View Full Version : ...ne Shatervan
Mes vuajtejesh e dhembjesh tė takova
Mes plagėsh, mes lotėve dhe shpresės gati tė vrarė
Mes zėrash tė kėngės qė nuk i besova
Mes klithjesh, nė kujtim tė dashurisė sė parė
Tė takova tek po rrėzohej lulja e tharrė
nė ikje tė blerimit nė ikje tė rrezes sė ngrohtė
Tek po iknin nga vendlinja zogjėt shtegtar
Tė takova nė bardhėsinė e borės sė ftohtė
Tė takova pranė katėr krojeve nė Shatėrvan
Mes etjesh qė vrasin pmėshirshėm me njė tė shtėnė
Tė takova nė trup njeriu, ty qė nuk je njeri, ty qė je Zanė
Ty qė ditėn je diell, ty qė natėn je hėnė
Mes vuajtejesh e dhembjesh tė takova
Mes plagėsh, mes lotėve dhe shpresės gati tė vrarė
Mes zėrash tė kėngės qė nuk i besova
Mes klithjesh, nė kujtim tė dashurisė sė parė
Harruam jetėn, vrapin pas mbijetesės sė mallkuar
E shqelmuam trupin, shpirtit i dhamė krihė tė fluturon
Nė Shatėrvan pran katėr krojeve qė rrjedhin ujė tė bekuar
Ia lidhėm nyjė ėndrrat tona stinės sė dashurisė sonė
Tek po ia vrisnim tė gjithė ushtarėt pakuptimsisė
U ngjitėm Marashit perpjetė nė pasditen e vonė
E humbėm rrugėn, na preku magjia e dashurisė
u zhdukėm pėrpjetė gurgullimės sė Lumit, pran kasolles sonė
Pas yjeve morri krih nė fluturim dashuria
Veē unė e ti me blerimin me lulet e zogjt nė njė kor
U dehėn shpirtėrat, natyra, u deh edhe kaltėrsia
Unė, Ti, blerimi, lulet e zogjtė nė njė kurorė
Me bukurinė e tyre magjike lulet u bėnė kurorė
Kurorė e dashurisė zogjtė - zėri i tyre dehės
U ngjitėm nė ēast nė qiell dhe e prekėm kaltėrsinė me dorė
tej pėr tej nėpėr shpirt na shpoi puhizė e lehtė tė verės
Ne mbrėmbje ēmendet veriu nė mjedis tė stinės sė verės
Tej pėr tej nėpėr qiell i shpartallon retė
Pikat e ėmbla tė shiut na i parplas faqeve magji e erės
Tė lagur ikim nė kasolle shpejt e shpejt
Pėrreth shpirtit ke ngritur mburoja, po shndėrrohesh nė Muranė
Duke luftuar me rrjedhėn e gjakut tėnd ik pėrtej vetvetes
Ka kohė qė s'tė kam parė te katėr krojet nė Shatėrvan
I bėnė lak rrugės frikėsohesh nga ndjenjat e ik ngushticave tė jetės
E krojet rrjedhin, uji derdhet nė Lumbardh e ai vijon tė rrjedhė tatėpjetė
Nuk e bėmė botėn tė kėtillė as unė as ti, prandaj se ndėrrojmė dot
Po rrjedhim edhe unė edhe ti, si ujė kroji tatėpjetė nėpėr jetė
Prandaj eja te Shatėrvani tė pres, mos e humb kohėn kot
Eja tė pres te Shatėrvani, me shpirtin, me ndjenjat lakuriq tė pres tė vish ti
...dhe unė e ti, i shtohemi dy kroje Shatėrvanit...dhe...le tė rrjedhė nga ne dashuri
Pėrdredhja e flokut tėnd, shkakton puhi tė lehtė
qė qetė qetė hynė nė zemrėn time dhe trazon
rrejdhėn e gjakut, e shpejton e rrezaton me jetė
madėshtinė e jetės, bukurinė e saj ma kujton
Shikimi yt ma rrėqeth trupin, mė fton nė zjarr
mė fton nė djegie si tė qiriut pėr ta ndriēuar
ēastin e pėrjetshėm qė thonė nuk njeh varr
ndjenjėn njerėzore shumė rrallė tė pėrjetuar
E si tė mos ēohet peshė- shtrėngatė fjala, si,
si tė mos zė vend si shkėmbi... me peshė
si tė mos ledhaton butė e lehtė... puhi
kur me fjalė shpirtin - bukuri e jote e vesh
Dhuratė hyjnore e tė Madhit ėshtė floku yt
litar bėhet qė shtrėngat e fjalės tė zbret
nėn ballin tėnd mbi faqe te sytė
qė gufojnė zjarr, qė ftojnė pėr jetė
Pershendetje , Kronist te pergezoj per keto poezi ,vetem vazhdo ,suksese!
