PDA

View Full Version : zemra e heshtur


adidu
20-01-08, 05:18
Ne heshtje degjoj zemren te heshte,
gjakun te ndaloje ecjen ne damare,
pulsi te humbe rrahjen e shpeshte,
trupin te keputet ne toke si trung i vrare.

Ne heshtje degjoj shpirtin te heshte,
zotin te ndaloje urdheresen,
jeten te vritet nga nje heshte,
vdekjen te lexoje shpresen.

adidu
20-01-08, 05:25
ZEMRA IME

Ditėt nuk rrjedhin si mendimet e natės,
Netėt nuk pasqyrojnė nė ėndrra mendimet e ditės,
Qielli nuk sjell ndjenjėn nė formė mendimesh nė shpirt,
Dita dhe nata, dritėn me errėsirėn shkėmbejnė,
Ėndėrrat dhe qielli dashurinė nė kufitė pa kufi pėrplasin,
Me ne dhe pa ne… nė pėrjetėsi.

Po zemra.
Zemra vallė cbėn?
Rrotullohen me tokėn tė dyja rreth vetes,
Rrotullohen me tokėn tė dyja rreth diellit,
Rrotullohen me tokėn dhe diellin tė tre nė qiell,
Rrotullohen sė bashku rreth teje.

Derisa njė ditė ndalon zemėr e lodhur,
Nė gjirin e tokės bashkėudhėtare e rrugės qiellore,
Krimbat e pėrtypin ngadalė.

Krimbat rrotullohen me tokėn rreth vetes,
rreth diellit,
rreth qiellit,
Me ne dhe pa ne… nė pėrjetėsi.

- Ti je zemra ime – mė the me gojė e lot nė sy,
- Tė kam ėndėrr, tokė, diell e qiell,
tė kam natė e ditė, tė kam errėsirė dhe dritė.-
tė thashė pa gojė e lotė nėn sy.

Zemra ime flet, nė pritje tė pėrtypjes krimbėrore,
Me mua dhe pa mua… nė pėrjetėsi.

legenda
22-01-08, 17:00
.....TRISHTIMIN ndjej ne zemer, heshtas
qe derdhet ne trupin tim si lum
me vjen afer nje ENGJULL , lehtas
dhe ai ik e humbet pa gjurme....

adidu
25-01-08, 02:21
Makinė qepėse ėshtė dashuria,
Fustanin e ndjenjės qep me art.
Me gishtat e tu nėn shtizėn e hollė,
Dikur gishtin zure nėn gjilpėrė,
Trishtueshėm keq e shpove,
Tej pėrtej shkoi dhimbtas thellė,
Shtizė e hollė dhimbjegjakndjellė.
Me shpirtin tėnd nė gisht,
Tejpėrtej gjilpėrė ngulur,
Zemrėn tkurre e nuk lotove,
Gisht-shpirt-shpuar,
Pak vargje dashurie me gjak zemre mė shkrove.

adidu
02-02-08, 19:30
Zemra nuk ka goj,
Por kenge kendon me ndjenj,
Dashurisht heshtur.

Zemra nuk ka dor,
Por me shpat vret pandjesin,
Thertaz vetveten.

Zemra nuk ka sy,
Por sheh kjarte pabesin,
Lotimtaz veten.
(poezite e kesaj teme kane per autor adrian dule)

adidu
02-02-08, 19:30
Poezia e mesiperme eshte ne vargun japonez te quajtur HAIK

adidu
02-02-08, 21:45
Na grisen jeten ne shekuj,
si foto e mallkuar,
e nuk humbem,
Na shqyen zemren ne shekuj,
e nuk e vran dot,
se rrihte me terbim.
Na coptuan trupin ne shekuj,
kanibalet,e nuk e hengren dot.
Sot,
te jetegrisur,
zemershqyer,
trupcopetuar,
mbijetojme,
me shprese,
ne nje trup per tu bashkuar.

adidu
03-02-08, 00:26
Magji e kesaj jete qe fshihesh ne hidhesine e te kundertave,
Na lodh, e lodh pafundesisht me mundim te te rrembejme,
Here, here te embel te shijojme dhe mendojme se te gjetem,
Sakaq vrer stomaku i shpirtit na nxjerr.

Te drobitur e te hutuar nga hidhesia e embel dhe embelsia e hidhur,
Nje emer per ty magji e paarritur kerkojme.
Liri dikur ta vume emrin,
Te shpifur,
Te paafte per te te pranuar magjishmerine,
E percjelle,
Hidhur,
Embel,
nga ty.

Kur vdekjen ndjejme ngadale rremujshem ne trup e shpirt,
Te lumtur se magjine e jetes e emertuam liri,
Thjesht kuptuam se magjine e humbem dikur,
Ne diten qe e zevendesuam paaftesisht me emrin liri.

Ne emer te vdekjes, lirine kuptojme,
Po aq sa ne emer te jetes ne piedestal e ngritem ne kurriz te magjise.
Liria tek e fundit qenka nje burg pa mure dhe hekura,
E jeta qe humbi ishte magji.

Magji qe na trembi me hidhesine,
na trembi me embelsine,
Na trembi me betejat e hidhesise me hidhesine,
Embelsise me embelsine,
Hidhesise me embelsine,
Embelsise me hidhesine,
E si fole per te shpetuar krijuam lirine.

Kur humbet magjine,
Vdekja te shvlereson lirine,
Jeta lufton te kthehet tek magjia e humbur,
Vdekja te kujton se eshte me shume se vone.

