PDA

View Full Version : Nga libri i POKERIT-PELGRIN I DASHURISĖ


pokeri
21-03-06, 12:16
Disa nga kėto poezi janė nxjerrė nga pėrmbledhja PELEGRIN I DASHURISĖ tė njė autori anonim, me emrin "Pokeri".

TY MALL
Sa shpejt o Zot qė fėrfėllon
E brishtė sikur njė fluske bore
Larg e pandeh, larg e kujton
Vrik e vrik tė zė pėr dore
I kapur si peshk tevona thua
Jetė moj ē’u bėre tinė
Erdhe si flutur ike si ftua
Sikur njė tren mė fishkėllimė…

pokeri
21-03-06, 12:18
SFINGA IME

Vjen sikur buzėqeshje nga brenga e ndrydhur
Apo sikur fjalė qė s’guxon tė thuhet
Lule e ndaluar me aromė tė hidhur
Breg qė gjithnjė ikė o dhimbje qe mbruhet
Ogur i stolisur je vallė, apo ndoshta lajkė
Ngjizur mes perlash mes strallit qė djeg
Ėndėrr e mėkatit brumosur nė flakė
Sfingė e kohės sė re, qė s’guxoj ta prek.

pokeri
21-03-06, 12:20
YLL ZEMRE

Herė strall herė gacė
Yll qė zbret prej qielli
Pėrplasėsh nė shuplakė
E ikėn pas dielli
Shqetėsimin lė pas
E makthin pa fund
Tė kėrkoj kudo
Nuk tė gjej askund
Herė bilbil i malit
Pikaloshe flutur
Fllad i njomė pranvere
Trėndafil i kėputur
Ndoshta furtunė dimri
A puhizė verore
Sikur njė i ēmendur
Pas tė ndjeki prore
Herė det i pa anė
Kep i shpresės s’mirė
Kot tė kėrkoj globit
Nė vargje ke hyrė.

pokeri
21-03-06, 12:22
TY
Larg prekjes sime je, larg edhe unė jam,
Unė pelegrin i dehur qė grish dashurinė
Merre zemrėn time, tė madhe e kam
Tė paktėn pėr njė ditė, apo pėr njė stinė!
Udhėve tė lodhura qe s’i gjenė nė hartė
Rastis t’mė takosh, si flas me vetėvetėn
I dehur nga malli, nga fjala e zjarrtė
Jeta ėshtė e bukur, pse s’e jetoj Jetėn?
E dij se do tė gjej, ty magji e universit
Si hėnėn e lodhur nė prak tė mėngjesit.

pokeri
21-03-06, 12:25
TE PORTAT E ZEMRĖS

Loēka ime e vuajtur, Ti mall i pėrndritur,
Uratė hyjnore mbėshtjellė me pėrgjėrime,
Me krahėt engjullor nga qielli ke zbritur,
Te portat e mbyllura tė zemrės sime.
Unė heshtem pa frymė, nuk ndjehem i gjallė,
Rėnduar nga pesha e trokėllimės nė derė
I etur pėr njė puthje, vetėm pėr njė fjalė,
Jam dimėr i acartė, apo jam pranverė?
E ndjej ardhjen tėnde si dhuratė tė Zotit,
Si kristal i bardhė, nė pikėn e lotit.

pokeri
21-03-06, 12:31
DASHURI E PARĖ

Erdhe padiktueshėm
Nė shtėrngim dore
Nė ledhatim flokėsh
Ishte vjeshtė me pėrshpėrima
Unė dridhesha nė erė
Fjala nė buzė tė dridhej Ty
Papandehur erdhe
E mbete pėrgjithnjė
E para dashuri..

E sa ēaste tė tjera erdhėn
Rrodhėn vjeshtat sikur njė pėrrua
Me shtėrngime duarsh tė njoma
Ledhatime flokėsh nė erė
Sa tė rrahura zemrash me shqetėsim…

Po vjeshtė e pėrshpėrimave
S’u kthye dot asnjėherė
Ai cast i virgjėr
Nė mua mbeti i mbyllur me dry
Dhe Ti
E para dashuri.

pokeri
21-03-06, 12:32
SYTĖ E TU

Qėndroj para syve tu me muzg e me dritė
Sikur para sfinksit kurreshtja mė mbanė
E zhytem nė ta gjith ndrojtje e frikė
Sikur njė det pa fund e pa anė.