Pershendetje , Kronist te pergezoj per keto poezi ,vetem vazhdo ,suksese!
Falemnderit Linka per pershendetjen dhe pergezimin.
Para se te ikje nė heshtjen tende
Ėshtė dashtė tė mė thuash shko ne djall
Nese e ke ndermend te me cmend
Ia arrin, po ēmendem, po mbytem nė mall
Po ēmendem duke e pritur veē njė fjalė nga ti
Se duroj ikjen nga legjenda nė pėrrallė
Dua tė ma thotė troq, stė duhet nė ndihmė asnjė histori
Qyteti i humbur sbėhet dot i gjallė
....
E lidh plagėn se lė gjakun tė rrjedh
Se shpirti ligshtohet, s'duron dot
Njė ēast mė shumė nga jeta e vjedh
Jam kalimtar i rastit nė kėtė botė
Nė qytet
Se gjej
Asnjė kalė
Tė bardhė
Asnjė shpatė
Tė mprehtė
Nė udhėn
E pėrrallės
Qė princeshėn time
E ka vėnė
Nė gjumė
Xhuxhat
Nė pritjen
E gjatė
Frikėsohem
E humbin
Durimin
Dhe
E varrosin
Princeshėn time
Princesha ime
E ka kafshuar mollėn
E unė
Se gjej
Dot udhėn
Qė ta ia jap
Puthjen e zgjimit
Me makitao
E vras edhe
Njė ditė
Duke menduar
Se pėrralla
Nuk soset
Pa e gjetur
Princeshėn time
Mė vjen inati
Ta shpall fituese
Shtrigėn
Edhe kur e kafshove mollėn e helmuar
Erdha e tė zgjova
Edhe kur mallkimi tė vuri nė gjumė
Kur duhej dinozaurėt ti mundja
Tė shpėtova
......................
Nė pėrrallė
E ndėrtova kėshtjellėn
Skaj njė lumi qė gurgullon
Me buqetė lulesh
I lidha nyjet shpirtrat binjakė
Puthjet i shėndrrova nė energji
tė ėndrrės sonė
qė fluturon
E pėrqafimit
Ia dhash emrin e Yllit
Qė na ndriēon
....................................
Nė vargje
Nga pėrralla e vargjet
Zbrita nė realitet
Ku molla e helmuar skafshohet dot
E dinozaurėt e rinj kush si pret
Ku puthja nuk e ka asnjė fuqi kundėr helmit
Ku shigjeta e helmuar vret
Nga ku yjet shihen po spushtohen
Ku lumit i ėshtė rregulluar shtrati e hiq sgurgullon
E nuk jepen leje pėr ndėrtimin e kėshtjellave
E mu hidhėrove muzė e mė braktise
Nuk e di ēka po ngjan
Nga e vargjet pėrrallore tė dashurisė u harlise
E inat mė mban
E unė
Sė fundi njė tundimi
Si bėjė dot ball
E pyetem
A ėshtė dashuria nė vargje
Mė e bukur
Apo dashuria nė pėrrallė?
__________________
Nje drite me shume kerkoj ne erresire
Dhe e mbeshtjell me dashuri
E gjitha qe e them, keq e mire
eshte rebelim, miqte e mi
Here eshte realitet i perjetuar
here enderr veq e enderruar
Here ecje kembezbathur ne zalle
E heren tjeter aterim ne perralle
Ne enderra ka edhe realitet
Ka ne jete caste perallore plot magji
Ka edhe vuajtje qe zemren e vret
Por gjithsesi ka edhe dashuri
Nje drite me shume kerkoj ne erresire
Dhe e mbeshtjell me dashuri
E gjitha qe e them, keq e mire
eshte rebelim i shkujdeshem, miqte e mi
Ik shpirti fluturim
Nje yll ne qiell e ka cak
Tek te shikon ne sy
E kerkon shpitin binjak
Nė tė katėr anėt i kam ngritur kurthe shpirtit
E mė ėshtė bėrė nevrik...
Kurthe i kam ngritur shpirtit
E nuk e lejoj tė ik....
Nuk e lejoj
tė fluturoj
va e pa va
sa herė tė mendoj
se do ta takoj
shpirtin binjak
Nuk e lejoj
E nuk e lejoj
Tė fluturoj
Plagė tė re
Nė trup
Tė mė shkaktoj
E nuk e lejoj...
