PDA

View Full Version : Poezi te perzgjedhura nga Linka_Pz


Faqet : [1] 2

Linka_pz
13-04-07, 21:42
QĖNDRIMI




Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi kėtė dhé,
q'e kam si fe,
e pėrmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Qė gjysh stėrgjysh,
qė brez pas brez,
qė gjithėmonė.
Ti shqa thėrret,
ti shqa bėrtet,
gjer lartė nė retė
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinė e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam kėtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjėri,
as shqa tė zi.
Se jam kėtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga njė det
nė tjetrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu
nga moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn
fushė
e malin
mal.
Unė jam kėtu
e do tė jem
- dem baba dem -
sa mali tė bėhet hi
e hiri mal pėrsėri.
Mitrush Kuteli

Linka_pz
13-04-07, 21:43
Gjuha shqype



Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
shi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč t't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!
Gjergj Fishta

Linka_pz
13-04-07, 21:44
O moj Shqypni, e mjera Shqypni


O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.




Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.

Pashko Vasa

instruktori
14-04-07, 14:13
Pershendetje Linka_Pz te pershendes dhe pershendes dhe te falenderoj qe kete wikend na ke relaksue me keto Poezi.
Respekt per ju dhe pershendetje

Linka_pz
15-04-07, 09:04
NATA E POETĖVE

Kur heshtja mbulon ēdo gjė
Kur tė gjithė flenė
Zgjohen poetėt
Pėr t’u djegur nėpėr vargje

Ata ia shtrydhin
Gjakun e keq mendimit

Shpirti i tyne shesh betejash

Nga temperatura e fjalėve
Vdesin ngadalė pa klithma

Linka_pz
15-04-07, 09:08
Petals
--------------
Life is a stream
On which we strew
Petal by petal the flower of our heart;
The end lost in dream,
They float past our view,
We only watch their glad, early start.

Freighted with hope,
Crimsoned with joy,
We scatter the leaves of our opening rose;
Their widening scope,
Their distant employ,
We never shall know. And the stream as it flows
Sweeps them away,
Each one is gone
Ever beyond into infinite ways.
We alone stay
While years hurry on,
The flower fared forth, though its fragrance still stays.

-- Amy Lowell --






Petalet
------------
Jeta si rreke'
mbi te cilat ne shperndame
petal pas petali lulen e zemrave bashkuar,
fundi ne enderra u humbte,
lundruan pertej aq sa ne pame
vezhgojme vec fillimin, te heret, gezueshem, shpenguar.

Ne me frike nga shpresa mbushur,
te purpurt nga gezimi,
shperdajme keto gjethe te trandafilit, papushim;
horizontet shpalosur,
i larget qellimi,
kurre s'do e dime. Dhe rrekeja tek rrjedh pa ndalim
i hedh tutje, s'mund ta ndalojme,
secila iken e zhduket krejt
larg, larg ne menyra qe askush s'i di.
vec ne mbesim, vec ne qendrojme
e kur vitet vrapojne e ecin shpejt,
Lulja vertet iku shkoi, por brishtesia i ka mbetur perseri.

-- Amy Lowel --

Linka_pz
15-04-07, 09:12
ZAMBAKU MBI VARR...

Nga larg po te shkruaj,
e me mall te madh po pres.
Njehere te te shikoj,
e me pas te vdes!

Pasi te kem vdkur,
ne varreza do te jem!
Por serish ne zemren e mekur,
ty brenda do te te kem.

Ti po deshe, na ler ndonje kujtim,
qe malli te na marre te dyve.
Mbill nje Zambak mbi varrin tim,
dhe ujite me lotet e syve...

Linka_pz
15-04-07, 09:13
'' ME FAL, NENA IME ''

Nena ime nene e dashur,
per ty zemra me ka plasur.
Para kohe une u plaka,
ketij kurbeti i rente flaka!

Nga ti ika u largova,
dhe gabimishte te lendova!
Por ja qe fati me denoi,
pa ty nene une te jetoj!

Ne enderr jam me ty c'do nate,
edhe pse ti ndodhesh larg.
Cfaredolloj dhimbje ma lehteson,
dora jore kur me ledhaton.

Me duket vetja si jetim,
ketu larg teje ne mergim!
Ndjenjat me jane ndryshkur nga vetmia,
e shpirtin ma braktisi lumturia!

Pa ty nene e shtrenjte,
e rende qenka kjo jete!
Mallkuar qofte ky kurbet i zi,
qe padrejtesishte me ndau nga ti!

Prej dites kur dola ne kurbet,
nje faj i rende ne shpirte me vret!
Pesha e tij po me hap plage,
qe perjete do te rrjedhin gjak!

Te lutem me fal, nena ime,
qe te lashe ne hidherime!
Me fal qe po derdh lot per mua,
dhe mos harro nene, se une shume te dua.

Te dua aq sa jeten time,
e per kete nuk kam dyshime.
Ndaj po kthehem nene tek ti,
fluturimthi porsi veri.

Pritem nene se ja po vij,
e lotet ne sy, do te ti fshij.
Do te te marr ne perqafim,
gjersa ta shuaj une kete mallin tim.....

nait
15-04-07, 09:16
Vec me shpresen e agimit e gdhij naten ne mundim
Ndofta mike eren tende me e sjell era ne agim

Cudi druri i dashuris spo jep pemet qe pres un
Ndonese derdhet posi shiu mbi te lot i mallit tim

Pragun tend moj mikje ime si te e le a sme thua
Kur sme lene te largohem te degdisem ne mergim

TI me pallen moj te ndarjes seq me vrave seq me humbe
Tashti eja zemra ime falme jet pa mbarim

Se sa dite bera net ne ket enderr kaq te embel
Qe me ty moj te bej netet posi dite me shkelqim

Faj e turpe e kam ber qe sme flet me mall te faleshem
E qte bera qe kerkove te me tretesh ne largim

Dhe pse qenke e pabes per ty lutem nate e dite
Dhe pse spaske dashurin te kerkoj ne mallengjim

Sdo pushoj duke kenduar dashurin e mikes sime
Vetem vdekja do ta mbyll let goje ne shefrim

PSe kendoke ghithe jete kete keng o Sadi
Ska fund fjal e dashuris ska te shterur ky burim


SAADI SHIRIAZI

Linka_pz
15-04-07, 09:56
Mire se erdhe i nderuar
Te falemnderit qe ju bashkangjite shkrimeve te mija te uroj sa me shume postime
Me nderime Linka_Pz

Linka_pz
18-04-07, 16:42
BALADĖ QYTETSE
Mbramė
qiella dhe hyjt e vramė
njė ngjarje tė trishtueme panė:
Hije... jo! - por njė grue
me ftyrė tė zbetė edhe me sy
tė zez si jeta e saj,
me buzėn tė vyshkuna nė vaj,
me plagė nė gjoks e stolisun
me veshje dhe me shpirt tė grisun,
me hije grueje,
njė kens kėso bote,
njė fantom uje
vallzonte valle nė rrugė tė madhe.
Dy hapa para, dy hapa mbrapa
me kambė tė zbathun,
me zemėr tė plasun.
Dy hapa djathtas, dy hapa majtas,
me flokė tė thime,
me ndjesi tė ngrime.
(Dikur,
kur gjit' e saj me kreni
shpėrtheheshin n'aromė,
kur ish e njomė -
atėherė e dashunojshin shum zotni.
E sot?)
Jeta e saj asht kjo vall' e ēmendun
nė rrugat e qytetit tonė,
njė jetėn e fikun, njė jetė e shterun,
shpin i molisun, zemėr e therun,
njė za vorri, njė jehonė
qė vallzon natėn vonė
nėpėr rrugat e qytetit tonė.

Linka_pz
18-04-07, 16:43
Edhe kur kujtesa
Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.
Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...

Linka_pz
18-04-07, 16:44
Nė parkun qė mbuluan fletėt
Nė parkun q'ė mbuluan fletėt
Tė dy ne ecim qetėsisht,
Pas shijes saj ka shtruar vjeshta
Qilim tė verdhė natyrisht.

Dhe ndoshta si njė ėndėrr e zbehtė
Ju fanit njė muzg i vonė
Ky park q'ė kan' mbuluar fletėt
Ku pas kaq shekujsh ti po shkon.

Nga vagabondėt me cigare
Ti mos u tremb e dashur kot
Imazhin tėnd as dinosaurėt
Shekuj mė parė s'e shtypėn dot.

Qė ti tė vije kaq e bukur
Me kėta flokė, me kėtė hap
Toka tė egrėn klimė e zbuti
Dhe akullnajat ktheu mbrapsht.

Dhe s'kish se si tė ndodhte ndryshe
Tė ndodhte ndryshe s'kish se si.
U desh tė zhdukeshin pėrbindshat
Qė te kjo botė tė vije ti...

Linka_pz
27-04-07, 16:48
Ditet kalojne
nga mendja s'me largohesh
a thua kjo ndodh
kur vertet dashurohesh

Dua te te urrej
per c'ka ti u solle
por prap ju nuk mundem
ti tek une embelsine mbolle

Rruges kur eci
makinat veshtroj
mos ndoshta ne to
ty do te shikoj

Tek lokali yne
disa here kam kaluar
e te hyja brenda
kurre s'kam guxuar

Nuk e di , per mua
ti c'ke menduar
por nuk e di ndonjehere a do ta kuptosh
sa shume padrejtesisht me ke lenduar

Linka_pz
27-04-07, 16:49
Pa ty
Mbreme me kaploi te ftohtit, perseri pa ty, pa askend
ngreva krye vetmis, e pambrojtur dhe krye ne veti,
kur do arrin fundi i ketyre netve te ftohta,
keshtu e paperkrahur
dhe me pas mu kujtua femijeria
gjithcka sa e pafajshme dhe e pastert ishte
po te dija qe kaq e veshtir do te jet ritja
kur nuk do te isha rit

Kaluan

kaluan vitet si shekuj
kaluan ditet, netet
por ti nuk erdhe
kaluan shume te panjohur,
e te njohur
te urtesis, miresis
dashuris, armiqsis
keqesis, miqesis
Kaluan dit te zise,
te merzisis,...
Kaluan net te vajit,
afshit, knaqesis,
dehuris, pagjumsis
kaluan dhembjet
genjeshtrat, mashtrimet
lindjet, vdekjet
Te gjitha keto kaluan por pa ty kaluan...

A e din
A e din se
aty ku cdo dite lindi dielli
per mua u be eresire
A e din se
aty ku filloi ahu per mua ish perendimi
aty ku ish buzqeshja
per mua ish vaji
A e din se
aty ku ish puthja
gjuha nuk ishte
aty ku ish syri
ishte loti
aty ku ishte prekja
ndjenja s'kishte
aty ku ishte trupi
akull mbreteronte
aty ku jeta vazhdonte...hija jote ishte
A e din se
aty ku isha une ti s'ishe.

Linka_pz
29-04-07, 21:09
Nese une e para do te vdes
i fundit ti me puth ne ball se me ke dashur me gjith shpirt
per aq koh sa uen isha gjall
E po te le si amanet varrin e ftoht ku vet do hyj
mos ma mbuloni me mermer
dua ti dal barit permbi
E kur te ket ardhur maji
tek varri eja me tako
fijet e barit mbi koken time
me mall si floket e mia mi ledhato
nga zemra ime e tretur
do te mbij nje lulekuqe
ndersa une nuk mund te ngrihem
ti mere puthe - puthe
ne cast ato do te mblidhen
petalet e kuqe nga malli
dhe do te puthin buzet e tua
ashtu si te puthja une persegjalli

Linka_pz
29-04-07, 21:11
Se do me hysh ne zemer
kurre jo se mendova
te njoha thjeshte me emer
dhe emrin sta harrova
Se di sa te dua
se di sa me do
se di sa me njeh mua
se di sa te njoh
S'di asgje per ty
asgje sdua te di
te dua sic te shoh
te dua sic te njoh
Asgje sdua te di
cdo gje do bej per ty
qen mos te humbase kjo dashuri
mendova te rrime bashke te dy.

Linka_pz
29-04-07, 21:12
Nje dite te nxehte vere
buze detit kalova
mbi reren e lagur
emrin tend une shkrova
Por ja valet e detit
si perbindesh u hodhen
emrin tend te bukur
erdhen e ma moren
Perseri kete emer
e shkrova ne nje flete
po papritur fryu era
ma mori me te shpejte
Duke ardhur dimri
debora ra nga qielli
e shkrova kete emer
por ma shkriu dielli
Emrin tend te bukur
e shkrova ne zemer
por ishte xhelozia
qe e largoi ate emer
E shkrova kete emer
sepse fort e dua
por asgje spranoi
dhe emri yt U SHUA

Linka_pz
29-04-07, 21:14
I can't just sit here
and do nothing !!!
Waste my time,
waiting for you.
Caz you know me as innocent
but babe you wrong
I'll show you what I'll do
Now leave,
dont want you anymmore.
Im tired of your Words
Your phonines can't lie me any more
Don't wanna think about you
caz that gives e pain
Now, i don't care what you do
Don.t want to see you again
As time will go by,
it will prove ,the losser that you are
It will make me stronger,,,
which wont let you go far
I'm sure you will want me back
But,,, HEY it will too late...
Once, you letted me go by
so now You'll wait

Linka_pz
29-04-07, 21:14
I admit I'm a shallow human-being
I only answered your call, to see how far it could go

every night I put on a smile, I changed inside
yet, you knew me through all the plastic

you knew I was afraid, of falling for you
you knew I put on this show, to hide from anything true

I pretend, and pretend I am someone else
through all the fake smiles, and friends that have come and gone

you stayed for awhile
but not for long

you showed me love, then you just left
I was a feather in the breeze, caught in a whirlwind

now I'm lost in my head
lost in my dreams

sitting in my room, writing my feelings
I can't explain them, they just come

I can't define in any world
what you have done

you look at me sometimes
we both know

the love we once shared
is too much to ignore

I have my friends, I have enough
but all I really need is your sweet love

I can't eat, I can only think

my chest is caving in, and I can't sleep

I cry everytime I hear your romantic voice in my head
I die everytime I remember the night you left me alone

Linka_pz
29-04-07, 21:15
Don't ask me to cross the ocean,
Or swim the deepest sea.
Don't ask me to reach for the highest star,
Or fly like a bird for thee.
Don't ask me to say what's inside my heart,
For I shall never see the lights of tomorrow.
Don't ask to give precious memories,
For my life shall be filled with sorrow.
Don't ask me to wish upon my star,
To carry our love for eternity.
Or ask me me to cry or plea,
Whenever you turn to leave me.
Don't ask me after a year of kisses and embrace,
To take my innocence.
Or ask for my heart and hand,
Knowing the world for us to possess.
Don't ever ask me to say, "I love you"
Because before I do,
You have to find the key to my heart.
And prove your love for me is true.
So don't ask me anything before you do....

Linka_pz
29-04-07, 21:17
2NIGHT
It's not that I am lonely
I just miss your company
I need U here with me
I need U 2 set me free
the scent you wear
the look in your eyes
ure fine curves and ure beautiful smile
the presence of ure soul
rythym of your body
really turns me on
i jus't dont want 2b alone
tired of talking on the phone
By my side,I want U near
caressing ure body and whispering in yuor ear
To me is very clear
2night I need you here.

Linka_pz
29-04-07, 21:20
I dashuri im !!!
Nėse do tė duhet tė zgjedhėsh
midis meje dhe asaj
zgjidh atė
sepse unė nuk dij te flas....
fjalet e duhura siē flet ajo...
unė..nuk mund te bėj...
vetem gjėrat e duhura...siē i bėn ajo...
unė....nuk ia arrij....tė tregoj....
sa shumė tė dua....aq shumė....
sa tė tregon ajo....
pėr tė bėrė tė lumtur....
Nėse unė...do tė kisha qenė ti...
s'do tė mė kishe zgjedhur kurrė mua!...
Zgjidhe atė..
Keshtu nuk e humb asnjėrin.....
Unė s'do tė pushoj kurrė....
nė ty,duke menduar!.....
unė..... humba.....!!!
gjithė ē'ka prej jetės sime.....
edhe pse jetoj..... tash nuk e di.....
qėllimin e vazhdimit.....
tė jetės sime.....
dhe si do perfundon kjo.....
nuk e di.....
me tė vėrtetė nuk e di.....!!!??
por...njė gjė e di dhe jam...
i sigurt tėr jetėn se zemrėn...
time do ta kesh gjithėnjė...!

Linka_pz
29-04-07, 21:20
<Gje qe nuk kerkohet, por vjen vete>
Mos e kerkoni
puthjen!
S’keni per ta gjetur,
ketu,
thelle
e kam tretur…!
Mos e kerkoni
ndjenjen,
kyēur
nė shpellen
e mungeses!
Mos e kerkoni
arsyen!
Shtate pashė nen dhe,
ka mbetur…
Mos e kerkoni
moshen!
Me zero
e kam shumezuar.
Mos e kerkoni
Dashurine.
Ju ka harruar...!!!

Linka_pz
05-05-07, 17:53
Kur te pash
kisha frik frik te flisja
kur te fola kisha frik te puthja
kur te putha kisha frik te humbisja
por tani qe te dua
ti je gjithqka per mua

kur te pash kisha frik te flisja
kur te fola kisha frik te puthja
kur te putha kisha frik te humbisja
por tani qe te dua ti je gjithqka per mua

Linka_pz
05-05-07, 17:54
NDOSHTA JETA...

Dhėmbja mė thotė
se pėrherė do tė mbetesh
vetėm njė ėndėrr pėr mua
vetėm njė shpresė
njė lotė
qė ti nuk deshe
tė ndalėsh dotė.
Dhe kėtė qė ti ndeze nė mua
kėtė shkėndijė
nuk mund ta shuaj asgjė
as loti i njomė
as dhėmbja e madhe
as ky largim
mund ta shuash vetėm ti...
Pėr mua pėrherė do tė mbetėsh
ai... qė ishe
edhe pse dje tė njoha
qė tė dua sot
ngase zemrėn time tė zbrazur
ti e mbushe plotė...
Vetminė s'mund ta heq
as dhėmbjen s'mund ta ndalė
shpresat s'do tė pushojnė
as me kohėn
argėsinė
atyre u mbetet tė bėjnė ballė...
Atėherė desha tė ta them
vetėm tė vėrtetėn qė mėsova
se me ty...
njė minutė do tė thotė
mė tepėr se njė jetesė
pa dhėmbje e lotė
e plotė shpresė...
Dua tė ta them
pėr mua mos u brengos
ndoshta jeta do t'mė do
edhe mua njė ditė
ndoshta...!?

Linka_pz
05-05-07, 17:55
TI S'E DI...!

Edhe sonte
dua qė t'mė vish ti,
tė trembėsh heshtjen e thellė,
qė shpirtin ma ka plakosė,
dua qė dorėn tėnde fort ta shtrėngoj,
ta mbaj nė dorėn time
dhe tė them se unė po jetoj...
Por ti se di,
sa lumturi mė sjellė qenia jote
edhe pa tė prekur,
jo, ti kėtė nuk e di!
Sikur qė nuk e mėsove asnjėherė,
qė pėr mua
vetė jeta je ti,
vetėm ti...
Jo, ti nuk e di,
ndoshta as s'do ta kuptosh kurrė,
qė tė deshta dhe do tė tė dua edhe mė shumė...!

Linka_pz
05-05-07, 17:57
TI S'E DI...!

Edhe sonte
dua qė t'mė vish ti,
tė trembėsh heshtjen e thellė,
qė shpirtin ma ka plakosė,
dua qė dorėn tėnde fort ta shtrėngoj,
ta mbaj nė dorėn time
dhe tė them se unė po jetoj...
Por ti se di,
sa lumturi mė sjellė qenia jote
edhe pa tė prekur,
jo, ti kėtė nuk e di!
Sikur qė nuk e mėsove asnjėherė,
qė pėr mua
vetė jeta je ti,
vetėm ti...
Jo, ti nuk e di,
ndoshta as s'do ta kuptosh kurrė,
qė tė deshta dhe do tė tė dua edhe mė shumė...!

Linka_pz
05-05-07, 18:39
1.A te duhen duhen luftetare
Gjithe botes ti vesh zjarre
Do arratine te marre
Merr nja dhjete Kosovare

2.Njerez te zgjuar me lezet
Qe I gjene ne cdo ane
Qe te bejne hallve e salep
Keta jane mjeshtrit Dibrane http://www.tiranalive.org/vbulletin/images/smilies/icon_cool.gif

3.A do njerez per haenge
Per tryeze e per kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Keta I gjen vec ne Shkoder

4.A te duhen genjeshtare
Matrapaze e kokethare
Qe reren ta shesin per fare
Mer Krutan dhe je I lare

5.Po qeflij a te duhen
Qe me jevga dine te kruhen
Zonja qe pjellin cdo vit
Vetem Elbasani I rrithttp://www.tiranalive.org/vbulletin/images/smilies/icon_mrgreen.gif

6.Do ministra Kolonjare
Se mbahen burra me mend
Duan kudo te jene te pare
Ne mexhlis dhe ne kuvend

7.Do budallenje qe vec hane
Hajvane me dy kembe
Pasuri s’dine te vene
Merr shetit gjithe myzeqene.

8.A do te rruash florine
Katandine e shtepine
Me dy qofte mbushin sinine
Ec e merr gjirokastrine


9.Do te hash e te besh qejf
Sofra shtruar si per mbret
Pasterti e per kismet
Te till gjen vec ne Permet

10.A do male me debore
Trima te forte e malesore
Fort bujar e burreror
Shko ne Kukes I ke me dore

11.Keta matjane burra te zote
Qe dikur kane bere barot
Se I njeh gjithe vendi mbane
Jane te afte per xhandare

12.A do trima e sejmene
Kapardisur kudo vene
Pa I zene gjumi mos flene
Per tre mirditore bej bene

13.Do dembele per Stambolle
Mos u lodh te bezdisesh dynjane
Ne Tirane rresht tabane
Vetem te zgjasesh nje dore.

14.Do per pune nje korcar
I ke bujq e ushtare
Te gjithe bashke vene ne are
Koke e kembe si ke te share

15.Hall I madh per skrapalline
Ka rrezik te hedhe dhe dru
Dy ministra le te rine
Se na duhen dhe pa tru.

16.A do urte njerezit te rrine
Ne komande te kesh ushtrine
Ne terbjet te kesh njerezine
Merr te gjithe laberine.


17.Ore te gjore haruam vloren
Se kjo pune lahet me gjak
Dy shirite e nje medalje
Kesaj gheje I veme kapak.

18.A te duhen sharlatane
Qe te lepien ne cdo ane
Qe te percajne vatane
Ke sa te duash tropojane.

Linka_pz
05-05-07, 22:45
XHEVAHIRI I FJALES

Mikes sime poete N.Lako


Mė kėrkove rrugėve tė Korēės.
Perėndimi ulej atė ēast kėmbėve tė saj,
thyente kokėn nėpėr kalldrėme,
gurėt bėheshin fjalė xhevahir.
Nė kėrkim tė tyre nuk e di
mė gjete a tė gjeta.

Erdhi njė kohe,
qė besuam se erdhi,
diku nė njė cep dhjetori 'nentedhjete,
besuam se gjetėm rininė e shpirtit tė humbur,
nėn dritėn e xhevahirit tė fjalės sė lirė
nuk e di,
mė rigjete a tė rigjeta.

Eshtė njė kohė tani,
qė nuk e di nė ėshtė...
Rrugėve tė botės
enigma e fjalės na bėn ende shėnjė.
Rend unė a rend ti,
tė kėrkoj a mė kėrkon,
nėn dritėn e xhevahirit tė gjuhes sonė,
tė gjej a mė gjen
nuk e di...

Do vdes duke tė kėrkuar,
do vdes duke tė gjetur,
nėn driten e njė xhevahiri,
xhevahir tė fjalės, qė nuk vdes!

Linka_pz
24-05-07, 02:34
MERZIA
Merzia varferon vec pjese te trupit
Te cilat fshihen nen bust
Merzia, piedestali qe me larton
Kesaj rruge pa tradita, pa barrikada
Te pjek merzia, merzia, merzia
Sic piqet nje pikture anitike, plasaritet verniku
Pluhuri mbi pikture i josh qepallat te ulen
E tonet kuqerreme te burojne nga merzia
Prej piktures e sajojne dhomen e vetevrasjes,
ku perdet u ulen
eshte dhoma e mire e miqve, me veles
I je qepur nje karrigie te rende dhe nuk del kurre
Nga titulli i librit, brenda te cilit sigurisht qe ti
ekziston
Nen emra te rreme e kujtese te njellojte
Ne nje cep te bibliotekes do ta gjej te vjeter librin
Merzia, merzia
Merri gjymtyret e mija e hidhi ne ndonje loje
Ku vec mund te humbet
Vec te mos e prek me trupin
As te falem me to nuk dua
Ose i nderroj gjymtyret me floket e mij
Ah, floket e mij dy here te prere, aq te gjate
Mes tyre gjendesha mes nje kopshti trendafitesh ujitur
pa gjak
Ku stolat kendonin me ze te harruar
shatervani...
Aty midis flokesh i shpetoja njerezise
Tek me sy te mbyllur ecja e s'me shihnin
Kerkoj floket e mij qe qene te verdhe
Po krejt ma thithnin te keqeni dhe me linin mua
Vec merzira te mira
Po tani qe pa floke kam mbetur, pa njerez kam mbetur
Merzia
Eshte dicka e hidhur qe nuk ben dot pa te me
Si edhe pa e quajtur pikellim apo me fjale me te ndera
eshte dicka qe vertet te kthen ne bust
Barkun me qime e kofshet t'i fsheh e t'i ruan
Ne uje te mbyturish
Qe t'i kesh per pleqeri
Tani qe zhduka edhe floket e shenjte
nje figure e lojes me letra jam bere
Duke buzeqeshur me nje lule gazi ne dore
Me ca rroba te stolisura fort
Bust, bust spathi, si fant
Me dy koke e kater duart me thika e gjethe te gjumit
Tanime merzia si nje gjarper pellumb
Ne nje fole thurur prej flokesh te ngordhur
Ngroh si veze dy kokat e mija
Njera eshte per vrasje, tjetra per vetvrasje.

