PDA

View Full Version : Hyri nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės

sherri
15-06-08, 19:33
Hyri nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės Sot hyri nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės , dokument ky modern i cili pėrmban parimet themelore pėr ndėrtimin e shtetėsisė. Institucionet e vendit do tė marrin mbi vete shumė nga pėrgjegjėsitė qė deri tash i ka ushtruar UNMIK-u, i cili pritet tė rikonfigurohet nė pajtim me zhvillimet politike nė Kosovė. Me dokumentin mė tė lartė juridik, Republika e Kosovės pėrcaktohet si shoqėri shumetnike, e pėrbėrė nga shqiptarėt dhe komunitetet tjera, e cila qeveriset nė mėnyrė demokratike.
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės ka 14 kapituj dhe 150 nene dhe si e tillė avanson rolin e Presidentit tė Kosovės, i cili do tė jetė komandant suprem i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, e cila pritet tė themelohet deri nė fund tė vitit.

Zote bene "hajr"!nese sote punon zoti!?ce esht kjo me neve?
u shpall pamvarsia,te dielen,hyri ne fuqi kushtetuta te dielen!!!disi si mrapsht......

Alkimisti_ch
15-06-08, 19:37
Datave me te rendesishme te historise me te re te Kosoves, pas asaj te 17 shkurtit 2008, sot me 15. Qershor 2008 iu shtua edhe nje date e veqante e cila per her te pare ne historine e saj, Kosoven e ben me aktin me te larte juridik KUSHTETUTEN E KOSOVES.

Ky akt i larte juridiko-politik perben bazamentin me te fuqishem dhe me te qendrushem te shtetesise se Kosoves dhe padyshim une pres se pas ktij akti te pasoje nje njohje edhe me e fuqishme edhe nga shtetet tjera antare te OKBS- se ne menyr qe Kosova se shpejti te kete te drejten e aplikimit ne mekanizmat tjere nderkombetar duke perfshi te gjitha fondet e ndryshme monetare ne menyr qe te intensifikohen punete per investime te medha ne mbar Kosoven te cilat do te zbusnin papunsine dhe do te ndikonin ne permirsimin e kualitetit te jetes ne Kosove.

Me kete akt ne fakt hapen dyert ligjerisht per marrjen e pushtetit ne duart tona perveq atyre funksioneve qe jane te parapara nga EULEX dhe eventualisht ne disa fusha edhe ne bashkepunim me UNMIK-un.
Kosova ngadal por sigurt po ecen rrugen e drasuar nga ideatoret dhe strateget e saj te denje, si shtet i pavarur i hapur ndaj tjerve dhe i integruar ne struktruat evro-atlantike.

Si e shihni ju kete akt madhor?

p.s Tash ne fakt te gjithe shqiptaret qe jetojne ne vendet e huaja qe nga neser kane te drejte ligjore te shkojne prane organeve perkatese per te bere ndryshimin e dokumenteve kur eshte fjala per shtetesine: pra aty ku shkruan: Serbien /Montenegro, duhet kerkuar qe te shenohet Kosova, kjo sa i perket atyre qe jetojne ne Zvicer per e vendet tjera duhet te informoheni per procedurat qe mund te variojne.

>>{SpOnGeBoB}<<
15-06-08, 20:31
Tekoka ba nami mare, ev shoq une qysh e dij moti e kan ba qe nji muaj e kusur dite amo hala nuk ja paten japen takatin mu ba e fuqishme.

Alkimist shoqi, pse a edhe vendet e huja po punojkan me kushtetut tu Kosoves. Kismet neser natje halo pa e qel shallterin kam me shku me ju thane ich bin glücklich... ich bin froh... ich komme aus tu Kosova edhe shkruma qetu te auzhvisa KOSOVA

Guri i madh
15-06-08, 20:40
mbetet te shofim sa do te zbatohet ne praktik

tani dihet se institucionet e kosoves heshtazi i kan pranue kryetart e komunave te veriut te cilet dolen nga zgjedhjet e serbis

Alkimisti_ch
15-06-08, 20:46
Tekoka ba nami mare, ev shoq une qysh e dij moti e kan ba qe nji muaj e kusur dite amo hala nuk ja paten japen takatin mu ba e fuqishme.

Alkimist shoqi, pse a edhe vendet e huja po punojkan me kushtetut tu Kosoves. Kismet neser natje halo pa e qel shallterin kam me shku me ju thane ich bin glücklich... ich bin froh... ich komme aus tu Kosova edhe shkruma qetu te auzhvisa KOSOVA

SpOnGeBob eshte normale qe nuk e ke ditur deri me tani sepse ne kurr ...? skemi qen shtet deri me pare ose ke qen pjestar i nje shteti fiktiv ish-krijeses artificiale "jugosl." prandaj ata qe jan msu me ju figuru ne dokumente ajo mos ta bejne kete. Vete fakti qe kushtetua eshte akti me i lart juridik i nje shteti len te nenkuptohet se ajo permban nene dhe ligje ne te cilat shume ēeshtje jane te sqarume shume qarte e ktu kuptohet se Kosova tash ne aspektin ligjor gjithnje duke u bazuar pra nga ligjet qe kane per baze aktin kushtetues mund te rregulloj shume ēeshtje permes marrveshjeve bilaterale me secilin shtet pra duke e kerkuar qe ne kete rast perveq hapjes se zyrave te ambasades te rregulloj edhe shume ēeshtje per te cilat deri me tani Zvicra por edhe shume shtete tjera i kan rregulluar ne baze te akteve ligjore dhe marrveshjeve qe kan ber me shtetin fiktiv serbine.
Nese nuk ka qen ashtu te lutem na sjell nje argument.

Pra medoj se tash mbase e ke te qarte se me aktin juridik Kosova, por edhe ti si kosovar ke te drejte te kerkosh qe kto gjera te ndrrohen ne favor tendin, pra ka te bej edhe me zhvilimet jashte Kosoves. Nuk po du me besu qe akoma paska shqiptar qe mendojne te shkojne ne ambasaden serbe ..! Flmn per mirekuptim.

Pupi
15-06-08, 21:01

Valla po a, tybe jan kan ra ndert me neve zyrtart e huaj, i shtronim dokumentin ku shkruante qart jugosllavia, ma von serbia, se fundit unmiku, e na gjithmone qirreshim shtetas shqiptar, derisa ma pati dhene njeher dokumentin nje nenpunse e mtha : kur ta besh shtetin thuaj jam cfar jam, e tash nuk e sheh cfar te shkruan, sma nreqi punen e me nxorri kofer jasht.
a po po, neser me kysmet drejt e ne ausengeländerbehörde, tash jam ba shqiptar pernime, edhe me kushtetut bile, kam frigen qe prap spo me pranojn me "jam Shqiptar" se! Cfar tani ?