Ndonjėherė shiqohem sikur nė pasqyrė
Nė syt e tu tė kaltėr, mister pėrplot
Dhe e lexoj heshtjen pėrbrenda tė ndryrė
Pėrpara fshehtėsisė rri e sogjoj kot.

Vallė cila enigmė nė bebėza tė fle
Nė sytė e tu tė thellė sikur deti Mike
Mė plandos nė tokė, herė nė qiell mė ngre
Brenda mė tėrheq si vrimė e zezė kosmike.

Unė vėshtroj thellėsinė e syve tu
E hyj nė ta, sikur nė ujė zhytem
Pastaj trembshėm dal nga ai det blu
Kam frikė se mbetem, kam frikė se mbytem.

pokeri
21-03-06, 12:35
URA

E rrjedhte lumi me tinguj tė qetė
Mbi shushurimė ca parmak prej druri
Mbėshtetur nė ta njė vajzė me gėrshetė
Shtėrngim gjoksi ndjeva, njė dhimbje mė zuri.

Sikur njė peshk i kapur nė gjum
Pa frymė i mbetur qė pėrpėlitet nė rrjetė
Ashtu papritmas u zura dhe unė
Nė vezullima sysh tė vajzės me gėrshetė.

Ai ēast mrekullie qė njerinė pushton
Dhe e bėn tė ndjehet si njė ēilimi
Nga gjumi i thellė ėndrrat prore zgjon
Mė gjeti dhe mua buzė Drinit tė Zi.

Veēse rrodhi lumi e iku nė det
Pranvera u vyshk u tha e ra nė gjum
Nga ajo dashuri veē kujtimi mbet
Se edhe koha rrodhi sikur ai lum.

pokeri
21-03-06, 12:39
PLEPI

Tani mė s’tė shoh e dashura Mike
Veē fytyrėn tėnde ruaj nė kujtesė
Sikur njė yll nate shdėrite e ike
U harrua fjala u zhbė ajo besė.

Shpesh mė bie rruga kaloj pranė atij plepi
Qė kėngės ia merr ndėr gjethe fėshfėrinė
Dy emra tė gdhendur dhe njė zemėr mbeti
Njė zemėr e vrarė, pa shpirt e pa frymė.

Mė bien ndėrmend ato netė me hėnė
Buzėt e mia prush faqet tua flakė
Ti soditje gjethet nė tokė duke rėnė
Unė njė yll qielli mbaja nė shuplakė.

Fat i dashurisė sonė dhe plepin e gjeti
Ėshtė lodhur e mekur me plagė nė lėvozhgė
Emrat tanė tė gdhendur koha nuk i treti
Veē mes zemrės kishin shpuar njė gozhdė.

pokeri
21-03-06, 12:41
DIKUR

Ti mbėshtetje kokėn nė gjoksin tim
E kaplonte heshtja mbaronim me fjalė
Po zemra rrahte brenda me shqetėsim
Era fishkėllonte ca rima plot mall.

Ti mbėshtetje kokėn e i mbyllje sytė
Flokėt e verdhė tė valviteshin nė erė
Mandej mė thoshje duke pėrshpėritė
Dashuria dhe dimrin bėn pranverė.

Ku vajti pranverė e Jetės sime
Ku iku blerimi nė sytė e tu
Ku treti endrra e asaj stine
Dhe fjongo e zezė nė gėrshetėn blu.

Gjithēka u rrėnua sikur njė kullė zalli
Unė i vetėm mbeta nė breg tė pikėllimit
Veē brenda zemrės peng mė mbeti malli
Petalet u kėputėn nė lulen e kujtimit.

pokeri
21-03-06, 12:43
PRAP DASHURIA

Sėrish do tė takohemi sikur dikur moti
Pėrballė njėri tjetrit edhe njė herė
Prap do tė takohemi nėse e do Zoti
O, vetėm le tė jetė pranverė.