Linka_pz
25-05-07, 14:03
Me mungon:
Dhembja ne gjoksin tim
me rendon shum per ty
kur malli me buzeqesh,
dhe ne zemer po me rri.

Ka zen vend dhe nuk luan dot
qe me ben syrin me lot!
qe me dridhet buza e that,
shpirti digjet flake-flake.

Shum rend qenka keshtu t'jetosh!
me dhembje, mall, e dashuri
perse zemra nuk gezohet dot,
perse shpirti rrin n'vetmi.

Kur ti lexosh keto rreshta
mendo se jam afer me ty
te tregojn shkronjat e zeza!
sa me mungon mua ti

Linka_pz
24-07-07, 14:00
MBRETI


"Mbreti, q'urdhėron dynjanė,
Qė ka vėnė taraphanė
E i presėnė paranė,
Ja di kimenė parasė.

Dhe veziri, q'ėshtė veqil,
Zė sikur tė bėnet' adil
E mos thotė dot kaly-kil,
Ja di kimenė parasė.

Sheh Islami, q'ep fetfanė,
Qė di qitapėtė ē'thanė,
Nukė kaēirdis paranė,
Ja di kimenė parasė.

Myfti edhe myderizė
Edhe kyrra e vaizė
Kanė ujdisur' iblizė,
Ja di kimenė parasė.

Dhe kadiu i mehqemesė,
Qė rri sipėr sixhadesė,
Edhe shehu i teqesė,
Ja di kimenė parasė ...

Dhe pashallarė, bejlerė,
Edhe avamė tė tjerė,
Pėr para apėnė krerė,
Ja di kimenė parasė ...

Kadiut, t'i rrėfesh paranė,
Ters e vėrtit sherianė,
Pėr para se ē'e shet t'anė,
Ja di kimenė parasė.

Pėr para janė sarhoshė,
Bėnenė bota kodoshė,
Dhe ēifēiu qė mbjell groshė
Ja di kimenė parasė.

Po s’ka gjė tė gjallė
Qė tė mos ia ketė mallė,
Turli esnaf’ e bakallė,
Ja di kimenė parasė.

Edhe foshnja q’ėshtė nė djep
Zgjat dorėnė, tė thotė "nep",
Ta marrė ta verė nė xhep,
Ja di kimenė parasė.

Edhe gala qė nukė flet,
Lėshoja njė para nė dhet,
E merr e shpie nė folet,
Ja di kimenė parasė.

Paraja nė kėtė alem,
Paraja djeg pleq edhe djem,
E digjenė nė xhehenem
Ja di kimenė parasė.


HASAN ZYKO KAMBERI

Linka_pz
03-08-07, 19:04
Malli per heronjte

S'ka heronj,herojte i perzume
me lavdi perdite i nanuritem
dhe me lajka dalngadal i vume
nje nga nje ne prehje dhe ne gjume.

S'ka heronj,heronjte u merziten,
prisnin endrat,endrat u vonuan
duke pritur heshten e dremiten
dhe ne nina-nana u kenduam.

C'digjeni nga malli per heronjte?
kushedi kur kthehen nga kjo ane
C'i kerkoni?Pritja eshte e kote
S'ka heronj,tani ka pelivane!
Heshtja

Cigarja u dogj gjer ne fund,
Mbi tryeze gjumi me mori
ne xhamet era perdet s'i tund
dhe hesht koridori.

Me koke ne tryeze te flesh,
te shohesh endra te blerta...
Sa ndot...Te zgjohesh e prape te gjesh
ne qoshe te vjellat e lena nga jeta!
Kujdes me fjalen

Kujdes me fjalen,zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri
Pushteti i fjales eshte i vecante
Gatuan male dhe kakerdhi.

Me fjalen rrjedhin perenj me mjalte
Pikojne cezma me helm te zi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Nga fjala humben Jude e Pilate
Stratege e mbreter me mbreteri
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Une fjalen vete e shtroj ne karte
Dhe brenda syve se c'eshte e di...
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!
Varferia
Kishat e shembura
Malli per heronjte
Kujdes me fjalen
Heshtja


Dritero Agolli

budo785
04-08-07, 01:26
me pelqyen vecanarisht keto vargje:

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Faleminderit Linka

Linka_pz
04-08-07, 10:18
me pelqyen vecanarisht keto vargje:

Kur fjala nxiret nga buzet jashte
Si dallendyshja s'vjen ne shtepi
Kujdes me fjalen zonjez me cante
Kujdes me fjalen dhe ti zoteri!

Faleminderit Linka


Me vjen mire se pari qe e paske lexuar e pastaj qe te paska pelqyer ,do te thote nuk po mundohem kote ,te pershendes shume budo785

Linka_pz
04-08-07, 10:19
Edhe kur Kujtesa

Edhe kur kujtesa ime e lodhur
Ashtu si ato tramvajet e pasmesnatės
Vetėm nė stacionet kryesore do tė ndalojė,
Une ty s'do tė harroj.
Do tė kujtoj
Mbrėmjen e heshtur, tė pafund tė syve tė tu,
Dėnesėn e mbytur, rrėzuar mbi supin tim
Si njė dėborė e pashkundshme.
Ndarja erdhi
Po iki larg teje...
Asgjė e jashtėzakonshme,
Veē ndonjė nate
Gishtat e dikujt do tė mpleksen nė flokėt e tu
Me tė largėtit gishtat e mi, me kilometra tė gjatė...


Ismail Kadare

Linka_pz
04-08-07, 12:44
Gjuha Shqipe

Kur nė sulm hodhėn turqit
Hordhitė e pambaruara,
Kėshtjellat e sintaksės
S'i muar, qė s'i muar.
Nė bedena poemash
Popullore mbetėn
Kufoma divanesh e
Kufoma bejtesh.
Kur panė se gjuhės
S'i hodhėn dot prangat,
Lėshuan drejt saj
Gjithfarė merimangash...
Nė pėrēartje ta kthenin
Nė delir nė jerm,
Ishin vite tė rėnda,
Ishin shekuj plot helm.
Tė tė bėnin ty, donin
Shqipėri memece,
Po ja erdhi Naimi,
Si yll mbi ty ecte.
Dorėn e zbehtė
Mbi ballė tė vuri,
Tė tė hiqte zjarrllėkun
Prej tė sėmuri.
Dhe vdisnin pjesėzat,
Thaheshin merimangat,
Ndriste si perlat
Poezia e madhe.
Kjo gjuhė, qė provoi
Akrepėt e shkretėtirės,
Ē'do tė thotė pėrēartje
E di, oh, e di mirė.
E di ē'do tė thotė
Kllapi hermetizėm,
Qoftė e ardhur nga Roma,
Qoftė e ardhur nga Parisi.
Kjo gjuhė martire,
Lehonė e pėrjetshme
Qė lindi mes dhimbjesh
Art tė pavdekshėm.




Ismail Kadare

Linka_pz
05-08-07, 08:59
Mall

Ca pika shiu ranė mbi qelq.
Pėr ty unė befas ndjeva mall.
Jetojmė tė dy nė njė qytet,
Dhe rrallė shihemi sa rrallė.
Edhe m'u duk pak e ēuditshme
Si erdh kjo vjeshtė, ky mėngjes.
Qiejt e ngrysur pa lejlekė
Dhe shirat pa ylber nė mes.
Dhe thėnia e vjetėr e Heraklitit
Seē m'u kujtua sot pėr dreq:
"Tė zgjuarit janė bashkė nė botė,
Kurse tė fjeturit janė veē".
Nė ē'ėnderr kemi rėnė kaq keq,
Qė dot s'po zgjohemi vallė?...
Ca pika shiu ranė mbi qelq
Dhe unė pėr ty seē ndjeva mall.


Ismail Kadare

Linka_pz
07-08-07, 18:55
Ketu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret
Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate
Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale
Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje
Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

Dritėro Agolli (http://www.shqiperia.com/letersia/dritero_agolli/index.php)

Linka_pz
08-08-07, 08:52
Enderr e prere1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s'ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s'e mendonte me c'dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t'i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s'na jep njeri hua,
S'e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s'na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj...
3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje "sorkadheve",
Kur grisnin fustanet ne driza. 4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

luan_i
09-08-07, 08:24
QĖNDRIMI




Jam shqiptar
e kosovar;
zot e krenar,
zot e bujar
mbi kėtė dhé,
q'e kam si fe,
e pėrmbi fé:
E kam vatan!
E kam atdhe!
Qė gjysh stėrgjysh,
qė brez pas brez,
qė gjithėmonė.
Ti shqa thėrret,
ti shqa bėrtet,
gjer lartė nė retė
se jam barbar.
Jo, s'jam
si bėrtet ti,
si buēet ti,
ti, Mal i Zi.
Po vendin tim e dua,
lirinė e dua,
e s'dua
zot
mbi mua.
Se jam kėtu
kur s'kish njeri,
kur s'kish kufi
as fqinjėri,
as shqa tė zi.
Se jam kėtu
kur Mal i Zi
ish Iliri;
kur nga njė det
nė tjetrin det
isha zot vetė!
Unė jam kėtu
nga moti
kur vetė Zoti
e bėri fushėn
fushė
e malin
mal.
Unė jam kėtu
e do tė jem
- dem baba dem -
sa mali tė bėhet hi
e hiri mal pėrsėri.
Mitrush Kuteli
Tė lumtė pėr pėrzgjedhjen Linka_pz.

Linka_pz
09-08-07, 11:23
I Pėrndjekuri i Dashurisė

Unė jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qė ti mė ke vėnė
Po ēudi as qelia s'mė mbyt
Dhe s'mė mbyt as dritarja e zezė
Kur ti prangat m'i hodhe nė mish
Unė i putha duart e tua
Ėshtė rast i pashembullt ta dish
Qė xhelatin ta puth a ta dua
I pėrndjekuri yt erotik
I pėrndjekur tė mbetet gjithmonė
Erotim i mirė a i lig
Hidhmi duart nė fyt, torturomė
Ky burgim sa do zgjasė s'e di
I pėrjetshėm do kisha dėshirė
Veē ti eja mė shih nė qeli
Tė perndjekurit tėnd i vjen mirė.

Dritėro Agolli

luan_i
09-08-07, 14:43
Roje qiellit
Rrugėtim i gjatė
Maleve kurorė
Shkėmbinjėve t'thepisur
Lumenjėve t'tėrbuar
Sa shumė kamė hecur, me barkun shtrėnguar
Me qallmė nė kokė e trastė tė zbrazur

Nė krahėror veq maliherin kisha
Dhe ty qė asnjėher s'tė pashė

Mė shkruaje letra kur afėr mė kishe
Mė ndizje flakė dhe akull mė bėje
Sa afėr mė dukeshe e sa larg mė ikje
Hije tė gjeta, hije tė lashė

Qielli mė afėr mė duket
Sot qė retė nė tokė kan rėnė
Unė, malet, shkėmbinjtė dhe lumenjtė
Roje qiellit i bėjmė

Linka_pz
09-08-07, 17:10
Pershendetje Luan_i vertet poezi e mrekullueshme ,te uroj sukses !
Me vjen mire qe u bashkangjite poezive te perzgjedhura nga une !

Linka_pz
09-08-07, 19:45
Miqve

Ne po ikim miq, ashtu si kujtimet
drejt heshtjes sė vjetėr, asaj heshtjes sė butė
qė jetojmė qysh prej lindjes... Koha po shprishet
si njė flok i shkulur prej dhimbjes.
Tash nė vend tė ajrit thithim mall
dhe mes fjalėve tė fundit, nė ēantat e rėnda
fshehėm lotėt.
-Jetofshi miq, se toka e huaj ėshtė gjithmonė e njėjta;
-Jetofshi miq, fatin tuaj
qė nė njė puthje tė vogėl nganjėherė lindi dhe vdiq i paparė;
-Jetofshi miq, aq mirė sa ua paēa zili;
Se s' paska asgjė mė tė madhe nė botė
se zemra, asgjė mė tė rėndė se malli
vetė prej lėkurės sonė.
Nė trena tė kundėrt do tė hipim, mbi dy sirena
duart do t' i ngulim e mė vonė tė uritur
lotėt do gėlltisim me lodhje si bukėn e ngelur.
E tash, jetofshi miq
aq mirė
sa ua paēa zili.

Linka_pz
09-08-07, 19:54
Lufta dhe arti


Tutje gjithnjė akull
Kėndej gjithnjė zjarr
Unė jam syri i Aladinit
E shoh veten si digjem
nė betejėn e tmerrshme
tė fjalės
e tė mendimit

Me shenjtėri tė mallkuar
me pėrfytyrimin e qartė
e krijoj
Nė mua shushurijnė dete
tė qena
nė ėndėrr

S''po flas kotnasikot
Mund t''i merrni fjalėt e mia
e tė niseni nėpėr botė
Unė s''kam guxim
Kuptoj se pa dritėn e tyre
Nuk do ta di rrugėn nėpėr dritė
Janė krijuar prej frenimesh
prej kthesash theqafjesh
dhiaresh tė shenjta
zigzage

Unė nuk i shoh yjet
pėshtjellė nė terr
Gjithėsia e ftohtė
nuk e ka gji diellin
Sikur tė mos e ftohte
ana e errėt e planetit

luan_i
10-08-07, 07:58
Pershendetje Luan_i vertet poezi e mrekullueshme ,te uroj sukses !
Me vjen mire qe u bashkangjite poezive te perzgjedhura nga une !
Tė falėnderoj Linka_pz.
Jo rastėsishtė e zgjodha kėndin e poezive tė pėrzgjedhura, kėndin e poezive qė aq shumė i dua. Respekt!

luan_i
10-08-07, 08:20
Ėndėrr

Ėndėrrova atėher kur ėndrra mė kishte ikur
Dhe qepallat sikur s'mė hapeshin
Ėndėrr e bukur ishte
Dhe...
Doja sa mė shumė tė zgjaste

Drita e diellit desh mė vėrboi
Mė nxorri nga gjumi
Nga llahtaria
Sa e bukur
Sa e trishtueshme
Ėndrra qė dje kam parė.

Njė hije...

Njė hije seē mė pėrplasė
Dhe mė afron
Pėrsėri mė pėrplasė
Mė bėn pre tė sajė
Mė tej mė ngulfatė
E zemėr dhe forcė mė jepė
Vallė
Sa mundė tė zgjasė kjo ndrydhje
Deri kur me ngulfatje?

Linka_pz
10-08-07, 11:53
Tė Huaj Jemi

Tė huaj jemi ne prej kohėsh
Ē'ish pėr t'u thėnė ėshtė thėnė.
Si gurėt qė zėnė vend nė tokė
Njė jetė vend ne kemi zėnė.
Drejt njėri tjetrit kemi mbyllur
Tė gjitha rrugėt edhe shtigjet
Si dy qytete mesjetarė
Me mure, heshta dhe me pirgje.
Por natėn kur i lodhur truri
Portat i Mbyll me qetėsi,
Ti gjen njė shteg dhe futesh mbrenda
Njė shteg qė vetėm ti e di.
Futesh dhe si n'rrugica parqesh
Shetit mes cirkonvolucionesh.
Hyn nėpėr ėndrra e shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma bėn me dorė.
Po kur mėngjesi zė ofrohet
Nis shqetėsohesh befas ti.
Dhe heshturazi del pėrjashta
Nga shtegu qė veē ti e di.
E dita vjen. Rrjedh prap jeta
Dhe ne tė dy si dhe mė parė
Tė ftohtė rrimė e tė pamposhtur
Si dy qytete mesjetarė

Linka_pz
10-08-07, 18:02
Lamtumirė

Mos loto, q'i n'kujtese
Te ruej pa turbullue
Kqyrjen tende plot shprese
Magdalene e pikellue!


E zymte asht dita e motit
Nuk dij a kem'me u pa....
N'se jo,ti lutju Zotit,
Se mire na jemi nda.

Linka_pz
10-08-07, 18:12
Deshire dhe Heshtje

Tej dritares eshte ngrohte
njerez jan ulur ne tavolina
qyteti nis e del prej vetes
ne rruge bredhin klube e makina
Nuk eshte e thene te jem krejt i vetem
s'eshte e then te jem as vete i dyte
me miq te rastit po te mbushet nata
nje vend do gjej ku the clodh syte.
Kam ftohte e s'te shoh prane
mendoj, mendoj se si
avujt e ngrohte te frymes time
si zogj te bardhe e te verbuar mberrijne te ti
ne enderr vijne, e qete kendojne
e une me syte pak mbyllur ri
koken ngre lart, degjoj ngadale
kengen e hene te brisht si zane qe solle ti.
E di se hesht hija ime
e di se lotet s'flasin kur
ata ata degjojne vec fjalet e mia
ne heshtje qendrojn dhe ata si une
Pas pak ngadal do te iki
qe lotet te shkoj ti fshi diku
ketu prane mbase atje larg
pas pak ngadal do kethehem une.

Linka_pz
11-08-07, 17:48
Migjeni
Kangėt e pakėndueme


Thelle ne veten teme flejne kanget e pakendueme,
te cilat ende vuajtja as gezimi s'i nxori,
te cilat flejne e presin nje dite ma te lumnueme
me shperthye, m'u kendue pa frige e pa zori.

Thelle ne veten teme kanget e mija jesin...
e une jam vullkani qe flen i fashitun
por kur t'i vije dita te gjitha ka me i qitun
ne njimije ngjyra te bukura, qe nuk vdesin.

Por a do te vije dita kanget me u zgjue?
Apo ndoshta shekujt me ne prap po tallen?
Jo! Jo! se liria filloi me lulezue
dhe e ndjej nga Dielli (alegorik) valen.

O kanget qe fleni, reliket e mija
q'ende s'keni prekun as nji zemer te huej,
vetem une me ju po kenaqem si femija,
une - djepi i juej, ndoshta vorri i juej.

luan_i
12-08-07, 08:47
Vazhdimėsi

Nė zbrazje shprthimesh
Mjegullnajė dhe flakė
Krisma trishtuese
Ngritje
Rėnie
Dhe, pėrsėri ngritje
Vazhdimėsi
Ecje pėrpara
Marshim
Kthim mbrapa nuk ka.

Nė tokėn time

Kė tu jamė
Frymoj
Sė bashku me tokėn
Linda
Dhe shpatullat qiellit i vė
Shqip flas
Shqiptar jamė
Dhe
Feniks bėhem
Kam rrėnjė sa vetė toka
Kanarinat s'mi kret dot kush
Se jamė unė
Unė
Qielli dhe toka jote
Atdheu im.


Dritė

Sa mė shumė dritė
Nė majė tė qiellit le tė shkėlqejė
Dhe Botėn ta ndriqojė

Nėpėr dritė tė kalorojmė
Nė dritė tė shkėlqejmė
Dhe
Dritė tė bėhemi
E nė dritė
Tė shpėrthejmė

Linka_pz
12-08-07, 18:49
Kush ta fali bukurine
Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!
Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!
Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.
Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.
Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,
Te me vesh ne dhe te gjalle.

Lasgush Poradeci

Linka_pz
12-08-07, 19:07
Dėshira

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Tė kem
Ditė,
Dritė,
Jetė,
Vetė,
Ah, dua,
Qė thua,
Tė mos vdes,
Po tė mbes
Pėrjetė
Tė ketė
Shpirti im
Pa mundim
Shėndenė
Tė jenė
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirė,
Po kam dhe mall
E dėshirė,
Zot i vėrtetė
I gjithėsisė!
Tė rronj pėrjetė
Ndaj njerėzisė!
Ti ke nė dorė,
Ēdo gjė qė tė duash;
Nukė je i gjorė,
Arrin qė tė thuash;
Pa bėhenė gjithė ē'dua,
Po tė mė dėgjosh mua,
Le tė bėhetė thua,
Dhe gjithė janė bėrė!
Atė qė thua ti vetė,
Zot i math e i vėrtetė!
Ajo bėnetė nė jetė,
Edhe mbaronet' e tėrė!
Ti epi jetė njerėzisė,
Shto e beko dhe bagėtinė,
Se ti je Zot' i gjithėsisė,
Nė dorėz' e ke mirėsinė
Njerėzis' epi jetė tė gjatė,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinė shkret' e lugėnė thatė
Mos e shih kurrė, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithė ē'ke
Nga tė mirat,
E tė pėshtirat
Hidhi kėtje,
A vari mė ndonjė grep,
A mbuloji mė ndonjė mal,
E lėrė vetėm mirėsitė,
Fal edhe dritė e jet' e ditė
Le tė prehet gjithė njerėzija
E tė mos ketė kurrė tė kėqija;
Ligėsitė, djallėzitė e marrėzitė
Le tė mos rrojnė paskėtaj edhe njė ditė
Veē mirėsija nė kėtė jetė tė mbretėronjė,
Urdhėri yt, puna jote, Zotth' i math e i vėrtetė,
E v^ėrteta le tė rronjė, gėnjeshtra le tė pushonjė
Bėj si tė duash, ē'tė them unė Zot i vėrtetė? Ti e di vetė!
Naim Frasheri

luan_i
13-08-07, 14:34
Nuk ndalem

Rroj e kėndoj
Prashis dhe Lėroj
Peshkoj
Nė xhami falem
Nė kishė shkoj

Gjuetarė jamė
Gjueti bėj
Me gjah jetoj

Dhe ushtar jamė
Me pushkėn e gjatė
Mėsoj nga tė tjerėt
Vetė shkruaj

Artist nuk jamė
Me art jetoj
Dhe malsor jamė
Nė mal frymoj

Autostradė jamė
Mbi te kaloroj
Mbi retė e larta ngritem
Nuk ndalem

Rrugėtim e kam jetėn
Vdekjen
Pambarim.

Linka_pz
13-08-07, 17:59
Shqipėri, e Shtrenjta Nėnė! Shqipėri, e shtrenjta nėnė,
Ty me zemėr tė adhuroj.
E bleruar nga ēdo anė,
me gjithė shpirt unė tė ēmoj.

Tė bekuar tė kam Ty,
Zoti Ty tė ka ndriēuar,
sa kam dorė e sa kam sy,
do tė jem i lumturuar.

Luadh paqeje e gėzimi,
tė fal natyra bukuri.
Bujaria e gjithė njerėzimit,
tė ka vend pėr besnikėri.

Dhe nė qofsha nė dhe tė huaj,
dhe nė qofsha nė varfėri,
nė udhė larg nėse vuaj,
Shpresė mė fal, nėnė Shqipėri!

Eduart Hoxholli

Linka_pz
14-08-07, 18:46
MELODI E KĖPUTUN

Melodi e kėputun - lot i kjartė nga syni
i njė grues sė dashun...
andje e pėrplasun,
xhevahir i tretun,
njė andėrr e shkelun,
buzė e paputhun
nė melodin e kėputun.
Nga vaji i heshtun shkunden supat e zhveshun,
verbojnė nga zbardhimi...
e ther, ther hidhnimi
pėr ēasteet e rrėshqitun,
pėr fatin e ikun,
pėr gėzimin e humbun
nė melodin e kėputun.
Brrylat ndėr gjujė tė mpshtetun, ftyrė nė shplakė e fundosun:
Qan grueja e pikllueme
me zemėr tė piskueme
(njė kitarė e gjymtun,
za kange i mbytun
nė buzė nga dhimb' e puthun
nė melodin e kėputun).
Hesht njeriu pran grues qė qan e turpnueme...
syni i venitet
nė tė loti vėrvitet,
diēka nxjerr nga xhepi
grues ia lė - dhe sė shpejti
e len gruen e humbun
nė melodin e kėputun.
Por kur vjen ndoj tjetėr, epshi kapėrthehet,
gjaqet turbullohen,
pėrzihen, pėrvlohen,
ēohen peshė, tėrbohen
... e vetėm ndėgjohen
ahtėt e molisun
nė melodin e grisun.

Linka_pz
15-08-07, 11:24
KANGA E RINIS


Rini, thueja kangės ma tė bukur qė di!
Thueja kangės sate qė tė vlon nė gji.
Nxirre gėzimin tand' tė shpėrthejė me vrull...
Mos e freno kangėn! Le tė marri udhė.

Thueja kangės, rini, pash syt e tu...
Tė rroki, tė puthi kanga, tė nxisi me dashnu me zjarrm tand, rini...
Dhe tė na mbysi dallga
prej ndjenjash tė shkumbzueme q'i turbullon kanga.
Rini, thueja kangės dhe qeshu si fėmi
Kumbi i zanit te pėrplaset pėr qiellė
dhe tė kthejė prap te na - se hyjt ta kanė zili
e na tė duem fort si tė duem njė diell.
Thueja kangės, Rini! Thueja kangės gėzimplote!
Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote.


MIGJENI

Linka_pz
15-08-07, 20:16
C'ĖSHTĖ DASHURIA
Nexhat Hakiu

Ti nga gazi, nga mėrzia
Pyet ē'ėshtė dashuria
Por ajo nuk fytyrė,
Nuk ka tingull, nuk ka ngjyrė!

Ajo s'sndihet as me fjalė,
Vjen e fshehur dhe ngadalė,
Vjen njė herė'e prap s'enjeh
Brenda zemrės ti se sheh!

Po t' ish lule, fshehur barit,
Do kėputesh, do tė thahesh,
Po t'ish pėrl, fij e arit
Do rrėmbehesh, do tė ndahesh;

Po t'ish zog, do tė vajtonte
Brenda zemrės nė kuvli,
Ta liroje, do kėndonte
Larg nga ty, nga ēdo njeri!

S'ėshtė lule pėr nė fushė,
S' ėshtė pėrl pėr nė gushė,
S'ėshtė as zog pėr nė kuvli:
Ajo zemrėn ka shtėpi....

Ja se ē'ėshtė dashuria!
Ėsht' a s'ėshtė nuk e di,
Por un' di se lumturia:
Nuk ėshtė vetėm dashuri.

