREMENGJES.

Ne nje vend lexoj-TEATER
dikund tjeter- LIBERARIA
pak me tutje HOTEL ARBERIA,
po vertete, i them vetes,
ketu qenka ATDHEU IM-
SHQIPERIA.


Guri Sylaj
TIRANE '92

GURI SYLAJ
02-06-05, 09:46
KOSOVE PLAGE EPERTRIRE

Kur fillonte qe te thahej plaga
nga "Dielli" qe i thante edhe guret
vinte murlan nga Veriu-
apo nga nje ane tjeter,
te hapte plage te re- Kosove
te pertrinte edhe plagen e vjeter.
Emurlan pas murlani
vetem plage mbi shtatin tende binin
po lisat tu nuk luanin vendit,
aty ku mbine, aty ku bene shtat
ne ato troje rrinin.
Rrenjet thell ne kete toke i kishin
e te vjeter nene kete qiell ishin-
ishin shume,
djepi s'te mbeti kurr thate-
gjiri yt ishte gurre-
ne lindjen e filizit te trete
i pari vec ishte burr.
Vec oxhakut te kulles se gurit
s'e dinte askush tjeter
se cilet ishin filiza te ri
e cilet lisa te vjeter.
Me plis te bardhe mbi vetull
e me mauzere ne dore
sa thonje - ja ky eshte djal kosove
e ai behej mal qe ne maje mban debore.
As shpata as topi s'kurseheshin
tradhetite shpesh kishin gisht
qe ti te ishe e roberuar
qe fryme mos te merrje lirisht.
Shume kisha e xhami
mbi trollin tende kan ngre
por besa qe ti e mbolle,
me te cilen bijte tu i rrite
ishte me e vjeter,
me e forte se cdo fe.
Ky popull Zotin e thirri
nga kambanare e minare,
me Bibel e me Kuran
por nga krajla e mbereter u mbrojt
me pushke e me jatagan.
Ky popull isht i ndare ne tri fe
por mbi te gjitha-
me te shtrenjet edhe se bijte evet
te kishte Ty Kosove
te kishte Ty ATDHE:
e PLAGE PAS PLAGE
rrugetove neper shekuj te veshtire
por kurr s'u plake,
plaget te beheshin stoli
e ti nuse e mire.
Se ne krah shqipen e kishe
dhe vet Djep i S hqiponjave ishe .

GURI SYLAJ '95

GURI SYLAJ
02-06-05, 22:11
SHPALIM GJOKSESH
QE SHPRESAT TE MOS FIKEN,
SHTRENGIM GRUSHTASH
QE ENDERRAT TE MOS IKIEN.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
05-06-05, 14:22
KULLA E DUGAGJINIT

Kulla i leshon za kulles
Dugagjini flet
djelmenine po e bene gati
Kosova po i tehrret.

Kulla e Dugagjinit
me frenxhi prej guri
djelmenin po e bene gati
se po i therret Flamuri.

Kethehet nga mergimi
si oshtime orteku
Lulja e Dugagjinit
Trimi SALI CEKU.

Po vjen nga Tropoja
nje djal Dugagjini
me mauzere ne dore
LUAN HAJREDINI.

Vijn djemte e Kosoves
me arme e me shoke
kan ba be ne Flamur
per me e mbrojt kete toke.

Djemte e Dugagjinit
te fala i qojne Drenices
pushke e fishek ke
ne kulla te Smolices.

Ne Junik deri ne Drenice
jemi gardh si lisa,
aty ku nje vritet,
ngriten kater plisa.

Kulla e Dugagjinit
rriti breza e breze,
i rrite djemte per pushke
si Dielli me rreze.

Kulla e Dugagjinit
Kulle e Tokes Shqiptare,
Djep e istikam
i Ushterise Clirimtare.


Guri Sylaj

GURI SYLAJ
07-06-05, 18:58
MOJ KOSOVE PO TE THERRET SHQIPERIA


Moj Kosove po te therret Shqiperia
ku te kam bije a m'je kund gjalle
se me kan ra do halle te keqia
nuk e dije a ju beje ball.

******************************
( Mos t'a nxen udhen njaj gur
per me ardhe me ndejte me nane
mesye Drinin breg me breg
banu ure me i lidhe dy ane.)
*******************************


Nuk e dij ku kam hy ne hak
qe po e derdhi tan kete gjak
tan kete gjak nga pushket e mia
bri me bri po me shpon tradhetia.

refreni--

Nuke dij ku me qet kjo vale
truall e gjak me jan trazu
dil ne kete ane Kosove martire
se pa ty s'muj me u qetesu

refreni

Dil Kosove, dile Kosove te qofsha fale
dil e thuaju harbuterise
se jan bashk Prishtine e Tirane
me i ruajt nderin SHQIPTARIS.
refren

Guri Sylaj
Mars '97

GURI SYLAJ
10-06-05, 19:04
NENES

Eshte nje nene ne kete toke Arbenore
nje burrneshe nje grua malsore,
qe nga zemra nje pjese e nxori
e Kosoves i tha -t'a fali
per kete toke e per kete qiell
jo, per ty s'me dhimbeset djali.
As atehere kur shkau ia mori
jo, nenelokja lote nuk nxori
vec nje fjale ja tha te pragu
hallall gjini e hallall gjaku.
Se nanelokja per kete toke
ju percjell ju bene me shoke.
Ku e lype besa e burrnise ,
ku e lype pushka e trimnise,
ku e lype gjaku i lirise ,
ku e lype Shqipja e Bajrakut
atje Nanelokja i ka
piket e lotit e piket e gjakut.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
15-06-05, 07:46
Bagazhin me plackat e mia
e barte vetem ne koke
se mbi shpine e kam dreqin e zi
qe s'ka lene vend
pa me nxi.

Kam mbete -hiq
-lakuriq
nerruget e mia.

Kam ngel vet
dhe beje rrethrruge
qe nuk kisha dashte
te me behet unaze
-martese.

Guri Sylaj
12.11. '97

argomenti .
15-06-05, 13:56
pershendetje e shkrim te mbar o shkrimtar , me pelqyen shum poezit tuaja.
sidomos kjo
NENES

Eshte nje nene ne kete toke Arbenore
nje burrneshe nje grua malsore,
qe nga zemra nje pjese e nxori
e Kosoves i tha -t'a fali
per kete toke e per kete qiell
jo, per ty s'me dhimbeset djali.
As atehere kur shkau ia mori
jo, nenelokja lote nuk nxori
vec nje fjale ja tha te pragu
hallall gjini e hallall gjaku.
Se nanelokja per kete toke
ju percjell ju bene me shoke.
Ku e lype besa e burrnise ,
ku e lype pushka e trimnise,
ku e lype gjaku i lirise ,
ku e lype Shqipja e Bajrakut
atje Nanelokja i ka
piket e lotit e piket e gjakut.

GURI SYLAJ
17-06-05, 21:56
TOMORRIT

Qou Tomorr e moshen shkunde
thirre Sharrin e behuni bashk
shqiptarin nga gjumi tunde.
Dridhe Prevezen deri ne Shkoder
dridhi Shkup, Prishtine , Tirane
banju be ne shqipe te flamurit
se ne kemi vec nje Nane.
Prishja gjumin shqiptarise
enderrat ne diell shtriau per toke
qou Tomorr t'a puthesha ballin
kurr me shume nuk ke pase shoke.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
19-06-05, 08:41
Neper valet e jetes
qe jan si dallge deti,
une bredhe rrugeve te huaja
ne vend qe te jem n'gjeti

Anija here bije
here ngjitet,
duke kaluar valet
jam nje Odise i ri
Kerkoj nje port
ku anija te ndalet.

Zeri i sirenave me therret
me therret trolli
i zanave te mia,
nje edhe nje bejne dy
por vetem tek DARDANIA.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
22-06-05, 17:16
Njeriu lidhet per fjale
e taraku per brina.
Njeri , fjale,tarak , brina.
Njeri me brina, fjale taraku.
Fjale me brina, tarak njeri.
Tarak fjale, bri njeriu.
Bani duq e qiti n'kapuq
me i marre vesh s'mundesh
vec mundi te shkon huq.

Guri Sylaj

Murgesha
23-06-05, 00:59
Komplimente pėr poetitė tuaja i nderuari Guri Sylaj.

Rrespekt!

GURI SYLAJ
23-06-05, 17:42
NDER E RRESPEKT PAQI GJITHMONE NE JETE -MOTER !

Ijuaji Guri Sylaj

GURI SYLAJ
23-06-05, 17:58
TOKA IME

Toka ime gure me gure,
ku pushon shqipja ne flamur,
ku me mbet djepi i fminise,
ku me mbet plisi i burrnise,
ku me mbet pushke e trimnise.
Ne Molle te Kuqe e ne kulla te Pukes
ne maje te maleve e ne sofra te bukes,
ne Gji te Vlores e ne Rozafe te Shkodres
ne varre te prinderve e ne dasem te motres
ne ball rrin vec nje bajrak
nje shqiponje rrethue me gjak.
Mos m'a prek, mos m'a ngacmo,
ne cerdhe te saje mos m'a trazo.
Se s'ta fali kurre per jete
po s'ke kjo s'kam pse jam vet.
Ne t'kam vlla me ke kuptu,
kem nje gjak e kem nje gjuhe.
Po ti n'kofsh i tjeter nane
do te takohemi ne istikame,
ku veq qyqes tjeter s'ndigjohet
ku s'ka kenge por veq vajtohet.
Une kesaj Toke i kam hak-
do t'a mbroj edhe me gjak.
Do t'a mbroje gure me guri
e shqiponja te valoj,
Ne Molle te Kuqe - shtize flamuri.

Guri Sylaj
02. 05. '97 Gjermani

GURI SYLAJ
03-07-05, 12:22
DASHURISE

Ne Ty
gjeta eren e trandafilit,
edhe kengen e bilbilit -
ne ty e gjeta.
Ngrohtesin e Diellit,
e kaltersine e Qiellit
ne zemren tende
e ne syte e tu e ndieva.
Mendoja se ku do te gjej,
ku duhet te ju kerkoj,
kend duhet t'a pyes,
kush mund te me tregoj.
Me paten thene njehere
te ju kerkoj ne pranvere.
Dhe ashtu doli -vertete
ne pranvere ju kerkova
dhe ne pranevere ju kam gjete.


Guri Sylaj
Prishtine '84

GURI SYLAJ
06-07-05, 15:49
DESHMOREVE TE KOMBIT

Me vargje-
po thure kuror,
per trimerin tuaj,
per gjakun tuaj,
per emrin tuaj-
Deshmore.

Do t'a ngrisim lart
kete emer
me betim,
me pune,
me bese
perhere do te ju kemi
ne zemer.

Ju jeni ne vatrat tona
ne sofrat tona,
fale gjakut tuaj
fitorja eshte e jona.

Flini te qete
se ju dhat jete
per kete toke,
per keta njerez,
per kete liri,
per shqiptari
L A V D I .

MaLoK_Presheva
07-07-05, 16:53
Respekt per ty GURI SYLAJ ndihme teper i fort nga keto shenimet tua me bejn shum shum met fort edhe me behem qe te ndihem krenar qe jem shqiptar edhe kem kesi njerz si ti qe na knaqin shpirtin me tilla Poezi..Paq jet te mir edhe shum shendet per ty dhe familjen tende

GURI SYLAJ
08-07-05, 09:05
Rrespekt e nder paq gjithemone . Ju falenderoj perzemersisht dhe ju pershendes vllezerisht; Juve - Malok Presheva ;dhe gjithe ate pjese te Kosoves.


ME NDERIME VLLEZERORE I JUAJI GURI SYLAJ

GURI SYLAJ
08-07-05, 22:08
SOFRA E DRENICES

E ka shtru Drenica sofren
e fjales e te bukes
ne Kulle te Shaban Jashari
si ne Kulle te Osa Kukes.

E ka shtru Drenica sofren
Sofren e Trimnise
ne kulle te Adem Jashari
rrin vete Bca Ise

I kam sjelle keto dy alltia
per trimat e sodit
ne Kulle te Hamez Jashari
sikur ne Kulle te barotit.

Ne Kulle te Jasharajve
flet Hasan Prishtina
sod Prekazi e dridhe shkinin
si dikur Vranina.

Kush lufton ne ate Kulle Guri
paska bvet Europa
eshte Drenica e Adem Jasharit
me Azema e Shota.

****************************

GURI SYLAJ
08-07-05, 22:17
PSE E KIE EMNIN TROPOJE

Pse e kie emnin Tropoje
a s'me thu moj a s'me thu,
prej Gjakove me dale ne Shkoder
Trup me i ra me shpejt me shku.

Pse e kam emnin Tropoje
njehere moti me pat thene nana,
kur Shqipnise i vyejn truproje
djemt e mi ia baj nishana.

Trup i bie kur therret Atedheu
s'muj me prite , as s'dij me bvete
ne kater anet ku shqipja flitet
ku t'me lypesh , mu ke me me gjete.

Pra Tropoje m'a gezofsh kete emer
si ne gezime -sikur ne dite te veshtira
fale me shendet ke nga Drenica
motra e jote me e mira.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
09-07-05, 14:11
QIKES SE TROPOJES

Dola ne keto troje
per ty qike Tropoje,
te shoh si luan me loder
Tropojane - moter.

Njat shami lidhur per brezi
po t'a valevite era
luaj moter e gezohu
se po vjen pranevera.

M'a fale njat shami
pashe boren e Shkelzenit
qe t'a luaj nje valle
mu ne mes te Prizrenit.

Hajde qike Tropoje
t'i kalojm bjeshket me bore
ti me vallet tona
e une me pushke ne dore.

Abdyli e Ymeri
ne Przren n'a presin
per kete dite shqiptaret
jetojne por edhe vdesin.

Guri Sylaj '92..........

halla e madhe
09-07-05, 18:42
GURI SYLAJ_Pranoni komlpimentet e mija per poezit kaq patriotike me nji stil te mrekulluar.Suksesi dhe shendeti qofshin kudo me JU :!: halla e madhe

GURI SYLAJ
10-07-05, 11:29
Ju falemnderit Hallushe . Jeni e pershendetur dhe e rrespektuar edhe nga ana ime .

Ijuaji Guri Sylaj

Gentiana
11-07-05, 19:48
MALLI I GURBETQARIT

XXXX XXXX

XXXX XXXX

Me ka marr malli te ulem ne sofer
nje buke misri cope me e nda
ne njerin krah te kem pran motren
ne tjetrin krah pran t'kam nje vlla.

Me ka marr malli te ulem ne sofer
ku per rreth e kam tere fisin
pran t'a kem Nene shamizezen
e ne balle te sofres te shoh ule Plisin.

XXXX XXXX
Nga nje punim me i gjate

I Nderuar ju pershendes,dhe gjithashtu komplimente per keto poezit e juaja.
Kjo poezi me preki dhe me pelqej,edhe pse ishte e shkurt,veq me padurim pres dhe shpresoj qe te na sillni te teren ketu.

Edhe nje her ju lumt dhe ju deshiroj ēdo te mire.

Genta

GURI SYLAJ
11-07-05, 22:28
NE KISHENDREKE

Ne Kishendreke bien tupanat
burrerisht qendrojn nenat.
Djemet faqepetull
me plis te bardhe mbi vetull
gjithekah nder oxhaqe
i kan marre pushket ne dore
i kan vene per faqe.
Kan dal ne log te mejdanit
me i ba ball dushmanit
me i dal zot vatanit.

Me mauzerre ne dore
per Kosoven Nane
lulekuqe mbi bore.

Cucat syshqiponje
kalojn shteg me shteg
ca vijne e ca shkojne
bajne buke bajne fishek
trimave ne istikame
perkrah u qendrojne.
Ne keto dite te veshtira
cuca me e mira-
s'eshte nuse e oxhakut
por molle e bajrakut.

Me mauzerre ne dore
Nuse per Kosoven-
Lulekuqe mbi bore.

Guri SYLAJ

GURI SYLAJ
11-07-05, 22:37
E kam hape nje Toke te Re,
per fare- plot me lapidare
eshte ky vend lavdie
me emrin Koshare.

I kam mbjelle do lisa
qe ne maje mbajn plisa.
Ata nuk priten,
cdo dite me te mdhenje rriten.
Bejne hije
ne kete Toke Lavdie.

Ketu kishte gure
qe benin mur
m'a ndanin sofren
dasmen m'a ndanin,
m'a ndanin Shqipen ne Flamur.

Faren qe ketu e hodha
neper te gjitha
Trojet Etnike e mblodha.
Esolla ketu ne Koshare
jo per grada e per kapuq
as per pare.
E solla per Kosoven-
per Shqiperine
per te gjitha
Trojet tona KOMBETARE

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
15-07-05, 10:53
Vetem per Gentianen .


MALLI I GURBETQARIT

Ne nje qosh te nje rruge te huaj,
ne nje banke te nje parku te vjeter
rri i vetem dhe mendohem ,
per nje kohe e nje vend tjeter.

Flas me veten si ne ode burrash
por e dije - jam fillekat,
nje gulshim qe me del nga shpirti
me trazon , s'me len rehat.

Ece ngadal mbi trotuare,
mplake e krruse deri ne toke
motra e vllezer s'i kam pran
ketu eshte vshtire me gjete dhe shoke.

Te gjithe vrapojne pas puneve te veta,
nuk kan kohe as buke me ngrane
qe ne mengjes pa dalur Dielli
deri vone ne nate per Hane.

Enise nje kenge por nuk kam ze,
asnje fjale prej goje s'del
vec nje lot me zbret ne mjekerr,
me preke ne zemer, me ka prek ne tel.

Hiq pa me pyet- me merr me vete,
fluturoj me shpejt se era
shkoj ne troje , ne ato brigje
ku ikam mbushe njezete pranevera.

Ulem ne guri permbi krue
i flas lisit qe me bene hije,
- a esheh se te dola nbe fjale,
Te pata thene se prap do te vije.

Ai nuk flet se goje nuk ka,
por e dije c'thote lisi i vjeter,
- ti uktheve por s'je ai
tash ti je krejt dikush tjeter.

- Ne gurbet shkove veq prej halli,
dole i ri me i ike roberise,
ketu u ktheve veq prej malli,
per ATEDHE per TOKE te SHQIPNISE-.

Tash je plake je ba i bardhe
si keto male qe mbajne bore,
e kam dijte se ke me u kthye
- shpirtin tende -une e kam ne dore-.

Perveq meje s'te njeh askush,
se veq une -ketu te kam prite,
jan njerez tjere - jan halle tjera
gjithecka nderron ketu dite per dite.........

V A Z H D O N

******************************************

GURI SYLAJ
16-07-05, 08:43
************************************************** *

V A Z H D I M
************************************************** ***



Shkon nje mbret e vjen nje tjeter
deri sot jan nderrue disa,
vetem une - ai lisi i vjeter
kam vendose ketu me u tha.




Erdhe ti te thahemi bashk
por me ke borgj se vet me ke lane
une po shkoj , por kethehem shpejt
kur u ndame me pate thane.

Kaluen vite , s'dij se sa
prita e prita e ti s'u ktheve ,
une s'jam plake se jam ne truall timin,
kurse ti ne gurbet u theve.

Bisedoja me veteveten
kisha mberri ne mes te qyteit
- ku je nise keshtu - axha Guri
nje ze femije me sjell ne veti.

I fshij sytew te shoh se c'behej
C'ka po ndodhe keshtu me mua,
edhe ne diell une po sho enderra,
s'kish kund lis , nuk pash kund krua.

************************************

V A Z H D O N

GURI SYLAJ
04-08-05, 08:53
Rruga ime

Rruga qe ndalet
para shtepise sime,
eshte rruga ime.
E shkelen ata e na-
e do qe do te vijne
te gjithe- te lidhur me emer,
me kete rruge,
me shpirt e zemer.

Ne fund te kesaj rruge,
kur kethehesha nga gurbeti,
me priste motra.
Gezoheshin te gjithe,
edhe une edhe votra.

Ne fund te kesaj rruge
me lindi nena,
linden edhe shume te tjere
me emrin tim-
ketu brezat nderrohen,
ky vend kurr nuk mbeti
jetim.

Ky fund eshte fillim
i nje fundi tjeter
per nje fillim te ri,
kjo rruge eshte ecja e jone
per t'a bere me te bukur,
per t'a bere me te forte-
tonen Shqiperi.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
11-08-05, 22:12
Cameri moj moter-
cka te them per Ty,
zjarri po te shuhet ne voter
e loti po te shterron ne sy.

Cameri moj moter
cka te them per mu,
asgje , asgje per Ty nuk bera
e prap kam fytyre te te them
TE DU.