Unė me flokėt thinja ti me grim mbi sy
Sa vite qė ikėn s’u kthyen asnjėherė
Unė e kam njė djalė, Ti ndoshta i ke dy
O, vetėm le tė jetė pranverė.

E mban mend atėherė kur mbėshtetje kokėn
Tė strukur pranė blirit, tė fshehur nė terr
Mė thoshe pėr Ty, do ta braktisi botėn
Pas do tė tė vij, deri nė Jupiter.

Po gjithēka rrodhi ndryshe u pėrmbyt vapori,
Se fati i njeriut shpesh qenkėsh i prerė
Mes kateve tė jetės u prish ashensori
Dhe mbetėm nė tokė, s’arrimė nė Jupiter.

Mund tė jetė e hėne, e marte apo e mėrkurė
Do tė qėndrojmė pėrballė edhe njė herė
Ti tani je grua, dhe unė jam bėrė burrė
O, vetėm le tė jetė pranverė.

pokeri
21-03-06, 12:45
GJEMB NĖ TRĖNDAFIL

Tė afrohesha praėn
E dashura Mike
E ndjeja aromėn e lėkurės sate
Sikur njė trėndafil kur hapet
E derdhet gjithė erė
Dhe i hutuar prore
Lumturisht i dehur
Harronja pėr njė ēast
Se pranė aromės
Ėshtė gjembi qė therr.
Dhe Ti mė rrinje pranė
E dashura Mike
Pranvera ndjehej kudo
Kur mė ledhatonje flokėt
Unė kėputja petale
Pėr ta zgjidhur enigmėn
“Mė do, s’mė do,
S’mė do, mė do…’

Mandej duke u qeshur
Mė quanje ēilimi
E thoshe
Ku e dinė lulet tė dua o s’tė dua
E mė hedhje kokės
Njė grusht mė trifil
Unė kėputja petale
Ti mė kėputje mua
Tė pandehja Mike
Ti gjemb nė trėndafil…

pokeri
21-03-06, 12:48
SHI E LOTĖ

Asgjė nuk bėzėnte
Nė atė buzėmbrėmje tė ftohtė
Vetėm vjeshta
Sikur njė vozgė e vrimosur
Po derdhej me shi
Qielli i zymtė
Natė e vdekur
Vallė, ishim tė gjallė
Ne tė dy?

Pėrtokė binin gjethet
Stolisur me verdhėsi
Dhe shelgjet zhvisheshin
Ngadalė e mirė
Sikur njė femėr e turpėruar
Kur zhvishet
Nė gjysėmerrėsirė.

Jo asgjė nuk pipėtinte
Nėn qiellin e molepsur
Veē heshtje e boshėsi
Dhe pika
Pika tė vakta lotėsh
Pėrzier me shi.

pokeri
21-03-06, 12:50
YLL ZEMRE

Pranė stolit tė gėrvishtur
Kish hapur degėt shelgu
Pėrmallshėm vajtonte
Mbi t’onat hije
Errėsira qe zhveshur
Dhe hėna e strukur pas reve
Peshonte mėkatin
E stinės qė po ngrysej.

Si ėndėrr e prerė befas
Nga njė lėkundje dore
Qė tė prek nė mėngjes
Apo cingėrimė ore
Qė pa mėshirė tė godet nė vesh
Nėn degėt e holla
U kėput dashuria
E lotėt rrodhėn qetas.

Nuk e dij cili yll
U fik asaj nate
Derisa vėshtronja ikjen
E njė femre
Veē drithėrimė ēerpikėsh
E boshėsi
U fik njė meteor
Apo njė yll zemre?

pokeri
21-03-06, 12:51
VDEKJE E DASHURISĖ

Njė lamtumirė
E heshtur e pathėnė
Mbete nė skaj tė buzėve
Vetėm fėshfėrima e gjetheve
Tė praruara nga vjeshta
Flet me buzėmbrėmjen e ftohtė.