Kur nuk arrite te jetosh magjine,
thjesht do lesh ne dore te vdekjes lirine.
postuar ne korrik 2007 ne forumin:www.albforum.us(Ringjallja e vlerave te mohuara) autor: adrian dule

adidu
03-02-08, 00:32
I lindur dhe i vdekur nėn njė pemė Naimiane
(nenkuptohet Naim Frashėri)

Njeri i lirė nė Shqipėrinė e burgosur nėn njė pemė Naimiane u linda,
I burgosur nė Shqipėrinė e lirė nga mitra e gjakosur mėmėsore shpėrtheva,
Veten, fėmijė mes lodra shpatash heronj filmash tė huaj e binda,
Tė jetoj me dashuri pėr atdheburgun e lirė nė patriotizėm fars mbėrtheva.


Nė Shqipėrinė eshtėr heronjsh tė tradhtuar e tė mohuar u rrita,
Nė gegė e toskė zakonendarė - fepėrzier - gjuhėpėrcarė jug e veri,
Nė luftė klasash spiunllėqe - pabesi e besė e shtirė u zgripa,
Pa ndjerė dashurinė e mirė pėr atdheun e mpirė, nė tė bukurėn rini.

I pjekur e djegur nga atdheu u volla nė dhe tė huaj,
Legjenda heronjsh tė paqėnė dėgjova nė vendin komshi,
E pėr heronjtė eshtrashitur nė vendin tim kokėulur vuaj,
Qė jetėn dhanė e shtrihen nė varrin pa varr nėn shi.


Burrė i ri,mjekėrr bardhė kockė - shpirt rrėgjuar u ktheva nė atdhe,
Me dashuri tė mirė pėr Shqipėrinė e nxirė me pėrcudni,
Legjenda heronjsh tė paqėnė kujtova se pas i lashė tej si njė re,
Por nė dheun tim i gjeta tek eshtra shqiptarėsh zhvarrosnin me pėrdhuni.

Njeri i lirė nė Shqipėrinė e burgosur nėn njė pemė Naimiane do vdes,
Me gegė e toskė qė kurrė luftė nuk bėmė mes tonė,
E pa luftė veten shesim zakonendarė, fepėrzier e gjuhėpėrcarė cdo mėngjes,
Tek tė huaj heronjsajuar qė eshtrat tona si legjendė tė tyre i thonė.

Mos vallė gegė e toskė Shqipėrinė me luftė duhej tė shpėtonim ?
E ciftelinė nė jug e isot nė veri me gjak ti dėrgonim,
Qė heroj tė sajuar tė mos nderonim,
Tė tradhtuarit heronj tė vėrtetė nė piedestal ti madhėronim?

(adrian dule/www.albforum.us)

adidu
03-02-08, 00:52
poezi per Ibrahim Rrugoven

Zemer heshtur,
vullkan vluar,
fjalepak i bekuar,
shpirtvrare nga te mohuar,
legjende e lirise se fituar,
kosovar shqiptar i qete,
shqiptar i Kosoves se roberuar,
rob shqiptar i Kosoves se cliruar,
profet i larguar,
yll mengjesi,
i kombit te bashkuar.


I perulem krenarisht, krenarise se kombit tone( adrian dule)

adidu
06-02-08, 01:19
Martir ishe,
martir je,
martir do jesh,
dhe neser,
edhe pasneser,
edhe kur,
une te mos jem,
ai qe jam,
vargeshkrues,
martiresh, te kombit martir.
Poet jam,
poet do jem,
dhe neser,
edhe pasneser,
ne nje varr do ndryhemi,
perqafimtas mes nesh,
poezite e mia,
te tua,
vuajtjet e tua,
te miat.
(poezi per veten dhe Xhelal Ferizin)Adrian Dule

natyra
06-02-08, 14:09
poezi per Ibrahim Rrugoven

Zemer heshtur,
vullkan vluar,
fjalepak i bekuar,
shpirtvrare nga te mohuar,
legjende e lirise se fituar,
kosovar shqiptar i qete,
shqiptar i Kosoves se roberuar,
rob shqiptar i Kosoves se cliruar,
profet i larguar,
yll mengjesi,
i kombit te bashkuar.


I perulem krenarisht, krenarise se kombit tone( adrian dule)
.............
Pershendetje per anetarin adidu, te falemnderit qe ke sjellur keto vargje ne mes nesh,nga autri (adrian dule)shum te emoncionura
...per adrian dule,pergezime ne rrugen e lamise se juaj poetike...te falemnderit ne perkushtimin e kesaj poezi per baben e kombit shqiptar Dr.Rugoven.LAVDI

LAVDI...PER TE GJITHE ATA/O QE KAN DHEN JETEN DHE KONTRIBUTIN E TYRE MBI KOMBIN SHQIPTAR...LAVDI

Me nderime
natyra

natyra
06-02-08, 15:47
Martir ishe,
martir je,
martir do jesh,
dhe neser,
edhe pasneser,
edhe kur,
une te mos jem,
ai qe jam,
vargeshkrues,
martiresh, te kombit martir.
Poet jam,
poet do jem,
dhe neser,
edhe pasneser,
ne nje varr do ndryhemi,
perqafimtas mes nesh,
poezite e mia,
te tua,
vuajtjet e tua,
te miat.
(poezi per veten dhe Xhelal Ferizin)Adrian Dule

dhe njihere pershendetje,adidu

Si dhe pershendetje po per autorin e kesaj poezie Adrian Dule si dhe gjitha poezive qka lexova me nje lami te larte arti,me lejoni te veqoi dhe kte poezi qe i keni kushtuar veti,poashtu dhe poetit te larte Xhelal Ferizit.. pershendetje miqsore...nje gje di t' them,se paskeni te njejtin frymzim te Atdhetarizmit si poet te shquar,po dhe si martir..ju uroi suksese ne krijimtarit e juaja..!!
Prandaj,mendoi se gjithe poetat/tet jen martir/e,apo dhe heronj/e te kombit shqiptar/e...si cilesi e penes se tyre,qe len fakte mbi gjurmet shekullore e gjitha historive...!!!

