PDA

View Full Version : Grimca Artistike


legenda
19-03-07, 02:44
Ty te quajne PROFET
e mua HYJNESHE
nja VALS i fshehte
si zjarr PROMETHIAN
po luhet mes nesh...

***

....qenka DHEMBJE qe buzeqeshe
nje PREKJE_DORE
-kjo JETE.

--------------------------------------------------
--------------------------------------------------



edi ,,,
se ti me vjen pas
cdo dite, cdo nate
e di ,,,
se me lexon
se dhembjen kafshon...

si hije tinzare
cdo hap
me percjelle...
dhe ik
e fshehesh ne terrin
e nates,me faj...

se ke frike
nga vetja.,
e di.

--------------------------------------------
--------------------------------------------


.....e ndjej se me keputet nje cope prej VETES
e merr nje udhetim te larget e te pa fund
si DALLENDYSHE qe ik me vjeshten
por ne ZEMREN time nuk kthehet ,me kurre....



te gjitha te drejtat e rezervuara nga Legenda.

legenda
19-03-07, 02:56
DASHURIA MUND VDEKJEN
--------------------------------

Nese une nuk vi
te TI
vjen vjeshta
te sjell lote e shi
mallengjim per
syte e mi....

Nese UNE tretem
te le kujtimet dhe vjeshten
ne TY muros heshtjen...

mos e humb vehten
e ke vjeshten....

--------------------------

Nese tretem UNE
mos mendo se eshte FUND
behem ERE dhe vi ne vjeshte
loze me flete,TY te perkedhel...
se,,,
DASHURIA mund VDEKJEN.


te gjitha te drejtat e rezervuara nga Legenda

legenda
21-03-07, 01:58
MIRKO GASHI
--------------------------



Nisia e dashurisė - Atlantida ime


Hėna lėshoi rrjetėn
qyteti vazhdoi jetėn

nė muzgun e parė
si nė zgjua
jeta vloi

tė dashuruarit nė ēdo hap
bluanin
drithin e dashurisė

e zemra ime
vaj e nė vaj
si zurkajė
as nė kėtė moshė
me dashuri
s' u josh

jetoja
pa mostra
bėja zustra

me ēdo varg
shkoja larg
e mė larg

shkrova
pėr renė e zezė
pėr nėnėn Terezė
por jo edhe kėtė kėngė
jetoja zi e mė zi
skamnor e i pasur
por i tėri nė poezi

taverna
mė ēeli
kaverna nė ēdo tavernė
nga njė kavernė

po qe besa
s' mė la shpresa
se njėherė nė jetė do tė mė paraqitet
ajo kometė
e Halejit

prej tavernės mė shpien
nė orėn letrare
atje poezia ime
qe abetare
e jetės sė shkretė
e jetės sė vėrtetė

dhe aty
nė odeonin e diturisė
zė fill i dashurisė

e gjeta

nė syrin e qiellit
nė zenitin e diellit
nė orėn e gjelit

nėpėr tingujt e lahutės
me ata sytė e sutės
erdhi nė livadhin tim

dre o dre
i pafre
sa gjumin e pamatur
e kishe pasur

dora dorės
zemra zemrės

me baticė i mbushur uri
pėr dashuri
unė urithi
pashė kometėn e Halejit
u harruan tavernat
u mbyllėn kavernat

nė prehrin e hėnės
sa e lumtur
m' ishte jeta
edhe nė shpirtin tim
tashti zbriti bleta

dre o dre
i pafre
zemra jote dorė
luan daullėn kraharor

Eta nuk m' ishte vetėm floēkė
ajo m' ishte loēkė
ar
thesar

dre o dre
i pafre
zemra jote dorė
luan daullėn kraharor

kush ėshtė Ikari
kush Armstrongu

u dėgjua gongu

pa fijen e romantikės
do ta pushtoj
yllin mė tė largėt
tė Galaktikės
t' ia dhuroj
Etės floēkė
Etės loēkė

klithėn yjet
nga gėzimi
i saj dhe imi

ajo Rrushė
imja
jo e Rexhės
i largoi
pas ferexhes
sė reve

pastaj
diku larg
pelat hingėlluan
qentė kuitėn
arat e thara
tė dashurisė
s' u ujitėn

kush na bėri magji
lanetit i dha gji

treti Eta
u zhduk drenusha
vajti nuse Rrusha

mua fati
Rexhėn ati
mua ylli im i fatit
Rexhėn thundra e atit

diku lart
flet njė alt
Eta Eta
e jo Mauthia
Etaaa

e unė e hėna
vajtojmė
luajmė etida
ē' u bė nisia
ku ėshtė Atlandida.
__________________
Te gjitha jane thene

legenda
22-04-07, 21:58
VJESHTA

Njė lamtumirė mbeti nė buzė
e heshtur e pathėnė
shiu binte si tėrkuzė
ish natė vjeshte natė pa hėhė
Ne tė dy si hije tė vrara
peshonim kohėn tė lagur nė shi
unė merrja fajet e pabėra
Mėkatin e njė stine merrje ti...
-----------------------------------------

Era tė hedhte
gėrshetin mėnjanė
e fishkėllonte tutje
me tinguj tė cfilitur
qėndronim pėrballė
rrinim pranė e pranė
veē mur i padukshėm
mes nesh ishte ngritur.

ALBION TOPIA (Pokeri)

legenda
20-06-07, 13:14
MIRKO GASHI
-------------------------

Populus Illyricus




Populli
e di
kur duhet bėrė kryq
me tre
e kur
me pesė gishtėrinj
e kur
tė thuhet dova
Ai
mė sė miri
tė thotė
s'ka pėrėndi tė tjerė
pėrvec meje

Populli tė thotė
se s'ka kryeplak
mė tė urtė se fshati

Ai e ka meteorologjinė
e vet
nė gjunjtė e pleqėve e tė plakave
kur ky yll apo ai
gjendet kėtu apo aty

Populli di
pse
s'duhet pėrqeshur lumin
pėr rrugėn e tij gjarpėrore
rrjedhėn mund ta gabojė ndonjė pikė
po lumi kurrė

2.-

pasi vetėm ai e di
rrugėn e vet
vallen e popullit
askush
s'do ta mėsojė
as t'i marrė erė
pėr njė jetė kalimtare

Kurrė mos humb besė
ndaj Zotit tėnd tė ri
beso
e po tė besoj
nė kėtė aksiomė

Populli e di
se vetėm fėmijėt dhe kafshėt
tė duan pa hile

Cdo fjalė qė tė thuhet
pėr Popullin
ėshtė e stėrvockėl
Ai e ka celėsin
pėr cdo rebus
vetėm pėr tė s'ka enigma
Eu
Ai
di
se cili mashkull i shtėpisė
ėshtė pėr pazar
e cili jo
Ai e di
mu si Luli i vocėrr

3.-

ku ėshtė hija
e ku gjendet dielli
kush ėshtė Mark
kush Januz
e kush Janus

Populli e ka syrin
tė thellė
sa njė oqean
populli tė thotė
se kėnga
ėshtė vaji i burrit
se kėshtu e ka jeta

Ai ka
cka s'ka
asnjė kryevepėr s'e ka krijuar Dante Aligieri
apo ndonjė tjetėr
po Ai
i mjeri
Pėr cdogjė qė ke ndier
mos beso as ti
po populli
e di
Ai
para se ta capojė
tė njėmbėdhjetin hap
dhjetė i ka kaluar
Populli
s'ka epiqendėr
tė gjitha trojet
e skajet
e tij
ashtu mund tė quhen

4.-

Populli tė mėson
me proverba
ai tė thotė:
"I di Meta punėt e veta"





( P.s. Z.MIRKO GASHIN e mbaj mend qe nga femijeria, i cili na vizitonte shpesh ( mik i aferte i tim at )...ishte vertet nje njeri i veqante sikurse poezia e TIJ qe eshte e VEQANTE...

