PDA

View Full Version : Shkaqet aktuale tė shkurorėzimeve nė Kosovė


Arb
06-08-06, 01:04
Si ēdo shoqėri nė tranzicion edhe shoqėria kosovare po pėrjeton ndryshime tė thella tė institucioneve dhe sistemit tė vlerave. Ajo qė na shtyri pėr tė kryer kėtė hulumtim kualitativ pėr shkaqet aktuale tė divorcit nė Kosovė ishte numri nė rritje i kėtyre rasteve, interesimi ynė pėr tė parė se si ka ndikuar ndryshimi i organizimit tė brendshėm familjar, si dhe ndikimi i ndryshimit tė sistemit tė vlerave nė shkaqet e divorcit. Hulumtimi i kėtij problemi ishte njė sfidė pėr ne, pėr shkak tė natyrės prekėse dhe emocionale tė vetė dukurisė dhe pėr shkak se ėshtė dashur tė kontaktojmė me persona tė cilėt kanė pėrjetuar divorcin, persona tė cilėt ende i vuajnė pasojat emocionale tė ndarjes. Insistimi ynė pėr tė mėsuar mė shumė rreth rastit bėnte qė ata tė rikujtojnė ndoshta momentet mė tė pakėndshme tė jetės sė tyre.

Fillimisht, me qėllim tė sigurimit tė disa informacioneve bazė mbi dukurinė e divorcit nė Kosovė, kemi biseduar me z. Afrim Krasniqi, koordinator i ekipit pėr hulumtime sociale pranė IPS (Instituti pėr Politikė Sociale) nė Prishtinė, ish punėtor social pranė Qendrės pėr Punė Sociale nė Prishtinė.

QĖLLIMI DHE OBJEKTIVAT

Hulumtimi mbi shkaqet e divorcit nė Kosovė ka synuar tė kuptojė aspekte tė ndryshme tė kėtij problemi si dhe tė japė disa sugjerime pėr atė se ēfarė duhet bėrė me qėllim tė zvogėlimit tė numrit tė divorceve nė Kosovė, si dhe njohjen e pasojave tė kėtij problemi.

Objektivat e hulumtimit tonė kanė qenė:

• Tė mėsojmė se si ndikon pėrvoja e jetės para martesore nė mėnyrėn se si bashkėshortėt e ardhshėm do tė organizojnė jetėn familjare dhe si do tė zgjedhin problemet eventuale?
• Si vendosin tė rinjtė pėr martesė?
• Si fillojnė problemet dhe ēfarė bėhet me qėllim tė zgjidhjes sė tyre?
• Cilat janė shkaqet mė tė shpeshta tė divorcit?
• Si pėrjetohet divorci nga ish-bashkėshortėt dhe nga anėtaret e familjeve tė tyre?

METODOLOGJIA

Ky hulumtim kualitativ ėshtė realizuar me intervista tė thella gjysmė tė strukturuara .

Fillimisht ėshtė bėrė njė rishikim i shkurtėr i aspekteve tė ndryshme tė shoqėrisė kosovare qė janė tė lidhura me shkaqet e divorcit si dhe njė analizė e shkurtėr e divorcit nė tė kaluarėn duke u bazuar nė burime nga literatura.

Janė realizuar katėr intervista tė thella me dy meshkuj dhe dy femra tė divorcuara. Tė intervistuarit janė kontaktuar me ndėrmjetėsimin e tė afėrmve tė tyre, kanė qenė tė moshės 25-35 vjeēare, me njė shkallė mesatare tė arsimimit dhe jetonin nė familje me standard mesatar.

Gjatė intervistave fillimisht iu ėshtė kėrkuar tė intervistuarve qė tė japin njė biografi tė shkurtėr tė jetės sė tyre, pastaj iu kėrkua tė flasin nė hollėsi pėr rastet e tyre duke filluar nga njohja me ish-bashkėshortin/en e deri te ndarja e tyre , si dhe pėr ndryshimet nė jetėn e tyre pas ndarjes. Intervistuesi ka ndėrhyrė me pyetjet e pėrgatitura mė parė nga grupi hulumtues vetėm nė rastet kur i intervistuari ėshtė ndalur dhe nuk ka vazhduar tė rrėfejė, pėrndryshe tė intervistuarit janė lėnė tė flasin spontanisht pėr rastin e tyre .