Me respekt
natyra

legenda
06-02-08, 16:35
....vargu HAIK

Strofa perbehet nga 3 vargje,ku
vargu i pare ka 5 rrokje
i dyti 7 rrokje
dhe i treti prap 5 rrokje.

Fuqia e poezise nuk qendron vetem ne anen artistike por edhe ne anen teknike (...per fat jo te mire,une nuk e posedoj tekniken,...shkruaj jashte rregullave,ahaha...thjeshte nuk i dua kornizat....)


Zemra nuk ka dore
por me shpate vret pandjesine
thertaz vetveten.....

....vargu i fundit sikur fsheh altruizmin,si vyrtyt i autorit.
--------------------------------------------------------

Ja edhe nje strofe nga une,

" ...Lotimtaz - JETEN
heshtas zemra don kengen
e se vertetes..."



Zemra nuk ka goj,
Por kenge kendon me ndjenj,
Dashurisht heshtur.

Zemra nuk ka dor,
Por me shpat vret pandjesin,
Thertaz vetveten.

Zemra nuk ka sy,
Por sheh kjarte pabesin,
Lotimtaz veten.
(poezite e kesaj teme kane per autor adrian dule)

Urata
06-02-08, 19:21
poezi per Ibrahim Rrugoven

Zemer heshtur,
vullkan vluar,
fjalepak i bekuar,
shpirtvrare nga te mohuar,
legjende e lirise se fituar,
kosovar shqiptar i qete,
shqiptar i Kosoves se roberuar,
rob shqiptar i Kosoves se cliruar,
profet i larguar,
yll mengjesi,
i kombit te bashkuar.


I perulem krenarisht, krenarise se kombit tone( adrian dule)

e une i perulem fjales tuaj adidu!

Murgesha
06-02-08, 23:33
poezi per Ibrahim Rrugoven

Zemer heshtur,
vullkan vluar,
fjalepak i bekuar,
shpirtvrare nga te mohuar,
legjende e lirise se fituar,
kosovar shqiptar i qete,
shqiptar i Kosoves se roberuar,
rob shqiptar i Kosoves se cliruar,
profet i larguar,
yll mengjesi,
i kombit te bashkuar.


I perulem krenarisht, krenarise se kombit tone( adrian dule)

Pėruljes sime Krenarisė sė Kombit tonė i shtohet edhe pėrulja kėsaj poezie e nė veqanti kėtij vargu:
rob shqiptar i Kosoves se cliruar,

Tė lumtė Adidu.

adidu
08-02-08, 13:22
Pershendetje per anetarin adidu, te falemnderit qe ke sjellur keto vargje ne mes nesh,nga autri (adrian dule)shum te emoncionura
...per adrian dule,pergezime ne rrugen e lamise se juaj poetike...te falemnderit ne perkushtimin e kesaj poezi per baben e kombit shqiptar Dr.Rugoven.LAVDI

LAVDI...PER TE GJITHE ATA/O QE KAN DHEN JETEN DHE KONTRIBUTIN E TYRE MBI KOMBIN SHQIPTAR...LAVDI

Me nderime
natyra

e une i perulem fjales tuaj adidu!

Vepra e ketij njeriun te madh, na ben te nxjerrim nga zemra vargje te bukura.
Pershendetje dhe respekte Natyra dhe Urata

adidu
08-02-08, 13:25
I Uroj Autorit Adrian Dule Suksese Ne Krijimtari Dhe Ne Vargjet E Tij Te Kendshme E Shum Te Kjarta Me Nji Realsitikė Tejet Skjaruese Me Nji Gjuhė Shum Praktike

Ju falenderoj i nderuari zotni Xhelal per urimin dhe analizen tuaj.

adidu
08-02-08, 13:26
Pėruljes sime Krenarisė sė Kombit tonė i shtohet edhe pėrulja kėsaj poezie e nė veqanti kėtij vargu:
rob shqiptar i Kosoves se cliruar,

Tė lumtė Adidu.

Respekte te vecanta dhe faleminderit e nderuara Murgesha.

adidu
08-02-08, 13:31
" ...Lotimtaz - JETEN
heshtas zemra don kengen
e se vertetes..."

Tentative e kendshme nga ana juaj legenda, ne vargun haik, por pse vetem me nje strofe? Tento per me shume dhe duhet te kesh parasysh se "sekreti" i vargut haik qendron tek thelbi i mendimit dhe jo tek vendosja e fjaleve.

Dilaver
08-02-08, 16:17
poezi per Ibrahim Rrugoven

Zemer heshtur,
vullkan vluar,
fjalepak i bekuar,
shpirtvrare nga te mohuar,
legjende e lirise se fituar,
kosovar shqiptar i qete,
shqiptar i Kosoves se roberuar,
rob shqiptar i Kosoves se cliruar,
profet i larguar,
yll mengjesi,
i kombit te bashkuar.


I perulem krenarisht, krenarise se kombit tone( adrian dule)

Krenaria e kombit sa jetoi, gjatė aktit tė ndarjes nga jeta edhe pas ndarjes nga ajo, i miqėsoi dhe vazhdon t’i miqėsoj Kosovėn dhe shqiptarėt me miq prej ku lind tej ku perėndon. Miqėsoi Kosovėn me Fenomenin Planetar, potenciali ekonomik, ushtarak e politik i tė cilit ka njė shtrirje dhe ndikim superior brenda, besa deri diku edhe jasht unazes sė ozonit. Ky Fenomen Planetar po e bėn tė realizueshme mėvetėsinė e Kosovės, e dy pishpirika, njerėz tė vegjėl tė cilėt u gjenden nė pozita tė larta aksidentalisht, ēirren si korbat duke caktuar data e afate tė shpalljes, e nė realitet nuk dinė asgje mė tepėr as brenda 24 orėve se ēfarė do tė sjellė dita nė vijim.

