PDA

View Full Version : Perurohet Muzeu "Shtepia e Pavaresise"


Arb
03-12-07, 21:25
U pėrurua muzeu "Shtėpia e Pavarėsisė -Ibrahim Rugova", ku u vunė themelet e shtetit

http://www.kosova.com/media/DSC02500_shtepia_1.jpgPrishtinė, 3 dhjetor - Nė 63-vjetorin e lindjes sė Presidentit historik tė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, me njė ceremoni solemne dje pasdite nė Prishtinė u pėrurua muzeu "Shtėpia e Pavarėsisė sė Kosovės -Ibrahim Rugova", ku dikur ishte selia e Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės.

Ky objekt pėr dhjet vjet ėshtė konsideruar si bazė e rezistencės, e aktiviteteve tė shumta politike e kultorore, seli e LDK sė. Aty Presidenti Ibrahim Rugova zhvilloi aktivitetet e rregullat politike dhe takoi diplomatė e personalitet tė ndryshme nga bota. Pra, me njė fjalė aty ku janė vėnė themelet e shtetit tė Kosovės. Kėshtu u vlerėsua me rastin e pėrurimit tė kėtij muzeu qė do tė quhet "Shtėpia e Pavarėsisė - Ibrahim Rugova", tė cilin e pėruruan Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu, Ministri i Kulturės Astrit Haraēia dhe bashkėshortja e Presidentit tė ndjerė Ibrahim Rugova, Fana Rugova.

Me kėtė rast u zbulua edhe busti i Ibrahim Rugovės, vepėr e skulptorit Ismet Jonuzi. Presidenti Fatmir Sejdiu me kėtė rast tha sot, nė inaugurimin e kėsaj shtėpie, na mungojnė Ibrahim Rugova, Fehmi Agani, Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Sali Ēeku e shumė tė tjerė.

"Eshtė hap shumė i mirė qė mbėshtesim kėshtu kėtė kujtesė tė fuqishme me kėtė monument qė ka qenė bazė e rezistencės dhe organizimit politik, bazė e diplomacisė shqiptare, e parlamentit, e akteve mė tė rėndėsishme qė ka nxjerrė Kosova nė kėtė periudhė tė vlimeve tė mėdha, nė kėtė periudhė tė paepur tė rrugėtimit tė Dr. Ibrahim Rugovės, apo njeriut qė ne e quajmė Ati i Kombit politik tė shtetit tė pavarur tė Kosovės nė kuptimin politik", tha Presidenti Sejdiu, duke shprehur keqardhje qė nė kėtė ditė kur po ofrohet finalizimi i procesit pėr statusin, nuk janė gjallė promotorėt e saj.

"Rugova ishte themeltar i kėtyre parimeve, themeltar i kėsaj ndėrtese tė fuqishme dhe e quajti ndėrtesa e Pavarėsisė sė Kosovės. Pikėrisht nė kėtė objekt, janė bėrė gjithė ato zhvillime tė natyrave tė nduarnduarshme dhe ėshtė dėm i madh qė sot nuk do tė kemi mundėsinė qė nė kėtė prezencė tė kemi edhe njerėzit qė ishin promotorė tė kėtyre lėvizjeve tė mėdha", vlerėsoi Presidenti Sejdiu.

Ndėrkaq, Ministri i Kulturės, Astrit Haraēia, duke publikuar vendimin pėr shpalljen muze tė "Shtėpisė sė Pavarėsisė - Ibrahim Rugova", tha se pikėrisht nė kėtė shtėpi, ka punuar mė se njė dekadė Ibrahim Rugova. "Pėr tė hedhur dhe ndėrtuar themelet e pavarėsisė sė Kosovės, projekt ky tė cilin e hartoi dhe udhėhoqi me guxim Presidenti ynė i nderuar, rreth tė cilit u mblodhėn aso kohe mendjet mė tė ndritura tė kėtij vendi tė ndihmuar dhe pėrkrahura fuqishėm edhe nga pop ulli i Kosovės, qė i qėndroi besnik liderit tė vet, tė kthyer tashmė nė legjendė", theksoi Haraēia.http://www.kosova.com/media/DSC02621_shtepia_2.jpg

Ai tha se kjo shtėpi tash e tutje do tė marrė njė rol dhe funksion tjetėr, duke u kthyer nė Muze tė Pavarėsisė, me emrin e Ibrahim Rugovės, i cili do tė jetė nėn pėrkujdesjen dhe menaxhimin e Qeverisė sė Kosovės, pėrkatėsisht Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sportit.

