PDA

View Full Version : Familja e Presidentit Ibrahim Rugova falėnderon pėr mesazhet e ngushėllimit


Arb
21-03-06, 15:28
Familja e Presidentit Ibrahim Rugova falėnderon pėr mesazhet e ngushėllimit

Prishtinė, 21 mars - Familjes sė Presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta mė 21 janar 2006, i kanė arritur shume telegrame e mesazhe ngushėllimi nga personalitete tė shquara botėrore, kryetarė shtetesh e qeverish, ministra e diplomatė tė njohur, nga liderė tė partive tė ndryshme politike, si dhe nga personalitete, institucione, organizata dhe asociacione tė njohura tė cilat kanė shprehur ngushėllimet e thella e tė sinqerta.

Po ashtu mesazhe ngushėllimi i kanė arritur edhe nga shumė individė, bashkatdhetarė tanė nga tė gjitha viset shqiptare, si dhe nga diaspora qė nga Evropa, Amerika, e deri nga Australia dhe Zelanda e Re e largėt, duke ia lehtėsuar sadopak dhembjen dhe pikėllimin pėr humbjen e mė tė dashurit tė tyre.
Nė pamundėsi qė t'i pėrgjigjet secilit veē e veē, Familja e Presidentit Rugova i falėnderon tė gjithė pėr ngushėllimet e tyre tė sinqerta.

Familja e Presidentit Rugova falėnderon veēanėrisht Zyrėn amerikane nė Prishtinė dhe posaēėrisht i shpreh mirėnjohje shefit tė saj, Z.Filip Goldberg, pėr kujdesin dhe interesimin e vazhdueshėm qė ka treguar pėr gjendjen shėndetėsore tė Presidentit Ibrahim Rugova.

Familja e Presidentit Rugova falėnderon Spitalin Ushtarak amerikan nė Kampin Bondstill nė Kosovė dhe Qendrėn Mjekėsore Ushtarake amerikane nė Landshtul tė Gjermanisė, e posaēėrisht Dr. Guillermo Tellez, Dr. Joseph Flynn dhe teknikun Kenny Davis tė cilėt u kujdesėn pėr Presidentin Rugova deri nė ēastet e fundit tė jetės sė Tij.

Familja e Presidentit Rugova po ashtu falėnderon mjekėt e Qendrės Klinike Universitare tė Prishtinės e posaēėrisht Dr. Afrim Gashin dhe teknikun Gėzim Krasniqi tė cilėt ishin gjithnjė pranė Presidentit Ibrahim Rugova dhe u kujdesėn pėr shėndetin e Tij.

Familja e Presidentit Rugova gjithashtu falėnderon institucionet e Kosovės dhe tė UNMIK ut dhe ato tė komunės sė Prishtinės, KFOR in, SHPK nė, TMK nė pėr organizimin me dinjitet tė ceremonive tė pėrmortshme qė nga 21 e deri mė 26 janar dhe deri nė pėrcjelljen pėr nė banesėn e fundit.

Familja e Presidentit Rugova posaēėrisht falėnderon dhe u shpreh mirėnjohje tė thellė gjithė qytetarėve tė Kosovės pėr pjesėmarrje masive, civilizuese dhe dinjitoze nė ceremonitė e pėrmortshme, pėr homazhe si dhe pėr pėrcjellje madhėshtore nė ditėn e funeralit. Gjatė atyre ditėve nė sytė e botės u pa njė Kosovė e vėrtetė evropiane pėr tė cilėn ka punuar tėrė jetėn i dashuri ynė Presidenti Ibrahim Rugova dhe pėr tė cilėn insistonte qė tė njihet sa mė parė si shtet i pavarur.