GURI SYLAJ
15-08-05, 17:07
Shkoj e dymbedhjeta,
po vjen e dymbedhjeta-
si te lash , SHQIPERI, te gjeta.

Mos e pritesh
te dymbedhjeten tjeter,
me kete harte te shkyeme
e te vjeter.

GURI SYLAJ
15-08-05, 17:30
Pse tupanat s'po ndigjohen,
kush ka thene dasmat me i ndale-
athua hasmi ka mesy trojet
apo kulla ka mbete pa djal.

Po kjo kulle ka mbete e shkrete
djali i saje ka ike n'gurbet,
pushka vare i ka mbete te shtrati,
nusja e tij kot behet gati.

S'do te kete dasem e as tupana ,
vec me lote do te kjaj nana.
Do te kjaje edhe e zeza moter
se po u fiket zjarri ne voter.

KUR KOSOVA N'A THERRET ME LOTE
KULLA TE THATA N'VEND TE PUSHKEVE PLOT.

Falmi Zot krahet e shqiponjes
e me jep force nga gjiri i Zanes,
qe t'i gjej femijte e Kosoves
e t'i kthej tek preheri i nanes.

Qe te ju flas si flet Atdheu,
t'ua kujtoj historine,
te ju flas per Skenderbeun,
t'ua ndeze mallin per Shqiperine.

T'ju tregoj se e shkreta loke
ka mbete vet pran votres se fikur,
ju shterr zani e ju thane lotet
tuj vajtu per femijte e ikur.

Por nene lokja e ka nje shprese,
se do te kthehemi para se te vdes
edhe shkaut perball me i dal,
asnje pllame toke mos me i fale.

Kush e ruan nderin e Shqipes,
kush e ka Kosoven malle,
kush e qet nje pushke per Nanen,
DRITE E DIELL KURORE MBI BALL.

Guri Sylaj '97

GURI SYLAJ
22-08-05, 22:50
vazhdim - Malli i gurbetqarit

Kur isha atje , me ju
me merrte malli per dicka pak-
qeshesha me veteveten
edhe per ju behesha qesharak.
************************************

Sot me ka marr malli per ju,
sot nuk qeshem - qaje,
ky malle , ne vete , nuk paska gaz
cenka i mbushur plot vaje.

Me ka marr malli per malet,
per fusha , per kroje , per gure-
per shtepine , per kullen-
malli per shqipen ne flamur.

Me ka marre malli per prinder,
per femije , per miqe e shoke,
per pushken var- per cifteline
malli per plisin qe mbaja ne koke .

*******************

Me ka marre malli te ulem ne sofer,
nje buke misri cope me e nda
ne njerin krah t'a kem ule motren,
ne tjetrin krah t'kem ule nje vlla.

Me ka marre malli te ulem ne sofer
per rreth saje t'a kem tere fisin
T'a kem pran neneshamizezen
e ne ball te sofres t'a shoh plisin.

Me ka marr malli te jem me ju
gezim e lote s'bashku me i nda
vec nje rruge drejt Atdheut tim,
lotet e mi mundet me i tha......

Vazhdon............

*******************************************

Marigona-KS
24-08-05, 13:13
Guri Syla

Komplimet, te lumtė

Kodra
25-08-05, 21:36
**********
**********
**********



Guri Sylaj,tė pėrshėndes pėrzemėrsisht i nderuar

Nuk edi a mė takon nė kėtė Odė tėnden tė shkruaj diēka,por desha tė tė falemnderoj pėr kėto Poezi kaq tė mrekulluara saqė mė beso,mė ke rrėnqethur tėrė Trupin.


TĖ LUMTĖ Guri Sylaj





Me Respekt dhe Nderime pėr JU Guri



Kodra

GURI SYLAJ
30-08-05, 20:50
Mori cike qe del n'kala!
(text per kenge)

Mori cike qe del n'kala
syrin t'ka shkru ylberi,
une per ty qike baj bela
s'mund te pres me un i mjeri.

Kadal djal ti mos u ngut-
daden ashtu mos e tut,
pritem djal edhe ndoj dite-
se per ty hala s'jam rrite.

Kur po me del cike n'Shadervan-
gjokes e balle t'i rrezon hana
a mos je cike nga Prishtina ,
a po ke ardhe nga Tirana.

Jo bre djal , pasha njat Hane,
nga ketu jam me babe e nane,
ne njat Kala n'kete Shadervan-
njezete vjete dada po i ban.

Pasha besen e pasha t'rite-
ti per mu boll qenke rrite.
Asnje dite ma une nuk pres,
ja do te marr a ja do te vdes.

Djal i dades cka po thue,
der ky djali me vdek per mue.
E cka ban dada pa ty ,
te puthesha vetullen me gjith sy.

GURI SYLAJ
30-08-05, 20:53
E nderuara Marigona-KS dhe ju shume i rrespektuari Kodra ju falemnderit dhe urimet e pergezimet ju percielleshin ne jete.
Ju pershendes perzemersisht.

I juaji Guri Sylaj

GURI SYLAJ
31-08-05, 17:46
NENES DRENICAKE

Nje Neneloke para Kulles
dikund ne Drenice-
rrin me sy kah mali
e pret t'i kthehet djali-
jo per t'a bere dhenderr,
por per Mitrovice.

Kur ia prune pushken e tij,
njat pushken e vjeter,
te vetemet fjale qe i tha Lokja,
- Pushka don krah tjeter.

Dy djem tjere te Nanelokes
t'njezetat pa i mbushe
njerin e ka que ne Presheve
e tjetrin ne Tanushe.

Kur thirri Tetova ,
e thirri Gostivari
nje djal tjeter i Nanelokes
atje ish i pari.
Pushke e Bese i kish me vete
nga ADEM JASHARI.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
31-08-05, 17:58
Eshte Kosova Djep Trimnije

C'jan keta krushq qe e kalojn Drinin,
c'jan keta djem qe e thejn kufinin.
c'jan keta burra qe e luajn gurin,
c'jan keta trima qe e mbajn flamurin.

C'jan keto pushke qe biejn ne Koshare,
Rrasa e Zogut pse gjemon
eshte Ushteria Clirimtare
per Kosove ajo lufton.

A s'me thua moj Zane e Malit
ne ball te luftes kush ka dale
Sali Ceku burr Kosove
me Agimin lule djal.

Qe nga Shala e gjere ne Koshare

eshte nje za, nje pushke lirije,

eshte Ushteria Clirimtare

eshte KOSOVA Djep Trimerije.





Guri Sylaj

GURI SYLAJ
04-09-05, 14:41
Prush shpirti

Prush shpirti-
nen hirin e kesaj bote.
Fluturim enderrash
nen hijen e heshtjes.
Lumnim e Urate
per te mbetur ule,
kur vetem vrapi
e kalon shtegun e pritjes.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
05-09-05, 19:14
Ne tavolin n'a eshte vene
"Rrushi" i Zeuksisit,
E ne vrapojme per t'a ngrene
pa e preke vendin e plisit.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
11-09-05, 14:43
KOSOVES

Lotet vinin rreke,
edhe zemra qante
mendoja per TY si je
deti nga ti me ndante.

Gezimi nuk gjente vend-
askund- as ne mua,
rrinja vetem me mallin
per njerezit dhe viset tua.

Guri Sylaj
20.08. '90

GURI SYLAJ
11-09-05, 18:53
( FILIP SHIROKQE )

E kam nise nje zog shqiponje
drejte Kosoves n'fluturim
per me shku tek pragu i votres
per me shku tek varri i im.
E kam nise e i kam dhane fjale
n'fushe te Drenices njehere me u ndal.
Per me bvete e me pushue
me Kozmaqin dy fjale me i ndrrue.
Te bvete per krojet ne Qyqavice
edhe per Kullen ne Galice,
per Azemin e per Hasanin-
per Ahmetin e per Shabanin.
Bveti vorret e bveti kullat,
bveti grate se s'i gjen burrat.
Si eshte koha e bore a ka,
a eshte zor me ndejt me shka?

Erdhi zogu e fjale me solli
helm e vnere ne zemer me mbolli.
Ne Kosove kish qene - i ngrati
me Kozmaqin kish ndej per se ngati.
I kish fole per te shkretat troje,
i kish tregu per te shterrtat kroje.
I kish fole per lote ne prag te votres
i kish tregu per dasem te motres.
I kish fole per voter te fikur
i kish tregu edhe per djemt e ikur.
I kish fole per are te pambjellur
edhe per prag te kulles t'permjerrur.
I kish thane se s'kam besu,
se kshtu djemt kan me me lan mu.
Qe te shoh shkaun si ngjitet shpatit-
si i hype e i zbret atit,
endet vetem filleekate
here ne dite e here ne nate,
thua se eshte toke e tije
thua se ketu i thone serbi.
I kish fole edhe per gjera tjera
qe edhe me keq ju vjen era-
qe ju vjen era tradheti
ku jan zhyte edhe ca bij te tij.

Por kish thane ma nuk duroj
gjoksin prap do t'a shpaloj.
Do te hapi istikame ,
per cdo trim e cdo djale nane.
Per cdo trim e cdo djal loke
qe i del zote kesaj toke.

Prandaj kethehu e shko ne mergim
thuajau djemve kete kushtrim.

Guri Sylaj 1996

GURI SYLAJ
20-09-05, 17:42
( Tekst per kenge )



BEQA I SEFE MLECANIT

Ne njat kufi qe ndane vllazni
u skuq bora me gjak te ri,
ketu pushoj nje ze bylbyli-
than u kput nje tel ne sharki.

Per Shqiperi per nder te Vatanit
eshte vra djali i Sefe Mlecanit,
gjak mbi gjak e bore mbi bore ,
per Kosove jan thure ne kurore.

Baces Osman nje amanet
thuaj sharkin mos m'a le shkret,
se kur te ndij une tel sharkije
qohem n'kambe si Mal Shqipnije.

Nuk guxon me pushue kenga
se per trima veq kendohet,
Ai qe bije per Toke te Kosoves
as nuk kjahet e as s'vajtohet.

Ne dasma e gezime- ne oda te Kosoves
ne perjetesi kenget e mija,
ne vargje te kengeve te n'a kujtoni,
jam vra une s'eshte vra sharkija.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
21-09-05, 08:17
I kam dy fjale per Shqiptari


I kam dy fjale per Shqiptari
per pa i thane nuk muj po rri.
Por s'po dij krejt cka me thane,
per Prishtine e per Tirane.

Pasha besen moj shqiptari
dele e dreq t'u kan perzi
te ka dal tamli mbi perrshesh
as nuk ngon as nuk merr vesh.

Rreth e rrotull ne flake e ne uje
pllame per pllame nen komande te huj.
Ke kujdese se po mbaron,
dikush te shkyen kurrkush s'harrnon.

Shqiptari t'u ka pshtjelle lamshi
ne emer tand flet tirli hamshi,
turli pipi e asnje lis
koka plot por asnje plis.

Njeri thote une dua para
tjetri thot une dua emer,
njeri thote une dua grada
tjetri droge a ndonje femer.

Njeri vjedh e tjetri rrene
njeri thote jam biznismen,
s'e dijne burrat cka eshte mahija
as kufijt ku nise mafija.

Pesmbedhjet centi kushton plumbi
veq kur ndien , filani humbi
pas pak dite del haberi
jo , eshte gjete, i vram i mjeri.

Kur te gjitha behen duq
nuk gjen koke as kembe nuk sheh
punet tjera shkojn krejt huq
qeni te zone me nuk e njeh.

Ndaluni njehere e lani fytyre,
mos ndigjoni fjalet e fqinjeve
fajin do e gjeni ne pasqyre-
ndrroni rruge per hater te femijve.

Guri Sylaj
Vjeshte 2000

Domira
21-09-05, 09:16
Rruga ime

Rruga qe ndalet
para shtepise sime,
eshte rruga ime.
E shkelen ata e na-
e do qe do te vijne
te gjithe- te lidhur me emer,
me kete rruge,
me shpirt e zemer.

Ne fund te kesaj rruge,
kur kethehesha nga gurbeti,
me priste motra.
Gezoheshin te gjithe,
edhe une edhe votra.

Ne fund te kesaj rruge
me lindi nena,
linden edhe shume te tjere
me emrin tim-
ketu brezat nderrohen,
ky vend kurr nuk mbeti
jetim.

Ky fund eshte fillim
i nje fundi tjeter
per nje fillim te ri,
kjo rruge eshte ecja e jone
per t'a bere me te bukur,
per t'a bere me te forte-
tonen Shqiperi.

Guri Sylaj


Me pelqeu shume kjo poezi e juaj si dhe te gjitha tjerat.
Qofshi mire kudo qe jeni.

Me nderime/Domira

GURI SYLAJ
21-09-05, 09:41
Ndere e rrespekt paqi gjithmone e nderuara moter.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
07-10-05, 09:54
Neper damaret e TOKES SIME
s'ka uje,
ka lote , ka vaje,
neper ta rrjedhe
gjaku i bijeve te Saj.
Eshte Toke e ujitur me gjak
Lirine , mvehtesine , Bashkimin
e ka HAK.
Eshte Toke e mbytur ne lote
Kete te drejte nuk ia merrni dot.

Guri Sylaj

loni19
09-10-05, 15:10
Pershendetje per ju i nderuari Guri.
ke komplimente nga ana ime per poezite patriotike.
me pelqejne..
me nderime loni19.

GURI SYLAJ
13-10-05, 18:01
KERSET TOPI NE DRENICE
TUNDEN TOKE E DET
PYESIN SHKUP E SHKODER
A MOS ESHTE TERMET

Topi po i bie kulles
kulla po ia kthen
del Adem Jashari
me gjoksin beden
del Adem Jashari
e po e nderon fisin
Moj Drenica Ime
Ty t'a puthesha Plisin.
*************************

gURI sYLAJ

GURI SYLAJ
27-11-05, 18:59
Te kerkova ne rrugen
ku loti zen lotin,
me shprese se do te takoj.
Eca edhe nepr mjegull
qe dashurine t'a shijoj.
Rrugetova e kah nuk rrugetova
gjithmone me shprese
se do te takoj dikund
ne nje Pranvere,
para se te vdes.
Engjull qe me vije ne enderr
perhere,
Te kerkova dhe te gjeta
ne Pranvere.

GURI SYLAJ
27-11-05, 19:09
Neper pluhurin e kohes
shpalose kujtime,
te llojllojshme, te embela , te hidhura
te gjitha ne
zemren time.
I preke ngadal
qe mos t'i lendoj,
me rend
dhe shoh se dicka eshte zbrazet
dicka me mungon
per dikend eshte nje vend.
dhe nuk dije
per cdo dite e pres, e kerkoj.
Qe ne zemren time ka vend,
mundohem t'i tregoj.
Dhe pa pritmas vije
ne heshtje, ngadal
hyne , pushon-
Zemra ngihet
pa thene asnje fjale.

GURI SYLAJ
30-11-05, 20:17
KAM MBETE NE PRITJE
Te nje Stine qe me ngrohe,
te nje dite plot drite.
Vetem e fillekat-,
nuk dij edhe sa,
por kam vendos me e prite.
Kam mbet
neper rruget plot mjegull,
plot fjale,
qe te gjuajn si me gure.
Por do te pres
edhe pse nuk dije
a do te vishe
dhe KURE.
I urrej pritjet
kur jan te gjata,
Por TY do tepres.
E dendur eshte kjo mjegull
e edhe me e gjate Nata.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
15-12-05, 18:47
Ne nje kopsht
te thurur me vargje,
e pres,
te vije nje mengjes.
Te vije nje Diell
qe vargje te reja
ketu te mbjelle.
Me lotet e pritjes
i ujite
per t'u rrite.
Kendoj permes vargut
per Ty, per mu,
per ne,
Kendoj me fjalet
e thenuna ne heshtje,
per nje mengjes
qe po vije,
per nje Dite te Re.

GURI SYLAJ
08-02-06, 18:55
Jan shume
nete pa gjum,
ne pritje te nje fjale.
Ka shume dite
qe me zemer
pres nje emer.
Te vije
me mu te rrije.
Ece ngadal
deri ne rrugekryqin
e shpreses,
Atje ku do te takohemi
NE,
Nene qatine e kulles tone,
Large , large nga ky
Tretedhe.

GURI SYLAJ
12-02-06, 16:57
Nje lule qe qele ne cdo stine
me pergdhele , me fjale
me ngrohe me dashuri,
me bene te ndihem
sikur ne Prishtine.

Nje bukuri e fjales
qe me percjell si hije
Me gezon , sikur femiun
me bene te ndihem i lumtur,
me bene te ndihem krenar,
ky varg eshte per Ty,
ne daq merre , ne daq leje
Por Dije.

GURI SYLAJ
08-03-06, 13:04
Kohe paftyresishe

Miku im i vjeter
po te shkruaj nje leter.
Mos u mundo kot
se nuk e gjen dote ,
a me shume te deshta kur te shaja
apo kur po te puthe -sot.

Kohe qenqesh -eshte kjo
miku im.
Per nje sahan gjelle a nje asht
une edhe te pufhe , edhe te shaje
ne fytyren time
mos kerko shenja pendimi,
une nuk kam ndergjegjeje
qe te me vraj.

Kohe interesi eshte,
shume lehte behemi shoke,
por kujdese -miku im
se mund te mbetesh pa fytyre!
Jo more , se fytyre nuk ke as ti,
po mund te mbesim pa Atdhe,
mund te mbesim edhe pa KOKE.

GURI SYLAJ
15-06-06, 10:41
Neper rruge te Europes
lulekuqe Kosove,
te vyshkura-e kan humbe edhe eren,
enderrojne per nje fluturim
si zogu drejt cerdhes
po kurrkush nuk i therret,
kurrkush nuk ju hape deren.
Neper rruget e Europes
do te mbesin vetem fjale e hije
pa ngjyre,pa ere te luleve te Kosoves
sepse keto rriten
vetem me dhe e me uje
SHQIPNIJE

GURI SYLAJ
05-09-06, 10:20
Neper rruget e shtruara me plumba
vrapova drejt fitores
por kam frige se humba.

Vrapova drejt horizontit
ku shkruante -LIRI
drejt kufijve ku flitej Shqip
ku ne i themi Shqiperi.

U nisem bashk
e ne fund u ndame
u shtyme ,u pshyme
e u shame.

Ku vete u ku treti
krenaria
ku vete e ku po tretet
SHQIPTARIA?

GURI SYLAJ
10-09-06, 07:30
Permbi ylber te perflakur
e te lagur
me LOTE,
Kaluroja si dhenderr
neper nete "dasme"
i pergjakur
KOT !!!!!!!!!!

GURI SYLAJ
27-09-06, 17:18
Poezi humoristike




Beri lopa bagel
e u ndy nje udhe,
keshtu e ka puna
kur nuk din me e rrudhe.

Beri njeriu fjalen
mori ere kuvendi,
keshtu e ka puna
kur nuk dihet rendi.

Athua Perendia
nje pune pse s'e beri,
qe ketyre te dyave
te iu vihet peri.

Shpetonte kuvendi
shpetonte nje udhe,
Ehhhhh keshtu e ka puna
kur nuk dijne me i rrudhe....

GURI SYLAJ
13-02-07, 19:17
Neper rruget e shtruara me plumba
vrapova drejt fitores
por kam frige se humba.

Vrapova drejt horizontit
ku shkruante -LIRI
drejt kufijve ku flitej Shqip
ku ne i themi Shqiperi.

U nisem bashk
e ne fund u ndame
u shtyme ,u pshyme
e u shame.

Ku vete u ku treti
krenaria
ku vete e ku po tretet
SHQIPTARIA?

PASHA BESEN MOJ SHIPTARI
NUK N'A LANE AS DRINI I Ziiiiiiiiiiiiii !!!!!!!!!!!!!!!!

GURI SYLAJ
21-04-07, 10:02
Dashuria ime e pa fat!
******************
Largesine me Ty nuk e mas me kilometer
por me muaj ,me vite ,me tike -taket e Zemres!
Trupin tend plote plage e varre dua t'a preke,
asnje dashuri ,kur eshte larg,nuk shfryne mall!
Edhe kur jemi bashk une nuk kerkoj shume
vetem pak vend per mua-ne mes atyre varreve.
Krejt cka dua ,dua te jem e te mbetem pjese e kesaj Toke!


Guri Sylaj

Era1
16-05-07, 01:24
Largesine me Ty nuk e mas me kilometer
por me muaj ,me vite ,me tike -taket e Zemres!

E mrekullueshme kjo!

GURI SYLAJ
23-05-07, 22:05
Nene catine qe pikon shi
mendja me sillet verdalle
kujtoj nje dashuri qe iku
e nuk dij a eshte kund gjalle.

