PDA

View Full Version : Asteroidi <<2004mn4>> Godet Tokėn!

pokeri
04-12-06, 16:52
A do ta ndėrroj historinė e njerėzimit e premtja e 13. prillit tė vitit 2029. ?!?!

Donald Yeomans, manager i «Jet Propulsion Laboratory» tė NASA-s nė Pasadenė, USA ka deklaruar se ekziston mundėsi e madhe qė mė 13. 4. 2029. nė planetin tonė tė pėrplaset njė asteroid i pagėzuar <2004MN4>>. Ky ėshtė kėrcėnimi mė serioz ndaj planetit tonė, qė kurė ekziston "Sistemi i paralajmėrimit tė rrezikut nga gjithėsia".

Orbita e Tokės dhe asteroidit
Astronomėt Roy Tucker, David Tholen dhe Fabrizio Bernardi e zbuluan asteroidin <<2004MN4>> mė 19. 6. 2004. nga observatori «Kitt Peak», qė gjendet nė shtetin federal (SHBA) Arizona. Asteroidi atėbotė ishte pėrcjellur gjatė dy netėve, mirėpo pėr shkak tė pajisjeve jo tė pėrshtatshme dhe problemeve softwerike, "objekti" ishte zhdukur
deri kah mesi i dhjetorit tė po atij viti, kur sėrish e kishte "rigjetur" astronomi Gordon Gorradd nga observatori <<Siding Spring>> nė Australi.
Ky asteroid bėn pjesė nė tė ashtuquajturit «Near Eart Orbit» objekte (NEO). Tė gjitha kėto objekte me lėvizjen e tyre e prejnė kahjen e tokės rreth diellit dhe paraqesin rrezik potencial pėr planetin tonė. Ėshtė ēėshtje e kohės se kur njė objekt i tillė do tė gjendet nė "vend tė gabuar", kur edhe Toka!!!
Qė kurė ka filluar hulumtimi i asteroideve pėrmes teknologjive tė sofistikuara elektronike, numri i asteroidėve tė zbuluar ėshtė rritur nė mėnyrė enorme.
Mė parė, deri nė vitet e '90 tė shekullit tė kaluar, astronomėt "zbulonin" gjithsejtė dhjetra asteroide nė vit, andaj 'konsiderohej" qė Sistemi diellor ėshtė "hapėsirė rrallė e populluar". Sot, numri i asteroidėve tė zbuluar rrotullohet rreth 1000, prandaj edhe kuptimi: "hapėsirė rrallė e populluar" nė mėnyrė drastike ka ndryshuar.
Rreziku nga pėrplasja e asteroideve nė Tokė, ėshtė pėrfshirė nė mesin e 10 rreziqeve mė tė mėdha pėr qytetrimin tonė, qė flet pėr atė se nuk bėhet fjalė pėr njė kėrcėnim trivial.
Nė fund tė viteve '90 tė shekullit tė kaluar, Armata Amerikane kishte pėrgatitur "Njėsite kosmike" tė mbėshtetura me robotė, tė cilat kishin pėr detyrė tė zbulonin dhe identifikonin objektet potenciale tė rrezikshme, derisa akoma janė larg nė gjithėsi.
Sot, nė botė veprojnė disa rrjete tė ngjashme qė mbulojnė ēėshtjet e "Rrezikut nga Gjithėsia". Projektet mė tė njohura janė «NEAT», «LINEAR» dhe «LEONOS».
Mes kėtyre institucioneve tė pėrmendura ekzistojnė edhe kundėrthėnie tė mėdha, si dhe manipulime me tė dhėnat. Megjithatė, ėshtė pranuar nomenklatura unikale e quajtur "Torino shkalla e rrezikshmėrisė", sipas Richard P. Binzel nga Institute of Technology tė Massachusttes, i cili e prezentoi nė Kongresin e astronomėve nė Torino, nė vitin 1999.
Nė shkallėn e pėrcaktuar tė rrezikshmėrisė, prej 1 deri nė 10, asnjė objekt nuk kishte status mė tė madh se 1. Asteroidi «2004MN4» momentalisht e ka statusin 4 dhe gjendet nė fushėn e verdhė. Edhe nėse ndodh tė na huq, do tė hyj nė histori si objekti i parė qė paraqiste kėrcėnim serioz pėr njerėzimin. Statusi prej 7, mė sė shumti nėnkupton zhdukjen e llojit njerėzor dhe kthimin e rrotės sė evolucionit nė