Gjithēka kundėrmon dhembje
Asfalti i lagur
Neonėt e fikur
Kalimtarėt e dehur.

Ne, sikur tė kishim
Gėlltitur gjuhėt
Sogjojmė diku nė humbėtirė
Pėrmbrenda vlon dėshira
Tė zhveshim lėkurėrat
Apo,
Tė na pėrpijė kjo mugėtirė.

Ne gjithnjė heshtemi
Sikur gjuhėprerė
Por flasin gjethet
Qė bien pėrtokė
Tė kalbura
Tė vdekura
Sikur dashuria jonė.

pokeri
21-03-06, 12:53
RINGJALLJA

Unė tė pres me shpresė
Nė kopshtin me kangjela
Tė mė vish nga larg
Tė mė mbash pėr dore
O ēast i ringjalljes
Vezullimė hyjnore
Dhe jetėn mandej
E pikturoj lehtė.

Nė pėlhurėn e bardhė
Do tė gėrvisht peneli
Diku nga njė skaj
Do t’mė pėrshėndes njolla
Vetėm tė tė prek
T’i ndjej duart e buta
Drithėrimat e holla

Se jetėn e pikturoj lehtė
Posa tė ringjallem
Nė kopshtin me kangjela.

pokeri
21-03-06, 12:54
NĖ ALBUM

Ku mbetėn mėngjeset
E zhurmshme
Gjallėri e nxitim pėrplot
Ato dallgė dashurie
Qė mbėrthenin me vrull
Ato vajza tė heshtura
Sikur guacat
Me fjongot blu nė gėrsheta
O Zot
Ku iku jeta?

Nga tretėn djelmoshat
E ngarkuar me halle
Qė shkriheshin nė kėngė
Ringjalleshin nė valle?

Herė tė qullur
Herė tė bėrė shkrumb
Tok me kujtimet
Hynė nė album.

pokeri
23-03-06, 20:27
MĖKATI IM

Tė ndjej si njė heshtje
Dėshirė tė plagosur
Si mėkat tė madh
Si ankth tė pasosur
Mė shikon me mall
Apo me dyshim
Nuk e kuptoj dot
Ti mėkati im!?
Tė ndjek si nė mjegull
Fytyrėn qė tė tretet
mė humb para syve
Asgjė mė nuk mbetet
Mandej tė vij prapa
Pa ditur nga shkove
Zemrėn pėrcėllon vapa
Pa krih vallė, fluturove?
I pėrshpėris vetės
Ē’po ndodh vallė me mua
Pse mė zhbėhen gjėrat
Ėndrra mė zė nė thua
Papritmas rishfaqesh
kujtimin ma trazon
Natės ia vjedh gjumin
Ditėn ma trishton
Dhe brenda kokės sime
Mė sillesh vėrdallė
T’kėrkoj n'katėr anėt
Ti nuk shfaqesh pėrballė
Kur kthehem mandej
Nė botėn qė e prek
Them- ky ėshtė mėkati im
Si hije qė mė ndjek.

pokeri
23-03-06, 21:19
DASHURIA

Kur mbarojnė fjalėt t’rrėmbėn ajo valė,
Kur ndjehesh pa shpirtė, ndėrsa je i gjallė.

Kur dritėz e fshehur vjen nė mugėtirė,
Thua vetmevete sa bukur sa mirė.

Kur fryma nė gjoks shtėrngon shqetėsim,
Kur ndjehesh i kapur si zog pa shpėtim.

Nė pellgun e ėndrrės kur tė hedh stuhia,
Zot i gjithė botės, tė duket vetmia.

Kur e kėrkon emrin e zgjimit tė ri
Thua me ngurrim-Kjo ėshtė dashuri…

pokeri
03-04-06, 15:38
UNĖ JAM JASTĖKU YT

Kur bie nė shtratin e ftohtė, pa njeri pranė
Me afshin e strukur brenda qė djeg e pėrvėlon
Rrotullohesh prore nga njėra, nė tjetrėn anė
Veē gjumi nuk vjen dot, si shpresa vonon.