Mė pas kėto intervista janė transkriptuar dhe analizuar secila veē e veē, pastaj ėshtė bėrė njė analizė e pėrgjithshme e shkaqeve tė divorcit nė Kosovė, si dhe janė dhėnė sugjerimet e tė intervistuarve pėr ēiftet e martuara.

Arb
06-08-06, 01:04
HYRJE NĖ FENOMENIN E DIVORCIT

Jeta fėmijėrore ka ndikim tė madh nė zhvillimin e mėvonshėm tė personalitetit tė njeriut, i cili ndikim reflektohet nė jetėn martesore. Tė intervistuarit tanė kanė pasur njė fėmijėri tė qetė dhe njė rini relativisht normale ku kanė qenė ēdoherė tė pėrkrahur dhe tė mbrojtur nga familja, qė ėshtė edhe karakteristikė e shoqėrisė kosovare, ku me ēdo problem qė ballafaqohen fėmijėt, familja ndėrhyn nė zgjidhjen e tyre ,duke mos i krijuar hapėsirė fėmijės qė tė aftėsohen pėr zgjidhjen e problemeve nė mėnyrė tė pavarur, kėtė mund ta vėrejmė edhe nga tė intervistuarit tanė, tė cilėt ēdoherė kur flasin nuk fillojnė nga vetja e tyre, por flasin nė shumės dmth. pėrfshijnė edhe anėtarėt e tjerė tė familjes nė zgjidhjen e problemeve tė tyre .

Shumica e tė rinjve sot fatin e tyre e zgjidhin nė mėnyrė shumė spontane, mirėpo ka edhe tė atillė qė fatin e tyre e vendos familja, siē ėshtė rasti me tė intervistuarin N-1 i cili shprehet :
“...nuk kam dashtė mu martu, s’kam pasė dėshirė, se mu mė ka shty edhe familja mu martue...”

Nga kjo del se mėnyra e pėrzgjedhjes sė bashkėshortėve ėshtė njė element shumė i rėndėsishėm nė jetėn e mėvonshme martesore. Gjithashtu ajo qė vėrehet ėshtė edhe kohėzgjatja e shkurtėr, prej njohjes sė njėri-tjetrit deri te martesa, dhe kjo bėn qė tė mos arrijnė deri te njohja e thellė e tyre pėr njė jetė bashkėshortore.

Tek meshkujt janė tė rėndėsishme raportet me anėtarėt e familjes sė tij, ndikimet e kėtyre raporteve nė martesė janė shumė tė rėndėsishme, kurse ndikimi i familjes sė femrės nuk ėshtė edhe aq i rėndėsishėm. Ndėrsa pėr femrėn janė shumė tė rėndėsishme raportet me tė dy familjet, arsyeja kryesore pėr kėtė ėshtė pasi qė shumica e ēifteve jetojnė bashkė me familjen e bashkėshortit. Gjithashtu ka mjaft raste kur ēiftet vendosin tė martohen pa pėlqimin e anėtarėve tė familjes, ėshtė i rėndėsishėm sidomos fakti nėse anėtarėt e familjes sė bashkėshortit kanė qenė dakord pėr martesėn.

Te familjet e mėdha edhe nė rast se ka probleme, rrallė vjen deri te ndarja, sepse nė kėto familje ekziston njė kod moral-tradicional, ku sipas traditės deri tek divorci mund tė vijė vetėm nė rast “tė prekjes ne sedėr” (pėr ēėshtje morale). Ndėrsa te familjet bashkėkohore deri te divorci vjen pėr shkaqe tjera, tė thjeshta, tė pėrditshmėrisė me tė cilat ballafaqohen bashkėshortėt. Ajo qė i bėnė tė lumtur ēiftet bashkėshortore nė shoqėrinė tonė kryesisht ėshtė lindja e fėmijėve, mirėpo ka raste tė atilla ku kėtė lumturi e zbeh gjinia e fėmijės, e sidomos kjo vėrehet mė shumė te familjet tradicionale, gjithashtu jetėn bashkėshortore e bėnė mė tė lumtur harmonia dhe mirėkuptimi familjar.