Linka_pz
15-08-07, 20:18
FRYMARRJE
Ylli Jasa

Marr frymė
Shoh me sy mbyllur muzikėn e zėrit tėnd
Si vibrim ajri ….
Nėn krahėt e lehtė tė njė zogu
Tė pėrgjumur ndaj dėshirės.... pėr fluturim
Dhe jam nė pritje
Tė asaj goditje tė lehtė ajri
Qė vetėm krahėt e tu
Vetėm krahėt e tu mund ta bėjnė....
Vetėm nė fluturim….
Kush ėshtė ...kush ėshtė
Jam unė
Kush je ti
Jam une...jam unė
Dashuri e amėshuar nga pluhuri kozmik
Valė universi... infinit
Jam muzika e embėl e Shpirit tė Madh
Simfoni shpirtėrore pa nota dhe pentagrame
Pa rregulla dėgjimi
Vij nga Kaosi me njė drejtim
O Zot, i madhi Zot, ti je.....?
Jam dhe Zot....sic je ti
Por mund tė vdes.....pa Dashuri....

Linka_pz
15-08-07, 20:21
Vazhdim Dėgjoj njė zė te embėl dhe tė vrazhdė,
Flakė nė shpirtė
Zjarr nė gjak
Diellin nė zemer
Hėna rreshket si femėr e plagosur
Nga dashuria e tepėrt
Jetoj nė kllapi ėndėrrėn
Nė gjumė kerkoj gjurmėt e 'Gjumit tė Madh'
Kam frikė nga zgjimi
Kam frikė nga ėndėrra
Kam frikė nga frika
Kam frikė nga dashuria
Kam frikė dhe mos tė kem frikė
Dua vetėm tė ikė
Tė iki tė iki nė fluturim.. flu..
Tė ėndėrrave tė mia blu
Dua tė zhytem nė oqeanin tėnd shpirtėror
dhe tė zhytem nėn dallgėt e mistershme
tė ėndėrrave tė tua
Tė mbytem ėmbėlsisht
Duke shkuar drejtė fundit
Nė mes tokės...detit…qiellit …
Pėrjetėsisht.....
Nė mes dritės dhe errėsirės
Nėn trysninė e thellėsisė tėnde
Dhe tė fundit flluska tė ajrit
Qė dalin nga buzėt e mija
Nė fun tė Oqeanit tėnd Shpirtėrore
Nė bėlbėzitjen pa zė
Nėn ujė
Nėn ėndėrra
Tė fjalėve magjike …
Pa dėgjim…..pa dėgjim…..nė amėshim………

Energi
Hej moshė e re vashė e hedhur
Derdhma forcėn tėnde
Nė hapėsirėn pa fund tė shpirit tim me qojė hapur
Po pres tė pijė nga energjija jote
Tė tė shpėrtheje energjinė time.

Linka_pz
15-08-07, 20:22
Migjeni-Recital I Malcorit Recital i Malcorit


O' si nuk kam nji grusht te forte
t'i bije mu ne zemre malit qe s'bezane,
ta dij edhe ai se c'do me thane i dobet -
n'agoni te perdridhet si vigan i vrame,

Une - lugat! SI hij'e trazueme,
trashegimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma te paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse per dite
mbi lekure te tij, ne loje varrimtare,
kerkoj me gjete nji kafshate ma te mire...
Por me rrene shaka shpresa genjeshare.

Mali hesht - dhe ne heshtje qeshe.
E une vuej - dhe ne vuejtje vdes!

Po une, kur? heu! kur kam per t'u qeshe?
Apo ndoshta duhet ma pare te vdes?

O, si nuk kam nji grusht te fuqishem!
Malit qe hesht mu ne zemre me ja njeshe
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshem...
E une te kenaqem, te kenaqem tu u qesh.

Linka_pz
15-08-07, 20:25
O moj Shqypni-Pashko Vasa O moj Shqypni, e mjera Shqypni


O moj Shqypni, e mjera Shqypni,
Kush te ka qite me krye n'hi?
Ti ke pas qene nje zoje e rande,
Burrat e dheut te thirrshin nane.
Ke pase shume t'mira e begati,
Me varza t'bukura e me djelm t'ri,
Gja e vend shume, ara e bashtina,
Me arme te bardha, me pushke ltina,
Me burra trima, me gra te dlira;
Ti nder gjith shoqet ke qene ma e mira.
Kur kriste pushka si me shkrep moti,
Zogu i shqyptarit gjithmone i zoti
Ke qene per lufte e n'lufte ka dekun
E dhune mbrapa kurr s'i mbetun.
Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka Kur ka lidhe besen burri i Shqypnise,
I ka shti dridhen gjithe Rumelise;
Nder lufta t'rrebta gjithekund ka ra,
Me faqe t'bardhe gjithmone asht da.

Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Po sikur lisi i rrxuem perdhe,
Shkon bota sipri, me kambe, te shklet
E nji fjale t'ambel askush s'ta flet.
Si mal me bore, si fushe me lule
Ke pas qene veshun, sot je me crule,
E s'te ka mbetun as em'n as bese;
Vet e ke prishun per faqe t'zeze.
Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,
Nder nji qind ceta jeni shpernda;
Sa thone kam fe sa thone kam din;
Njeni:" jam turk", tjetri:"latin"
Do thone: " Jam grek", "shkje"-disa tjere,
Por jemi vllazen t'gjith more t'mjere!
Priftnit e hoxhet ju kane hutue,
Per me ju damun me ju vorfnue!
Vjen njeri i huej e ju rri n'voter,
Me ju turpnue me grue e moter,
E per sa pare qi do t'fitoni,
Besen e t'pareve t'gjith e harroni,
Baheni robt e njerit t'huej,
Qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej.
Qani ju shpata e ju dyfeqe,
Shqiptari u zu si zog nder leqe!
Qani ju trima bashke me ne,
Se ra Shqypnia me faqe n'dhe!
E s'i ka mbetun as buke as mish,
As zjarm ne voter, as drite, as pishe;
As gjak ne faqe, as nder nder shoke,
Por asht rrexue e bamun troke!
Mblidhniu ju varza, mblidhniu ju gra,
M'ata sy t'bukur q'dini me qa,
Eni t'vajtojme Shqypnine e mjere,
Qi mbet' e shkrete pa em'n, pa nder;
Ka mbet e veje si grue pa burre,
Ka mbet si nane, qi s'pat djale kurre!
Kujt i ban zemra m'e e lan' me deke
Ket fare trimneshe, qi sot asht meke?
Kete nane te dashtun a do ta lame,
Qi njeri i huej ta shklase me kambe?
Nuk, nuk! Kete marre askush s'e do
Kete faqe t'zeze gjithkush e dro!
Para se t'hupet keshtu Shqypnia,
Me pushke n'dore le t'dese trimnia!
Coniu, shqyptare,prej gjumit coniu,
Te gjithe si vllazen n'nji bese shterngoniu,
E mos shikoni kisha e xhamia:
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!
Qysh prej Tivarit deri n'Preveze,
Gjithkund lshon dielli vap'edhe rreze,
Asht tok' e jona, prind na e kane lane
Kush mos na e preki, se desim t'tane
Te desim si burrat qe vdiqne motit
Edhe mos marrohna perpara zotit.

Linka_pz
16-08-07, 08:59
Pa titull

Shume udhekryqe, pa tregues pa shigjeta.

shume pengesa, por asnje ste paralajmeron.

Shume doreshkrime, libra, romane,
Shume veta I lexojne por shume pak I kuptojne

Shume menyra, po te cila jena .

Shume pak zgjidhje, me shume dilemma.

Shume urrejtje por vetem pak dashuri

Shume perralla sa pak realitet

Nga ishim?, ku jemi?, ku kemi mbet?....

Linka_pz
17-08-07, 20:21
YLLI DHE AKULLI

Njehere nje yll dhe nje cope akull rane ne dashuri
dhe duheshin ate sic nuk eshte dashur njeri
mirpo vuanin te gjoret se nuk takoheshin dot
se shume i nxehte ishte ylli
dhe akulli shume i ftohte.
Nje nate te bukur tundimit si bene dot balle
ylli zbriti poshte dhe akulli u ngjit ngadale
Pas perqafimit e gjeni dot se cmbeti ?!!!!!!
Nje planet pa jete dhe nje cope deti!!!!

Linka_pz
17-08-07, 20:27
FRIKÉ

Mos u fshih nga drita,
jetėn ta servir.
Mos u fshih nga nata,
lakuriqi s`tė kafshon.
Mos i`u fshih jetės,
dorėn tė ka zgjatur.
Mos u fshih nga pasqyra,
ti je mė e mira.
Mos u fshih nga dashuria,
zemra kundėrshton.
Mos u fshih nga frika,
mposhte pėrgjithmonė

Linka_pz
17-08-07, 21:02
Keshtu jam gatuar

ca embelsi ne syte e zinj
buzet brume-trendafili zene
floket-ujevare leshuar
trupin ngjyer ne hene.

ca qeshje me shpirt
nje hap enderrimtar,
dhe idhuj,dhe afshe,dhe frike
dhe kaq dyshime s'kam pare...

ca lote derdhur per mall
tavanin me yje zbukuruar
me pak meri te fshehura thelle,
c'te besh?! -keshtu jam gatuar.

Linka_pz
17-08-07, 21:24
Vetmia

Shiu qe bie ne xhama, qete
Era e dimrit qe shtyn furishem rete
Lotet e pa thare qe shikon tek femija
Kjo eshte per mua, vetmia

Ulurima e shtazeve ne pyje
Nje nate e shkrete, pa yje
Te ndjehesh vetem mes njerezve, ne shtepi
Kjo eshte per mua, vetmi

Valet qe lepijne bregun ne mengjes
nje lule kryekeputur, ende me ves
nje mbremje vallezimi qe te sjell merzi
Kete quaj une, vetmi

budo785
19-08-07, 16:37
YLLI DHE AKULLI

Njehere nje yll dhe nje cope akull rane ne dashuri
dhe duheshin ate sic nuk eshte dashur njeri
mirpo vuanin te gjoret se nuk takoheshin dot
se shume i nxehte ishte ylli
dhe akulli shume i ftohte.
Nje nate te bukur tundimit si bene dot balle
ylli zbriti poshte dhe akulli u ngjit ngadale
Pas perqafimit e gjeni dot se cmbeti ?!!!!!!
Nje planet pa jete dhe nje cope deti!!!!
Shume e bukur Linka,e mrewkullueshme

Linka_pz
19-08-07, 21:07
Shqipėri, e shtrenjta nėnė,
Ty me zemėr tė adhuroj.
E bleruar nga ēdo anė,
me gjithė shpirt unė tė ēmoj.

Tė bekuar tė kam Ty,
Zoti Ty tė ka ndriēuar,
sa kam dorė e sa kam sy,
do tė jem i lumturuar.

Luadh paqeje e gėzimi,
tė fal natyra bukuri.
Bujaria e gjithė njerėzimit,
tė ka vend pėr besnikėri.

Dhe nė qofsha nė dhe tė huaj,
dhe nė qofsha nė varfėri,
nė udhė larg nėse vuaj,
Shpresė mė fal, nėnė Shqipėri!

Eduart Hoxholli

Linka_pz
21-08-07, 08:14
Sė paku 15 njerėz nė botė ju duan nė njėfarė mėnyre.
Pa ty,dikush ndoshta nuk do tė mund tė jetoj.
Ēdo natė dikush mendon nė ty para se tė flej.
Dikush pėr tė cilin/ėn ti as qė din qė ekziston,tė dashuron.
Kur mendon se ke bėrė gabim tė madh,sė paku diēka e mirė del nga ai gabim
Sė paku pesė njerėz nė botė tė duan aq shumė sa qė do tė jenė nė gjendje tė vdesin pėr ty.
Arsyeja e vetme qė dikush do tė tė urrente ėshtė vetėm e vetėm se ai dikush dėshiron tė bėhet sikur ti
Buzėqeshjet tua mund t'i sjellin lumturi shumė njerėzve tjerė.
Pėr dike ti je gjithēka nė botė.
Je i/e veēantė dhe njė.Kurrė mė nuk do tė ekzistoj dikush tjetėr si ti!

Linka_pz
22-08-07, 14:56
FJALA

Nė gjuhėn e gjakut a je rrėnjė e butė
Dhe pse fati tė gjuan me shigjetė
Mėsoje pėrjetė atė thėnie tė urtė
Mos shkel besėn pa dhėnė jetė

Poetėt nuk heshtin pse ulėrin nata
Tani korbit krahėt po i zbardhen
Erdh kohė e shqetsimeve tė gjata
Rrezet e diellit me hije nuk ndalen

Dikur ishte dashuri e pa mbaruar
Kur nėna na vinte mbi djep skifterin e kuq
Tash ē'do tė thotė kjo kohė e lotuar
A kėrcen hop ti apo dikush bie klluq
(1989)


Sali Bashota

Linka_pz
22-08-07, 19:06
Abstrakte...

T'afrohem,
Largohesh.
Buzeqesh,
gezohem.
Hidherohesh,
me urren.
Te flas,
nuk pergjigjesh
Pezullohem,
te shikoj.
Renkoj,
nuk degjon
S'te kuptoj,
ste mar vesh

E veshtire qenka kjo jete...

Linka_pz
23-08-07, 21:52
Fluturoj e Lire
Mimoza Ahmeti


Nuk me besohet...ēudi...
Ne pikėn e nisjes
Ndodhem pėrsėri.
Njesoj...mendon dhe...ai.

Nuk e kanė thėnė me kot
Por unė besova endren
Tani qe po derdh lot
Nuk dėgjoj dot as kėngėn..

Nuk i shkeputa prangat
Pėr tu burgosut me ndryshe.
Fluturoj e lirė .
Si njė dallandyshe

Linka_pz
23-08-07, 21:54
KUR NJE MENGJES

Do te jetė mėngjes e unė do tė vi patjetėr.
Mbi xhaketen time do tė kenė rėnė petale
Nga lulet e kumbulles se vjetėr,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s'do tė jesh zgjuar akoma.
Unė do tė them emrin tėnd ne xhame
Dhe do tė vershellej te dashuren kėngėn tonė:
"Ti cele herėt, moj bajame!"

Do vershellej ngadalė-ngadalė
E s'do prish gjumin tėnd te bukur.
Do bien mbi mua petale
E do ulet ne sup njė flutur...

E, kur sytė te hapesh, do tė shohėsh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kėngėn e dashur do njohėsh:
"Ti cele herėt, moj bajame!"


Dritėro Agolli

Linka_pz
23-08-07, 21:58
PARADOKS

Kur fola, mė thanė: hesht!
Kur heshta, mė thanė: fol!
Folehesht, heshtefol jeta ime.


ZOGJTĖ

Tė vetmit udhėtarė
qė i kalojnė kufijtė
pa pasaportė.


RRUGĖT

Rrugėt nuk maten me mila.
Rrugėt nuk maten me kilometra.
Rrugėt i mat zemra.


Agim Vinca

Linka_pz
23-08-07, 22:08
LIBRI I MBYLLUR

Deri kur
I mbyllur nė mendjen time
Kur do lexohen
Kėto shkrime
Deri kur poeteshė
E librit tė mbyllur
Deri kur
Kanun i mendjes sė ndrydhur



JETĖ E HIDHUR

Sa rėndė e shqiptoj kėtė fjalė
Dora mė dridhet kur e shkruaj.
Me shpirt, njėrit, duhet besuar
Se jeta nuk ka lindur pėr tu hidhėruar.

Sa fjalė tė buta ka nė jetė
Sa zemra rrahin pėr tė mirė.
Edhe shumė njerėz gabojnė
Ata qė zemrėn e hidhėrojnė.

Sa mirė do ishte gėzimi
Nė sy do tė lexohej mirėsia,
Nė zemėr do tė vėrehej butėsia
Hidhėrimin nuk e duron njerėzia.


URREJTJA

Pėr ju s'ėshtė rėndė
As pėr fatin nuk ėshtė lehtė
Zemra hidhėrohet e nuk bėn
Ėshtė keq pėr ty qė tė urren.

Larg se keqes, o njeri
Mbill nė zemėr mė shumė mirėsi.
Sa e bukur ėshtė mirėsia
Tė udhėzon nga dashuria.

E shkurt ėshtė jeta,
Andaj duhet tė mbrohemi
E kėtu tė dominojnė fjalėt
Liri, mbarėsi dhe fate.


Valbona Kabashi

Linka_pz
23-08-07, 22:25
Baladė

brenda mureve
ishe ti
flokėgėshtenja

askush nuk ta kuptoi
gjuhėn e dėshirės
pėr tė marrė
fluturimin

a bėn tė mbyllet
engjėll
brenda mureve

zot mėshiroje
engjėllin
dhe ėndrrėn
nė kėtė baladė kohe


Ti ishe pėr Mua


Ti ishe pėr mua e pamposhtur si Troja
Troja qė unė dot s'e pushtoja.
Ti ishe pėr mua e pakuptueshme,
Mė e pakuptueshme se mbishkrimet etruske

Vetėm nė ėndrra, ah, nė ėndrra
T'i pėrqafoja flokėt e dendura.
Gaz mė shumė ndjeja tek tė pushtoja
Se gjithė grekėt kur ra Troja.

Vetėm nė ėndrra m'ishe e kuptueshme,
Ti, e shtrenjta ime etruske.


Jeta

Trishtim, lot, gėzim,
tė gjitha kėto i ka jeta.
Po ē’ėshtė jeta?
Kush mund tė ma thotė?
Ēfarė kuptimi ka nė kėtė botė?
Shumė pyetje pėr njė pėrgjigje,
por mbi tė gjitha jeta nuk ėshtė
vdekje.
E prapė pyes; po ēfarė ėshtė vdekja? Ėshtė ajo qė i vjedh jetės,
mijėra gjallesa e shumė tė vėrteta.

Linka_pz
25-08-07, 20:46
Last night,

I was diving inside of you
with ur nails deepened
in the flash of my spine
the smooth thrust I was putting in you
It was insatiable
what a singer you are
like a queen you rein on top of me
begging to hit harder and harder
screaming my name, kept asking
do me right baby, just this way...........
....

Linka_pz
25-08-07, 20:49
I know the nights are long
But my body is longing for you
I feel tired, but my soul is restless
I crave for you
It's the amazing beauty of yours
that has been embedded into my mind
Is it love, is it passion...
or perhaps it is all
L is the greatest word I like to say
it's not your name, but love
lust, like, and liberty is the kinds we seek

I have decided to dedicate this moment of life
solely to you my fabulous flower that never withers
I want to breathe but I can't..Your breath is not around
I want to smell the flower but you're not around...
ah, my heart is aching, my soul is crying
I know you will be there soon, it's the hope I have
I trust, and I care...
You say beautiful things to me
I say amazing things to you
You are my queen I want walk in before the world
like two stars who shine before the dark sky
So deep, so caring it's feelings I have
I want you to know how meaningful this passion is
I want you to know how caring this dedication is

Linka_pz
26-08-07, 18:47
Ankthi



Ankthi, Ankthi eshte c'me ra ne hise
Plaga e fytit
Klithma e zemres qe gjemon sterese
Qielli mpihet i shkumuar
ne doren e rende te mbremjes
dhe ngrihen pyjet
kulmet e ngrira
kaq shterpa drejt qemerit
te tkurrur te qiellit
Sa e ashper eshte cdo gje,
kaq e ngurte, e erret dhe e heshtur!
Vij verdalle ne kete dhome te erret
Ndjej tehun e mprehte te shkembit ne gishterinj
I cjerr duart deri ne gjakosje .
tek i shtrij lart drejt rreckave te ngrira te reve
Ah, dhe thonjte i shqyej nga gishterinjte
i gervish duart deri ne plage, ne dhimbje
drejt malesh dhe shtigjesh te erresuara
drejt kudhres se zeze te qiellit
Drejt tokes kallkan te ftohte!
Ankthi, ankthi eshte c'me ra ne hise
Plaga e fytit
Klithma e zemres qe gjemon sterese.

Linka_pz
26-08-07, 18:57
Kur te kthehem

Pak rroba do te marr me vete, me mjaftojne
-Do kem syte e tu, mallin tend, puthjet - per te veshur.

Pak libra do te marr me vete, me mjaftojne
-Do kem shpirtin tend, fjalet e tua, ndjenjat - per te lexuar.

Pak truk do te marr me vete, me mjafton
-Do kem gazin tim, dhimbjen tende, buzeqeshjet - per tu trukuar.

Nuk do te marr
-as krenari, as pompozitet, as mosperfillje - nuk me duhen.

Nuk do te marr
-as fjale, as fraza te gatshme, as kortezi e mirekuptim - nuk me duhen.

Kur te kthehem
-Do bie vetem ve(h)ten.

Por s'do ta kem te lehte!

Linka_pz
26-08-07, 18:59
Bashkebisedim

Degjo- Pas xhamit zhurma jete
Degjo- Brenda shpirtit klithma zemre
Degjo- Trokitje dashurie ne pragenderr
Degjo- Kujtime femijerie lozin embel

Degjo, degjo, degjo ...
te kthesh pergjigje jo mos u nxito
se mund te rrish pa fjale nje dite a dy
po plot nje jete pa to dot nuk rri

Mos qaj per castin kur s'me pate
per castin kur qeme bashke mos u gezo
Ajo qe shkoi, ajo qe do te vije
njelloj jane. Me beso!

Prit- Pas xhamit une te therras ty
Prit- Brenda shpirit cokas. Lerme te hy'!
Prit- Trokitje dashurie mbaj ne duar
Prit- Si ne kujtime femijerie. S'te kam harruar

Prit, prit, prit...
Mos shko pa me marre me vete
Me jep nje cast qe te te ndjek
Qe ta gezojme se bashku k'te prag jete.

Linka_pz
26-08-07, 19:01
Perpjekje

U perpoqa
te kuptoj c'te mungonte
c'te duhej

U perpoqa
te mesoja c'po ndodhte
c'po thuhej

U perpoqa
te gjeja zgjidhje
pergjigje....

Po mendja jote zemren
s'pat guxim ta ndiqte.

Linka_pz
27-08-07, 08:20
Perse
kembengulshem,
kerkon te me shnderosh
ne dike qe nuk dua te jem

si plasteline te nenshtruar
nen gishtat e tu metodike...
prej skulptori te rregjur...

Cukitja e daltes "lemon " egersisht sy-qeshjen time...
keshtu me rradhe...
e qara pason pa lageshti ne sy...
zbrazetia e shikimit
zmadhohet pa nerv...

Dalta leshon tinguj te mprehte
ndersa ndesh rebelizmin skeptik te shpirtit...
kundrejt transformimit..
i cili reziston dhe ca i sfilitur...
pastaj dorezohet ne heshtje...

ti le pertoke dalten
ndersa sheh i mrekulluar klonimin
ndez nje cigare ne cepin e buzes
dreq... shan me vete...
dicka paskam haruar...
heshturazi ri- merr ne dore dalten
dhe fillon te gdhendesh perhumbur
shpirtin tend..

Linka_pz
27-08-07, 19:12
Zėra qė heshtin
*****
Pėrpara mė zgjaten rrugė
qė shkojnė e s`vinė mbrapa meje
mbesin zėra qė s`mė arrijnė
pėrpara shoh kokė ulur imazhin tim .
Lotėt thaj, e mos mė trishto ėngjėll,
drita ime mė dėgjo - buzėqesh
se nuk do tė harroj ėndėrrat
nga larg do t`i dėrgoj.
Pse nuk mė thirre sot...?
nė tė njėjtėn kohė neser
Prapa grilave tė vetmisė do tė pres.

Linka_pz
28-08-07, 19:54
CMENDINA ME PORTE HAPUR Po ikni, po na lini,
duke menduar; "Pergjithmone",
Nga ky dhe qe ishte juaji, joni,
qe eshte cmendina jone.
Cmendina jone e dashur, mallengjyese
me kafkat shqyese.
O te cmendurit e mi te shtrenjte,
sa ju dua,
megjithese kurre s'ju flas,
megjithese kurre s'me flisni
dhe dot s'ju duroj
dhe dot s'me duroni.
Por ky eshte rit:
ne nuk e shohim ne sy njeri-tjetrin
per pa urryer,
dhe ky eshte shkak
per t'u dashur gjer ne cmendim,
duke buzeqeshur ekzaltisht,
ndersa ne faqe
lotet na rjedhin,
lotet.
Bashkevuajtes te mi
qe ikni mergueshem,
te cmendines sone unikale,
me sy te fiksuar
pas nje ideje te vetme,
oh, vetem pas nje ideje te vetme,
qe askurre s'u pa, s'u gjend askund
dhe s'di ndonjehere ne ka per t'u gjetur.
Shperndahuni, ikni, tretuni.
Vend me vend shtet me shtet...
Oh, cfare piskame pisket
nga cmendina jone
ne oren e vone te perendimit,
kur malli e merr per bijte ne Perendim...
C'trishtim!
Mure te rrjepur..Mure qe gjithmone
kufizojne horizontin
per te lene nje qiell pa fund persiper.
Aty pas mesnate denesjet mbarojne,
dikush me vete po flet:
Sidoqofte shqiptarit,
kudo qe te ndodhet,
i mjafton marrezia e vet...



http://www.albasoul.com/letersia/images/txtAhmeti.gif

Linka_pz
30-08-07, 20:44
Prej kohesh....

Prej kohesh

Prej kohesh kam harruar veteveten
s'e di kur,
ne cilen dite a cilat fjale.
S'e di ku,
ne cilin mur a cilin lot,
vetem se e kam harruar
e s'e gjej dot!

Prej kohesh kam harruar...
S'e di cfare,
c'ngjyre a forma kishte.
S'e di si,
ku u ula, a ku u perplasa
vetem se kam humbur dicka
po s'mbaj mend ku e rasa.

Prej kohesh kam...
S'e di kur,
per c'arsye, me c'llogjike
s'e di ku
ne c'pike shiu a rreze drite,
vetem se kam germuar e groposur diku
nje relike.

Prej kohesh...
s'e di cfare
kuptim a vlere vertet ne ka.
S'e di si,
pse kerkoj e endem rruges se gjate
vetem se kraharorin e kam te zbrazet
te ftohte, te thate.

Prej...
s'e di sa,
ditet shkrijne ne kufijte e njera-tjetres.
S'e di per sa kohe
rreshtat ti rremosh
e ata te te kthehen perseri
pariparueshmerisht bosh!

Linka_pz
30-08-07, 20:47
Ne djall!!!

Ne djall te veje bota,
njerzit te vene ne djalle!
Me mundojne gjera te kota
e askush s'thote "me fal"!