Orėt rrjedhin e nata ikėn tutje, drejt agimit
Ti syhapur shikon terrin, me tė lodhurat bebėza
Nė shtratin e pėshtirtė si qivur i trishtimit
Krejt papandehur, pėrnjėherė t’zė lemza.

Po, jam unė, diku nė skajin tjetėr tė botės
I zgjuar si lugat, qė emrin ta thotė me zhurmė
Qė shikon vetvetėn thellė, nė fund tė gotės
E cila sakaq bie nė tokė, e zhduket pa gjurmė.

Sa breza kohorė na ndajnė, ē’largėsi mes nesh
E megjithatė emrin tėnd e shqiptoj nėpėr fyt
E vjen te ti fjala, si njė pėrshpėrimė ne vesh
Flej zemra ime e bardhė, unė jam jastėku yt.

pokeri
04-04-06, 12:52
http://images3.pictiger.com/thumbs/bd/b4a527ddf7bfa577f8480aed4a8cc2bd.th.gif (http://server3.pictiger.com/img/202769/picture-hosting/flokart.php)

pokeri
04-04-06, 12:54
http://images3.pictiger.com/thumbs/fa/ca87910414da7209cb9ea7a9472f5afa.th.gif (http://server3.pictiger.com/img/202781/picture-hosting/dioniz.php)

pokeri
05-04-06, 08:31
GARDA DARDANE

Derisa groposėn
me makina tė rėnda
Shkelėn mbi varre
E shekuj
E hynė
Nė mbretėrinė tuaj
Tė heshtur.

Kafkat me helmeta
E ruanin lashtėsinė.

Mandej nga Beogradi
I sollėn disa arkeologė
Me syze tė pėrlyera
Mjekra tė thinjura.

Derisa gėrmuan ngadalė
U zhytėn nė lashtėsi
Rreth tyre kurreshtja jonė
Qe rritej si njė fėmi.

Kur njėri nga arkeologėt tha
- Luftėtarė sllav mesjete
Ne u hodhėm me njė fjalė
Si kor i ushtruar
Garda Dardane, Garda Dardane.

Mėkat,
Mėkat qė nuk flisni.

Derisa groposėn me makina tė rėnda
Shkelėn mbi heshtjen tuaj
Dhe mbi dhembjen tonė.
(1992)

pokeri
05-04-06, 08:32
SHQIPTARĖT

Nė kohėt e moēme kur ndeshej lėngata,
Shqiptarėt nga mali vėrshonin me shpata.
Se prej nga vinte e bėnte nam tė zi
Qė nga Iliria e lashtė, e deri nė Arbėri.

Po kohėt ndryshuan, ndėrroi edhe moti,
Neve ende me lėngatė, na gostitė Zoti.
Veē shqiptarėt e sotėm, nuk janė si dikur
Tani ballė lėngatės, kanė grushta dhe gurė.
(1990)

pokeri
05-04-06, 08:34
SHPATA

Kur agonte dita, derisa ngrysej nata,
Gjithė ditėn e lume na shkallmonte shpata.

Shpata vringėllonte nė dorė tė barbarit,
E koka ishte rėndom e shqiptarit.

Me stinė me vite, me shekuj shumė,
Kokat nė kamare, gjaku rrjedhte lum.

Shpata prente e nuk thoshte boll,
Bile koka e mėdha i ēonin nė Stamboll.

Edhe sot, shpatė e huaj pret e pret,
Nė fund tė shekullit njėzet.
(1996)

pokeri
06-04-06, 15:02
MARATHONOMAKU

Ti njeri i bekuar, qė vrapon vrapon,
Pse nuk e hedh hapin dhe pak nuk shpejton?

Nisur nga Antika, vė vedin nė sprovė
E shekuj tė tėrė tė presim nė Kosovė.

Kurora dafinash e lule nė cak,
Ti eja mė shpejt, Ti ngute atė hap.

Qė nga Kastrioti, ajo stinė lavdie,
S’kalove kėndejpari, Ti lajmėtar lirie.