Legenda )




Populus Illiricus


Das volk
weiß
wann es gilt mit drei
und wann
mit fünf fingern
sich zu bekreuzigen
und wann zeit ist
sich gen mekka zu neigen
Es
sagt dir
ganz klar
es gibt keine anderen götter
neben mir
Das volk sagt dir
es gibt keinen besseren
bürgermeister als das dorf
Es hat seine eigene
wetterkunde
in den knien der alten männer und frauen
wenn dieser oder jener stern
hier ist oder dort
Das volk weiß
warum
man den fluss nicht verlacht
weil er sich schlängelt
in seinem lauf
irrt sich vielleicht ein tropfen
nie der fluss

2.

da nur es selbst
seinen weg kennt
wird den tanz des volkes
keiner lernen
nichts, gar nichts
davon
ein vergängliches leben lang
Hör nie auf
an deinen neuen Gott zu glauben
glaube du
und ich glaube dir
heißt die devise

Das volk weiß
dass nur kinder und tiere
dich aufrichtig lieben

Jedes wort
das du hörst
über das volk
ist zu klein
Es hat den schlüssel
zu jedem rebus
es allein kennt keine rätsel
Hei
Es
weiß
welcher mann im haus
auf dem markt ist
und welcher nicht
Es weiß darum
wie der kleine Luli

3.

wo es schatten gibt
und wo sonne
wer Mark ist
wer Januz
und wer Janus
Das auge des volkes
ist tief
wie ein ozean
Das volk sagt dir
das lied
ist die klage des mannes
so ist das im leben
Es hat
was auch immer
Kein großes werk
stammt von Dante Alighieri
oder sonst einem
es stammt von Ihm
dem ärmlichen
Du kannst nicht glauben
was du hörst
das volk hingegen
weiß es
Bevor
es
den elften schritt tut
hat es schon zehn getan
Das volk
hat kein epizentrum
all seine
ecken
und enden
können dafür gelten

4.

Das volk lehrt
durch redensarten
Es sagt:
»Was einer kann
das kann er«



© Joachim Röhm

legenda
18-09-07, 22:26
E nata ka mbuluar gjurmėt dhe klithjet


Je shtrirė buzė lumit i sėmurė
lumit i ke folur nė veshin guaskė
ai tė ka bartur
dikah tė ka bartur
kah vedi
e ti i ke folur me zemėr
e dhimbje e tė rėna ke ndjerė
nė shpirt
nė trup



e ti i ke folur lumit tė thellė
ai ka ikur kah brigjet e humbura
prej sėmundjes sate ka ikur


e ti je shtrirė buzė lumit tė gufuar


lumi ka pėrgjuar jetėn tėnde tėrė kohėn
tė ka pushtuar si magjia tė ka mashtruar pastaj
lumi tė ka vėnė nė gjumė pas nėntėdhjetenėntė
vjet pagjumėsie
dhe ka ikur kah brigjet e humbura


ti ashtu me shpirt nė hava i shtrirė
ke soditur sytė e zgurdulluar tė heshtjes


e nata i ka mbuluar gjurmėt dhe klithjet



ALI PODRIMJA
-----------------

legenda
18-09-07, 22:32
Pertej dhimbjes




Ka rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė

shitur.

Kosovė.

Konaqet e tua deri nė themel po rrėnohen,

e pėrtej dhimbjes do britje shemben me ballin tim,

me krahėt e zogut tim tė vrarė me dashurinė e

njerėzve tė mi tė kallur etjeje.

Rreth trupit tėnd si gjarpėr mbėshtjellė jam,

vatrat e shkimbura pėr t'i pėrflakur,

duar e kėmbė t'i lidh me lėmshin e pėrrallave tė tua -

se s'tė lėshoj gjallė me gjak,

pa tė larė pėllėmbė pėr pėllėmbė,

eshtra e jetė nė ty pa i lėnė

konak e mė konak pa tė ndezur flakė...



10 Kam rėnė degė e thyer prej reje nė trupin tėnd tė

shitur prej pushkės kobzezė, prej pushkės

sė padukshme...



Cila do tė jetė kėnga ime e mbramė dhe fjala e fisit tim^

Plepi i shtėpisė sime u dogj, ku t'i preh sytė,

ku ta shuaj flakėn e ujės pėr ty,

Kosovė?



ALI PODRIMJA
--------------------------

legenda
18-09-07, 22:52
Kosovė, Kosovė !
--------------------

Poemė

A mė ndigjon o malli im i zhuritur!
Me dhimbje sėrish tė thėrras nga thellėsia,
O Tokė e vaditun shekullit tė gjatė,
Me gjak e me eshtra qė kėrkoj Liria!

Unė njė vocrrak i yti, i tretun kėsaj bote,
Pa shtėpi, pa strehė, pa liri nė Atdhe…
Nėpėr gjamė e gjėmime tė vajit tė shpirtit,
Po tė thėrras unė sot e tė them: Ku je ?!

E di` se si Truall qėndron nė mes t’ballkanit,
Ti zemėr e Atdheut e tokėve tė Ilirisė!
Po ku mė je ti o popull, o tokė e pėrgjakur
Qė thirre nėpėr flakė emrin e Lirisė?!

Ētė gjeti ty o Kosovė martire, bijt e bijat ku janė ?!
Kur sot ty sėrish po tė qesin nė treg…
E bixhoz po luajnė me ty si atėherė…
Kur gjymtyret ti prenė e tė ndanė me Nanė !

Ēpo bėjnė politikanėt e tu, „Doktorėt, Profesorėt…
Analistė, Gazetarė, Biznesmenė“ e tė tjerė pseudo…ēfarė janė…?!
Ēpo bėjnė ata qė mi ke vėnė nė kyre ?!
Pėr pamvarsinė tėnde, vallė ēfarė thonė?!

Ēfarė thonė pra bijtė e tu qė mi ke mbi krye…
Kur Europa i lėshon fjalet si nė mejhanė...:
“Qė Kosova tė jetė prap nėn Serbi…”
Per ato deklarata turpi, bijtė e tu, ēfarė bėjnė ?!

Ai` kryeparlamentari, vetė Presidenti,
Kryeministėr-pari, dhe Parlamenti,
Intelektualė e tė tjerė, tė graduarit „Doktorra“…
Pse heshtin e nuk flasin, por rrijnė si kodosha?!