organizmat mė primitv, qė nė kėso rastesh u mundėson "mbijetesėn" pėr dallim nga Lloji i pėrparuar "njerėzor".
Astronomėt nuk mund tė pajtohen pėr madhėsinė e kėtij objekti. Nė tė vėrtetė madhėsia e objektit pėrcaktohet sipas shkėlqimit tė tij, gjė qė shpesh mund tė jetė shpatė me dy teha, nė rast se sipėrfaqja ėshtė e errėt objekti reflekton mė pak dritė tė diellit gjė qė mund tė jetė mė i madh apo mė i vogėl se sa qė pandehet.
Sipas llogarive tė bėra deri mė tani, gjasat qė asteroidi ta godas Tokėn prej 1:300 nė fillim, tashmė janė rritur nė proporcionin 1:43, qė do tė thotė se gjasa ėshtė mė e madhe se sa kėtė tekst, deri nė fund, ta lexoni pa gabime!
Orbita e saktė e kėtij objekti potencial tė rrezikshėm do tė dihet kur astronomėt tė bėjnė edhe qindra matje tė pozitės sė tij.
Nė rast tė pėrplasjes nė tokė do tė shkaktohej katastrofė e pėrmasave regjionale (kontinentale) deri tė ato globale. Sidoqoftė, shoqėria ēfarė e njohim sot nuk do tė mbijetonte, sistemi ekonomiko-social do tė rrėnohej tėrėsisht pėr arsye tė shumta.
Avullimi i sasive tė mėdha tė ujit, ndotja e atmosferės, shpėrthimi i kores sė tokės nė vende tė ndjeshme, valėt e larta destruktive oqeanike me dhjetra metra, shkatėrrimi i instalacioneve bėrthamore ushtarake dhe civile, ndėrprerje e pėrgjithshme e mjeteve tė komunikimit, ndryshimi i klimės, zhdukja e llojeve tė ndryshme tė
bimėve dhe shtazėve, janė vetėm pjesė e skenarit tė mundshėm qė njė ditė sigurisht do tė ndodh me Tokėn, dhe kjo atėherė nuk do tė ishte hera e parė.
Toka ėshtė bombarduar vazhdimisht nga gjithėsia. Njė objekt pak mė i madhe se asteroidi «2004MN4» para 65 milion vjetėsh e kishte shkaktuar zhdukjen e dinosaurve. Shpėrthimi nė Tunguzi nė vitin 1908, goditja e tmerrshme dhe shpėrthimi nė ajėr i njė asteroidi tė vogėl mbi stepat Ruse, shkatėrroi gjithēka tė gjallė nė njė sipėrfaqe prej 2000 km2. Vala goditėse disa herė e pėrshkoi gjithė planetin tonė, me ē'rast kafshėt dhe njerėzit me mijėra kilometra larg binin pėr tokė si tė kositur. Ndėrsa ky shpėrthim ishte sikur njė xixė shkrepseje nė krahasim meZjarrin e madh qė kishte zhdukur dinosaurėt. Meteoriti i Tunguzisė, po tė vonohej vetėm disa minuta, atėherė do tė pėrplasej nė zemėr tė Evropės dhe do ta fshinte nga faqja e dheut Parisin, Londrėn apo Berlinin... apo Prishtinėn!?
Pak para fillimit tė Luftės sė dytė botėrore, nė vitin 1937 asteroidi «Hermes» pėr njė fije floku e kishte huqur Tokėn. Po tė pėrplasej, Lloji njerėzor do tė zhdukej tėrėsisht, nuk do tė kishte Luftė tė dytė Botėrore etj. Goditja e Jupiterit nga copėzat e njė komete jo shumė tė madhe tė quajtur «Shoemaker-Levy», me muaj kishte shkaktuar vrragė nė atmosferėn e kėtij planeti (1300 herė mė tė madh se Toka). Disa nga kėto vrragė ishin mė tė mėdha se krejt planeti ynė, gjė qė flet qartė
pėr "fuqinė trishtuese tė kėtyre ngjarjeve kosmike".
Viteve tė fundit problemit tė rrezikut nga gjithėsia i qaset me njė kujdes tė madh. Njeriu sot ėshtė i aftė qė me kohė ta zbuloj rrezikun!
Por, a ėshtė i aftė qė edhe ta evitoj atė!?