Nene driten e nje qiri
mundohem te lexoj nje varg
ne nje leter te vjeter
te nje kohe qe ka ike larg.

Mundohem me i ba bashk
shi,drite -varg e lote
nene kete cati nuk jam vet
sikur une ketu ka plot.

GURI SYLAJ
12-08-07, 10:48
.... Jemi brigje te njejtit Lum
I njejti Uje te dyve n'a lane
Trupin tim do t'a beje ure ,
Me ibashku njehere dy ane!

Nuk po flas per hijeshine tande
as s'po flas per hire te dashnise
Por po me brene nje brenge e vjeter
Eshte nje borgj qe i kam Shqipnise!

Eshte nje lot e nje pike gjaku
eshte nje dhimbje mu ne zemer
Pa u ba ure me ildhe keto brigje
Nuk kam ndere as nuk kam Emer!

Flas me veten e flas me Ju
mblidhni mendje -dru e gure
behemi bashk si n'a ka hije
Permbi lume t'a bejme kete URE!

GURI SYLAJ
23-10-07, 10:16
Me rastin e promovimit te librit" E mra qe nuk harrohen" te autoreve Tahir .Z.Berisha , Hamza Halabaku dhe Cerkin Bytyci.
Vargjet ju kushtohen autoreve te ketij libri



Ju mjeshter te shkronjave ne leter
mos merrni zanat tjeter
se gjeneratat qe vijne
per nder do t'ua din
po ua lat te shkrueme Historine.

Rruget me shkronja shtroni
qe t'a dijme nga kemi ardhe
e mos harroni -edhe shkoni....!

Me nderim dhe rrespekt,gjithemone ,per keta mesues te mire!

GURI SYLAJ
29-11-07, 19:41
-Vrap Hijesh
-------------------
Kahdo qe te shkosh
ke me pa veq hije ,
hije qe mendojne se jan lisa ,
se jan te menqur e qe kan koke per plisa.
Po jan veq hije
qe nuk e nxane as veteveten
qe e shtremberojne te verteten.
Qe vrapojne pas kuletave plot
dikund tjeter dje e dikund tjeter sot.
E kuleta ne xhepin e vet -
ndoshta thate -kot vrapojne do te ngrate.
Politika sot
sikur vjet sikur ne mot.
Te therret t'a shalosh...
shko e hiq marakun
por me i ndejt ne shpine nuk eshte lehte
s'eshte lehte me e shalu tarakun!!!!

GURI SYLAJ
09-12-07, 14:19
Te nderuar dashamire te poezise
Me kerkese te disa mesueseve qe mbajn mesim plotesues ne gjuhen shqipe po e sjelle ketu edhe njehere poezin MALLI I GURBETQARIT (MERGIMTARIT ) por ne nje forme pak me te organizuar.
Ju falem nderit per interesim dhe mirekuptim.



Malli ....

Ne nje qoshe te nje rruge te huaj
ne nje banke te nje parku te vjeter
rri i vetem e mendohem
per nje vend per nje kohe tjeter.

Flas me veten si ne ode te burrave
por e dij -jam fillekate
nje gulqim qe me del nga shpirti
me trazon s'me len rehat.

Nise nje kenge por nuk kam ze
asnje fjale prej goje s'del
veq nje lot qe zbret ne mjekerr
me preke ne zemer , me preke ne tel.

Hiq pa me bvete me merr me vete
fluturojme me shpejt se era
per me shku ne ato troje
ku i kam mbushe njezete pranevera.

Ulem ne guri permbi krua
e i flas lisit qe me bene hije
-a e sheh se te dola ne fjale
te pata thene une prap do te vije.

Ai nuk flet se goje nuk ka
por e dije c'thot lisi i vjeter
-ti u ktheve por s'je ai
tash ti je krejt dikush tjeter.

Plake e krruse deri ne toke
bardh si mali qe mban bore
e kam dijte se ke me u kthye
shpirtin tand une e kam ne dore.

Ne gurbet shkove veq prej hallit
dole i ri me i ike roberise
ketu u ktheve veq prej mallit
per ATEDHE per TOKE TE SHQIPERISE.

Perveq meje nuk te njeh kush
se veq une ketu te kam prite
jan njerez tjere ,jan halle tjera
gjithecka nderron ketu dite per dite.

Shkon nje mbret e vjen nje tjeter
deri sot jan nderru disa
vetem une ai lisi i vjeter
kam vendos ketu me u tha.

Erdhe ti te thahemi bashk
por me ke borgj se vet me ke lane
Nuk rrije gjat -une kthehem shpejt
kur u nise me pate thane.

Kaluen vite s'dije se sa
prita ,prita e ti s'u ktheve
une s'jam plake se jam ne truell temin
kurse ti ne gurbet u theve.

Ece ngadal mbi trotuare
kisha mberri gjer ne mes te qytetit
-per ku keshtu axha Guri?-
nje ze femije me sjell ne vete.

I fshije syte te shoh se c'behej
cka po ndodhe keshtu me mua
per rreth meje njerez e mure
s'pash kun lis nuk kish kund krua.

Eshte ky mall qe zbret me lotin
qe e bart une ne kete tretedhe
rrugeve te huaja tuj e shkue motin
tuj anderru nje cope Atdhe.

Me ka marr malli me u ule ne sofer
ku per rreth e kam tan fisin
pran te kem Nene shamizezen
e ne ball te sofres te shoh ule Plisin.

Me ka marr malli me u ule ne sofer
nje buke misri cope me e nda
ne njerin krah te kem ule motren
ne tjetrin krah te kem nje vlla.

Me ka marr malli te jem me Ju
lote e gezim s'bashku me i nda
veq nje rruge drejt Atedheut tim
lotet e mi mundet me i tha.

Guri Sylaj Gjermani

GURI SYLAJ
17-12-07, 08:47
Ne Belvedere
***************
Bisedonin nje here
ne Belvedere
nje shpate e nje perkrenare
Shqiptare!

Une hieshoj koken -
thoshte njera
beje mbreter e perandor,
kurse une i pres-
thoshte tjetra ,
por me duhet nje dore 1

Kur jemi bashk-
Shpate e perkrenare,
kur jemi bashk -
koke e dore
bejme mrekulli
ose edhe behemi hore!

Njehere ishim bashk
se n'a mbante nje Burr,
ne edhe sot jemi bashk
por Koke e Dore nuk u bene bashk
me KURRE!!!!

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
23-12-07, 10:06
Kerkoj falje nga moderatori i kesaj faqeje dhe besoj qe do te me lejoj qe, ketu , te shpreh nje falenderim te sinqerte per te gjithe ata qe vizituan dhe lexuan shkrimet e mia ketu tek Poezia.Une jam shume mirenjohes dhe kjo shifer me inkurajon qe te shkruaj edhe me tutje!
Ju falem nderit te gjitheve e ne veqanti stafit qe me perkrahen ,me ndihmuan dhe me dhan force qe te ecim bashk ketu ne DARDANI !

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
04-02-08, 18:30
Ne Ditelindjen e Artistit
----------------------------------

( Kjo Poezi i kushtohet zot.Ismail Hodo me rastin e Ditelindjes se Pesedhjete)
--------------------------------------------------------------------------------------------
E njoha nje dite -tek bisedonte me ne
tek bente pune te medha, por jo per veten,
por per Atdhe!

E shihnja shpesh tek ngjitej ne skene
tek fliste me heronje e deshmore
here qeshte bashk me ta e here qante
lavdine ua thurte kurore.
Ne Aleksander Mojsiun me perngjante.

O Ismail ,i them nje dite
po pse o burr nuk e merr muhabetin shtruar
po keshtu me emocione-
per pese minuta ti po i nderron dhjete stacione.
Mos e ke nga merzija?

Po jo ore jo , me thot
po ku merr vesh ti Apanga e Drenices
se cka eshte poezia!

Po mire, mire i them
qofte ashtu sikur ju thoni
po une nuk e dinja se ju e keni nga profesioni!

Erdhi ne mesin tone si nje filiz i mire
e ketu u be si nje lis
ne shenje rrespekti,
ne shenje falenderimi,
ne shenje kujtimi ne ditlijndjen e tij
une i dhash nje Plis!

Merre-i thash
eshte Plis Kosove,e kan bajte te paret
e kan bajte Pajazitet,Cekajt ,Haradinajt
merre e ruaje se eshte Plis Drenice
e kan bajte Jasharet!

Merre Vlla
se edhe kur ishim te ndare
kur une isha ne Drenice e ti ne Elbasan
zemrat tona kishin nje ritem
sepse kishin nje gjak
i kishte linde nje Nane!


Ne Ditelindjen e Pesedhjete
per kujtim

Merre kete Plisin Tim!

Guri Sylaj
02.02.08

pleshti
07-02-08, 05:48
THERRET PRIZRENI MORI SHKODER

Therret Prizreni mori Shkoder
hajde rrime se te kam moter.
Merre Durresin e Tiranen
se ne keshtu e gezojm nanen.
Une i therras Peje e Gjakove
Drenice ,Llap edhe Rugove.
Vjen Decani e Mitrovica
Kaqaniku e Kamenica
vjen Gjilani e vjen Prishtina
Ferizaj vjen edhe Klina
ne kete Kala se bashku te rrina.
Kur te vini mos harroni
edhe Krujen ketu t'a ftoni.
Qoni lajm edhe ne Gjirokaster
ne Tepelene e ne Mallakaster,
Mat , Mirdite, Kukesin me e thirre
thirre Korcen me rrethine.
E therrasTetoven e Gostivarin
therras Ulqinin e Tivarin.
Kam thirre Plaven me Gucine
Hotin , Gruden e gjithe Malesine.
E therras Dibren, Ohrin , Strugen
merre Matin e merre Puken.
Manastiri me ka que fjale
gjithesesi une kam me dale
se per Korqe malli me ka marr.
Shkupi nje haber ma qet
se a vjen se din as vet,
veq nje bese me ka thene e ki
here do kure tek ju do te vij.
Bujanofcin e Presheven
i kam thirre bashk me Camerine
fjale e bese mi kan dhene
se ate dite ketu do te vijn.
Kah te vini dore per dore
mos harroni e ktheni ne Vlore.
Vlores qomnja nje porosi
njat flamur do t'a merr ne gji.
Te gjithe vllezer edhe motra
eni ketu po n'a therret VOTRA:
Nje kurore bashk t'a qendisim,
njat Flamur ketu t'a ngrisim,
te ndegjojne mbret e krajli
se u be bashk- nje SHQIPERI.

Me nderime Guri sylaj
(ky tekst eshte shkruar me 25.02.1990 ne RAAB )


Pershendetje Guri Sylaj.
Me pelqen shum kjo kenge nga kushdo qe e kendon.
Do te doja te di nese ju jeni autor i saj?

lirik
07-02-08, 10:59
O Kalle Guri Sylaj Rrnofsh Sa Malet Bashk Me Vargjet Atdhetare
Te Bukura

GURI SYLAJ
14-02-08, 08:45
Pershendetje Guri Sylaj.
Me pelqen shum kjo kenge nga kushdo qe e kendon.
Do te doja te di nese ju jeni autor i saj?

Ju falenderoj per interesimin tuaj dhe po deklarohem edhe ketu e edhe njehere se Une jam autori i textit te kenges " Thrret Prizreni mori Shkoder" Kete po e beje me kerkesen e antarit te nderuar dhe ne prag te nje dite te madhe.
Asnjehere nuk kam mendu se nje dite me duhet te perpiqem ne kete menyre por megjitheate kjo kenge u kendua me mija e mija here .U kendu ne dasma e festivale ,ne gezime e edhe ne vijat e frontit dhe kjo eshte knaqesia ime me e madhe .Per mua nuk ka rendesi se shume pak njerez e dijn kush eshte autori,pak ka rendesi se deri sot eshte bere publike pa emrin e autorit por kam nje lutje qe se paku mos te dilet me autoresi te rrejeshme sikur qe ka ndodhe ne disa raste.
Te fala dhe pershendetje vllezerore nga Guri Sylaj !

lirik
14-02-08, 10:49
I nderuar bashkatdhetarė Guri Sylaj
Kė ngen thrret prizreni mor shkoder hajde rijm se te kam moter ekam degjuar ka kohė para lufte nga dy vllezer kangatarė me sharkija te dyt jetonin ne qytetin bamberg te gjermanis diku ne at rrethinė kam harruar tash por kendonin mirė me pelqente shum zėri i tyre por tash ma kalimine kohes gjithqka ndryshoj sidomos kosova e pasluftes dhe njerzit e sa si ne atdhe si ne mergim jan vetem hije mbi dhe asgja tjeter nuke kisha besu kurr kėt ndryshim katastrofal.

Un ather ju thash dhe i pergzova edhe per zerin edhe per komponimin e bukur ju thash shum bukur e paskit komponu edhe tekstin
dhe kshtu hym pak edhe ne do muhabete
por ata nuk e treguan autorin kush ua komponon kenget
edhe pse un thash kur esht autori i mir edhe kengtari i mirė ather kanga e ndezė publikun
dhe tamam
behet bukuri.
Guri Sylaj Baba im me thoshte rahmet i past shpirti babo thoshte ne hak te huaj kur mos hyn
se te nxen taksirati e nuk shkon kurr para asnji hap
por per mall tėndin vdis lufto deri ne fishek tė fundit
se qka ėsht e jotja ėsht e jotja ty ta ka shkru rrisk Perendija.
Ti ndoshta ather nuk ke pas ku me e regjistru kangen as nė gazetė as ne internet
ke te drejt s e gazetat tona jan shum ma mendjemdha
thue se jan
se njujork tajmsi
e bile edhe ma lart s e pejgambert mundohen te ja japin
kam pervoj me ta
mozamakeq mos ta preft udhen mendjemadhi.
Dikurė kur e ndegjojsha fjalen mendjemdhsi ndoshta kam qenė i ri e nuk e kama dit se qfar tragjedije esht kjo.
Un nga te vjetrit e kam ndegju kur gjakovari paska thanė
nama ma e madhe esht hajt bacė tu rrit mendja
,tash po e shoh vertet s e katastrofa ma e madhe qenka KJO dhe te njerzit tanė ka sa te duash
ksi HAJVANASH Q EFRYHEN NE KRAJH TE DIKUJT ATA JAN KEKRUSHA vetem puna jote dhe djersa jote te ngritė mundi yt dhe asgja tjeter .
Nuk edi a ke pas ather mundesi ku ta regjistrosh autorsinė ather
por po te them poshtersi ėsht kjo nese dikush ta ka marrė mundin tėnd ka ndodh ather se tash jan kushtet ndryshe
dhe nese ke dikund fakte kerkoje me gjygj me te drejtat tua apo me deshmitarė.
Nese secili ligj botrorė rrencit dhe mashtruesit i jep denim me burg deri ne 5 vjet kerkoje te drejten tande
dhe qite ne gjygj te gjith kemi deshirė ta shohim
para gjygjit at rrencarė tradhtarė na etrego me emer e mbiemer kush esht ai bagel.
Poshtersia dhe paftyrsia nuk po kan fund tradhtari mashtruesi don denim kapital .
Un mund te them se gjat jetes time ma shum me kan shkkatuar dėm karrieristėt tradhtart se armiku.
Edhe me fe thuhet se me mundin tend nuk bėn me hy ne gjynah se ankohet shpirti
prandaj un kam dalė me emer dhe mbiemer dhe identifikohem qdo kund
dhe prandaj kam deshirė qe forumistat te identifikohen me emra sidomos ata qe shkruajn vlera dhe secilin punim ta identifikojnė me mer e mbiemer.


me rrespekt liriku

GURI SYLAJ
15-02-08, 07:28
Ju falem nderit per shkrimin por ceshtja e autoresise nuk qendron edhe keq .Sepse nje apo dy muaj pasi e kam shkru eshte lexu si tekst per kenge,ne valet e Radio Tiranes dhe si e tille eshte ne Arhivin e R.Tiranes.
Por as une nuk kam qen i interesum qe te" rrahi gjoks " me kete tekst !
Une ndjej knaqesi kur e ndigjoj dhe kur nga te tjeret marr vleresime te mira per tekstin.
Do e theksoj se vleresimet me te mira qe me kan bere pershtypje jan nje nga nje antare ne Daedani dhe veqanarisht vleresimin qe i beri teksit rapsodi i njohur Osman Sefa( Mleqani) !
I falenderoj te gjithe ata qe e kenduan e e kendojne dhe cdo vleresim i kesaj kenge mua me gezon .
Teksti qe kendohet ,ne shumicen e rasteve ,ka dy apo tri ndryshime te vogla por qe ,sipas mendimit tim ,e humbin lidheshmerine dhe kuptimin logjik te tekstit si teresi!
Per ndere te 28 Nentori une i dergova teks, nje gazete , qe te botohet por nuk i dije arsyet pse nuk e botuan ,me siguri ata i dien dhe i kan arsyet e veta!!?
Me nderime G.Sylaj!

Murgesha
15-02-08, 15:21
THERRET PRIZRENI MORI SHKODER

Therret Prizreni mori Shkoder
hajde rrime se te kam moter.
Merre Durresin e Tiranen
se ne keshtu e gezojm nanen.
Une i therras Peje e Gjakove
Drenice ,Llap edhe Rugove.
Vjen Decani e Mitrovica
Kaqaniku e Kamenica
vjen Gjilani e vjen Prishtina
Ferizaj vjen edhe Klina
ne kete Kala se bashku te rrina.
Kur te vini mos harroni
edhe Krujen ketu t'a ftoni.
Qoni lajm edhe ne Gjirokaster
ne Tepelene e ne Mallakaster,
Mat , Mirdite, Kukesin me e thirre
thirre Korcen me rrethine.
E therrasTetoven e Gostivarin
therras Ulqinin e Tivarin.
Kam thirre Plaven me Gucine
Hotin , Gruden e gjithe Malesine.
E therras Dibren, Ohrin , Strugen
merre Matin e merre Puken.
Manastiri me ka que fjale
gjithesesi une kam me dale
se per Korqe malli me ka marr.
Shkupi nje haber ma qet
se a vjen se din as vet,
veq nje bese me ka thene e ki
here do kure tek ju do te vij.
Bujanofcin e Presheven
i kam thirre bashk me Camerine
fjale e bese mi kan dhene
se ate dite ketu do te vijn.
Kah te vini dore per dore
mos harroni e ktheni ne Vlore.
Vlores qomnja nje porosi
njat flamur do t'a merr ne gji.
Te gjithe vllezer edhe motra
eni ketu po n'a therret VOTRA:
Nje kurore bashk t'a qendisim,
njat Flamur ketu t'a ngrisim,
te ndegjojne mbret e krajli
se u be bashk- nje SHQIPERI.

Me nderime Guri sylaj
(ky tekst eshte shkruar me 25.02.1990 ne RAAB )

Pėrgėzime i nderuari Guri Sylaj.

Dhe po i ngjason shumė stilit tėnd poetik.
E kush nuk e kėndon kėtė kėngė me mall e mburrje?
Tė lumtė pėr kėto vargje.

halla e madhe
15-02-08, 18:08
I nderuar Guri Sylaj!

Vargjet tua le te mbesin si shembelltyre e hymnes se mbare Shqiptarise,prandaj mburremi me TY!

me rrespekt te veqant:halla e madhe

GURI SYLAJ
15-02-08, 22:17
Une jam shume i sinqerte .
Keto shkrime me bejne te gezohem sikur nje femi i vogel kur i japin nje sheqerke.Ju falenderoj dhe ju perqafoj me malle te gjitheve.Ndiehem shum i rrespektur kur jem ne mesin tuaj -ne Dardani !