>>{SpOnGeBoB}<<
15-06-08, 21:29
SpOnGeBob eshte normale qe nuk e ke ditur deri me tani sepse ne kurr ...? skemi qen shtet deri me pare ose ke qen pjestar i nje shteti fiktiv ish-krijeses artificiale "jugosl." prandaj ata qe jan msu me ju figuru ne dokumente ajo mos ta bejne kete. Vete fakti qe kushtetua eshte akti me i lart juridik i nje shteti len te nenkuptohet se ajo permban nene dhe ligje ne te cilat shume ēeshtje jane te sqarume shume qarte e ktu kuptohet se Kosova tash ne aspektin ligjor gjithnje duke u bazuar pra nga ligjet qe kane per baze aktin kushtetues mund te rregulloj shume ēeshtje permes marrveshjeve bilaterale me secilin shtet pra duke e kerkuar qe ne kete rast perveq hapjes se zyrave te ambasades te rregulloj edhe shume ēeshtje per te cilat deri me tani Zvicra por edhe shume shtete tjera i kan rregulluar ne baze te akteve ligjore dhe marrveshjeve qe kan ber me shtetin fiktiv serbine.
Nese nuk ka qen ashtu te lutem na sjell nje argument.

Pra medoj se tash mbase e ke te qarte se me aktin juridik Kosova, por edhe ti si kosovar ke te drejte te kerkosh qe kto gjera te ndrrohen ne favor tendin, pra ka te bej edhe me zhvilimet jashte Kosoves. Nuk po du me besu qe akoma paska shqiptar qe mendojne te shkojne ne ambasaden serbe ..! Flmn per mirekuptim.

Alkimist qka e zgjerove mare qeshtu qet reakcion. Qe nji argument, une qysh e dij qeta tu Kosova halo jan kane tu e shkrujten kushtetuten e ne zhvicer jan kane tu i lshue auzhvisat e reja me staatsangehörigkeit Kosova, e kam pa nji dokument qe ja kane leshu nje femiu te posalindun. E po du me thane qe nuk ka lidhje kjo me kushtetuten po me ata qe e ka njoft si shtet edhe per ata osht e obligume qytetart e atina shteti qe e ka njoft me i evidentu si qytetar tu Kosoves pershembull.

E kushtetuta e kosoves nuk ta obligon asnji kokerr as zvicren e as nji shtet tjeter, a po kupton shoqi.

Alkimisti_ch
15-06-08, 22:18

Nuk eshte pune obligimi po eshte pune diplomacije e jane disa rregulla qe duhet te ju paraprijne ketyre akteve. Shtrohet pyetja pse Kosova pra pas njohjes nga Zvicra si shtet nuk mundi te hapte perfaqesine e saj menjiher edhe pse kjo eshte shume e nevojshme. Ja ta them une: sepse ketyre gjerave duhet te ju paraprijne disa akte normative te cilat bazohen ne aktin kushtetues te atij vendi. Pra i nderuar nuk mjafton vetem njohja e shtetit se pendryshe nuk do te kishte kuptim me pas Kushtetut asnje shtet e nuk do te kishte nevoj mu qujt akti me i LARTE POLITIK e JURIDIK. Ne vendet me demokraci te perparuara shume sene jan te rregulluara me kushtetut e nuk mundesh me vepru ti kry ne veti nese bjen ndesh me kushtetuten e atij vendi. Zvicra per me hap ambasaden e saj ne Prishtine i eshte dashur te nenshkruar rreth 60 marveshje bilaterale te cilat bazohen ne kushtetuten zviceriane, e ti po pyet ēka ka lidhje kushtetuta???Aty jan shume detale qe rregullohen si bie fjala ekstradimin e qytetarve te Kosovesn ga Zvicra apo anasjelltas etj etj...

Tash menjiher pas futjes ne fuqi te kesaj kushtetute USA por edhe shtetet tjera mund te bejne marrveshje e kontraktime te ndersjella duke anashkaluar UNMIK e EULEX. Pra me nje fjal kushtetuta eshte Bazamenti i Kosoves Demokratike qe ne nje far menyre te jep legjitimitet te plote dhe percakton shume gjera qe kane te bejne me qytetarin e Kosoves kudo qe ndodhet ai psh. si bie fjala se kur duhet me shku ne gjum Ti.etjjjj..nejse kjo ke pak me humor, por po du me than qe na nashta edhe nuk jemi aq te vetedijshem se ēfare rendesi te madhe ka kjo. Vetem sa per rikujtim serbet kur nderrmerrnin aksione ne vitet '89 se pari miratonin ndryshimet kushtetuese - juridike per me kriju "legjitimitetin politik" karshi opinionit nderkombetar per me ba ēka te donin.....

Urata
15-06-08, 23:22
Bone Zot hajr...!

Oqeani
15-06-08, 23:24
Mire eshte se edhe popi punon te Dielave !!!

arton bala
16-06-08, 02:01
Hyri nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės Sot hyri nė fuqi Kushtetuta e Republikės sė Kosovės , dokument ky modern i cili pėrmban parimet themelore pėr ndėrtimin e shtetėsisė. Institucionet e vendit do tė marrin mbi vete shumė nga pėrgjegjėsitė qė deri tash i ka ushtruar UNMIK-u, i cili pritet tė rikonfigurohet nė pajtim me zhvillimet politike nė Kosovė. Me dokumentin mė tė lartė juridik, Republika e Kosovės pėrcaktohet si shoqėri shumetnike, e pėrbėrė nga shqiptarėt dhe komunitetet tjera, e cila qeveriset nė mėnyrė demokratike.
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės ka 14 kapituj dhe 150 nene dhe si e tillė avanson rolin e Presidentit tė Kosovės, i cili do tė jetė komandant suprem i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, e cila pritet tė themelohet deri nė fund tė vitit.

Zote bene "hajr"!nese sote punon zoti!?ce esht kjo me neve?
u shpall pamvarsia,te dielen,hyri ne fuqi kushtetuta te dielen!!!disi si mrapsht......

Te dielen pra, aiiih s“e paske dite qe paria jone s“pushon asnjehere, aaa? :tongue:

Hyrja e kushtetutes ne fuqi per mua eshte nje nder ngjarjet me te rendesishme per Kosoven qe qindra vite. Ajo percakton lidhjet tona me shtetin, te qytetarit me qytetarin, te organeve shteterore mes veti, dhe definon te gjitha principet e vlerat obligative te shoqerise tone. Ajo mbaron status quon e jurisidiksionit kosovar te deritanishem, krijon ne kete menyre siguri ligjore, e cila ishte pengesa kryesore per perparime ne sfera tjera shoqerore. Perparesi qe do ta verejme edhe ne perditshmerine tone. Keshtu qe urime te gjithe atyre qe kane enderruar te jetojne simbas normave sociale, juridike e morale qe i sjellin shqiptaret (ne bashkepunim suveren me popujt miqe).