pokeri
04-12-06, 19:54
Rethi me ngjyrė tė kaltėr paraqet Orbitėn (kahjen e lėvizjes) e Tokės. Rrethi me tė kuqe paraqet orbitėn e Asteroidit <2004MN4>> .

http://s08.picshome.com/c55/new_picture.jpg

Guri i madh
04-12-06, 21:33
nuk po di me dhan pergjigj,je veq nja e die nja ni jav skam me flejt prej frige ka memu ba komplex

LOJETARI
04-12-06, 22:17
nuk po di me dhan pergjigj,je veq nja e die nja ni jav skam me flejt prej frige ka memu ba komplex

hahahahahahahahaah....nuk je i vetmi hahahahahahaha

Murgesha
04-12-06, 22:32
nuk po di me dhan pergjigj,je veq nja e die nja ni jav skam me flejt prej frige ka memu ba komplex

Mos u tut o Guri se tek nė vitin 2029 po u parashikojka me u ba.
E deri atėherė ja vdesim ne, ja asteroidi ndėrron drejtimin. :biggrin:

Guri i madh
04-12-06, 22:34
hahahahahahahahaah....nuk je i vetmi hahahahahahaha

erdha prej pune i lodhor e kish pas pasul e buk te kallamojt ja nisa keshe darken me hanger kur pe qeli internetin qe tema po zhdirgjet nji ASTEROID ma nderprejti darken e tash nji zot e din sa jav kam me mbet pa gjum haaaaa ju pershendes lojtar bana pak hajgare pasi nuk di rreth ksaj teme qka me bisedue

jadore
04-12-06, 22:54
... valla mua keshtu si emertim shkurtesash te armes po me pelqen ..ani 2004mn4, tingellon interesant .... ( se u lodhem de me shkurtesa armesh A47. kjo e ajo ..)............. 2004mn4 .. nice -a ...?

mendim i imi ... si duket po shqyrtohen format e mobilizimeve apo , apo strategjite e luftes psikollogjike dhe kunder reagimet e saj .... nejse kemi kohe sa pashe ... kysmet se paku dhe nja 20 vjet apo ..?

prishtinasi
04-12-06, 23:47
Problem me gjete bilete per Mars, me 13 prill 2029.....

pokeri
04-12-06, 23:50
Tani, nuk e kisha qėllimin t'ju shqetėsoj. Problemi ėshtė qė gjasa pėr momentin po rritet; nga 1:300 nė 1:43. Sidoqoftė, besoj qė Njerėzimi ka mundėsi tė "mbrohet" nga kjo e keqe natyrore!

Dea_A
05-12-06, 00:32
Tani, nuk e kisha qėllimin t'ju shqetėsoj. Problemi ėshtė qė gjasa pėr momentin po rritet; nga 1:300 nė 1:43. Sidoqoftė, besoj qė Njerėzimi ka mundėsi tė "mbrohet" nga kjo e keqe natyrore!

Do te kerkojn ndihme nga regjisori i Armagedoni..........

pokeri
05-12-06, 00:41
Do te kerkojn ndihme nga regjisori i Armagedoni..........