Vitet mė kritike tė divorcit janė nga viti i tretė deri te viti i tetė, ku bashkėshortėt janė pėrafėrsisht rreth tė tridhjetave.

Arb
06-08-06, 01:05
SHKAQET E DIVORCIT NĖ RASTET E INTERVISTUARA

Shkaqet e divorcit nė rastet e hulumtuara kanė qenė tė natyrave tė ndryshme dhe kanė pėrfshirė shumicėn e shkaqeve tė divorceve nė Kosovė.

Te rasti N-1. Problemet filluan kur martesėn e tij ia imponoi familja me qėllim qė tė kenė pasardhės meshkuj, mirėpo kjo nuk ndodhi pasi qė u lindėn tri vajza, e ky ishte shkaktari kryesor i ndarjes, problemet tjera ishin tė natyrės ekonomike, si dhe raportet e bashkėshortes me motrat e bashkėshortit (kunatat): “tash mė sė shumti lindin problemet pėrmes grave p.sh. kunatat, kuptohet... kanė xhelozi njėra me tjetrėn, ... edhe aty lindin do probleme mė shumė “.

Rasti N-2 : Nė kėtė rast raportet nė mes bashkėshortėve kanė qenė relativisht tė mira ku ajo thotė: “probleme s’kemi pas aspak, nuk muj me thon qė... kemi pas probleme, aty pėr aty jemi nda......”

Si ēdo familje ku lindja e fėmijėve ėshtė shumė e rėndėsishme dhe e mban bashkėjetesėn, nė kėtė rast edhe pse jetuan pėrafėrsish dhjetė vite bashkė nė harmoni, mungesa e fėmijės e shkatėrroi kėtė martesė, pra shkaktari i kėsaj ndarjeje ishte moslindja e fėmijėve...”se s’ka pas veq ai dėshirė me pasė fėmijė, kom pas dėshirė edhe unė ... ndoshta edhe mė e madhe u kanė dėshira jeme... po fati..” kėshtu qė ndarja nė kėtė rast ka qenė tepėr e pa pritur pėr bashkėshorten.

Rasti N-3. nė kėtė rast shkaktar i divorcit ka qenė kėrkesa e bashkėshortit qė tė ushtrojė rol udhėheqės-kontrollues ndaj bashkėshortes: “Po ... normal d.m.th. unė sikur ēdo mashkull ndoshta ish dasht ... lypsha qė ta kem atė nėn kontroll...”, gjė qė nuk u pranua nga bashkėshortja e tij, kjo gjendje zgjati pėr tri vite e gjysmė dhe pastaj erdhi deri tek divorci. Ajo kėrkonte qė tė ketė mė tepėr liri psh. daljen e saj nė shoqėri, vizitat e shokėve etj.

Rasti N-4. Karakteristikė e kėtij rasti ėshtė se ēifti ka vendosur pėr martesė pėr njė afat tepėr tė shkurtėr kohor prej njėzetė ditėsh. Martesa u bė pa pėlqimin e tė dy familjeve, ku familja e bashkėshortit fillon tė distancohet nga kontaktet me tė martuarit : “.....asnjė vėlla (i burrit) nuk ka dasht me na folė, me na pėrshėndet, s’kan dasht me na ardhė... na u kanė pėrzi nė do punė tjera....”. dhe fajin pėr kėtė bashkėshorti ia ka hedhė bashkėshortes sė tij, mė vonė ka filluar tė xhelozojė, maltretojė, ka pėrdorė dhunė etj. Kėto maltretime filluan edhe mė tepėr pėr shkak tė gjendjes jo tė mirė ekonomike. Gjatė kėsaj kohe bashkėshortja nuk ka pasur mbėshtetje nga familja e saj sepse ka pasur vetėm njė motėr dhe nėnėn, pra nuk pat pėrkrahje nga askush, u detyrua tė kėrkojė ndihmė nė qendrėn pėr punė sociale tė cilėt ndėrmjetėsuan procedurėn e ndarjes.