Ne djall te veje bota,
bota te veje ne djalle!
Kurre falje s'kerkova
askush s'me tha "me fal"!

Ne djall te veje bota!
Njerzit te ndjekin ate.
Me boten une marshova,
me njerzit e me te.

Ne djall te veje bota
ne ka bota djall
dhe njerzit ne ferr
ne ka ferri mall!

Ne djall te veje bota
edhe une bashke me te
e me mundimet e kota
qe idiotsisht si le!

Linka_pz
31-08-07, 20:00
Bixhoz ndjenjash

Djemte shume bukur dine te luajne
madje dhe dashurine loje bixhozi e quajne.
Kur s'fitojne ne letra
fitojne ne femra.
Ah or miqte e mi,
me besoni kur ju them
se ne bote s'ka me djem,
por vetem bixhozxhinj.
E dini atehere une ē'dua te behem?
Nje lojtare e zonja,
me ndjenjat te luaj bixhoz,
e gjitha ata qe luajten me mua
te gjalle do t'i varros.
Keshtu vendosi njerezia
qe loje bixhozi
te ish dhe dashuria.

Linka_pz
03-09-07, 17:54
Zhgenjimi

Te dua i thashe diellit ne mengjes
nje re ma mbuloi
Te dua i thashe lules ne lendine
nje ere e marre ma rrezoi
Te dua i thashe gurit mjekerrthinjur
U ngrit kokes me qelloi
Te dua i thashe zogut mbi dege
hapi krahet fluturoi
Te dua i thashe lumit sydallgezuar
u tha s'e di ku shkoi
Te dua i thashe dhelpres se qiellit
nje yll ziliqar s'ma leshoi
Te dua i thashe vajzes
Iku shpatit te endrres s'me degjoi
E thashe me vehte " C'zhgenjim"
Mbeta vec me lotin tim.

Linka_pz
03-09-07, 18:04
Pa Titull

Sa here trishtohem,
kur me heshtjen tende me flet.
E me pas harroj kush jam,
le pas natyren time te mbyllur
dhe cuditerisht ndjehem mire...
Nje emer pa fytyre,
nje imazh i copetuar pa mbiemer,
dhe vetem minuta te tera nga pas
qe kalojne si pa kuptuar...
Eshte e kote te enderroj me sy hapur!
Dalengadale ajo dicka
do te kthehet ne asgje.
Tani kam ftohte ne kete nate me shi,
qe si per ironi qesh me idiotizmin tim te verber,
dhe ti ndoshta po qesh tani...
ndoshta po flet, kercen, bertet apo mendon,
e une kurre sdo ta di,
sepse perpara teje qendron mohimi lajkatar.
Mbase kurre... kurre sdo ta di
se c'ndjen, c'harron, cfare do e cfare kerkon,
ndaj me nuk kam cte them;
edhe pse sdua te lodhem kurre prej teje
e di se eshte e kote.
Sme ngelet vec te mbyllem ne ate botezen time,
dhe te rikujtoj kush jam,
e kur ti me heshtjen tende te me flasesh
te trishtohem...

Linka_pz
05-09-07, 12:38
Mungesa e lirisė


Ti ishe
Njė mėngjes i freskėt
Qė lėshonte
Tinguj tė kthjellėt
Dhe ishe njė kopsht i derdhur
Zot sa i derdhur
Me erė me ngjyrė
Mbytje ēdo gjė pėrreth
Nga duart nga yjet
Si nga njė libėr i hapur
Mund tė parathoshe ēdo gjė

Si fatthėnė e rysur qė ishe
Po jepeshe lehtė
Si njė kafshė
E lodhur nga ndjekjet
Se nė flokė
Nė ballė
Nė sy
Kudo
Tė vihej re
Mungesa e lirsiė.

Linka_pz
07-09-07, 13:30
Ku?

Kur hena mbi koken time u copezua,
Ku ishe ti?
Ku ishe ti
Kur plaga tek une edhe me shume u thellua
Kur lotet dhe trishtimi u bene miqte e mi
Mik i kujt ishe ti?
Kur dhimbja ndertoi fole ne zemren time,
Zemren e kujt mbaje ti?
Po kur zemra mu coptua
Ku gezoje ti?
Kur me mungoje shume
Ku fshiheshe ti?
Kur mengjesi nuk vinte
Ku ishe ti?
Ne ē'krahe preheshe o njeri
Kur u ndjeva e harruar
Ku ishe ti, i paharruari im?
Kur nata thonjte me ngulte ne shpirt
Ti ku ishe atehere?
Ku ishe ti kur shpresa nuk donte te vdiste?
Ku....?

Linka_pz
10-09-07, 20:38
Nė ėndrrėn time, qė s’ėshtė mė ėndėrr…


Nė ėndrrėn time,
qė s’ėshtė mė ėndėrr.
Je Princ i kaltėr, Unė – Hirushe.
Ti - dhėndrri im drithėruar,
Unė - nusja jote, buzėprushe…

Nė ėndrrėn time,
qė s’ėshtė mė ėndėrr.
Me krahė zogjsh ti i thur letėr,
zemrės sime qė shekujsh endet,
Tė tė kėrkojė nė kohė tjetėr…

Nė ėndrrėn time,
qe s’ėshtė mė ėndėrr,
Ti vjen e ikėn, ikėn, vjen.
Njė puthje lė tek cepi buzės,
E kraharorin ma rrėmben…

Linka_pz
10-09-07, 20:40
Lagmė...



Mu shterėn tė tėra…
Ajri u tha dhe zagushia mė pėrvėloi brinjėt.
Sorrat e Olimpit, kafshojnė ēdo ēast…mėlēinė.
U copėtuan si tokė e tharė,
……………………………edhe thonjtė…
Gjaku u mpiks duke sajuar mijra infarkte
………………………………..……….venave tė mia
Rrėkezat e kripės pėrcėllojnė, nėn diellin e fortė, sytė…

Nė trojet e shpirtit tėnd,
Ajo e pika e ujit, qė s’u bė kurrė oqean,
Saharanė time do e lagė njė ditė…

Linka_pz
10-09-07, 20:43
NESЁR…


Presim qė tė vijė
por, pėrsėri jemi sot.
Kjo e sotme, nesėr, do jetė pėrsėri larg,
Njė ditė.
Njė natė, qė s’do tė quhet kurrė nesėr.
Sepse tė nesėrme nuk ka.
Nuk ka,
Mos prit…!

Linka_pz
10-09-07, 20:50
Dilemė…


Jam kėtu
Dhe, sigurisht,
Kam ardhur nga diku…
Tunduesi, i lagėshti hon,
(Tek i cili nga diku tjetėr mbėrrita),
Mė flaku mes dhimbjes e vetmisė…
Jam kėtu
Dhe asgjė nuk di…
Ku jam?
Ende nuk e di ku isha…
Shkoi vonė.
Spektatorėt u larguan prej mėrzisė,
Ndėrsa, shfaqja, tani fillon…

Linka_pz
10-09-07, 21:01
Nė dukje e thjeshtė…

U pėrplasėn njė ditė…nė vjeshtė,
Ai dhe Ajo - puhizė….nė dukje e thjeshtė,
Por, thellė - thellė, uragan…

Ai fluturoi.
Ajo u cmend.

Ai frymėron.
Ajo shpesh qan…

Por gjembat, ah gjembat…
Nė zemėr i mban.
Ashtu, nė dukje, e thjeshtė…

Ishte,
Ėshtė,
Dhe ka pėr tė mbetur, vjeshtė…
.

Linka_pz
10-09-07, 21:13
Regėtimė…



Nė pergamenėt e pluhurosur tė fatit,
shpupurisa paranojat e moshės
dhe, tinėz fshiva njė zero
Njė zero qė mua dhe 4-ės,
na ben alergji.

Ndihem kaq e vogėl…
Regėtimė…
Rrėnqethje…

Nga pylli i Edenit,
mbėrrin uria shekullore e kohės,
Qė,
si fillim,
mė mat perimetrin e shpirtit,
e mandej, mė pagėzon me vdekje…

Linka_pz
11-09-07, 20:00
Ti
Duke pikturuar dhunshėm
………………….tė mundshmin takim me mua,
Kohėn dhe hapėsirėn mallkon,
Fsheh penelat dhe ngjyrat e ēmendura tė fantazisė,
Nėn lėkurėn e zbehtė tė mospėrfilljes…
Padurimisht,
Ankthin e ditėnetėve tė pritjes, derdh,
Nė oqeanin e pafund tė dashurisė…

Linka_pz
13-09-07, 13:37
...........................

Linka_pz
13-09-07, 13:43
........................

Linka_pz
14-09-07, 22:19
Cdo poezi timen ty
ta kam kushtuar
ne mijra faqe fletesh
vec per ty kam shkruar

cdo dite qe kaluam
e ktheva ne poezi
dhe dhimbjen time
kam fshehur aty

me shume pasion
krijova vargjet pa mbarim
dashurine qe pata
e ktheva ne shkrim

s'eshte e lehte per mua
te ndjej prape per ty
as te therrase ne emer
as te kushtoj poezi.

Linka_pz
17-09-07, 21:51
Kurre / Bota qe urrej

Mos eja me mua
nese s'do te mesosh
Fluturimin

Mos me ndiq
ne do shkeputje
ne do iluzionin
te harrosh
Mundimin & lotet
Qe jeta dhuron

Ik larg
Ik larg
Bli diēka romantike
e (zh)genjehu

Une s'i kendoj jetes perfekte
meqe te tille se pata kurre
Ti?
Une jam
nje tjeter
vetegjykim
i se vertetes

Ti mund
Ti mundesh
te lexosh diēka tjeter

Une jam mundimi i vjeter
& s'do te ēoj
ne lendina me bar
dashuria e paster.

Linka_pz
20-09-07, 15:37
Mos Vall Kam Lindur Per Te Vuajtur
O Ndoshta Per Te Duruar
Po Me Askend Nuk Kam Luajtur
Dhe Dhimbjen Se Kam Merituar..

Linka_pz
21-09-07, 11:51
Ah sikur…


Pėrqafimit tėnd - tė vdisja nė mbrėmje.
Mijra vite dritė larg,
tė tretesha nė zgjim.

Me loze ylberėsh
Tė na plekste kjo bimė…

Ndėrsa ti,
tė uisje nė zemer rrėnjėt e saj,
Lulet,
pjalm tė pikonin gjer nė amėshim,
Mbi hirin tim…


Su/Muza

Linka_pz
22-09-07, 12:50
Fataliteti i mundimit

C'ngjitje e zbritshme,
drejt renies fatale!
C'renie e ngjitshme,
drejt zbritjes se madhe!
C'jete e vdekshme,
drejt asgjese pa fund!
C'vdekje e jetuar,
drejt gjese me mund!

Linka_pz
22-09-07, 20:33
EPITAF NENES EUFROSINĖ TRAKANlOTA

Cila zonje fshehet ne kete tumul?
- Bukuria
I mogmi kishte thene se kjo eshte e
njejte me Modestine
Po e cilit fis ishte?
- Inakide.
A thua ishte me prejardhje fisnike?
- E lumtur ishte ajo, po ra deshmore
per mbrojtjen e atdheut te vet.
Cili eshte bashkeshorti i saj?
- Njeri prej Maruleve, ai fatlumi,
qe kaloi jete me te pa grindje.
Po nena?
- E krijoi gjyshi nga pengu plak
Si e kaloi jeten?
- Ne burg.
Cili ishte shkaku i dhembjes me te madhe te saj?
- Pushtimi i atdheut dhe roberia e rende.
Kujt pra ia ka zbardhur faqen ajo tok me atdheun?
- Vellezerve dhe babait,
por thoshte se mund te jene te güthe te gezueshem,
Po me mijera njerez mund te jene te gezueshem
si dhe ajo vete.
- Gruaja, qe me shpirt e donte atdheun.

Linka_pz
23-09-07, 23:21
E bardha ėshtė pak


Njė mur,
i lyer me tė zezė dhe me tė bardhė...
E zeza, ėshtė shumė.
E bardha, pak.
Ngjyrat, luftojnė ashpėr.
Ngjyrat, lėshojnė gjak.
Pėrpėlitet e bardha.
E zeza, shumohet.
Syri, mė tmerrohet…!
Mur.
Mur i zi,
larė nė gjak.
S’dalloj dot tė bardhėn.
E bardha,
ėshtė,
pak…!


Suzana

Linka_pz
25-09-07, 22:17
MoMonolog i cartur i nje tabuje ...

Mu mohua jeta qysh kur erdha ne kete bote.
“U bėftė 100 vjece’ - uroi njė Fatė…
“Edhe 80 s’janė pak…Belbėzoi e rrėgjuara gjyshja ime plakė…(qė aq nuk rrojti dot as vetė…)
Ulėrita dhimbjesh.
E ndėrtova burgun tim qė ditėn e parė.
Mos qesh!
Unė i dėgjova tė tėra.
Ėshtė e shtune ora 11 – pėshpėriti dita, kėtė foshnje, do e ndjekė njė i madh mallkim.
Eh, sytė ē’mė panė…kur infermierja mi pėrlyeu buzėt me njė tė kuq tė ndritshėm dhe nėnės , ia pėrplasi fytyrės surratin tim…
Mu mohua buka, qysh kur biberonin, 70 gram ma mbushėn edhe pse etje kisha shumė…
Mu mohua drita, kur nėna mė thirri ėmbėl: “Shkoi vonė bijė, fli gjumė…
Mu mohua liria…kur…eh shumė herė… mė…janė aq shumė, sa kujtesa ime e revoltuar, i nxorri jashtė pėr tė mos ua ēelur portėn e hyrjes kurrė…
Mu mohua loja e shumė tė tjera…
Edhe dituria mu mohua nga…nuk e di, mė janė bėrė lemsh: moral, tabu, pantallona tė ngushta, kraharor i zbuluar, mos fol shumė, ata janė burra, ai ka pushtet, flet si do vetė, ti dėgjo, hesht…
Ē’ke?
Rri e qetė.
Nuk do?
Mirė, atėherė voto.
Ngrije dollinė.
Pėr kė?
Pėr partinė.
Pėr cilėn?
Pėr atė qė tė jep bukė?
Po unė pa bukė jam pėrherė.
Prit tė ēelė pranverė dhe lėndinave lėshoju e ha ē’tė gjesh, edhe m…ėshtė me vlerė…
Puthja kėmbėn djallit, ai ėshtė i fortė, ti je e vogėl.
Nuk dua.
Ti?
Kush je ti?
Ah, e kotė.
Ti, derdh nja dy pika lotė dhe…ky ėshte misioni yt nė jete.
Fatin, e pėrcakton “peshku i madh”, lėpija gjurmėt dhe lumturohu e qetė… se…kėshtu e ka jeta, shijoje, ėshtė e shkurtėr, 100 vjet, 80, ose…qė tani mund tė vdesėsh nėse do….
Si the?
Jo?
Sa patetike…
Lexon libra?
Pėrse?
Kush ka nevojė pėr ty?
Oh, paske rėnė nė dashuri?
Mjerim, mjerim…
Tė paska ardhur fundi, unė kisha pėr ty njė fije shpresė…
Ktheje me fund filxhanin e kafesė, tė tė lexoj fatin qe iku e shkoi…
E thure mbrapsht jetėn kokėshkretė, e thure vetė…nuk tė kujtohet, epo vdis mė mirė…
Tė thashė mė parė qė e thurin te fortėt jetėn tėnde?
Unė them ē’dua, ti, dėgjo dhe hesht…
Kush jam unė?
Dashke shumė…shkretetirė…
Qepe gojėn.
Dėgjomė mua.
Ėshtė mė mirė…
Ftohtė, ftohtė…
Mė ndjek pas dikush qė do tė mė pėrqafojė…
I duket vec hija…ėshtė (ma thanė ulėrimash fatat kėtė), nje mik…
Ik…
Ik…
Se ai…ka veshur sot, petkat e tė dashurit armik…
Ndėrsa kjo, shikoni?
Ē’ėshtė kjo?
Dashuria?
Vrapo zemėr, vrapo, e zezė si mortja ime, me kamė nė dorė…e ndjekin pas sy te hakėrruar, buzė tė shprishura, mijra dasmorė…

Fftohtė…
Ftohtė…
Nėnė, pse s’mė pėrplase njė grusht turinjve, gjersa me bije ne jete!!

Autore /Suzana

Linka_pz
26-09-07, 21:56
Pertyp.....jeten....


Kam dhjetra vjet qė frymėroj kėtu.
Vdes ēdo mbrėmje e lind nė mėngjes.
Diellit,
Pėrditė i tregoj njėrėn
………………nga qindra fytyrat e mia…
Asnjėherė, atė, tė vėrtetėn.
Pasqyrimet,
hije tė vdekura tė pėrditshmėrisė.
Unė statuja e pėrjetshme njėfytyrėshe e pritjes,
Duke sfiduar vdekjen,
Pėrtyp…jetėn…


Suzana
Njera nder autoret me te pelqyera nga une .....

Linka_pz
28-09-07, 23:27
Duke te kujtuar


...ashtu si nje gjethe te thjeshte,
era ngriti nga toka kujtimin tend,
qe eshte nje lule shume e bukur,
qe nuk do te humbase kurre petalet e saj,
qe nuk do te mbaroj kurre aromen qe shperndan,
dhe solli lumturine...
brenda meje

Linka_pz
03-10-07, 20:13
Evening Star

'Twas noontide of summer,
And mid-time of night;
And stars, in their orbits,
Shone pale, thro' the light
Of the brighter, cold moon,
'Mid planets her slaves,
Herself in the Heavens,
Her beam on the waves.
I gazed awhile
On her cold smile;
Too cold- too cold for me-
There pass'd, as a shroud,
A fleecy cloud,
And I turned away to thee,
Proud Evening Star,
In thy glory afar,
And dearer thy beam shall be;
For joy to my heart
Is the proud part
Thou bearest in Heaven at night,
And more I admire
Thy distant fire,
Than that colder, lowly light.


Yll' i Mbremjes

Ishte verė ,e kthjelltė pasdite,
dhe pastaj mesnatė
dhe yjet nė orbitėn e tyre
shndrinin zbehtėsisht mes dritės
sė hėnės ftohtėsisht tė shndritshme.
Skllevėr tė saj planetet
ajo vetė nė Parajsė
shkėlqim qė mbi dallgė tretet…
Pėr njė cast vėshtrimin hodha
mbi buzėqeshjen e saj tė ftohtė
shumė ftohtė pėr mua, shumė ftohtė,
dhe pastaj u largova si qefini
i resė sė gėzoftė...
Dhe u ktheva nga ai,
Krenari Yll i Mbrėmjes
mes lavdise se larget
me i dashuri ndricim,
kėnaqėsi e zemrės
krenarisht Parajsės kėsaj nate fshehur…
me shume admiroj ate zjarr te larget
se sa kėtė dritė ftohtėsisht tė zbehur…


(perktheu dhe pershtati nga origjinali: whisper)

Linka_pz
06-10-07, 22:13
Te ndahemi



Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne lidhjen tone pak shkelqim
Te ndahemi perpara se nektari ne gotat tona te kete mbaruar
Te ndahemi perpara se hena te perendoje ne ne agim
Perpara se te linde dielli e njerezit te jene zgjuar.

Le te ndahemi tani sa ka mbetur ne buzet tona tinguj e gaz.
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti pushtoje urrejtja
Te ndahemi perpara se gjuha te pushoje se rrjedhuri mjalte
Te ndahemi perpara se ne goje te na ngrije buzeqeshja.

Le te ndahemi tani pasi degjoj zera te trishtuar
Te ndahemi sa nuk ka ikur nga fytyrat tona drita
Te ndahemi perpara se stuhia te kete filluar
Te ndahemi perpara se zemrat tona ti kaploje frika.

Le te ndahemi tani si te panjohur e te harrojme se c'ndodhi
Te ndahemi e ta leme te nesermen te linde nje kohe te re
Te ndahemi me kohe te mire perpara se te na prishet moti
Te ndahemi sa nuk kane filluar shterngata e rrufe.

Le te ndahemi pra tani pasi kam ftohte e frike, te lutem lerna.
Na ler ta braktisim kete vend te erret e te kthehemi nga erdhem
Te ndahemi si te panjohur para se te na ndodhe me e keqja
Perpara se urrejtja per njeri-tjetrin te na e kete pushtuar zemren.

Linka_pz
07-10-07, 16:42
Klithma

Unė tė mbulova me Tetor,
tė vendosa nė petale poezie
dhe butėsisht tė pėrkėdhela me gėrma,
tė pikturova nė heshtje
njėsoj si tė gjithė engjėjt e ėndrrave tė mia,
dhe mbrėmjeve tė fshiva pėrsėri,
tė mbulova mes krahėve
nė dhjetorėt pa hėnė,
tė ruajta nėpėr vargjet
qė strukeshin tek ti.

Linka_pz
07-10-07, 20:31
Peisazh nen uje

Kjo qenka bota e nenujshme:
Mbreteria e bishtedredhesave
Me koken majtas e bishtin djathtas
Me bishtin djathtas e koken majtas...
Kjo qenka mrekullia e nenujshme:
Me burimin nen det e derdhjen maje mali,
Me peisazhe te urbanizuara,
Me trafik te dendur peshqish...
... bishtadredhesa, notare te kalamendur
Drejt burimeve te shterun..

Linka_pz
09-10-07, 15:36
Kush ta fali bukurine

Kush ta fali bukurine
Qe t'e me trerosh te zine!

Kur te pashe per te vluar,
Pellumbeshe pende-shkruar,
Bubu!plumb ne kraharuar,
Plumb qe vret dyke gjemuar!

Mbledhur shoqet me nje qoshe,
Dic, m'ju flisje,dic m'ju thoshe,
Gushe-e-llere-e-gji-bardhoshe.

Pa me syckezat e tua,
Sy-larme!c'me fole mua.

Leshrave t'ju binte hija,
Yll i ndezur me shkendija,
Ndezur mun ne mes ne balle,

Linka_pz
10-10-07, 22:04
(Pa titull)


Ndez njė zjarr me krizantemat e pėrqafimit.
Shuaj lumenjve epshin kafshėror tė jetės.
Shtriqem mbi njė fije bari dhe…
fle gjumin e pakohė, tė kohės.
Shpėlaj mėkatin nė lotin e rėndė te qerpikut tėnd…
Edhe trishtimin…

Ngarkoj nė shpinė hijen se…
(Nuk u bera Amazonė nė trojet e frikės,
As Zanė nė pyllin e panjohur tė vetėflijimit)
Nuk kam kohė tė pres.
I heq njė vijė tė bardhė(ose tė zeze), jetės.
E ndėrkohė qė ju,
……………….tė pėrpiktė,
…………………………..bėni llogaritė e mia,

Prehem njė copė here tek vetja,
Vdes…

Suzana Zisi

Linka_pz
12-10-07, 16:47
Pushkin
Detit

Stihi rebele lamtumire!
Ne cast te ndarjes perseri,
Ti dallget con perpjet i lire
Dhe zjen, shkelqen me krenari.

Si gjeme e britme pikellimi
E shokut qe na le dhe shkon,
Vikama jote dhe bucimi
Ne gji,se fundi,me kumbon.

O vend i shtrenjte i zemres sime
Ne bregun tend plot bukuri
I zhytur thelle ne mendime
Sa shpesh kam bredhur ne vetmi!

Jehona jote bucimtare,
Me mbushe plot gezim e jete
Dhe heshtja jote magjistare
Dhe vrulli camarok o det!

Nje varke e bindur peshkatare
Lundron e ruajtur nga ti
Dhe mes tallazit shket krenare;
po ti terbohesh,c'mendesh fare;
Anije mbyt ne thellesi.

..

S'mu dha prej brigjeve shkembore
Te ikja vec njehere, o det,
Te nisja rendjen, dallget prore;
Atje ku ti gjemon, bucet.


Ne c'vis, ne c'vis te kesaj bote
Po shkoj tani ne shtegetim?
O det, nga shkretetira jote
Nje gje me dhemb ne shpirtin tim.

.................................

O lamtumire! Lamtumire!
Ne shpirt do te te kem perjete
Do ta degjoj me plot deshire
Jehonen tende larg, o det!

Ne shkretetira,neper pyje,
Ku rruga po me con tani,
Do marr me vete shkulmen, hijet,
Shkelqimin tend plot bukuri.

Aleksander Pushkin (1799-1837)

Era1
13-10-07, 08:53
Klithma

Unė tė mbulova me Tetor,
tė vendosa nė petale poezie
dhe butėsisht tė pėrkėdhela me gėrma,
tė pikturova nė heshtje
njėsoj si tė gjithė engjėjt e ėndrrave tė mia,
dhe mbrėmjeve tė fshiva pėrsėri,
tė mbulova mes krahėve
nė dhjetorėt pa hėnė,
tė ruajta nėpėr vargjet
qė strukeshin tek ti.
Autorja e kesaj eshte Era :smile: ,(dmth qenkam une pa pa pa sa qejf :biggrin:), Linka me vjen mire qe te ka pelqyer dicka dhe nga une dhe me ben te ndihem mire. Te falenderoj.

Linka_pz
13-10-07, 08:53
RRЁKEZЁ MIRЁSIE…


Po tė kacavirrem si nepėrkė,
Trupit qė u dridhka si lastar nga era.
Tė zė fill tek vendi atje,
Si dikur mes brinjėve tė tjera…
Si dikur pėrpara se zoti,
Femrėn Evė tė kishte krijuar,
Ishim njė e tėrė, u bėmė dy,
Pėr tu ndarė e pėr tu harruar…
E nėse tė ngjitem nuk do mund,
A do mė strehosh…aty…
Nėn atė qerpikun fijehollė,
qė tek pėrpėlitet frikėsuar,
Lėshon njė rrėkezė me mirėsi…?

Suzana Zisi

Linka_pz
18-10-07, 19:25
Vij midis jush

Ne vite eca udheve te jetes,
I heshtur, zhytur ne mendime...
Dhe here-here i bej pyetje vetes
si rodhi, valle, kjo jeta ime?...

Kam enderuar neper vite
te kendoj me shpirt per njerine,
per ndjejnat e larta fisnike
qe mbiellin ngado miresine.