Hahahahahaha... mė mirė kėrko ndihmė nga Bruce Willis!!!

pokeri
05-12-06, 00:48
http://s08.picshome.com/c55/2004mn4_2029_orbit.jpg

Dilaver
05-12-06, 00:50
Guri i madh, mos e humb por pėrqafoje shpresėn, sepse ajo pėr njeriun ka lindur. Njerėzimi sot pėr here tä parė ka mundėsinė e mėnjanimit tė rrezikut nga pėrplasja e asteroideve me planetėn e tokės.
Njė shėmbull konkret; fluturakja amerikane “Dep Impact”, e lansuar nė 2005 takoi disa muaj mė vonė kometen “9P/Templ1” dhe me anė tė njė sonde speciale e quajtur “Impaktor” arrijti qė tė asgjesoj apo edhe tia ndėrroj drejtimin asaj, kuptohet me anė tė detonimit.
Pra mbetet tė shpresojmė se deri nė vitin 2029 njerzimi do tė arijnė tė mbrohen nga kėto lloje kėrcėnimesh serioze tė planetės, me kusht qė tė identifikohen me kohė ato.
Si rrezik serioz pėr identifikimin e asteroideve tė cilat identifikohen dhe matėn nė bazė tė shkėlqimit tė tyre ėshtė edhe ndotja e ndriqimit.

Amina
05-12-06, 06:34
Faleminderit pokeriper kete postim e sido qe te jet ne te ardhmen, ne duhet te presim dhe te shohim(ne qofte se jemi gjall!?) e te shpresojme teknologjija te beje nje progres edhe me te madh deri athehere.

Dea_A
05-12-06, 09:52
Hahahahahaha... mė mirė kėrko ndihmė nga Bruce Willis!!!

Bruce Willis mbet atje afer Zotit :tongue: , e sigurish mundemi nje te tille ta gjejme nder Shqipetaret sepse per trima jemi te paret ne bote , ani me na publiku ose me na qite ne TV edhe nga aeroplani me parashute kercejme :tongue: .....
Qesh Ti qesh ,e une sfjeta tere naten ,mu perfunduan endrrat ende pa i filluar .......

panta_rhei
05-12-06, 16:07
...qe!!! ...e kom dijt... u patem qu peshė n'qit forum tu fol "jo Zoti osht i vogel, jo nuk ka Zot, jo na jemi ma t fort se Zoti..." ...na paska ndi Ai edhe... qe!!! ra Asteroidi... (kah me ja mbajt more tash:confused: ... heee i lumi muslimi edhe saviori)... jo valla o kon mir me e qelė kapakun e qasaj tegllės ku e patem mbyllė Zotin...:mad:

Kur u sulmua amerika dhe u shkaterruan "twin towers" (kullat binjake) (nine/eleven) me 2001, te nesermen gazeta "Koha Ditore" i ka pase gjashte faqe (gjysma e faqes se pare etj) material te shkruar vetem per Nostradamusin dhe parashikimet (profecite) e tij "teper te sakta" se qysh paska me marr fund bota ne vitin 2001. (i lidhke "koha ditore" parashikimet e nostradamusit krejt me perllogaritje "shkencore" duke shfrytezuar momentin e panikes se pergjithshme saqe "i ramė pishman qi pshtuem prej shkijve":mad: )... (pas nji jave... u shtrejtue nafta 15 cent:wink: ...kuuurrgjo hiq)...

ok... ateher "le te diskutojme me mire per "Ligjin e Kozmosit", kush na qenkan ata kriminele shkeles te ketij ligji, dhe kush duhet te merret me ta?!"

(sa here qe dikush gjindet para diqkaje te panjohur gjeja e pare qe i shkon ne mend eshte rreziku i larte... paramendoni friken e femijeve nga lepujt... ka fillu njeriu me e ndi pak veten prezent n kozmos edhe e zbuloi menjiher fundin e botes... shyqyr qe kjo nuk varet prej tij (prej tyrlifar ambiciozi mediatik) se nuk e kish prit hiq 2029-shin)...

legenda
05-12-06, 18:30
Problem me gjete bilete per Mars, me 13 prill 2029.....hahahahaha,diehet prishtinalite gjithmone CARA.:wink: siguroma edhe mu nje bilete per mars,se per hane e kom rezervimin ne hotelin luksoz,mmmmm:smile:

prishtinasi
05-12-06, 18:38
hahahahaha,diehet prishtinalite gjithmone CARA.:wink: siguroma edhe mu nje bilete per mars,se per hane e kom rezervimin ne hotelin luksoz,mmmmm:smile:

hahahhah....bileta s'ka legenda, vetem egziston nje mundesi...po ndrrohemi! A je e pajtimit! Se po du me qene ma afer fishekzjarreve me 13 prill 2029!:tongue:

