View Full Version : Lulja E Shpėtimit [p O E Z I]
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:31
MILAZIM KRASNIQI
LULJA E SHPĖTIMIT
Poezi
POEZI SHQIP LULJA E SHPETIMIT
NGA MILAZIM KRASNIQI
PER SHQIPTARET QE LEXOJNE SHQIP, FLASIN SHQIP DHE MENDOJNE SHQIP
ALBANUR
POEZIA MĖ NDIHMOI QĖ TĖ KONSUMOJA ILUZIONET
I nderuari Adnan,
Botimi nė kėtė vėllim i poezisė sime tė plotė, sipas seleksionimit qė kam bėrė vetė dhe sipas formės pėrfundimtare qė u kam dhėnė kėtyre poezive, mė jep njė kėnaqėsi tė veēantė, si kėnaqėsia qė ka secili njeri kur e pėrfundon njė punė tė mundimshme e tė gjatė.
Poezia ime qė botohet nė kėtė vėllim, ėshtė finalizimi i tėrė njė projekti estetik qė kam pasur si poet pėr mė shumė se tridhjetė vjet.
Korrigjimet qė kam bėrė nė shumė poezi, janė rezultat logjik i ndryshimit tė koncepteve tė mia estetike, fetare dhe jetėsore, nė udhėn e vėshtirė tė kėrkimit tė sė vėrtetės dhe tė kuptimit tė jetės sonė njerėzore.
Tash e di se e kam gjetur udhėn e vėrtetė, e cila mė mundėson vetėrealizimin si njeri nė kėtė botė dhe shpresoj edhe shpėtimin nė botėn tjetėr.
Kėrkimi im i gjatė poetik dhe jetėsor, shumė herė ka qenė si i pėrhanshėm, kaotik dhe plot vuajtje, e kjo ka ardhur si pasojė e faktit se nuk e pata zbuluar me kohė tė Vėrtetėn.
I jam mirėnjohės poezisė sime, e cila mė ndihmoi qė tė konsumoja iluzionet dhe tė gjendesha nė njė truall, ku zgjedhja nė mes tė humbjes dhe shpėtimit, nuk ishte mė e vėshtirė.
Dhe mė duket se nė poezi mė nuk kam ēka tė them.
Kjo ėshtė forma pėrfundimtare e poezisė sime, tė cilėn do tė dėshiroa ta kisha si njė lutje tė pėrhershme pėr veten time dhe pėr tė gjithė njerėzit.
Lutem qė edhe fjala poetike tė jetė nė shėrbim tė afrimit tonė me Krijuesin tonė.
Vetėm poezia qė ėshtė e shkruar me idenė qė tė jetė adhurim ndaj Allahut dhe falėnderim ndaj Tij, pėr tė mirat me tė cilat na e ka mundėsuar dhe zbukuruar ekzistencėn nė kėtė botė, ėshtė e denjė qė tė ribotohet.