Eca neper vote,ne halle e gezime,
me mbresa te shumta shpirti m'u mbush
e me nje copez jete nga jeta ime
vij, midis jush.






Vasil Gjivogli {neper vite}Poezi

Linka_pz
20-10-07, 16:25
Shpirtin e bėj fjalė…

Qė tė jesh tek unė
Qė tė jem tek ti,
Shpirtin e bėj fjalė.
Fjalėn – Perėndi
Dhe derdhem nė letėr…


Merrmė dhe lexomė nė njė “kohė” tjetėr…

Suzana Zisi

Linka_pz
21-10-07, 16:57
Bota eshte per ate qe lind per ta pushtuar,
dhe jo per ate qe enderron, edhe me te drejte, qe ai mund ta pushtoje ate.
Kam enderruar me shume se kurre, Napoleoni nuk enderroi.
Mbi gjirin tim hipotetik kam shtrydhur me shume humanitet sesa Krishti,
kam bere fshehtas filozofi qe asnje Kant nuk i ka perpunuar,
por jam, ndoshta perjetesisht, individi i kthines,
e megjithate pa e patur aty shtepine :
do te jem gjithmone ai qe nuk kishte lindur per kete ;
do te jem gjithmone, shkurt, ai qe kishte dhunti ;
do te jem gjithmone ai qe priste t'ia hapnin deren
prane nje muri pa dere
dhe qe kendoi romancen e Pafundesise ne nje vathe,
ai qe degjoi zerin e Zotit ne nje pus te zene.
Te besosh ne mua ? Jo me teper sesa ne asgje...
Le te derdhe Natyra mbi koken time te zjarrte
diellin, shiun, eren e saj qe me prish floket ;
sa per pjesen tjeter, te behet ē'te behet, ose hiē...


Fernando Pessoa

Linka_pz
23-10-07, 08:37
MĖNGJES I ĒMENDUR…



Mirėmėngjes hapėsirė!
Je mė e vogėl se liria.
Flakur shkujdesur nė syrin tim.

Mirėmėngjes,
i gėrmuquri plak qė rrėmon plehrat nė cepin e rrugės,
tretur nė pėrjetėsinė e hapave.

Mirėmėngjes mendje!
Tinėz u largove hijesh,
duke i shuar kohės afatin e skadencės.

Mirėmėngjes hiri im,
endur krizantemave nė fushėn e pėrflakur tė shpirtit.

Mirėmėngjes,
ti, rrezja e munguar e dritės,
qė lėmon puthjesh qiellin blu.

Mirėmėngjes i tulaturi zog,
qė luan mes acarit dhe jetės
tangon e pėrbaltur tė ekzistencės.

Mirėmėngjes Olimp!
Ti, Zotat i lėshove dimrit,
pėr tė ngritur haremin, kėtu.

Linka_pz
23-10-07, 08:39
I PANJOHURI IM...

Duke u ndriēuar prej hėnės kemishėverdhė,
Ti, pikturon me sharrat dhėmbėmprehta tė vjeshtės,
Tė mundshmin takim
Me mua.
Lastarėt e blertė tė pranverės,
qė ende nuk ėshtė konfiguruar nė kohė,
marrin shkėlqimin e metaltė tė pritjes tėnde,
Qė,
natėn,
verdhacukja anemike e shndėrron nė ankth,
derdhur hapėsirave,
……………krrelat e flokėve tė pafaj tė
…………………………….vogėlushes fantazisė sime,
Tė cilėn,
dėshira jote, e kaplon me dhunė,
dhe e tret nė gjirin e ngrohtė tė saj.
Ti, “i panjohuri” im i paduruar,
Tė kaftėn e syve,
prej filxhanit me lėngun e sė njėjtes ngjyrė,
………………………………...........…ma pėrplas nė fytyrė.
Dhe, jo mė kot…
Ndėrsa honeve tė thella tė mallit,
……………………........zgjat duart e mė kėrkon.
Lagesh i tėri nė dy pika lot.
Krejt natyrshėm kupton se
Hėna,
nė garderobėn time e vodhi kėmishėn e verdhė.
Ti
Duke pikturuar dhunshėm
………….....……….tė mundshmin takim me mua,
Kohėn dhe hapėsirėn mallkon,
Fsheh penelat dhe ngjyrat e ēmendura tė fantazisė,
Nėn lėkurėn e zbehtė tė mospėrfilljes…
Padurimisht,
Ankthin e ditėnetėve tė pritjes, derdh,
Nė oqeanin e pafund tė dashurisė…

Suzana Zisi

Linka_pz
23-10-07, 11:42
TĖ JESH…



Tė jesh,
Duhet tė tė prekin,
Qė tė vėrtetojnė hipotezėn e rėnies dhe ringritjes…

Tė qeshėsh nėse do mundėsh,
Mes rrudhave tė thella tė pritjes,
Duke rrėzuar jargė tė lashta dhimbjesh,
Stuhi, pėrpėlitjesh.

Tė jesh,
Do tė thotė tė vjellėsh rininė nga goja e pleqėrisė,
Kujtimeve tė trishta tė rrėmosh.

T’i kėndosh kufomės tėnde psalme biblike.

Tė jesh,
Do tė thotė: Tė harrosh.


Suzana Zisi

Linka_pz
26-10-07, 12:30
JAM KLITHMA E QIEJVE TĖ TU…



E shkruaj dashurinė mbi lėkurėn time.
E nis udhės sė gjatė.
Shtriqet kilometrash tė ndezura amshimesh,
e lagėsht,
...........e pluhurosur,
..........................e ngratė…
Zogjtė e malit ēukisin simbole,
metaforat, ftillohen deteve me shkumė,
tkurren vargjet, shkretėtirave tė heshtjes,
jam unė...
Tė mbėshtjell me rima dhe asociacione.
Tretem
........e detit shkumė,
..........................e qiellit, re.
Ashtu e pėrgjakur, nderem mbi lėkurėn tėnde,
dhe duke pėshpėritur: “Je imi Diell”,
Fle…

Linka_pz
27-10-07, 19:00
Po hirin ku ta ēoj?


Dua ta pastroj kėtė farė,
..........................nga mbeturinat.
Tė mbjell dhe tė korr,
..........................njė bar tė ri.
Njė bar qė, tė ftillojė lėndinat,
E tė harlisė, nė liri.
Mbeturinat t’i helmoj…!
Pastaj, me zjarr ferri t’i djeg.
I djeg...
Po hirin, ku ta ēoj??

Suzana Zisi

.

Linka_pz
27-10-07, 19:09
MĖ THĖRRMOHEN FLETĖT…


Drithėrojnė dhimbshėm ditėt, netėt.
Jam e hapur si libėr.
Kopertina, mbahet ende.
Brenda, mė thėrrmohen fletėt.

Suzana Zisi........libri i II

Linka_pz
29-10-07, 20:56
Perjetesi..


Dikur,
AI, fluturone drejt saj,
………………………..me krahet e endrres...
AJO,
Mbyllte dyer.
Dritare muroste
……………..me perjetesi…
Sot,
te dy…
Duke arnuar pleqerine – AJO...

Duke duke c’murosur endrra - AI…


Suzana Zisi

Linka_pz
02-11-07, 14:48
Njė fjalė…pėr ty…


Fjalė...
Thėnė ashtu sic duhet,
Hieroglif qė thote shumė,
Bėhet gėrmė pas gėrme varg.
Rrėnjėt kapen fort tek unė ,
….Degėt e heshtura,
……….tė atyre qė kurrė nuk i thashė,
……………Blerojnė tek ti…
Agoninė time
pėrtypin kukuvajkat rrugės.
E nėse s’mundin,
Mos e prek!
Dimri e ngrohnė muzgun e gjumit te tij…
Nėse thahen njomėshtirat degė,
..........Trokit me grushta kraharorin tim,
…………..Mund ta gjesh aty tė strukur.
……………….Atė qė kurrė nuk njohu zgjim.
Shtrydhe,qė tė pikojė
Etjen pėr njė kėngė tė harruar,
Apo thjesht, pikėllim…
Qumėsht dėshirash,
….mbetur nga shtatėzania e fundit me dritėn,
……..Qė…ēuditerisht,
……………/..kish shijen e dashurisė,
E, kurrė nuk pikoi kur duhej,
nė “tė zezėn” e syve te mi…
Kam frikė ti shfaqem hijes.
………..Veten, e mas me metrin e memecėrisė...
Degė tė njoma thyer nga era,
Si vargjet e mia kėputen mėngjeseve tė fjalės…
……(Qė duhet thėne sė mbari,.jo sė prapthi)
…………Hieroglif i vogėl qė flet aq shumė,
……………..E, gėrmė pas gėrme, bėhet poezi…Rrėnjėt kapen aq fort tek unė ,
…………Degėt e heshtura
……………..tė asaj qė kurrė nuk e thashė,…………………….Blerojnė tek ti…

Linka_pz
10-11-07, 21:46
Rrėnja dhe dega…


Rrėnja e di:
Ditėn qė dega do jetė e saj,
Do ketė njė funeral.
Ndaj,
E tmerruar prej fundit,
E ushqen mė pak
(Edhe pse ajo i kėrkon shumė).


Rrėnja,
Nė pranverė,
I gjelbėron ndėr deje…
E, dimrit
E nanuris me gjumė.

Rrėnja…
Ditnetėve tė pritjes,
Luan me hijet e tė vdekurve,
(si me petalet e luledeles)
“Mė do, s’mė do”

Dega,
Kjo metaforė e dhimbjes,
Do behėt njė ditė rrėnje si ajo?

Suzana Zisi

Linka_pz
19-11-07, 16:24
Nė Atlantik,
u zhyta
nė magjinė
e ekzistencės
joreale.
Nė Bermude,
u njėsova
me tė fshehtat
magnetike.
Ligjet e fizikės,
i shumėzova
me ligjet morale.
E,
dolėn
jashtė kohe:
Njerėzit,
Jeta,
Paranojat biblike...!
S’ka mėngjese,
vjeshtė,
shekull.
S’ka nocione,
fundi
e fillimi.
Mbete
vetėm ti...
Mbi botė.
Pa kohė.
Pafundėsisht,
imi…!

Linka_pz
19-11-07, 16:31
Nje dite…

Njė ditė,
ti,
do bėsh paqe
me veten,
dhe
me botėn.
Unė,
do jem
e padukshme...
Skorje,
e flakur
pa pikė fantazie,
ne kėndin
e fabrikės
sė madhe,
tė jetės…!
Ti,
do tė mė shohėsh
mua.
Tė pavlerėn.
Tė kotėn.
Dhe…
Do tė mė lesh,
sigurisht,
aty…!
Ti,
njeri
qė,
ke bėrė paqe
me veten,
dhe,
me botėn…!


Suzana Zisi

Linka_pz
19-11-07, 16:37
LARG VENDIT



Dimėr paska qenė vėrtetė
Dhe kur verė kam kujtuar,
Dimėr paska qenė vėrtetė
Thjesht se paskam kuptuar.
Se kam ndjerė kohėn tė qeshė
Lėkura s'mu ngroh njėherė,
S'paskam parė diell me sy,
Dimėr paska bėrė nė verė.
Sa e doja ngrohtėsinė
Sidomos kur kisha ftohtė,
Sa doja tė ishte verė,
Gjer nė palcė tė ndieja ngrohtė.
Dimėr paska qenė vėrtetė
Veten thonė se gėnjen dot,
Ja qė ndodh dhe e kundėrta
Nė njė verė shpresova kot.
Ikja, ecja dhe vrapoja,
Vazhdimisht kėrkoja verė,
Dimėr paska qenė ēdo stinė
Si s'u binda menjėherė.


Alma Papamihali

Linka_pz
23-11-07, 21:43
TĖ JESH…


Tė jesh,
Duhet tė tė prekin,
Qė tė vėrtetojnė hipotezėn e rėnies dhe ringritjes…

Tė qeshėsh nėse do mundėsh,
Mes rrudhave tė thella tė pritjes,
Duke rrėzuar jargė tė lashta dhimbjesh,
Stuhi, pėrpėlitjesh.

Tė jesh,
Do tė thotė tė vjellėsh rininė nga goja e pleqėrisė,
Kujtimeve tė trishta tė rrėmosh.

T’i kėndosh kufomės tėnde psalme biblike.

Tė jesh,
Do tė thotė: Tė harrosh.

Linka_pz
25-11-07, 17:55
Unė


Unė,

shkretėtira
larg blerimit,
jetės,
prehjes.
Unė,
antiteza
e gėzimit,
lirisė,
dehjes.
Unė,
miniatura
e vdekjes…
Zotėroj,
stilin
mė moderrn,
tė buzėqeshjes…!

Suzana Zisi

Linka_pz
26-11-07, 09:44
Nga sytė e tu

Nga sytė e tu,
buron
njė dritė e mirė.
Kjo dritė,
ka kohė
qė mė mungon…
Mė duket
vetja
shkretėtirė,
dhe
ti,
oaz,
qė mė tundon.
Jemi
kaq larg…!
(ndonėse dy hapa)
Mos e zgjat
dorėn
me ngurim.
Se digjem,
digjem
porsi flaka,
dhe,
mbetet
veēse,
hiri im!

Linka_pz
26-11-07, 22:39
MBI RENĖ E BARDHĖ…



Nė ėndrrat e njėri - tjetrit,
Koha ngrin dhe hapėsira ndihet e zėnė nė faj…
Ēarēafėsh tė butė lėkure,
Pleksur pėrqafimesh…
Shkrirė dėshirash ekstreme,
Zemrat i morėn nė duar
................pėr t’u qetėsuar regėtimat…
Nė ėndrrat e njėri-tjetrit,
Nė shtretėr degėsh tė blerta, kapluar,
Ajo ia vodhi paqen,
Kraharorit tė tij rrėnjėzoi.
Ai, rrėmbeu ēmendurinė e saj
Dhe…e mbolli nė tokėn e premtuar – zemėr
Qiellit,
Mbi renė e bardhė nė ėndėrr,
Ku dashuritė krihen nė pasqyra yjesh,
E dhimbjet s’kanė emėr…


Suzana Zisi

gazi-de
26-11-07, 23:12
Me fal Linka qe po ndrhy apo pengoj,vetem te them respeket per keto poezi...
vetem vezhdo keshtu,pershendetje..................

Linka_pz
26-11-07, 23:33
Me fal Linka qe po ndrhy apo pengoj,vetem te them respeket per keto poezi...
vetem vezhdo keshtu,pershendetje..................


Pershendetje Gazi ,te falenderoj shume dhe me vjen mire qe po te pelqejne!
Respekte edhe per ty !

Linka_pz
30-11-07, 15:27
Kercenimi


Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.
Keshtu Mujo me modesti pat deklaruar,
Ndersa eposi po hynte ne shekullin e tete.
Erdh'pas tij i nenti,i dhjeti radhaz.
Sa ngadale ne epos mllefi del...
Shtat'qind vjet kam per ti djegur kullat,
Do te t'i vras qente shtat'qind vjet.


Ismail Kadare (http://www.letersia.merbraha.com/index.php?category=16)

Linka_pz
03-12-07, 12:44
Stinėt e Jetės

Pranverės
qė shkoi,
ia mora
drithmat.
Verėn
e thatė,
me pjalm,
po e lag.
Dhe,
po s’mė ēmendi
vjeshta
fytyrėrrudhur,
dimrin,
do ta kem
tė gjatė…
Tė gjatė...!


Suzana Zisi

Linka_pz
03-12-07, 12:46
Stinėt e Jetės

Pranverės
qė shkoi,
ia mora
drithmat.
Verėn
e thatė,
me pjalm,
po e lag.
Dhe,
po s’mė ēmendi
vjeshta
fytyrėrrudhur,
dimrin,
do ta kem
tė gjatė…
Tė gjatė...!

BE LK
03-12-07, 12:50
Stinėt e Jetės

Pranverės
qė shkoi,
ia mora
drithmat.
Verėn
e thatė,
me pjalm,
po e lag.
Dhe,
po s’mė ēmendi
vjeshta
fytyrėrrudhur,
dimrin,
do ta kem
tė gjatė…
Tė gjatė...!
E bukur kjo Shume me kuptim. nje jete e pershkruar mjaft bukur.

Linka_pz
04-12-07, 17:19
KATARSIS


U ktheva nė foshnjėrinė e botės sonė.
Femrat e pyllit, ua blatuan foshnjat perėndive.
U shenjtėruam ne.
Gjyshet, u qėndisėn rrobat nipėrve me kuaj ere,
mbetėn pa atdhe…
Meshkujt, u vunė zgjedhėn grave dhe i dėrguan nė arė.
Zoti,
shkroi nė librin e shenjtė se duhej vėnė pak drejtėsi…
Djalli,
i shtrirė mbi re, dėrgoi shi.
Ne,
si gaforret,
tė larė nga mėkatet,

Rendim nė Ardhmėri…!


Suzana Zisi

Linka_pz
05-12-07, 18:51
Kёrkomё tek ndonjё varg


Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen
Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё,
Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.

Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё,
Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar,
Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt
Si degёt e lisit prej bore rёnduar.

Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё,
Pikё a presje diku nё s’kam vёnё,
Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё
Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.

Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt,
Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё,
Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt,
E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...

Ardita Jatru

Linka_pz
06-12-07, 14:16
Fundvjeshte


Vjeshta u shty tek dimri kete vit,
Po, besoni ne fjalet e mia,
Ne rrugen me te bukur
Gjethet rane ne dimer.
Gjethet i shkeli nje vajze duke vrapuar,
Stina mori me vete kujtimin e hidhur te saj.

Alfred Perona

BE LK
06-12-07, 17:36
Oj linka a ban me postu une poezi ketu apo jo?

Linka_pz
06-12-07, 18:03
Oj linka a ban me postu une poezi ketu apo jo?


Pershendetje BE LK ,veq urdhero ,je i mire se ardhur me poezit tuaja apo edhe te perzgjedhura nga ti!

Respekt per ty!

BE LK
06-12-07, 18:07
Pershendetje BE LK ,veq urdhero ,je i mire se ardhur me poezit tuaja apo edhe te perzgjedhura nga ti!

Respekt per ty!

Faleminderit. per lejen, qenke me zemer gjere se edi rama se edi nuk te jep kurre leje pa rryshfet. hahahahaha (pak shaka mos ma mer per ters )

Linka_pz
06-12-07, 21:18
Enderr mbrritje


E bukur
Mbremjeve te drojtura
Buze detit
Me vargje do mbuloj
Gjurmet
Perpelitur ne endren
E mberritjes.


Te nesermen
Mbushma lumturisht
Me bollekun e kendshem
Te qenies tende.


Alfred Perona

Linka_pz
07-12-07, 17:09
Njė ditė e re

Mirmėngjes,
njė puthje bashkė me kafenė e nxehtė,
flokėt e shprishur dhe era e lėkurės tėnde
mbi jastėk.

Mirmėngjes,
djelli tek hyn nė dritare,
shtyn kėngėn e zogjve tė pranverės,
poezi.

Mirmėngjes,
nė sytė e zi, njė ditė e re dhuratė
behu mbartur me dashuri,
sa deti.

Njė ditė e re me ty,
ajėr, frymėmarrje, paqe, dritė,
Mirmėngjes!




Luigj Ēekaj (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreLLl/LuigjCekaj/4096/)

Linka_pz
07-12-07, 22:34
Dua sy!



Sy! a ka atje matanė rrugės?
Sy! tė mė shohin prapė se s’u ngopa
Sy! tė mė ndjekin nga pas se s’u ngopėn
Sy!............................................... ...............
Sy! .................................................. ..............
Sy!............................................... ....................
Sy! a thua po mė mbetej fryma?
Sy! nėpėr ajėr, nėpėr tinguj se pashė njė risi
Sy! mė pillni pra, se po ngatėrrohem me rrymat
Sy!............................................... .........................
Sy!............................................... ...........................
Sy!............................................... ............................

Loreta Mema

Linka_pz
08-12-07, 18:43
Loti

Loti si vesa
Lagu lendinen e qete
Te shpirtit te saj.

Me mbeten ne sy
Lotet
E dot s’po qaj.

Alfred Perona

luan_i
09-12-07, 00:33
Pershendetje dhe pėrgėzime Linka. Je e rrallė dhe shumė e merituar.

Rastėsi...

Rastėsi shikimi nė shfletim dardan
Njohje e zorshme, pa emėr, mbiemėr…
Insikti fletė, nė rrahje zemrash
Njohje, rinjohje
Dilemė
Dhe thurrje fjalishė e rikthim nė tė parėn
Pėrsėri ecje alfabetike
Rrugėtim i gjatė
Sa e gjatė kjo natė, ndoshta ditė ėshtė
Nuk e dij
Errėsira ka mbuluar vendin tim
E unė, unė...
Rrugėtoj me shpresėn e madhe
Me pagjumėsinė.

luan_i
09-12-07, 00:34
Pershendetje dhe pėrgėzime Linka. Je e rrallė dhe shumė e merituar.

Rastėsi...

Rastėsi shikimi nė shfletim dardan
Njohje e zorshme, pa emėr, mbiemėr…
Insikti fletė, nė rrahje zemrash
Njohje, rinjohje
Dilemė
Dhe thurrje fjalishė e rikthim nė tė parėn
Pėrsėri ecje alfabetike
Rrugėtim i gjatė
Sa e gjatė kjo natė, ndoshta ditė ėshtė
Nuk e dij
Errėsira ka mbuluar vendin tim
E unė, unė...
Rrugėtoj me shpresėn e madhe
Me pagjumėsinė.

Linka_pz
09-12-07, 11:54
Pershendetje dhe pėrgėzime Linka. Je e rrallė dhe shumė e merituar.

Rastėsi...

Rastėsi shikimi nė shfletim dardan
Njohje e zorshme, pa emėr, mbiemėr…
Insikti fletė, nė rrahje zemrash
Njohje, rinjohje
Dilemė
Dhe thurrje fjalishė e rikthim nė tė parėn
Pėrsėri ecje alfabetike
Rrugėtim i gjatė
Sa e gjatė kjo natė, ndoshta ditė ėshtė
Nuk e dij
Errėsira ka mbuluar vendin tim
E unė, unė...
Rrugėtoj me shpresėn e madhe
Me pagjumėsinė.


Pershendetje ,Luan_i te falenderoj qe Poezit tuaja ke shpreh deshire ti postosh ketu .
Suksese !

Ma-Origano
09-12-07, 14:08
Thnx Linka_pz Te Bukura Jane

Linka_pz
09-12-07, 14:20
Thnx Linka_pz Te Bukura Jane


Flm ,shume dhe une qe ndoshta nuk kam talent per shrime .......por ja qe me keto perzgjedhje ,Ma bete Zemren Mal.

Ju falemnderit shume ,shume te gjitheve !

Linka_pz
09-12-07, 14:45
U lodha bre!

U lodha bre! Po ju a u lodhėt?
Se unė po jetoj pa e ditur
Po ju si po jetoni?
Ju shoh tek kaloni
Vetėm kaq, asgjė me tėpėr
Ju pėrshėndes e hesht prekshėm
Po mė anashkalon jeta si nė hije
Legjendė me hile, pa shije
Ky trishtimi me zile
Lėmoshė dua, nė ballin e bebes
Hej, lėmoshė se jam jetime
Nė rrugėn e pėshtyme..




Laureta Mema

Albaner
09-12-07, 15:01
Linka_pz ni 10tshe e ki per kto Poezi bravo ty ;)

Linka_pz
10-12-07, 16:50
Sikur…

Sikur…
tė kisha
zemra
me shumicė,
Do t’ua falja
atyre,
qė,
s’kanė zemėr.
Sikur…
tė kisha
mendje
me shumicė,
Do t’ua falja
atyre,
qė kanė mbetur
pa emėr.
Sikur…
tė kisha
para
me shumicė,
Do t’ia falja ,
Dashurisė.
Tė nisej larg.
Larg…
Mėrguar…
Nė ndonjė vend
pa jetė.
Dhe,
t’ia niste
nga fillimi.
Tė mbetej,
kjo koshere
grenxash,
e thatė,
dhe,
e shkretė…!
Ndėrtuar,
mbi themele,
dėshtimi!

Suzana Zisi

Linka_pz
11-12-07, 13:03
Fundvjeshte

Vjeshta u shty tek dimri kete vit,
Po, besoni ne fjalet e mia,
Ne rrugen me te bukur
Gjethet rane ne dimer.
Gjethet i shkeli nje vajze duke vrapuar,
Stina mori me vete kujtimin e hidhur te saj.

Alfred Perona (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreA/AlfredPerona/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
11-12-07, 19:42
AJO ĖSHTĖ E IMJA


Ajo ėshtė e imja vetėm e imja
Ashtu e vogėl e zbehtė dhe e brishtė
Ėshtė e imja kur i dridhet flegra e majtė e hundės
E askush nuk e vėrėn kėtė as nėna qė e ka lindė
Kurdoherė ėshtė e imja edhe kur nuk e kam
Kur lėmon nėnbarkun edhe kur aborton e pėrgjakur
Njerėz tė verbėr si nuk shihni nėnshkrimin e saj
Nė ballin tim tė rrudhur dhe shkėlqimin e syve tė saj
Dhe dhembjen e pėrbashkėt aq tė ėmbėl
Ajo ėshtė e imja dhe ėshtė hyjnore si dashuria e saj
Vetė perėndia ma dėrgoi dhuratė
Nė ditėlindjen-ditėvdekjen e hazreti Isės
Isha i ri dhe i pamėsuar
Deshta ta hudhja si njė margaritar
Tė mbėshtjellė me njė gazetė tė vjetėr

Prandaj jam sėmurė nga moralitisi
Nga ēmenduria jam agraisur nė ēmendinėn time tė fildishtė
Dhe mė dėgjoni si qirrem me tėrė gurmazin:
Ajo ėshtė e imja ajo ėshtė e imja
Edhe kur duhet me Gabimin e saj tė parė dhe tė vetėm
Edhe kur ledhaton frytet e z.Gabimit
Ėshtė e imja kur tė fshehtėn tonė e mban nė gji
dhe mbėshtjell dhembjen dhe tė vėrtetėn me tė qeshurėn e saj
O ajo ėshtė Virgjėresha o tė verbėr
Qė do tė lind njė fėmijė tė quajtur Dashuri
Pa racė pa komb pa moshė ligj moral gjini
Do tė lind njė Gjeni qė tė shpėtojė botėn
Nga urrejtja
Ajo ėshtė e imja
Njė gjeni.