Ne fund nje pyetje:
A mos e din dikush, a e percakton kushtetuta flamurin, himnin dhe kufinjet e Kosoves? Pyes sepse ka kushtetuta, te cilat keto tri gjera i rregullojne ne menyre te perjetshme, cka nenkupton se s“mund te ndryshohen kurre.

Urata
16-06-08, 02:28
Mire eshte se edhe popi punon te Dielave !!!

ha,ha,haaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa...
ēka deshte te thuash me keto siper fjalet lum Oqeani...? :)

Gjumashja
16-06-08, 07:36
SHBA dhe Britania e Madhe pėrshėndesin hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės

Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Britania e Madhe kanė pėrshėndetur hyrjen nė fuqi tė Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės. Nė njė komunikatė shtypi nga Departamenti amerikan i Shtetit, thuhet se SHBA-ja pėrgėzon popullin e Republikės sė Kosovės pėr hyrjen nė fuqi tė kushtetutės, e cila pėrfaqėson aspiratėn dhe vendosmėrinė e qytetarėve tė Kosovės pėr tė krijuar njė shtet demokratik, shumetnikė e tė integruar plotėsisht nė strukturat evroatlantike. “Shtetet e Bashkuara, nė veēanti mirėpresim inkorporimin nė kushtetutė tė tė drejtave tė minoriteteve sipas paketės Ahtisaarit”, thuhet nė komunikatė. Dhe spikatet se SHBA-ja si mike dhe partnere, do tė vazhdojė ta mbėshtesė Kosovėn pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė pėr popullin e saj. Ndėrsa nė njė komunikatė shtypi tė Ministrisė sė Jashtme britanike, pėrshėndetet hyrja nė fuqi e kushtetutės, e qė sipas saj po pėrmbyll njė etapė konflikti dhe po ia hap rrugėn Kosovės demokratike edhe me tė ardhme evropiane. “Sot, Qeveria e Kosovės e ndihmuar nga Zyra Civile Ndėrkombėtare mori tė gjitha pėrgjegjėsitė qė i takojnė. Gjatė 9 vjetėve tė kaluar, Misioni i OKB-sė ka luajtur njė rol tė rėndėsishėm nė Kosovė dhe do tė vazhdojė tė ketė njė rol tė rėndėsishėm sė bashku me KFOR-in dhe EULX-in. Mbėshtetja e Britanisė sė Madhe nuk do tė mungojė”, thuhet nė komunikatė.

Zero Cool
16-06-08, 10:06
SHBA urojnė Kosovėn pėr Kushtetutėn e re

http://www.rtklive.com/img/cnt/objektet/state_department.jpg

New York, 16 qershor. Shtetet e Bashkuara tė Amerikės e kanė pėrshėndetur hyrjen nė fuqi te Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės duke ritheksuar edhe njėherė gatishmėrinė qė si mik do tė vazhdojnė tė ndihmojnė ndėrtimin dhe prosperitetin e saj. "SHBA urojnė popullin e Kosovės me rastin e hyrjes sot nė fuqi tė Kushtetutės sė tyre tė re", thuhej nė kumtesėn pėr shtyp tė Departamenti tė Shtetit qė e dha drejtori pėr marrėdhėnie me shtypin, Gonzalo Gallegos. "Kushtetuta pėrjetėson aspiratėn dhe pėrcaktimin e qytetarėve tė Kosovės qė tė krijojnė njė shtet demokratik dhe shumetnik, qė ėshtė plotėsisht i integruar nė komunitetin Euro-Atlantik. Shtetet e Bashkuara nė veēanti pėrshėndesin pėrfshirjen nė Kushtetutė tė njė
mbrojtje tė gjerė tė drejtash tė pakicave qė janė propozuar nga i dėrguari i Posaēėm i Kombeve tė Bashkuara, Maartti Ahtisaari", thuhej nė kumtesė.

Deklarata e qeverisė amerikane ka edhe njė mesazh pėr 'udhėheqėsit e Kosovės tė cilėt tani duhet tė punojnė qė tė vėnė nė jetė principet mė tė larta tė kushtetutės sė tyre nė ndryshime konkrete pozitive nė jetėt e tė gjithė qytetarėve tė saj'.

"Shtetet e Bashkuara tė Amerikės si njė mik dhe partner do tė vazhdojnė tė mbėshtesin pėrpjekjet e Kosovės qė tė ndėrtojnė njė tė ardhme mė tė mirė pėr qytetarėt e saj" thekson urimi i qeverisė amerikane me rastin e hyrjes nė fuqi tė kushtetutės sė Kosovės. /s.gashi/

RTK 16 qershor 2008 - 09:05:59

Zero Cool
16-06-08, 10:07
Bush udhėzon pjesėmarrjen e forcave tė SHBA-ve nė operacionet ushtarake nė Kosovė

http://www.rtklive.com/img/cnt/personalitetet/GeorgeBush.jpg

Presidenti amerikan, George Bush iu ka dėrguar njė letėr tė dy dhomave tė Kongresit amerikan, pėr t'i njoftuar pėr nivelin e ri tė bashkėpunimit qė Ushtria Amerikane do tė ketė me prezencėn e ardhshme civile ndėrkombėtare nė Kosovė, pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės.

"Kam udhėzuar pjesėmarrjen e forcave tė armatosura tė Shteteve tė Bashkuara nė tė gjitha operacionet e pranisė ndėrkombėtare ushtarake nė Kosovė, duke u bazuar nė autoritetin tim pėr tė udhėhequr politikėn e jashtme tė SHBA-sė dhe si Komandant i Forcave tė Armatosura", thotė presidenti amerikan nė letėr, duke i premtuar Kongresit se do ta njoftojė vazhdimisht pėr zhvillimet e reja.

RTK 16 qershor 2008 - 09:10:23

Zero Cool
16-06-08, 10:10
Reagime tė pritura nga Beogradi zyrtar, pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės

http://www.rtklive.com/img/cnt/personalitetet/boris_tadic.jpg

Sikundėr ėshtė pritur, zyrtarėt e Beogradit kanė deklaruar se Kushtetuta e Kosovės, ėshtė e papranueshme pėr serbėt, dhe bashkėsitė tjera joshqiptare nė Kosovė, si edhe pėr vet Serbinė, dhe kanė shtuar se ajo nuk mund tė zbatohet atje ku serbėt dhe qytetarėt tjerė janė lojal ndaj Serbisė dhe nuk e duan atė. Presidenti Boris Tadiq ka deklaruar se Serbia nuk e pranon shpalljen e Kushtetutės sė Kosovės si fakt juridik, dhe ka paralajmėruar se Beogradi do tė kėrkojė vazhdimin e negociatave mbi tė ardhmen e Kosovės.

"Ne jemi tė gatshėm tė kthehemi rreth tryezės negociatore dhe nė kėtė do tė insistojmė nė tė gjitha forumet ndėrkombėtare. Kjo do tė jetė strategjia dhe pėrgjigja jonė ndaj shpalljes jolegale tė tė ashtuquajturit shtet tė Kosovės", ka thėnė Tadiq pėr mediat nė Beograd.