E nuk...
E...
Ai e gjen udhėn e ik...
Pėrtej kurtheve e fton
Njė shkėndijė
I jep krah tė ri
Dhe e merė me vete
E trupi se ndjek dot
Pėrrallė nė shkallė
Me dukat nė ballė
Ka ditė qė se di hiq
shpirti ku ka tret
Ka ditė qė sillem vėrdallė
Mė trupin qė pa shpirt ka mbet
E ka tė veshur harlisjen nė fluturim
I harlisur ka ikur kah hiq s'e di
Nė njė fluturim tė ri
P.S. Pikėrisht si nė pėrallė. S'ka pėrrallė pa shpirt...
Eshte nje perralle qe quhet realitet
Shpesh ia kalon perralles shume here
Shpesh jetohet si te ish perralla vete
...sido qe te jete nuk te le te qete
Here te hedh ne det si peshk noton
Here ne qiell si zog te dergon
Here perplas dallget e cmendura ne ty
Here verberine ta fal ne dy sy
Heren tjeter te shetit neper pyll
Dhe fluturon me krah si Zane
Here te jep drite e ndriqon si yll
heren tjeter fushes te perlane
Secilen here te merr me vete
Perralla behet realitet, realiteti - perralle
O engjulli im ku humbe ku trete...
Perralla ne shkalle dukati ne balle
Mungesa jote nė ditėt e mia asnjėherė nuk u zhbė
Mė lė tė bredhė nėpėr pėrralla nė kėrkim tė sė vėrtetės
E mua mė mungon prehėri yt qė ta mbėshtes kokėn nė tė
kur mė tėrheq zvarrė dallga e vėrshimės se detit tė jetės
Mė dhemb, mė djeg, mungesa jote nė stinėn qė ka rinisė
Rritet malli nė mua, ndjehem si princi i pėrrallės qė tė kėrkon
Duke kalėruar tehut tė mprehtė mes realitetit endrrės dhe ēmendisė
Mė mungon shuplakė e dorės tėnde, nė faqe mė mungon
Sa mė vjen inati, nuk u dha ne media gjithe ajo rėmujė
Gjatė natės nė katėr krojet e Shatėrvanit nuk rrodhi asnjė pikė ujė
Gjatė gjithė natės kisha etje, kish etje shpirti tė vetmuar e kishe lėnė
Nė ngricat e natės, nė akuj me tė ftohtin gjithė natėn ish nxėnė
I ftohtė dhjetori pėrreth Shatėrvanit, i ftohtė mėngjesi zbardhi
E ftohtė kaloi nata, i ftohte para mėngjesit jam zgjuar
Tė strukur nė mėngjes e gjej shpirtin buzė rrjedhės sė Lumbardhit
Me krah te thyer, me frymėmarrje tė rėndė e tė trishtuar
I buzėqesha ėmbėl, dhe e parakalova pa i shkuar pas
I thash vuaj nga tė ftohtit, dhe kujto a ishte veē njė pėrjetim
E shikova vėngėr dhe e lash le tė mėrdhihet i thash plas
Pse su veshe mė trash kur u nise nė shtegtim
I thash hėnės mos shiko vėngėr, pse ke zili
ē'je bėrė pikė e pesė pėrmbi retė e dendura
E s'e sheh sa bukur, Shatėrvani ka hijeshi
kur nga krojet rrjedhin dashuritė e ēmendura
A s'e sheh sa lirshėm, dendėsonhen dashuritė
nė shetitoren e jetės, mbrėmbja tek bie
Lakmi ia kanė yjet, lakmi ia kanė galaksitė
tek mbushet hapėsira me cicėrima dashurie
Dhe dehen ēmendurisht koha e hapėsira
Kur bie nata nė Shatėrvan
Mos shiko vėngėr oj hėnė e mira
ēmendu nėse do tjetėr s'ke ēka bėn
Per Shatervanin thua te ka marre malli
qe e bart me vete ne trup ne brendesi
" Ujin e Shatervanit e marte djalli
S'rri dot pa te nje here kush e pi"
Nė kėtė ēast
Sa shumė do tė doja
Tė jem poet
E tė
Fluturoja
Qetė qetė
Nė kopshtin e fjalėve
E ti zgjidhja
Mė tė bukurat
E ti lidhja
Nė buqetė
Pėr ty
Magjinė e ndjenjės
Qė ma pėrshkon trupin
Si gurgullimė e valės
Sa shumė do tė doja
Tė ta dėrgoj dhuratė
Mbėshtjellur nė magjinė e fjalės
Sa shumė do tė doja
Ta bėja ndjenjėn fjalė
E tė ta thoja
Qetė qetė
Si njė poet
Nė jetėn tjeter (a) kemi qenė njė lule
Nė kėtė jetė nga farė e saj (a) kemi mbirė dy
Gjembat (a) kanė mbirė nė mes
Qė tė na lėnė larg njėri tjetrit - mua e ty
Heshtja ėshtė ngritur mes nesh mal
Mė dhemb nė shpirt plaga e vjetėr
Shpirti mė dhemb veē pėr njė fjalė
Veē njė fjalė ma thuaj...sdua tjetėr...