Me rrespekt Guri Sylaj

lirik
16-02-08, 18:59
I Nderuari Guri Sylaj
Ju Keni Komponuar Nji Kėngė Tė Bukur Shqiptare Qė Vėrtetė Kėndohet Kudo Dhe Nxitė Atdhedashuri :
Po Tė Shkruaj Dhe Po Tė Flas Un Liriku Po E Shoh Se Disi Po Mė Anashkalon
Nėse Ke Dėshmi Qė Ti E Ke Shkruar Kjo ėshtė Nji Kėngė E Bukur Shqiptare
Tė Thash Ku Ekam Dėgjuar Pėr Her Tė Parė Besoj Se Tash I Kupton Edhe Ti Problemet E Mia Mbi Tridhjet Vjet Apo Jo
Dhe Te Lutem Kur Bisedoj Me Ty Po Bisedon Liriku E Vrejta Qe Disa Her Po Te Shkruaj Disi Po Me Anashkalon Dhe Kjo Te Un Po Ndikon Keq


Nuk Ekuptoj Fjalen Tande Me U Fry As Te Askujt Qe Shprehet Me U Fry Njeriu S Ka Pse Fryhet Ti Ke Krijuar Nji Kagngė Nga Bindjet Dhe Ndjenjat Tua Secili Niset Nga Nji Shtytje Dhe Ideal Nga Nji Dashuri Apo Ndjenjė Dhe Meqense Gjithqka Qe Del Nga Shpirti I Dikujt Tjeter Nga Mundi I Dikujt Tjeter Ajo Nhuk Pervetsohet Sepse Ne Secilen Qelizė Ajo Qka Del Nga Mbrendija ėsht Vetem E Atij Qe E Nxjerr Ma I Pari Te Gjith Ata Q E Perpiqen Te Rriten Ne Krah Te Dikujt Zoti Ua Qon Taksiratin Kah Nuk E Presin Po Te Shkruaj Un Liriku
Un Te Pergzoj Per Ket Kangė Te Bukur Qe E Ke Shkruar Por Te Jesh I Bindur Qe Ne Ekmi Ndegjuar Nga Dy Kengtarė Ktu Dhe Na Ka Pas Pelqyer Te Gjithve
Ata Nuk Treguan Kush Ua Komponon ėsht Arsye E Tyre Kjo Nuk Jam Zbulues As Agjent I Pyeta Dhe Nuk Hyn Ne At Drejtim Ndoshta Nuk Kan Dasht Per Arsye Te Tyre Qe Ata I Dijn Por Na Intreson Si Arriten Ta Marrin Nga Ti A Po Ua Ke Dhanė Ti Ta Kendojn Sepse Ata Sy Vllezer Ekendonin Ne Secilin Manifestim Ket
Kangė Me Titull Thrret Prizreni Mori Shkoder
Kjo Mė Bėn Perhstypje Shum Si Arriten Ata Te Kontatojn Me Ty
Ata Jan Dy Vllezer Drenicas Do Ta Marr Edhe Emrin Etyre E Fshatin E Do Te Shkruaj Ktu Sepse Ata Ekndonin Ket Kengė Te Parėt Pastajh Filluan Te Tjeret
Neper Mergim E Kendonin Un Po Te Besoj Sinqerisht Qe Esht Ejotja Por Nuk Po Kuptoj Si Arriten Ta Marrin Nga Ti A U Dhe Vet Apo Si Kjo Na Intreson Si Filloj Te Kendohet Kjo Ma Se Pari Dhe Nga Kush
Do Te Ishte Intresant Per Publikun Te Dihej Ky Fakt Si Rrodhi E Si Shkoi Kj O
Punė Sepse Ti Si Autorė Sigurisht Edin Se Si Ka Rrrejdh Krejt Ngjarja Meqense Kanga Esht E Jotja Me Intresim Te Madh Po Eprs Sqarimin

lirik
16-02-08, 19:08
Sa Per Mua Un Them Sinqerisht Kanga ėsht Shum E Bukur Te Pergzoj
Jo Vetem Un Por Te Gjith Ne Na Intreson Si
U Zhvilluan Situatat Q E Filuan Ta Kendojn Ktu Ne Gjermani
A U Ke Dhanė Ti Vet Me Doren Tande Kjo Me Intreson Meqense
Ekam Degjuar Per Her Te Parė Diku Ne Vitin 1993 Ne Mos Gabofsha
Te Thash Ishin Dy Vllezer Nga Drenica Qė E Kendoni Me Sharkija Pikrisht Kėt Kangė Tėnden Na Intreson Si Erdhi Deri Aty Puna Qe Ata E Kenduan
Meqense Po I Harroj Edhe Datat E Sakta Se Ka Pas Shum Manifestime Ktu Ne Diasporė Por Megjithat Me Duket S Ejam I Sigurt Ma Se Pari E Kam Ndegjuar Nga Ata

Nuk Po Dyshojm Aspak Ne Krijimin Ne Artiin Dhe Mundin Tėnd Por
Kujt Ja Dhe Qe Ta Kendoj Ma Se Pari Kangen E Si Filloj Te Kendohet Kush E Kendoj Ma I Pari Kjo Na Intreson
Sepse Kjo Kangė Ehst Teper E Bukur Dhe Do Te Kendohet Sa Te Jen Brezat
Prandaj Ne Na Intresojn Disa Gjėra
Nese Ke Mundesi Na Sqaro Te Lutem Do Te Ishte Per Ne Me Shum Interes

Sepse Duam Ta Dijm Kush Ishin Ata Mosmirnjohs Q Enuk E Nxoren Ne Dritė Mundin Tėnd Sepse Kjo ėsht E Dėnueshme

GURI SYLAJ
16-02-08, 22:31
Mire mremja!
Ne rend te pare ju pershendes e ne rend te dyte ju siguroj se texti eshte i imi.Historiku eshte ky;
Kenga eshte shkru nje dite dimri ne Rab te Koroacise tash e tetmbedhjete vjet dhe pas nje kohe eshte dergu ne Radio Tirane ku eshte lexu ne valet e kesaj Radioje ne emisionin Per shqiptaret jasht Atdheut. Me sa e dij une te paret e kan kendu Hamez Llapqeva dhe Rrahman Pgarusha.Me Hamzen jemi taku dhe kemi pas rast te bisedojme rreth keti texti dhe mandej eshte kendu e po kendohet nga te gjiteh!
Une nuk po ju anshkaloj por koha ime e lire eshte e paket -kjo eshte arsyeja.
Te gjithe ata qe deri sot jan thirre ne autoresi ,kan rastin me u binde se e kan pas gabim dhe se tsh besoj se nuk do te perseritet dicka e tille.
Une kam edhe doreshkrimin e pare ,origjinal qe e ruaj me nje kujdese te vecant!
Ju pershendes dhe ju deshiroj nje nate te mire.

lirik
17-02-08, 00:48
Nuk shfaqi kur far dyshimi se keni shkruar ju ne asnji menyrė vetem u binda qė jeni ju autori tash e di
dhe nese bjen dikund muhabeti i ksaj kėnge e kush do qė thot diqka ather un i kundervihem me fakte se tash e di kush ėsht autori ather ishin kohrat te tilla ndersa tash faqet einternetit deshmojnė me
data nuk mundet ma askush me llomotitė por kushdo qe shfrytzon rastin e thot diqka ai ėsht njeri i poshter dhe ju mund ta akuzoni ne gjygj me fakte bile edhe duhet te ju paguaj dėmshperblim
te madh perveq asaj denohet edhe per shpifje edhe me tė holla dhe ta paguaj edhe fyerjen e nervozimin plus te pergjegjet para ligjit pse ka mashtruar se fakti esht fakt nuk mohohet:

GURI SYLAJ
07-03-08, 16:40
Drenices Time!

Kush thot se mbaroj Drenica
i ka fjalet kot
se Drenica mot per mot
pushke e trima plot.

I ka kullat plot me trima
pushke per cdo oxhak
as nuk vritet e as nuk vdes
por rrin si bajrak!

Se Drenica eshte shqipatre
kete e din gjithe bota
se ka qen e eshte krenare
me Azema e Shota.

Kush thot se mbaroj Drenica
e ka me te pabesin
se Drenica me Adema
as s'vriten as s'vdesin.

Kush don me e pa Drenicen
te lire e krenare
le te marr ruge per ne Prekaz
ne Ushtrine Clirimtare.

Guri Sylaj '97

lirik
04-04-08, 09:39
Ajo Q♪7 Mė Bė Pėrshtypje Nga Krijimtarit E Guri Sylajt ėsht Kėnga Metitull
Thrret Prizreni Mori Shkoder E Cila U Bė Kushtrim Dhe U Bė Shum E Popullarizuar
Guri Sylaj Ka Njė Talent Per Shkrime Dhe Esht Popullorė Nxjerr Vlera Ne Vargje Dhe I Pėrkushtohet Vargut Me Shpirtė Nxjerr Kuptimin E Vargut Ne Funksion
Te Bashkimit Dhe Vlerave Kombtare Ne Funksion Te Mirsis Dhe Dashuris Njerzore Dhe Jep Fuqi Ne Varg Jep Edhe Shkelqim
Ju Pergezoj I Ndrruari Guri Sylaj Per Talentin Tuaj Te Shkelqyeshem

lirik
04-04-08, 09:42
Ajo Qė Mė BėN Pėrshtypje Nga Krijimtaritė E Guri Sylajt ėsht Kėnga Me titull
Thrret Prizreni Mori Shkoder
E Cila U Bė Kushtrim Dhe U Bė Shum E Popullarizuar
Guri Sylaj Ka Njė Talent Per Shkrime
Dhe Esht Popullorė
Nxjerr Vlera Ne Vargje
Dhe I Pėrkushtohet Vargut Me Shpirtė
Nxjerr Kuptimin E Vargut Ne Funksion
Te Bashkimit kombtarė dhe popullorė
Dhe Vlerave Kombtare Ne Funksion Te Mirsisė Dhe Dashuris Njerzore
Dhe Jep Fuqi Nė Varg Jep Edhe Shkelqim
Ju Pergezoj I Nderuari Guri Sylaj Pėr Talentin Tuaj Te Shkelqyeshem








i lutem moderatorit te fshij rubriken 116 se tastatura po me qet telashe ka gabime

GURI SYLAJ
06-04-08, 16:10
Hija qe thehet mbi Fjale

... Qe te shohe trazimin e shpirtit -ne Pasqyre
rri mbi lumin e fjaleve si - Ure,
Jan shume Fjale-Vale qe ecin qete,qete
por here here edhe perplasen mbi Gure.

Pushoj e lodhem mbi kete Lum
per hije kam Fjale,
heshtjen e beje freski
kur djerset me dalin mbi Ball...

Mendohem te nisem dikah
drejt rrjedhes apo drejt Burimi,
here fluturoj me krahe Shqiponje
e here -here me zene ndjenje Trishtimi.

Me forcen e fjales dot s'matem
por gjithmone e mbaj si Plis
Edhe ne ujvaret ku thehet
edhe ne burimin ku nise!

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
27-04-08, 10:11
Me Ty Flamur

U dogjem e u poqem sa here
me Fisin e Plisin Tim
per Ty,
-qe sot nuk po te shoh ku je
Flamur-Emri,Betimi im.

Ne palen tende shihnja Lirine,
Atdheun ,Emrin tim -Shqiptar,
ne cdo kend te botes ku isha
me Ty ndihesha krenar.


Me Ty shinja bashkimin
e Trungut e Fisit tim,
nene Krahet e Shqiponjes Dykrenare
e dinja se nuk jam Jetim.

Ne Lotin e Lokes -per Ty
e ndijeva dhimbjen ne Zemer,
pa Ty mund te jem edhe Europe
por pa nder,pa betim ,pa Emer!

Me Ty e nisnja kengen
per Diten qe edhe Sot po e pres,
me Ty do te shkoj gjere ne Vdekje,
Te Dua -te Puthe cdo mengjes!


Guri Sylaj Prill '08

GURI SYLAJ
02-06-08, 20:03
A ka peshe Fjala?

Ne Token pa hije-
se lisat i preu stuhija
e gjakut,
S'ka as ecje drejt-
veq zhagas,
hajduteqe ,
ne shtepine e vet.
As log te fjales-
se fjala s'ka peshe
kur e flet e e shkele.
Edhe ato pak fjale
dalin ne Hijen e Vorreve,
aty ku dikush matet
me hijen e vet-
hije qe nuk ia nxen as ftyren.
Mos lyp hije
ku nuk ka lisa
as fjale ku nuk ka Plisa!
a ka peshe FJALA !!?

GURI SYLAJ
29-06-08, 23:05
Kete vit me erdhi me heret Pranvera
luleboret dolen kur dimri kish trete
blegerime delesh qe e sillte era
me benin me dije se sot nuk jam vet,

Ne pragun e deres ku rrinja kete mot,
ku e pritnja diellin qe te dal mbi koder,
gjumin edhe buken po i le me nje ane
se dikund nga larg po e ndegjoj nje loder.

Eshte valle e krushqeve qe po vijn nga mali,
Lahuta legjenden sikur e harroj-
qendisur me plage,zbret legjenda vet
para keti pragu bashk me ne te vallzoj.

Shkund pluhurin e kohes-tash e njeqind vjet
melodi qe shthurej nga krisme e martines
jane trima tjere por nje amanet
qe stolise Tiranen e rruget e Prishtines.

Si lule xherxhefi ne vallen e Pamvaresise -
eshte legjenda vet bashk me trimat tjere,
Betimi i mbeshtjellur si nuse ne Flamure
rrin mbi supe trimash ne kete Feste ,ne kete Pranvere!

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
16-07-08, 09:42
Ne fjalet Tua
gjeta peshen e burrit
histori ishin
e histori mbillnin,
ne kopshtin
plot fidane te reja.

Me fjalet Tua
u mata me veteveten
edhe me te tjeret.
Une po
po Fjalet Tua
asnjehere nuk rane.

Me Fjalet tua
e thura vargun,
i bera margaritare
Historine e fjaleve Tua
nuk e gjeja ne leter
ate e kishin fut ne varr.

Me fjalet Tua
eci cdo dite
cdo mot
Ato qe m'i tregove dje
Une po i shoh sot.

Me fjalet tua
do te jem cdo dite
jete e mot-
kur ato do te mbesin
kur do te ndahem prej tyre
do te ike ne pakthim
si Ti qe po iken ......!

Ismail Hodo
03-08-08, 16:11
I nderuar z.Guri:ndjehem teper i lumtur qe gjej mundesine me ane te Dardanis
te te pershendes ty e nepermjet teje uroj qe rruga juaj si poet te hape sa me shume shtigje te reja nga ku te frymezohen artiste te shume zhanreve te ndryshme per realizuar deshirat e tyre skenike. Nga vargjet tua te mrekullueshme kan dale kaq kenge te bukura sa kushdo ka deshire ti citoj ato neper buze .Aty gjen veten shqiptari i vertete sepse jane shkruar e thurur me aq mjeshteri nga ju sa me te vertete e ndjen njeriu veten krenar.Tek vargjet nepermjet fabules ju hidhni drite mbi realitetin e fushave te ndryshme te jetes me ane te nje sarkazme te holle dhe nje humori qe djeg. Ndaj dua te uroj edhe njehere; Qendro keshtu si je, sepse ska pasuri me te madhe se pasuria shpirterore ,vargjet qe lini ju pas jan me me vlera sa sarajet e sulltaneve te vjeter e te rinj.
Nderime e respekt Ismail Hodo

GURI SYLAJ
03-08-08, 17:23
I nderuar z.Guri:ndjehem teper i lumtur qe gjej mundesine me ane te Dardanis
te te pershendes ty e nepermjet teje uroj qe rruga juaj si poet te hape sa me shume shtigje te reja nga ku te frymezohen artiste te shume zhanreve te ndryshme per realizuar deshirat e tyre skenike. Nga vargjet tua te mrekullueshme kan dale kaq kenge te bukura sa kushdo ka deshire ti citoj ato neper buze .Aty gjen veten shqiptari i vertete sepse jane shkruar e thurur me aq mjeshteri nga ju sa me te vertete e ndjen njeriu veten krenar.Tek vargjet nepermjet fabules ju hidhni drite mbi realitetin e fushave te ndryshme te jetes me ane te nje sarkazme te holle dhe nje humori qe djeg. Ndaj dua te uroj edhe njehere; Qendro keshtu si je, sepse ska pasuri me te madhe se pasuria shpirterore ,vargjet qe lini ju pas jan me me vlera sa sarajet e sulltaneve te vjeter e te rinj.
Nderime e respekt Ismail Hodo

Ndiehem shum i nderuar dhe e vetmja qe mund te them pas ketyre rreshtave eshte nje falenderim vllezeror !
Ju falem nderit dhe deshiroj te jeni mire ju dhe familja e juaj e nderuar zotni Hodo.

GURI SYLAJ
05-08-08, 17:51
Ne pranvere -Lule
ne vere -Grunaje.
Ne vjeshte Vreshte me rrush
e ne dimer -Prush!
***********

GURI SYLAJ
05-08-08, 20:17
GURI SYLAJ


P L I S I I S H P U E M



Nje ferman qe kishte ardhe nga qendra e Perandorise fliste per dicka serioze, per nje detyre tejet sekrete, me te cilen ngarkohej Aqif Pashe Ktili, detyre qe duhej kry me kujdese dhe ne msheftesine me te madhe.
Fermani kishte dy pjese. Ne fillim ishin dhene informatat e duhura dhe ne pjesen e dyte ishte urdheri i prere. Sokol Myftar Qarri duhej te likujdohej. Per kete permbajtje dinin vetem Padishahu dhe dy apo tre vezir- atje ne qender te perandorise. Kurse ne Vilajetin e Malokeve dinte vetem nje njeri e ai ishte Aqif Pashe Katili.
Prej asaj dite, kur kishte ardhe ky ferman,pashaj as gjumin nuk e bente te qete. Detyrat i kryente sipas rendit por kohen e lire tani me nuk e kalonte me hanumet ne hamamin e qytetit por neper vende ku rrinin bejlere e agallare e besa edhe ne ndonje kulle me ze ku here gjente deren e hapur e jo rralle edhe i detyronte t'i bejne konak. I binte kryq e terthur vilajetit dhe bente njeqind e njemije plane. Nuk ishte veshtire te vritej nje njeri por detyra e tij ishte shume me e madhe-te vritej tere nje popull.
Pashai kishte fillu te shkonte edhe neper dasmat e malesoreve e besa nganjehere edhe me dhurata bukur te mira.Nje here , kishte ndodhe , qe nje mashkullit te cubeleve t'i dhuronte nje kali.Te njejten gje kishte dasht te bente edhe me Gurashet por ata me te marre vesh kishin hap lajmin se ju ka ra nje morte dhe njeherepernjehere nuk kan ndermend me ba dasem.Dasma do te behej ne korrjet e vitit tjeter.
Nje dite Vjeshte, pashai, kishte trokite edhe ne deren e Sokol Qarrit ku kishte hase ne nje mikepritje bujare ashtu si din vtem malesoret.
S'ka nevoje te ngushtoheni per asgje, kishte thene pashai, une jam vetem nje mysafir i rastit.
Me gezoni shume me viziten qe po me beni dhe une do te mundohem qe te ju pres dhe te ju percielli si cdo mysafir tjeter por i vetedijshem se nuk do te mund te ju dal hakut sepse zotnija e juaj nuk eshte mesu te rrij ule ne lekure ugiqi po ne mendafsh e kadife.Megjithate , ju po me beni nje nder te madh me kete vizite dhe do te ju jem mirenjohes tere jeten. Kjo kulle eshte bukur e vjeter por eshte hera e pare qe pragun e saj e kalon nje njeri kaq i madh me kaq shume nishana, e kishte mbyllur fjalen Sokoli.
Ketu po shoh edhe qitape, jan ato ne gjuhen arabe, apo ne gjuhen turke, kishte ndrru bisede pashai. Nuk me ka zene syri dicka te tille ne kullat tjera.
Ka edhe ne gjuhen arabe e edhe ne ate turke por shumica jan ne latinisht e frengjisht ka dicka edhe ne gjuhet sllave.
Te gjitha keto i lexon ti apo i ke dhurate nga miqet?
Jo nje pjese jan libra qe baba eshte sherby me to e pjesa me e madhe jan libra qe i kam sjelle nga Vjena , Parisi e Praga.
Po ju cenkeni nje njeri qe paska pa nje alamet dynja, ju cenkeni krejt dicka tjeter nga keta maloket tjere kurse ne pamje te pare nuk leni pershtypjen e nje ylemaje. Ky kapuqi , si i thoni ju plis, ua mbulon tere ate krenarine qe duhet te kete nje njeri si ju, megjithate ju e dini me mire, nuk keni nevoje per mesimet e mija.
Po , vertete ashtu eshte por mbasi nuk jam ne ndonje detyre te perandorise, njehere per njehere , ku do te stolisesha me nje kapuq te kuq, me duhet te jem i njejt si te gjithe malesoret tjere dhe me ju thene te drejten klima e ketyre maleve veshtire perballohet me veshje tjera, eshte pakesa klime e eger.
Gjithesesi ju duhet te zbritni poshte, atje ku e keni vendin.Perandoria ka nevoje per njerez te tille.Une kam ndigju se ju , edhe pse i ri , keni nje rrespekt te vecant ne kete krahine por qe jeni edhe nje njeri i kalemit , nuk e kam ditur.
Do shkolle e kam bere porrrespektin e kam , me shume , per hater te babes dhe gjithmone kam frige se nuk do te mund t'a barte kete barre.Eshte barre e rende per mua sepse njerezit me thone - hajde djali i Miftar Qarrit- e kjo eshte shenje se rrespekti i takon babes.Une e kam emrin Sokol por kjo ka pak rendesi per malesoret, ku t'a dije ndoshta edhe kan te drejt. Kjo me detyron te jem shume i kujdeseshem jo vetem ne veshje por edhe ne ndeja e kuvende burrash.
Meqe ra fjala tek keto kuvende , si i quani ju , vazhdoj fjalen pashai, me intereson te dije se cfar roli kan keto kuvende ne keto ane sepse gjate kesaj kohe sa jam ne sherbim me ka ra rasti te ndegjoj shpesh per to.
Po si tua spjegoj,keto luajn rolin e nje parlamenti dhe kryesisht merren me problemet e malesoreve si p.sh. probleme prone , pajtim gjaqesh e probleme tjera.
Don te thot se ligjet e perandorise nuk hyejn ne pune, tha pashai , pa e mshehur fare paknaqesine e tij.
Perkundrazi edhe ligjet tuaja por ato mberrijne shume ngadal deri ne keto skaje te perandorise , mandej malesoret , thene te drejten, me shume mbeshteten ne traditen e ketyre trojeve dhe te gjitha marreveshjet i bejne ne baze te nje zakoni te pa shkruar por shume te rrespektuar- Kanunin e Maleve.
E pra mire , tha pashai, ne baze te ketj far kanuni, cili eshte denimi me i rende dhe kujt i shqiptohet. Pa dyshim atyre qe punojn pas shpines se padishahut d.m.th. tradhetareve te perandorise.
Jo , tha Sokoli. Problemi me i veshtire per t'a ndrique dhe qe denohet me se randi eshte vrasja me moh.
Cka eshte kjo tash , tha pashai.
Kjo eshte kur dikush vret pas shpine dhe te nesermen vjen e te hiqet si mik duke u mundu qe t'a mesheh vrasjen e ne anen tjeter , ne forma te ndryshme , mundohet te te fute ne bela me te tjeret.
E nese zbulohet ?
Nese zbulohet i kallet kulla,i ka dy gjaqe borgj dhe mashkujt e tij detyrohen qe njeqind vjet t'a bajn PLISIN E SHPUEM. Kjo eshte shenje e ligesise , e pa burrerise.Per Plis shpuem nuk kla vend ne kuvende burrash e besa edhe per miqesi te reja e ka shume veshtire por perandoria e madhe dhe te tillet po gjejn buke e shtepi ne pjeset tjera te saje.
Pashai u ngrit ne kembe, ia leshoj nje sy martines vjerr dhe kerkoj leje per t'u largu nga Kulla e Qarreve. Me mendje gjithemone tek nje plis i shpuem qe e kishte pa , si femije , ne shtepin e tije ne Edrene.