Amina
05-12-06, 18:49
...qe!!! ...e kom dijt... u patem qu peshė n'qit forum tu fol "jo Zoti osht i vogel, jo nuk ka Zot, jo na jemi ma t fort se Zoti..." ...na paska ndi Ai edhe... qe!!! ra Asteroidi... (kah me ja mbajt more tash:confused: ... heee i lumi muslimi edhe saviori)... jo valla o kon mir me e qelė kapakun e qasaj tegllės ku e patem mbyllė Zotin...:mad:

Kur u sulmua amerika dhe u shkaterruan "twin towers" (kullat binjake) (nine/eleven) me 2001, te nesermen gazeta "Koha Ditore" i ka pase gjashte faqe (gjysma e faqes se pare etj) material te shkruar vetem per Nostradamusin dhe parashikimet (profecite) e tij "teper te sakta" se qysh paska me marr fund bota ne vitin 2001. (i lidhke "koha ditore" parashikimet e nostradamusit krejt me perllogaritje "shkencore" duke shfrytezuar momentin e panikes se pergjithshme saqe "i ramė pishman qi pshtuem prej shkijve":mad: )... (pas nji jave... u shtrejtue nafta 15 cent:wink: ...kuuurrgjo hiq)...

ok... ateher "le te diskutojme me mire per "Ligjin e Kozmosit", kush na qenkan ata kriminele shkeles te ketij ligji, dhe kush duhet te merret me ta?!"

(sa here qe dikush gjindet para diqkaje te panjohur gjeja e pare qe i shkon ne mend eshte rreziku i larte... paramendoni friken e femijeve nga lepujt... ka fillu njeriu me e ndi pak veten prezent n kozmos edhe e zbuloi menjiher fundin e botes... shyqyr qe kjo nuk varet prej tij (prej tyrlifar ambiciozi mediatik) se nuk e kish prit hiq 2029-shin)...

Normal se njerzimi i frikesohet se panjohures. Po aq te panjohura nuk jan gjerat sot dhe njerezit jan mesuar me to. Sa here kan egzistuar parashikime e gjera tjera qe nuk kan ndodhur e disi jemi mesuar. Keshtu qe nuk do te kete panik deri ne at dite kur do ta perjetojme vet.

pokeri
05-12-06, 19:32
Matjet e bėra mė 24 dhjetor 2004.
Vlerėsimet e para tė pėrplasjes, tė bazuara nė nė njė numėr mė tė vogėl matjesh tė pozitės sė asteroidit ishin 1:233, qė kėtė ngjarje e vendosnin nė shkallėn 2 tė rrezikshmėrisė, sipas Shkallės sė Torinos (qė ka nivelet vlerėsuese prej 1 deri nė 10 tė rrezikshmėrisė).
Kjo ishte hera e parė qė njė asteroid kishte marrė vlerėsimin mė tė madh se 1.
Matjet e reja (64 matje) sollėn deri te korigjimi i Gjasės sė pėrplasjes nė proporcionin 1:62 (1.6%), ndėrsa niveli nė Shkallėn e Torinos, arriti shifrėn 4.
Nė bazė tė matjeve tė shkėlqimit, dhe parashikimit qė albedo e kėtij trupi ėshtė i njejtė me albedon e asteroidėve tė tjerė, tė afėrt me Tokėn, dimensioni i tij u vlerėsua tė ishte 440 m, ndėrsa masa (me dendėsinė e vlerėsuar prej 2.6 g/cm3) nė 120 milion tonelata.
Mė 25 dhjetor, gjasa e pėrplasjes rritet nė 1:42 (2.4%), ndėrsa ditėn e njejtė, nė bazė tė 101 matjeve, gjasa zvogėlohet nė 1:45 (2.2%). Ndėrkohė, dimensioni i vlerėsuar i asteroidit bie nė 390m, ndėrsa masa nė 83 milion tonelata.
Mė 26 dhjetor, nė bazė tė 169 vrojtimeve, gjasa e pėrplasjes akoma ishte nė 1:45, mirėpo vlerėsimet e dimensionit dhe masės zvogėlohen nė 380m dhe 75 milion tonelata.
Nė bazė tė 176 matjeve, gjasa e pėrplasjes mė 27 dhjetor sėrish rritet nė 1:37 (2.7%), ndėrsa dimensioni dhe masa kthehen nė 390m dhe 79 milion tonelata.
Mė nė fund, mė 27 dhjetor pasdite, pasiqė asteroidi u gjet nė fotografi tė 15. marsit tė viti 2004, dhe u krahasuan me fotografimet e reja, llogaritja e kahjes bėhet shumė mė e saktė, dhe gjasa e pėrplasjes nė
vitin 2029 bie nė 0.004%.
Asteroidi sipas tė gjitha gjasave do ta huq Tokėn pėr rreth 58 000 km.