Ēka po ndodh me besimin... ku mbet
Mė thuaj se jam idealist i pashpresė
Ma thuaj dhe do vijoj tė jem njė hiq nė jetė
Mė ėndrrėn qė nė heshtje po vdes
Ma thuaj nje fjalė veē njė...
Pas saj le tė rrotullohet gjithėsia
Njė fjal ma thuaj veē njė...
Qė tė prehet nė amshim brendėsia
Po rikthehem
Me plagėn e vjetėr qė kullon dashuri
Po rikthehem me trupin nė zjarr
e shpirtin nė paqe
Po vij te ti
Po vijė si puhi e lehtė
Qė tė mė ndjesh pran
Po vijė cicėrimė nė degė
Pran dritares tėnde
Po vijė si maragaritar
Nė gjoksin tend gjerdan
Nė shpirt si zjarr
Po vij
Nga hiri po ngritem
E me forcen e shpirtit po ngjitem
Njenjes
Sa mė vjen inati, nuk u dha ne media gjithe ajo rėmujė
Gjatė natės nė katėr krojet e Shatėrvanit nuk rrodhi asnjė pikė ujė
Gjatė gjithė natės kisha etje, kish etje shpirti tė vetmuar e kishe lėnė
Nė ngricat e natės, nė akuj me tė ftohtin gjithė natėn ish nxėnė
I ftohtė dhjetori pėrreth Shatėrvanit, i ftohtė mėngjesi zbardhi
E ftohtė kaloi nata, i ftohte para mėngjesit jam zgjuar
Tė strukur nė mėngjes e gjej shpirtin buzė rrjedhės sė Lumbardhit
Me krah te thyer, me frymėmarrje tė rėndė e tė trishtuar
I buzėqesha ėmbėl, dhe e parakalova pa i shkuar pas
I thash vuaj nga tė ftohtit, dhe kujto a ishte veē njė pėrjetim
E shikova vėngėr dhe e lash le tė mėrdhihet i thash plas
Pse su veshe mė trash kur u nise nė shtegtim
Me pelqeu shume ,suksese i nderuar vendas.
Nga qielli e vodha njė yll tė madh
pėr ta vrarė natėn me dritė pagjumsie
Shtatė plumba ia numėrova nė ballė
e vrava natėn me dritė dashurie
...
Me fijet e flokut tėnd gėrshet
qetė qetė-zbrita nėpėr natė
tik-takun e zemrės e shndėrrova nė sonet
pran ballkonit ta sjellė - serenadė
Athua nė cilėn udhė nė cilėn jetė u takuam
nė cilin shekull...nė cilin mot
nė cilin shteg udhėt na u kryqėzuan
A beson nė Zot
Nga plagėt, nga dhembja i mundur u ndjeva
S'durova dot, pėr njė kohė ika pėrtej kaltėrsisė
Pėr asnjė ēast kokėn pas nuk e ktheva
Edhe plagėn e nėntė e bėra kurban tė dashurisė
Dhe mblodha focė i gatshėm ndjehem
pėr tė t'u rifalur me ēmimin e plagės sė dhjetė
Mish e gjak toksorėsh sėrish rikthehem
Shpirtėra qė thehen mbetemi pėrjetė
Lė te thehem edhe njė herė, le tė vuaj pėrsėri
Le tė bėhem sėrish flakė - zjarr, shkrumb e hi
le tė mbijė plaga mbi plagė i bėjė ballė zjarrmisė
nė netėt e pahėna, nė ndjekje tė yllit tė dashurisė
Nėpėr Damarė tė gjakut shtegton
ēdo qelize i jep frymė e dashuri
ēdo gjė pėrpara shemb... marshon
tejpėrtej mishit, ashtit nėpėr brendėsi
Rebelohen rruzat e kuqe, rruzat e bardha rebelohen
formojnė murana mbrojtėse, pyesin ēpo ngjet
Kush po na sulmon, bedenat po rėnohen