Nėdėrsa, i ashtuquajturi monistėr pėr Kosovėn, Sllobodan Samarxhiq ka thėnė se Kushtetuta e Kosovės ėshtė e pavlefshme dhe ajo nuk po hyn nė fuqi pėr Serbinė "por pėr grupin e qytetarėve tė Serbisė, pėr shqiptarėt qė do ta shpallin me anė tė kuvendit tė tyre. Kjo ėshtė identike me shpalljen e pavarėsisė mė 17 shkurt, njė akt jolegal dhe kundėrjuridik tė cilin Serbia nuk do ta njohė as tani, as kurdo qoftė”, ka thėnė i ashtuquajturi ministėr pėr Kosovės, Samarxhiq.

Ndėrsa, kryeministri teknik i Serbisė, Vojisllav Koshtunica ka thėnė se ėshtė e domosdoshme qė Kuvendi i Serbisė tė mblidhet urgjentisht nė mėnyrė qė Serbia, para mbledhjes sė KS tė KB, tė marrė vendimin se nuk e pranon misionin EULEKS nė Kosovė.

"Pasi qė qėllimi i EULEKS-it ėshtė qė nė bazė tė Planit tė hedhur poshtė tė Ahtisaarit ta zbatojė pavarėsinė e Kosovės, ėshtė evidente se ky mision ėshtė direkt nė kundėrshtim edhe me Rezolutėn 1244 dhe me Kushtetutėn e Serbisė", ka thėnė Koshtunica.

RTK16 qershor 2008 - 09:18:31

Komenti im: Mu kan veq shkijet qe spe pranojn Kushtetuten e Kosoves kishte em qene ma logjike, por duke pare edhe disa shqipfoles qe sjan ka e pranojn, kjo eshte brengosese !

Alkimisti_ch
16-06-08, 10:27
Te dielen pra, aiiih s“e paske dite qe paria jone s“pushon asnjehere, aaa? :tongue:

Hyrja e kushtetutes ne fuqi per mua eshte nje nder ngjarjet me te rendesishme per Kosoven qe qindra vite. Ajo percakton lidhjet tona me shtetin, te qytetarit me qytetarin, te organeve shteterore mes veti, dhe definon te gjitha principet e vlerat obligative te shoqerise tone. Ajo mbaron status quon e jurisidiksionit kosovar te deritanishem, krijon ne kete menyre siguri ligjore, e cila ishte pengesa kryesore per perparime ne sfera tjera shoqerore. Perparesi qe do ta verejme edhe ne perditshmerine tone. Keshtu qe urime te gjithe atyre qe kane enderruar te jetojne simbas normave sociale, juridike e morale qe i sjellin shqiptaret (ne bashkepunim suveren me popujt miqe).

Ne fund nje pyetje:
A mos e din dikush, a e percakton kushtetuta flamurin, himnin dhe kufinjet e Kosoves? Pyes sepse ka kushtetuta, te cilat keto tri gjera i rregullojne ne menyre te perjetshme, cka nenkupton se s“mund te ndryshohen kurre.

Arton shume mire e ke pershkruar e ksaj nuk kam ēka ti shtoj asgje. Vetem po sjell tekstin qe eshte ne faqet e para te kushtetutes se shtetit te Kosoves:

Ne, Populli i Kosovės,
Tė vendosur pėr tė ndėrtuar njė ardhmėri tė Kosovės si njė vend i lirė, demokratik dhe paqedashės, i cili do tė jetė atdhe i tė gjithė qytetarėve tė vet;
Tė pėrkushtuar pėr krijimin e njė shteti tė qytetarėve tė barabartė, i cili do tė garantojė tė drejtat e secilit qytetar, liritė qytetare dhe barazinė e tė gjithė qytetarėve para ligjit;
Tė zotuar qė Kosova tė jetė shtet i mirėqenies ekonomike dhe i prosperitetit social;
Tė sigurt qė shteti i Kosovės do tė kontribuojė nė stabilitetin e rajonit dhe tė mbarė
Evropės, duke krijuar marrėdhėnie tė fqinjėsisė dhe tė bashkėpunimit tė mirė me tė
gjitha shtetet fqinje;
Tė bindur qė shteti i Kosovės do tė jetė anėtar i denjė i familjes sė shteteve
paqedashėse nė Botė;
Me synimin qė shteti i Kosovės tė pėrfshihet nė proceset integruese Euro-Atlantike;

Nė mėnyrė solemne, miratojmė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

Kurse neni 6. percakton ligjin per simbolet e shtetit dhe pedorimin e tyre. Aty nuk ceket askund se jan te rregulluara perjetesisht por eshte permend se simbolet percaktojne karakterin multietnik te shtetit, ēka ne fakt ky eshte edhe thelbi i shtetit te Kosoves, megjithate mendoj se nje dite kuvendi mund te marr vendime natyrisht se jo menjiher por me kalimin e kohes, per pershtatjen e simboleve konform interesave dhe kerkesave te qytetareve. Se paku une mendoj keshtu. Per me tej shko ne kete link.

http://www.kushtetutakosoves.info/repository/docs/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf

Zero Cool
16-06-08, 10:43

Kur ta bajm edhe na shtetin Shqiptare ne te cilin do te jene te gjithe Shqiptaret brenda atehere do te bejme ose do te kemi nje flamur, nje himn dhe nje kushtetute qe nuk do te pasoj ndryshime te medha kurre. Perderisa tani jemi ne nje faze kalimtare, ashtu si qe e dini edhe ju vete, kjo ishte maximalja qe delegacioni Kosovar ka mund te arrij , per momentin, pra mbetet edhe shume pune per te bere deri ne qlirimin apsolut te Shqiptareve.

MemphiSx
16-06-08, 13:30
Ky eshte shteti i kosoves!

Kosova sdo te ket te drejt,te perzihet ne komunat me shumic serbe!
Kosova,sdo te ket qasje ne polici,gjykata e as tatime ne komunat ku shumic jan serbet
Kosova sdo te ket kompetenca ne gjykata,dogana,drejtesi dhe polici!
Serbet sdo te iu japin llogari Institucioneve te Kosoves.
Serbet sdo ti njohin institucionet e kosoves,dhe ne komunat me shunic serbe vazhdon venia e mbishkrimeve Republika e serbis.
Veriu i Mitrovices,sdo te ket te ardhme edhe per shum vite,parashihet "ndarja e bute",e saj!
Ky eshte shteti i hashimit,Jo i Shqiptareve te Kosoves!!

MemphiSx
16-06-08, 13:54
Moooooooo breee !!! Jo jaaaa e ki gabim ti Gjakico gabim se vet ke than rugovacski e e ka pru Parvarsin pra ti knaqe me Kushtetuten te rugovaskit .... :biggrin: :tongue:

Ti bre qik ishe TOTAL!!! N'Gjakove osht mjeki ma i miri per ata qe jon t'smut psiqikisht!!

Mahmut Lila e ka emrin,qe don ta boj ni termin :D :D

Ibrahim Rugova e ka sjell Pavarsin,per ket ska askush dyshime,por njerzit qe i la pas vdekjes,ia nderrun kahjen Pavarsis,dhe sic po shihet edhe tash,Kosova po shkon drejt ndarjes!!

Nuk kam mandat te bej pazar per vendin dhe popullin thoshte Ibrahim Rugova!!!

Kurse hashimi po thot jom i gatshem me bo qka mos qe t'rri ne pushtet!! Ky osht ndryshimi!

Fshatari
16-06-08, 14:05
Ky eshte shteti i kosoves!

Kosova sdo te ket te drejt,te perzihet ne komunat me shumic serbe!
Kosova,sdo te ket qasje ne polici,gjykata e as tatime ne komunat ku shumic jan serbet
Kosova sdo te ket kompetenca ne gjykata,dogana,drejtesi dhe polici!
Serbet sdo te iu japin llogari Institucioneve te Kosoves.
Serbet sdo ti njohin institucionet e kosoves,dhe ne komunat me shunic serbe vazhdon venia e mbishkrimeve Republika e serbis.
Veriu i Mitrovices,sdo te ket te ardhme edhe per shum vite,parashihet "ndarja e bute",e saj!
Ky eshte shteti i hashimit,Jo i Shqiptareve te Kosoves!!

E shkarkova tekstin pėrundimtar tė Kushtetutės te linku i alkimistit ch. E lexova po vėrejtjet tuaja, MemphSx, nuk figurojnė nė atė Kushtetutė. Nuk di a disponojmė me tė njėjtin tekst apo, ndoshta, ekzistojnė versione tjera tė tė njėjtės Kushtetutė(edhe kjo mund tė ndodh nė ballkan, bile edhe nė OKB ndodhin anomali tė tilla : psh ban ki mun i dėrgon njė tekst Kryetarit tė Kosovės e njė tekst krejt tė ndryshėm kryetarit serb lidhur me rikonfigurimin e Unmikut...)po unė nuk i gjeta as kapitujt as nenet nė tė cilėt do tė thirreshin citimet tuaja!

MemphiSx
16-06-08, 16:33

Ne letren 6 pikeshe derguar tadicit mundesh me i gjet citimet e mija!! Aty qarte mundesh me lexu se Kosova sdo te ket administrim ne tere Kosoven,sic po interpretohet nga institucionet e Kosoves!!
Ne tani po e shohim se ne Kosoven e Pavarur,kompetencat jane te perziera,UNMIK,EULEX,BEOGRAD kane gisht ne 11 mij km katror te Kosoves!!

Ne letren e ban ki munit,qe iu dergohet dy presidenteve,ka ndryshim te madh edhe ne respektin qe iu eshte bere dy presidenteve,njeri thirret me exelenc kurse tjetri me Zoteri President!
Tadicit i thot se "prej qe eshte bere njohja e njeanshme e pavarsis se kosoves" dmth njejt si beogradi! Kosova sipas ban ki munit eshte bere shtet njeanshem,sic po propagandon beogradi!!
Kushtetuta e Kosoves,duhet te interpretohet ne tere territorin e Kosoves,e jo te manipulohet populli me deklarata,paushalle,thuajse populli eshte aq i pavetdijshem sa qe nuk eshte ne gjendje me dallu genjeshtren nga realiteti!!
Te gjithe analistet politik ne Kosove,thone se me keto 6 pika po ndodhe ndarja e "bute"e Kosoves!!

Fshatari
16-06-08, 17:27

S'ka dyshim nė atė qė shkruan ti; madje edhe vetė precizova se letra nuk kishte tė njėjtėn pėrmbajtje. Po nė Kushtetutėn e 15 qershorit nuk figurojnė ato vėrejtje.
Kjo nuk do tė thotė se ajo Kushtetutė ėshtė pėrkryer, pėrkundrazi.

MemphiSx
16-06-08, 17:38

Fshatar,ne e dijm se akti me i larte juridik i nje shteti eshte Kushtetuta!!!

Por zbatueshmeria e saj ne Kosove,do te jet shum e veshtir,duke u nis nga fakti qe UNMIK-ut i lihen kompetencat veq ne komunat e banuara me serb!

Leshimi pe i tepert i Institucioneve te Kosoves,karshi nderkombetarve,do te na kushtoj shum shtrejt nje dit!!

Kosova edhe pas kushtetutes sdo te ket kontroll mbi Kosoven e Pavarur!!

Fshatari
16-06-08, 18:39

Eshtė me rėndėsi se 41 ligjet kryesore tė Kushtetutės u firmosėn, pėr herėn e parė, nga presidenti i Kosovės e jo nga Unmiku.
Pėr sa i pėrket Unmikut e eulexit asgjė nuk ėshtė vendosur definitivisht. Letra e ki mutit vetėm dy para se tė hyjė nė fuqi Kushtetuta ėshtė shaka e llojit tė vetė. Euleksi pėrgatitet presj shumė kohesh tė futet nė Kosovė po si duket nuk ėshtė edhe aq entuziast, a tani pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės kosovare, i ka humbur krejt entuziasmi. Thėnė drejtė, evropa nuk ėshtė kurfarė fuqie. Madje ka mė pak se Kosova : i mungon"akti mė i lartė juridik"!
Kėtė na pėrkujtoi tė dielėn edhe Irlanda ndėrkohė qė kongresistė amerikan po edhe autoritetet kosovare insistojnė qė Kosova tė integrojė sa mė shpejt strukturat euro-atlantike e jo unionin evropjan.
Ajo qė mė kthen pak optimizmin ėshtė fakti se Kushtetuta e Kosovės u pėrshendet nga departamenti i shtetit, Britania dhe Gjermania, kurse vendet tjera eulexane e kaluan nė heshtje. Nė tė njėjtėn kohė, presidenti amerikan urdhėroi vazhdimin e mandatit tė ushtarve amerikan nė Kosovė sepse shqiptarėt mbetėn miqė tė pėrhershėm tė SHBA-ve dhe anasjelltas.
Po e pėrfundoj kėtė postim me dy vėrejtje tjera :
- para dy-tre ditėsh, Departamenti i Shtetit kėrkoi sqarim tė rolit tė KB dhe Eulexit nė Kosovė;
- Sot nė Prishtinė, kongresmeni Eliot kėshilloi moskėn e beogradit tė qėndrojnė larg e mos tė destabilizojnė gjendjen nė Kosovė sepse, precizoi ai, "SHBA-tė do tė qėndrojnė gjithėmonė pranė shqiptarve".