***
Oh, asgjė nuk thanė, asgjė nuk bėnė,
As nuk do tė bėjnė, kėtė mire e di!
Veē ofshamė e popullit pėr njerėzit e vrarė,
Do tė ndigjohet shekujve tė veshur nė tė zi!

Kosovė, Kosovė, unė ta shoh prap lotin...
Gjamėn e vajtimin ta shoh nė sy si atėherė…
Fabrikat e sllavisė po e terin barotin...
Racizmat po i stėrvisin qė tė tė vijnė nė derė...!

Si shefa e drejtues tė autonomisė,
Do tė vijnė ata me maska tė reja…
Tė gjoja integrimit tė shtetit tė Serbisė,
Nė Europėn kurvė, he’ kėtė e vraftė Rrufeja!

E pastaj Kosovė, shikoj krerėt qė mbi krye ke sot,
Se si nė Beograd kafėn e turpit do ta pinė…
Biles nė darkė tė madhe tė fitores sllave,
Vallėn gisht pėr gisht “Doktorrat” do ta shtrijnė…

E vashat Kosovare, nanat qė qėndrojnė
Krenare pėr bijtė e vrarė nė emėr tė lirisė...
Rrobėn e pėrjetshme tė zise do ta harrnojnė,
Dhe vorreve tė Heronjėve vajtimi do tė nisė...!

Ehhh` rinia jonė, jetimėt, bijtė e luftėtarėve...,
Udhėve tė botės do tė tresin sėrish mėrgimtarė…
Sepse shpirti i tyre nuk do tė mundet ta durojė,
Atė shkelje tė gjakut tė Etėrve tė vrarė !

Kosovė, Kosovė, tė shoh tė tradhėtuar si mos mė zi!
Nga klyshėt e tradhėtisė tė etur pėr tituj e lavdi
Qė pas premtimesh tinzare nga shokė e miqasi…,
Po nėnshkruajnė nė heshtje, qė ty tė lėnė “nėn” Serbi!

Ehhh, atyre po mu raftė njė pikė bash pėrmbi sy!
E kurr, as vorret mbrėnda mos i laēin !
Politikanėve e tė gjithėve ēfarė sot mi ke nė kyre!
Nėse ata pamvarsinė pėr ty urgjent nuk e thėrrasin!

E nėse Europa pamvarėsinė nuk ka me ta ligjėrue,
Si shtet mė vehte, Si popull Kosovar nė pėrgjithsi,
As vetė Europa nuk do tė jetė kurrė e bashkueme
As nuk do tė ketė kurrė paqe, as drejtėsi !

E t`gjithė tė ligat ballkanit dhe Europės mbarė,
Ja sjellin racizmat e sllavit e tė grekofilisė,
Tė cilėt i kanė miqt deri dhe ndėr Shqiptarė
Qė Tiranės e Prishtinės mė rrijnė tuj u kapėrdisė !

Kosovė, Kosovė, mos qoftė e thėnė qė tė heshtė e drejta!
E bota aq mizore mos me u kallzue,
Pėr gjakun qė shkoj krojeve si lumė pa u ndalė,
Pėr atė pamvarsi qė po shkon tuj tu largue!

Dhashtė zoti qė krenė nė Europė dhe nė Shqiptari
U bashkofshin bashkė nė vepra e mendime…
Dhe ta dhaēin ty tė lumėn pamvarsi,
Si shėnjė qytetrimi edhe pėr Europėn nė lindje!


Llemadeo
Germany



solli per JU,,,
Legenda,pa e pyet autorin hiqqq,ahaha....

legenda
05-10-07, 18:37
Sie
----

Sie saß so stil wie ein Engel,
in einem Fenster, weit…mit ihrem Blick,
plötzlich von ihren Augen kammen Tränen,
wie ein Fluss von Bergen...` strahlten an das Licht.

Die schönen Augen, machte Sie zu,
sie wird „klein“ in ihrer Ecke
sie ging alleine in ihrer Ruhe…
in ihrer Welt, ...in der ganzen Strecke.

Ich sah` wie sie mit jemanden Redete,
um jemanden bettet` so tieff mit Herzen,
sie wollte gerne von ihm` alles nehmen,
was der` der liebste Mensch hat` als Schmerzen!

Sie ging irgendwo in einem besondren Himmel…
Sie bleibt so stil mit Augen zu,
Sie bettete um ihren liebsten Mensch,
Sie bettete so tief in ihrer schönen Ruhe!

Das dauerte so lang, ich konnte das nicht ertragen,
vor mir ein Engel weinen zu sehen.
Am ersten Blick von ihren offenen Augen,
"Ich fragte: wer hat den Engel so tieff verletzt?"

Der Engel kam raus von ihrer Welt…,
Sie schenkte mir ein schönen Blick und Lächeln
dann sagte sie mit einer leisen, besondren Stimme:
"Nein, es tut so gut, auch von solchen Schmerzen"!

Sie redete mit mir so schön, wie in Träumen,
über etwas besondres von Liebe und Leben…
dann nimmt Sie mit, ihr schönes Motiv…
und steigte aus in Richtung Himmel, irgendwo bei den Sternen.

Ich musste weiter…in meinem Weg
Auf dem gleichen Gleißen… ohne Ende,
in diesem Leben, wo man ganz selten trifft
die Engeln, die von andren nehmen` immer die Schmerzen!


Lemadeo
germany

legenda
07-10-07, 19:57
NENES
---------

Kur merzia
merzietet nga
merzia....

dhe mallin
e merr malli...

c““vesh fustanin
e dhembjes...
dhe vellon qe mbuloj
syte, me lote.

e nisem ne rrugen
pertej reve te bardha
te te takoj TY
te te puth me mall...
ato dy duarte e dashura.

Legenda


(te gjitha te drejtat te rezevuara nga Legenda)

Fshatari
08-12-07, 16:09
DASHURIA MUND VDEKJEN
--------------------------------

Nese une nuk vi
te ti
vjen vjeshta
te sjell lote e shi
mallengjim per
syte e mi....

Nese une tretem
te le kujtimet dhe vjeshten
ne TY muros heshtjen...

mos e humb vehten
e ke vjeshten....
--------------------------
Nese tretem une
mos mendo se eshte FUND
behem ERE dhe vi ne vjeshte
loze me flete,TY te perkedhel...
se,,,
DASHURIA mund VDEKJEN.