Nė Kala kush po ngre pushtet
Kaq forcėrisht, nga vjen kjo shtrėngatė
habiten forcat mbrojtėse, tek bien pa jetė
Krismat bartnin kumtin nė kėtė natė
Ėshtė ajo...ėshtė ajo................ajo vetė
Nė hyrje tė kalas si emblemė e praruar
Me dritėn e hėnės, ndezet njė shėndan
cep mė cep tė zemrės sė pushtuar
E gjithpushtetshme u ngrite... Muranė
Nėn shtatė palė rathė tė jetės marrė frymė
Dhe shetoj fare pranin time nė kėtė jetė
Nė mėngjesin e ri jam si njė brymė
Qė ka rėnė mbi kuptimėsinė e pavėrtet
Nuk e di a jam a sjam, sepse sflet gjė gjendja fizike
Pėr shpirtin ska rrugė le tė plas ska tjetėr
Ti kapėrceve skaj Shatėrvanit, u ndale pak e ike
Duke e lėnė pas rrjedhjen e plagės sė vjetėr
Vėrtet se di a jam a sjam fare sepse asgjė ska kuptim
As viti i ri, as i vjetri, as tjetri qė do tė vjen nė rradhė
Hėna, dielli dhe yjet kanė pushuar tė jenė ngushėllim
Mungesa jote nė Shatėrvan ėshtė ēmimi mė i madh
Ēmimi, tė cilin e paguaj me mungesė tė motivit pėr tė qenė
Emblemė shpirtėrore
jam i lodhur po s'heq dorė
lapsi ėshtė miku im i vjetėr
thur kėngė e thur kėtė kurorė
zėrin e zemrės e shkrij nė letėr
i shkrijė n'fjalė zjarrin e mallin mal
qė jeton n'zemėr e merr frymė n'fjalė
Unė tė thėrras ti ik mė larg
unė tė ndjek pas ti hyn nė varg
Unė pėrsėri tė pėrqafoj
ti edhe nė varg
me mua
bėn
lojė
Bie e bie e bie bora, e bardhė bie nga lartėsia
E bardhė sė bashku me dritėn e njė ylli ka ardhė
Nėpėr bardhėsi e bardhė si dėbora dashuria
Vjedh nga fluskat jetė dhe nė mua pėrplaset e bardhė
Pėrplasen fluskat e bardha nė mua me dashuri
Dhe dėgjohet melodia si nė kor
Dėgjohen zėrat e katėr krojeve qė rrjedhin pėrjetėsi...
Sa i bukur i bardhė Shėtrvani, i bardhė me dėborė
Sdėshiroj tė tė dėrgoj letėr nė adresė
Sdėshiroj tė mė thua se e lexove me detyrim
Sdėshiroj tė tė dal nė udhė si pengesė
Nuk dua as mejdan pėr dyluftim
Copėza ėndrrash dua tė shkėmbejmė
Qė tė shembura na dalin pėrpara nė kujtime
Qoftė edhe kur tė akullta me zjarr na rrėmbejnė
Nėpėr soditje, nėpėr meditime
Kur nė shpirt ndjenja rebelohet
Ik nga realiteti nė ėndrra gjen prehje
Ti mundohesh po ajo srobėrohet
Shpėrthen gjithsesi shpėrthen si dehje
Nė natėn me hėnė kur yjet bėjnė lojė
Nje mesazh dashurie e dėrgojnė nė pėrjetėsi
Nėse sdo te kem fuqi tė vdes me emrin tend ne gojė
Me tė nė njė pranverė do tė rilind gjithsesi
Ne djall
Me mall
Po pres
Ne mes
Nje yll
Pa emer
Shtegut te
Rrezve te diellit
Bie nga qielli
E pret...
Ta marre emrin tend...
Rrufeshėm u pėrplas pėr trupin tim
si shkėndijė drite pas pėrplasje resh
pas bredhjes sė gjatė kaltėrsive-fluturim
trupin tim shpirti yt e vesh...