Observimi poetik i z. Adrian Dule nuk tkurret vetėm nė trungun pa gjymtyrė tė mėmėdheut, edhe pse ai ėshtė nė qendėr. Shtrirja poetike e tij frymon nėpėr poret gjenerale tė vlerave dhe idealve tė shkėrmoqura tė njė realiteti tė hidhur kombėtar, kalon nėpėr fushėn e frymėzimit figurativ tė makrobotės poetike tė vlerave vėlladashėse (gjakacake). Krijimtaria letrare e tij ėshtė njė thesar i ēmuar andaj nė mėnyrė meritore i dedikohet respekt i veēantė nga ana ime.

lirik
08-02-08, 16:59
--------------------------------------------------------------------------------

Adidu Tė Uroj Suksese Ne Krijimtarinė Tuaj
Keni Prirje Dhe Vargua Juaj Ndikon
Perfshinė Veqon Dhe Ka Rrol Kuptimplotė :
ėSht Varg Qė Nxitė Emocione Dhe Te Terheqė Nė Ngjarje Si Pėr Shembull Te Vargjet Me Titull I Lindur Dhe I Vdkeur Nė Nje Pemė Naimiane,
ku Perjetimet Nė Sistemin Diktaturė Terheqin Vemendjen Dhe Tė Perfshijnė Ne Ato Dhimbje
Dhe Nė At Jetė Izoluese Me Zhvillime Te Pakėndshme Tė Nji Shoqerie Tė Izoluar
Pa Alternativa Dhe Demokraci Pa Lirinė E Fjales
Pa Lirinė E Tregut Mbyllur Nė Nji Shoqėri Moniste Si Nji Kazamat
Autori Adidu E pėrshkruan Ktu Gjendjen Me Varg Mjaft Te Kthjellt
Dhe Nji Gjuhė Te Paster
Pasqyron Vuajtjet e asajė Kohe Tė Nji Shoqėrie Tė Burgosur
Te Nji Skllavrie Burg Kolektiv
Me Kundėrthėnje Jug Veri
Me Imponime Me Diktat ma varfri
Internime Dhe Detyrime te dhunshme nė Shoqėri
shoqeri e Vuajtur E Mbyllur Ne Lėvozhgen
E Mundimshme tė diktatures sė rrrep t
Te Nji Jetė Absurde Tė Nji Brezi Qė Nuk Shijoj Fjalen E Lirė
As
Knaqsitė E Jetes
Praraqitja E Kėsaj Gjendje Reale Tė Nji Shoqerie Dhe Nji Sistemi Nė Vargun E Adidu
Paraqitet Shum Bukur Me Nji Ndikim Dhe Nji Metodė Intepretimi Tė Bukur Realistik
Gjendjen E Pėrgjithshme Kėtu Autori Ka paraqitė Me Vargun Si Shenjestėr
Godet Anomalitė Dhe Absurditetet E Nji Kohe
Ne Te Cilen Perjetusei I Saj Din Ta Tregoj Vuajtjen
Pasi Vaujtja Izolimi Dhe Absurdet E Kohes Ishin Aq Dhimbse
Prandaj Vargu Qė Paraqet Adidu Pasqyron Shum Kjartė Rrokullisjet E Shoqerisė
Nėn Diktatin E Regjimit Komunist
I Cili Konzervone Idetė Dhe Mendimin E Lirė
Robotizonte Mendimin Skllvronte Mendimin nė menyrė qė populli ti Referohej Vetėm Kultit Tiranik
Dhe Te Menduarit Skllavėrues mizorė
Ku Tre Miljon Njerz Ishin Shoqėri Skllavėrie
Si nė Tė Menduar Si Nė Ide
Si Nė Te Gjitha Sferat E jetes Pasi Qė Alternativa Nuk Lejohej
Tė Menduarit E Lirė Nuk Lejohej ndryhej
:un Them Se Adidu Me Vargje Tejet Te Kėndshme Na e Paraqet Na E sjellė Na E Pėrfytyron
Nji Copė Epoke Te Asaj Kohe Autori Mjaft Mejshtrisht E Interpreton Vargun
Me Nji Temperament Me Nji Kombinim Dhimbje Forme Deri Diku Edhe
Satirike Cinizem art Ku Me Cinizem Dhe Satirė stilist Pėrqeshė Kohen Si Anomali
So Epokė
Si Periudhė Si Nji Gjysėm Shekull Qė I Ra Shqiptave Ta Pėrjetojnė
E Nuk Duhej Ta Pėrjetonin Kėt Katrahurė
Tė Nji Regjimi Tejet Autoritarė
Tejet Tė Rrezikshėm
Tejet Te Dhunshėm
Te Mos Themi Shum Ekstrem
Ku Fjala Kushtonte Me Kokė
Pra Autori Shum Bukur E Paraqet M E intepretin E vet
Kjartė Me Nji Gjuhė Pasqyrore
Tjet Tė Theksuar Dhimbjen Dhe Ekstremet E Kohes; Mizore
E Pergėzoj Autorin Pėr Kėt Paraqitje Te Shkelqyeshme
Tė Artit T ė Bukur Dhe Prezantimit Artsitik
Tė Nji Kohe Qė Ky Vet E Perjetoi Si I Ri Nė Moshė Dhe
Dhimbshėm Tash Na E Ofron Si Lexim Ne Vargjet Te Kendshme

I Uroj Autorit Adrian Dule Suksese Nė Krijimtari
Dhe Nė Vargjet E Tij Tė Kėndshme E Shum Tė Kjarta
Me Nji Realsitikė Tejet Skjaruese Me Nji Gjuhė Shum Praktike

Menbdimin e dha
Autori I Vargjeve Shqiptare Xhelal Ferizi Nga Mitrovica E Kosoves

Pershendes Vllazrisht Adidu Talentin e krijimtarisė Dhe Pershendes
Lexuesit Ne Dradania
Dhe Ju pororsis Te Jenė Ma Shum Aktiv Dhe Tė Ndihmojn Njeri Tjetrin Ne Komentime
Tė Civilizuara Reale Dhe Vllazrore
Edhe Kritiken Ta Thonė Me Qetsi
E Kulturė
Nė Forma Te Civilizuara Si Formė Vrejtje
Apo Kshille
N E Forma Civilizuese Te Urtsisė Ne Forma Te Niveleve Te Larta
Pa Lendimin E Dikujtė
Por Me Nji Qetsi Siq I Ka Hije Nji Shqiptari Tė Edukuar
E Vetmja Formė E knaqsisė Jetsore Esht Solidariteti Me Njeri Tjetrin
Me Falni Q ė nuk Kam Komentuar Deri Tani
Se As Vet Nuk E Besoni Sa i Ngarkuar Jam
Me Ngarkesa Te Jetes Te Punes Te Shkrimeve Te Forumeve Te Librave Te Krijimeve
Paskam Qenė I Biri I Robėrisė
Adrianin E Pershendes Vllazrisht E Perqafoj Vllazrisht
I Pershendes Mikeshat E Mia Poashtu Natyren Uraten Legenden Ninelen Aminen Q E nuk E kam Degjuar Ka Kohė
Mandej Nakin Poetin E Nderuar Dhe Te Gjith Te Tjerėt Ne Dardania
M e pėrjashtim Tė Atyre Armiqve Tė Kombit Shqiptarė
Pershendes Edhe Mbarė Kombin Tim Shqiperinė E Dashur Etnike

autori i vargjeve shqiptare xhelal ferizi liriku

Autori I Vargjeve Shqiptare Xhjelal Ferizi Shqiptari Nga Kosova

adidu
08-02-08, 18:07
FJALA
Fjala ėshtė ujė,
ėshtė oqean i thellė nė zemėr,
me dallgė tė mėdha nė breg.
Fjala eshte mjaltė,
pjalm nė petale,
thumb i dhimbshėm,
kur si bleta thumbon.
Fjala ėshtė kujtesė,
e harresės sė mykur,
nė bodrumet e shpirtit tė prekur.
Fjala ėshtė...
vargje,
poezi.
Fjala ėshtė jetė,
dhe jeta ėshtė njeriu.
(adrian dule)

legenda
09-02-08, 11:52
Zemra nuk ka goj,
Por kenge kendon me ndjenj,
Dashurisht heshtur.

Zemra nuk ka dor,
Por me shpat vret pandjesin,
Thertaz vetveten.

Zemra nuk ka sy,
Por sheh kjarte pabesin,
Lotimtaz veten.

***

Lotimtaz -JETEN
heshtas zemra don kengen
e se vertetes....

--------------------------------------------------

.....flm per sugjerime,,,
por ne kete rast u mundova te i qendroj besnike poezise se thurur nga TI,dhe per at arsye i dhashe vetes liri qe te thure vetem nje strofe....
sorry,nese nuk te behet qefi....

si zakonisht une nuk marr leje,ahaha....

Tentative e kendshme nga ana juaj legenda, ne vargun haik, por pse vetem me nje strofe? Tento per me shume dhe duhet te kesh parasysh se "sekreti" i vargut haik qendron tek thelbi i mendimit dhe jo tek vendosja e fjaleve.

adidu
11-02-08, 19:09
Krenaria e kombit sa jetoi, gjatė aktit tė ndarjes nga jeta edhe pas ndarjes nga ajo, i miqėsoi dhe vazhdon t’i miqėsoj Kosovėn dhe shqiptarėt me miq prej ku lind tej ku perėndon. Miqėsoi Kosovėn me Fenomenin Planetar, potenciali ekonomik, ushtarak e politik i tė cilit ka njė shtrirje dhe ndikim superior brenda, besa deri diku edhe jasht unazes sė ozonit. Ky Fenomen Planetar po e bėn tė realizueshme mėvetėsinė e Kosovės, e dy pishpirika, njerėz tė vegjėl tė cilėt u gjenden nė pozita tė larta aksidentalisht, ēirren si korbat duke caktuar data e afate tė shpalljes, e nė realitet nuk dinė asgje mė tepėr as brenda 24 orėve se ēfarė do tė sjellė dita nė vijim.

Observimi poetik i z. Adrian Dule nuk tkurret vetėm nė trungun pa gjymtyrė tė mėmėdheut, edhe pse ai ėshtė nė qendėr. Shtrirja poetike e tij frymon nėpėr poret gjenerale tė vlerave dhe idealve tė shkėrmoqura tė njė realiteti tė hidhur kombėtar, kalon nėpėr fushėn e frymėzimit figurativ tė makrobotės poetike tė vlerave vėlladashėse (gjakacake). Krijimtaria letrare e tij ėshtė njė thesar i ēmuar andaj nė mėnyrė meritore i dedikohet respekt i veēantė nga ana ime.

Lexova me shume vemendje cfare keni shkruar i nderuar Dilaver, teksa i referoheni nenvizimit te nje vargu qe kam shkruar per te madhin qe na beri dhe ben ti perulemi krenarisht. Shume na kane detyruar ti perulemi, perulesisht duke na bere te ndjehemi keq qe jemi shqiptar. Madje edhe sot "pishpirishkat" na detyrojne t'ju perulemi per hir te pushtetit qe kane. Prandaj i madhi Rugova eshte krenaria e kombit tone, sepse nuk i perulemi per hir te pushtetit , por te vepres qe la pas.
Respekte Dilaver.