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
17-08-08, 08:50
Neper rruget e qytetit
( Nje kujtim per Profesorin )


Ne cdo qoshe e kerkoj
nje Plak,
flokethinjur e gungaq
por s'e gjej dot.
Ne fillim e kerkova me gaz
tash po e kerkoj me lot
por kot!

Isha edhe ne Universitet
edhe ne Bibloteken Kombtare
s'eshte -ka tret dikah
por do e gjeje -do e mos
dikund neper Trojet Shqiptare.

E shoh ne nje lendine
rrin drejt ,jo si dikur
habitem dhe nuk ju besoj syve
, po ai eshte gungaq,
si mund te ecen drejt -
as mendja nuk me shkon
se Ai tani eshte shendrru ne Gur!

Ndalem para tij
dhe nuk flas -vetem perkulem
e shoh drejt ne sy dhe pres...
Ai mund edhe te behet Murane
Ai mund edhe te mos flas
te mos ece
Por Jo ,
Ai kurr nuk vdes!

Guri Sylaj

GURI SYLAJ
30-09-08, 10:51
NDARJEN QE NUK E PRANOJ DOT
(kjo poezi i kushtohet njeriut me te dashur dhe me te nderuar qe kisha)


Kete diet kur qielli pikonte shi
fluturoja mbi rete e bardhe si bore,
te mberri ne Token time-ne Dardani
qe nje shekulli jete t'i ve nje Kurore.

Bredhja mbi Europe e s'e shihnja kund,
nje mure resh ne mes ne sot n'a ndane
-dukej sikur gjithecka sot mori fund
sikur me kete Shekull asnjehere s'u pame.

Kishim ndejur bashk tash e pesedhjet vite
ne varferi,ne lufte por edhe ne gezime
tash me dhembje po , por edhe krenar
pere kete Njeri-Shekull rri e pres ngushllime.

Ne prehrin e Lokes rri qe t'a mesheh lotin,
qe me force mundohet dhimbjen me e mund,
me sy kerkoj Plisin qe ishte ne mes nesh,
pa gjete force te pajtohem se ai s'eshte askund.

GURI SYLAJ
30-09-08, 20:36
Per kete Liri e per kete Toke
u bene bashk kater shoke.
***********************
( Motive nga nje bisede e nje plaku te menqur )
----------------------------------------------



I Pari ishte Lapsi(dituria)
I Dyti ishte Konaku (bujaria)
I treti ishte Paraja ( pasuria )
E i Katerti ishte Pushka (trimeria)

Per kete Liri e pere kete Toke
u bene bashk kater shoke!

halla e madhe
30-09-08, 21:54
NDARJEN QE NUK E PRANOJ DOT
(kjo poezi i kushtohet njeriut me te dashur dhe me te nderuar qe kisha)




Kete diet kur qielli pikonte shi
fluturoja mbi rete e bardhe si bore,
te mberri ne Token time-ne Dardani
qe nje shekulli jete t'i ve nje Kurore.

Bredhja mbi Europe e s'e shihnja kund,
nje mure resh ne mes ne sot n'a ndane
-dukej sikur gjithecka sot mori fund
sikur me kete Shekull asnjehere s'u pame.

Kishim ndejur bashk tash e pesedhjet vite
ne varferi,ne lufte por edhe ne gezime
tash me dhembje po , por edhe krenar
pere kete Njeri-Shekull rri e pres ngushllime.

Ne prehrin e Lokes rri qe t'a mesheh lotin,
qe me force mundohet dhimbjen me e mund,
me sy kerkoj Plisin qe ishte ne mes nesh,
pa gjete force te pajtohem se ai s'eshte askund.

I nderuar Guri Sylaj_shprehi ngushllimet e sinqerta per vdekjen e babait tuaj!
Shpirti TIj u bekoft!Amanetet e plakut te mencur u befshin mesim per gjeneratat e reja!

me nderime dhe rrespekt per Ty;halla e madhe

Honesty^uk.
30-09-08, 22:11
NDARJEN QE NUK E PRANOJ DOT
(kjo poezi i kushtohet njeriut me te dashur dhe me te nderuar qe kisha)




Kete diet kur qielli pikonte shi
fluturoja mbi rete e bardhe si bore,
te mberri ne Token time-ne Dardani
qe nje shekulli jete t'i ve nje Kurore.

Bredhja mbi Europe e s'e shihnja kund,
nje mure resh ne mes ne sot n'a ndane
-dukej sikur gjithecka sot mori fund
sikur me kete Shekull asnjehere s'u pame.

Kishim ndejur bashk tash e pesedhjet vite
ne varferi,ne lufte por edhe ne gezime
tash me dhembje po , por edhe krenar
pere kete Njeri-Shekull rri e pres ngushllime.

Ne prehrin e Lokes rri qe t'a mesheh lotin,
qe me force mundohet dhimbjen me e mund,
me sy kerkoj Plisin qe ishte ne mes nesh,
pa gjete force te pajtohem se ai s'eshte askund.


I nderuar Guri Sulaj;
pranoni ngushellimet e mia me te sinqerta per humbjen e njeriut tuaj te Zemres
ZOTI te ndihmofte dhe zemren ta forcoft si GURI


Me nderime

Honesty

uliksi31
01-10-08, 04:59
NDARJEN QE NUK E PRANOJ DOT
(kjo poezi i kushtohet njeriut me te dashur dhe me te nderuar qe kisha)






Kete diet kur qielli pikonte shi
fluturoja mbi rete e bardhe si bore,
te mberri ne Token time-ne Dardani
qe nje shekulli jete t'i ve nje Kurore.

Bredhja mbi Europe e s'e shihnja kund,
nje mure resh ne mes ne sot n'a ndane
-dukej sikur gjithecka sot mori fund
sikur me kete Shekull asnjehere s'u pame.

Kishim ndejur bashk tash e pesedhjet vite
ne varferi,ne lufte por edhe ne gezime
tash me dhembje po , por edhe krenar
pere kete Njeri-Shekull rri e pres ngushllime.

Ne prehrin e Lokes rri qe t'a mesheh lotin,
qe me force mundohet dhimbjen me e mund,
me sy kerkoj Plisin qe ishte ne mes nesh,
pa gjete force te pajtohem se ai s'eshte askund.


I nderuar Guri Sylaj,

Pranoni ngushllimet e mia me te sinqerta per vdekjen e babes tuaj. Zoti ju lasht shnosh e ishalla shperblehet me xhenet.
Baba juaj nuk ka vdek, derisa ka lene trashigimtar te vertet me plotkuptmin e fjales.

Me nderime dhe respekt; Uliksi

lirik
01-10-08, 07:05
Ngushllimet e mia i nderuar Guri Sylaj qofshi shnosh Zoti shendosh ju lasht ty dhe ju te tjerve ishalla per gjenet e mos u merzitni se njerzit per te vdekur po lindka
Kuptimi dhe vet jeta qenka lindje zhvillim vdekje kto tri porcese i paska por njerzit mashtrohen per te jetuar deri ne sekondin e fundit duan te jetojnė por vdekja nuk pyet ajo i ndrron gjeneratat neper shekuj brezat lindin e vdesin kshtu e gjetem thonė kėshtu do ta lėmė askush nuk esht i perjetshem .
Kjo botė ėsht nji ure kalimtare nėpėr provimet dhe rropatjet e se ciles kalojn njerzit
deshtėm apo nuk deshtėm tė gjith ne jemi nxėnės tė detyruar te imponuar ksaj ure qe lidh dy brigje jeten me vdekjen,
Bregu i jetes fillon te lindja dhe ne ket urė menjiher fillojnė qysh ne hapat e parė fillon lufta per jet e deri ne bregun tjeter qe quhet varr ku perfundon pra jeta pra jeta ehst urė kalimtare per njerzit e mishit e te gjakut te gjith duhet ta kalojn ket urė me provime te veshtira prandaj mos u merzit e ben gajret
ishalla takjoheni ne gjenet me baben e zoti ju lasht shnosh e ua lehtsoft merzinė ju

jEtA_1
01-10-08, 09:20
Gjithashtu edhe nga ana ime ngushllimet me te sinqerta per humbjen e prindit tuaj i nderuari GURI SYLAJ

GURI SYLAJ
03-10-08, 10:23
Qerpiku bie
si gjethi ne vjeshte -ngadal,
Mali zhduket- nderron ngjyre,
iken une apo iken ai ,
dicka hyri ne kete mes
s'ka fjale!

Ne fjalet e dites qe shkoj
mbeti edhe nje pjese nga une,
nuk e marre ne ndarje
si nje vazo qe e punova vet-
te tjeret e mbushin
me lule apo sharje!

Po iken ashtu sikur erdha
stinet i bera -nje dite
deshire kam me u kthy
kjo vazo e dije qe me pret
me i marre ere apo me e thy!

Guri Sylaj

Honesty^uk.
04-10-08, 09:38
U nxi qieli
shkrepen rrufetė
ēane retė e bene qamet
rane ne prag ku bene hatane
moren te vetmin dhe vanė...
E kerkon me sy o mik
mblidhe mendjen sesa ik...
E kerkon nder zera shume
gurin zemres se s'eshte pune....
Miku im fisnki me derte
i pa fat ta gezoj per jete
e mori ai qe ta dha
me fatin inat mos ha...
Ēohu mik hiq gunen e zeze
pervish menget gjer ne brez
sa te jetosh do ta kujtosh
sa ti shkosh prane s'mund ta harrosh
eshte e kot me lot e vrer
ne ket jete dot me se sjell......
Ngri kryet fisniku im
fillo jeten e bej durim
mos gezo shpirtrat e ligj
lotin nga syri hiq.....
Fshij dhimbjen e fillo jeten
shpirti yt di te verteten
ngriju e ngjitu ku ke enderruar
nuk eshte kjo ēka ke merituar
ngri kryet e duaje jeten
ngrihu sfidoje tatepjeten.......


Jetoj me dhimbjen tende MIKU IM

Honesty

GURI SYLAJ
12-10-08, 16:13
Mos e beje zemren guri-
aty ku nuk ka fluturim fluturash-
Dashurine shprishe per me i pa cdo fije,
mos ia ze frymen hijeshise,
Praneveres secila lule i ka hije...!

GURI SYLAJ
12-10-08, 20:38
Nje telefon
zingerron!
Dikush me thot-
te pres ne aeroport.
Ka shume kohe qe nuk te kam pa
moti jemi nda.
Shume vite hyne ndermjet
ne mendum se na ndan nje lum
e ai u be det-medet!
Ne kete mes stacin
pres nje tjeter avion.
Dy ore mundesi
ne kete rruge te gjate
dy ore drite ne kete nate .
Oh medet
dy ore per ty vlla ,
po i vjedhe,
nga kjo nate ,
nga ky i zi Gurbet...!

Jana
14-10-08, 00:19
Unė dhe poezia ime !!!

Nė mes tė dorėshkrimeve
Mbeta gjithė natėn
Po c"tju bėj o pika gjaku
Qė nė jetė ma dhatė flakėn ?

Nuk po mund ta fiku zjarrin
Nė shpirt fare as nė zemėr ,
Nuk shkruaj si pena t"tjera
Pėr pozita a tė bėj emėr.

C"farė tė bėj me ju ?
Mė vijnė do zėra natėn
Secila strofė thotė :Korrigjomė
Se nė zemėr ta hedhim flakėn .

Mos mė mundoni ,vargje
Si tė mė lidhni pėr fyti
Qė t"ju pėrqafoj siq dua
Vetėm-nėse lindi pėr sė dyti .

Qeshėn fjalė e presje
U zbehėn ēa shkronja e pika
Mos mė torturoni vargje
Si yje ,si drita .

GURI SYLAJ
14-10-08, 09:43
Vargun qe del nga shpirti
mos e mbyll ne kafaz
lere te bredhe ,te lundroj
te fluturoj ...
falja qerdhen e tij
qofte ajo e mbushur lot
qoft e prarueme ne gaz!

GURI SYLAJ
14-10-08, 10:13
Nje falenderim vllezerore per zonjushen qe ne Faqen time me poezi sjell nje margaritar!

GURI SYLAJ
19-10-08, 11:12
E vare mallin
ne lotin qe bije,
si gjethe vjeshte
e kputur nga trungu,
i rande ,shume i rande
ky lot,
i idhet,shume i idhet
ne ,shije!

Jana
19-10-08, 12:36
DUA TE JEM

...Ngushllim per zemren e pikelluar
freskim per buzet e shkrumuara
uj per lulet e vyshkur
valle per valltarin
keng per kengetarin
mengjez per punetorin
zjarr ne kandilin e fikur
vendlindje per njeriun e ikur
loder per femit e pikelluar
roje mes ujrave te trazuara
hen e plot per udhetaret
plumb ne koke per tradhetaret
dor per tu fundosur
burim per te eturin
strehim per te ndjekurit
ure per miqesi
kohe per poetet
abetare per analfabetet
qendres per te lenduarin
drit per te verbuarin
krah i pellumbit te plagosur
pastrim te shpirtit te djallosur
meshir per te penduari
liri per te roberuarin
bashkim i zemrave te ndar
bar qe te lulezon saharen
perqafim per femiet e len
shtektar per ti takuar me nene
kalares i koheve te shkuara
ardhmeri per zemrat e shkrumuara
heroo mbi shpaten e trimit
bes mbi lulet e kujtimit
qlodhje per syt e lodhur
gjuh e memeceve per te folur
zemergjer qfar sjell zoti
i qendrueshem qfar sjell moti
dashur ne zemrat e njerzeve ne bot
PAQA NDERI GJITHMON QENDROFT...

lirik
21-10-08, 10:57
Unė dhe poezia ime !!!

Nė mes tė dorėshkrimeve
Mbeta gjithė natėn
Po c"tju bėj o pika gjaku
Qė nė jetė ma dhatė flakėn ?

Nuk po mund ta fiku zjarrin
Nė shpirt fare as nė zemėr ,
Nuk shkruaj si pena t"tjera
Pėr pozita a tė bėj emėr.

C"farė tė bėj me ju ?
Mė vijnė do zėra natėn
Secila strofė thotė :Korrigjomė
Se nė zemėr ta hedhim flakėn .

Mos mė mundoni ,vargje
Si tė mė lidhni pėr fyti
Qė t"ju pėrqafoj siq dua
Vetėm-nėse lindi pėr sė dyti .

Qeshėn fjalė e presje
U zbehėn ēa shkronja e pika
Mos mė torturoni vargje
Si yje ,si drita .










TI A EH QKA JE TI E DISA SI TI
PO KUSH NA QENKAN ATO PENA
QE SHKRUAJN PER POZITA E PER EMER
KJO TOKA JON QKA S PO QET
VEQ KUR TE QET NJI DIT NJERIUN ME KATER KAMBė
E ME BISHT MBRAPA A KUHS EDI
NUK KA ME QENė AS KJO QUDI PASHA BACIN
QENKE MUNDUA ME I KORIT PENAT
SHKRIMTARE BRE MOZOMAKEQ
TURP TE QOFT
E KUR U BA GJITHKUSH ME I MARR PENAT PER GOJ
MOZOMAKEQ PER PENDAT E SHKRIMTARVE SHQIPTARE
SA QUDIRA
SA MJERIM I TE MENDUARIT I CEKT S CEKTESI
SA ABSURDE QKA S PO PJEL INTRIGA E SMURė E NJERIUT TE MBRPASHT
PASHA BACIN

ERDHI DITA GJITHKUSH ME U MUNDU ME I DISKREDITU
PENDAT SHQIPTARE PO KU KA BRE SHKRIMTAR Q E MUNDOHET ME KRIJU PER POZIT A PER EMER PO KU DEL VARGU PER POZIT VARGU DEL PREJ NDJENJE DIREKT
E PREJ SHPIRTI OJ TRULLAJK
OJ
KOKė E VOGEL EU EU EU QUDIRA
MOZOMAKEQ

GURI SYLAJ
21-10-08, 17:18
Populli thot:
" Oda eshte e musafirit po jo me lu, musafiri ,gugja neper ode"


I lus , te gjiteh ata qe deshirojn te shkruajn ne kete faqe, te kursehen nga fyerjet ose , veq nese ka nevoje, le te me fyejn vetem mu personalisht e jo te fyhem dy here!
Ju falenderoj per mirekuptim!