"Kjo shtėpi do tė jetė pjesė pėrbėrėse e politikės sė qeverisė sonė dhe institucioneve pėrkatėse, tė cilat pėr mision kanė ruajtjen dhe mbrojtjen e letrave, dokumentacionit qė ka tė bėjė me aktivitetin e shkruar dhe promovuar pėr pavarėsinė e Kosovės si trashėgimi historike e politike", tha ministri Haraēia. Drejtori i Muzeut Kombėtar, Arbėr Hadri tha se ndėrtesa dhe pėrmbajtja tematike e kėtij muzeu ėshtė dhe do tė jetė shenjė urė lidhėse dhe unifikuese nė pėrpjekjet e tė gjithė qytetarėve pėr liri, pavarėsi dhe demokraci, si qėllimi ynė parėsor dhe i pėrbashkėt drejtė njė jetė tė pavarur dhe tė lumtur.

"Vizioni i Presidentit historik Ibrahim Rugova pėr emėrtimin e objektit, nė cilin fillimisht ishte Shoqata e Shkrimtarėve tė Kosovės, Pen Qendra shqiptare, selia e lėvizjes paqėsore gjithė popullore pėr liri dhe pavarėsi, selia e LDK sė, shtėpie demokracisė dhe shtėpi unifikuese pėr gjithė faktorėt politikė gjatė kohėrave mė tė vėshtira pėr Kosovėn, dhe tani me emėrtimin Shtėpia e Pavarėsisė sė Kosovės, flet mė sė miri edhe njė herė pėr largpamėsinė e burrėshtetasit tė Kosovės pėr paraqitjen e rrugėtimit tė Kosovės drejt pavarėsisė, pėr tė cilin presidenti ynė aq shumė kontribuoi dhe sakrifikoi", tha Hadri, duke shtuar se pikėrisht ky ideal qė e shoqėroi gjatė gjithė jetės, edhe nė kohėn mė tė vėshtirė jetėsore me pėrballimin e sėmundjes sė pashėrueshme, nxori edhe njė herė nė sipėrfaqe vetitė qenėsore tė presidentit tonė historik, pathyeshmėrinė pėr punėn drejt realizimit tė idesė, qė ėshtė sinonim i pavarėsisė sė Kosovės.

Para tė pranishmėve me kėtė rast u promovua edhe video klipi i grupit "ING Band" i titulluar "Presidenti", kushtuar jetės dhe veprės sė Presidentit Ibrahim Rugova. Kėngėn, tekstin dhe muzikėn e kanė bėrė tre anėtarė tė bendit - Valton Ajeti, Krenar Xhaferi dhe Enlirat Ibishi, orkestrimin e ka Nexhat Macula, kurse regjinė Atdhe Muriqi.http://www.kosova.com/media/DSC02533_shtepia_3.jpg Nė fund tė themi se pak para se pėrfundonte ceremonia e pėrurimit dikush nga KEK-u me njė gjest primitiv u "pėrkujdes" qė ta ndėrpresė energjinė elektrike nė minutėn 16.20. Ndėrkaq njė person tjetėr, vetėm nja 20 metra larg nga vendi i pėrurimit, gjatė tėrė kohės qė po zhvillohej ceremonia solemne, i binte borisė nga vetura e tij, duke bėrė zhurmė!

QIK-u

Fshatari
03-12-07, 21:42
Pėrurimi i kėtij muzeu u bė nga Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu, trashgimtar i denjė i presidentit tė ndjerė, I.Rugova.
Mungonte nė ceremoni Nexhat Daci i cili poashtu, me themelimin e LDD-sė pati rivendikuar trashgėminė e I.Rugovės.
NJėri nga kėta du personazhe nuk ėshtė i sinqertė, po cili nuk po i bie n'filli.
Dikush ka rrejtė! E rrena nė politikė diskrediton e zhgėnjen thellė elektoratin.

Bjeshka1
15-12-07, 17:44
Njerz me aftesi dhe vizion qe ka pasur i ndjeri Ibrahim Rugova nuk lindin shpesh.
Shpresoj qe mos te jet rilindasi i fundit, por kam frike...