Pak vargje per Pishpirishkat(me pelqeu shume ky percaktim)

Pishpirishkat,
buken presin,
nga furra te dale,
here u poq,
cirren,
here u dogj,
permiren,
here here djerset fshine,
si bukepjekes ustallare.
Harrojne kush grurin bluajti,
kush mjellin zuri,
kush bukes i dha forme.
Me hi e mbulojne,
gjoksin e zgavert tregojne,
bukepjekes shtiran,
qe brezat,
me hirin e tyre do ti mbulojne.
(adrian dule)

LOJETARI
11-02-08, 20:55
Qysh si fėmij kam patur njė fobi ndaj poezisė .Gjithėherė kam qenė i mendimit se poezia i mjegullon gjėrat pa nevojė .Kurrė nuk i kam kuptuar .S`ka forcė qė mė bind qė vargjet poetike nuk pėrdoren nga autori pėr tė mashtruar .Shpesh krijoj bindjen se sa mė tė ngatėrruara tė rreshtohen fjalėt nė vargje aq mė i madh ėshtė efekti i tyre nė botėn e poetėve dhe idhtarėve tė tyre .Poezia pėr mendimin tim ėshtė njė kastrim i sė vėrtetės [realitetit].Realiteti, pėrmes vargjeve poetike e ndryshon zėrin ,sikur i kastruari , bėhet mė i hollė , shumė i hollė ,gati qesharak .
Si fėmij nuk i kam kuptuar ,as sot nuk i kuptoj .

adidu
12-02-08, 01:05
POETI

Rrugėn njė lypės i mjerė mė preu,
Me lot nė sy e kėmbė tė prera,
Qė zvarritej mbi krahėt e fortė i pėrvuajtur,
Qė zvarritej mbi stomakun e tij i uritur.

Veten pashė si nė pasqyrė,
Ai pa kėmbė, e unė pa krahė,
Ai lyp lekė pėr bukėn,
E unė lyp vargje pėr shpirtin.
Ai lypės artist,
Unė poet lypės.

Me kėmbėt e mia tė forta zvarritėse,
Krahėt e tij tė fortė zvarritės shkelmova.
Nė tokė e shtriva fitimtar,
Filozofinė e bukės sė lypur.

Rrugėn njė i kamur i mjerė mė preu,
Qė zvarritej me krahė e kėmbė,
Mbi avion,makinė e para pa fund,
Qė shpirtin e humbur lypte.

Veten pashė si nė pasqyrė,
Ai pa shpirt lyp me kėmbė e krahė,
Unė vargje lyp qe shpirt ti jap.
Ai lyp shpirt pėr lekė,
Unė vargje pėr shpirtin lyp.

Ai lypės artist,
Unė poet lypės.
Me shpirtin tim tė fortė zvarritės,
Nė gjunjė i rashė,
Nė tokė e shtriva fitimtar,
Filozofinė e shpirtit tė lypur.
(adrian dule)

adidu
14-02-08, 22:41
Ankthi i pritjes se pavaresise, me mundon, me dyshon, me dhunon, me shperben ne ankth, aq...afer sa eshte. E prek me zemer, e prek me buze...e kam larg me vargje, e kam afer me poezi.

Ankth vargjesh pavaresie

Kosove,
e vargezuar ne vargoj,
ne vite, ne shekuj.
Vargoj te vargezuar,
ne dhimbjen e perjetuar,
ne vite, ne shekuj.
Pavaresine pret nen vargoj,
te tjetersuar,
ne vargje lirie,
liri vargojsh,
me shprese vargje pavaresie.
Do vish?
Te te pres?
apo te vdes,
per te rilindur ne vargje te vargezuar,
si ne vite,si ne shekuj.

(adrian dule)

adidu
16-02-08, 15:45
Ne pritje ankthore te shpalljes se pavaresise, po hedh ca vargje per nenen tone te perbashket SHQIPERI(kombin tone)

Nėnė Shqipėri

Ishe e bukur dikur,
ohh…fatkeqesisht,
mbėshtjellė nė rrobėn e robėrisė,
me zemėr tė trėndafiltė,
nėn mishin e kockat, e munduara.
Robė- roberinė tė hoqėn,
Robė – lirinė tė mohuan,
Lakuriqėsisht, lakuriq tė lanė,
Nė mes tė rrugės tė tranuar.
Dorė e shkjaut mishin ta therri,
Skelet tė la e gjora nėnė,
Me plera rruge mbuluar,
Me plera robe- lirie.
Mishin ta poqėn,
Dogjėn,
Pėrcėlluan,
Nė zgara, e kazanė,
Skelet tė mjerė,
Kafkė me gojė,
Pa gjuhė,
Gjuhėn e zemrės flet,
Gjuhėn e nėnės skelet.

Je e bukur sot,
Mė shumė se dikur,
Mish i trėndafitė si zemra,
Nė skelet u ngjit me mall,
Me robė- lirie nusėrisht mbuluar,
Mėndafsh i trėndafiltė,
Mėndafsh.
(adrian dule)

adidu
28-02-08, 04:06
KUR SHKRUAJ POEZI

- Kur shkruaj poezi jam i lumtur,
Kur i lexoj …qaj, -
tė thashė njė ditė.
- Ti shijon gjithshka krijon,
Si djall qė me veten tallet duke e vrarė,
e shpirtin mbush me gėzimdhimbje,
Kur projekte makabre pėr tė ardhmen thur,
E tė shkuarėn shijon nė kėnaqėsinė e rikrijimit,
Pėr vuajtjen e rradhės qė do mbjellėsh.
Ti qan gjithshka qė lexon,
Dhe forcė merr tė ngjallesh,
pėr vuajtjen e rradhės qė do sjellėsh. –
me lotė nė sy mė the.
(adrian dule)