Eja pra o trim, eja mos u druaj
E shporrėm robėrinė, Fituam na thuaj.
(1997)

pokeri
06-04-06, 15:05
ROBĖRIA

Mė nė fund po mbaron
Po fundoset nė pellgun e gjakut
Mos e shpėtoni, ju lutem.

jadore
07-04-06, 22:58
ROBĖRIA

Mė nė fund po mbaron
Po fundoset nė pellgun e gjakut
Mos e shpėtoni, ju lutem.


.(.. kerkoj ndjes per nderhyrje mes vargut poetik .kerkoj edhe ndjes qe nuk mund te matem me fjalet e poezis .,qe te pershkruaj vlersimin tim ne te njejten nivel.....por )

.....por akoma deri me tash ,nuk me ka rastesis te lexoj diqka ,kaq ,mjeshterisht te perpunuar ,qe nje epoke ne vete , te kete permbledhur me keto fjale kaq demethense....

(nuk di qe ka fjale me te lart, se kjo...)-- Respekt per Autorin ....

pokeri
11-04-06, 18:27
.(.. kerkoj ndjes per nderhyrje mes vargut poetik .kerkoj edhe ndjes qe nuk mund te matem me fjalet e poezis .,qe te pershkruaj vlersimin tim ne te njejten nivel.....por )

.....por akoma deri me tash ,nuk me ka rastesis te lexoj diqka ,kaq ,mjeshterisht te perpunuar ,qe nje epoke ne vete , te kete permbledhur me keto fjale kaq demethense....

(nuk di qe ka fjale me te lart, se kjo...)-- Respekt per Autorin ....

Falemnderit. I zėnė pak ngusht (sepse nuk jam mėsuar tė mė
bėjnė shumė komplimente), mė duhet tė shtoj vetėm kėtė.
Poezia, (si gjini letrare) dhe porosia qė pėrcjell njė autor, ka kuptim
vetėm atėherė kur arrin nė adresė tė duhur. Kur arrinė te lexuesi i
cili e zė atė fluidin krijues, qė shpesh herė befas del nga kthinat
mė tė ndjeshme tė shpirtit.
Poezisė i jep kuptim lexuesi! Pa tė, ajo ėshtė njė klithmė e shurdhėr
e atij qė e krijon (e nxjerr nga mikro-universi i vet).

Gėzohem qė kėto vargje modeste e kanė gjetur lexuesin e vet.
(Nė kėtė rast lexuesi, ka njė kuptim shumė mė sublim dhe mė tė
gjėrė).
Falemderit edhe nje herė.

pokeri
30-04-06, 20:51
IKJA

Je magji a trill i ndrydhur
ti moj ndjenja fuqiplote
qė mė mban kėtu tė lidhur
derisa ikė nga ikja jote?

Ndoshta je shkumė e trazuar
qė shkrihet e bėhet pikė
pėrtej valės sė dallgėzuar
qė godet bregun, pastaj ikė!?

Je ēfarė je, dot s'e kuptoj
Ti ėndėrr qė zgjohesh me frikė
unė i krisuri ēfarė premtoj
nė vend tėndin, unė tė ikė...

Ėshtė shpėrfillje e kėsaj bote
tė ikėsh nga ikja jote...

pokeri
30-04-06, 23:06
Diēka, si IKJE
Po perėndojmė e dashur si hije tė vrara
Ogur solli stina, varre lot e gjak
Kėnga ėshtė ndryrė nė buzėt e thara
Esull veē vdekja, sipėr nesh merr hak.
Ruaje e dashur kujtimin e zbehur nė natė
Imazhin e Atdheut tė zhdukur nė hartė...

pokeri
01-05-06, 14:11
NGRIU DASHURIA

Ti rrin e menduar
ne fronin e trilluar
e Nata mbulohet me jorgan purpuri
Vjeshta t'erdhi pas po Dimri tė zuri
E ngriu Dashuria...

Ti flet me zjarr jermie
ca vargje poezie
e fjala nė fyt lidhur nyje mbeti
Parajsėn e pandehur e rrėnoi tėrmeti
E ngriu Dashuria...

Ti ikė me nxitim
nga Mėkati im
dhe heshtja vritet nga hapat e rėnduar
gjėmon e ofshanė zemra si lum i trazuar
S'e ngriu Dashuria...