Me nderime Guri Sylaj!

lirik
21-10-08, 19:48
Po Guri Sylaj Ashtu ėsht Por Dikush Po Gjuan Ktu Keq E Per Anash Shum Po
Vret Aq Shum Sa Qe Budall Nuk Jemi Askush E Te Mos Dijm Se Ku Po Vret Meselja E Fyrjes E Nenqmimit Te Penave ėsht Jo Logjike Ta Quan Dikush Ta Poshtroj Dikush Krijuesin Se Krijimtaria Pa Ndjenja Nuk Krijohet
Prandaj Nuk E Di Kush Qenka Ai Shkrimtar Apo Ata Qe Per Emer Po Shkruajkan
Ma Poshtersi S E Kjo Shprehje N 'bot Niuk Ka
Shprehje E Gjehnemit Esht Kjo
Fyerje Shum E Keqe Per Shkrimtart
Po Me Kujtohet Gjenialiteti I Nanes Time Ne Vitin 1981
Kur I Thash Oj Nanė
Mos U Merzit Bre Loke
Se Un Mund Te Bie Ne Burg Kto Dit
Ndoshta Ose Me Vrasin Shkiet E Serbis Se Po Fillon Nji Demostrat E Madhe
Ndoshta Mundet Me Qen E Pergjakshme
Se Liria E Popullit Esht Mbi Gjithqka
E Ti T Ejesh E Gatshme Qka Do Qe Te Ndodh Me Mua Bene Zemren Guri I Thash
Banu Shqiptare E Fort Si Guri

Ah Bre Djali Jem Tha
Zemra Kurr Nuk Behet Guri Ajo E Mishit Esht Marue E Mishit Mbetet
Nuk Po Me Dhimbesh Qe Po Me Shkon Por Ku Po Shkon
Po Shkoj Nanė Ku Poo Shkojn Egjith Rinija Kombi Shqiptaria Edhe Un Me Ta
Ah Bre Nanė Tha Do Te Jesh Edhe Me Ta Edhe Pa Ta

Se Te Kam Djal Nuk Mundem Pa Ta Thanė
Kam Ba Mund Me Te Rrit
E Je I Jemi
Po Po Me Dhimbesh S E Po Shkoni Posht
E Nuk Ua Din Kush
E Mbetni As Me Milet As Me Hyqymet
Keq Me Hyqymet E Keq Me Milet
Pse Oj Nan I Thash Qka Po Thue
Rendesi Ka Ti Mos Me U Merzit
Se I Kam Hy Nji Rruge Qe Gjithqka Pritet
E Ndoshta Ti Duhet Me Ba Gajret

E Di Oj Nan
Po Te Shoh Me Sy T Ballit
Se Ti Ke Hy Nji Rruge T Rre$zikshme
E Munden Me Te Ba Diqka Edhe Ma Te Keqe Hyqymeti

Po Nuk Do Ta Din Kush Oj Nan
Per Ata Po Merzitet Nana
Ndersa Un I Thash Hajt Nanė Se Te Gjith Djem T Nanave Jan Edhe Ata Q E
Po Rrezikohen

Eh More Biri I M Tha
Keq Esht Me Pi Uj Ne Krue Te Hyqymetit
E Keq Esht Me U Ba Ur E Miletit



Kahdo Te Silleni Ne Grepat E Tyne Keni Me Ra


U Habita Me Kto Fjal Te Nanes Time
Dhe Nuk I Kam Kuptuar Deri Me Sot
E As Sot Nuk I Kuptoj Plotsisht
A Ka Mundsi Se Te Vjetrit Edhe Pse Pa Shkoll Kan Qen Filozofa Gjenial


Nji Nan E Pa Shkoll Doli Gjenialiteti I Saj I Sakt
Se Njerzimi Jan Te Pa Felenderueshem
Prandaj Jan Kto Pervojat E Te Vjeterve
Qe Ne Nuk I Kemi Dit
Studjoje Tash Guri Sylaj Se Ti I Merr Vesh Meselet
Se Po Qitet Guri Larg E Me Duket Nuk Je Tue Pa
Kush E Per Qka Po E Gjuan Kaq Larg E Ku Po Gjuan
E Pse
Po Gjuan Dikush

GURI SYLAJ
21-10-08, 21:15
Me gjithe rrespektin qe kam per Juve dhe vargjet tuaja ,ju kisha lutur vllezerisht , Faqen time me Poezi mos t'a shfrytzoni per asgje perveq vargut artistik!
Perndryshe do te detyrohem te kerkoj qe keto te gjitha te fshihen!
KJO ESHTE fAQE E POEZIVE DHE LE TE MBETET SI E TILLE !
Besoj se me mirekuptoni !!!!

GURI SYLAJ
21-10-08, 21:44
Syrin tim mos e beje pasqyre
se do te takohesh me lotin
Ece bregut ngadal -deri ne maje
per me e pas te bardhe motin!

Fjales mos i hype kalur,
aty ku piqen burimet -pusho,
ne fushen e mbushur lule
rrespektin per veteveten kerko!

Ne durimin tim gjeje prehje
eshte keshtjelle qe te ngrohe
lutjes sime falja mekatin
As nuk me njeh ,as nuk te njoh!

Ne buzeqeshjen time
shihe veten cdo here,
Jam ure qe i lidhe brigje,
shteg i hapur dimer e vere.

GURI SYLAJ
23-10-08, 17:44
Mos ma prek plisin e bardhe
gjithe ku rrin ai e hjeshon
Per me fole e me shkru shqip
me jep vullnet e me meson!

Ti shqiponje ,ne qerdhen tande
banju krah ndihmoje plisin,
krejt cka s'dije e beje gabime
Ju me ndihmoni me e gjete Fisin!

Po ju shkruaj nga dhena te huaja
Ku s'kam shkolle per Abetare
Por betohem ne emer te pareve
edhe un jam bije shqiptare.

Mos ma merrni per ligesi
kur ne shkrime beje gabime
Ju, me ndihmoni te vije ne Shqipni
te gezoj kjo zemra e ime!

kur rrijme bashk si vlla e moter
e kendojme ne gjuhe amtare
Ti ne Prizren une dikund ne Shkoder
vallezojme bashk ne Trojet Shqiptare!


Guri Sylaj -Gjermani

GURI SYLAJ
26-10-08, 08:44
" HIJES SIME"


Pse o Hije s'je pasqyre
ku per dite te shohe veteveten
te mos pres fjalet e tjereve
po ketu te gjeje te verteten.

Te mas fjalen e te mas hapin
te ece bashk me hijet tjera,
arroganca te mos marr vrapin,
te shetise s'bashku me vlera!

Tek secili te shohe veteveten
te marr e te jap- ate qe dua
te mesoj si flasin hijet
te ndegjoje ate qe me thua!

..
........

GURI SYLAJ
26-10-08, 11:35
Rri o hija ime mos ike
as kur dielli mbas malit rreshqet
nuk te le te te shkelin zuzare,
po u bere e tille -te shkele une vet.

Rri e ecim bashk trotuaraeve
te mbushura me lule a gure
je hije sikur e te gjithe shqiptarev
qe vetem nje hije benin Dikur!

Honesty^uk.
01-11-08, 17:18
Mos u ngrys prej deshperimit,
nese jeta te genjen,
hesht ne diten e mundimit
rishmez dite e gaz vjen.

Zemra me te ardhmen rron,
nga e sotmja shqetesohet;
kur gjithēka papritur shkon,
per te shkuaren mallohet.


Honesty

Rozafa
01-11-08, 22:23
Mall...

Mallin per ty me kujdes e ruaj
Ne shpirtin tim nje qoshe ke
Vetem sonte malli si zjarr me dogji
Te kerkoj tani mes vargjesh…
Ku je?

GURI SYLAJ
02-11-08, 17:45
Ece neper trotuaret e djalerise
qe te te gjeje edhe njehere,
ece nen peshen e pleqerise
me mendjen tek ti gjithehere!

Ece e nuk ndalem neper kujtime
te te kerkoj falje e ndjese,
te te perqafoj me mallin e Lokes
per kete takim kam ende shprese!

Qe te flas per fjalen e madhe
per vargun qe nuk shkoj gjer ne fund
per betimin e bere mbi flamur
qe veq kujtimit- nuk po e gjej kund!

Per Ty Rrezane-moter Camerie
betime e fjale ne i kemi varg
haperoj kujtimeve te te perqafoj
po hapi ka ngece kemi mbet larg!

Ece neper kujtime drejt pragut, drejt votres
pran varrit te gjyshit do te behem murane
ne dasmen tande do e sjelle Flamurin
se harroj betimin as fjalen e dhane!


Guri Sylaj

GURI SYLAJ
03-11-08, 21:54
Ate nate binte shi
binin edhe lot
kishte shume trena
e te gjithe plot!

Thate vetem qyteti,
veq qene rrugeve te tije
njerez jo ,
asnje nuk mbeti!
Trenat ishin plot
njerez e lot!
Hapsira ne mes nesh e qenit
ishte sa nje bjonete,
kjo nuk eshte as poezi
as enderr,
kjo eshte nje e vertete.
Ate nate nje fjale
ishte baras me nje jete!
Kjo edhe sot me tmerron
po populli im shpejt harron.
E kush harron -sharron!!

Rozafa
06-11-08, 22:04
Perse rrine i merzitur
ma fal ate buzeqeshje
hapi krahet tani..
se mjaft ishe ne heshtje..

GURI SYLAJ
06-11-08, 22:51
Perse rrine i merzitur
ma fal ate buzeqeshje
hapi krahet tani..
se mjaft ishe ne heshtje..



Jam Feniks i djegur,
me pelqen kur ma
"vjedhin" buzeqeshjen.
Edhe si vullkan i "fjetur"
me deshire e zgjedhe heshtjen!

Ne cdo stine e mot,
here buzeqeshje e here dhimbje,
here gaz e here lote-
cdohere,
krahrori im eshte plot!

Vjollca
07-11-08, 12:45
I nderuari Guri Sylaj lexoja e lexoja keto poezi u mundova ta pelqej nje,, qe edhe nje edhe nje mu ben shume nuk munda ti sjell ketu te gjitha ato qe me pelqyn sa bukur i ke thur ..
dhe erdha vetum te pershndes per vargjet e bukura qe ke shkruar ti ... http://www.dardania.de/vb/upload/images/icons/icon7.gif

Vjollca

GURI SYLAJ
09-11-08, 11:52
Kur e nisa
vargun tim ,
i thash shko:
Tek mendjet e ndritura
edhe tek ato te shitura!
Tek shpirterat e praruar
por edhe tek ata te smuar.
Ne porten e konakut
edhe tek guri i oxhakut!
Ne dasme edhe ne vdekje shko
fjalen e mire fale
por edhe rrespekt kerko!
Vargu im -mos ece vet
keshtu te humbe vlera,
gjej miq e shoke
ece bashk me vargjet tjera!

Rozafa
09-11-08, 22:29
Ndaj syve te tu
Valet e detit s'kane ngjyre
Ndaj zerit tend te embel
Era qe fryen nuk ndegjohet

Ne kengen e bilbilit
Emrin tend degjoje
Ne bukurin e qiellit
Vetem ty te shiqoj

Ti nje enderr e bukur
Qe gjithmone enderrova
Ti je enderr e nates
Qe gjithmone e adhurova.

GURI SYLAJ
10-11-08, 05:06
Ne qiellin plot yje
Une jam teper larg
nje drite e venitur
qe vjen veq me Varg!!

Te kerkova shume
ne enderren pa gjum.
E dij je shume larg,
takohemi ne Varg!

Jepi rruge vargut
te kaloj fusha e mal
qe te vij tek une
me ere e me Vale!!

Qe t'a njoh ne shkronja
qe t'a njohe ne rime,
qe te shkrepe me rreze
sikur nje shkreptime!

Rozafa
10-11-08, 14:00
Sa here deshiroja
Te thosha nje fjale
Pendohesha
Brenda horizonteve te hiēit
Duke kerkuar
Te vetmen arsye.
E dija se bota
S'kishte kuptimin e saj
Per te qene me ndryshe
E barabart me arsyen
Dhe fjalet do te kishin
Kuptim se kaluares.
Ndersa ti si nje pike ne horizont
Vizatoheshe me formulat
E nje kalendari historik
Potreti yt
I ngjante
Te vetmes arsye.

GURI SYLAJ
10-11-08, 17:04
Ecen sikur neper balade
mbi heshtje vendos vargun
E ne varg vjen ti si pike vese
baladen e bene te flas,
i fale drite ,i fale krah shprese!
Fluturoj neper enderr
te te takoj ne mengjes
heshtjen e kam mund
e kam shkye
e kam ba pjese pjese!
Ne perqafimin e vargjeve,
nuk mbete vend per te tjere,
ne kete puhi luhatjesh
ne kete magji tingujsh
gjeje prehje perhere!

Rozafa
11-11-08, 13:24
Nata ra serisht,
dhe une perseri
duke menduar
per ty!!!!!
Mbyll syte dhe imagjinoj
te qenit me ty !!!
Ndjej doren tende
mbi timen..
ndjej frymarjen tende
mbi timen..
Zhgenjehem me vetveten
por e di,se nje dite
do te ndjej serish
Ty....!!!!!!!!

GURI SYLAJ
11-11-08, 21:52
Mendimin e veje mbi flaken
qe neper oxhak lakohet-
nuk digjet as nuk zbehet,
quditerisht edhe me shuem
lazdrohet!
Dua te behem prush
ne kete vater qe ngrohe
flaken t'a mbaj pezull
qe te beje me shume drite
qe edhe me mire te shoh!
Mendimi sillet verdalle
por nga une nuk iken
behem prush ne kete nate
qe flaket te mos fiken!!

Rozafa
11-11-08, 22:31
Ashtu ne heshtje
nga larg te shikoj
nuk kam guxim
te t`flas,
por..
vetem te mendoj..

Sa here behem kurioze
njehere ta dij..
a thua mendon ne mua
si me pare ti...

GURI SYLAJ
11-11-08, 23:12
Kur fjala e merr guximin
dhe del nga kafazi saje,
iken dhe nuk kthehet me
krenohem e me dhimbeset
pse e fala-
ajo
- me pushton ne cdo skaj!
Fatkeq se flasim prej se largu
-por,kjo eshte mrekullia ,
qe ka vargu!

Rozafa
12-11-08, 13:43
Dhe heshtja te foli ne vesh
Te foli ngadal...
Sepse me heshtje te flsija une
Dhe ti ne heshtje degjoje..

Atehere mbyte heshtjen
Mos me le te ri ne mendime
Me buzeqesh..
dhe
Zgjoje fjalen time..

GURI SYLAJ
12-11-08, 14:10
Zgjimi i takon mengjesit
e mengjesi fillim i nje dite te re!
E madherishme eshte fjala
kur dikush e degjon ne heshtje!
Edhe dita e re
edhe fjala
buzeqeshjen e kan hak!
Peshperime ,
Fjale ,
buzeqeshje
ketu gjejne Konak!

Rozafa
14-11-08, 22:50
Do te vij njė natė
Tek ti
Tė shof si fle,si merr frymė
Mes natės dhe heshtjes
Tė dėgjohet vetėm frymėmarrja jote.
Vallė tė tė prek,
apo tė mbaj distancė
Kam frikė se zgjohesh,
se mos ke frikė
por jam unė ajo qė tė ndjek
ajo qė ėndrrėn ta trazon
ajo qė ditėn ta verbon
jam unė pėrseri jam unė
s'mė ngopen dot sytė duke tė parė
mė tėrheq,mė ngreh pas vete
dhe kur tė afrohem
shpirtin pesh ma con.

GURI SYLAJ
15-11-08, 05:30
Ne veten e pare
ike neper heshtje.
Ne te dyten vije
e larget -nje buzeqshje,
e ne te treten
trazim enderrash
trazim
i nje grumbulli
kockash qe flejne!
Medet,
a mjafton ky trazim
qe ato te ngriten
te ecin drejt fjales,
te behen Skelet!!

natyra
16-11-08, 15:53
....diku kam lexuar nga Shkr.Azem Shkreli..qe thoshte,nese nuk ke lindur poet mos shkruaj,p.s.meqse une po e them,E kur fjala dil nga barku,bukur shkruhet edhe vargu..!!
P.S. ju lumt juve,shum te bukura poezit...komplimente...:)

me gjithe respektin
Natyra

GURI SYLAJ
16-11-08, 17:17
Vargi i mi
nuk eshte varg"poeti"
nuk del nga barku,
buron dikund n' gjeti!
E kam mik,
kurr nuk me len vet.
Nuk me mashtron,
nuk me tradhton.
Aty ku dua teshkoj,

quditerisht,aty ai me pret.
Ecim bashk neper Trotuare
me balte apo me kallderm,
gjithmone,
neper Trojet Shqiptare!

~AnnA~
16-11-08, 18:37
Poezi Shume Te Bukura.....flm Guri Sylaj Sebashku Me Ato Qe Shkruajten Ne Kete Teme Per Keto Vargje Te Mrekullueshme...poezite E Juaja Kane Embelsi Qe T'i Ngjisin Ndjenjat Dhe Nje Lirezem Kaq Te Rrjedheshem ,sa Do Ti Besoje Flladit...te Them Te Verteten, Poezite E Juaja ,jo Vetem Me Preken, Por Njekohesisht Me Sollen Para Syve Pejsazhe Dhe Figura..
Mua Personalisht Me Pelqejne Shume Poezite...jan Si Nje Ilac Qetesues Per Shpirtin Tim....poezite Ishin Kaq Te Besueshme Sa ... Per Caste Te Tera Do Te Mendosh Se Ishte Puhize,... Fryre Nga Cangonji,qe Te Freskoi Dhe E Kerkon....

Rozafa
16-11-08, 18:55
Sikur te mos ishe Ti
a thua a do jetoja
as jeta s`do kishte vlere
do ishte e zbrazet..e kote.

Sikur te mos ishe Ti
per cfare do te jetoja
me mire te vdisja
dhe..
ne ate bote
te takoja.

GURI SYLAJ
16-11-08, 19:27
Ne rrugetimin tim
neper kete bote,
gjithecka te mundeshme e shoh,
per ate boten tjeter
as nuk enderroj .
as nuk shpresoj,
as nuk e njoh!!
Ikim pra keti shtegu
drejt te nesermes
qe vjen bashk me diellin
Ne per fluturim kemi vargun
sikur zogjet qe kan qiellin.

GURI SYLAJ
17-11-08, 19:19
Vallen e fundit
ate nate kur ti ike
mbetem vetem
une dhe qiri i ndezur
dritat tjera i fike.
Te percjella gjer ne prag-
sa do t'a doja Diellin
qe te te shihnja edhe kur ike larg!
Ne naten e gjate ,pa gjume,
gjithecka dukej e zbrazet
vetem erresire e lot shume.
Por u betove ne Toke e Qiell
se do te kthehesh bashk me Diell!
Dhe vertete u ktheve
kur me se paku te prita
me kaqurrel pak te pergjakur
ishte nje plag lufte,
e pashe mire ,
Tash kishte zbardhe Drita!

Rozafa
17-11-08, 21:36
Cdo nate drejt qiellit shikoj'
mos ndoshta diku je ti
por ti nuk shfaqesh
..dhe une te kerkoj
dikur e lodhur ..
u drejtova nga qielli
dhe pyes..
po ti Zot pse s`me ndihmon?
Keto jane lot
e vaj..
janė elegji.
qe rrjedhin
nga shpirti im..
dhe vuaj si nje
femijė..

GURI SYLAJ
18-11-08, 08:42
Kerkom ne Toke
nese don te jemi shoke!!
Qilli eshte per fluturim
drejt mengjeseve qe do tevijne ,
shume...
pas neteve pa gjum!
Vargun tim e nise ,
por jo drejt qiellit,
ketu dikund mbi kete dhe
ketu nene rrezet e Diellit
ketu dikund ne kete Atdhe!

GURI SYLAJ
19-11-08, 10:04
Vlora -nuse shkruan nje leter
per Prishtine e paska nise
fal me shnet moj motra e vogel
nje flamur t'a kam qendise!

Do t'a sjell ne Festen e Madhe
qe po e presim njeqind vjet
ka ardhe dita me e mbajt fjalen
me e qu ne vend nje amanet.

Me i ba bashk trojet kah jan
Presheve -Durrs Tivar -Janine
me i kthy krenarine Nanes
me e bashku njehere Shqipnine!

Por kujdese moter e mira
larg nga duart hileqare
mos te mashtrojne me lek e lecka
mbaju fort se je Shqiptare.

Mua me dogjen dej ne temel
do ftyre zi e do te lige,

une e pash cka te ban tradhtia
po per Ty tash po kam frige!

Mbaju moter sikur moti
se keto vite jan per ne
te jehoj kenga e te shterroj loti
nje Shqipni te shendris mbi dhe!

Te bahemi bashk se na therret Trolli
gjaku ,gjuha e Flamuri
te behemi bashk si kombet tjera
qe Shqipnise t'i qeshet nuri!


Keto vargje le te sherbejn edhe si nje URIM me rastin e 28 Nentorit!

Guri Sylaj

Rozafa
20-11-08, 10:44
Nje dite ne qetesi
isha duke te pritur..
...dashuri..
por pse aq te prita
sa shpirtin ma shenderove
ne dhembshuri..

GURI SYLAJ
20-11-08, 11:16
Pritja rrine neper danmaret e heshtjes
atje ku per dashuri nuk ka vend,
ketu edhe qetesia te mashtron.
Si arome luleje mbeshtjelle nga blerimi,
komete e pa shuar ne qiellin plot yje,
behu Ag qe Diellin kerkon!

Rozafa
20-11-08, 13:30
C`fare te te jap per kujtim,
ta jap gjysmen e shpirtit tim
nese gjysma s`te mjafton,
ta jap syrin qe per ty loton
nese syri s“te shuan kete malle,
ta jap zemer se ty te takon
eshte e ytja pergjithmon...

GURI SYLAJ
20-11-08, 21:53
Asgje,sikur eshte vete kjo bote,
veq vargut tjeter gje nuk shoh
ne mes fjaleve shetisim symbyllur
as lotin ne shi s' po e njoh!!
Ne haperimin tim djaloshar
degjojt tike -take qe therrasin
shkronjave u ve fjalen mbi shpine
dhe i lus te mos e perplasin!