Aziz Mustafa

Linka_pz
12-12-07, 20:33
Epshi trupor i territ


Territ ungjillor u shtri dhe preu hapėsinat ajo dorė. Diptik zbrazėtie: bardh-e-zi. E bardhė, e bardhė, si njė direk me vela frushullonte frushkėt andrra e tij, nėsa pėr bashi pėrplasej e thyhej grimė, si shishe shampanje, pulėbardha torollake e Soreskut.

E hapėsina?

E pamė qysh tallazitej, hapėsina, qysh stėrfryhej, shkumėzueshėm, hapėsina, mu si njė demon konkav, qysh shkurajohej saora, hapėsira, pa aks e ashtnor.

Pėranash e pėrskej e pamė qysh pėrvidhej epshi trupor i territ, e pamė qysh mbartej n’ato ethe ngutie, qysh avullonte e pamė mbi ujėra e sterre epshin trupor tė territ dhe e pamė, e pamė, e pamė qysh zbriti e mbet vjerrė - mjegullishtė, e pamė qysh varej i ngimė mbi lumė si plėnc kau, epshin trupor tė territ e pamė tė mbartej nxitimthi, si mish kau vagonash tė rėndė t’atij treni-fantazmė me binarė tė lamė nė djersė e dritė, dhe pamė, pamė, pamė, epshin, sidomos, mishin, vagonat dhe djersėt nė dritė etj, etj...

E drita, drita qysh?

Tembrāma, pasagjerė tė ardhur ē’prej akseve tė diptikut, e thėnė qe t’pėrballeshim me kėso bote ku ēdocili e njohu sozinė e vet me angrra, pėrbrenca engjėjsh pėrqafe.

Aherė nga perroni nė sfond u ndie qysh kthehej nata tjetėr me copat e gjarpnit tė premė tek gjakonin me kapė njena-tjetrėn - vagonat e trenit pėrplot me epshin trupor tė territ; aherė u ndie qysh shpoi qiellin, si njė i pa pikė kah yjzit njė kėngė n’arrati:

“Nėnshkruaj, shpirti im, nėnshkruaj,

edhe kallxona qysh s’t’u pėrgjigj njeri...

Agron Tufa (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreA/AgronTufa/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
13-12-07, 09:36
Lirikė intime


Eja, mbėshtetemi te pema
Nė vetminė e saj prej druri,
Te stoli tė ulemi, eja
Nė vetminė e tij prej guri.
Nėn tė njėjtin yll jemi ndeshur
A mund tė rrimė pra tė ndarė,
Si stoli me trungun e heshtur,
Mbjellė shumė vite mė parė?
Nė flakė vetėtime pashė
Ovalen dridhėse tė buzėve
Dhe si njė magji poshtė saj,
Gjithēka qė nė jetė mė duhej.
Pastaj gjėmimin, unė ndjeva
Rininė tėnde tė pėrkulej,
Nė ēast u hepova si dega
Dhe gjeta gjithēka qė mė duhej.




Alfred Ēapaliku (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreA/AlfredCapaliku/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Kronisti
13-12-07, 15:56
Je e mrekullueshme ne perzgjedhjen e vargjeve te bukura. Me doren tende permes kesaj faqeje, na i sjell emocionet e vargjeve te bukura duke deshmuar forcen e shpirtit tend...

Linka_pz
13-12-07, 22:13
Pyetja e nje dite kur...




Nese ndonje dite
Ne nje nga ato dite
Kur njeriu rri shtrember
Mbi nje mbeshtetese
Qe fare mire
Mund te quhet rrenoje
Dikush do marre guximin
Te me pyese
Se c'bera gjithe kete kohe.
Une do te shikoj mire
Do t'i rrudh mire buzet
Dhe do te shfryj hundet
Duke i thene se kam pare njerez
Te rrenuar mbi mbeshtetese
Dhe njerez te mbeshtetur
Mbi rrenoja
Dhe pasi ai ta kete
Perceptuar pergjigjen
Mbeshtetesja ime do te bjere
Dhe une do te rrezohem
Duke i thene se
Ju ne kete cast
Bete ate qe nuk kam bere
Gjithe ate kohe
Tere jeten time
Kam pare njerez
Te rrenuar mbi mbeshtetese
Dhe njerez te mbeshtetur
Mbi rrenoja.
Albri Brahusha (http://www.letersia.merbraha.com/index.php?news=225)

Linka_pz
14-12-07, 20:58
Dhimbje


Kujtim’ i ngratė mė fal njė drithmė,
Mėrzi e madhe pa ty tė jesh;
Njė re s’i varkė s’tundet njė grime,
Qiellit qė s’flet, qiellit qė hesht.
Asgjė s’lėviz, as gjeth mbi degė,
Diku njė qen kafshon litarin e trashė…
Unė ec i vetmuar e humb nė njė shteg,
E mė vjen tė bėrtas.


Altin Galanxhi (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreA/AltinGalanxhi/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
15-12-07, 20:19
Ngjyra e heshtjes

Me kot e kerkova
fatbardhesine,
ne ngjyren e bardhe
te reve te zeza
Ne fleten e bardhe
te zizuar me heshtjen
Ne ngjyren e bardhe
te kuajve fatndjelles
e bardha qenkeka
shndrruar ne korb.
korb!!

Elinda Marku (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AktoreE/ElindaMarku/)http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
16-12-07, 09:35
Rebelimi i zjarrit

E njoh rebelimin e zjarrit,
Tek shuhet
Dhe ate te akullit,
Kur shkrihet,
Shembjen e qenies time e di ,
Ndersa germadhat qe po me zene,
I ndjej!!
S`di te bertas,
As te kerkoj ndihme!

Turbullon gjithcka !

Elinda Marku (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AktoreE/ElindaMarku/)http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

luan_i
17-12-07, 08:06
Fushė Kosovė

Ah, tė ēlirohej vetėmme vjersha Kosova,
Unė e ēliroja i pari, lavdi mė takonte tė parit.
Me shpatėn e vargut si pjepra do prisja gjokse dhe koka
Dhe flamurin lart do ta ngrija nė mallet e Sharrit!

T’i ēeshte Kosovės vetėm nga vjershat liria dhe fati,
Unė do tė bėja me vargjet kėrdinė dhe hatanė:
Nė Fushė Kosovės s’do vritej vetėm sultan Murati
Do vriteshin katėrmbėdhjetė sulltanė!

Ti ēeshte Kosovės vetėm nga vjershat liria dhe fati!…


Kthimi nė Kosovė
Kthehem kėtu nė Kosovė fill prej mėrgimit,
Kthehem nga lumi i Rejnit,Senės, Sir Darjes,
Barin e gjej tė tharė nga brymė e trishtimit,
Gurin e plasur nga peshė e lotit tė ndarjes.

Kthehem me shpresė se mund tė rri nė njė kafe,
Tė ēlodhem nga rruga e dėrrmuar, e vrarė,
Miqtė t’i shohė dhe dorėn t’ua jap e tu hidhem nė qafė,
Se koha ka rrjedhur e malli si dreq mė ka marrė.

Mjerishtė e gjej dhe kopshtin tė tharė nga brymė e mėrgimit,
Rrugėn e plasur nga peshė e lotit tė ndarjes,
Unė, i ardhur kėtu nė Kosovė pas udhėtimit,
Nga Lumi i Rejnit,Senės, Sir Darjes.

Andej i mallkuari fat mė ka hedhur
Larguar nga serbėt qė kafen e miqve ma zunė,
Dhe jongjėn e fisit pa korrur ma lane e rrushin pa mbledhur,
Kazanė e rakisė sė vėllait ma hodhėn nė lumė.

Ah ē’ishte kazan i quditshėm, ah ē’ishte!
E zjente rakinė e rebeltė, tė mirėn e botės,
Dhe miqtė e vėllezėrve nga ana e anės i mbledhte,
I shtronte atje me peshqir nė gjunjė rreth sofrės!…

Ē’ti bėsh!… E hodhėn kazanin nė lumė pėrtej njė gremine
Pas ikjes sime drejt grykės sė Rejnit, Senės, Sir Darjes,
Dhe sofra vėllait i mbeti pa lugė e pa thėrrime
Dhe buzėt e sofrės u plasėn nga lotėt e ndarjes.

Kthehem tani e pres nė njė kafe,
Serbi shpon xhamin e kafes me sytė e ēapėluar,
Pėrgjon se cilin kam pėr tė zėnė pėr qafe,
Kėtu nė kafen e miqve tė mi tė bekuar.

Ik, or serb, e mė ler tė ēlodhem kėtu tek kjo dėrrasė,
Tani nė filxhanin e kafesė vėrtitet e ulet njė mizė;
Mė tepėr e sjellshme se serbi i trashė,
Kjo mizė e pėrmallshme hesht nė filxhanin si kokrrizė…

Nė kafe, tė varur nė mur, e marr ēiftelinė
Tė gdhendur nga mjeshtėr tė famshėm Prizreni,
Dhe serbi padshur kėmbėt lėvizė e ndjekė melodinė,
Pastaj theme vehte. ,, Tė munda, or serb, qen bir qeni,

Tė mundi kjo ēifteli e gdhendur nga mjeshtėr Prizreni”!…
Kthehem nė Kosovė fill prej mėrgimit
I lodhur nga lumni i Rejnės, Senės, Sir Darjes
Misrin e gjej tė tharė nga bryma e pikėllimit,

Miqtė i gjej tė lodhur nga peshė e mallit tė ndarjes…

Gjaku i rastėsishėm
Nė gjunjėt e malit tė Sharrit mė shkanė kėmbėt e rashė,
Atje ku fillon Kaēaniku i vrenjtur,
Nga pantollonat e mia mė rrodhi gjaku i trashė,
Pastaj e pashė dhe kėmbėn time tė enjtur.

Por kjo nuk ishte diēka pėr t’u ngjallur paniku,
Se gjera tė tilla ndodhin dhe Brenda njė oborri tė qetė,
Ēėshtja qėndron gjetiu: pse ndodhi atje ku fillon Kaēaniku,
Ē’i duhej gjaku i gjurit tim Kaēanikut tė rreptė?

Pak gjakra ka pare nė gurėt e tij Kaēaniku i mjegullt,
Nė luftėra tė tmerrshme kur zgjidheshin rrugėt e fatit?
Ky gjak i gjurit tim s’ia vlente as gjysmėn e lekut,
Ndaj s’doja tė ishte siē ndodhi, i rastit.

Do desha tė ishte vėrtetė njė gjak Kaēaniku
Dhe s’duhej tė rridhte nga shkarja e kėmbės sė koti!…
Kėte nuk e them aspak me njė shpirtė romantiku,
E them me bindjen time krejt qėmoti.

Dritėro Agolli

luan_i
17-12-07, 09:16
Mesazhi i ēuditshėm

Nė Fierzė na solli dhe Drini i Madh njė picture,
Portret i njė vajze nga Peja mbi vetull shaminė.
Ēudi si kish rėnė nga Peja nė lumė,
Ēudi si kish zbritur kėtu nė qiell nėn lėndinė!

Po cili piktor na pėrcillte masazhe tė tillė njerėzorė
Qė larg nga Kosova meujin e turbullt tė Drinit,
Dhe si mund tė dinte se kujt do ti binte nė dorė
Ta shpinte nė Ekspozitėn e madhe tė Dimrit?…

Kjo mbeti pėr mua njė enigmė e quditshme
Dhe mendjen e kamvrarė me javė e muaj me radhė,
Por vetėm njė gjė unė e quaj tė bardhė e tė hijshme:
Vėllai i ndarė prej meje e sillte mesazhin me Drinin e Bardhė.

Nusja nga Kosova

Kam dashur t’i gjeja dhe nipit tim njė nuse,
Andej nga Kosova nė fshatrat e thella,
Po kjo ka qenė njė ėndėrr pas zjarrit meflakė tė kuqe,
Si vale e flamurit tek shpella.

Ka qenė vėrtetė njė ėndėrr nė viset e mia megurra,
Ku rrjedhin ujrat, por unė etjen e verės zorė se e shuaj,
Kam dashur nusen enipit tė mos e marr me vetura,
Por veq si qėmoti,me kuaj.

Njė muaj tė tėrė le tė zgjesė udhėtimi me kale,
Me pluhur mbi vello tė vinte nusja e nipit tek unė,
Me dorėn timet’ia shkundja duvakun pale mbi pale
Atje tek oxhaku, ku kafja nė xhevzė bėn shkumbė.

Dhe s’kishte gjė, le tė binte pluhur i udhės sė largėt,
Nė vatrėn time tė vjetėr sa pėrralla,
Por kjo nukndodhi mes bores sė ligė e tė varfėr,
Ku rron ky fisi ynė i ndarė nė dysh plot andrralla,

Ku s’merr dot njė nuse pėr njė nip a pėr djalė,
Se fisin e ndanė kufiri me dy pashapaorta;
Kėto pashaporta s’tė lėnė tė marrėsh nuse me kale,
As me vetura dhe as me avion ndofta…

Kamėndėrruar ti gjej njė nuse tim nipi tė dashur
Nė fshatrat e thella andej nga Kosova,
Se s’desha tė shkoja nė tjetrėn botė me buzė tė plasur,
Ta shuaja etjen e mallit pėr aq sa tė rroja.

Dritėro Agolli

Linka_pz
17-12-07, 11:45
Une mblodha...
...mall ne syte e mikes time,
dhe i hodha ne varg
Mblodha kaq here dhe fjalet e tua , i bera nota melodi
kerceva neper pentagrame valesh Adriatiku ''tangon e ndarjes ,,
dhe i kendova zemrave te lodhura mergimi
me te vetmen gjuhe
Dashurie .....ne Poezi!
MADI KELMENDI

Linka_pz
17-12-07, 14:46
Mall prindėror
Sikur tė isha sėrish e vogėl
nė djep tė tundesha andej kėndej.
Me ninullat e ėmbėla tė nėnės
nėpėr ėndėrra tė kėrcej.

Nė krahėt tuaj do lumturohesha
si dikur do tė gėzohesha shumė.
T`mos dija fjalė, veē bėlbėzimin
ma, ma-ma e ba, ba-ba. Larg jush mė mundon malli
shterrohet syri, m`hepohet shpirti.
Pa zbardhur dita afrohet nata…
ah, e vogėl sėrish tė isha!

ALIDA ZENELI

Linka_pz
17-12-07, 17:26
Ē’tė thoja mė shumė!?

dimri ėshtė dimėr, tė thoja,
plot ngricė, dėborė e acar.
dhe nė verė tė thoja, kujdes!
dielli i saj mund edhe tė djeg.

nguteshe e nguteshe, vrapoje
nė acarin e dimrit e diellin e verės,
mes njerėzve shpejtoje, nxitoje…

njerėzit si dimėri tė ngrijnė
si dielli nė verė ata dhe tė djegin…
sikur tė doje tė provoje ngrirjen,
djegien prej tyre, shpejtoje e shpejtoje.
ē’mund tė thoja mė shumė, pėllumbi im?!

Mensur Spahiu

Linka_pz
18-12-07, 09:13
Pėr tu mbledhur bashkė


Po shkoj nė Kosovė papritur njė ditėz janari a prilli,
Tek miku i hershėm poeti Podrimja,
Apo tek bujku I njohur Binak Gjebrahili,
A, fundja, tek plaka e moqme Bardhoke Prishtina.

Pak dru oxhaku i tyre ka mbajtur pėr mua
Dhe shtrati ēarēafė tė larė do tė ketė nė odė,
E zonja e shtėpisė do tė nisė dhe nusen nė krua,
Tė mbushė njė shtambė me ujė tė ftohtė.

Kėto, sigurishtė, nuk kan ndonjė rėndėsi tė veqantė,
Kryesorja ėshtė se, gjer tani tė shpėrndarė,
Do mblidhemi nė odėn e kuvendeve bashkė,
Tė nxjerrim mallin, tė flasim si tė lėrojmė njė arė.

Si tė lėrojmė njė arė, tė lėnė viteve djerrė,
Ē’ti bėjmė asaj pėr ta mbjellė,
Nga cili burim t’ia sjellim rrėkezėn tė rrjedhė,
Qė verės e vjeshtės kjo arė tė pjellė.

E rėndėsishme kjo ėshtė, se njė ditėz janari a prilli,
Ēarēafė tė bardhė do tė ketė pėr mua poeti Podrimja
Dhe dru pėr oxhakun e tij do tė pres Binak Xhebrahili,
Dhe nusen nė krua pėr ujė do nisė plaka Bardhoke Prishtina.

Linka_pz
18-12-07, 13:18
Nė kabare para njė vajze


Kush tė solli kėtu, e lindura nė bjeshkė,
Kėtu tek kjo kabare e natės sė Turpshme?
Nė gjoksin e bukur tė tunden dy pjeshkė,
Qė mbajnė akoma cipėn me push tė dikurshme.
Kush tė solli kėtu e lindura nė bjeshkė?


Kush tė solli kėtu, tė soll, siē themi, mjerimi?
Vėrtetė, me thonjtė e serbit tė zgjatet si zorrė!
Ah, ēmrekulli mund tė bėjeti atje tek burimi,
Ti ēmėndje dhe njerėzit me shtambėn nė dorė.
Kush tė solli kėtu, tė solli, siē themi, mjerimi?

Tani ti zhveshesh mes kabareve prore e prore;
Mes tymit tė turpshėm mjegulli i bjeshkės tė shfaqet
Dhe njė ortek i padukshėm dėbore,
Njė lot tė rrėzohet me gjėmim nėpėr faqet,
Se zhvishesh mes kabareve prore e prore.

Kėtė gjėmim prej loti ortek e ndjej me dhembje dhe unė,
Moj manushaqe e Kosovės, pėr kabare e shkulur nga bjeshka!
Pėr ty a mundet tė hyjė nė punė,
Njė letėr e imja e varfėr me vjersha,
Kur s’hyri nė punė as Kosova, as Bjeshka!…

Dritėro Agolli

Linka_pz
18-12-07, 19:22
Kėngė pėr Kosovėn

1.
Kėngė e vargje thurrin pėr Kosovėn,
Pėr njė kullė, pėr kullat me frengji,
Pėr Kosovėn unė e pres dhe kokėn,
E bėj gur themeli nė shtėpi

Koka nė themel me gjak tė mbetet
Mes Kosovės mbushur plot me re,
Njė shtegtar pas murit kur tė prehet
Njė rėnkim tė madh e ndjejė atje.

Nga rėnkim i murit tė shtėpisė
Nėn njė gardh ku mbillet grurė e kėrp,
Do tė shtanget serbi larg serbisė:
“Qenka Dritėroi, nuk qenka serb”!…

2.
Kėngė e vargje hapen pėr Kosovėn,
Hapen nė Kosovė e nė arrati,
Serbėt ndėr livadhe mprehin kosėn,
Tė kositin jonxhė e bar tė ri.

Ndaj dhe gjuhėn time e bėj kosė
Ta kosit livadhin me vėrtik,
Tok me kosovarėt nė Kosovė,
Nė Prizren, Drenicė e Kaēanik.

Do tė mbushet serbi me mornica,
Do tė mbllaqitet: “Ē’bėn ky Dritėroi?
Kosė e paska gjuhėn dhe kositka
Mes Kosovės, lugjeve nga kroi”!

3.
Kėnga pėr Kosovėn shkund dhe malin,
Kėnga hyn nė gjak e mė rrėmben,
Tok me kėngėn e jap dhe kalin
Grurin pėr ta shkundur nė lėmenj.

Kali im me jelet plot me grurė
Le tė hidhet sipėr mbi kallinj,
Dhe t’i turret serbit tė sėmurė:
“Gruri nė Kosovė ka zotėrinj”!

Serbi do kafshoi thonjtė e nxirė:
“Zhalosna ti, majka, otac moj,
Paska zbritur malit pėr tė shire
Grurin e Kosovės Dritėroi”!

4.
Kėngė e vargje thurin nė Kosovė,
Thurin tej pėr tej nė Shqipėri
Veqse mjaft mė dhėmb e shkreta kokė,
Pėr ta falur fli nė themeli.

Por ta dish ti, miku im, me miqtė
Unė e kam njė kokė me mend,
Tok me kėngėn kokėn jap njė ditė,
Le ti bėhet gur themelit tend!

Dhe kur kokėn time ta kem vėnė,
Nė themel shtėpie si njė gur,
Mua Dritėroit, theror tė rėnė,
Aq mė bėn: mė qan,mė shan, mė mburr…

Linka_pz
18-12-07, 19:30
5.
Kėngė e vargje pėr Kosovėn thurrin,
Pėr njė gur, njė fis e njė stėrgjysh,
Unė e qaj me ligje hidhur trupin,
Trupin tė ndarė nė dysh;

Trupi im dycopėsh si dy Drina,
Si dy Drina nisur nė fillim.
Drinat u bashkuan si dy trima
Veq nė dysh po endet trupi im.

Jam i shkretė i mbetur si qyqari,
Jamė njė gjysmė e lodhir, gjysmė zė,
Ndaj ma vini trupin tek altari
Si dy Drinat mblidhmani nė njė.

6.
Kėngė e vargje pėr Kosovėn thurin,
Thurr dhe unė prap pėr atė,
Po kur Drin tė madh ta kem dhe trupin,
Kėngėt si ky trup do ti bėj Njė.

Tek altari trupi im i hijshėm,
Njish do tė bėhet,lamtumirė or dysh!
Ah, njė hudhė nė kėmishėn,
Do ma qepni, mos mė marrin sysh!
Serbi le tė flas shkumbėzuar:
“Lele majko, nga vjen ky gjėmim!
Trupi i Dritėroit nė altar bashkuar,
Si dy Drinat derdhur nė njė Drin”…

7.
Kėngė e vargje thurin pėr Kosovėn,
Mua fati ende s’po mė ndrit;
S’di ku endet trupi im me kokėn,
Trupi im i mbetur invalid.

Shqipėria ime ka njė jetė,
Tek po ecėn ēal e me bastun;
Qė me nėntqind e trembėdhjetė
Jam njė invalid me shkop e zhgun.

Shqipėria ime nė dy pjesė,
Shqipėria trupin – invalid;
Shqipėrisė i thonė: “vetėm ndaj shpresė”,
Shqipėrisė i luten: “vetėm prit”…

Ndaj jam invalid e jam nė mjegull,
Libri i asistencės merr e jep,
Ma ka dhėnė Evropa ka njė shekull,
Qė ta mbaj si invalid nė xhep.

8.
Pėr Kosovėn thurrin kėngė e valle,
Pėrqiririn ndezur mbi granit…
Po, mė thoni, si ta shkruaj vallė,
Kėngėn qė ka trupin invalid?

Ah, t’i bėj dhe kėngėt tė kėndojnė
Nė njė shtrat tė vetėm me gjėmim,
Kėngėt krahė e degė t’i bashkojnė,
Mbledhur si dy Drina nė njė Drin.

Ah, ta bėj dhe serbin ters tė thotė:
“Majko, Dritėroi kėndon e ndrit,
Majko, Dritėroi njė gur i forte,
Dritėroi s’ka mbetur invalid”!..




Dritero Agolli

Linka_pz
18-12-07, 23:21
Bozhuret


Nė Fushė Kosovė nė mbrėmje unė mbeta i vrarė
E ē’patėn serbėt, ēmė ranė tinėz nė shpinė?
Nė Fushė Kosovė unė s’isha sultan Murati i Parė,
Unė isha veq pelegrin qė prehesha pak nė lėndinė.

Po ja qė serbėt mė vranė nė Fushė Kosovė…
Bozhure nuk kishte lėndina, kishte hither dhe mender,
Po solli Bozhure njė nuse e m’I vuri nė kokė

Dhe tha: “Vėlla, t’I s’ke vdekur, je nė ėndėrr”!

Dhe unė u zgjova e serb nuk kishte,
Nuk kishte as thika, as pushkė, asgjė tjetėr,
Veq hija e nuses sė ėndrrės nė dhomė lėvizte
Dhe feksnin Bozhuret e saj nė muret e bardhė si letėr.

Dhe thosha: “Edhe tė vdisja, njė vdekje e bukur mė priste!”…

Dritero Agolli

luan_i
19-12-07, 03:52
Pėrshėndetje Linka_pz.
Tė lumtė pėr pėrzgjedhje kaq tė mrekullueshme dhe me sens prej poeti tė poezive tė tė madhit Dritėro Agolli.

Linka_pz
19-12-07, 13:55
I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Dritero Agolli...

Dritėro Agolli

Linka_pz
20-12-07, 17:03
Unė, gjaku dhe ashti yt


Dinjitetshėm, me kurrizin drejtė
Papėrkulshėm…
Endem rrugėve tė qytetit tim
Aty ku Nerodimja ndanė, “Ura e Konakut” bashkon
Ku qyteti im merr frymė, frymon…
Nė harkun e Xhamisė
Rinia gjallėron

Dhe, me Kalanė dinjitetshėm pėrballem
Mėngjeseve tė hershme, nė mesditė
Para saj falem
Unė, biri i saj
Unė, gjaku dhe ashti
Themeli nė rrėnjėt pa fund

Dita ikėn shpejtė
Kujtimet lėmsh nė mendje ndrydhen
Sa tė ngushta i kishim rrugėt
Tani Bulevarde janė.

Gumėzhinė zėri rinor
Hareshėm, rrugėve tė qytetit tim
Unė, zėri i tyre isha dhe jamė
E kaluara, Nerodimės shkon, shkon…
Atje, diku nė Vardar, Egje..., nė pafundėsi.

Bredhjet s’kan fund
Sa nga” Gryka”…, nga “Pėrroi Rakocit”
Nė Runjevė…
Kotilinė, Ivajė…
”Lidhjen e Prizrenit” pararojė kam
Nėnqiellit, i lire, kudoqoftė…
Unė, biri i kėsaj toke

Kandilin ndezur mbajė
Dhe zjarrin qė nuk shuhet kurr
Kėtu kisha lindjen dhe rriten
Kėtu diku, vdekja do mė gjejė.