Nė Prishtinė,
1 nėntor 2004
Me respekt,
Milazim Krasniqi
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:32
KRONIKĖ
Kėto gėrmime i bėnė
do arkeologė tė egėr
Tė tyret janė shifrat
mbishkrimet
edhe ato qė sthuhen
Thonė kanė thėnė tė urtėt
thonė kanė thėnė tė marrėt
Dikujt duhet zėnė besė
Me sytė mes rrėnojash,
Kur harron besėn e vėrtetė
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:32
DETI
Det o det det o gjėmė e kaltėr
kėlthitur nga ėndrrime tė mėdha
Tė shikoj si fėrgėllohesh
dhe njėsohem me dallgėt e shqetėsimeve tė tua
qė vijnė nga ora qiellore qė mat kohėn tonė
Mbi kokat tona
Edhe nė ty e shoh mrekullinė e krijimit
Tė qiejve e tė tokės
Dhe tė jetės sonė
Tė cilės Krijuesi i tha: Bėhu dhe ajo u bė
Qė ti jep kuptim mrekullisė
Pėrmes adhurimit
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:33
NATA E QIRAVE
Sonte kanė zbritur nė kulmin e shtėpisė
shpirtrat e engjėjt
Ne si shohim dot me sy
Sonte kanė ardhur shpirtrat e engjėjt
pėr tė na dashur o gjykuar
Lehtė ia bėjmė me kėto tė mira nė sofėr
Po si tia bėjmė
me varfėrinė e shpirtit
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:33
GURI I MEGJĖS
Bėn po atė gjumė guror
Tė shekujve tė fjetur
Nė faqen e tij tė rrahur nga era e shirat
si nė njė skenė filmi tė tmerrit
zgėrdhihet nofull e vdekjes
Qėndron nė njė bucė tė rėndomtė dheu
Po njerėzit ia bartin peshėn nė zemėr
Qė kur humbėn paqen nė shpirt
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:33
DASMĖ
Ja po vijnė dasmorėt po vijnė
shtegmalit e breglumit gjithkah
tė gjithė tė buzėqeshur
Nė oborr ėshtė ndezur zjarri
pėr busull e mirėseardhje
edhe atyre qė sjanė tė ftuar
Porta ėshtė sofėr pėr tė gjithė
gėzimi daulle e tė gjithėve
njė shtėpi kalamaj miq uroni
Dhe dritė nė tė gjitha anėt
Dritė qė na shpėton nga humbja
Nėpėr udhėkryqet e lumturive
Tė rreme
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:34
IM ATĖ
Kur flitet pėr arat
im atė luan nga vendi
Shikon qiellin
sikur kėrkon mendimet nė re
Palon duart e ēara
si pėr bekimin e fėmijėve
Nė atė dramė tė tij
diēka gjithmonė mbetet e paparė
diēka gjithmonė mbetet e pathėnė
Kur flitet pėr arat
nė shpirtin e tim eti
Mėshira e tė Mėshirshmit
Ringjall besimin
si shiu tokėn e vdekur
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:34
HIJA E TIM ETI
Dritarja kap njė cop qiell
tė mugėt si fytyrė gruaje me dhembjet e lindjes
Ka kohė qė e vėshtroj kėtė sfond tė plumbtė
gjelbėr tė shkyer nga degėmollėt
e tė qepur etshėm nga pipėtima e gjetheve
Nė kėtė soditje tė qetė
papandehur mė shfaqet porteti i tim eti
me atė shqetėsimin e pėrjetshėm
qė lidhte tokė e qiej
Dhe mi shpalon vrragėt e duarve e tė buzėve
tė ashpra e tė thella si tė tokės
sa unė vėrtet smund ta di
i mori ai tė tokės apo toka tė tij
Im atė i mirė im atė i etshėm
ende endet hije arave duke u lutur
pėr diell shi e bukė
Dhe paqe nė shpirt
Tash nga gjethet po bien pikat e para tė shiut
tė kthjellėta si lot gėzimi
Tė dikujt qė kthehet pėrgjithmonė
Nga mėrgimi
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:35