Me dritė tė rufeve, me kaltėsri tė qiellit
me flatra zogjsh, me bardhėsi lulebore
me fshehtėsi yjesh, me zjarr dielli
me magjinė e ndjenjės pėrrallore
Dhurate hyjnore e te Madhit- je ti
fjala ėshtė e para po ska kuptim pa ty
Fjala...para teje...ndjenje dashurie
lekundet si gjethja nė vjeshtė dhe bie
Nėpėr Damarė tė gjakut shtegton
ēdo qelize i jep frymė e dashuri
ēdo gjė pėrpara shemb, marshon
tejpėrtej mishit, ashtit nėpėr brendėsi
Rebelohen rruzat e kuqe, rruzat e bardha rebelohen
formojnė murana mbrojtėse, pyesin ēpo ngjet
Kush u pėrvodhė kaq hajnisht, bedenat po na rėnohen
Nė Kalanė e papushtuar kush po ngre pushtet
Kaq befasisht, nga erdhė kjo shtrėngatė
habiten forcat mbrojtėse, tek binin pa jetė
Krismat bartnin kumtin nė kėtė natė
Ėshtė ajo...ėshtė ajo...po ngre pushtet
Me dritėn e hėnės, ndezet njė shėndan
Nė hyrje tė kalas emblema e praruar
E gjithpushtetshme u ngrite muranė
cep mė cep tė zemrės sė pushtuar
Jam fllad pranvere, puhizė e lehtė
pse nuk e vėren
Tė pėrshkoj nė trup, valė e qetė
pse nuk e ndjen
Jam ngjyrė Ylberi, mozaik
Pse nuk e njeh
Jam yll qielli qė shėndrit
Pse nuk e sheh
Jam rreze dielli, qė rrezon
pse nuk tė nxen
jam lule prilli, qė erė lėshon
te ti pse s' vjen
Jam zjarr qė digjet, veē pėr ty
sepse dua
nga zjarri tė digjem tė bėhem hi
nėn kėmbėt tua
...
Dhe u dogj i tėrė trupi, tu fal ty e bekuar
kur atdheu e kėrkonte dashurinė
dhe mbet hiri, mbet shpirti i farkuar
qė ta bredhė nė kėrkim GALAKSINė
Stinėt venė e vijnė unė mbetem hi
edhe kur pranvera bėhet verė
mishi i robėruar shpirti n'GALAKSI
do na kujtojnė zjarrin plagėt pėrherė
Nė pranverė qelin lulet nė vjeshtė hidhet fara
lulja farė edhe fryt do tė jetė pėrgjitmonė
e dashur mishi dhe shpirti tė ndara
xixa drithėrimash s'di amund tė dhurojnė
Nėse mjafton hiri si dėshmitar i flakės pėrvėlim
do tė na mbetet shenja nė lėkurė veē si kujtim
Ne mund ta lėmė tė lirė shpirtin tė fluturoj
Por kur tė zgjohet mishi nga gjumi do e kėrkojė
Buzėqeshja jote mė mban peshė
Me vlon gjoksi nga ndjenjė e trazuar
E kam shaluar trazimin e jam nė shesh
Pas teje Borėbardhė e helmuar
Jam i gatėshėm tė kapėrcej male
Tė udhėtojė edhe pėrtej detit
Shaluar mbi ndjenjėn si nė atė shale
Skajeve pėrrallore tė realitetit
I shkoj pas etjes se trazuar
e ndjek ndjenjėn kudo qė mė ēon
E kėrkoj pėr ty Borėbardhė e helmuar
Puthjen qė nga gjumi tė zgjon
Jetėn e ngyrosim me pėrrallė
Kur nė tehun e mprehtė romantik marshojmė
Diten, kafen e zezė e zbardhim me mall
Me verė nė mbrėmje realitetin e mashtrojmė
Ate qe e ndjen zemra
S'shihet dot me sy
Eshte perralle
eshte varg
Eshe e gjalle
por larg
nga realja
Ne toke nuk zbret
As perralla as vargu
s'behet realitet
Perjetohen ne cast
dhe ikin ne libra, si te kish qene loje
e na lene ne perballje me realitetin
me gishta ne goje
Duke i lepire plaget...
qe s'mbyllen...