Guri i madh
05-12-06, 20:34
Do te kerkojn ndihme nga regjisori i Armagedoni..........

po qyku far guri qe po vika qyky esht armagedoni kjameti

prishtinasi
05-12-06, 21:09

Duhet me te padite...s'kem qare:tongue: ! Ethet ne bark na ke shti!:biggrin: E une qe veq ja fillova me kqyre ne net...per bileta ne gjithesi!

pokeri
06-12-06, 00:26
Duhet me te padite...s'kem qare:tongue: ! Ethet ne bark na ke shti!:biggrin: E une qe veq ja fillova me kqyre ne net...per bileta ne gjithesi!

Ta them tė drejtėn, pėr kėtė fenomen kisha lexuar para ndoshta 2 vitesh... Por, vetėm pasi e postova shkrimin e parė u intrigova edhe vetė dhe i hyra Neti-t me shpresė qė do tė gjej ndonjė rezultat mė shpresėdhėnės. Sidoqoftė, gjeta edhe tė dhėna tė tjera tė cilat e "rrėzojnė" Teorinė e njė Armagedoni. Nesėr, nėse kam kohė do t'i postoj edhe risitė e tjera. Nuk ka arsye pėr panik.

Sa pėr padinė eventuale, kėtu nė forum kam disa mikesha Avokate dhe do t'mė dalin nė mbrojtje.
Me shėndet!

legenda
06-12-06, 10:58
hahahhah....bileta s'ka legenda, vetem egziston nje mundesi...po ndrrohemi! A je e pajtimit! Se po du me qene ma afer fishekzjarreve me 13 prill 2029!:tongue:hahhahaha,prishtinali pasi te kam vendas,po mundohem me ta siguru edhe ty nje vend,me te njofshem:wink: ,e i shikojme bashke fishekzeret,hahaha:biggrin:

pokeri
06-12-06, 13:55
Nė rast tė pėrplasjes sė kėtij asteroidi nė tokė, gjė qė duket tė jetė vėshtirė e mundshme, atėherė (sipas matjeve tė bėra me 02. janar 2005) nė ēastin e prekjes me sipėrfaqen e Tokės, asteroidi do tė udhėtonte me shpejtėsi prej 12.58 km/s apo (45 300 km/h). Lirimi i energjisė do tė ishte i barzvlefshėm me shpėrthimin e 2000
megatonė TNT.
Pėr krahasim, Tsar Bomba, shpėrthimi mė i fuqishėm bėrthamor qė ka krijuar njeriu kishte fuqinė prej rreth 50 megatonė TNT, ndėrsa bomba e hedhur nė Hiroshimė vetėm 0.013 megaton TNT.
Goditja qė kishte krijuar kraterin nė Arizona(dimensioni 1186 metra) kishte fuqinė prej 10 deri 20 megatonė, ndėrsa erupcioni i vullkanit Krakatoa (viti 1883) rreth 300 megatonė TNT. Tėrmeti nė oqeanin Indian i cili mė 26.12.2004 krijoi tsunami me lartėsi prej 10 metrash, kishte fuqinė 32 000 megatonė TNT.
Vlerėsimi i lartėsisė sė Tsunamit (nė rast tė pėrplasjes sė asteroidit nė fjalė) nė oqean sillen prej 5 deri nė 50 metra.
Pėrplasja e kėtij asteroidi 430 metra, nė tokė do tė krijohente njė krater rreth 5 km me njė thellėsi prej 500 metrash. Nė tokė
do tė ndjehej njė dridhje me fuqi prej 6.7 shkallė sipas Rihterit, mirėpo njė pjesė e madhe e energjisė do tė lirohej nė formė tė valės goditėse dhe energjisė sė nxehtė.
Njė pėrplasje e tillė, do tė shkaktonte katastrofė regjionale por nuk do tė kishte pasoja pėr planetin.