Te rastet e hulumtuara reagimet e anėtarėve tė familjes kanė qenė tė ndryshme varėsisht nga shkaqet e lindjes sė problemeve. Nė rastet kur shkak i lindjes sė problemit ishte mungesa e fėmijėve, anėtarėt e familjes sė tė dy palėve nuk ishin tė pajtimit pėr ndarjen e bashkėshortėve, dhe ishin tė tronditur nga ndarja. Ndėrsa aty ku kishte maltretime psiqike-fizike, familjet e tyre ishin tė pajtimit dhe tė kėnaqur me ndarjen. Nga kjo shihet se edhe pse nė shumicėn e rasteve familjet kishin reaguar, prapėseprapė, pėrpjekjet e tyre pėr tė zgjidhur problemin nuk ishin tė suksesshme, vendimi i ēifteve pėr ndarje ishte pėrfundimtar.

Edhe pse marrėdhėniet nė mes bashkėshortėve nė disa raste ishin shumė tė acaruara prapėseprapė jeta intime ishte relativisht normale, mirėpo ka raste kur lindja e problemeve nė jetėn bashkėshortore ka filluar tė reflektohet me ndryshime nė jetėn intime duke i zhveshur nga pėrjetimi emocional.

Ēfarė janė nė gjendje tė bėjnė partnerėt pėr tė ruajtur martesėn, varet shumė nga fakti se a kanė lindur fėmijė apo jo, nė rastet kur nuk kanė fėmijė, vėrehet njė interesim mė i vogėl pėr vazhdimin e jetės bashkėshortore. Ndėrsa kur ēiftet kanė fėmijė reagimet e bashkėshortėve janė tė ndryshme nga njėri tjetri, nėna ėshtė shumė mė e lidhur emocionalisht me fėmijėn, prandaj edhe sakrifica e saj ėshtė shumė mė e madhe siē shihet te rasti N-4 ku burri ka ushtruar pėr dy vite radhazi dhunė ekstreme fizike ndaj bashkėshortes, vitin e fundit e ka larguar vazhdimisht nga shtėpia, por ajo prapė gjente forcė qė tė rikthehet vetėm e vetėm pėr hir tė fėmijės. Kjo zgjati deri sa ajo kuptoi se kjo mėnyrė jetese, me ndėrhyrje tė shpeshta tė punėtorėve social, gjyqeve, policisė, po ndikonte negativisht nė zhvillimin normal tė vajzės sė saj.

Te rastet e hulumtuara, iniciator pėr ndarjen kanė qenė meshkujt por ēdoherė duke e arsyetuar vendimin e tyre si i drejtė dhe duke e konsideruar bashkėshorten si shkaktare tė problemeve.

Sa i pėrket procedurės sė ndarjes, nė disa raste ndarja bėhet me ndėrmjetėsimin e pleqnarėve, nė rastin tjetėr nė mėnyrė mė tė thjeshtė, vetėm me njė “tung”, kurse te rasti kur ėshtė ushtruar dhunė , ndarja ka qenė mė e komplikuar, duke filluar me ndėrmjetėsimin e Qendrės pėr Punė Sociale, pastaj ka vazhduar me psikoteste, pėr tė pėrfunduar me vendim gjyqėsor, procedura e cila zgjati njė vit e mė tepėr.

Pas ndarjes zakonisht ish-bashkėshortėt nuk e takojnė njėri tjetrin, me pėrjashtim tė ndonjė takimi spontan.

Arb
06-08-06, 01:06
ANALIZĖ E SHKAQEVE TĖ PĖRGJITHSHME TĖ DIVORCIT NĖ KOSOVĖ

SHKAQET AKTUALE TĖ DIVORCIT NĖ KOSOVĖ:

Emancipimi i femrės
> Ndryshimi i strukturės sė brendshme tė familjes
> Mospranimi i kėtyre ndryshimeve nga meshkujt
Prezenca e ndėrkombėtarėve

> Futja e vlerave tė reja nė shoqėri

Punėsimi i femrave
> Irritimi i meshkujve
Gjendja ekonomike
> Pavarėsia ekonomike e femrės
> Shkalla e ulėt e punėsimit tė meshkujve
Rritja e shkallės sė dhunės
> Abuzimi fiziko-psiqik
“Kullerizmi”
> Mundėsi e madhe pėr partner alternativ
> Joserioziteti nė martesė
Jeta dinamike
> Moskalimi i kohės bashkė
> Mundėsi pėr lidhje tė reja alternative
Fėmijėt
> Moslindja e fėmijėve
> Gjinija e fėmijėve
Dukuritė patologjike
> Alkoolizmi, narkomania, bredhja, bixhozi, prostitucioni kompensacional
Mediat
> Serialet, interneti
Divorci ėshtė pjesė e ēdo shoqėrie dhe e ka pėrcjellė shoqėrinė nė tė gjitha fazat e zhvillimit tė saj. Mirėpo shkaqet e divorcit ndryshojnė nga shoqėria nė shoqėri dhe nga koha nė kohė. Institucioni i familjes nė Kosovė ka funksionuar duke u mbėshtetur nė rregullat e Kanunit ku martesa ka qene diēka e shenjtė dhe deri te shkatėrrimi i martesės ka ardhur kryesisht pėr ēėshtje morale, tradita pra ka qenė ajo qė e ka mbrojtur martesėn.

Shoqėria kosovare po pėrjeton njė ndryshim tė thellė social, i cili ndikon nė ndryshimin e strukturės familjare, sė bashku me kėtė po ndryshon edhe institucioni i martesės. Tash martesa nuk ėshtė diēka e shenjtė edhe deri te shkatėrrimi i saj vihet pėr shkaqe tė natyrave tė ndryshme: emancipimi i femrės dhe punėsimi i saj nė njė shkallė tė lartė, prezenca e ndėrkombėtarėve, gjendja ekonomike, rritja e shkallės sė dhunės nė familje, jeta dinamike ku partnerėt nuk kanė kohe tė mjaftueshme ti kushtojnė njeri-tjetrit, moslindja e fėmijėve, dukuritė patologjike ne shoqėri (alkoolizmi, narkomania etj.).

Femra nė tė kaluarėn ėshtė edukuar nė njė rreth familjar patriarkal, ku ėshtė rritur nė njė frymė bindjeje dhe nėnshtrimi ndaj meshkujve tė familjes. Liria e saj e veprimit dhe iniciativės ka qenė e kufizuar. Secila femėr kėtė mėnyrė jetese e ka parė si diēka normale dhe nuk ka ndėrmarrė asgjė pėr ndryshimin e kėsaj strukture familjare.

Femrat kanė filluar te kėrkojnė liri mė tė madhe veprimi duke filluar qė nga vitet e shtatėdhjeta, kur nė shumė ekonomi familjare meshkujt filluan tė punojnė jashtė vendbanimit tė tyre. Sidomos joprezenca e tyre pėr njė kohė te gjatė nė familje i jep hapėsirė femrės pėr liri veprimi brenda ekonomisė familjare, tė paktėn liri veprimi me fėmijėt e saj. Me kalimin e kohės ēdoherė e mė tepėr ajo fillon ta ndiej vetėn mė tė lirė dhe mė tė pavarur.

Faktori qė solli ndryshimet mė tė mėdha nė shoqėrinė kosovare ishte konflikti i fundit i armatosur nė Kosovė. Kėto ndryshime vėrehen nė tė gjitha strukturat shoqėrore. Njė ndryshim i thellė vėrehet nė institucionin e familjes ku mė sė shumti ka ndryshuar raporti mashkull-femėr. Pėrjetimet gjatė luftės, zhvendosja masive nga shtėpitė, jetesa e pėrbashkėt e shumė njerėzve nė njė hapėsirė tė ngushtė (jeta ne tenda) ku kryefamiljari nuk ka pasur hapėsirė dhe mundėsi pėr tė ushtruar rolin e tij udhėheqės nė familje. Roli i tij si udhėheqės i familjes gjatė historisė ėshtė justifikuar me mbrojtjen qė ai u ka ofruar anėtarėve tė familjes sė tij nė situata rreziku. Mirėpo gjatė konfliktit tė fundit kryefamiljari nuk mundi ta realizojė kėtė funksion mbrojtės, ēka e bėri qė tė heqė dorė nga roli i tij udhėheqės nė familje. Ky ndryshim u vėrejt menjėherė nė organizimin e brendshėm familjar ku anėtarėt e tjerė tė familjes e sidomos femrat fituan njė liri shumė tė madhe veprimi. Kjo mėnyrė e re e organizimit familjar vazhdoi tė funksionojė edhe pas kthimit tė familjeve nė vatrat e tyre, liria e veprimit qė e fituan femrat vazhdoi tė rritet sidomos me vendosjen e administratės ndėrkombėtare, me hapjen nga ana e tyre tė vendeve tė shumta tė punės ku kryesisht u pranuan punėtore femra, kjo bėri qė femra tė jetė mė e pavarur nė aspektin ekonomik dhe social.

Kjo shkallė e emancipimit tė femrės e ndėrroi pozitėn e saj nė familje dhe nė shoqėri, ndėrsa meshkujt nuk e pranuan kėtė ndryshim tė pa pritur nė strukturė tė familjes qė u pasua me lindjen e shumė problemeve si : shthurja e harmonisė familjare, rrėnimi i vlerave tradicionale, rritja e numrit tė divorceve etj.

Gjendja e rėndė ekonomike dhe shkalla e lartė e papunėsisė tek tė rinjtė bėri qė shumica e tyre nė mungesė tė punės ta kalojnė shumicėn e kohės nėpėr rrugė, kjo gjendje i orienton drejt dukurive patologjike si alkooli, narkomania etj., qė nė mėnyrė indirekte ndikuan nė rritjen e numrit tė divorceve.

Ka raste tė divorceve te familjet e pasura, pėr shkak tė jetės dinamike sepse partnerėt kanė mė pak kohė dhe janė mė pak tė interesuar pėr t’iu pėrkushtuar jetės familjare, interesimi kryesor i tyre ėshtė karriera, pasuria, etj.

Njė shkak tjetėr i divorcit, sidomos nė zonat urbane ėshtė edhe stili i ri i jetesės- kullerizmi, te kėta tipa lidhja martesore ėshtė e dobėt, njė prej faktorėve qė e forcon martesėn, lindja e fėmijėve, nuk ėshtė aq e rėndėsishme pėr ta, mungesa e fėmijėve e bėn ardhjen deri te divorci mė tė lehtė. Te kėta tipa shkaqe tjera tė divorcit janė edhe mosinteresimi jo aq i madh pėr familjen, dhėnia pas alkoolit, drogės, kalimi i shumicės sė kohės larg nga partneri, mundėsia e madhe pėr lidhje tė reja jashtėmartesore .

Arb
06-08-06, 01:06
Ndikimi i masmediave nė shtimin e probleme familjare dhe rritjen e numrit tė divorceve

Misioni formal i mjeteve tė informimit publik ėshtė informimi, edukimi, ngritja e vlerave shoqėrore, mirėpo pėrveē efektit pozitiv mediat kanė edhe efekt negativ nė shoqėri, e sidomos nė shoqėritė nė tranzicion, siē ėshtė shoqėria kosovare, ku ndikimi i tyre nė procesin e ndėrrimit tė vlerave ėshtė jashtėzakonisht i madh. Ndikimin mė tė madh e kanė serialet televizive (latino-amerikane). Kėto seriale kanė ndikuar nė futjen e “vlerave” tė reja nė familjet kosovare. Shumica e shikuesve tė kėtyre serialeve, sidomos femrat qė janė shumė tė rregullta nė pėrcjelljen e tyre, i pėrjetojnė shumė emocionalisht ngjarjet nė kėto seriale, duke menduar se janė pasqyrim i jetės reale. Ėshtė shumė e theksuar tendenca pėr tė imituar mėnyrėn e jetesės tė personazheve kryesore. Jeta e kėtyre personazheve ėshtė plot me lidhje jashtėmartesore, prishje kurorash, kontakte me ish bashkėshortet, mundėsi tė shumta pėr rimartesė etj.