GURI SYLAJ
22-11-08, 11:46
Ka ra dielli mbi Tivar
deti bregun e lazdron,
c'eshte ky gjak qe vjen me vale
shpirt e zemer mi trazon.

C'jan kta njerez qe po i qet vala
apo mendja sot me ka lane,
c'jan kta tirqi me gajtana
a din kush gjevape me me dhane.

C'jan keta plisa neper zalle
c'jan keto shoke porsi gjarpnore
a ka mbete ndoja i gjalle
apo tan m'i vrane mbas dore!

Te tane jan keta djem Kosove,
qe ne bese mi preu shkinia,
se per Trieshte i paten nise,
athua dine ndoj gja Shqipnia!

Eu Shqiponje mos te kjofsha fale
qysh nuk dite me mi rue
me u zane udhen e me i ndal
ne ato ane kur kan kalue!.............

Vazhdon!!

GURI SYLAJ
23-11-08, 16:57
Kur te kthehem si te tregoj ( VAZHDIM )
per kete morde per kete hata
shpi per shpi me duhet te shkoj
me i lajmru se cka eshte ba.

Dikund gjeje vetem nene shkreten
dikund tjeter femije jetima,
e dikund veq moter zeza
qe ne qiell i ndihet brima.

Ku jan djemet e diteve te para
qe n'a folshin per lirin
a e din ku i kan vllaznit
a e din cka e gjet Shqipnine.

A e dine se u prene ne bese
se u vran ne mes te Tivarit
pllame per plla toke edhe det
i kan skuq me gjak te shqiptarit.

Ah Kosove ,Kosove martire
kah te shkelesh hap e varr
behu gati moj nane madhe
keta bije ne gji me i marr!

GURI SYLAJ
27-11-08, 11:29
Pritja eshte me e
rende se heshtja,
dicka mungon,pret
e ne pritje heshtja te vret.
Heshtja thyhet
ne fund te pritjes.
Ose Ti vije e sjell gezim
ose ne te tre-
une ,pritja e heshtja
ikim ne pa kthim!!

GURI SYLAJ
07-12-08, 09:01
Ne kete mengjes vjeshtak
struke dikund mas fjaleve.
Edhe vargu merdhine
ne kete dite me shi!
Shpaloj,
her faqe kujtese
here faqe gazete-
kurrqyshe me i ba bashk-
njana po me mashtron keq!
Me mashtrim
e mbushim PRITJEN !!!

Jana
07-12-08, 20:53
Kur te ndjehesh i vetmuar..

Kur malli te te marrė
dhe unė mos te jem aty
hape zemren dhe me thirr
se do me ndjesh ne thellesi.

Thirre emrin tim kur etje ti tė kesh
do tė dergoj lotet e mi qe lageshti
ne buzė te ndjesh.

Kur buzėt te jenė thare
dhe etja te mundon
mbylli sytė dhe lutju henes
se puthjen time ta dergon.

Thirre emrin tim kur te ndjehesh i vetmuar
do tė dergoj shpirtin tim qe te largosh vetmine e huaj.

GURI SYLAJ
08-12-08, 08:33
Ne kasollen e shpirtit
pres hjeshine qe ka vargu
fjalet si puhi mbi grunaje
qe me vijne prej se largu!

I mbeshtjelle me kujtese
e i ruaj si gjera me vlere,
gezohem si femij i lazdraur
por keto ,Ty, te bejne nder!

Jana
09-12-08, 17:54
Ēdo Dit pa ty, ėshtė sie njė dit pa diell.
ēdo mbrėmje pa ty, ėshtė si njė nat pa yje.
ēdo or pa ty, ėsht si njė jetė pa ndjenja.
ēdo minut pa ty, ėshtė njė minut si mos te isha nė jetė.
ēdo sekund pa ty, ėshtė si mos tmė reh zemra.

Jana
09-12-08, 17:56
Larg, Malli kėrkon tė mė afrojė afėr teje por larg,
shume largė je .
Syt e mi tė pėrlotur nga pritja e zgjaturė,
buzėt e mija tė pėrvluara nga etja ,
e vallė kur do ta shuaj kėtė etje ???
Syri tė kėrkon, s'tė gjen ,
vetėm loton dhe pret,
Zemra nuk i beson syrit ,
Qindra , mijėra kilometra largė neshė ,
Pėr ne nuk ka ndarje , por durim .

Jana
09-12-08, 17:57
TE DUA


Te dua! -Pse?
Jete plot endrra per mua je...

Te dua! -Sa?
Sa yje qielli ka...

Te dua! -Me c'te drejte?
E drejta e zemres se sinqerte...

Te dua! -Si?
Gjer ne marrezi...

Te dua! -Ku?
Ne toke ,ne det, ne qiellin blu...

Te dua! -Vertete?
Sa te kem fryme ne jete...

Te dua! -Forte?
TI BOTA IME ,UNE BOTA JOTE....

GURI SYLAJ
09-12-08, 19:04
Ne kete Sofer ,
uluni ju cicerima
mallin e Tokes
e mallin e Lokes
bejeni te flas.
Kenga e juaj ,
Pranveren qe e mbani ne krah,
me bejne te ju dua
me bejen te pushoj
Zemren e trimeropjne
te pres e te mos plase!
Kur flase me ju
ndihem me mire,
kur jam me ju
ndihem i lire.
Me miresine qe keni ,
fluturoni -fluturoni
e prap ketu
ne kete Sofer
eni!

GURI SYLAJ
13-12-08, 08:43
“ Ka se dite
jam duke prite
Ka sa nete
qe jam vet.
Te kerkoj gjithekah
vetem per nje fjale
vetem per nje varg
Ty ,qe te ndjeje kaq afer
por qe me ke ike shume larg!

GURI SYLAJ
15-12-08, 15:21
Ece neper bore,
ne kete dimer
merdhije ,
ne vetmi!
Larg oxhakut,
larg perqafimeve ,
larg fjaleve
plot ngriohtesi!
Si dje -sdhe sot
po shkon edhe nje Mot,
larg jush,
me halle e brenga
plot!
Moti qe vjen
nuk dije cka bjen,
une do te pres ,
cdo mengjes -
rrugetimin tim
ne kthim!

Jana
15-12-08, 16:16
Nje cigare dua te me shuhet
kjo urrejtje dhe mllefi qe
sa e erdhi e u shtua ...
Me tymin e saj
te mbush ket boshllek
qe po me gryen e po me cmend...
Vec nje cigare te lutem
se pa ate katran te jetoj nuk mundem..
Te pi e vec te pi derisa te ngopem
e te me ther fort ne gji...
Vec nje cigare po me mungon
ne kete nate te erret e te von ...
"Vec nje cigare te lutem me jep
qe te te le te fundit amanet ".......

GURI SYLAJ
17-12-08, 09:23
Ti,mjegull e akullt ,Ik
nga oborri im
nga ara ime
edhe nga sokaku-
Une e du kaltersin e qiellit
rrezet e diellit.
Per Ty,
nuk me ka zane meraku!
Merri me vete
sherbetoret
lajkataret
puthadoret ,
Po lemi te qete
njerezit e mire
mos mi prek heronjet
mos mi nguc deshmoret.
Krejt cka me mesove
merri
te duhen dikund tjeter
nuk du qe te te zeje sherri
sikur mikun tand te vjeter!!

Rozafa
18-12-08, 10:07
Vegim ēdo ditė ėshtė te ti...
Dhe ti je vesa nė zemėr tė lules.
Kur ti mungon...zhduket horizonti
Si njė dallgė je qė pėrjetėsisht i kam.

GURI SYLAJ
18-12-08, 10:46
Dikund, mbas shtate bjeshkeve
pertej shtate deterave,
brenda shtate kujtimeve
pushon
ngre dallge
e fryne mbi lisa.
Shate vjet do te pres
shtate pale krushqi do vijne
shtate here do beje dasem,
veq per Ty,
vetemn me nje Flamur...

GURI SYLAJ
18-12-08, 11:29
Dikund, mbas shtate bjeshkeve
pertej shtate deterave,
brenda shtate kujtimeve
pushon
ngre dallge
e fryne mbi lisa.
Shate vjet do te pres
shtate pale krushqi do vijne
shtate here do beje dasem,
veq per Ty,
vetemn me nje Flamur...



SHQIPNIA IME !?

GURI SYLAJ
21-12-08, 21:55
Erdhen kalors e me folen,
me than se ti ke halle.
Erdhen edhe kembesor,
me folen per hallet e veta....
ata u kthyen !
Kembesoret moren armet
-qendruan,
kalorsit
iken u thyen!
E sot
cfar po ndodhe sot!
Kalorsit prap kalurojne
kembsoret halle plot!
per nje hall a vend pune
mbas kaloresve vrapojne!
Eh moj " BOTE" e shkret ,
ata qe te kalurojn mare e mbrapsht
ne duart e tyre ke mbete!

GURI SYLAJ
24-12-08, 21:44
O Burr i Dheut!

Rri para nje lapidari
pran tij nje varr ,
e ne varr nje burr.
JO,per kete
qe une po e shohe sot,
AI, nuk do te vdiste kurr!
Mbi varr kurora plot
edhe vizitore,
ne lapidar nje Emer,
e nen te ,DESHMOR!
Erdha Sot,
pa kurore,
veq me dy pika lot!
Jo per te- po per ne,
per endrren e tij ,
per tonin ATDHE !?
O Burr i Dheut
qou edhe njehere
per hater te AT-DHEUT !

GURI SYLAJ
25-12-08, 20:10
Nene Shqiperi !!

Kur te vij tek Ti
do ua beje me dore
Maleve mbi Shkoder
se atje e kam nje moter.
Dy vllezrit e mi
njeri ne Kosove
e tjetri ne Cameri.
Nena me ka mbete
ne nje fshat ne Permet.
Baba me qoj leter
dikund nga nje vend tjeter.
Do te takohemi ne Vlote
me Njezetetete Nentore!

GURI SYLAJ
26-12-08, 22:32
Tuj shetit lugut te bardhokes
me dy male fola
s'pata kohe te ndalem gjat
ne anen tjeter dola

Ne maje te tyre
buron jeta-o cfar bukurie
permbi to e preka zjarrin
nje zjarr dashurie.

Me mori etja dhe u ndala
tek nje krue sheqeri
pak me lart dy kroje lotesh
me cemer ylberi.

Jo fort larg prej ketu
shtrihet lugu i gales
heren tjeter shkojm atje
me i ba qefin lales.

Me merr malli shpesh te vij
te shetis ne keto ane
por kjo rruge nuk behet vet
e bejme bashk moj zane.

Guri Sylaj

Urata
29-12-08, 18:41
...Guri Sylaj, t'lumte shpirti e pena!

Rozafa
29-12-08, 22:53
Njė natė m'erdhe
nga thellėsia e gjumit,
u zgjova nė ėndėrr
si nga freski e lumit.
Mė gjėmove si hije e zhveshur,
pastaj qave dhe ike


Udhėve qė mė sy mbyllur i di,
udhėve ku s`kish shkelur njeri,
tė kėrkova dashuria ime,mė kot,
dimėr,behar,nėpėr diell dhe lot...

GURI SYLAJ
30-12-08, 22:31
Sa here ike keti shtegu
e dij se do kthehem prap,
andej largohem ngadal
e kendej vije me vrap!

Sa here te them lamtumire
mundohem me e mshefe lotin,
sa me gjate qe e pres kthimin
aq me te rende e kam motin.........!

GURI SYLAJ
01-01-09, 09:55
Po ndahem nga ti
dhe...nuk do te shihemi
me kurr,
Ishe nje mik i mire
po nganjehere
nuk u tregove burr!

Po te percjelle me dashuri
edhe pse meritove edhe sharje
vertete me solle pamvaresi
po cka t'u desht
qe me le ne dere kete
ndarje!

Ishe i mire
por te ligut ,hileqarit ,paftyresise
ju hape shume shtigje
dhe nuk dij -
per kend mi solle
shtetin ,kushtetute e ligje!

Ne kete nate hareje
po te percjell me nje porosi,
thuaj ati qe do te te ndrroj:
Ky popull ,kjo Toke ,ky neneqiell
nuk don fjale,mashtrime ,hajni
por don pune
mireqenje,zot ne Token e vet
don mbi te gjitha
LIRI !

GURI SYLAJ
10-01-09, 18:07
Te ndjek neper zhurmen e hapave
qe ike-si me trok kali.
Nuk ke nevoje te vraposh
as mos ke frige
nuk kam ndermend te te ndali!

Mund te ikesh krejt i qete
nese ndergjegjeja jote nuk te vret
ne tashme njihemi shume mire
bashk jemi qe sa vjet!

Edhe kur ke ardhe -e kam dite
se ti nuk vjen ketu per mua
shumecka nga keto edhe i kam prite
me kan tregu per hilet tua!

Mund te shkosh pa fije dyshimi
UN (te deshta si ) MIK
e ti ?
Ti e din krejt cka bere -
shko ,shko .
Ne daq edhe... IK !!

GURI SYLAJ
11-01-09, 18:17
NJE FALENDERIM VLLEZRORE PER TE GJITHE KETA VIZITORE !

GURI SYLAJ
18-01-09, 23:03
Do te vij ne kete Janar,
te shohe pika gjaku
qe ende s'jan tha,
te ulem mbi trotuarin
e heshtur si Varri,
ne rrugen ku te vran
Vlla!
Kur dua te nisem
sikur degjoje fjale,
nuk dije kah te shkoj ,
nuk dije kah me trete-
ne mes te rruges s'rrihet,
dicka duhet te beje ,
e dij se mbi supe
mbaj nje AMANET !

Jana
19-01-09, 02:06
S'jam


Shkel gjethet e vjeshtes
por nuk ndjej kembet e mija,
perqafoj puhizen e eres,
duke ditur qe skam duar ne krahet e tretura,
degjoj trokitjen e deres,
ndjej qe pas saj fshihet vetmija,
shoh kujtimet qe verdallosen reth hemisferes,
ndjej syte e verber qe lotojn siper fotove me qerpik te qepura.

Shkel trotuaret e lagura,
por nuk ndjej trupin tim,
perqafoj permallshem vitet e plakura
duke ditur qe skam shpresen ne rikthim,
degjoj ulerimat e puthjeve te flakura,
ndjej qe pas tyre fshihen buzet rrebele qe duan perjetim,
shoh djajte qe bejn ne cdo hap levizjet e matura,
ndjej engjejt qe varrosen teksa marrin ende frym per shpetim.

Shkel me asgjen time mbi qelqe e hekura,
por nuk ndjej boshatisjen qe rritet cdo moment,
perqafoj te ardhmen me fjalet e saj te mekura,
duke ditur qe do peshperis te ardhmen se mbaj mend,
degjoj zerin tend me korda zanore te prekura,
sjam,,i, as dashurija,,
behu nje her e vetme e gjall te sjellesh lule ne varret e vdekura.

GURI SYLAJ
19-01-09, 19:13
Ne Xhamia te Drenices
ka krise Kiameti
kan fillu xhemati
po rrihen ne mes veti!

S'e falin Namazin
gjithe qysh asht adeti,
po rrihen me grushta
si ne mes Parlamenti!

Po kersasin stupcat
ne keto Shpia te Allahut
nuk ndegjohet fjala e Zotit
po stupci i sallahut!!

Pash Zotin moj Drenice
kjo kun s'ban vaki
ne vend te Namazim
me e rrehe Hoxhen ne Xhami!

Ndaluni pleq e te ri
bini istikfa
se Shtepia e Zotit
s'eshte vend per BELA !!?
__________________

Makresh
19-01-09, 19:37
Mė pelqeu kjo poezia e fundit, te lumt.

GURI SYLAJ
21-01-09, 18:51
S'na ka faj kush ne bote
qe vete jemi keshtu te perdale
behemi vllezer me nje bote
e ne mes veti te zezat fjale!

As harapit e as llatinit
nuk ia nine pse neve hahemi
vetem NANLOKE MADHJA
na qorton kur ndien se shahemi!!!

Jemi ba si bijt te Ademit
Une Abili e Ti Kabili
hahemi ,shahemi e edhe vrahemi
e ne mes tone vjen rrin KOPILI !

******

selvija
22-01-09, 19:26
Do bashkengjitem Gur syla me pak vargje...

SONTE..."


Sonte, nata ėshtė tėrbuar mes engjujve
E era fryn si e marrė!
Dikush mė foli me zė tė heshtur,
E mė tha: ėndėrroj o shpirt i bardhė!

Heshtja mė mbuloi nė krahėt e tij
Ish ėndėrr, e hidhur ,pa puthje!
Ish fllad i lehtė dimri,
Qė iken me nxitim tutje!

Sonte , kam deshirė tė ēmallem
Me ndjenjat e mia tė fshehura!
Do i heē me dhembje nga zemra,
Do bėhem zog i lirė, zog shtegėtare

GURI SYLAJ
22-01-09, 21:33
Sa here qe hape kete dere
dhe shohe nje" lule" te re
them ,paskem dal ne pranvere,
mbushem gaz e hare!

Sa here vij ketu
dhe shoh nje varg te ri,
freskise dhe rrespektit qe sjell
i gezohem si femi!

e_martumja
22-01-09, 21:54
Gur Sylaj dhe Rozafa pranoni komplomente nga ana ime per poezit e tuaj.
Shfletova disa faqe dhe vertet keni inspirime te mirrfillt.


Pershendetje nga Merita

GURI SYLAJ
22-01-09, 22:14
Une ju falenderoj dhe njeherit ju pershendes perzemersisht!
Forca e vargut dhe ngjyra e fjales jan shtytes ,jan inspirim dhe detyrimisht te marrin me vete.
E tera eshte qe une ,brenda mundesive dhe njohjes ,te ece me kete varg ...!Dhe nese arrije atehere ndiehem i lehtesuar dhe falenderues!

Pershendetje- per Ty Merita ,per Rozafen dhe per te gjithe ata qe lexojn e shkruajn ne kete Faqe!

halla e madhe
23-01-09, 15:13
Perseri rrjedhe loti i nenelokes
edhe kete dimer e priti te birin
..ai nuk i erdhi,ai harroj nenen
nenelokja prap ndez zjarrin
prap bene drite per te birin
nenelokes ju thane lotet
nga flaka e malli per te birin..

GURI SYLAJ
23-01-09, 19:29
Do te vije nje dite
bashk me flladin e pranveres,
do te vij te qmallem-
e dij se me pret
tek pragu i deres!

Makresh
23-01-09, 19:35
S'na ka faj kush ne bote
qe vete jemi keshtu te perdale
behemi vllezer me nje bote
e ne mes veti te zezat fjale!

As harapit e as llatinit
nuk ia nine pse neve hahemi
vetem NANLOKE MADHJA
na qorton kur ndien se shahemi!!!

Jemi ba si bijt te Ademit
Une Abili e Ti Kabili
hahemi ,shahemi e edhe vrahemi
e ne mes tone vjen rrin KOPILI !

******

Komplimente :biggrin:

GURI SYLAJ
25-01-09, 13:02
NJEZET E GJASHTE JANARI!

Rruget e Prishtines
ishin plot lule,
neper to kalonte Lavdija.

Rruget e prishtines
ishin plot krenari
neper to kalonte Burreria.

Rruget e Prishtines
ishin plot heshtje,
neper to kalonte Menquria.

Rruget e Prishtines
ishin plot-
dhimbje e lot.

Kishte ardhe e tere KOSOVA.
Neper rruget e Prishtines,
per here te fundit,
kalonte
PRESIDENTI RUGOVA.

Te gjithe,me krenari,
thonin
L A V D I , L A V D I !
__________________

guriko
25-01-09, 13:25
do tč kthehem

pčr pranveren si qelč
lulet
pčr veren e nxehtč
pluhurin
pčr vjeshten me shira
rrushin
pčr dimrin plot borč
bjeshkčt
pčr varrin e nčnčs
babait
unč
njč ditč
do tč kthehem

emine
25-01-09, 13:53
do tč kthehem

pčr pranveren si qelč
lulet
pčr veren e nxehtč
pluhurin
pčr vjeshten me shira
rrushin
pčr dimrin plot borč
bjeshkčt
pčr varrin e nčnčs
babait
unč
njč ditč
do tč kthehem


:smile:

GURI SYLAJ
02-02-09, 12:41
Jan fjale ,jan vargje
qe dalin nga shpirti
shperthejne si vullkan!
Jan pergdhelje ,jan puthje
jan embeleme e zemres
margaritare per Ty jan!
Jan heshtje ,jan dhimbje
jan plage ne humbetine,
ku qendroj,
jan duar ,jan sy ,
qe te preke e te shoh,
Jane dallge -per Ty
jan shenje se te Dashuroj!!!

