PDA

View Full Version : Pėrkujtuan Presidentin Rugova


Arb
21-03-06, 15:15
Kreu i Kuvendit bėri homazhe dhe nderoi kujtimin pėr Presidentin Ibrahim Rugova


Prishtinė, 21 mars - Nė dymujorin e vdekjes sė Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova, kryetari i Kuvendit tė Kosovės, Kolė Berisha, i shoqėruar nga anėtarėt e Kryesisė, Gazmend Muhaxheri e Mahir Jagxhilar dhe bashkėpunėtorėt nga stafi i tij, ka bėrė homazhe tek varri i Presidentit Rugova, duke nderuar kujtimin pėr Presidentin e ndjerė.

http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060321_berisha_rugova.jpg

"E ndjemė si obligim qė sot, nė dymujorin e kalimit tė presidenti Rugova nė amshim, tė vejmė njė buqetė lulesh e ta pėrkujtojmė njė fytyrė madhore, jo vetėm pėr shqiptarėt e Kosovės, por pėr mbarė popullin shqiptar", deklaroi kryeparlamentari Berisha para gazetarėve, tek Varrezat e Dėshmorėve.

Arb
21-03-06, 15:22
Tė rinjtė pėrkujtuan Presidentin Rugova - njeriun qė ndėrtoi shtetin e Kosovės

Prishtinė, 21 mars - Presidenti historik i Kosovės Ibrahim Rugova, ėshtė pėrkujtuar dy muaj pasi u nda nga jeta nė njė akademi pėrkujtimore tė organizuar nga Forumi i Rinisė sė LDK-sė, nė Teatrin Kombėtar nė Prishtinė, ku merrnin pjesė udhėheqėsit mė tė lartė tė vendit - Presidenti Fatmir Sejdiu, kryekuvendari Kolė Berisha, anėtari i Kryesisė sė Kuvendit Sabri Hamiti, si dhe ministra e mysafirė tė tjerė.

Nė njė akademi tė thjeshtė, duke respektuar frymėn e modestisė sė Presidentit Rugova, ka folur vetėm kryetari i tė rinjve tė kėsaj partie Sejdė Tolaj, ndėrsa janė lexuar fragmente tė ideve qendrore tė filozofisė politike tė Presidentit Rugova si dhe copėza tė bashkuara nga shkrimet kushtuar atij.

Ndėrsa, sfondi i skenės nė teatėr ishte zbukuruar vetėm me njė foto tė madhe tė Presidentit Rugova, ku shquhej buzėqeshja e tij karakteristike, si dhe fjalėt e mbivėna: "Lutu pėr ne dhe Kosovėn, siē po lutemi Ne pėr Ju President i Kosovės"! Nė skajin e djathtė tė platosė, qėndronin flamuri kombėtar nė mes tė flamurit presidencial dhe flamurit tė LDK-sė.

http://www.kosova.com/~news/foto/2006/060321_forumi_rugova.jpg

Tolaj, pas muzikės sė Himnit Kombėtar dhe atij tė propozuar pėr himn tė Kosovės, dhe njė minutė heshtjeje tė mabjtur nė shenjė nderimi pėr Presidentin Rugova, tha se ai me 16 vjet tė politikės sė tij personifikoi pėrpjekjet e vazhdueshme shqiptare pėr krijimin dhe ndėrtimin e shtetit tė pavarur tė Kosovės.

"Prijėsi ynė me urtėsinė e tij fitoi simpatinė e botės sė qytetėruar dhe u bė simbol i humanizmit", tha Tolaj. Ai shtoi se kėta dy muaj pa praninė fizike tė Presidentit Rugova, ishte kohė e zotimit dhe pėrbetimit jo vetėm tė shqiptarėve, por edhe tė sintitucioneve pėr pėrmbushjen e vizionit tė Presidentit pėr Kosovėn shtet sovran dhe tė pavarur.

Ai ka kritikuar ata, qė sipas tij, po pėrpiqen tė marrin vendime brenda partisė nė emėr tė asaj se ēfarė ka dashur tė thotė apo tė bėjė Presidenti Rugova. "Kohėve tė fundit shumėkush e merr lirinė qė tė flasė pėr atė se ēka ka dashur tė thotė e ēka ka dashur tė bėjė Presidenti", tha Tolaj, i cili njė ditė pas vendimit unanim nė kryesinė e LDK-sė, anėtar i sė cilės ėshtė, pėr shkarkimin e kryekuvendarit Daci, ishte deklaruar me kryesinė e Forumit kundėr kėtij vendimi.