Tė tjerėt do kujtohen pėr mua
Nė zjarrni tim, ngrohje do gjejnė
Shtafetėn mė tej do e bartin

Shoqėrim mua do mė ken.

Kete Poezi e kam dhurate nga nje Mik virtual ,shume te respektuar ,,,,
Shpresoj qe poezit e tij ti kemi ne duar se shpejti !
I falenderohem shume !

Linka_pz
20-12-07, 17:05
Unė, gjaku dhe ashti yt


Dinjitetshėm, me kurrizin drejtė
Papėrkulshėm…
Endem rrugėve tė qytetit tim
Aty ku Nerodimja ndanė, “Ura e Konakut” bashkon
Ku qyteti im merr frymė, frymon…
Nė harkun e Xhamisė
Rinia gjallėron

Dhe, me Kalanė dinjitetshėm pėrballem
Mėngjeseve tė hershme, nė mesditė
Para saj falem
Unė, biri i saj
Unė, gjaku dhe ashti
Themeli nė rrėnjėt pa fund

Dita ikėn shpejtė
Kujtimet lėmsh nė mendje ndrydhen
Sa tė ngushta i kishim rrugėt
Tani Bulevarde janė.

Gumėzhinė zėri rinor
Hareshėm, rrugėve tė qytetit tim
Unė, zėri i tyre isha dhe jamė
E kaluara, Nerodimės shkon, shkon…
Atje, diku nė Vardar, Egje..., nė pafundėsi.

Bredhjet s’kan fund
Sa nga” Gryka”…, nga “Pėrroi Rakocit”
Nė Runjevė…
Kotilinė, Ivajė…
”Lidhjen e Prizrenit” pararojė kam
Nėnqiellit, i lire, kudoqoftė…
Unė, biri i kėsaj toke

Kandilin ndezur mbajė
Dhe zjarrin qė nuk shuhet kurr
Kėtu kisha lindjen dhe rriten
Kėtu diku, vdekja do mė gjejė.

Tė tjerėt do kujtohen pėr mua
Nė zjarrni tim, ngrohje do gjejnė
Shtafetėn mė tej do e bartin

Shoqėrim mua do mė ken.

Kete Poezi e kam dhurate nga nje Mik virtual ,shume te respektuar ,,,,
Shpresoj qe poezit e tij ti kemi ne duar se shpejti !
I falenderohem shume !

Linka_pz
21-12-07, 12:29
Njohje e pėrgjakur

Njohje e largėt, largėsi kilometrash
Nė hartėn plakė tė nėnlokės sonė
Shihen e njihen shqiptarėt n’mes veti
Sikur tė huaj tė kishinq qenė

Shihen shqiptarėt, ēmallje shekullore
Dhembje, gaz e lot, tragjedi e rėndė
Vėllezėr, motra, vėllezėr e motra presin
Njohje e pėrgjakur
Shqiptaria ėshtė ngritė nė kėmbė

Kosharja ērrėnjosė gurin e ndarjes
Aty ku edhe gjembat ishin shembė
Prizreni, si dikur nė lashtėsi
Me Drinin plak, shėnojnė historinė

Shqiptarėt bashkė, me buk e barot
Gjithandej presin, pėrcjellin njėri tjetrin
Hata e madhe, trishtim dhe gėzim
Arena e luftės ndante mejdanin

Kukėsi nė kėmbė, Tirana, Korēa…
Prizreni, Kaēaniku, Shkupi, Kumanova…
Janina, Presheva, Plava e Gucia
Shqipėria u bė NJĖ

Kaēanik, 20 dhjetor 2007


Me te drejten e Autorit N .K

Linka_pz
21-12-07, 15:55
Kjo betejė


Tė vij rrotull si pushtues
Ti qėndron si kėshtjellė
Njė buzėqeshje herė mė zmbraps
Herė fitore se ē’mė ndjell.

Herė mė ngre flamurn’ e bardhė
Herė nxjerr shpatn’ e Skenderit
Veq tė sosė kjo betejė… Pa
Tė biem nė fush’ tė nderit.

Vij e vij rrotull, si pushtues
Ti , nė kėmbė, si kala.. Pa
Nė ka kala qė s’jepen,
Edhe tė tillė, pushtonjės ka.

Si pushtues vij e vij rrotull
Kjo betejė s’paska tė sosur.

Me te drejten e Autorit N,K

Linka_pz
22-12-07, 11:02
Fantastiko – Shkencore


Duart e tua,
copa dielli.
Sytė,
meteorė
tė fshehtė.
Kėmbėt qė dridhen,
shkėmbinj
hėnorė.
Buzėt,
llavė
e nxehtė.
Njerėzit,
satelitė spiunė.
Fjalėt,
orbita imorale.
Shpirti im,
gjithėsia pa fund…
Puthja
jote,
e vetmja gjė reale…

Suzana Zisi

Linka_pz
23-12-07, 17:27
DUEL...



Unė,
vizatoj “burgun” tim,
me hallka tė metalta errėsire.
Kyēem dhimbjesh.
Ēelėsin flak, nė oqeanin e heshtjes.
Ti,
kalėron “Muzėn” time tė ngrirė,
pėr tė ēarė shtegun e buzėqeshjes.

Suzana Zisi

Linka_pz
24-12-07, 11:39
Rent, or Marathonomak!

Rent, or rent, rent e u thuaj
Se u-ēthur ordi e huaj,
Se betejėn e fituam
Dhe qytetin e shpėtuam!
Rent, or rent,
Rent, or Marothonomak!

Kap njė degė prej dafine
Dhe vėrtitesh ndaj Athine,
Nėpėr fush’ e brek mbi brek
Kėmba tokėn as t’a prek,
Hip’ e zbrit,
Petrit, Marathonomak!

Ke njė plagė, po s’e the,
Djers’ e gjak pikon pėr-dhe;
Do qė ti tė jesh i pari,
Pėr triumfin lajmėtari
Flamur-gjak,
Kuqo, Marathonomak!

T’u-tha gryka po s’tė pihet,
T’u-mpi kėmba, po s’tė rrihet,
Se mileti po tė pret,
Ankthi zemrat ua vret,
Vrer e tmerrr,
Shpejt, or Marathonomak!

Kurrė kaqė s’dogji djelli
Dhe si plumbi s’rėndovi qjelli,
Kurr’ aq ėmbėl’ e bukur s’ftoj
Hij’ e lisit edhe kroj;
Tur-u tej,
Tutje, or Marathonomak!

Vapa mbyt e pluhri nxin
Ferra ējerr e guri grin
Afsha gjoksin pėrvėlon
Syrin avulli verbon;
Ur’ e prush,
Furr’o, or Marathonomak!

Gryka si gjyryk tė ēfryn
Prej Vullkanit flag e tym
Se ē’vėngon e se ē’gulēon,
Zėmra brinjėt t’i ēkallmon
Me tokmak,
Mbahu, or Marathonomak!

Nėna, motra, nusja dalin,
Ngrehin krahėt tė tė ndalin,
Mos, se s’janė veē Najada
Magjistrica dhe Driada;
Lark, or lark,
Lark, or Marathonomak!

Hajde, ja Akropolia,
Ja qyteti e njerėzia
Qė tė pan’ e qė tė ēpuan
Dhe fuqinė ta rishtuan
Ha dhe pak,
Hajde, or Marathonomak!

Ja, arrive, ua the:
Ē’gas e ē’helm qe kjo myzhde!
“E fituam!”, brohorite
Dhe pėr tok’ u-pėrpėlite;
Vdiq, or vdiq!
Vdiqe, or Marathonomak!

Rent kudo, dyke bėrtitur,
Nėpėr shekuj faqe-ndritur,
Se i vogli shtrin viganin
Dhe i shtypuri tiranin,
Veē e tok,
Tok, or Marathonomak!

Fan Noli

Linka_pz
25-12-07, 11:40
FALJA

Zot i math e i vėrtetė
Qė kreve ē'shohėm nė jetė,
Edhe tė tjerė qė janė
Pa funt pa krye pa anė,
Edhe kudo je ti vetė,
Syri yn tekdo shikon,
Qė nga lint e gjer tek pėrndon,
Mė ēdo vėnt tė sheh fuqinė,
Urtėsin' e madhėrinė,
Falna gjithė mirėsitė,
Epna dituri e dritė,
Tregona udhėn' e mirė,
Mos na lerė n'errėsirė,
Dhurona gjithė tė mirat,
Mėrgona nga tė pėshtirat.

Zot! falna vėllazėrinė,
Dashurin' e miqėsinė,
Epna dėshirė tė msojmė,
E tė mirat tė punojmė,
Bėna tė but' e tė qetė,
E tė urt' e tė vėrtetė,
Jetėnė ta trashėgojmė.

Naim Frashėri

luan_i
25-12-07, 14:17
Linka_pz.

Pėr ty vetėm pėrgėzime nė pėrzgjedhje poezishė. Me tė vėrtetė tė mrekullueshme. Tė lumtė!

Linka_pz
25-12-07, 14:51
Ktheje kokėn… ashtu mos ik


S’e ke mire qė s’mė flet
Ti e di tė kam MIKE
Tė paktėn kokėn ktheje pak,
Vetėm syrin ta shikoj.

… Aty ndrin njė dritėz e bukur,
Qė krejt udhėn ma ndriqon.
Unė s’kam faj, s’jam fajtor.
Ah kjo zemra, kjo tė kėrkon.

Ktheje kokėn, folmė nė emėr,
Edhe shihmė drejt nė sy.
Nė ke shpirt, nė ke zemėr,
Nė ke gjak… nė je njeri.

Me te drejten e Autorit .

Linka_pz
25-12-07, 15:15
Vaji i Nositit

Ah, s’qenka liqeri i asaj dite qershori,
Trishtueshėm mbi vale ikėn Nositi.
Brigjeve dėgjohet njė kėngė e trishtė vaji,
E mė thotė edhe mua tė iki, tė iki.

Tė iki e tė qaj Nosit vėllai,
Pėr dashurinė, holluar si fije peri,
Se pėr mua s’tė bie ndėrmend ty,
Se mua s’mė do mė as liqeri.

Trishtueshėm mbi vale ikėn Nositi,
Mė thot edhe mua tė iki, tė iki,
Larg prej kėtej, larg E bukura ime
Pėr pak ngushėllim, pėr pak ngushėllim.

Kėngė tė trishtė vaji po kėndon Nositi
Edhe unė, ja.. po iki, po iki.

Me te drejten e Autorit .

Linka_pz
26-12-07, 18:11
Atdheu


E para mjegull e Shtatorit
Porsi qefini te mbuloi
Sa shpejt nga syte atdhe me humbe
Sa shpejt erresira te gllaberoi
Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
`Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.
Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dherrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle serish tek ti do te kthej?
Floriri i vargjeve te mia
U shkri per ty me dhembshuri
Tani si hekur shpirti im
Me lot u ndryshk dhe u nxi...
Si djerse te ftohta ndrinin naten
Mbi ballin tend te argjendte yj`
Me tel me gjemba gjoksi yt
I lidhur mbeti ne kufi.
Ashtu te lashe i shtrenjti vend
Dhe rrugen mora per ketej
Ku valle me con kjo rruge e larget?
Kur valle tek ti do te kthej?


Bilal Xhaferri (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreB/BilalXhaferri/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
27-12-07, 18:15
Pse…


Nga mbrapa tė ndjekė…
Mė ndjekė edhe ti
Mė shoqėron, tė shoqėroj, fjalė nuk ndėrrojmė
Nė sy njėti tjetrin s’shikojmė dot

Vallė… pse kjo heshtje, nė vlim zjarresh
Pse s’mė vjenė, pse nuk mė pret
Apo heshtjen ke zgjedhė ti
Pėr t’mė vrarė tinėzishtė

Por s’ka dert Mikesha ime
Edhe vdekjen do e pres
Se ndofta atėher do kujtohesh
Se unė rilindė, por nuk vdes.

N. K

Linka_pz
28-12-07, 10:18
TOKĖ E ĒUDITSHME


Kosova ėshtė njė dhembje mė shumė
se dhembjet
Trollin e ashpėr
tė ashpėr e mban
pėrmbi

Qiellin e errėt
tė errėt e mbyll
nė gji

Ajrin e ftohtė
tė ftohtė si malet
e pėrbin
Ujin e zi
tė zi e vjell
ēudi....


Sali Beqiraj (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreSSH/SaliBeqiraj/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
29-12-07, 19:56
Kalamajtė e Lgjes sime


Dimėr i madh, acar
Bardhėsia verbon sytė
Dhe ashti ndrydhet, mėrdhinė
Shtresa akulli dhe lumenjtė kan vėnė

Kalamajtė rrėshqasin dėborės rrėshqimė
Ashtu, grupe grupe se ējanė bėrė
Garojnė, kush i pari do shkojė nė cak
I fundit denimin ka hak

Gėzohen kalamajtė e Lagjes sime
Edhe kur marrin denimin e radhės

Edhe kur tė parėt nė cak arrijnė

Nuk ēajnė kokėn pėr PDK a LDK
As pėr Ahtissarin a pėr koalicione
Kalamajtė bėjnė jetėn e tyre
Pėr ta Liria nuk njeh fund.

N. K.

guri70
30-12-07, 12:10
bardhčsitč
e bjeshkčve
loja e fčmijčve me borč
ka vite qč mč mungojnč

Linka_pz
31-12-07, 15:20
E megjithate une shkruaj poezi


Diku, midis ndjenjės dhe arsyes
emri yt
mbeti pezull!
Diku, midis ikjes dhe pritjes
malli im
mbeti pezull!
Diku, midis ndarjes dhe humbjes
gėzimi u hidhėrua,
ėndrra mbeti ėndėrr!

Elinda Marku (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AktoreE/ElindaMarku/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
31-12-07, 15:22
Kodi moral


Parandjenje e erret,
shqetesim i thelle,
sinqeritet i terbuar,
perse qenkeni
dhe qenkemi bere?!...
jam zemeruar...
me inatin,
plus dhmbjen
minus engjejt keq'beres
shumezuar gjykimin,
perkryer perditshmerine,
pjesetuar fatin,
kerkuar rastin,
thjeshtuar eren,
dashur faljen,
falur lutjen,
vrare ngritjen e piedestalit
te ndeshkimit,
shto shtojcat ...
pa perfundimin.


Elinda Marku (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AktoreE/ElindaMarku/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
02-01-08, 17:18
Poezia e humbjes


Ti asnjehere s'e kupton ēfare humb
Lodron si nje mace ne hapesiren
E gjelber te syve te tu
Dhe une i fyer i poshteruar
Te pergjoj pas hijes sime
Behet vone, sa vone nga ndarja
Une mbi prush thyej shkarpa
Si idiot i fryj hirit
Ndizu zjarr
Dhe hedh aty lule, shami, vjersha
Rrobat e ēdo gje qe kam
E ngel nje lakuriq i varfer, zhveshur
Qe zjarri dot me s'e ngroh.
Ti asnjehere s'e kupton ēfare humb
lodron si nje gjethe ne lulishtet pa ane
Te syve te tu
Por une dua te te dua
Me ēdo kusht...

Ervin Hatibi

Linka_pz
07-01-08, 11:21
Nje heshtje e gjate


Nje heshtje e gjate mbreteron kete nate,
se di
pse ne cdo qelize ndjej frike,
ne xhamin e mbuluar nga tisi i nates
shoh nje dore,
ndjej nje ze
qe me thote, me prit.

Linka_pz
07-01-08, 11:23
Mbeta nje cast


U perballa me dallget e jetes
ne kulmin e rinise,
zbulova rrenjet e se vertetes
mes sfides dhe pabesise.
Ngriva kallkan,
u zbardha si bore,
mbeta nje cast
me zemer ne dore.




Lorena Stroka (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreLLl/LorenaStroka/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

Linka_pz
09-01-08, 10:37
Parajsa e gjymtuar

rubai

Ēdo sundimtar, kur turmėn mbanė me shpresė,
Parajsė e bėn ndėr sheshe Shqipėrinė,
Ndėrsa parajsa s’ndahet nė dy pjesė
Siē ndahet Shqipėria shamizezė.

Ndaj sot ēdo gjepur mund tė themi,
PoShqipėri s’ngrihet nė parajsė
Edhe sikur tė bėhet kopsht Edeni,
Gjersa e mbanė Kosovėn Polifemi.

Vėrtetė e mburr Evropa Shqipėrinė,
E bėn parajsė, e josh ndėr autostradė
Dhe ne tė mjerėt fare nuk e dime:
Parajsa nuk e njeh nė mes kufinė…

Kėshtu ju them njė menquri tė lashtė,
Qė gjyshi plak nė oxhak dikur e gdhendi;
“Nuk bėhet Shqipėria sot Parajsė
Pėrderisa Kosova mbetet jashtė”…



Dritero Agolli

Linka_pz
10-01-08, 14:15
Dashuria Koha ėshtė tė duhemi,
tė kesh besim ne mua kur tė them: Trime,
tė kem besim nė ty kur mė thua: Trim.
Por kokėn time kryeneēe shumė kurthe ngrite,
shumė e pushkėt mbushi babai yt, fisi yt,
njė mijė e njė tė zeza kurdise ku do t'ma zije pritėn.
E nėn njė kulm banonim,
nga frėngjia me ditė mė peshove,
me ditė lexoja Shekspirin nė hijen e Kullės,
se mos do tė takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinėn nga dielli, nga acari!
Kam frikė se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikė se mė vrasin pas shpine tė pabesėt.
Dashuria ime, ma zgjat dorėn ta kapėrcejme kėtė
ujė tė madh,
i huaj s'jam as vij nga tokė e vdekshme.
Nė fund tė livadhit tė kositur a po sheh:
ai kali i bardhė ėshtė yni tash e pėrgjithmonė.
Mė shikon drejt nė sy, lėri zėnkat, fjalėt, sharjet.
Unė do tė sjell Lulen nga zemra e bjeshkės,
do ta ndez llambėn nė kullė,
do ta hedh farėn nė tokėn e re.
Kur tė desha, ēoje dashuri pas shtatė katundeve
e tė rėnat tė forta i kishe.
Kur mė deshe, ēoja dashuri me njė grua tė marrė
e mėhalla jehonte nga shpifjet.
Na ikujeta, trime, si s'menduam pak edhe pėr vete.
Koha ėshtė tė duhemi.



http://www.albasoul.com/letersia/BASHKOHORE/APodrimja/txtPodrimja.gif

Linka_pz
11-01-08, 21:59
NJE SHKREPESE Ndizme, vella nje shkrepese
nen qiellin e zi,
Nje shkrepese te brishte shprese
ne erresiren me shi.
Ne erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet te zbrese acar.
E dini c'do te thote nje shkrepese,
Nje fije e holle si bar?


Dritero Agolli

Linka_pz
13-01-08, 21:10
E shkruar ne vitet e hershme te ilegalitetit

ZGJUAR JAM

Asnjėherė nuk endem i vetmuar
Asnjėherė nė gjum nuk jam
Syhapur dhe me gishtin nė nagant endem
Dhe nė shtrat, zgjuar jam
I zgjuar
Nė pritje. Pres!

Pres trokitje tinzake apo thyerje dyersh
Presė pritė
I zgjuar jam, ditėn dhe natėn
Marr frym dhe pres
E..., sa koh tė gjatė i prita
Dhe..., akoma pres
Jam gati...

N. Kuka

Linka_pz
15-01-08, 12:26
Ku jane pushtuesit


Blejmė kėpucė tė grisura.
Lotėt tanė tė mbaruar
I huazojmė reve barkthara
Qiellin rrobėshqyer e ulim rrėzė kokės
Kėto ditė tė tmerrshme ndjellim fatkeqėsi,
Osetėrmet qė s'mund t'i shpėtosh.
Qyteteve,rrugėve qarkojnė paqeruajtėsit
Tė heshtur,indiferentė,tė cuditur
Pėr ardhjen e tyre.
Kėmbė tė huaja ketu s'kanė shkelur
Vecse ne veshim kėpucėt e tė tjerėve
E na rrijnė tamam.
Armėt e tyre heshtin,
tonat qėllojnė vetveten,
duke shpresuar tek mėkatet.
Elinda Marku (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AktoreE/ElindaMarku/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

*B*u*K*i*
16-01-08, 20:32
Nje zog ne dritare ndalon
dhe thote ne udhetim po shkon.Zog do me besh nje nder dhe mua
t'i cosh nje leter vajzes qe une dua?
Rruges per te vajza,letra na i ra
zogu u habit djali c'fat qe ka?!
Iku larg kaloi fushe e mal
dhe te dritarja e vajzes u afrua ngadale.
Zogu ne vetmi filloi te qante
se ne dore ajo nje unaze mbante.
I turperuar u zu ne faj
se te shprehej se kish kollaj.
Qe hallin vajza t'i kuptonte
nje kenge dashurie nisi te kendonte.
Vajza sapo kengen degjoi
menjehere djalit i telefonoi.
BuKi

Albonita
18-01-08, 17:06
Me mungon:
Dhembja ne gjoksin tim
me rendon shum per ty
kur malli me buzeqesh,
dhe ne zemer po me rri.

Ka zen vend dhe nuk luan dot
qe me ben syrin me lot!
qe me dridhet buza e that,
shpirti digjet flake-flake.

Shum rend qenka keshtu t'jetosh!
me dhembje, mall, e dashuri
perse zemra nuk gezohet dot,
perse shpirti rrin n'vetmi.

Kur ti lexosh keto rreshta
mendo se jam afer me ty
te tregojn shkronjat e zeza!
sa me mungon mua ti Te pershendes Linka _Pz te uroj suksese ne te ardhmen edhe shum shkrime te tjera ne vazhdim met vertet je nje vajz Intelegente siq po i lezoj shkrimet tua, nje mbremje te qet nga Albonita.!!

Linka_pz
18-01-08, 17:26
Te pershendes Linka _Pz te uroj suksese ne te ardhmen edhe shum shkrime te tjera ne vazhdim met vertet je nje vajz Intelegente siq po i lezoj shkrimet tua, nje mbremje te qet nga Albonita.!!


Pershendetje ,Albonita ...te falenderoj per keto
fjale te bukura !

Te uroj gjdo te mire Linka_Pz.

Linka_pz
18-01-08, 18:01
Kohė kujtesė


Ti tash na vjen (si nė) shuplakė
pamėshirshėm
na gjykon
nė pėrmasė tė fajit
dhe ne tė lodhur
deri nė vdekje
(vetėm sa)
Pėshpėrisim
Me (pa)fuqinė tonė
Njė Kohė
Kujtesė...

Sarė Gjergji (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreSSH/SareGjergji/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

LISOS75
19-01-08, 10:31
ju lutem te korrigjoni autoresine e poezise "kerkome tek ndonje varg",poezi qe i perket autores Ardita Jatru dhe jo sic eshte shkruar nen te a. perona

LISOS75
20-01-08, 13:02
Fundvjeshte


Vjeshta u shty tek dimri kete vit,
Po, besoni ne fjalet e mia,
Ne rrugen me te bukur
Gjethet rane ne dimer.
Gjethet i shkeli nje vajze duke vrapuar,
Stina mori me vete kujtimin e hidhur te saj.

Alfred Perona

CILA DHE KU ESHTE RRUGA ME E BUKUR E JETES TUAJ?

Linka_pz
21-01-08, 19:02
Jeton Kelmendi Paris

DIMRI I SHKĖPUTJES SĖ MADHE
Ibrahim Rugovės

S’tė kam parė
Kurrė
Kaq tė heshtur
Guri ynė prej ari
Tė shkosh pėrtej vetvetes
Matanė
A nuk gjete tjetėr ditė

Tė Kodra e Dėshmorėve
Gjatė
Ke pėr tė pushuar
Ėndėrro
Dhe lutu pėr Dardaninė
Tėnde

Dimri i vetmisė tė ka rėnė
Ndėr vetulla
Gjithēka erdhi me lotin
Mot i madh
Dita e shkėputjes
Janar, janari i zisė

Heshtak i asaj qė s’flitej
Kolos i fjalės dhe i zhgjėndrrės
Si i mblodhe frymėt
Ditėn
Qė kapėrceu kufijtė

Malėsor
Sa peshė tė kishte fjala

Linka_pz
21-01-08, 19:06
Ibrahim Rugova

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si nė legjenda me shallin rreth qafės,
Kėrkonte Lirinė e ėndėrruar nė shekuj,
Rrėmbyer nga barbarėt, vrasėsit e fjalės.

Brengėn e dhimbjes e mora me vete,
Kėtu nė Manhattan me studentėt ta ndaja,
Nuk mund tė filloja mėsimin e zakonshėm,
Pa njė minutė heshtje, si shqipe tė qaja.

U ngritėm nė heshtje me lot nė sy,
Peshėn e lotit mbanim mbi supe,
Biles dhe tė huajt qė ishin aty,
U bashkuan me ne, nė zi e nė lutje.

Luftove menēurisht, pa shpatė gjakosur,
Salloneve mondane nė ēmendinė e kohės,
Ta merrje Kosovėn nė gjoksin e nėnė Lokeve,
Shqyer nga kuēedrat nė kthetrat e lojės.

Me vizionin tėnd, trondite botėn,
Kosovėn martire, drejt Pavarėsisė e ēove,
U ēane lajmet, flasin Presidentėt,
Pėr vdekjen tėnde tė parakohshme.

Simboli I bashkimit mbete pėrgjithmonė,
IBRAHIM RUGOVA, burr I rrallė,
Globi I botės, si zgavėr duket,
Pret Kosovėn, me shekuj ndarė.

Kėze (Kozeta) Zylo, Manhattan, NY
22 Janar, 2006

LISOS75
22-01-08, 02:36
Ibrahim Rugova

Burri shqiptar Ibrahim Rugova,
Ecte si nė legjenda me shallin rreth qafės,
Kėrkonte Lirinė e ėndėrruar nė shekuj,
Rrėmbyer nga barbarėt, vrasėsit e fjalės.

Brengėn e dhimbjes e mora me vete,
Kėtu nė Manhattan me studentėt ta ndaja,
Nuk mund tė filloja mėsimin e zakonshėm,
Pa njė minutė heshtje, si shqipe tė qaja.