Dallgėve
tė jetės
pėrplasem
shkėmbinjėve
e bėhem
mė i fortė
ēdo orė
Tė ndjej
nėpėr pėrplasje
dallgėsh
qė smė lėnė
tė tė prek
me dorė
Kujtimet shihen nė sy, tė pėrvėluara, tė vrara nga malli shterės
Me frikė shpėrfaqen dhe ia zavendėsojnė tisin e ftohtė fytyrės
Pranvera nuk vjen gjithmonė me ditėn e parė tė pranverės
Dimri nga marsi i merr hua ca dite dhe ia shkund trupin natyrės
Acar i ashpėr mė ka ngrirė nė zemėr
Me re jam mbuluar, nuk mė nxeh dot dielli
Sillem poshtė e lartė i humbur pa emėr
Nė kėrkim tė yllit qė (s)ka rėnė nga qielli
Ndjehem i lodhur - qiri i tretur
Acari nė mua ka mbjell trishtimin
Sndalem, nė kėrkim jam i etur
I zhgėnjyer nė pritje, pas e le mallkimin
Dhe hapėroj drejt teje e smė ndal asgjė
Deri tė mė ndalet fryma dhe tė mos jem mė
Nė netėt me hėnė e ditėt me diell
Tė kėrkoj nė tokė, tė kėrkoj nė qiell
E kur tė mbetem pa asnjė fuqi
Kur tė mė plandosin pėr tokė plagėt
Pėrsėri e pėrsėri do tė tė mbaj nė gji
Si gjėnė mė tė shtrenjtė do tė tė ruaj me xhelozi
Mbretėria e heshtur ėshtė trazuar
Nė shpirtin e lodhur tik taku rebelohet
Po i bien gurėt kalasė sė (pa)pushtuar
Ka hapur portat shpirti e dorėzohet
Nė djall mbretėria le tė shkojė
Bien ushtarėt, viktima tė stuhisė
Askush smund ta ndal shpirtin ta jetoj
Ēastin e pėrjetshėm tė dashurisė
I kredhur ne mendime
i kėrusur pėrmbi letėr
nėpėr shtegėtime
"lėpijė plagėn e vjetėr"
bredhė nėpėr orbitė
pa trup pa kokė
Qė ta mbyll edhe njė ditė
pa dritė nė tokė
Nuk e di ē'ngjau
...ku ėshtė, kam mall
Pa plumb mė vrau
me heshtje pa fjalė
Ėshtė zhdukur, gjė s'tha
e kėrkon shpirti im
Peng mua mė la
prore nė kėrkim
Ku gabova djall
Pse nuk ma tha
prore me mall
nė kėrkim mė la
Nuk e di ē'ngjau
...ku ėshtė, kam mall
Pa plumb mė vrau
me heshtje pa fjalė
Pėr pak caste ikėm nga jeta, i ikėm pritės
Jemi me vetveten duam ta harrojmė botėn
Ikėm pėr pak ēaste ta pimė helmin e mesditės
Ta pimė helmin e ta bėjmė cope e grime gotėn
Nganjeherė si engjuj, me gjoks i dalim pėrpara djallit
Mundohemi tė mos e lėmė jetėn, tė na mashtroj
Ti vijon te mbetesh perkufizimi i idealit
ne fjalorin qe ne gji shtrengoj
Mė tha:
Po pres o djal, nė njė gjumė pėrrallor
e veshur me tė bardha si borėbardha
Tė ftoj ėmbėl, me shikimin hyjnor
Tė pres tė vish, si princi nga pėrralla
I thash:
Sjam leter as fjal
As princ me kali tė bardhė
As engjull as djall
Jam njeri nga mishi e gjaku
Ndodhi kthimi nė folen qė e ndėrtove vetė
vėrshimė e pas shiut kėtej tė solli sėrish
e kuptove se mes stinėve njė ėshtė e vėrtet
njė ėshtė e vertetė-mes dashurish
E gozhdoj nė shpirt ndjenjėn
I jap jetė njė kujtime
Aty ku pėrfundon ėndėrrimi
Fillon ēmendia ime
Shi bie ne lirike
E fjalet jane futur nen ombrell
Nga vershima kane frike
qe daten ta mbjell
Mungojne fjalet ka mall
ka mall ne mesin tone
ku ka engjull ka dhe djall
ka dhe ikje pergjithmone
Por gjtihmon te mban peshe
nje tundim
besimi dhe nje deshire
per rikthim
I lash kujtimet pas, fjala kur me la
Nė vrap pas rrjedhės e harrova burimin
Zvarrė u ngjita nė breg , dallgė mė ska
Krojet ne Shatėrvan e kanė pėrqafuar trishtimin
E rrjedh nė kroje heshtje e ftohtėsi
Njenja nga shpirti
me kaploi nė cdo qelizė mua
po ndihem si zog me krah
Pas fjalėve tė tua
me fjalėt tua - flatra
po vijė te ti
tė ta fal ndjenjėn
tė tė fal dashuri
po vij tė bėhem forcė e shpirtit tėnd
tiktaku i shpirti tėnd me dėlirėsi
perjtesisht i yti jam
e imja je deri nė pėrjetėsi
Nė bebėzat e syve tė tu
nė bebėzat e syve tė mi
urrejtja pėr largėsinė
shndėrrohet nė dashuri
Mė prit se po vi
pėrmes vargut tek ti
si rrufe
tė tė futem nė gji
Me prit krahapur
po vijė pėrmes vargut
nė pėrrallė
lojėn filloimė ngadalė
me epshe dhe dashuri
ta shuajmė kėtė mall
qė na dogji mua dhe ty..!!