Ai dhe tė rinjtė e LDK-sė me dallim nga ata qė po veprojnė ashtu, tha se nuk dėshirojnė tė profetizojnė dhe tė japin pėrgjigje, nė atė se si do tė kishte reaguar nė kėto situata. Por, filozofia e Presidentit Rugova njihet si amortizuese e kundėrshtimeve.

"Presidenti ynė asnjėherė nuk ka kthyer goditje, por tė gjitha i ka amortizuar nė brendinė e shpirtit tė tij tė madh", tha Tolaj, duke kėrkuar qė politika e LDK-sė t'i referohet kėsaj urtėsie, kėtij qėndrimi. "Do t'i dalim zot kėtij vendi qė mendja, vizioni dhe puna e tij e solli kėtu. Do t'i dalim zot Kosovės tonė dhe tė Dr.Ibrahim Rugovės", tha Tolaj, i cili rikujtoi se i takon rinisė, tė cilėn Presidenti Rugova e quante "brezi i Republikės sė Kosovės".

Dilaver
22-03-06, 00:22
Sabri Hamiti: Dy muaj pas - Rugova i trashėguar Ibrahim Rugova duhet me zemėr e me mendje, ashtu si duhet organizata e tij LDK, ashtu si duhet Kosova. Ky njeri prijės, kjo organizatė dhe ky vend pėrbėjnė trinomin e lirisė, tė demokracisė e tė pavarėsisė sonė.
Po e them nė tė tashmen, se mė vjen vėshtirė tė flas nė tė kaluarėn pėr mikun e prijėsin Ibrahim Rugova.
Rugovėn e njoha dhe u bėmė miq gati para katėr deceniesh. I kishte flokėt e gjatė e kaēurrel, qė i binin mbi ballė; ishte poet e kritik letrar. Krijuam miqėsi krijuese, saqė edhe shkruam libra bashkė. Kėtė ndjenjė pajtimi e kuptojnė vetėm krijuesit, qė mund tė krijojnė njė qerthull, madje njė shkollė.
Para rreth dy deceniesh Rugova e la nė plan tė dytė meditimin krijues pėr t’u bėrė nė rend tė parė veprues politik. Dhe prapė duhej tė ishim bashkė. Rugova si prijės politik i Kosovės, mė vonė edhe President i saj, u bė promotori i lirisė dhe i pavarėsisė sė saj. U bė Presidenti i gjithė neve dhe unė pėr vete e kisha edhe mik edhe Kryetar.
Ai mbėrriti, mė fort se ēdokush tjetėr, qė t’i dėshmojė botės se Kosova ėshtė Evropė gjeografikisht, historikisht e kulturalisht, dhe do tė bėhet Evropė edhe politikisht, duke u integruar.
“Njė Kosovė e pavarur, demokratike, e integruar nė Bashkimin Evropian e nė NATO, nė miqėsi tė pėrhershme me SHBA-tė, do ta qetėsonte kėtė pjesė tė Evropės e tė botės”.
Kjo formulė, ėshtė njė program politik e nacional i Ibrahim Rugovės dhe i Kosovės. Se ai ishte stilist, por fliste pak, pėr tė punuar shumė.
Ibrahim Rugova u pohua, u kontestua dhe u ripohua fuqishėm pėr tė gjallė tė tij, duke mbijetuar dy decenie dramatike politike tė vendit tonė. Rrallė ka personalitet qė i mbijeton kėto faza pėr sė gjalli.
Nuk kam qenė parashikues, por vrojtues i fenomenit, kur e kam quajtur Kryetar Historik tė Kosovės, me ēka tashmė pajtohen tė gjithė.
Tani, cila ėshtė trashėgimia e Ibrahim Rugovės nė LDK e nė Kosovė?
Toleranca, e jo egoizmi i ēfarėdo lloji. Durimi e jo sedra jonė e hollė tradicionale. Trimėria e jo azginia, sepse e para e ka pėrcaktuese urtinė (mendjen), kurse e dyta shpėrthimin e pamatur.
Ibrahim Rugova ishte tolerant, i durueshėm, trim i urtė. Ai e kishte mirėsinė e Naimit dhe revoltėn e furinė e Fishtės, ndoshta tė dyjat tė gjetura bashkė me herėt te Pjetėr Bogdani, me tė cilin ėshtė identifikuar nė jetė e nė vepėr.
Prandaj, ėshtė shpifje e madhe t’i mveshet atij e thėna qė: tė paditurit janė mė besnikė, kurse tė diturit janė mė lojatarė. Ai e ēmonte punėn dhe konkurrencėn qė sjell vlerėn, e jo llafologjinė e mediokritetin. Ėshtė punė tjetėr qė, duke kėrkuar bashkėpunim me tė gjithė, kėrkonte tė zbulonte e tė ngjallte mė tė mirėn te secili njeri, sepse nė udhėn pėr fitore tė pėrbashkėt nuk kishte njeri pėr tė humbur.
Trashėgimia e Rugovės ėshtė njė LDK e fortė, promotore dhe ndėrtuese e Kosovės sė pavarur, sovrane, demokratike. Kėshtu e tha ai, si prijės e si misionar i lirisė sė vendit tė tij. Nė figurėn e tij ishte dhe ėshtė vullneti i popullit, i cili nuk mundet asnjėherė.

Arb
31-03-06, 19:47
Delegacion i organizatės “Ndihma e Manēesterit pėr Kosovėn” vizitoi familjen e Presidentit Rugova


30 mars 2006 /TN

Bekim TOĒANI, Prishtinė


Presidenti Rugova ishte Lajmėtari i Kosovės

Delegacioni nga Manēesteri i dhuroi familjes sė Presidentit Rugova skulpturėn e bėrė nė Angli ndėrsa artisti Mike Anitt tha se e ka sjellė nė Kosovė t’ia dhuroj familjes sė z. Ibrahim Rugova dhe popullit tė Kosovės, nė emėr tė MaK dhe popullit anglez. Anitt tha se skulptura e bėrė nga metali paraqet krahėt e engjullit dhe emri “Lajmėtari” lidhet me engjujt siē ishte Presidenti Rugova

http://www.trepca.net/2006/foto/ngjarje/060330_pllaka_lajmetari_delegacioni_mancesterit.jp g

Delegacioni i organizatės “Manchester Aid to Kosova” (MaK) nga Anglia, nė pėrfundim tė vizitės dhjetėditėshe nė Kosovė, vizitoi familjen e Presidentit Ibrahim Rugova tė cilės i dhuroi skulpturėn e titulluar “Messenger” (Lajmėtari) kushtuar Presidentit historik tė Kosovės i cili mė 21 janar ndėrroi jetė. Nė pritjen e ngrohtė qė familja e Presidentit Rugova, takimin e pėrshkuan emocione e lotė, por edhe krenari qė Kosova pati dhe do tė ketė pėrjetėsisht njė udhėheqės dhe njeri siē ishte Presidenti Rugova. Delegacionin anglez nė pėrbėje Pam Dawes, Paul Guest, Lui Harris, skulptori Mike Anitt dhe Selatin Bogujevci i cili me vėllaun Safetin dhe fėmijėt qė mbijetuan masakrėn e 28 marsit 1999 jeton nė Manēester tė Anglisė, i priti zonja Fana me vajzėn Teutėn dhe djemtė Mendimin dhe Ukėn.

Arb
31-03-06, 19:50
Projekti i Parkut tė Paqes tė Manēesterit nė Podujevė ėshtė inspiruar nga z. Rugova dhe miqt e tij

Zonja Fana i dėshiroi mirėseardhje delegacionit nga Anglia tė cilėt i falėnderoi pėr skulpturėn dhe respektin e dashurinė pėr z. Rugova. Ndėrsa nė emėr tė delegacionit, zonja Pam Daus i shprehu ngushėllime familjes pėr humbjen e mė tė dashurit tė tyre dhe tha se ka pasur privilegjin qė ta takojė njė humanist, politikan, intelektual e njeri tė madh siē ishte Ibrahim Rugova.

http://www.trepca.net/2006/foto/ngjarje/060330_pllaka_lajmetari.jpg

“Edhe puna jonė nė projektin e Parkut tė Paqes tė Manēesterit ėshtė inspiruar nga z. Rugova dhe miqt e tij, siē ėshtė ish kryetari i komunės sė Podujevės dhe tash Ministri i arsimit z. Agim Veliu”, tha Daus duke pohuar se ideja pėr ndėrtimin e parkut erdhi nga fėmijėt e familjes Bogujevci qė janė duke u mjekuar nė Manēester.

Ajo tha se vizioni i Presidentit Rugova pėr paqen, lirinė, demokracinė do tė kurorėzohet me pavarėsinė e Kosovės pėr ēka punoi deri nė fund tė jetės z. Rugova. “Do dėshiroja qė nė promovimin e Parkut tė Paqes tė Manēesterit nė Podujevė, tė vini edhe ju dhe qė bashkėrisht ta festojmė edhe pavarėsinė e Kosovės, simbol i sė cilės ėshtė Ibrahim Rugova” tha Daus.


Presidenti Rugova ėshtė “Lajmėtari”qė si profeti solli mesazhin pėr popullin e Kosovės

Ndėrsa skulptori i cili bėri krahėt e engjullit dedikuar Presidentit Rugova, Mike Anitt tha se e ka bėra skulpturėn nė Angli dhe e e ka sjellė nė Kosovė t’ia dhuroj familjes sė z. Ibrahim Rugova dhe popullit tė Kosovės, nė emėr tė MaK dhe popullit anglez.

Majk tha se skulptura e bėrė nga metali paraqet krahėt e engjullit dhe emri “Lajmėtari” lidhet me engjujt. “Mendoj se kjo ishte e pėrshtatshme pėr z. Rugova i cili i solli mesazhin popullit tė Kosovės si profeti”, tha Majk Enit duke treguar kėshtu dashurinė e respektin pėr Kosovėn qė ai dhe anėtarėt tjerė tė organizatės “Ndihma e Manēesterit pėr Kosovėn” kishin dhe kanė gjatė vizitave nė Kosovė.

Enit tha se inspirimin pėr ta bėrė skulpturėn kushtuar dr. Ibrahim Rugovės e ka marrė nga e dashura e tij qė e ka takuar nė Kosovė. “Kur bisedova me tė me telefon ajo ishte duke qarė dhe mė tha: Njė njeri i madh sapo ndėrroi jetė. Dhe unė kam mėsuar shumė pastaj pėr z. Rugova dhe sipas rrėfimit tė dashurės time, dėshirova t’i kushtoj kėta krah engjulli”, deklaroi skulptori anglez Majk Enit duke pohuar se lotėt e mė tė dashurės sė tij janė edhe lotėt e tij, pikėllimi i saj ėshtė edhe pikėllimi i tij dhe prandaj ka dashur ta bashkėndjej dhembjen e pikėllimin pėr njeriun e madh z. Ibrahim Rugova. Ai shpreson se familja e Presidentit dhe qytetarėt e Kosovės do ta mirėpresin veprėn artsitike qė ia ka kushtuar njeriut qė bėri aq shumė pėr vendin e tij.

Pėr fėmijėt e familjes Bogujevci foli ish drejtori i shkollės Lui Harris i cili pėrmendi skulpturėn e Saranda Bogujevcit e cila qėndron nė shkollė nė Manēester. Ndėrsa pėr takimin me Presidentin Rugova nė Podujevė mė 2004 kujtime evokoi me lot nė sy z. Paul Guest i cili tha se gurin qė ia ka dhuruar Presidenti e ka kujtimin mė tė ēmuar nga “profeti” Ibrahim Rugova. Nga emocionet dhe pritja e ngrohtė nė familjen e Presidentit Rugova, Selatin Bogujevci nuk mundi tė flasė dot pėrveē se i falėnderoi familjen e z. Rugova dhe Ministrin Veliu pėr mundėsinė qė ta takojė familjen e Presidentit historik tė Kosovės.

Nė fund tė takimit, zonja Fana Rugova u dhuroi nga njė dhuratė me emblemėn e Presidentit miqėve nga Anglia dhe theksoi se Presidenti Rugova ka ēmuar shumė popullin anglez dhe ndihmėn qė institucionet dhe populli i Mbretėrisė sė Bashkuar ka dhėnė pėr Kosovėn. “Ju falėnderoj edhe pėr kujdesin qė keni treguar pėr familjen Bogujevci dh efėmijėt qė mbijetuan tragjedinė dhe shpresoj tė bėheni njė Edit Durham e re pėr Kosovėn” i tha zonja Rugova zonjės Pam Daus.

panta_rhei
08-04-06, 18:38
http://www.megaupload.com/?d=GFHLDJ3A