Tomori
11-03-08, 13:54
zemra zemres
i bon lutje
dashuria e par
fillon me Puthje
zemra e femres
esht hotel
kush don hin
e kush don del
po zemra e mashllit
esht si gur kush hin
brenda nuk del kurr

adidu
17-03-08, 18:32
Se pari, te falenderoj Tomorr qe ke postuar nje poezi ne temen time poetike. Te jem i sinqerte, nuk me vjen mire kur jam i vetem ne "zemren e heshtur" , pra vetem une i "heshtur" ne poezite e mia. Se dyti, me vjen mire qe duke ndjere zerin tend te brendshem( dhe imperativitetin e jashtem) shpalosesh me nje depatetizim te shprehjes hde lakueshmerine jashte skenografise rustikale vargezuese.
Respekte i nderuar Tomorr.

lirik
04-04-08, 21:37
--------------------------------------------------------------------------------

Adidu Tė Uroj Suksese Ne Krijimtarinė Tuaj
Keni Prirje Dhe Vargua Juaj Ndikon
Perfshinė Veqon
Dhe Ka Rrol Kuptimplotė
ėSht Varg Qė Nxitė Emocione
Dhe Te Terheqė Nė Ngjarje
Si Pėr Shembull Te Vargjet Me Titull I Lindur Dhe I Vdekur
Nė Nje Pemė Naimiane,
ku Pėrjetimet
Nė Sistemin Diktaturė
Tėrheqin Vemendjen
Dhe Tė Perfshijnė Ne Ato Dhimbje
Dhe Nė At Jetė Izoluese
Me Zhvillime Te Pakėndshme
Tė Nji Shoqerie Tė Izoluar
Pa Alternativa
Dhe Demokraci
Pa Lirinė E Fjales
Pa Lirinė E Tregut
Mbyllur Nė Njė Shoqėri Moniste
Si Njė Kazamat
Autori Adidu E pėrshkruan Ktu Gjendjen Me Varg Mjaft Kthjellt kjartė
Dhe nė Njė Gjuhė Te Paster
Pasqyron Vuajtjet e asajė Kohe
Tė Nji Shoqėrie Tė Burgosur
Te Nji Skllavrie Burg Kolektiv
Me Kundėrthėnje Jug Veri
Me Imponime Me Diktat ma varfri
Internime
Dhe Detyrime te dhunshme nė Shoqėri
shoqeri e Vuajtur
E Mbyllur Ne Lėvozhgen
E Mundimshme tė diktatures sė rrrep t
Tė Njė Jetė Absurde Tė Nji Brezi Qė Nuk Shijoj Fjalen E Lirė
As
Knaqsitė E Jetes
Praraqitja E Kėsaj Gjendje Reale Tė Nji Shoqerie
Dhe Njė Sistemi
Nė Vargun E Adidu
Paraqitet Shum Bukur Me Nji Ndikim Dhe Nė Metodė Intepretimi Tė Bukur
Realistike
Gjendja Pėrgjithshme
Kėtu Autori Ka paraqitė Me Vargun Si Shenjestėr
Godet Anomalitė
Dhe Absurditetet E Njė Kohe
Nė Tė Cilen Pėrjetusei I Sajė Din Ta Tregoj Vuajtjen
Pasi Vaujtja Izolimi Dhe Absurdet E Kohes Ishin Aq Dhimbse
Prandaj Vargu Qė Paraqet Adidu Pasqyron Shum Kjartė
Rrokullisjet E Shoqerisė
Nėn Diktatin E Regjimit Komunist
I Cili Konzervone Idetė Dhe Mendimin E Lirė
Robotizonte Mendimin Skllvronte Mendimin
nė menyrė qė populli ti Referohej Vetėm Kultit Tiranik
Dhe Te Menduarit Skllavėrues mizorė
Ku Tre Miljon Njerz Ishin Shoqėri Skllavėrie
Si nė Tė Menduar Si Nė Ide
Si Nė Tė Gjitha Sferat E jetes
Pasi Qė Alternativa Nuk Lejohej
Tė Menduarit E Lirė Nuk Lejohej
ndryhej
:un Them Se Adidu Me Vargje Tejet Te Kėndshme Na e Paraqet Na E sjellė Na E Pėrfytyron
Njė Copė Epoke Te Asaj Kohe
Autori Mjaft Mejshtrisht E Interpreton Vargun
Me Nji Temperament Me Nji Kombinim Dhimbje Forme Deri Diku Edhe
Satirike
Cinizėm art
Ku Me Cinizem Dhe Satirė stilist Pėrqeshė Kohen Si Anomali
Si Epokė absurde
Si Periudhė Si Nji Gjysėm Shekull Qė I Ra Shqiptave Ta Pėrjetojnė
E Nuk Duhej Ta Pėrjetonin Kėt Katrahurė
Tė Nji Regjimi Tejet Autoritarė
Tejet Tė Rrezikshėm
Tejet Te Dhunshėm
Te Mos Themi Shum Ekstrem
Ku Fjala Kushtonte Me Kokė
Pra Autori Shum Bukur E Paraqet M E intepretin E vet
Kjartė Me Nji Gjuhė Pasqyrore
Tejet Tė Theksuar Dhimbjen
Dhe Ekstremet E Kohes; Mizore
E Pergėzoj Autorin Pėr Kėt Paraqitje Te Shkelqyeshme
Tė Artit T ė Bukur
Dhe Prezantimit Artsitik
Tė Njė Kohe Qė Ky Vet E Pėrjetoi Si I Ri Nė Moshė
Dhe
Dhimbshėm Tash Na E Ofron Si Lexim Ne Vargjet Tė ksaj form e

I Uroj Autorit Adrian Dule Suksese Nė Krijimtari
Dhe Nė Vargjet E Tij Tė Kėndshme E Shum Tė Kjarta
Me Njė Realsitikė Tejet Skjaruese Me Njė Gjuhė Shum Praktike

Menbdimin e dha
Autori I Vargjeve Shqiptare Xhelal Ferizi Nga Mitrovica E Kosoves