(kėnga me kėtė tekst ėshtė shpėrblyer nė SHOW FEST 2003)

pokeri
04-05-06, 17:59
PELEGRIN I DASHURISĖ

Unė vazhdoj tė ecė pandalė
nė ndjekje tė bukurisė
me hedh jeta valė mė valė,
se jam, Pelegrin i dashurisė...

Bredhi botės si i krisur
kaloj fushė, mal, oqean
si kalorės i harlisur
Pelegrin i dashurisė, jam.

Nxitoj rrugėve unė lajmėtar
mbushur zemrėn me ngazėllim
gjurmėve tė ikjes sė parė
i dashurisė jam, Pelegrin.

Terheqe zvarrė hapa e shtigje
pas s'mė shqitet malli im
shkeli mbi pllaja dhe brigje
se jam veē, njė Pelegrin.

Ē'ndjenjė hyjnore e pashpjeguar
qenka t'i falesh mrekullisė
kėmbėzbathur e i parruar
si njė pelegrin i dashurisė.
.................................................. ..................
.................................................. ..................
.................................................. ..................

pokeri
09-05-06, 15:53
FLIJIMI

Nė Aulidėn e moēme
nė fushėn e mėllenjave
Fisi im
gjithmonė flijoi
me shekuj
flijoi Jetėn

Nuk i bėri fli erėrave
detit djallit
dhe as Perėndisė
Fisi im
i flijoi Lirisė.
(1999)

pokeri
03-06-06, 18:25
L I R I

E sheh muzgun qė na pėrpinė, e dashur
Sikur njė vrimė e zezė, pėrmasash kosmike
Me gjithēka tė gjallė, na gėlltitė gojė e skėterrės
Tė veshur me ethe, drejt pashpresės fėrfėllojmė
Asaj hapėsireje pa ngjyrė
E dimėr i zhbėrjes ngrin nė pikė vere
Nga droja nė frikė si pelegrinė shtegtojmė
Pėr t’u hedhur devotshėm nė atė grykė humbelle
Mos e pandeh Fat e dashur, terrin mbyll nė sy
Jetėn e mbuluar me rrogoz tė kobit
Jepi frymė Atdheut ia heq imazhin gri
Ia shtrij dorėn shpresės, grushtit tė ēėndresės
Ndriēoje natėn futė e ndize njė qiri
Sespe ėndėrra jonė ėshtė shėmbėllim i dritės
Dhe ka emėr tė bukur, Liri.
(1996)

pokeri
07-10-06, 18:36
http://s07.picshome.com/c55/new_picture1.png (http://www.picshome.com/)

pokeri
27-10-06, 14:31
Pėrpara se ta keni dėgjuar si kėngė, keni rastin ta lexoni nė formė vargjesh.

KOSOVA
Ėshtė njė vend nė kėtė botė
njė kopsht i madh me lulegjaku
gjithandej ujitur me lotė
ku shqip flet fėmija dhe plaku
dhe ku pranvera vjen e qeshur
e sjell aromėn e Lirisė
me shekuj armėt nė brez ngjeshur
heq zinxhirėt e robėrisė...
Kosovė, toka ime e premtuar
Kosovė, malli im i pakėnduar!!!

Ėshtė njė tokė njė amanet
qė t'rrėmben e s'tė lėshon
me zė t'ėmbėl shqip tė flet
tė gjitha dhembjet t'i shėron
dhe nėpėr botė kur t'ikėsh larg
si hije e gjallė pas tė vjen
me dy-tri fjalė varg e varg
tė fton prapa tė ngashnjen...
Kosovė, kullė e lashtė e krenarisė
Kosovė, kuptimi im i dashurisė!!!

Ėshtė njė vend qė quhet nėnė
Me shqiponjė njė djep i ri
T’gjitha vajet i kthen n’kėngė
Kėngėn e bėn pėrjetėsi
Me tungjatjeta tė uron
Biri im mire se ke ardhė
Me bukė e krip sofrėn ta shtron
Bukė e krip e zemėr t’bardhė…
Kosovė, zjarri im kurrė i pashuar
Kosovė, kėnga ime e pambaruar!!!