E ndjejmė tė dy* sa e fortė
sa e fortė ėshtė ndjenja jonė
me gjuhėn e shpirtit tė them
TĖ DUA PERGJITHMONĖ
Si varg po vij te ti
po vije si drite
si dashuri
per te te shendrite
nė shpirt
Po tė pres te vish me mė marr
Princ me kali te bardh
Po tė pres si lule nė shkallė
Veshur me vello tė bardhė
Po te pres me krushqi me ardhė
Me i mlbedh gjithė krerėt kah janė
Llap e Gollak* Rugovė e Gjakovė
Dukagjin* Pejė e Fushė Kosovė
Prishtinė Prizren e Ferizaj
Gjilan Mitrovicė e Skenderaj
Me Ibrahim Rugoven
E Adem Jasharin..
Thirrju trimave te zgjohen
Nga tė gjitha trojet tė qohen nė kėmbė
Mos harro dhe Malishevėn
Bujanocin e Medvegjėn
Tetovėn edhe Shkupin
Tropojėn bashkė me Shkodrėn
Gjithė krerėt e Malėsisė...
Mos harro Plavėn e Gusin
Ulqinin e krejt Shqipėrinė..
Qamerin e Maqedoninė
Kam njė nuse me e marr
Nė kalė tė bardhė
Si nė pėrrallė
Nė varg
Unė princ ajo princesha
Nė mėngjes kur zgjohem mė mungon
mė mungon nė mesdite kur e shikoj jetėn nė sy
Mungesn mbrmja edhe me shume ma shton
Kur e kuptoj se pranė s'tė kam ty
Kur e kuptoj se je larg* se je shume larg
Ngushėllimin e gjej nė fjale* e gjej nė varg
Nė mengjez kur u zgjova
prita pranė tė tė shohė
u ngrita* dritaren e hapa
Nė fluturim tė tė shohė
Si zog erdhe
Nė fluturim mė pe
me vrap erdhe n'dritare
Tė dua mė the..
Ta dėrgoj njė puthje plot mall e magji
Nga larg ta dėrgoj Njė puthje plot dashuri
Ta dėrgoj nga larg engjulli im
ta dergoj plot zjarr njė perqafim
Ta dėrgoj me kėtė varg
Njė puthje e njė perqafim bashkė
Mė ndjenjėn time e ndjenjėn tėnde lidhur gėrshet
qetė qetė do tė zbresė nėpėr natė
tik-takun e zemrės po e shėndėrroj nė sonet
pran ballkonit po tė ta sjellė – serenadė
Melodisė sė dashurisė plot jetė
I jap udhė pėrmes shkronjave qetė qetė
Plot dashuri e dėrgoj tė vjen te ti
Nga atje dua tė kthesh pėrmes fjalėve me dashuri
Mė ndjenjėn time e ndjenjėn tėnde lidhur gėrshet
qetė qetė do tė zbresė nėpėr natė
tik-takun e zemrės po e shėndėrroj nė sonet
pran ballkonit po tė ta sjellė – serenadė
Melodisė sė dashurisė plot jetė
I jap udhė pėrmes shkronjave qetė qetė
Plot dashuri e dėrgoj tė vjen te ti
Nga atje dua tė kthesh pėrmes fjalėve me dashuri
E bukur shum poezia...Pershendetjee per Shatervaninn..:wink:
P.s.Eja ma shpesh na frymzo me vargje serenade,o ti nga Shatervani..:smile:
respekt
N.
Nė bebėzat e syve tė tu
nė bebėzat e syve tė mi
veshtirsitė qe e shkakton largesia
shndėrrohen nė dashuri
Shndėrrohet nė Njdenjė shpirti
qė ma mbėshtjell ēdo qelizė mua
e me bene tė ndihem si zog me krah
Pas fjalėve tė tua
E nga larg bėhem forcė e shpirtit tėnd
bėhem tiktaku i shpirti tėnd me dėlirėsi
Kur te them te dua shpirti shton
shpirti thote te dua deri ne pėrjetėsi
Te falemdnerit natyra..te pershendes edhe une me shume respekt....
vBulletin v3.8.7, Copyright ©2000-2025, Jelsoft Enterprises Ltd.