Medium tjetėr elektronik qė nė disa raste ka shkaktuar prishjen e martesės ėshtė interneti (chat-i dhe mesenger-i). Interneti ofron mundėsi pėr lidhje tė reja, shpeshherė kėto lidhje kalojnė prej “online” nė “live”. Kėto lidhje tė reja nė disa raste mund tė bėhen shkaktare tė prishjes sė martesės.

Njė diēka e re qė ka hyrė pothuaj nė tė gjitha familjet kosovare vitet e fundit ėshtė telefoni celular. Ky ėshtė mjet shumė i rėndėsishėm pėr komunikim, por nė disa raste mund tė ketė efekt negativ nė jetėn bashkėshortore, shpeshherė shkakton lindjen e problemeve nė mes partnerėve. Ėshtė karakteristikė e pėrdoruesve tė telefonit celular nė Kosovė, cingėrima e shpeshtė e tij qe ngjallė dyshime tek partneri, p.sh. ,,kush tė thirri”, ,, pse tė thirri’, ,, pse tė thirri nė kėtė kohė” , ,, ēka iu dashte”etj. Kėto pyetje ngjallin ndjenjėn e xhelozisė, fjalosjen nė mes tė partnerėve, humbjen e besimit tek partneri e ka mundėsi nė ndonjė rast tė pėrfundojė me ndarjen e bashkėshortėve.

PASOJAT E DIVORCIT

Mėnyra se si e pėrjeton njė ish i martuar ndarjen varet nga gjinia e tij, fakti nėse ka pasur fėmijė, kohėzgjatja e martesės, pėrkrahja e familjes, rimartesa, punėsimi etj. Ndarjen shumė mė rėndė e pėrjeton gjinia femėrore, sidomos nėse ka ardhur deri te ndarja nga fėmijėt. Edhe pėrshtatja nė jetė pas divorcit ėshtė shumė mė e vėshtirė pėr femrat se sa pėr meshkujt.

Rimartesa bėhet mė lehtė nga meshkujt, koha e kaluar nga divorci deri te martesa ėshtė mė e shkurtėr, nė disa raste vėrehet se meshkujt kanė mė shumė mundėsi pėr tė pasur partnerė alternativ para se tė divorcohen, nė shumė raste kėto lidhje kanė qenė shkaktarė tė divorcit. Femrat pas ndarjes janė tė tronditura shumė dhe vėrehet njė zbehje e ndjenjės sė vetėbesimit dhe vetėvlerėsimit te ato, pėr shkak tė pėrjetimit tė rėndė emocional tė problemeve. Karakteristikė e rasteve tė femrave tė divorcuara nė Kosovė ėshtė se nė shumė raste ato rimartohen sepse e ndiejnė vetėn si barrė tė familjes e jo si anėtare tė saj , njė faktor tjetėr qė i shtyn ato pėr rimartesė gjatė kohės qė ajo jeton si e ve tek prindėrit e saj, ėshtė se rrethi i shikon si tė lėna pas dore. Pasojat ekonomike rėndojnė mė tepėr mbi femrat. Nė rastet kur ka pasur fėmijė, nė procesin e divorcit ata bėhen viktima tė pafajshme tė dėshtimit tė prindėrve, duke pėrjetuar probleme psiko-sociale, madje edhe kur fėmijėt janė adoleshentė ata reagojnė ndaj divorcit me ankth, e perceptojnė vetėn negativisht dhe ndjejnė se nuk mund ta kontrollojnė jetėn e tyre.

Arb
06-08-06, 01:07
REKOMANDIMET E TĖ INTERVISTUARVE PĖR ĒIFTET E MARTUARA

Rekomandimet e tė intervistuarve tanė pėr ēiftet e martuara janė pėrafėrsisht tė njėjta, pa marrė parasysh rastet e tyre dhe dallimet gjinore. Tė gjithė thonė se martesa nuk mund tė jetė e suksesshme nė qoftė se partnerėt nuk e kanė njohur mirė njėri-tjetrin para martesės, nuk e kanė planifikuar jetėn e tyre bashkėshortore, problemet qė mund tė sjellė ajo dhe sfidat me tė cilat duhet tė ballafaqohen ata. Prandaj tė gjithė tė intervistuarit sugjeronin qė ēiftet e martuara tė kenė besim dhe respekt ndaj njėri-tjetrit, ta tolerojnė njėri-tjetrin, tė jenė tė kėnaqur me njėri-tjetrin si dhe tė vlerėsojnė atė qė e kanė.