Refreni:
Nė ty lind veē dashuria
si diell i bukur i Lirisė
nė Ty ringjallet shqiptaria
me xhamadanė edhe me plis
Ti Toka ime Ti Atdhe
Ti shtrati im ku kam le
Ti ninulė e nėnės loke
Ti parajsa e kėsaj bote...

Dea_A
05-12-06, 12:21
Me fale qe po nderhyj mes nje ekstaze kaq te qmuar ........nuk muda pa te pergezuar per madheshtin e vargut tuaj ....
Sa me duket se me fortesi mbron te madhen ,te vlefshmen ....sa me delikatese preke qiellin e ndjenjes aterore ...... me duket se pulebardhat lahen nen petalet e veses se manushaqeve ...simfoni e lumturise ,vargu juaj !
Sa e qmoje tingullin e bukur ,arti eshte pasuria e nje zemre !
Te pershendes Mik !

pokeri
06-12-06, 12:45
Me fale qe po nderhyj mes nje ekstaze kaq te qmuar ........nuk muda pa te pergezuar per madheshtin e vargut tuaj ....
Sa me duket se me fortesi mbron te madhen ,te vlefshmen ....sa me delikatese preke qiellin e ndjenjes aterore ...... me duket se pulebardhat lahen nen petalet e veses se manushaqeve ...simfoni e lumturise ,vargu juaj !
Sa e qmoje tingullin e bukur ,arti eshte pasuria e nje zemre !
Te pershendes Mik !

Mė fal dhe ti mua, qė do tė pėrgjigjem
me gjuhėn qė e di...

Tė mos njiheshim hiē, ka pasur mundėsi
pėr njėri-tjetrin, anonim pėrherė
sa tė varfėr do tė ishim pa njė miqėsi
pa erėn e lehtė tė fjalės qė pėrkėdhel...

Jemi miq, asgjė mė shumė,
Po vallė, a ėshtė kjo pak?

pokeri
26-12-06, 10:26
NĖ VEND TĖ URIMIT

Po mbyllen fletėt e kalendarit
me numra tė zi
me data tė kuqe
edhe njė vit e bėmė
pa e jetuar dot.

Zoti nuk e solli tė premtuarėn
tė bukurėn e Dheut
Pavarsinė
dhe ne si dhėndurė tė dehur tapė
akoma duartrokasim.

Po harxhohet edhe njė vit
si cigarja po digjet me tym
pėr tė mbetur vetėm hiri
si relikt i brishtė, kujtim.

legenda
25-01-07, 09:59
vetem vjeshta
sikur nje vozge e vrimosur
po derdhej me shi...

(derdhje e mendimit ,ne menyre shume artistike)

Dhe shelgjet zhvisheshin
ngadale dhe mire
sikurse nje femer e turperuar
kur zhvishet
ne gjysmeerresire...

(zhveshje e fantazise se poetit,metafore e fuqishme)
KOMPLIMENTE ZOTERI POKER.
:smile:

SHI E LOTĖ

Asgjė nuk bėzėnte
Nė atė buzėmbrėmje tė ftohtė
Vetėm vjeshta
Sikur njė vozgė e vrimosur
Po derdhej me shi
Qielli i zymtė
Natė e vdekur
Vallė, ishim tė gjallė
Ne tė dy?

Pėrtokė binin gjethet
Stolisur me verdhėsi
Dhe shelgjet zhvisheshin
Ngadalė e mirė
Sikur njė femėr e turpėruar
Kur zhvishet
Nė gjysėmerrėsirė.

Jo asgjė nuk pipėtinte
Nėn qiellin e molepsur
Veē heshtje e boshėsi
Dhe pika
Pika tė vakta lotėsh
Pėrzier me shi.

legenda
25-01-07, 22:07
....varg shume i forte.RESPEKT
ROBĖRIA

Mė nė fund po mbaron
Po fundoset nė pellgun e gjakut
Mos e shpėtoni, ju lutem.