Mua mė mbetet tė lutem : "Ishalla bie nė Rusi"!

prishtinasi
06-12-06, 18:11

Ishalla...!
E terhjek padine, pasiqe ende nuk kam rene ne kontakt me ndonje avokate te forumit!:biggrin:
Me respekt!

prishtinasi
06-12-06, 18:13
hahhahaha,prishtinali pasi te kam vendas,po mundohem me ta siguru edhe ty nje vend,me te njofshem:wink: ,e i shikojme bashke fishekzeret,hahaha:biggrin:

Mos e le kete pune anash Legenda...mikja e mire gjindet ne dite te veshtira:tongue:!

legenda
06-12-06, 21:06
Mos e le kete pune anash Legenda...mikja e mire gjindet ne dite te veshtira:tongue:!patjeter,se edhe ashtu isha ne dilem kend me marr me vehte ne hene,e ti prishtinali po me duket e paske ate fat,hahaha:smile: ohhhh kena mu knaq duke kqyre fishekzare si per vitin e ri,hahahha:biggrin: ,coool.

legenda
06-12-06, 21:45
pokeri,na fal pak se deshem te sjellim pak freski ne kete faqe,...se vertete reliteti eshte i vrazhde shume here,....perndryshe shume teme interesante,qe meriton
perkushtim,me respekt legenda