FALĖNDERIMET:

Falėnderojmė nė mėnyrėn mė tė sinqertė profesorin e lėndės: “Metodologji e Sociologjisė”, Shemsi Krasniqi, pėr pėrkrahjen e pakursyer nė realizimin e kėtij hulumtimi, tė parin e kėtij lloji nė departamentin tonė.

Lusim tė gjithė qė, vėrejtjet, sugjerimet dhe komentet e tyre tė mos
hezitojnė ti adresojnė tek anėtarėt e ekipit hulumtues:

Fatmir Fazliu,
Ganimete Krasniqi,
Ibadete Zahiti,
Agron Avdijaj,

Arb
06-08-06, 01:08
SHKAQET DHE PASOJAT E SHKURORĖZIMEVE NĖ KOSOVĖ

AGRON AVDIJAJ

Viteve tė fundit nė Kosovė, sidomos pas luftės sė vitit 1999 janė paraqitur probleme tė shumta tė natyrave tė ndryshme sociale nė pėrgjithėsi, e nė familje nė veēanti. Familja si institucion pėrbėn themelin e jetės sociale, ajo ėshtė rregullatorė jetik i marrėdhėnieve qė krijojnė qeniet njerėzore me njėra-tjetrėn, me anėn e sė cilės sigurohet vazhdimėsia e brezave. Familja sot ėshtė e kėrcėnuar jo vetėm nga faktorėt natyror si vdekja, paaftėsia fizike, sėmundjet, katastrofa tė ndryshme, varfėria etj., ajo sot ėshtė e kėrcėnuar edhe nga vetė pjesėtarėt e saj. Familja sot nuk po mund t’i sfidoj faktorėt qė po ndikojnė nė ēoroditjen e saj. Familja sot mė shumė se kurrė ka nevojė pėr ndihmėn ekspertėve pėr hulumtimin e kėtyre ēoroditjeve dhe gjetjen e mėnyrave mė tė mira pėr tejkalimin e tyre. Studiues tė shumtė social nė botė, nė qendėr tė studimeve tė tyre kanė problemet familjare, madje njė pjesė e madhe e tyre vėmendjen e kanė fokusuar mė shumė te shkurorėzimi, kundrejt formave tė tjera tė shpėrbėrjes sė familjes sepse tė gjitha ato janė tė pritura tė qojnė, herėt apo vonė nė shkurorėzim. Nga ana tjetėr nė tė fokusohen, nė njė masė relativisht tė madhe idetė e konceptet morale tė kohės, vetjake apo shoqėrore, si dhe njė tėrėsi interesash tė ndryshme. Dinamika apo ritmet e shkurorėzimeve, janė gjithashtu, njė tregues i ndryshimit tė tė gjithė elementėve tė shoqėrisė nė pėrgjithėsi dhe tė familjes nė mėnyrė tė veēantė.

Pėrpjekjet e institucioneve kosovare pėr identifikimin dhe kanalizimin e kėtyre problemeve nuk kanė treguar interes tė mjaftueshėm nė studimin e kėsaj dukurie. Studimi qė po paraqes ėshtė njė pėrpjekje e imja pėr tė ndriēuar sadopak se nė ēmasė shkurorėzimi nė kushtet e sotme pėrfaqėson njė problem social, nė ēmasė ai ėshtė i pashmangshėm apo edhe i evitueshėm.

Davius, ForumiShqiptar

etniku
06-08-06, 20:12
Ju pergezoj per ket pune te madhe qe keni ber ,pajtohet edhe une ,me ato shkaqe thuaj se te gjithe i dime por qti besh oshte ber ndryshim i madhe i jetes ne kosov..sidoqofte kjo eshte mire qe keni plasuar ket material ka nevoj me lezuar edhe ai qka nuk eshte i martuar nifar mnyre te shof se qka ndodh ne jeten martesore pra qka munde te ndodh tung dhe ju pershendes te gjitheve..