te gjitha te drejtat e rezervuara nga Legenda

Nė pamje tė parė, kemi pėrshypjen se nė veprėn e Shekspirit, Romeo dhe Zhuljeta,vdekja mund dashurinė!
Megjithatė, fundi tragjik e kėsaj vepre nuk i jep fund edhe "paradigmės"(shembull, referencė kolektive, mit i tė gjitha kohėrave dhe hapsirave...)DASHURI e cila lakohet nė forma
tė paskajshme nė tė gjitha veprat artistike.
Dashuria mbijeton pėr aq sa mbetet virtuale, e pa cėnuar, e parealizuar. Po ndodhi e kundėrta, po u bė dashuria realitet(Romeo e Zhuljeta), nuk ėshtė mė dashuri, as jetė:Rome e
Zhuljeta e kanė fshirė distancėn qė i ndante, janė shkrirė pltėsisht nė njėri tjetrin,kanė realizuar idealin qė adhuronin(dashurinė), e kanė vrarė vetėvetėn.Nė
tragjedi,personazhi kryesor, lind,vepron, vdes : reflekton me realizėm tė madh jetėn tonė tė mjerė...!
Si e mund Dashuria Vdekjen ?
Pėr aq kohė sa qendron nė distancė, ecėn paralelisht me mua, nuk mė takon kurrė.Sėpakut kėtė ide sugjerojnė dy vargjet e para :
Nese une nuk vi
te ti
Unė dhe Ti nuk janė tė bashkėrenditur(Nese une nuk vi te ti) po tė distancuar, tė ndarė nė dy varrgje.
E njėjta ide vazhdon me personifikimin e vjeshtės:meqenėse unė tjetėrsohet(bėhet vjeshtė) vjeshta automatikisht trashėgon tė gjitha cilėsite e "mia":raporti vjeshtė-shi(raport
metonimik) ėshtė i njėjtė me raportin unė-lotė(raport sinekdotik). Edhe kėtu ruhet distanca qė tė ndan ty nga unė:mallėngjimi ėshtė mungesė e jo prani.
Nė strofėn e dytė kemi tė njėjtin raport sinekdotik:kujtimet ėshtė pjesė e pandashme e "unit". Tė dhurojė pra njė pjesė tė jetės time(kujtimet) dhe njė imazhė(shėmbėlltyrė)
timen: vjeshtėn(vjeshta dhe unė janė i njėjti person) prandaj do tė jem gjithėmonė pranė teje, me njė pamje tjetėr : me pamjen e vjeshtės.
Nė strofėn e fundit, vjeshta rifiton statusin e vetė tė rėndomtė : kthehet nė njėren nga 4 stinėt, kurse unė shndėrrohet nė Erė: i njėjti mekanizėm si mė parė : era vepron si
qenje e gjallė (lozė e pėrkdhel) ndėrkohė qė Dashuria si ideal i pakapshėm se i pėrkryer, refuzon tė futet nė njė kornizė.E luan me fatin tanė duke na u paraqitur nė forma e
fytyra mė tė ndryshmet, por gjithėmonė i distancuar...!
PS.Ky interpretim ėshtė personal po nuk u dorava pa e hedhur nė letėr!

legenda
08-12-07, 18:44
.....Fascinuese,,,
nuk kam fjale vertete,...edhe pse fuqia e poezise qendron ne faktin kur MENDIMI mbahet ne qiell,dmth eshte i pakapshem ne kufinje te caktuar per lexuesin,JU e keni zbrit ne toke,respekt Zoteri Dr.Fshatari.

kam nderin qe poezia ime ka qene inspirim per kete kritike aq te holle nga JU.
----------------------------------------------------------------------

si e mund DASHURIA - VDEKJEN ???...

Dashuria behet e pavdekshme,kur....

kurse, Vdekja behet e vdekshme,...vdes VDEKJA.





Nė pamje tė parė, kemi pėrshypjen se nė veprėn e Shekspirit, Romeo dhe Zhuljeta,vdekja mund dashurinė!
Megjithatė, fundi tragjik e kėsaj vepre nuk i jep fund edhe "paradigmės"(shembull, referencė kolektive, mit i tė gjitha kohėrave dhe hapsirave...)

DASHURI e cila lakohet nė forma
tė paskajshme nė tė gjitha veprat artistike.
Dashuria mbijeton pėr aq sa mbetet virtuale, e pa cėnuar, e parealizuar.

Po ndodhi e kundėrta, po u bė dashuria realitet(Romeo e Zhuljeta), nuk ėshtė mė dashuri, as jetė:Rome e
Zhuljeta e kanė fshirė distancėn qė i ndante, janė shkrirė pltėsisht nė njėri tjetrin,kanė realizuar idealin qė adhuronin(dashurinė), e kanė vrarė vetėvetėn.Nė
tragjedi,personazhi kryesor, lind,vepron, vdes : reflekton me realizėm tė madh jetėn tonė tė mjerė...!

Si e mund Dashuria Vdekjen ?

Pėr aq kohė sa qendron nė distancė, ecėn paralelisht me mua, nuk mė takon kurrė.Sėpakut kėtė ide sugjerojnė dy vargjet e para :

Nese une nuk vi
te ti

Unė dhe Ti nuk janė tė bashkėrenditur(Nese une nuk vi te ti) po tė distancuar, tė ndarė nė dy varrgje.


E njėjta ide vazhdon me personifikimin e vjeshtės:meqenėse unė tjetėrsohet(bėhet vjeshtė) vjeshta automatikisht trashėgon tė gjitha cilėsite e "mia":

raporti vjeshtė-shi(raport
metonimik) ėshtė i njėjtė me raportin unė-lotė(raport sinekdotik).

Edhe kėtu ruhet distanca qė tė ndan ty nga unė:mallėngjimi ėshtė mungesė e jo prani.

Nė strofėn e dytė kemi tė njėjtin raport sinekdotik:kujtimet ėshtė pjesė e pandashme e "unit".

Tė dhurojė pra njė pjesė tė jetės time(kujtimet) dhe njė imazhė(shėmbėlltyrė)
timen: vjeshtėn(vjeshta dhe unė janė i njėjti person) prandaj do tė jem gjithėmonė pranė teje, me njė pamje tjetėr : me pamjen e vjeshtės.

Nė strofėn e fundit, vjeshta rifiton statusin e vetė tė rėndomtė : kthehet nė njėren nga 4 stinėt,

kurse unė shndėrrohet nė Erė:

i njėjti mekanizėm si mė parė : era vepron si
qenje e gjallė (lozė e pėrkdhel) ndėrkohė qė


Dashuria si ideal i pakapshėm se i pėrkryer, refuzon tė futet nė njė kornizė.E luan me fatin tanė duke na u paraqitur nė forma e
fytyra mė tė ndryshmet, por gjithėmonė i distancuar...!


PS.Ky interpretim ėshtė personal po nuk u dorava pa e hedhur nė letėr!

legenda
12-12-07, 20:25
nga adidu
-----------------


Flete e bardhe,
me germa te zeza ngjyer,
syte s’ti shoh,
shpirtin ta ndjej,
tek fergellin nga hapja e deres se shqyer,
tek levrin nga ajri i ftohte qe fryn trishtueshem,
ne dhomen e nxehte te zemres time te vyer.

Pervjedhtas fluturon faqja
si pellumb i luftes i trembur nga paqja.
Doren shtri me gishtat e ngrire ta mbaj,
ajrin e ftohte e te trishte mallkoj,
qe prej meje lehte e paturpesisht e largoi.

Por... dhimbshem e prek fshiktas ne nje cep,
perpelitet lehte me germat e mia ne shpirt,
me buzeqeshjen e pellumbit te paqes ne sqep,
e trembur nga lufta qe nuk i perket

-----------------------------------------------------------
MALL

Nje mengjes pa re... pa shi... pa diell,
kockat me therren me kercitje te mbytur.
C’te kam bere qe me ben te dhemb?
Pyes krevatin i drobitur.
Ne heshtje me kundroi me trishtim,
e koken nen jastek futi i miri krevati im.
Falje i kerkova,
ngadale si mendafsh ne dysheme rreshkita,
zemren pas pllakave te ftohta ngjita.
Filloi te dhembe edhe e gjakta zemer,
si mallengjimi qe perjeton nje femer,
me trokitje te bute, te thate, e te gjate.
C’ju kam bere qe me dhembni k’te zemer?
Pyes pllakat i habitur.
Ne heshtje me kundruan me pergjerim,
ne verande nje nga nje; moren rrugen me vajtim.
Falje i kerkova,
si tym cigareje drejt perdes u hodha.
Filloi te vuaje i bukuri shpirti im,
me perden e tejdukshme feshferinte,
si ajer i lehte nga trupi te me ikte,
kocka therrese e zemer te dhimbur te me linte.
C’te kam bere qe shpirtin e vuajtur me merr?
Pyes perden, pa lot per te lotuar,
me trupin e tymte e te rrenuar.
Ne heshtje me foli me admirim:
Malli per te dashuren qe ke larg,
te ktheu ne ajer i pervluari im.
Sakaq fluturoi,
drejt teje e dashur me dergoi,
lumenj, dete, male, e kodra kaloi,
qe malli me; te mos me shkaterroj.

--------------------------------------------

Zemer e futur ne nje corape,
corape e futur ne kepucen e dashurise,
dashuri qe ecen , e ecen pa u lodhur,
zemren mbush me fllucka,
si nje kembe e derrmuar.
Fllucka qe plasin, plage shkaktojne,
por...me pas ...thjesht kallo krijojne.
Zemer e mbushur me kallo,
dashuri kepuce e frruar nga ecja,
kepucaret shoje nuk te vene,
shpirti...zemres nje pale kepuce te reja i blen

legenda
12-12-07, 20:49
nga adidu
--------------


STERNIPBISHA DHE PUPLAZIU

Laji me spermė stėrnbesat e Evės,
stėrnipbishė tokėsor i tė mjerit Adam.
Bėj c’tė mundėsh, por gjakun mos ju thith,
nėpėr ferra si llokma mishi e gjymtyrė kufomash,
shpirtin e tyre mos e flak ndėrsa ecėn drejt asgjėsė,
ndėrsa urinė shuan i pangopur.

Korb i zi pas tė ndjek nė fluturim.
Mbetjet e tua gėlltit puplaziu i palodhur.

Dikur shpirtrat femėror mbaruan,
shqyerja u kthye nė ėndėrr.
Kėmbėt tė kthyen tė uritur tek ferrat e lėna pas.
E korb i zi tė ndiqte sėrish nė fluturim,
Nė pritje tė agonisė tėnde tė varur nė njė ferrė.

Zemrėn tė copėtoi me sqep,
Pėr sė gjalli ndjeve dhimbjen e shpirtrave tė copėtuar nga ty,
E nė ekstazėn paravdekore ngjize puplaziun e gjorė,
Qė njė pėrbindėsh i tokės e ajrit tė lindte pas teje.

-------------------------------------------------------------------------

(Pak rradhe te trishta per mikun tim te rralle)

Lere veten ti shkoje pas vetes,
miku im,
qofte edhe ne buze te humneres,
por jo me tej.

Ne breg te humneres se thelle,
e di, e di, qe valle do hedhesh,
me veten e shkuar do tallesh,
me rrezikun ne fije do perballesh,
o miku im.
Lere veten te zbuloje vetveten,
e thesaret e ndrydhura ne shpirtin tend to gjeje,
teksa thelle i ke fshehur,
e frikerisht i ruan,
o miku im.

Lere veten te gjemoje vetveten,
qe zemres tende guximtare ti ndjeje rrahjet,
qe buza e gremines te tronditet,
e ti te gezosh o miku im.
--------------------------------------------------------------------

legenda
12-12-07, 20:54
nga adidu
------------



Ti dhe une...
---------------

Kur tė njoha ty,
Gjithshka mu lag nėn shi,
Kur tė ndjeva ty rrėnimi filloi,
Teksa i bindur nė paprekshmėri,
Mendoja se njė rrebesh kalimtar goditi jetėn time.

Jeta ime?!

Njė Sahara qė pėrjeton madhėshtinė e rėrės pa fund,
Tallazet e erės pėrqesh kur ka kohė tė merret,
E nė ditė tė zakonshme i shfrytėzon pėr tė kaluar rėrėn,
Nga njė cep i horizontit nė tjetrin,
E bindur nė pėrjetėsinė prej rėre,
Qė ska qenie e gjallė qė ja cėnon.

Kur tė njoha ty njė shi i madh ra,
Nė Saharanė e madhe pa fund nuk kishte mė erė pėr tu tallur ,
Nė Saharanė e madhe pa fund nuk kishte mė erė pėr tė lėvizur rėrėn,
Vetėm shi ,shi ,shi pa fund,
Qė depėrtonte thellė pa ndalim nė zemėr tė rėrės.

Tė njoha tek ecje nė shi mbi rėrėn time,
Mbi jetėn time,
Me hapa gjurmėlėnėse mbi shpirtin e lagur,
Pa erė qė tė zhvendoste rėrėn,
Pa erė qė tė mbulonte gjurmėt.

Me zemėr tė ngrirė prisja shiun tė pushonte,
E ti tė lodheshe e tė mos ecje mė,
Me gjurmėt plagėhapėse tė jetėrėrės time qė mė mundonin,
Duke hyre thellė nė damarėt e tharė tė shpirtit rėnor.
Shi i marrė qė mua mė ujiste ngadalė drejt vdekjes,
Ndėrsa ty tė drobiti e flaku pėrplastas mbi trupin tim.

Jeta jote?!

Ecje pa fund nė shkretėtira pa lėnė asnjė gjurmė,
E pa u lodhur ecje ,ecje ecje pėr tė lėnė pak gjurmė,
Qė fshiheshin pas teje nga era e tėrbuar.
Kur u njohėm ne tė dy, njohėm dhe shiun e pafund,
Qė mua me mundoi dhe ty tė lodhi.
Rera ime e lagur dhe e munduar u bė njėsh me trupin tėnd tė lodhur,
Qe per here te pare la gjurme pas,
Qe per here te pare nuk kishte ere qe ti fshinte.
Aty ku u shtrive nuk ndjeve clodhje, por fundin e rruges tende,
Dhe… nuk nėme shiun, por reren time te lagur,
Tė ndjerė e munduar po aq sa ty,


Ti re e lodhur mbi reren time te lagur,
Dhe… nuk kishe fuqi te shihje vepren tende,
Gjurmet e tua qe nuk do te shuhen perjetesisht ne ate madheshti boshe.
Une e shfrytezova dhe u talla me eren,ti e munde,
Ne shi u njohem ,ne shi mori vlere mundi yt dhe shkretetira ime pa fund.

Jeta jone ?!

Nga gjurmet qe ti le mbi reren time te lagur,
Shpertheu nje oaz me gjithe bukurine qe Zoti shperndau mbi toke,
Qe cdo qenie e gjalle shuan etjen nga rruga e gjate ne shkretetire.
Pervec nesh qe e krijuam dhe nuk arritem ta shijonim.

---------------------------------------------------------------

....zgjodhi vetem per JU,,,
pa e pyet autorin HIQQQ,ahaha...

Legenda

legenda
13-12-07, 22:24
sot,ndryshe nga dje
-----------------------------------


sot ,
nga gjumi u zgjova
ndryshe ,nga dje

e nen qepalla
nje shkendije
strukur-fshihej...
si dallendyshe e trembur
ne te egrin dimer...

e enderra
nuk deshi te ik-me mengjesin
Jo-i tha Omarit,
nuk perfilli kendesin...

sot
bumerang
fuqia e falur-dje
u kthy...
hapi dyert e SEZAMIT
u be magji...

thesarin e fshehur
ma fali....

---------------------------------------

te gjitha te drejtat e rezervuara nga Legenda

adidu
15-12-07, 13:27
e nen qepalla
nje shkendije
strukur-fshihej...
si dallendyshe e trembur
ne te egrin dimer...

Sy i zgjuar nen qepallen e gjumesise,
dallendyshe shtegtare,
folene tende cdo cast do ruaj,
ne kendin e trishte te dritares time.
ne pritje te pranveres,
ne pritje te ardhjes tende fluturake.

legenda
24-12-07, 01:54
nje magazine shpirterore,,, pa inventar
--------------------------------------------------------------------


....me vello misterioze
mbuloj fytyren,,,
e lotin e fsheh nen qepalle...

kafshoj dhembjen
qe me kafshon
e ne koridorin e vetmise
hijen TIME perplase...

MUZE e varur ne mur
si nje bukuri qe vret
ec krah per krah
me vet-vehten
ringjalljen therret...

--------------------------------------


....kur,,,
lodhja lodhet nga lodhja
shtegtoj rruges
se ngushellimit
- gjej TRISHTIMIN....


shperlodhja
fatamorgane e pakapshme
zhytet ne zhgenjim...
dhemtas.


....kur ,,,
lodhja lodhet nga lodhja
qielli zbrazet
e gjethet pa shpresa
trotuareve perplasen....
__________________



p.s.te drejtat e rezervuara nga Legenda




Sy i zgjuar nen qepallen e gjumesise,
dallendyshe shtegtare,
folene tende cdo cast do ruaj,
ne kendin e trishte te dritares time.
ne pritje te pranveres,
ne pritje te ardhjes tende fluturake.

adidu
27-12-07, 21:45
Nje trendafil,
ne token e shpirtit tend mbolle.
Filiz i brishte,
i blerte,
me gjemba te bute u rrit,
me gjethe njomzake,
te lengeta,
ne lastarin e hajthem,
te kercellit qumeshtor.
Ne lastarin e hajthem,
me rrenje te bardha,
ne shpirtin tend.
Nje trendafil,
lulezon petale shpalosur,
me ushqimin e rrembyer nga shpirti yt,
permes rrenjeve,
permes kercellit,
si veshje e rralle e trupit tend,
stilim hyjnor i vetvetes,
arome ndjellese,
per te tjeret,
arome trendafili,
nga rrenje shpirtrore per mua.

legenda
06-01-08, 00:32
PA FJALE
------------------

Ta ktheva shpinen,pa fjale
pluhurin qe lashe pas,mbuloi
kujtimet.

Pendimin ty ta fali.
le te te percjell,ne cdo pranvere
e vjeshte.

Pa fjale,largohem
pa fjale ,le te mbetet kjo poezi
se loja,mori fund.
-------

...nga Legenda

legenda
06-01-08, 00:45
UNE
tallem me:
diten
jeten
veteveten...
pak edhe me TY
dhe me LEGJENDEN....

UNE
vuaj me:
diten
jeten
e ndrydh vetveten...
ta fali shpresen...

UNE
gezohem
kur gezoj tjetren
gezohem kur
diten ia fali jetes
ne TY zgjoj buzeqeshjen...

nuk flej,...
nje gote
plote : -tallje
-vuajtje
-gezim
sonte do ta gelltis...

-----------------

nga Legenda

Fshatari
06-01-08, 12:00
PA FJALE
------------------

Ta ktheva shpinen,pa fjale
pluhurin qe lashe pas,mbuloi
kujtimet.


Pendimin ty ta fali.
le te te percjell,ne cdo pranvere
e vjeshte.

Pa fjale,largohem
pa fjale ,le te mbetet kjo poezi
se loja,mori fund.
-------

...nga Legenda

Tronditėse tingullojnė kėto vargje : pendimi ėshtė dhuratė plot helm qė do ushqejė nė ēdo hap zemrėn e tė denuarit!
Jo rastėsisht pendimi dhe personi i penduar ndodhen pikėrisht nė strofėn e mesme : i privuar nga e kaluara(kujtimet i ka mbuluar pluhuri...) dhe pa perspektivė(se loja ka marrė fund) ky ėshtė denimi mė i rėndė qė mund t'i shqiptohet njė personi...i mjeri ai person qė duhet tė vuaj kėtė dėnim!

legenda
06-01-08, 13:19
pikerisht,,,

EKSCELENCE,,,
jam e pameshirshme,ahaha...

[quote=Fshatari]..... ky ėshtė denimi mė i rėndė qė mund t'i shqiptohet njė personi...i mjeri ai person ]qė duhet tė vuaj kėtė dėnim!
---------------------------------------

LINDITA ARAPI



Murgesha Violė






Jargavanė, jargavanė, jargavanė.


Dekolte.


Nė dritare rri


Murgesha Violė


Pasditeve ėndėrron lavdi pas

xhamit


Derisa tė dalin yjet.


Del.


Me lavdinė e ėndrrės sė shkretė


Por asnjėherė s'e kalon dot


Kthesėn.


Aty mbet.


Me frymėmarrjen e ngjirur


Zgjat duart lart:


Po ai qiell i vjetėr.


Jargavanė, jargavanė, jargavanė


Tė palidhur, bulėrojnė


Pėrēart.


Aroma, kėrcenj, petale.


Ēlirojnė energjinė e saj

Qė tė vdesė.

Fshatari
06-01-08, 14:21
...ahahaaa,,,...

pikerisht,,,

EKSCELENCE,,,
jam e pameshirshme,ahaha...

[quote=Fshatari]Tronditėse tingullojnė kėto vargje : pendimi ėshtė dhuratė plot helm qė do ushqejė nė ēdo hap zemrėn e tė denuarit!
Jo rastėsisht pendimi dhe personi i penduar ndodhen pikėrisht nė strofėn e mesme : i privuar nga e kaluara(kujtimet i ka mbuluar pluhuri...) dhe pa perspektivė(se loja ka marrė fund) ky ėshtė denimi mė i rėndė qė mund t'i shqiptohet njė personi...i mjeri ai person ]qė duhet tė vuaj kėtė dėnim!


Mirė qė e gjithė kjo ėshtė trillim e nuk pėrkon me realitetin! Jemi nė "kanal virtual".
Mė vjen keq pėr personin real tė cilit i adresohet kjo poezi lamtumirėse. Pėrseris :"...i mjeri ai person(real) qė duhet tė vuaj kėtė dėnim!" edhepse nuk e di pėr kė bėhet fjalė.

legenda
11-01-08, 12:18
....EKSCELENCE,te lutem mos me nxirrni "fshehtesite",ahaha...
ARTI eshte imagjinat.

------------------------------------------------------------

........kisha hy ne ORE-MBRENDA
(ne te EGRIN DIMER)


isha shendrruar ne MINUTE
(si bukuri e AKULLTE )


minuti ishte shendrruar ne PRITJE
(vonese PRANVERORE )


e pritja e PAKUFISHME...

***


...isha vonuar ne JETE.

(mbrenda ne ORE )


nga Legenda

---------------------------------

GJETA ZGJIDHJEN


Ia fala paqen zemres tende
heshtjen e permotshme,
vetes ia fala.

kaperceva orbitat
nje nga nje
dhe gjeta piknisjen
per jeten e re.

piktakimin e pagezova
-PIKEKTHESE.

te kaluaren e vara ne mur
ne harrese te keshtjella e vjeter.

kjo bote don motor
te ec perpara...

sa shpejte ik nata,e
vjen mengjesi
-plote drite.


nga Legenda

legenda
11-01-08, 23:41
....Sali Beqiraj,,,te pershendes...
po zgjedh edhe UNE nje poezi nga libri qe me dhurove:

" QERSHOR DHE PAK TRISHTIM "
---------------------------------------------------------------

Kuptohet pa lejen tende,ahaha...

HIMN VDEKJES
------------------

Kam lene
Nje shpelle
Te madhe dhembjesh.

Kur te kthehem ne shtepi
Ajo do te jete e mbushur
Koka njerezish
Dhe gure.


nga poezia e titulluar " POEZIA ",,,ndaj keto vargje:

Cka s““bej per te mbetur gjalle
Bej cimento
Bej mur
Bej Pazar
Bej marreveshje me shpirt
Ia le depozit
Ndjenjat e mia.

TOKĖ E ĒUDITSHME


Kosova ėshtė njė dhembje mė shumė
se dhembjet
Trollin e ashpėr
tė ashpėr e mban
pėrmbi

Qiellin e errėt
tė errėt e mbyll
nė gji

Ajrin e ftohtė
tė ftohtė si malet
e pėrbin
Ujin e zi
tė zi e vjell
ēudi....


Sali Beqiraj (http://letersia.zemrashqiptare.net/article/AutoreSSH/SaliBeqiraj/) http://letersia.zemrashqiptare.net/templates/ProBlue/images/spacer.gif

legenda
23-01-08, 15:24
JAM UNE - VETJA IME
----------------------------------------------------
----------------------------------------------------


Jam UNE-VETJA ime
qe thej rregulla e parime
nuk beje pazar me gjyqtare
- pa kandar
qe vene aktvendime mbi
shpinen time....
te le peng KOKEN time.
--------------------------------------------
--------------------------------------------
Jam UNE-VETJA ime
qe le shpirtin
shlirshem te fluturoj
qe nuk aktroj
qe thjeshte dua
-DASHUROJ
ngapak edhe lotoj....
***
Jam UNE - VETJA ime
qe nuk kam MUZE
-per krijime...
qe flej vet ne guacen time...
Qe therras e bertas
O,,, TEMPORAAAA...o, MOREEES!!!
nganjehere edhe pelcas...
kur BOTA e perdale
me prish qetesine ne guace.
***
Jam UNE - VETJA ime:
-paperkulshem
-qendrueshem
ne SKAJIN e SKAJEVE
heshtas
vajtueshem ,qe rri.....

-per RIREVOLUCION
te mbrendshem.



( P.s.me ma marr dikush kete poezi, e vras,...ahaha )
Legenda

Paradox_13
29-01-08, 09:57
JAM UNE - VETJA IME
----------------------------------------------------
----------------------------------------------------


Jam UNE-VETJA ime
qe thej rregulla e parime
nuk beje pazar me gjyqtare
- pa kandar
qe vene aktvendime mbi
shpinen time....
te le peng KOKEN time.
--------------------------------------------
--------------------------------------------
Jam UNE-VETJA ime
qe le shpirtin
shlirshem te fluturoj
qe nuk aktroj
qe thjeshte dua
-DASHUROJ
ngapak edhe lotoj....
***
Jam UNE - VETJA ime
qe nuk kam MUZE
-per krijime...
qe flej vet ne guacen time...
Qe therras e bertas
O,,, TEMPORAAAA...o, MOREEES!!!
nganjehere edhe pelcas...
kur BOTA e perdale
me prish qetesine ne guace.
***
Jam UNE - VETJA ime:
-paperkulshem
-qendrueshem
ne SKAJIN e SKAJEVE
heshtas
vajtueshem ,qe rri.....

-per RIREVOLUCION
te mbrendshem.



( P.s.me ma marr dikush kete poezi, e vras,...ahaha )
Legenda









Ka kohė qė qėndroj nė cep tė kėsaj dritareje duke pritur rastin qė nga dielli tė grabis rrezet qė mė ngrohin pėrkundėr kėrcnive qe mė vien nga lartė pėr tė mos prekė yjet e zjarrta se aty digjesh.
E frigėshme,apo jo..!!
E sot……….
Si meteorė tė shkėputur nga yjet shkėlqejn keto vargje,…
por qe do,..
kurė prapė pasė tyre vie kercnimi ‘’mos vidhni se vriteni’’…!!
Vėrrtetė e ftohėt ėshtė vdekja por aqė mė vėshtirė ėshtė qė njeriu tė qėndroj indeferent dhe i papėrkulur para vlerave tė tilla..
Respekt..

legenda
10-02-08, 13:04
Ka kohė qė qėndroj nė cep tė kėsaj dritareje duke pritur rastin qė nga dielli tė grabis rrezet qė mė ngrohin pėrkundėr kėrcnive qe mė vien nga lartė pėr tė mos prekė yjet e zjarrta se aty digjesh.
E frigėshme,apo jo..!!
E sot……….
Si meteorė tė shkėputur nga yjet shkėlqejn keto vargje,…
por qe do,..
kurė prapė pasė tyre vie kercnimi ‘’mos vidhni se vriteni’’…!!
Vėrrtetė e ftohėt ėshtė vdekja por aqė mė vėshtirė ėshtė qė njeriu tė qėndroj indeferent dhe i papėrkulur para vlerave tė tilla..
Respekt..


Pardaox_13,,,

te falenderoj per mendimin tend,.
- kjo poezi ishte nje shperthim i castit,nje shperthim i mbrendshem,ndoshta ndaj nje revolte kahere te fshehur ne mua...

poezine e ndjej ne dell,nuk di sa ia kam arrit qellimit,pasi qe une shkruaj vetem si HOBY,jam laike ne kete drejtim.

....meteore qe bien nga qielli ,gjithsesi jane edhe poezite e tua,qe mberthejne ne vete shume ndjenje,...
nuk di se sa do te qendroja INDIFERENTE,qe te mos prek vargjet e tua,ahaha...

lirik
07-04-08, 09:48
DASHURIA MUND VDEKJEN
--------------------------------

Nese une nuk vi
te TI
vjen vjeshta
te sjell lote e shi
mallengjim per
syte e mi....

Nese UNE tretem
te le kujtimet dhe vjeshten
ne TY muros heshtjen...

mos e humb vehten
e ke vjeshten....

--------------------------

Nese tretem UNE
mos mendo se eshte FUND
behem ERE dhe vi ne vjeshte
loze me flete,TY te perkedhel...
se,,,
DASHURIA mund VDEKJEN.


te gjitha te drejtat e rezervuara nga Legenda










E NDERUARA LEGENDA
Mė tėrhoqen shum kto vargje tuaja i pėlqeva shum
dashuria mundė vdekjen me pelqu shum secili varg nuk e di a e keni shkruar ju vet
kė poezi por me pelqeu shum mbrendija dhe arti i sajė permbajtja shum intresante
permbajtja shum e bukur me frymė artistike.
Ndjenjat dhe format spjegimi shpirtzimi i subjektit dhe transformimi nė ndjenjė
nė kėt pėrkushtim ku fjala bėhet art i secilit ind qė ndjenė dhe shpirtė qė dashuron
kthehet joshet mishėrohet njitet njėsohet me frymen me pėrkdheljen metaforizohet
aq artistikisht sa qė shėndrrohet nė njė shpirtė me plot prekje e ndjenja
arrin ne cak dhe shendrrohet ne perkdhelje ketheht shpirtrishtė nė erė nė vjeshtė rinisje qė don te jetoj te niset tė riogjallrohet te frymoj nėpėr ringjallje jete.
MJAFT ME SUSKES ARTISTIKISHT E KENI ARRITė QELLIMIN ne formė tejet poetike dhe domethėnse.
FUWQIA E FJALES DASHURIA MUNDė VDEKJEN ėSHTė NJė BOTė SHPIRTROE NJė SHPREHJE AQ E FUQISHME SA Qė PERVEQ VDEKJES KJO RRėNNON TE GJITHA VUAJTJET TJERA SEPSE DASHURIA ESHT VET JETA VET FORCA VET SHPIRTI GJALLUES I JETES VET FUQIA E SUBJEKTIT DHE OBJEKTIT :
Ju ja keni dalė mjaft mjeshtrisht te simbolizoni arin dhe shpirtin ne ket poezi fuqinė e prekjes dhe unjisimit nė shpirtzim tė ndjenjes se permbushur plot me nxitje e deshira me plot vullnet sidomos kur thuhet nese un tremtem mos mendo se ėsht fundi
qė paraqet njė optimizėm te jashtzakonshėm njė dashuri me plot shpirtė dhe vuullnet domosdoshmėri per tu rikthyer nė rigjallrim nė perksdhelje qoftė edhe si erė nė imagjinaten e formes si erė por ne realitet vullnet dhe shpirtzim ndjenjė madhore patjetersim ne qelllim ngulmim ne qellim per shkka te motivit mbi te gjitha dashuri kapak qiellor maje e shtytjes ndjenjes pėr rigjallrim ne dashuri ne at qka dashuron.
PER SECILIN VARG KISHA THURė NJė TEORI TE GJERė TE ANALIZES POR PO E Lė NJIHER ME KAQ TE SHOH REAGIMIN TėND
TE PERGEZOJ PER KET INTERPRETIM MJAFT MJESHTRORė SHUM POETIK KRIJIM I KTYRE VARGJEVE MJAFT DOMETHENSE DHE MJAFT KUALITET
PERGZIMET E MIA ENDERUARA LEGENDA MREKULLUEUSHėM KENI THURė NėT MAJE ARTI JU LUMTė SUKSESE

lirik
07-04-08, 10:02
E NDERUARA LEGENDA
Mė tėrhoqen shum kto vargje tuaja i pėlqeva shum
dashuria mundė vdekjen mė pėlqeu shum secili varg
nuk e di a e keni shkruar ju vet
kėt poezi por mė pelqeu shum mbrendija dhe arti i sajė
permbajtja shum intresante
pėrmbajtja shum e bukur me frymė artistike shum intresante me pak fjalė por shum domethense .
Ndjenjat dhe format spjegimi shpirtzimi i subjektit dhe transformimi nė ndjenjė
nė kėt pėrkushtim
ku fjala bėhet art i secilit ind qė ndjenė
dhe shpirtė qė dashuron
kthehet joshet mishėrohet
njitet njėsohet me frymen me pėrkdheljen metaforizohet
aq artistikisht
sa qė shėndrrohet nė njė shpirtė me plot prekje e ndjenja
arrin ne cak
dhe shėndrrohet nė pėrkdhelje
ktheht shpirtrishtė nė erė nė vjeshtė
rinisje qė don te jetoj
tėniset tė ri
gjallrohet te frymoj nėpėr ringjallje jete dashurie
MJAFT ME SUKES ARTISTIKISHTE KENI ARRITė QELLIMIN
ne formė tejet poetike dhe domethėnse.
FUQIA E FJALES DASHURIA MUNDė VDEKJEN
ėSHTė NJė BOTė SHPIRTROE
NJė SHPREHJE AQ E FUQISHME
SA Qė PERVEQ VDEKJES KJO RRėNNON TE GJITHA VUAJTJET TJERA
SEPSE DASHURIA ėHT VET JETA
VET FORCA
VET SHPIRTI GJALLUES I JETES
VET FUQIA E SUBJEKTIT DHE OBJEKTIT :
Ju ja keni dalė mjaft mjeshtrisht tėsimbolizoni artine shpirtin ne kė poezi
fuqinė e prekjes dhe unjisimit nė shpirtzim
tė ndjenjes se permbushur plot me nxitje e deshira
me plot vullnet
sidomos kur thuhet nese un tretem mos mendo se ėsht fundi
qė paraqet njė optimizėm te jashtzakonshėm
njė dashuri me plot shpirtė dhe vullnet domosdoshmėri per tu rikthyer
nė rigjallrim nė pėkdhelje rinisjeqofte edhe si erė ne imagjinaten
e formes si erė
por ne realitet
vullnet dhe shpirtzim
ndjenjė madhore patjetersim ne qelllim
ngulmim ne qellim
per shkak te motivit dashuri
mbi te gjitha dashuri
kapak qiellor maje e shtytjes ndjenjes pėr rigjallrim ne dashuri ne at qka dashuron ne rikthim ne qellllim

PER SECILIN VARG KISHA THURė NJė TEORI TE GJERė TE ANALIZES
POR PO E Lė NJIHER ME KAQ TE SHOH REAGIMIN TėND
TE PERGEZOJ PER KET INTERPRETIM MJAFT MJESHTRORė
SHUM POETIK
KRIJIM I KTYRE
VARGJEVE MJAFT DOMETHENSE DHE MJAFT KUALITET
M pak fjalė keni thėnė shum QENKENI TALENTE PA DYSHIM E KRIJIMIT
VAZHDONI DHE KRIJONI

PERGZIMET E MIA E NDERUARALEGENDA MREKULLUEUSHėM KENI THURė KėTMAJE ARTI JU LUMTė SUKSESE