GURI SYLAJ
02-02-09, 20:35
Ti fala ca vargje
si vetetime ne pranvere
po ti dergoj vetem
une s'muj vie kete here!

Ti fala ca shkronja
sikur rruza -ne varg
po i vare ketu ,
se me ke mbete larg!

Po te fale nje buzeqshje
nga buzet qe dridhen
fjalet dalin veshtire,
ne gryke nyje lidhen.

Per te thene te verteten
po te fale nje pike loti,
larg teje s'ka gezim
i zi shkon edhe moti!

GURI SYLAJ
08-02-09, 21:13
Si te ia beje ne kete prag Pranvere
te gezohem a te vajtoj
mos me mashtrune edhe ksaj here,
nuk gjeje njeri qe te me tregoj!

Do shetis neper keto troje
e t'i bvese Kullat e gurit
te shoh cka flet shpirti i Kosoves
te shoh cka rrin ne shtize te Flamurit!

Ne Kulle te Jasharajve me tha Ademi
pse po me thoni -Bac u kry?
qe nante vjet po pres ne buze te Ibrit
ne Mitrovice s'po me lan me hy!

Ne Kulle te Zahirit me bveti pushka
pse me kan lan ketu vjerrun kot
mua nuk me ndryshk gjaku e baroti
po ligesia pshtjelle me lot!

Ne Dugagjin te Sali Ceku
para kulles me dul trimnija
,mos u lidhni tha- ne lak te Europes
mani syte ju kah Shqipnija!

Sa here vjen ky prag Pranvere
me keta burra sa here flas
mire e shoh se u ka mbete hatri
prej inati dua te pelcas!

Faj nuk ka kush ne kete bote
qe s'po e qojm ne vend Amanetin
tuj i ndegju fjalet e dynjase
per cdo dite po e mashtrojm vetin!..................

GURI SYLAJ
19-02-09, 18:16
Neper Token time plot plage
Une po eci drejt si Lis,
nuk jam i madh sikur dikur -
se me kan kpute per mjedis!

Mitrovice me therriste Nana
ne nje kohe pak me te vjeter
Tash me kan nda me ure e mur
koka ne nje ane e trupi ne anen tjeter!

Gjamet nuk po mi ndieni
se une me gjimu nuk dij
po nese nuk me bashkoni prap
per juve do te flas veq Ziiii!

GURI SYLAJ
23-02-09, 05:20
Du a te jeme ,cdo here,
larg fjaleve qe fluturojne
si pupla ne ere!
Te jem pran Oxhakut
qe ngrohe,
pran fjales plot miresi,
pran prehnit
plot dashuri.
Nuk dua te fluturoj
si re!
Dua te qendroj drejt
te ece bashk me te tjere
Te flas e te beje dicka
me Ty e per Ty
ATDHE !

Jana
23-02-09, 12:32
Takome sonte...

Takome sonte,
vetem sonte eja ne endrrat e mia,
le t'i bashkojme zemrat
qe digjen nga dashuria.

Takome sonte,
vetem sonte eja ne endrrat e mia,
le t'i kujtojme netet
kur benim marrezira.

Enderrome sonte
dhe sikur te ishte endrra e fundit
qe mua me dhuron.

Me duaj sonte,
siē me deshe ne netet e vona,
me te njejtin pasion.

Dhe pse vetem ne enderr,
me duaj sonte,
lerme te jem une nusja
e ti behu dhenderr.

Vetem kaq te kerkoj
e me s'te shqetesoj.
Ne endrren tende
lerme te te dashuroj.

GURI SYLAJ
13-03-09, 08:38
... eja o kenga ime
eja e ikim bashk kujtimeve,
shkojm ku ka pake drite-
vetem sa per Shkronja!!

eja te te kendoj njehere
ashtu sikur dua une vet,
shkojm dikund pran zjarrit
vetem une ,ti e Lahuta!

eja e mi kujto emrat
qe pushojne ne vargun tand,
shkojm dikund pran muranave
vetem une ,ti e Huta !!

eja o kenge , o histori
merre me vete kete varg
shkojm dikund ku ka mesues
ne daq me mberri me larg !!

Rozafa
13-03-09, 08:48
... eja o kenga ime
eja e ikim bashk kujtimeve,
shkojm ku ka pake drite-
vetem sa per Shkronja!!

eja te te kendoj njehere
ashtu sikur dua une vet,
shkojm dikund pran zjarrit
vetem une ,ti e Lahuta!

eja e mi kujto emrat
qe pushojne ne vargun tand,
shkojm dikund pran muranave
vetem une ,ti e Huta !!

eja o kenge , o histori
merre me vete kete varg
shkojm dikund ku ka mesues
ne daq me mberri me larg !!

Aty ku pushon fjala,flet zeri i zemres!!!Me shkronjat tua je Bote e madhe.. Te lumtee!!
Sa e vogel jam une karshi tejee...!!

Jana
13-03-09, 11:43
O TI E DASHUR


Gjithnje ne duhet ta ndjejme qetesine
Qe na perfshine ndersa enderrojme
Ti e dashur qe s“me mberrine
Jeta eshte lufte,ndaj dhe luftojme

Jeta eshte krisje ,eshte buje,eshte loje
Nje stigme pa domethenie mbase
Por gjithsesi na duhet te luftojme
Me dashuri,me humbje ,me ndarje

Dhe nese s“dime se c“kaje i perkasim
S“e c“eshte nje loje,c“eshte nje defrim
Ne njeri tjetrit shume i ngjasim
Sepse ngjasojme me njerine

Sepse levizim porsi njerez,
O ja si kafshet qe debojme
Por prape themi se jemi njerez
Sepse si njerez dashurojme

O ti e dashur qe s“me perket
Per dicka duhet te jeshe e bindur
Porsi njeriu qe kafshen vret
Ne per tu vrare s“kemi lindur

Ne kemi lindur per tu dashur
Per kete erdhem ne kete jete
Qe te defrejme kemi ardhur
Pastaj te vdesim te qete ...

GURI SYLAJ
15-03-09, 20:52
...po ikin Pranverat- sikur zogje shtegtare,
por zogjet shkojne e kthehen me turr...!
e ne mbesim ne pritje te nje pranvere tjeter
por ato qe iken nuk kthehn me ...Kurrrrrr

e tera cka mbetet eshte veq nje kujtim
i mire a i hidhur -krejt mvaret nga ne
ata qe shpirtin e kan plot miresi
kan te drejt t'i gezohen cdo dite te Re!!

Jan pranvera shume qe iken ne pa kthim,
ne sirtare te kujteses shume dosje-plot !
Per dicka qe iku ,gezohem si femi
e par shuecka tjeter, jo rralle, qaj me lot!

GURI SYLAJ
16-03-09, 09:46
...sa here qe veten e qesim ne kandar
per te peshu pranverat qe iken ne pa kthim.
cdo veper e mire shkelqen porsi ar
n'a bene me te forte e n'a mbush gezim!

Edhe kur peshorja na qet te pa peshe
nuk duhet te habitemi e ta kem inat,
eshte puna e jone ,jemi neve vete
kurrkush s'na ka faj qe sot jem te ngrat!!

Dikush shpirt ka paren e dikush miresine
dikush jeton ne ville e dikush ne sokak
dikush e don poziten e dikush lirine
dikush s'ngopet buk e dikush pin gjak!!

lovely
16-03-09, 10:59
Erdha tė t`fal
njė copė vargu
njė moment
njė mendim
njė fjalė
njė dėshirė t`mirė
pėr Ty!

:smile:

GURI SYLAJ
16-03-09, 19:50
dikush flen tere diten qe naten te defrej
e dikush s'ka gjume as diten e as ne nate
dikush plot tryezen mish edhe vere
dikush para femijeve e shtron sofren thate!

dikush betohet ne gjak te deshmoreve
tjetri betimin e ka harrue moti,
dikush s'njehe tjeter perveqe parase
e dikush lutet qe t'i ndihmoj Zoti!

Dikush gojen plot patriotizem,
e dikujt fjalet ia ka mbytur loti
dikush nuk njeh marre as nuk njeh njerezi
dikush pret te dashurit qe i ka humbur moti!

GURI SYLAJ
21-03-09, 15:20
Eshte tubu mileti
kan nise muhabetin
e shajne njeri tjetrin
kurrkush s'e kqyre vetin.

Politike e Fe
paqaver i bane,
drithe e mill se bashku
i bejne buke e i hane.

Hin llugave e therrave
ku s'del as gomari
te pshtyme e te shkyem
vec me kan i pari.

Kan zene istikame
edhe trimni shesin
por s'ki cka i ngon
se thate e kan thesin....

.........nisin muhabetet
fjalet i bejne varg
s'shohin para hundes,
mendojne me shku larg.

Njani flet per fe
tjetri flet per kerr
i ndegjon se koti
se kurr vesh si merr.

njeri i krishter
tjetri musliman
edhe dyte se bashku
prap nuk jan taman.

Njerit i mungon patvalla
tjetrit do mertek
mos provo me ju hy ne mes
se mund te hash qytek.

E kan gjete Forumin
per me fole me gishta
nuk pritojn me ngjite
e as me hjeke-bishta.

Flasin e perflasin
por vetem per te tjere
por bishtat e vet- te gjate
s'i shohin kta te mjere...............

... deshirojn te behen mbret
e flasin per profete
po i pyete se kush jan,
nuk e dijne EMRIN e vet.

I kan zgjate dizginat
e s'dijne me e ndal vrapin,
veq kur bijen ne humnere ,
thone e kem humbe hapin.

Hapi i humbur sot
neser t'a humbe koken,
s'ke nevoj me kqyre kah qielli
Po s'e "PUTHE TOKEN"....


Njani lidhe per kryqi
tjetri lidhe per hane
kur shahen ne mes veti-
shahen ne gjuhe te nje nane.

Zihen ne mes veti
se i kujt eshte Zoti
tere diten e dites
e qojne kote se koti.

Jo une jam me i pari
jo une jam me i miri
kurse ne Atdhe te tyre,
i huaj-eshte Veziri.

Kush s'mun i bie ne fije
ketij fare mileti
qe toke e qielle bashk
i don veq per veti............

Eshte msu ky milet
veq me ndejt tuj prite,
i dhane gajret vetit
se po vjen nje dite...

Njeri pret sa pret
e behet minister
ati tjetrit ne dore
i mbet nje kapister

Njeri pret e pret
dhe behet i pari
kurse ati tjetrit
i mbet veq gomari

dikush vjedh me gishta
dikush vjedh me leter
ne kete far zanati
e kem bukur te vjeter

njeri vjedh ne gjepa
tjetri ne tender
s'na vyen pamvaresia
mire jemi njehere

...rrakatel ne Diell,
rrakatel nene hije-
punet ecin mire
kur ka mish e pije.

Kur ka mish e pije
ece dhe muhabeti,
te gjitha keto-
i paguen mileti.

Dikush nderton shtepi
e tjetri nje ville,
dikush e fshin magjen
me e nxjerre nje grusht miell.

Njeri per aheng
niset ne bjeshket me bore,
tjetri plaget e luftes
i mbulon me dore.

njeri porosite
alamet makine,
tjetri kerkon lemoshe
mu ne mes Prishtine.

Jemi ne tranzicion
po n'a thote parija,
gjithecka po shkon ne rregull
keshtu e ka liria.

Ne komunat tona
luftetaret ne mes veti
e shtyne njeri tjetrin
me ardhe te pushteti.

Ne emer te luftes,
per merite te luftetarit,
mua me takon
vendi i kryetarit.

N'a nderrohen veziret
si kuleqe bajrami,
dikush tha nje dite
keshtu e ka harami.

Jemi qarte ne mes veti,
jem ba KATRAHURE
kam frige -diagnozen -
e kemi ne Flamure...........


Kenkan vesh paria
e jan ba tebdil,
asnjeri s'ka gajle
qe jan ba rezil.

Tere diten e dites
e qojne neper kafe
kurrgja nuk punojne
veq knaqen me llafe.

Arat mbetun djerre
burrat rrine nene hije
miell e tamel taze
n'a vjen prej serbije.

S'dihet a eshte tamel
mund te jet edhe uje
keshtu e ka puna
me lope lidhe ne grazhd te huje.


Nuk e kan hiq gajle
eshte tamel a shurre
kryesorja -ne kafe
me i thene vetit burre.

Me ketefare biznisi
dikush edhe mburret
bani e ia prishe
sikur qeni turret.

Bizniset me shkaun
fundin e kan te lige,
kur ty te mbushet mendja
ai nuk te leshon me ike.

Arat mbetun djerre
e burrat rrine nere hije,
gojen plot atdhe
e barkun buke serbije....


.......I kan nxjerre pelenat
e i terin ne ere,
hyne e dalin per dritare
edhe ku ka dere....



I solla ketu te gjitha bashk sepse mendoj se jan edhe me aktuale sot se dje !!

Isinqerti25
23-03-09, 18:56
Mirmengjesi jeta ime

Mirmengjes jeta ime
sot me gezim u zgjova
se zerin tend te embel
ne mengjes e degjova


sa embel me flisje
sa embel qeshje
me dashurine tende
mua ngadale me veshje


te putha nga larg
me puthe dhe ti
ciaoo e dashura ime
degjohemi perseri


ty te deshiroj gjum te embel
mua te me shohesh enderr
derisa te puth e ledhatoj
me fal nese nga gjumi te zgjoj

Idila
24-03-09, 01:25
Engjulli


Edhe engjujt qajnė,
edhe engjujt ndjejnė dhimbje,
edhe engjujt nervozohen nganjėherė,
Atėherė mė thuaj cfarė jam unė!?
Njė engjull?
Njė njeri?
Nuk e kuptoj pėrse ndihem kėshtu,
nuk permbahem dot,
dua nė qiell tė fluturoj
edhe pse e di se nuk mundem.
Nė ėndrrat e mia ndihem shumė e gėzuar,
gjithcka mė ndryshe se tash.
Nė ėndrrat e mia jam njė njeri.
Atėherė mė thuaj cfarė jam unė?
Njė engjull?
Apo njė njeri i keq?
Dėshiroj te vrapoj largė,
tė shoh sa e shpejtė jam,
tė shoh deri ku do tė dorėzohen kėmbėt e mia.
Apo krahėt e mia?
A derdhin engjujt lotė te kuqe?
A frikėsohen njerėzit nga Nata?
Cfarė jemi ne?
Cfarė jam unė?
A gėnjejnė engjujt?
Dhe a thonė njerėzit gjithmon tė vėrtetėn?
Atėherė cfarė bėj unė?
A do te mund t`i zgjeroj krahėt e mia ndonjėherė,
nėse do t`i posedoj?
A do tė jem ndonjėherė e lirė?
A do tė jem ndonjėherė Unė?
Atėherė mė thuaj, cfarė jam unė?
Ndoshta njė engjull zemėrthyer?
Apo njė njeri i ligė?
Nuk e di.
A vdesin edhe engjujt?
Apo vdekja bėn pjesė vetėm tek njerėzit?
Qėndron diku pėrgjigja?
Apo nuk do tė mund t`a zbuloj dot kurrė?
Atėherė mė thuaj, cfarė jam unė!?
Njė engjull i vogėl pafuqi?
Apo njė njeri i pashpirt?!

Jana
27-03-09, 01:10
Nje imazh kam ne sy
por qe se shoh dot,
nje rrahje kam ne zemer
qe se ndaloj dot,
nje emer kam ne mendje
qe dot se fshije,
nje shprese kam,
nje shprese vetem per ty.
Te pres te vish
te me shfaqesh nje dite,
ne nje dite me shi
te te shoh ty,imazh i ri.

GURI SYLAJ
27-03-09, 16:40
Ne cilen pranvere do te vish ,
ne cilen lule e ne cilen lendine,
me cilen kenge te te pres ?
ne Tirane apo ne Prishtine ,
pa te pa nuk vdes!

Te pres ,me prit
per Ty lutem cdo dite!

Mjafton qe vetem syte t'i shoh
nga hjeshia e fjales e e vargut ,
edhe pa emer, do te te njoh!
Ne kthjelltesine e lotit
e ne peshen e tij,
me flladin e praneveres ,
vetm per Ty do te vij!

Te pres ,me prit
per Ty lutem cdo dite!

GURI SYLAJ
29-03-09, 10:21
Neper rruge qe gjarperon
ngjitem me makine ,
te dal ne majen e bjeshkes.
Dua te shohe tere Kosoven ,
ne njeren ane Mitrovicen e Shalen
e ne anen tjeter Rugoven!

Tek Porta e Koloseve ndalem
me ta duhet te falem,
Dua te shohe Diellin
kur kalon neper kete Porte-
ndihem krenar ,ndihem i lire ,
jam shume me i forte!

Dikur duhej ece tri ore
qe te vije deri ne kete maje,
Kosova duket si qaqaf
i qendisur pere paje.
Dikur nje mal me lisa
sot nje Lapidar per rreth me plisa!
Dje nje fllad me hije ,
sot nje Keshtjelle Lavdije!

TEK PORTA E KOLOSEVE !!

Jana
01-04-09, 16:45
"TE PYES"

Te pyes,ku po shkojme?
Me thua,s'e di!
Me pyet ,pse jetojme?
Pergjigjen s'e di.

E prap te ledhatoj floket e zi
Te puth te perqafoj,
E te strngoj ne gji.

Te dua,te them ,
Te dua a e di
Te puth ne buze,
Me puth dhe ti.

E pastaj,heshtje,qetesi
Dy zemra degjohen
Here une here ti,
Te dua,degjohet perseri.

Keshtu vazhdojme ne pafundesi
Here te prek une,here me ndez ti.
Dy zemrat tashme jane bere nje
Valle a s'eshte kjo dashuri!!

Te pyes,pse jeton?
Me thua,per ty
Me pyet c'fare do?
Te them........ te dua vetem ty!

Jana
01-04-09, 16:46
LARG-


Larg, Malli kerkon te me afroje afer teje por larg,
shume large je .
Syt e mi te perlotur nga pritja e zgjature,
buzet e mija te pervluara nga etja ,
e valle kur do ta shuaj kete etje ???
Syri te kerkon, s'te gjen ,
vetem loton dhe pret,
Zemra nuk i beson syrit ,
Qindra , mijera kilometra large neshe ,
Per ne nuk ka ndarje , por durim .

GURI SYLAJ
06-04-09, 08:01
Here here e pyes veten
ne cilin shekull jetoj ,
shume larg rrine njera tjetres
ajo qe me mbeshtjelle
dhe ajo qe gjithekah e kerkoj!!

Vetem ligesite nuk kan ndryshu
si sot si ne mesjete
rrena ,mashtrimi tradhtia
ato ,te njejta kan mbete!

Ne njeren ane lufte e gjak
ne tjetren fluturojm kah gjithesia
me gojen plot Atdhe
e me mendje kah pasuria!

Ne njeren ane krenohem ,
se tash e kam gjete te verteteten
e kur takohem me "pasqyren "
nuk e njoh me veteveten!!

Edhe atehere kur zemra me thot.
te dal nga vetevetja , nuk mundem
ne mes betimit dhe "lakejeve "per rreth
ne mendje e ne shpirt tundem!

Flasin me gjuhen e shekullit te ri,
me veshje e huqe mesjetare,
e ke kot se nuk i njeh
cka ishte e cfare mbeti Shqiptare!

Ikim drejt shekujve qe vijne,
luhatemi si flete e thate ne ere
betimin mbi Flamur e pushke
e harron cdo milioner!!!

Po vertete- ata jan pa Atdhe
nuk kan as Komb e as Fe
syri i tyre ngihet
vetem kur e mbulon nje grusht dhe!!

GURI SYLAJ
12-04-09, 07:30
Pse nuk erdhe atehere,
te prita ,ishte pranvere!
Po edhe sot sikur pres kot.

Rrugen nuk t'a mbyllin me guret
as mos ke frige flamuret.
Une cdo here te pres
ne mbremje e ne mengjes.

Te pres si Diellin e Hanen
te pres sikur femiu
qe pret Nanen!

Jana
13-04-09, 09:29
Nostalgji


Po ecnim ne rrugen e lagur
ndoshta nga shiu i loteve tane
sa shume me mundon sot kjo rruge
aty ku u njohem dhe u ndame

Ne rrugen tone te dashur
une erdha nje dite perseri
ish mbushur me gjethe te verdha
sa e zbrazet mu duk ajo pa ty

As pema se dashka me gjethen
pameshirshem i rrezoi mbi tok
se di pse me erdhi kaq keq
me shiun edhe une derdha lot.