Pra evropa e kalbur nuk ka mė probleme nė Kosovė sepse kjo ėshtė tanimė shtet i pavarur e sovran, e pajisur edhe me Kushtetutė po e ka i problem tjetėr, me serbinė:atje, siē e din evropa plakė, nuk ka as parlament, as qeveri as kushtetutė.
Pra unė propozoj qė evropa gjeneroze t'a ndihėmojė pak mikeshėn e vetė, t'ia ndryshojė rrėnjėsisht kushtetutėn nacionaliste, shovine, e mbushur me tendenca ekspansioniste; tė vendos atje rendin e ligjin e tė arrestojė autorė tė gjenocidit, e mos tė mėrzitet mė kurrė pėr Kosovėn.
Nėqoftėse asnjė zyrtar i lartė kosovar nuk ia sqaron fajtushit tė gjitha problemet e serbisė dhe mungesėn e problemeve nė Kosovė atėherė na mori dheu tė gjithėve! Po unė jam optimist sepse ashtu do tė ndodh; e kurrė mė serbisė nuk do i bjerė mend pėr Kosovėn.

Zero Cool
17-06-08, 11:59
Gallegos: Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe pėr kėtė politika e SHBA-ve nuk ka ndryshuar

http://www.rtklive.com/img/cnt/objektet/state_department.jpg

Shtetet e Bashkuara e mbėshtesin zhvillimin demokratik tė Kosovės, ka thėnė pėrfaqėsuesi pėr shtyp i Departamentit tė Shtetit, Gonzalo Gallegos. Lidhur me kėrkesėn e presidentit serb Boris Tadiq pėr bisedime tė reja mbi Kosovėn, Gallegos tha se kursi amerikan nuk ka ndryshuar. "E dini se treni e ka lėnė stacionin dhe se Kosova ėshtė njė shtet i pavarur.
Nė kėtė pikė, politika amerikane nuk ka ndryshuar", ka thėnė Gallegos.

RTK (http://www.rtklive.com/?categoryId=1)17 qershor 2008 - 10:16:10

Zero Cool
17-06-08, 12:45
Presidenti Sejdiu i ka dėrguar letėr Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, z. Ban Ki-moon

http://www.rtklive.com/img/cnt/personalitetet/fatmir_sejdiu2.jpg

Presidenti i Republikės sė Kosovės, dr. Fatmir Sejdiu i ėshtė pėrgjigjur letrės sė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB-sė, z. Ban ki Moon, dėrguar me 12 qershor, nė tė cilėn thotė se “korniza pėr angazhimet tona do tė jetė plani i hartuar nga i dėrguari juaj i posaēėm Marti Ahtisari, i cili ėshtė aprovuar me shumicė dėrrmuese nga Kuvendi i Kosovės dhe vazhdon tė gėzojė pėrkrahje tė gjerė nga populli i Kosovės”. Lexo letrėn e plotė tė presidentit Sejdiu.
Shkėlqesia e Tij Ban Ki-moon
Sekretar i Pėrgjithshėm
Kombet e Bashkuara
Nju-Jork

I nderuari z. Sekretar i Pėrgjithshėm,

Pas konsultimeve dhe nė pajtim me Kryetarin e Kuvendit dhe me Kryeministrin e Republikės sė Kosovės, Ju shkruaj pėr t’ju falėnderuar pėr letrėn tuaj tė datės 12 qershor, me tė cilėn shpjegoni planin tuaj pėr tė rikonfiguruar praninė ndėrkombėtare civile nė Kosovė. Siē keni vėnė nė dukje nė letėr, njohja e pavarėsisė sė Kosovės nga njė numėr i shteteve anėtare tė Kombeve tė Bashkuara dhe hyrja nė fuqi e Kushtetutės sonė e kanė ndryshuar situatėn nė mėnyrė pėrmbajtjesore. Nė dritėn e kėtyre fakteve, vlerėsojmė iniciativėn tuaj dhe do tė punojmė ngushtė me ju nė veprimet tuaja tė mėtejshme.

Marrim nė dijeni vendimin tuaj qė Kombet e Bashkuara tė kryejnė disa funksione tė kufizuara qė kanė mbetur, ashtu siē ėshtė paraparė nė raportin tuaj tė datės 13 qershor drejtuar Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė. Ne po ashtu kuptojmė qė OKB-ja do tė vazhdojė tė kryejė, pėr njė kohė tė kufizuar, funksione tė zbatimit tė ligjit, nė pėrputhje me Rezolutėn 1244 (1999) tė Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara (1999) deri nė kohėn kur Bashkimi Evropian tė mund ta kryejė rolin e vet operativ.

Jemi tė hapur ndaj propozimit tuaj pėr tė diskutuar aranzhmanet e mundshme praktike pėr tė adresuar kėrcėnimet ndaj stabilitetit. Vlerėsojmė zotimin tuaj pėr t'u konsultuar ngushtė me ne, pasi qė aranzhmane tė tilla nuk janė tė mundshme pa pjesėmarrjen dhe aprovimin e Qeverisė sė Kosovės.

Stabiliteti i qėndrueshėm nė vendin tonė do tė vijė nėpėrmjet zhvillimit tė njė shoqėrie multietnike qė qeveris vetveten nė mėnyrė demokratike. Korniza pėr angazhimet tona do tė jetė plani i hartuar nga i Dėrguari juaj i Posaēėm Martti Ahtissari – ky plan i aprovuar me shumicė dėrrmuese nga Kuvendi i Kosovės, vazhdon tė gėzojė pėrkrahje tė gjerė nga populli i Kosovės.

Dėshirojmė t’ju shprehim edhe njė herė mirėnjohjen tonė burrave dhe grave tė OKB-sė pėr punėn e tyre nė ndihmė tė rimėkėmbjes sonė nga lufta dhe pėr themelimin e institucioneve demokratike. Republika e Kosovės, shteti i fundit qė ka dalė nga shpėrbėrja jokonsensuale e Jugosllavisė, synon tė mbėshtesė fuqimisht qėllimet dhe parimet e Kartės sė OKB-sė. Duke punuar sė bashku, ne mund tė sigurojmė qė trashėgimia e paqes dhe e tolerancės e OKB-sė tė ruhet nė rajonin tonė.

Ju lutem, Shkėlqesi, pranoni sigurimet e konsideratės sime mė tė lartė.

Dr. Fatmir Sejdiu
President i Republikės sė Kosovės

RTK (http://www.rtklive.com/?)17 qershor 2008 - 13:40:25

premium
17-06-08, 14:02
Politika sillet krejtesisht ndryshe , fati i kushtetutes se Kosoves eshte ne duart te Evropes ... kah dhe si e dojne e sjellin gjendjen,,si po duket ne favor te Serbeve jane duke punuar. Evropa eshte sikur lule dielli!!

Fshatari
17-06-08, 14:08
Politika sillet krejtesisht ndryshe , fati i kushtetutes se Kosoves eshte ne duart te Evropes ... kah dhe si e dojne e sjellin gjendjen,,si po duket ne favor te Serbeve jane duke punuar. Evropa eshte sikur lule dielli!!