Pershendes Vllazrisht Adidu Talentin e krijimtarisė Dhe Pershendes
Lexuesit Ne Dardania
Dhe Ju pororsis Te Jenė Ma Shum Aktiv
Dhe Tė Ndihmojn Njeri Tjetrin Nė Komentime
Tė Civilizuara Reale Dhe Vllazrore
Edhe Kritiken Ta Thonė Me Qetsi
E Kulturė
Nė Forma Te Civilizuara Si Formė Vrejtje
Apo Kshille
N ė Forma Civilizuese Tė Urtsisė
Ne Forma Te Niveleve Te Larta
Pa Lendimin E Dikujtė
Por Me Nji Qetsi Siq I Ka Hije Nji Shqiptari Tė Edukuar
E Vetmja Formė E knaqsisė Jetsore Esht Solidariteti Me Njeri Tjetrin
Me Falni Q ė nuk Kam Komentuar Deri Tani
Se As Vet Nuk E Besoni Sa i Ngarkuar Jam
Me Ngarkesa Te Jetes Te Punes Te Shkrimeve Te Forumeve Te Librave Te Krijimeve
Paskam Qenė I Biri I Robėrisė
Adrianin E Pershendes Vllazrisht E Perqafoj Vllazrisht
I Pershendes Mikeshat E Mia Poashtu Natyren Uraten Legenden Ninelen Aminen Q E nuk E kam Degjuar Ka Kohė
Mandej Nakin Poetin E Nderuar Dhe Te Gjith Te Tjerėt Ne Dardania
M e pėrjashtim Tė Atyre Armiqve Tė Kombit Shqiptarė
Pershendes Edhe Mbarė Kombin Tim Shqiperinė E Dashur Etnike

autori i vargjeve shqiptare xhelal ferizi liriku

Autori I Vargjeve Shqiptare Xhjelal Ferizi Shqiptari Nga Kosova

adidu
12-04-08, 11:20
Flemninderit per mendimet tuaja ne temen time i nderuar Xhelial.

adidu
23-06-08, 21:32
Drite e fshehur,
ne bodrumet e zemres,
pa ajrosje,
mbushur me myk.
Shpirti hyn kembadoras,
te kerkon....

lovely
27-06-08, 14:04
i Nderuar ADIDU,


Shpirti me pushon ne vargjet tua!

pranooni komplimentet e mia 100%

me respekt

lovely

adidu
27-06-08, 16:03
i Nderuar ADIDU,


Shpirti me pushon ne vargjet tua!

pranooni komplimentet e mia 100%

me respekt

lovely


Respektet e mia lovely dhe falenderime. Menyra e te shprehurit tuaj( e gjetur shume estetikisht) me inspiron per te krijuar poezi akoma me "prehese' per shpirtrat njerezore.

adidu
29-06-08, 22:24
Dashuria

Dashuri!
Lulkuqe e gjakosur,
Mbirė nė lėndinėn e mbjellė me zemra.

Dielli shpirt tė lulėzon,
Nata heshtje tė fsheh,
Hėna dhimbje tė ndricon.

Nė perėndim tė kėputa.

Dielli u var nė horizont i gjaktė,
Hėna u fsheh nė natė,
Heshtja...heshti nė heshtje.

Nė agim ...zemrėn mbolla nė lėndine.

(adrian dule)

adidu
09-07-08, 19:46
Dashuria!

Me bulėzat e gishtave,
derėn mė fshiku njė ditė,

Nuk e dėgjova,

Xhamin e dritares puthi,
me buzė tė njoma,

Nuk e pashė.

Mbi zjarrin e oxhakut turfulloja,
kėrkimtas dashurinė nė flakė,
puthtas thėngjij.

(adidule)

Naki
09-07-08, 20:31
Inspirimi

Nė damarė lėvizė
Pa prekur
Duke kėrkuar hemoglobinė
Nė tik taket
Pulsuese sekundare
Ateronė

Nė fjalėt e belbėzuara
Aromė pranverore e nuhatur
Frymonė
nė frekuenca tė melodive
tė mbyllura nė Violinė


Ispirim i ēastit Vargje tė radhitura nė shkronja,pėr t"nderuar dhe respektuar Autorin Adidu!

Naki

adidu
12-07-08, 17:10
I nderuar Naki!
Ndjehem shume i nderuar dhe njekohesisht i emocionuar per keto vargje kaq te ndjera, qe megjithese te castit shpalosen lirshem dhe kendshme me metafora teper te gjetura.
Respekte te ndersjella Naki

lovely
15-07-08, 14:59
zemren e heshtur me trazon
mendimet me turbullon

ne krahrorin tend
a thua ka vend?

dua te takoj shiqimin
e te filloj vallzimin

me yjet e nates
ne tehin e shpates

me shallin qe dridhet lehte
ne ndjenja qe flasin vet...

adidu
17-07-08, 16:59
zemren e heshtur me trazon
mendimet me turbullon

ne krahrorin tend
a thua ka vend?

dua te takoj shiqimin
e te filloj vallzimin

me yjet e nates
ne tehin e shpates

me shallin qe dridhet lehte
ne ndjenja qe flasin vet...


Bukur lovely....me yjet e nates, ne tehin e shpates.

adidu
01-08-08, 15:52
Vargje vargezon,
e bukura zemer heshtur,
ndjellje petalesh,
pjalm lulemalesh.
Ne ajer aromen te ndjej,
fort ne mushkeri e thith,
pa imazh,
ne erresiren e syve,
nen dritherimen e yjeve,
feshferimen e gjarprit ne pyll,
nen therjen e plumbit ne beteje.
(adrian dule)

barbarella
01-10-08, 10:21
Lumturia mund te prese,i dashur
Augusta e kerkon e gjen tek ty
Ndoshta shprese tingellon e tashmja
Dashuria eshte shpresa dhe e ardhmja...

FOREVER AND EVER