U ngritėm nė heshtje me lot nė sy,
Peshėn e lotit mbanim mbi supe,
Biles dhe tė huajt qė ishin aty,
U bashkuan me ne, nė zi e nė lutje.

Luftove menēurisht, pa shpatė gjakosur,
Salloneve mondane nė ēmendinė e kohės,
Ta merrje Kosovėn nė gjoksin e nėnė Lokeve,
Shqyer nga kuēedrat nė kthetrat e lojės.

Me vizionin tėnd, trondite botėn,
Kosovėn martire, drejt Pavarėsisė e ēove,
U ēane lajmet, flasin Presidentėt,
Pėr vdekjen tėnde tė parakohshme.

Simboli I bashkimit mbete pėrgjithmonė,
IBRAHIM RUGOVA, burr I rrallė,
Globi I botės, si zgavėr duket,
Pret Kosovėn, me shekuj ndarė.

Kėze (Kozeta) Zylo, Manhattan, NY
22 Janar, 2006

LINKA_PZ TE FALEMINDERIT PER PERZGJEDHJET E VARGJEVE DHE PER ME TEPER PER PERKUSHTIMIN "PEDAGOGJIK" TE CILIN E USHTRONI NE POST. TUAJA.
MENDOJ SE DO TE ISHTE ME INTERESANT OSE ME INTRIGUES ZBULIMI I VELLOS SE PASIONIT TUAJ NE TREGUESIN PASIONALO-PERJETUES THJESHT SI NJE FAKTOR FRYMESUES.PRA MENDOJ SE INTERLOKUTORIA E MISHERUAR NE PERSONIN TUAJ, PER SA I PERKET SHIJES (PERZGJEDHJES) POETIKE , MOS TE JETE NJE INERCI INSTIKTIVE,POR NJE KERKIM SUBIEKTIV I BOTKUPTIMTE I NATYRES TUAJ POETIKE.UROJ TE JETE E FUNDIT PER MOTIVIN E SINQERTE SE EDHE ANONIMI I NENSHKRUAR ESHTE PJESE E PERZGJEDHJEVE TUAJA.
PERSHENDETJE TE PERZEMERTA.

Linka_pz
22-01-08, 10:12
LINKA_PZ TE FALEMINDERIT PER PERZGJEDHJET E VARGJEVE DHE PER ME TEPER PER PERKUSHTIMIN "PEDAGOGJIK" TE CILIN E USHTRONI NE POST. TUAJA.
MENDOJ SE DO TE ISHTE ME INTERESANT OSE ME INTRIGUES ZBULIMI I VELLOS SE PASIONIT TUAJ NE TREGUESIN PASIONALO-PERJETUES THJESHT SI NJE FAKTOR FRYMESUES.PRA MENDOJ SE INTERLOKUTORIA E MISHERUAR NE PERSONIN TUAJ, PER SA I PERKET SHIJES (PERZGJEDHJES) POETIKE , MOS TE JETE NJE INERCI INSTIKTIVE,POR NJE KERKIM SUBIEKTIV I BOTKUPTIMTE I NATYRES TUAJ POETIKE.UROJ TE JETE E FUNDIT PER MOTIVIN E SINQERTE SE EDHE ANONIMI I NENSHKRUAR ESHTE PJESE E PERZGJEDHJEVE TUAJA.
PERSHENDETJE TE PERZEMERTA.


Pershendetje

Te falenderoj shume !

Linka_pz
22-01-08, 18:23
ZGJOHU, NGRITU SHQIPĖRI!
Shefki Ollomani

Re tė zeza tė kanė mbuluar,
Diell e Hėnė tė kanė errėsuar,
s’je nė ėndėrr,
por je zhgėndėrr,
nė terr tė zi e nė robėri,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Laku n’fyt po t’shtrėngon,
pranga trupin ta mundon,
okupimi po t’shkatėrron,
armiqt sulen me egėrsi,
me ushtri e me djallėzi,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Mjaft Ti fjete dhe u pėrgjume,
mjaft Ti ndejte e ngujume,
mjaft Ti prite ditė pėrditė,
flake terrin bėhe dritė,
ndize zjarrin nga njė shkėndi,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Mė dhemb zemra kur rėnkon,
kur nga dhembjet Ti gjėmon
m’hapet goja e s’mund tė flas,
jap kushtrim e po bėrtas,
por askush nuk mė dėgjon,
po askush nuk mė beson
i gjithė trupi tė ėshtė shkri,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Kam shumė zjarr e shumė dhimbje,
kam shumė mall e shumė dridhje,
kam shumė vuajtje e dashuri,
kam shumė dhembje e krenari,
kam shumė ankth e burrėri,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Shpatė e Damokleut tė rrin mbi kokė,
”Pako” e ”Traktate” hartojnė me okė,
Rezoluta (1244) e 14 Pika,
gjithėsecila mė e mprehtė se thika,
trupin copa ta copėtojnė,
shpirt e zemėr tė dėrrmojnė,
trojet Tua t’i pushtojnė,
marimangat thurrin robėri,
kameleonėt endin tradhti,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Serbia jepė autonomi,
bota jepė gjysmėpavarėsi,
ē’janė kėto hile njė dreq e di,
gjithēka janė veē jo liri,
tė ka hy n’Kullė bajlozi i zi,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Janė ndryshkė armėt mbi tavan,
pastro shpatė e jatagan,
dil nė shesh dhe n’mejdan,
shpėrthe vrullshėm si vullkan,
Ja vdekje – Ja liri,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Mos i le armėt tė ndryshken,
mos i le teshat tė myken,
mos e le luftėn nė mes,
mos e le idealin t’vdesė,
mos harro - je Iliri,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Gjithė Kosova n’re tė zeza,
nėnat, motrat shamizeza,
frynė stuhia e shfrynė era,
lufta tė troket te dera,
s’ka liri, s’ka pavarėsi,
s’ka bashkim, as drejtėsi,
rroki armėt pėrsėri,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

Zgjohu, ngritu del te dera,
se sėrish po vjen pranvera,
se liria s’vjen ēdo ditė,
flake terrin del nė dritė,
del nė dritė e nė liri,
mos duro mė tirani,
sllavo-grekė, as dredhi,
zgjohu, ngritu Shqipėri!

...shkruar nga:
Shefki OLLOMANI
/ Nėntor 2007/

Linka_pz
23-01-08, 14:46
A ėshtė fajtor Shqiptari


A ėshtė fajtor shqiptari pse nė kėtė qiell jeton,
nėn kėtė qiell nė trojet e tė parėve tė vet ?
A ėshtė fajtor pse ėshtė,
e pėrkundėr tė gjithėve qėndron shqiptari,
rob e njeri, qė do i vetvetės tė jetė ?!

A ėshtė fajtor shqiptari, pse si tė tjerėt don
tė jetojė si njeri nė tė vetat sot e pėrditė ?
A ėshtė fajtor pse, pėrkundėr dhunės - rron e qėndron
nėn qiellin e Kosovės loke, nė truallin e tė parėve tė vet!

Esad Mekuli (http://www.zeriyt.com/letraret-e-medhenj-shqiptar/esad-mekuli-t40094.0.html;msg563100#msg563100)

Linka_pz
26-01-08, 13:59
Suzana Kuqi (http://letersia.zemrashqiptare.net/archive/list/AutoreSSH/SuzanaKuqi/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif


Yjet


Nje dite dikush me ofendoi,
dikush qe para me shume
se une kish,
dhe shpirtit te lenduar
gjumi ju prish,.
ndaj dola rruges
te ecja kuturu
diku nje lypes
shishen e birres shkundte
tek prane
nje ferrari zhurmshem
ja behu e u zhduk.
E une qe nje cast
meshirova lypesin
e tjetrin ,
pronarin e ferrarir
zili pata,
syte ngrita lart
e kembet ndala
mrekulli e qiellit
me yje te shndritshem
qendisur
me thosh
shiko sa i madh eshte
universi
sa i larmishem
e i pafund
e nese ka nje zot
eshte vec atje lart
ku pavdekesia
bukurine e alegrine
ne miliona yje
madherishem i thur
e c'do te ish lendimi
meshira a zilia
cili problem i yti
vlen sa gjithesia...

Linka_pz
29-01-08, 21:04
DASHURO

Shėko lisi si mė flet
Fjalė t'ėmbla si mė ushton,
Degėt unj e mė thėrret
Dashuro, se koha shkon!

Maj' e plepit gjithėnje,
Kur tunt kryet mė qorton,
Pėrpjek fletė mė ēon zė
Djalė ē'pret e s'dashuron!

Er' e malit me njė ushtim
Dhe mburimi qė kullon,
Gjithė mė thonė plot gėzim:
Dashuro, se koha shkon!

Kopėshtit vasha qė po pret
Si zog pylli qė kėndon,
Buzėqeshur mė thėrret,
Djalė ē'pret e s'dashuron!

Mua zemėra gjith mė rreh
Brenda gjaku mė valon
Ma ndes mallin me ve re
Dashuro, se koha shkon!

Ēdo gjė rrotull mė pyet
Djalė ē'pret e s'dashuron
Ditėt shkojn, jeta shket
Dashuro, se koha shkon!

Asdreni

Linka_pz
30-01-08, 20:53
KTHIME

Kur tė pashė mė s'tė lashė,
T'u afrova e s'tu ndashė
Dhe me zė t'ėmbėl tė thashė:
"Sa tė dua o moj vashė!"
edhe nė gjunjė tė rashė,
T'u luta gjersa u vrashė
Po nga zemėra psherėtita
U treta, u lebetita,
Se asnjė fjalė s'tė qita,
Gjersa shpresėn far' e ngrita
Se m'u mėrzit sa tė prita,
Aq sa u ngrys edhe dita.
Vetėm pastaj unė u zgjova
Dhe mendjen time ndėrrova
Kur zemėrėn ta kuptova
Dhe ika e tė harrova,
Nga tėrė mundimet shpėtova
Si dhe shpirtin e qetova.
Pastaj ti mbrėmanet herėt
Mė vjen rrotull si njė shqerre
Si njė fytyrė nė verė
Dhe mė lutesh aqė herė
Po tashti shėko tė tjerė
S'e stė dua moj e mjerė.

Asdreni

Linka_pz
31-01-08, 21:52
Balade came

Ylberi si nje pershendetje lamtumire
U ndez e u shua matane largesive
Mbi valvitjet e flakeve neper shi
Matane largesive humbi e perflakur Cameria

Ulerine era e Mesdheut mbi trojet e lashta dhesprote
Mbi te shtrenjtat trojet tona styrgjyshore
Mbi kullotat e braktisura kullotnin rrufete
ullishtat e pavjelura gjemojne si dallge neper bregore
Dhe kudo toka came nen savanin e reve
Me thike ne ije, ne gjak e mbytur dergjet

Na e tregojne drejtimin plumbat qe vershellejne ne erresire
Na e ndricojne udhenPas nesh perplas tufani dyert e shkallmuara te shtepive
Perpara udhet zgjaten ne veri
Ne, popull muhaxhir, ecim neper shi
Lamtumire, Cameri!
(Bilall Xhaferri)

Linka_pz
02-02-08, 20:37
Mbramja
Si tufa mėndafshi t’artė nė tė kaltėrten shami,
n’mes dy duersh t’bardha, dy kodra nė borė-
flakron pėrėndimi...Retė mbi krye prorė
ngasin nėpėr qiell dhe zhduken n’hapsi.

...Dhe drita e mbrame shuhet mbi ēdo sukė:
cipa e natės shtrihet mbi fushat e pėrhime,
malet heshtin n’errėsi si me qenė tė ngrime,
si tė humbet jeta-xho gja u nxi, u zhduk.

N’ajri ndihen klithmat e natės qė ra-
drujt pran rrugės era i pėrkund...
Ndėrsa drita e bardh, e tretun dikund,

shigjeta tė flakta mpreh errėsinės me i ra.
Terri sundon botėn. Katundet e shtrime
nė mes tė natės prehen n’lugin me andrrime.

Esad Mekuli

Linka_pz
07-02-08, 15:36
Mulliri i kafesė


Ti bluan,
bluan
skelete.
Pėrtyp
kafka,
mbeturina brinjėsh,
cdo ditė.
Ti,
bluan.
Bluan
hije,
linjash,
konturesh,
gjinjsh.
Ti,
bluan,
zhurmat,
klithjet,
pėrkėdheljet.
Bluan
dashuritė…!
Bashkė
me tė ligun,
bluan
dhe tė mirin.
Ti.
Mulliri i kafesė,
qė,
s’ta mbush
syrin...!!!

Suzana Zisi

Linka_pz
10-02-08, 22:20
Ikja


Ika nga pellgu i syve tu te thelle
Nga Shikimi yt depertues
Gjer ne thelb te shpirtit tim
I maskuar me genjeshtra

Ika nga kerkimi yt,fluturimthi
Nga frika ime e vjeter
Qe si rrjeta e merimanges theronte
Muret e botes sime laramane

Ika nga ledhatimi yt i bute
I dashurise se paster pa njolla
Qe mund te ndizet flaken e pameshire
Te yjeve te vdekur me vite

Ika nga ti,nga vetja ,nga hyjnit
Dhe kerkova perseri te fshihem
para syve tu qe me percillnin
Ne cdo kend ....

Shqipe Malushi

natyra
11-02-08, 13:52
...Rrofshe Linka_Pz Rrofte dhe *Prizereni i Bukur Historik*:)

Pergezime per poezit e zgjedhura nga keta shkrimtar/e te shquar shqiptar/e...shum te emoncionuara,falemnderit e nderuar qe i ke sjelle ne mesin ton.

sinqerishte
natyra

Linka_pz
13-02-08, 14:41
KATARSIS



U ktheva nė foshnjėrinė e botės sonė.
Femrat e pyllit, ua blatuan foshnjat perėndive.
U shenjtėruam ne.
Gjyshet, u qėndisėn rrobat nipėrve me kuaj ere,
mbetėn pa atdhe…
Meshkujt, u vunė zgjedhėn grave dhe i dėrguan nė arė.
Zoti,
shkroi nė librin e shenjtė se duhej vėnė pak drejtėsi…
Djalli,
i shtrirė mbi re, dėrgoi shi.
Ne,
si gaforret,
tė larė nga mėkatet,

Rendim nė Ardhmėri…!

Suzana Zisi

lirik
13-02-08, 15:00
E Nderuara Linka Te Pershendes Dhe Te Pergzoj Per Vargjet E Bukura Te Autorve Te Ndryshme Qe Na Solle Ne Faqen Dardania

Linka_pz
13-02-08, 15:30
E Nderuara Linka Te Pershendes Dhe Te Pergzoj Per Vargjet E Bukura Te Autorve Te Ndryshme Qe Na Solle Ne Faqen Dardania


Ju falemnderit shume dhe me behet qejfi qe lexohen keto Poezi e sidomos nga nje Poet i Forumit ....

Shume respekt per ju Linka_Pz.

Linka_pz
14-02-08, 15:37
ZGJIDH E MERR FAN S. NOLI

A te duhen luftetare
Gjithė botės ti vesh zjarre
Do arratine te marrė
Merr nja dhjetė kosovare

Njesez te zgjuar me lezet
Qe i gjen ne ēdo anė
Qė te bėjnė hallve e salep
Kėto janė mjeshtrit Dibrane

A do njerėz pėr haeng
Pėr tryeze e pėr Kuvend
Burra e gra kercejne me loder
Kėto i gjen veē ne Shkodėr

A te duhen genjeshtare
Matrapaze dhe kokethare
Qe reren ta shesin pėr fare
Merr Krutane dhe je i lare

Po qefli a te duhen
Qe me jevge dinė te kruhen
Zonja qe pjellin ēdo vit
Vetėm Elbasani rrit

Do ministra Kolonjare
Qe mbahen burra me mend
Duan kudo te jenė tė parė
Ne mexhlis e ne Kuvend

Do budallenj qe veē hane
Hajvane me dy kėmbė
Pasuri s’dinė te vėnė
Merr shetit Myzeqene

A do tė ruash florine
Katandine e shtepine
Me dy qoftė mbush shtepine
Ec e merr Gjirokastrite

Do te hyshe e te besh qejf
Sofer shtruarsi pėr mbret
Pasterti pėr hismet
Tė tillė gjen veē ne Permet

A do male me debore
Trima te fortė e malesore
Fort bujare e burrerore
Shko ne Kukes ike ne dorė

Kėta Matjane burra te zotė
Qe dikure kanė bėrė barot
Sa i njeh gjithė vendi mbarė
Janė te aftė pėr zhandare

A do trima e sejmene
Kapardisur kudo vėnė
Pa i zėnė gjumi mos flene
Pėr tre Mirditore bėjnė bene

Do dembele pėr Stambolle
Mos u lodh te bezdisesh dynjane
Ne Tiranė rresht tabane
Vetėm te zgjasesh njė dorė

Do pėr pune njė korcar
I ke bujq e ushtare
Tė gjithė bashke vėnė ne are
Koke e kėmbė s’i ke te share

Halli i madh pėr Skaparline
Ka rrezik te hedhe dhe dru
Dy ministra le tė rrine
Se na duhen dhe pa tru

A do urte njerzit te rrine
Ne komande ta kesh ushtrine
Ne trabjat te keshe njerzine
Mer te gjithė laberine

Or te gjore harruam Vloren
Se kjo pune lahet me gjak
Dy shirit e njė medalje
Kėsaj gjeje i ve kapak

A te duhen sharlatane
Qe te lepihen ne ēdo anė
Qe te percajne vatane
Ke sa tė duash Tropojane.

Linka_pz
17-02-08, 21:10
Tungjatjeta Kosove!

Tungjatjeta Kosove!
Tungjatjeta Princesha ime,
Sot po udhėtoj kudo,
Me medalionin e Lirisė nė gjoks,
Medalion qė s’do ndryshket kurrė!
Nė kujtesėn e dhimbjes shkulmėzon shpirti,
Pėr rrėmbimin e tė artit medalion,
Nga zotat e heshtun tė Olimpit...!
Lamtumirė ju Zota tė heshtun, lamtumirė!
Lamtumirė ju qė ma gėrryet kockėn,
Me molėn e hipokrizisė!
Princesha ime Kosovė,
Mė lejo tė vė buzėt, nė bisqet e Lirisė,
E me ju tė bashkohem ne simfoninė e kėngėve,
Tė miliona shqiptarėve, qė kėndojnė shqip,
Aty, nė tokėn e lirė!
Sythet e Lirisė kanė buisur,
Janė harbuar sot, nė degėt e Shkurtit,
Shkurt dimri, kthyer nė stinė pranvere!
Mėngjesin e burgosur zgjoi,
Duke hapur kufirin e shpirtit,
Me vezullim rrezesh nga bjeshkė Kosove!
Mė fal Kosovė qė s’tė vij dot atje, mė fal,
Por, edhe pse larg teje sot,
Unė po e shijoj kėtu lotin e gezimit,
Te ngrirė kallkan, acareve,
Tashme tė shkrirė nga Ju, por edhe nga kjo tokė,
Ku u vesit gonxhja e Lirise, dikur si manushaqe kokėulur!
Nuk do dėgjoj mė krokatje korbash,
Ato kanė kohė qė u shkrumbuan nė harkun vetėtimė tė Lirisė!
Nė trungun e tokės tėnde, dhimbjet lėshonin rrėnjė,
Sot ato u groposėn nė dheun e Prizrenit, Prishtinės…
E nė gjithė tokėn e Dardanisė!
Unė kam kohė qė jam larg teje, kam kohė…
Por dhe pse larg, vetėm tek ty pėrkundem me ninulla,
Nė tė vetmin djep me shqiponjė gdhendur,
Me emrin Kosovė, me emrin Shqipėri!
Eja, Liri Kosove, eja dhe tek unė,
Mė kap prej dore, se sonte dua tė hedh vallen e Rugovės,
Me xhamadanė sokolash e me plisin e bardhė nė kokė,
Tė trand botėn e cmendur, qė shekuj me radhė,
Ta pėrtypėn Lirinė!

Keze Zylo 17/02/08

luan_i
18-02-08, 06:34
Linka_pz e njejta, e pandryshueshme, gjithmonė aktive dhe pėrzgjedhėse e veqantė, sidomos e vargjeve qė freskojnė dhe emocionojnė, njėkohėsishtė. Tė lumtė Linka_pz!

Linka_pz
18-02-08, 12:27
Linka_pz e njejta, e pandryshueshme, gjithmonė aktive dhe pėrzgjedhėse e veqantė, sidomos e vargjeve qė freskojnė dhe emocionojnė, njėkohėsishtė. Tė lumtė Linka_pz!


Falemnderit i nderuar ,me vjen mire qe ju pelqejne dhe qe lexohen keto Poezi nga Autore te ndryshem !

Linka_pz
20-02-08, 18:14
Eja....


Edhe pse ngado,
flokon e bardha borė, ngricash lėshuar,
........................pėr tė shuar skėterrash zjarrin tonė,
Pije kupėn e puthjes
qė pikon buza e poshtme,
Pikė – pikė, mbi kurmin tim – filiz.
Harlisur nė trungun e stėrlashte tė trupit tėnd,
.................................................. .......njomur dėshirash …
Flatroi krahėt mbi buzėn time tė sipėrme,
Dhe,
Ler aty pak pjalm pranvere,
Mes vjeshtės dhe dimrit, sfiduar nė kėtė lojė
.................................................. ..................pasqyrash…

Suzana Zisi

Linka_pz
22-02-08, 14:05
UNE, HIJENA E VJETER




Hej!!!
....Clirohu,
..............mos u tendos!
Une
..... hijena e vjeter,
......................nuk kafshoj
Nen hene,
.............uleras si ujk.
Ne varr,
...........dridhem si leter.
Si shkronjat
.................qe kurre s'u shkruan,

.................................................. .....gjemoj:
Nje puthje te lutem!
...........................Nuk kerkoj tjeter!

Suzana Zisi

Linka_pz
23-02-08, 20:46
RRЁKEZЁ MIRЁSIE…


Po tė kacavirrem si nepėrkė,
Trupit qė u dridhka si lastar nga era.
Tė zė fill tek vendi atje,
Si dikur mes brinjėve tė tjera…
Si dikur pėrpara se zoti,
Femrėn Evė tė kishte krijuar,
Ishim njė e tėrė, u bėmė dy,
Pėr tu ndarė e pėr tu harruar…
E nėse tė ngjitem nuk do mund,
A do mė strehosh…aty…
Nėn atė qerpikun fijehollė,
qė tek pėrpėlitet frikėsuar,
Lėshon njė rrėkezė me mirėsi…?

Suzana Zisi

Linka_pz
26-02-08, 23:24
RASTЁSISHT...?

Rastėsisht
Kėtu nėn hijen e plepit,
Tė brymtat shushurima gjethesh mė shurdhojnė.
Tė lagėshtat ėndrra, shpėrdan shiu i puthjeve,
Sa, edhe me sy hapur, shpesh, mė vizitojnė…


Rastėsisht
U laga vjeshtės sė ndezur,
Ёndrrash tė purpurta fshehur pėrmbi re.
Kam frikė t’ia ēel sytė dashurisė,
Mantelit qė zjarrin, shuan muzgjeve…

Rastėsisht
U ndeza ditėve tė mia,
Tek dorėn e zgjata, brenda njė hyjnie.
Lind, i imi Diell, netėve tė vjeshtės,
Mallin qė mė djeg e pėrhumb nė hije…

Suzana Zisi

Linka_pz
28-02-08, 21:31
Mos m`u tremb dashuri

Me shtrojne ne shtreter cmendurie,
Se merrem me vjersha dhe ngre gota .
Pas ijesh te hijshme bukurie,
Me duket se fshihet gjithe bota.

Imazhet me joshin ne deshira,
Sa humbas ne jerm si femi.
Shungulloj i teri neper marrezira,
Dhe dukem se s`njoh as perendi.

Djallushkat me bejne ziliqar,
Ne c`hone me hedhin se di ?!....
Nese bota me quan mekatar ,
Ti mos m`u tremb dashuri !

Agim Pepa

Linka_pz
29-02-08, 20:27
Fjale zemre.

Shpirti i shkrete, i paster,
Mundohet, te hapet,
Si fjalet e qarta ne leter.

Te shpreh me forcen e tije,
Ate qe c`dokush e di,
qe te dale nga kjo thellesi.

Si yjet e kalter, ne qiellin e kthjellet,
Te vezulloje , me nje ndricim.
Qe gjthkujt i duket i magjishem.

Lehte mbi qerpiket e tu te gjate,
Qe duken si te lagur te vezulloje,
Sigurisht, nga lotet te ndrije si rubin.

Fjalet qe shkruhen nga zemra ,
Jane si drita e zbehte,
E leshuar nga hena.

Dhe te gjith i fut ne mendime,
Pamvarsish si do qe te jesh i mire ai keq,
Padyshim i fut ne te thella enderrime.
Keto fjale te thjeshta , te thena ,
Nga zemra ime.

Agim Pepa

Linka_pz
01-03-08, 16:40
Karte Identiteti - Dritan Mesuli (shkeputur nga libri me poezi "Ungjilli Modern"

Rruges shkojme,
Ti me jeten,
Une me deshiren per te jetuar,
Ne xhep.

S'behemi dot nje,
Te jetojme!

Ngujim i frikshem
Shpresa.

...ne xhep perpelitet
dyshimi im altruist...

Linka_pz
01-03-08, 19:40
. . .

Ndėr katėr rrugė
Qyqe kam mbetur.

Mbi prag, u mpak dera…

Oqeani i fjalės sė mirė,
shteroi pėrrenjve tė etur.

Suzana Zisi
.

Linka_pz
03-03-08, 16:20
Statujat

Statujat e mermerta u thyen,
shkelqimi i dikurshem u mbulua me pluhur
Frakturat e kafkes se gurte, frakturat e gjoksit
tani nuk i shohin me as dhe rontgenet;
Te dashuruarit, vone, ne periferi
shkalmojne copeza statujash
me nje te rene te kembes.
Vecse, diku ne nje cep, ne erresire
nje njeri qe nuk mund t'ia shquash tiparet
(nga qe s'kane pike rendesie tiparet e tij)
Shtrengon me te gjithe trupin nje statuje te mermerte
Vallezon me te. Nuk eshte i pire.
dhe i ulerin henes.

Rudolf Marku