Ky pasazh i letrės sė presidentit bėn tė kuptojmė se fati i Kushtetutės ndodhet nė duar tė kosovarve e jo t'evropės:
"...Jemi tė hapur ndaj propozimit tuaj pėr tė diskutuar aranzhmanet e mundshme praktike pėr tė adresuar kėrcėnimet ndaj stabilitetit. Vlerėsojmė zotimin tuaj pėr t'u konsultuar ngushtė me ne, pasi qė aranzhmane tė tilla nuk janė tė mundshme pa pjesėmarrjen dhe aprovimin e Qeverisė sė Kosovės".

MemphiSx
17-06-08, 20:50
A mundeti dikush me i besu me Hajredin Pashes??? Ja qka thot!!

ZevendesKryeministri Hajredin Kuqi ne nje deklarat per media tha se me hyrjen ne fuqi te Kushtetutes se Republikes se Kosoves,vendi do te qeveriset nga institucionet e saja shteterore dhe jo nga faktori nderkombetar siq ka ndodhur deri me tash.

Ndersa ne nje intervist te Studiuesit Tim XHuda,ai ne menyr precize e interpreton,situaten ne Kosove.
RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Judah, Kosova tani ka Kushtetutėn e saj, por cilat janė sfidat qė ju i shihni nė zbatimin e saj?

TIM JUDAH
Natyrisht, sfidat janė tė shumta. Dhe nė kėtė kuadėr, sfida mė e madhe do tė jetė si tė ndalet ndarja e Kosovės, nėse ėshtė e mundshme. Nė afatin e shkurtėr, kjo mbase nuk do tė jetė e mundshme dhe Kushtetuta nuk do tė mund tė ofrojė pėrgjigje nė kėtė drejtim.

Ēėshtja e dytė ėshtė se nuk ėshtė aspak e qartė se kujt do t'i takojė autoriteti vendimtar. Nė njėrėn anė ėshtė Zyra Civile Ndėrkombėtare, e cila thotė se ėshtė ajo e cila ka autoritetin nė Kosovė, por nė anėn tjetėr ėshtė edhe Misioni i Kombeve tė Bashkuara, i cili gjithashtu pohon tė njėjtėn gjė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Nė kėtė kuadėr, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara ka dėrguar planet e tij pėr rikonfigurimin e UNMIK-ut. Si e shihni ju kėtė rikonfigurim?

TIM JUDAH
Nė fakt, duket se kėto plane nuk tingėllojnė si plane, ashtu siē duken nė shikim tė parė. Njerėzit kanė folur pėr plane, por aty nuk ka gjė konkrete. Tė marrim si shembull pozicionin e misionit evropian EULEX dhe vendosjen e misionit tė drejtėsisė dhe policisė sė Bashkimit Evropian.

Zoti Ban nė letrėn qė ia ka dėrguar presidentit tė Kosovės, Fatmir Sejdiu, ka thėnė se synon tė bisedojė me Bashkimin Evropian pėr njė rol tė sforcuar tė EULEX-it nė Kosovė.

Por, nė letrėn qė ia ka dėrguar presidentit tė Serbisė, Boris Tadiq, ai nuk ka folur pėr njė rol tė sforcuar, por vetėm se synon tė flasė me Havier Solanėn pėr kėtė gjė. Tash pėr tash, me sa e shoh unė, nuk ka marrėveshje pėr EULEX-in qė tė fillojė tė veprojė nė Kosovė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Disa kanė thėnė se kombinimi midis Bashkimit Evropian dhe Kombeve tė Bashkuara mund tė prodhojė krizė dhe lėmsh nė aranzhimet institucionale. A do tė pajtoheshit?

TIM JUDAH
Unė mendoj se aktualisht ėshtė lėmsh, por, megjithatė, nuk jam aq pa shpresa sa tė tjerėt. Nė fund, unė mendoj se mund tė dalė diēka konstruktive nga i gjithė ky konfuzion.

Unė mendoj se Ban Ki Moon po synon tė krijojė njė bilanc tė ri politik forcash nė Kosovė, tė ngjashme me situatėn aktuale, ku tė gjithė liderėt mund tė shtirren para popullatės sė tyre pėr gjėra tė cilat nuk janė tė vėrteta.

Tė marrim si shembull parlamentin serb nė Kosovė; kjo do t'i ndihmojė liderėt nė Serbi qė tė pohojnė se Kosova nuk ėshtė e pavarur, gjė qė nė fakt pjesa dėrrmuese e saj ėshtė e pavarur.

Nė anėn tjetėr, liderėt kosovarė do tė thonė se Kushtetuta zbatohet nė tėrė territorin e Kosovės, por nė fakt ēdokush e di se as kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Kushtetua mund tė zbatohet nė pjesėn dėrrmuese tė Kosovės, por jo nė gjithė territorin e saj.

Prandaj, do tė ketė pėrpjekje pėr tė lėnė hapėsirė interpretimesh mbi kėtė ēėshtje, duke e vėnė EULEX-in nėn ombrellėn e Kombeve tė Bashkuara, nė mėnyrėn qė ata tė cilėt duan, mund tė thonė se Kėshilli i Sigurimit ka autoritetin vendimtar mbi EULEX-in, por urdhrat do tė vijnė nga Brukseli.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Komuniteti serb nė veri tė Kosovės ka paralajmėruar formimin e parlamentit paralel. Udhėheqėsit e kėtij komuniteti tashmė kanė konstituuar pushtetin lokal, me gjithė kundėrshtimet e autoriteteve ndėrkombėtare. Ēfarė do tė thotė kjo pėr funksionimin e Kosovės si shtet i ri?

TIM JUDAH
Do tė thotė se do tė ketė fusha tė caktuara nė tė cilat autoritetet nė Kosovė nuk do tė mund ta ushtrojnė pushtetin.

Kjo, nė fakt, pak a shumė ėshtė e ngjashme me situatėn qė po mbretėron nė veri qė prej vitit 1999. Thjesht, nėnkupton njė konsolidim tė situatės sė krijuar qė nga viti 1999.

RADIO EVROPA E LIRĖ
E pėrmendėt mė herėt rrezikun e ndarjes, por a nuk mendoni se kjo mund tė ndikojė edhe nė rajonet tjera, se me njė hap tė kėtillė mund tė hapet ajo qė njihet si Kuti e Pandorės?

TIM JUDAH
Nė parim, po, keni tė drejtė. Por, nė fakt, deri mė tash, ka qenė njė situatė relativisht e qetė nė pjesėn tjetėr tė rajonit.

Megjithatė, mendoj se ende askush nuk ėshtė duke biseduar pėr ripėrcaktimin e kufijve nė kuptimin ligjor, por edhe fizik. Dhe kėtu qėndron dallimi. Ende nuk kemi arritur nė kėtė periudhė dhe mbase nuk do tė arrijmė kurrė.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Judah, ēėshtja e njohjes ndėrkombėtare tė Kosovės duket sikur ėshtė ngrirė. Si do ta vlerėsonit ju kėtė proces dhe ēfarė duhet bėrė nė tė ardhmen?

TIM JUDAH
Unė mendoj se Serbia, duke iu falėnderuar nė masė tė madhe Rusisė, ėshtė dėshmuar mė e suksesshme se qė ka guxuar tė shpresojė, pėr tė bindur vendet e ndryshme qė tė mos e njohin Kosovėn.

Natyrisht, vendet e rėndėsishme, siē janė Shtetet e Bashkuara dhe 20 nga 27 vendet anėtare tė Bashkimit Evropian, e kanė njohur tashmė, por njėkohėsisht njė numėr vendesh gjithashtu tė rėndėsishme nuk e kanė bėrė kėtė gjė.

Prandaj, mendoj se duhet bėrė mė shumė nga ana e Kosovės pėr tė bėrė pėrpjekje qė kjo situatė tė ndryshojė dhe tė shtojė numrin e vendeve qė e njohin shtetin e Kosovės.

arton bala
19-06-08, 12:51
Reagime tė pritura nga Beogradi zyrtar, pas hyrjes nė fuqi tė Kushtetutės sė Kosovės

http://www.rtklive.com/img/cnt/personalitetet/boris_tadic.jpg

Sikundėr ėshtė pritur, zyrtarėt e Beogradit kanė deklaruar se Kushtetuta e Kosovės, ėshtė e papranueshme pėr serbėt, dhe bashkėsitė tjera joshqiptare nė Kosovė, si edhe pėr vet Serbinė, dhe kanė shtuar se ajo nuk mund tė zbatohet atje ku serbėt dhe qytetarėt tjerė janė lojal ndaj Serbisė dhe nuk e duan atė. Presidenti Boris Tadiq ka deklaruar se Serbia nuk e pranon shpalljen e Kushtetutės sė Kosovės si fakt juridik, dhe ka paralajmėruar se Beogradi do tė kėrkojė vazhdimin e negociatave mbi tė ardhmen e Kosovės.
...

Aj aj aj, 15 vjen nuk kane me kalu, edhe jo qe vec kane mi pranu, por edhe kane me ia nise mi kopju (dispozitat bashkekohore te saj).

arton bala
19-06-08, 13:17
Arton shume mire e ke pershkruar e ksaj nuk kam ēka ti shtoj asgje. Vetem po sjell tekstin qe eshte ne faqet e para te kushtetutes se shtetit te Kosoves:

Ne, Populli i Kosovės,
Tė vendosur pėr tė ndėrtuar njė ardhmėri tė Kosovės si njė vend i lirė, demokratik dhe paqedashės, i cili do tė jetė atdhe i tė gjithė qytetarėve tė vet;
Tė pėrkushtuar pėr krijimin e njė shteti tė qytetarėve tė barabartė, i cili do tė garantojė tė drejtat e secilit qytetar, liritė qytetare dhe barazinė e tė gjithė qytetarėve para ligjit;
Tė zotuar qė Kosova tė jetė shtet i mirėqenies ekonomike dhe i prosperitetit social;
Tė sigurt qė shteti i Kosovės do tė kontribuojė nė stabilitetin e rajonit dhe tė mbarė
Evropės, duke krijuar marrėdhėnie tė fqinjėsisė dhe tė bashkėpunimit tė mirė me tė
gjitha shtetet fqinje;
Tė bindur qė shteti i Kosovės do tė jetė anėtar i denjė i familjes sė shteteve
paqedashėse nė Botė;
Me synimin qė shteti i Kosovės tė pėrfshihet nė proceset integruese Euro-Atlantike;

Nė mėnyrė solemne, miratojmė Kushtetutėn e Republikės sė Kosovės.

Kurse neni 6. percakton ligjin per simbolet e shtetit dhe pedorimin e tyre. Aty nuk ceket askund se jan te rregulluara perjetesisht por eshte permend se simbolet percaktojne karakterin multietnik te shtetit, ēka ne fakt ky eshte edhe thelbi i shtetit te Kosoves, megjithate mendoj se nje dite kuvendi mund te marr vendime natyrisht se jo menjiher por me kalimin e kohes, per pershtatjen e simboleve konform interesave dhe kerkesave te qytetareve. Se paku une mendoj keshtu. Per me tej shko ne kete link.

http://www.kushtetutakosoves.info/repository/docs/Kushtetuta.e.Republikes.se.Kosoves.pdf

Flm per pergjegjen.
Poashtu per link-un.

Kater gjera te rendesishme mesohen (ne shikim te pare) nga neni 6:

Kushtetuta nuk njeh "garancion te perjetesise" ne dispozitat e simbolve shteterore
Dallon ne mes te simboleve shteterore dhe atyre kombetare (neni 6, numri 2, fjalia 2)
Obligon ligjdhenesin (parlamentar) per rregullimin ligjor te perdorimit te simboleve kombetare (neni 6, numri 2, fjalia 2), si dhe atyre te shteteve tjera (neni 6, numri 2, fjalia 1)
Perdorimi i flamurit, himnit si dhe simboleve tjera rregullohet detalisht nga kuvendoret tane (ne perputhshmeri me dispozitat kushtetutore) Kjo ishte per nenin 6 (dispozitat mbi simbolet shteterore e kombetare).

Ndersa nderrimin e kufinjeve te shtetit e rregullon neni 1, nurmi 3, gjysemfjalia e dyte ne alternativen e saj te dyte. E cila jep nje lloj premtimi ("Kosova ... nuk do te bashkohet me asnje shtet ose pjese te ndonje shteti"). Formulimi "nuk do te" mendoj se lejon mundesine e kuptimit si nje garancion i perjetshem (edhe pse e pranoj se se paku simbas intepretimit gramatikor mund te kuptohet edhe si nje "premtim i perkohshem").

Cka nenkupton se perderisa kjo norme ekziston, bashkim me Shqiperine nuk ka. Perpos nese ka dispozita kushtetutore, qe e lejojne - te pakten terthorazi - nderrimin e Kushtetutes ne kete nen.

A ka dispozita qe rregullojne ndryshimin e Kushtetutes?

Zero Cool
27-06-08, 12:44
Nė Aeroportin e Prishtinės fillon vėnia e vulave tė Republikės sė Kosovės

Sot nė Aeroportin Ndėrkombėtar tė Prishtinės do tė fillojė vėnia e vulave tė Republikės sė Kosovės nė pasaportė pėr tė gjithė udhėtarėt qė hyjnė e dalin nga vendi ynė.

Vula e parė do t’i vėhet Ministrit tė Brendshėm Zenun Pajaziti.

RTK 27 qershor 2008 - 12:03:41