DITA E TREGUT
Zbresin burrat nga malet
me zemile e thasė
me mushka e kuaj
Qyteti ėshtė i tyre kėtė ditė
me sheshe me kafene me kėnde
pale a ua zė tė gjithat qė kanė e skanė
Nė vend e kohė tė caktuar
takohen miq e myshterinj
dredhin fjalė e cigare
Dikush shet lopėn dikush
blen rrobe pėr nuset
Kur ia lidhin kėrthizėn
ditės sė tyre tė shėnuar
marrin udhėt kah malet
me veten e tyre pėr tu ritakuar
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:35
PASDITE ME SHI
Nisėn tė bien pikat e para tė shiut
era i hedh tutje me tėrbim
Lagjja ka rėnė nė njė gjumė klinik
rrugėt prehen si tė sėmurėt nė komė tė thellė
Gjithė pamja qė kap syri nėpėr xham ėshtė
e akullt
si pėrfytyrimi i hedonistit pėr vdekjen
Qė edhe mund tė vdes pa e kuptuar
Se kjo ėshtė vėrtet mėshira e premtuar
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:35
NJĖQIND VJET VETMI
Kot po i sjell numrat
thirrjet i pėrbin nata
Bota ka rėnė nė gjumė
Ora e murit bėn grevė
Ētė bėj nėse duhen bėrė
flijime mė tė mėdha se vetvetja
Tė hesht edhe unė si muret
tė kotem me saksitė
Si ti shpėtoj vetmisė
qė mė mbulon me harrim
E dhoma qė lėngon e bota qė fle
tė ma bėjnė njė vdekje mė njerėzore
Ah
Vetmia qenka brendas vetes
Kur humbim lidhjen me Shpėrblyesin
Dhe unė qenkam vetė prodhuesi i saj
Si merimanga
kur pa dashje kurthohet nė rrjet
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:36
ĖNDĖRR
Pėrtej muzgut bie briri
nė pluhurin e pėrfytyrimit gjurmė
mamutėsh kryqesh avionėsh
Gjymtyrėt fluturojnė nėpėr qiell
duke ndjekur gjahun
E nė boshėsinė e akullt pastaj
fėmijė epruvetash luajnė me baltė
prerja e artė me thikė
pikturon bukurinė e verdhė tė murtajės
Dil prej kėsaj ėndrre me ngut
Nėpėr portėn e hapur nga engjėjt
Ajo tė rikthen nė sprovėn fitimtare
Kur me zemėr zgjohesh
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:36
BALADĖ TROTUARESH
Me delikatesė bie mbrėmja
siē bie perdja e kadifenjtė
pas njė akti tė kryer nė dramė
Ndanė rrugėve ndizen neonėt
nė farfurinė e dritave tė tyre
Qyteti merr frymė si astmatik
Nėpėr markete kafene librari
hyjnė e dalin njerėz
pėr tė marrė a lėnė shqetėsimet e veta
Nė tė gjitha anėt njerėzit nxitojnė
dhe ēuditėrisht u ngjajnė pantomistėve
tė harruar nė rolet e tyre
E gjitha kjo gjalllėri ėshtė rrenė e fantazisė
Nėse nata nuk pėrqafohet nė paqe
Si jastėku i butė
Ku pushojnė edhe ėndrrat
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:37
METROPOLI
Ku ta hedhėsh hapin do tė shkelėsh
nė gjethe tė verdha e fjalė tė rreme
Kah ta kthesh kokėn do tė shohėsh
reklama verbuese e fytyra tė ngrira
Ētė zė veshi do tė dėgjosh
zhurmė motorėsh e rrėfime triviale
Ik kah tė ikėsh do tė shkosh
drejt vdekjes nėn rrotat e mitit modern
I cili pikė faji nuk tė ka
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:37
ANTIPOEZIA
Sot pasdite nė shitoren Gėrmia
kam parė poetin. Mė tė famshmin poet
Kish tė veshur seksi-pallto. Farmerka Texas
e kėmishė brilantini. Njė minikravatė e
borsalino kauboji. Kėmbėzbathur.
Buzėqeshte. Pėrshėndeste me duart plastike.
Shkėlqente nga dritat shumėngjyrėshe
Tė vitrinės
Dhe derisa e shikoja atė tė ngrirė
dhe njerėzit kundruall tij tė ngrirė
mė bėhej se e ndieja tė recitonte
njė antipoezi pa fund
me zėrin joshės tė reklamės
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:37
IKJE NGA VETJA
Nė peizazhin e mėngjesit pranveror
buzėgazi i diellit tjerr ėndrra tė arta
Nėpėr degėt e drunjve cicėrojnė zogjtė
e gjethet ua mbajnė ison me pipėtimė
Kėtu gjithēka i ngjan pėrrallės sonė
qė e shpikim nė njė gotė me zhgėnjimin
e pluhurosur
Por ēmu desh ky uikend
edhe jashtė vetes ta njollos simetrinė
Se tymtarėt automjetet bėrllogu
gojėhapur mė presin tu kthehem nė mbrėmje
sėrish
Duke shtrydhur nostalgjinė nė kėtė oazė
ndiej turpin e ikjes nga vetja
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:38
GJUETI NĖ SHTRIGA
Ngrihet siē ngrihet tufani
fjalė e thėnė nė erė
E pėrlan para vetes
tė veja virgjėresha
Ua bėn gjykimin
nė kamarėn e dhunimit
Nė kokėn e botės metastazė
E liga
Pse e bėtė jetėn njė gjueti
Nė shtriga
Zotėri Torvemada
Inkuizitor i madh
I krimit
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:38
SODITJE
Copėdielli si pyll nė flakė
fundoset duke lėnė pas qefinin gri
Kurorat e rrezeve jermėrisht
rikrijojnė pėrpėlitjen e tyre nė xham
Fėmijėrisht sodis kėtė pamje
si kėtu e dhjetė vjet mė parė
Po ai perėndim dielli
por tjetėr skenė nė soditjen time
Kam zėnė ta kuptoj mrekullinė
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:38
MUZGU
Si ushtimė pylli pėrhapet kumbimi
i trokut ēalaman tė pelės sė zezė
Ajo turfullon e hakėrrohet
me vringėllimė patkonjsh fik qirinjtė e dritės
Nga pamja e mugėt tulaten njerėz e bimė
vetėm lakuriq farkėtohen vitheve tė saj
Ninulla e natės na merr gjithėve nė dorėzim
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:39
PAGJUMĖSI
Orenditė koten
si korifenj tė gozhduar
Nė misionin e tyre tė kotė
Ndez transistorin
Tinguj tė njė muzike tė vrazhdė
shpėrthejnė si gaz i nėndheshėm
Jashtė fryn
Pikat e shiut dimėror
pėrplasen xhamave me tėrbim
Kujtoj mikun
nisjen e tij nė udhė tė largėt
e kthimin nė sarkofag bojėkafe
Tik-taku vazhdon
Akrepat kryqėzohen ashpėr
Si brirė mamutėsh
Njė mjegull klinike shtrihet
si pauzė midis aktesh
Ėshtė gjumi qė bie si vesė qumėshtore
Nga dora e pėrjetshme e mėshirės
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:39
VJESHTA
Mė nė fund erdhi
e zymtė flokėshprishur
si njė mėrgimtare e shumėvuajtur
Dhe po shkel arave trotuareve
rėndė duke derdhur vrerin
qė i ėshtė lidhur nė grykė
Vjeshta do tė mėrgojė sėrish
bashkė me pikėllimin e saj tė pėrjetshėm
Ndėrsa tonin na e lė pykė nė grykė
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:40
DIMĖR
Peizash me njė ngjyrė tė vetme
Bardhėsia rrėnqethėse shtrihet
Boshėsisė sė saj vėrshėllen era zemrake
Duke shkelur mbi borėn kėlthitėse
Provoj ti gjej kėsaj dite njė copė vend
Nė galerinė e gjėrave tė harruara
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:40
GURGDHENDĖSI
E bart gurin nė krah
pastaj net e ditė e vjet
mundohet tė zbėrthejė enigmėn e fjetur
Duke u thelluar nė tė me daltė e ēekan
shpalos si faqet e njė libri enigmėn e jetės
Gurgdhendės ėshtė mė i rėndė guri
a dhembja qė skalit nė tė
Mė mirė lėre punėn qė sėshtė jotja
Dhe kthehu paqėsor nė enigmėn tėnde njerėzore
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:40
UJĖVARA
Nga gurmazi nxjerr njė rėnkim tė mbytur
E kreshpėrohet me tėrė egėrsinė
gjymtyrėt e veta kafshon nga tėrbimi
Po atė gjėmim ndiej
sa herė mbyllen nė njė ėndėrr tė keqe
Nėse nuk e gjej si duhet derėn e daljes
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:41
ARKITEKTI
Ja kėtu do tė ngrihet lagjja e re
ky kompleks pėrrallor
qė po mė zhurmon nė kokė
Lart do tė jenė apartamentet
poshtė marketet shitoret e lodrave libraritė
pėrballė fusha e gjelbėr dhe pishat
Lagjja duhet ti ketė tė gjitha
ēu duhet pleqve, punėtorėve, kalamajve
Si ta nxjerr nė pėrmasat e jetės
Pa e shkelur kufirin e tė vėrtetės
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:41
MOTIV ARBĖRESH
Fryn Vetėtin dhe Gjėmon
Nga ky rrėmet llahtar
Tundet edhe dridhet Dheu
Mot i lig i tėrbuar
Si nė baladėn shumė tė lashtė
Edhe gurėt vendit shkul
Rrokullisen tatėpjetė gurėt
Edhe gjenden mu nė majė
Tė thepisur si mallkimi
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:42
NĖNAT
Nisen pas yjve djemtė
E nėnat mallpėrgjėruarat
Ngrohen me shkarpa ėndrrash
Mėsyjnė tek bien boritė djemtė
E nėnat shpirtpėrvėluarat
E shkojnė jetėn tek portat
Mbesin fushėtirave djemtė
E nėnat shamizezat
Varret nė zemra ua mbajnė
Po su luten si luten nėnat
Pėr shpėtimin e pėrjetshėm
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:42
SERGJENET
Gjithė ajo pasuri oh ēpasuri
As nė tokė as nė qiell
Ftoi nga kushedi ēvjeshtė
Molla e njė vere qė se prek harrimi
Shamia qė dikur valles i printe
Zogu nė dru gdhendur gjithė vegime
Gjethe tė thara tė blirit erėmirė
Letra tė vulosura me shkretėtirė
Gjithė ajo pasuri oh ēpasuri
Syrit tė kurrkujt si fshehej
Muzeume mallli qenė pėrherė
Sall shpirti mund ti mbante ashtu nė erė
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:42
SOFRA
Shtrohej nė ballė tė vatrės
Re vegimi hėnė e plotė
Buka u thehej tė gjithėve
Edhe atyre qė mungonin ngahera
Mikun nė bukė se nė prente
Edhe mik po tė mos ishte
Edhe me rėndė ish kur ēohej
Hark shprese diell i ngrirė
Ndrydhej shtrydhej veten e hante
Frymėn gjallė tė na e mbante
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:43
NĖ SHPELLĖN E MERMERTĖ
Nėpėr njė portėz
Tė cilėn na e hap vetė ciceroni
Hyjmė nė Shpellėn e Mermertė
Tek ecim si tė shkelnim nėpėr habinė tonė
Hapat gjėmojnė bubullimė
Ndėr muzgje vere tė vonė
Ciceroni pėrmendsh si pėrēart flet
Pėr do speleologė temperaturėn nė shpellė
Pėr tė panjohurėn qė pret
Mijėvjeēarėt sipėr kokash tė gurėzuar
Flokėt sa sna i pėrkėdhelin
Si prindėrit fėmijėve tė llastuar
Po prapėseprapė veten e pėrmbajnė
Nė atė gurėzim madhėshtor
Lotėt veēse smund i mbajnė
Ndėrsa ne vėrtet asgjė nuk kuptojmė
Pėrderi nuk e masim kohėn
Ashtu si Krijuesi e ka krijuar
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:43
PĖLLUMBAT
Imazh rrėnqethės krijojnė
Tek hyjnė nė guvė syakuj
Tek dalin
Ajo vėrtitje pėrmbi kulme
Ankth qė bebzėn rrit
Sado ulokė qė tė jenė
Qiellin e ēukasin nė rrashtė
Tek fluturojnė nėpėr shqotė
Tek ēojnė nė vend fshehtėsinė
Flatrat plumb u rėndojnė
Nga kuje netve me hėnė
Ankth qė bebzėn rrit
Ajo vėrtitje pėrmbi kulme
O nėnė
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:44
ILION
Tė mbuluan kohėt me lava hiresh
Tė mbuluan me mollokė gėnjeshtrash
Para shkėlqimit dhe mjerimit tėnd
Fjalės i ngatėrrohet gjuha ndėr dhėmbė
Tė mbuluan kohėt e ikėn kokėpėrgjakura
Tė harruan kohėt e tu kthyen zemėrplasura
Nė zjarret qė tė shkrumbuan su dogj liria
Se kish humbur mė parė
Nė mjegullat kobsjellėse tė miteve
Atė ditė e sot
Kornizė pėr portret stė gjen historia
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:44
KURTHI
U nis nė sa e sa luftėra
Veten duke bėrė fli
Nuk qe Helena e bukur si thonė
Po bota e shėmtuar ish
E ra dhe Ilioni sė fundi
Pus i thellė nė atė rrugė
Po kurthit tė ngrehur
Si shpėtoi as Agamemnoni
Zgjidhte nyjė zemėrimi Klitemnestra
Jo
Mirrte hak Ilioni
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:44
THEMBRA E AKILIT
E ēka po tė mos ktheje nė betejė
Nėpėr qiellin gri tė antikės
Imazhe mitesh mė pak do tė kish
Po thembra jote do ti bėnte bisht harrimit
Kohėn tonė ēaltas do ta arrinte
E ēka po tė mos ktheje nė betejė
Mallkimi qė ti e barte nė thembėr
Atyre qė harruan besėn e dhėnė
Edhe ashtu do tu rėndonte nė zemėr
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:45
AVE CAESAR
Ave Caesar
Saē i zjarrtė mbi Dhe kurorė
Ėndrrash nė mes tė kėputura
Ave Caesar
Edhe kur pėrfytem me luanin
E tėrbimit tend tė madh
Gjaku im qiellin kur spėrkatė
Ave Caesar
Edhe kur i fundmi kuadėr i jetės
Ndėr bebėza mė ngrihet
Me dhe kur tė mė mbulojnė
Ave Caesar
Qė vdekjes sime i duartroket
Pėr tėnden unė dhe do tė bėhem
Dhe qė nė gji do tė tė merr
Deri nė ferr
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:45
RĖNIA E KARTAGJENĖS
Thonė ra Kartagjena
Se qe strateg Scipioni
Thonė ra Kartagjena
Mbi hirin e saj tė stėrngritej Roma
Po Kartagjena skish si tė mos binte
Pėrderisa hijes sė vet
Dronė si njė fantazme ia kishte
Pause_Print_Scroll
04-08-06, 02:45
ARRĖZA
Cingėrima e orės mė nxori a mė mbėrtheu nė pezhishkėn e asaj ėndrre llahtarinė e tė cilės mendja smund e peshon
Diēka si recital robotėsh diēka si kor shurdhmemecėsh
Pastaj mė zuri njė kollė gulēitėse njė ngulfame pėrmbytėse
E ndeza cigaren e thitha njė here thellė dy tri herė
Fėrkova sytė hundėt theva gishtrinjtė kafshova thonjtė krova flokėt
Barkzbrazėt dola nė rrugė shpirtzbrazėt
Mure Balkone Shtylla Kartmortale Asfalte Shitore kafeēajtore
Kalimtarė Kalimtarė Kalimtarė Kalimtarė Kalimtarė
Thithin cigare pėrtpin ēamēakėz pėshtyjnė reklamat shikojnė
Njerėz-gjymtyrė Njerėz-gjeste Njerėz-hije
Rruga i ngjet njė skene teatri eksperimental
Ku pėrdhunshėm reprizohet njė shfaqje pantomime
Zgjat shfaqja apo aktorėt janė harruar nė role tė tyre
Si na u fry kėshtu Arrėza si na u bė digė qė ndal fjalėt
E si vetmia vėrshėllen nga tė katėr anėt si veri vjeshte tė vonė
E na ther nė shpirt pėr njė humbje qė i bėmė vetes
E njė hidhėrim qė i bėmė Krijuesit
vBulletin v3.8.7, Copyright ©2000-2025, Jelsoft Enterprises Ltd.