prishtinasi
06-12-06, 21:53
Nisin planet pėr t’i ndalur asteroidet

Mė nė fund njė lajm i mirė: nė ishujt Havai nisi punėn njė ndėr katėr teleskopėt qė po ndėrtohen pėr tė vėzhguar asteroidet qė paraqesin rrezik pėr planetin tonė; pėr tė kontrolluar ata “planetė” qė i afrohen shumė e nė mėnyrė tė rrezikshme Tokės. Kjo edhe pėr arsyen se ka ndodhur qė disa prej tyre tė gjendeshin pikėrisht nė trajektoren e Tokės. Fati do qė, duke qenė se janė shumė tė vegjėl, trajektorja e tyre tė ndryshojė falė ndikimit tė forcės sė gravitetit tė planetėve tė mėdhenj tė sistemit tonė. Tė paktėn deri tani, kjo ka ndodhur pėr tė gjithė ata qė na kanė bėrė t’u biem kambanave tė alarmit.
Impakti fare pranė
Mė 3 korrik, asteroidi “XP14” kaloi nė njė distancė prej 432 mijė kilometrash pranė planetit tonė, qė do tė thotė diēka mė shumė se orbita e Hėnės, duke ēarė pėrpara me shpejtėsi 17 kilometra nė sekondė. Mjaftonte vetėm ndonjė devijim i vogėl qė tė binte mbi Tokė. Pėr fat, njė gjė e tillė nuk ndodhi, por duke iu referuar diametrit qė ishte prej 800 metrash, nė rast se do tė ndodhte, do tė kishte shkatėrruar tė paktėn ndonjė shtet tė vogėl. Kėto objekte tė rrezikshme janė pagėzuar me inicialet NEO (Near Earth Object - objekte qė kalojnė pranė Tokės) dhe deri tani janė vėnė re tė paktėn 800 prej tyre me diametėr prej njė kilometri.
Plani i NASA-s
Sipas njė plani tė NASA-s, financuar nga Kongresi Amerikan, deri nė vitin 2020 duhet tė jenė njohur orbitat e sakta tė tė paktėn 90% e kėtyre planetėve me diametėr prej njė kilometri. Por, duke qenė se njė asteroid prej dyzet metrash ėshtė nė gjendje tė shkatėrrojė njė qytet tė madh, dhjetorin qė shkoi plani u rishikua dhe tashmė do tė pėrfshihen nė vėzhgim edhe ato asteroide me diametėr minimal prej 140 metrash.
Por pėr kėtė duhen prodhuar teleskopė edhe mė precizė nga ata qė po ndėrtohen nė Havai. Nė fakt, kėta katėr teleskopė arrijnė tė “shohin” vetėm asteroidet me diametėr
mė tė madh se treqind metra.
Devijimi i trajektoreve
Megjithatė, pėrtej vėzhgimit dhe zbulimit tė tyre, qė ėshtė e domosdoshme, tani po merr formė ideja se duhet gjetur edhe mėnyra pėr tė ndėrhyrė nė rastin e njė rreziku tė mundshėm, gjetja e njė sistemi qė do tė shmangte kėrcėnime tė tilla. Nuk bėhet fjalė pėr tė dėrguar ndonjė ekspeditė, si ajo nė filmin “Armagedon” me protagonist Brus Uillis. Mjafton tė projektohen sonda, tė cilat automatikisht i afrohen asteroidit, mbėrthehen nė sipėrfaqen e tij dhe duke vėnė nė veprim motorėt, si traktorė kozmikė, e shtyjnė nė njė trajektore tė re larg Tokės. Si NASA, ashtu edhe ESA po vlerėsojnė disa projekte tė tilla.
Problemi i kėtyre trupthave qiellorė ekziston, nuk ėshtė aspak i sajuar, vetėm se deri tani nuk ėshtė marrė kurrė seriozisht. Mjafton t’i referohemi vitit 1908, kur njė asteroid shpėrtheu nė 9 km lartėsi mbi Siberi, duke fshirė falė nxehtėsisė qė prodhoi njė zonė tė pyllėzuar prej 2200 kilometrash katrorė. Asteroidi ishte vetėm 50 metėrsh dhe ēliroi njė
energji tė barabartė me atė tė njė mijė bombave tė ngjashme me atė qė u lėshua nė Hiroshimė. Ndoshta ta lėmė veten vetėm nė dorė tė statistikave pėr t’u mbrojtur nga asteroidet ėshtė pakujdesi. E mira e tė mirave do tė ishte tė merrnim ndonjė masė. (GSH)

jadore
06-12-06, 22:36
Problem me gjete bilete per Mars, me 13 prill 2029.....

yyyy..... bohet mire deri atehere ...(thote mama e jeme )

legenda
07-12-06, 14:12
Takimi i asteroidit 2004mn4 te quajtur APOPHIS,do te realizohej gjate levizjes se tij ne nje zone speciale-ne nje lloj tuneli me diameter me te madh se 600metra.Mundesia eshte shume e madhe se ai do ta takoj Token me 2036 se sa me 2029,dhe supozohet se ai do te rrezohet diku ne OQEANE,pasi rreth 70% e tokes eshte e mbuluar me uje.Hulumtuesit llogarisin se demet materiale ne kete rast do te arrinin shifren rreth 400 miliarda dollare,pa llogarite numrin e viktimave.
Ne baze te asaj qe APOPHIS DO TE LEVIZE NE TRAJEKTOREN E CAKTUAR,ka mundesi qe te ndrrohen koordinatat e trajektores,kjo eshte e mundshme teknikishte.Do te duhej qe keto plane te perfundojne rreth vitit 2014,sipas astronomit DONALD B.GENNERY,i cili me sukses kishte mbaruar nje mission te till " DEEP-IMPACT";kur nje komet me madhesi me te madhe se Apophis ishte godit me sukses.Sipas astronomit ne fjale,nuk do te duhej nje interval kohor me i madh se 6 vjet,per planifikim te missionit kunder APOPHIS,dhe do te mjaftonte qe ky asteroid te goditej me nje mase 4deri ne 5 tone,qe te evitohej ky rrezik.

prishtinasi
10-07-07, 19:54

S'ka rendesi 2036 ose 2029...neve prape se prape do te na gjeje ne negociata:tongue: