PDA

View Full Version : Kur shpirti flet........


Faqet : 1 [2]

halla e madhe
23-06-11, 14:27
.... s'ka te ndalur loti per TY
me premtove se fundi here
do te pres duarhapur perseri
kete vere si cdo vere qe shkoj
ma bere me hile kesi heri
nuk ta fali dot ikjen tende
shkove n'udhe te pakethim
me buzeqeshe nga larte
une perseri me lote ne sy
do te pres tek dera si cdohere
Ty e shtrenjta nenelokja ime :(

VoOoglushja
23-06-11, 16:24
http://img1.gbpicsonline.com/gb/66/008.jpg


ZEMRA HESHT...

Domira
23-06-11, 21:06
dashuria ime kishte sy...
pse ja verbuat ?
dashuria ime kishte veshe...
pse ja shurdhuat ?
dashuria ime kishte ardhmeri...
pse ja ndaluat ?
dashuria ime ishte e shendosh....
pse e lenduat ?
dashuria ime ishte e paster....
pse e njolloset ?
dashuria ime ishte e lire....
pse e burgoset ?
dashuria ime nuk kishte lot...
pse ja sollet ?
dashuria ime nuk kishte urrejtje...
pse ja mbollet ?
dashuria ime donte te jetoj...
s'ja lejuat...do ju mallkoj !!!!
te mallkuar qofshi per jete
qe vrate nje dashuri te vertete !!!!






.........................

emine
05-07-11, 21:25
“Ja di dhembjes tė gjitha shkallėt,
Ja njoh peshėn, artit, bukės dhe hekurit.
Por mė shumė mė dhemb loti i ndarjes me te gjallėt
Se sa loti i ndarjes me te vdekurit.”
|Dritėro Agolli|

Hajra
08-08-11, 01:41
Gjurma X

porsi rrezja e diellit
qe vjne me agim,
melodi jete,
gezon shpirtn tim

ti o rreze hene
qe zbeh erresiren,
mbules bukurie
per TY me te miren,

me dhuron force
jete e gjalleri,
ndjehem i plotesuar
me mbushe dashuri.

dhe ne fund asgje
me shume nuk arrite,
veq se pergjithmone
ne zemer u skalite.

Hajra
23-08-11, 08:06
Ti

ti gezim i misheruar,
ti dhembje e pa harruar
ti shpres e hamendur
ti fat i pa zemer
ti yll pa cepa
ti vend pa djepa
ti kenge pa kuptim
ti shpirt ne vegim
ti vuajtje pa pushim
ti drite pa gjallerim
ti lutje pa degjim
ti plage pa sherim
ti jete pa kuptim

Antika
23-08-11, 08:40
Kam folur gjithė natėn me shqisat,
Tė gjitha nė hapėsirė e kohė i provova,
Secilės ia njihja nė thelb premisat,
Vetėm pėr sytė ca fjalė i shkrova,

Kam folur gjithė natėn me sytė,
Pėr gjithēka qė bashkė kishim parė,
Ngatėrruam ē’ishte ves, ē’ishte virtyt,
Vetėdija nė dysh na u pati ndarė.

Kam folur gjithė natėn me vetėdijen,
Nė momente me realitetin s’pėrkonte,
Hynte e dilte, ngatėrrohej me ndėrdijen,
Gjėra bizare pėr mendjen tregonte.

Kam folur gjithė natėn me mendjen,
Nė kundrinėn e zhdrejtė me metafora,
E mjegulluar, herė dritė rrezatonte,
Pėr fantazinė mezi tri fjalė ia nxora,

Kam folu gjithė natėn me fantazinė,
Botėn e lėviznim kah donim vet,
Shėtitėm yjet, horizontet, galaksinė,
Kėrkuam Shpirtin mbi Yllin e vėrtetė,

Kam folur gjithė natėn me shpirtin,
Me fraza e shprehje pa lidhje,
Kur nisėm tė flasim pėr mitin,
Shpirti, nė shpirt ndjeu njė dridhje.

Vazhduam bisedėn tutje me shpirtin,
Herė dialog herė monolog nė heshtje,
Gjithēka; qė e bėnė tė vdes, a e pėrtėrinė,
Pėr lindjen, vdekjen dhe jetėn nė pėrleshje.

Shpirti mė doli fascinues dhe sovran,
Botė mes dy botėve... inkandeshent,
As i ngurtė, as i lėngėt, as fluid – tamam,
Herė teori, herė doktrinė ... koherent.

Hajra
23-08-11, 13:52
Te rroni

Ju zogje ne fluturim
shkembinje ne perqafim
lumenje qe rrokullisen
dhe fusha ne blerim,

Ti diell statuj jete,
hene qetesi ne vete,
ju lulet pa bukuri
dhe njerezit pa dashuri.

O mjegull e gjembosur
ti fat i perdhosur,
cdo fjale e pa thene
dhe buke e pa ngrene,

Ti lot i ngjyrosur
engjell i prangosur,
ti zjarri pa ndriqim,
qe ndez shpirtin tim.

Hajra
27-08-11, 04:25
Takim pa shprese.

U luta ne kete nate,
per ty dhe mua.
Me shume pandeha kohen,
qe tradhtoi.
Ia mbathi me te katera
nuk hezitoi.
Me premtoi,
por ndoshta harroi.
Ose fatin e degjoi,
ndoshta gjelozoi.
Po e gjeta, sigurisht ndonje lule tregoi,
kur buzqeshja yte cdo gje ndaloi.
Ah, kjo bukuri e brishte
edhe yjet do ti shkaterroi.
Jo lot nuk dua te shijoi,
me mire shpirti im,
me frymen tende,
te vallezoi.
Dua zerin ta degjoi
hijen duke u ngjitur lart te kujtoi.
Aty ku shikimi yte boten pushtoi
dhe mua, me verboi.
Tani vetem te rrahurat e zemres degjoi,
asgje nuk shikoi, me pelqen te shpresoi.
Me sy mbylle dhe buze ne gaz,
zemren time shpirtit tende do ia dorzoi.
E di qe nje dite do te takoi
nuk dua te them shpresoi,
ah prap loti me tradhetoi.
Perseri kohen do ta luse te ndaloi.
Pa ndoshta,kesaj here do te ndegjoi.
Tani zhgenjimi mbaroi,lutem dhe shpresoi,
qe nje dite perseri aty te filloi,
dhe koha te ndaloi,
mjaft arsye te jetoi, shpresoi!

Hajra
29-08-11, 00:36
Nje dite

Kur do zbardhe dita
une sdo e pershendes
ne radhe do jet pritja,
dhe une do te prese.

Nje dite do te vije ajri,
te me hy ne goje.
une nuk do ta dua,
do ta injoroi.

Do te marr vrull loti,
te jetoi i lire,
nuk kame per ta lene,
do te jete i ngrire.

Perseri do vije rrezja
te me pergedhel,
s do ket mireseardhje
do te jete e pa vlere.

Dhe une do ju flas,
por s do me ndegjoni,
do te ju bertas
perse me shikoni?

Dhe kur dashuria,
ne zemer te me trokas,
une do ti buzeqeshi
por s do mund ti flas.

Kjo do jete dita
kure do vije fillimi,
ketu cdo gje e ngrire
atje do rilindi.

Honesty^uk.
14-09-11, 21:10
Natyrshem ikin ditet..ikin si kujtimet ne moskthim.
Nje hap i rende mbeti gjurme,nje gezim mbeti njolle ne ditarin projekt.
Larmishem buzeqeshim,edhe kur jemi te mefshte brenda ne shpirt.
I jetojme minutat e cmueshme,dhe kur e dime qe jemi ne nje fund te dyshimte.
Germojme te tashmen me epsh,sepse e ardhjmja eshte enigme.
Sa duhet te jetoj pa endrra te mjergullta!?
Sa kohe kam t'i jap castit nje kuptim.....!?



Honesty

natyra
15-09-11, 02:24
"Mes Akullnajave"

Mes akullnajave tė shpirtit po Vrapoja,
Tė gjeja vullkanin e dashurisė.
Por mė kot mė kot u lodha
Mes akullnajave vullkan s'kish
po prisja rreze nga dielli
por rreze nuk kish
me pak drite nga qielli
por yje nuk kish
me pak drite nga hena
por drite nuk kish
u shuan te terat
ne kultin e dashuris!
**

Natyra!

vjeshta
10-10-11, 22:43
Kur shpirti flet
ndez prushin
e shuar
nen hirin
e mbetur
te mbremjes
se shkuar ...

emine
13-12-11, 20:36
A e di ket ndjenje
Te duash te bertaseshesh
Dhe nuk mundesh
Te duash te qash
Dhe nuk mundesh

Kur deshirojsh te vdesesh
Dhe nuk mundesh
A e di ket ndjenje
Kure deshirone te qeshesh
Dhe nuk mundesh###

Kur deshirone te degjohesh
Dhe askush nuk te degjone
Koha sherone gjitha plaget
HArroje.....
Une jam mesuar vetem te jetoi me dhembjen

Dhe ju qe mendoni qe une jam e forte

Ju nuk dini asgje
Qka me te vertet ndodhe me mua
prekeni njeher zemren time
Dhe nese nuk do mundeni
Ta nderoni dhe ta mbroni
Ateher mos ngatrroni kurre
Njerzit e njohur dhe miqte e vertet
Sepse ju....pastai jeni te huaj
Vetem ajo qka vjen nga zemra
Mund te arrije tek zemra ime


Kerkoi njerz qe te me besojne
poashtu une te ju besoi atyre
dhe nese do gjeje njerez te tille
Une harroi gjitha dhe degjoi zemren time
Vetem pse ju ma dini emrin
mendoni vertet se e dini dhe kush jam?!
Si jam dhe pse jam e tille
Pra hapni syte e juaj
dhe shikoni
at qka ju shikoni
Une nuk jam ajo!
Hapeni syte
Dhe a keni ven re
Mbas buzeqeshjes sime
Nje lote mshifet
Hapeni syte
dhe a mund te shikoni
se mendimet e teperta
zemren time e tundojne
hapeni syte e juaj
Nuk e vereni
se perpara hundes suaj
shpirti im coptohet...
Ju lutem per te fundit here
Mos mendoni gjithmone vetem ne veten tuaj

dhjetor 2011

lovely
15-12-11, 23:04
Sot, ėshtė dita jote i dashur
mua m`u kujtua njė letėr
nuk e di nė e mban mend, ishte e shkruar me gjak?
ajo copė dėshmie e vjetėr.

Gjaku ėshtė tharė i dashuri im,
nė mua mbetėn diku ato fjalė gurė
Me ty u rrita, u bėra e fortė,
Kala ndėrtuam pėr tė mos u shembur kurrė!

Sot, nė ditėn tėnde, dashuria ime
desha tė t`them dy a tri fjalė
"ti mė prek mua, unė prek qiellin me dorė"
Faleminderit qė ditėn m`a bėn tė bardhė!

emine
16-12-11, 20:32
Do vi nje dite
Nje tjeter do te shohe ne sy...
Dhe vetem prap te lumtur.
Do ta ndiej pa ty
Atehere ti do te pendohesh
Por prane nuk do te me kesh
Se jeta nuk eshte flete
Qe kur te duash ti
TA KTHESH...

GURI SYLAJ
17-12-11, 11:53
Me ngrohtesine e fjales
shoh te shkrihet akulli
dikund ne strehen e zemres.
Jan fjale shpirti
me te cilat rri mbeshtjelle,
eshte gjuhe hyjnore,
qe me mbushin diell!

emine
10-01-12, 15:42
Perqafome ne kete nate qe po jep shpirt !!
Me perqafo dhe dhuroma shpirtin e saj ...
Puthme para se dielli te me puthe !!
Me puth para se ai te vdes mbi mua ...

Prekme para se yjet ne shtrat te me ftojne !!
Me prek dhe me qendis me magji ...
Dashurome qe dita te mos me dhuroje krahe !!
Me dashuro qe krahet t'ia le peng vetmise ...

Me rrembe para se hena te me peshperise ne vesh !!
Rrembeme qe te jem e jotja perjete

GURI SYLAJ
11-01-12, 14:58
Perqafome ne kete nate qe po jep shpirt !!
Me perqafo dhe dhuroma shpirtin e saj ...
Puthme para se dielli te me puthe !!
Me puth para se ai te vdes mbi mua ...

Prekme para se yjet ne shtrat te me ftojne !!
Me prek dhe me qendis me magji ...
Dashurome qe dita te mos me dhuroje krahe !!
Me dashuro qe krahet t'ia le peng vetmise ...

Me rrembe para se hena te me peshperise ne vesh !!
Rrembeme qe te jem e jotja perjete


Paja te qafi njehere per keto vargje ,qe hiq pa shybe,mujn me nejte gu- m'gu me Universin!!
Te mrekullueshme!

emine
15-03-12, 20:57
'Ishte veē nje moment.''

E kisha vendosur do harroja me cdo kusht cdo sekonde,cdo moment,cdo cast te atij fundviti te mbrapsht...e kisha vendosur,e deshiroja me te gjitha forcat e mia…por...me sa duket nuk munda.
Mjaftoi nje ngjarje e ngjashme te me rikujtonte gjithcka.
Mjaftuan disa fjale te thena pa rendesi,te rihapej nje plage e thelle,qe ende me dhemb..shume...shume.
Mendova e kisha harruar.
Mendoja se e kisha hedhur pas kraheve.
Mendoja se ishte e shkuar tashme.
Mendoja se nuk do ndjeja me dhimbje, nuk do derdhja me lot.

Mendoja.

Ndjeva te njejten dhimbje.
Ndjeva te njejten frike.
Ndjeva te njejten pasiguri.
Ndjeva te njejtin tmerr.
Ndjeva te njejten nevoje per te mos qene vetem.
Derdha te njejtet lot,qe per shume kohe i kisha fshehur brenda meje.
U ndjeva kaq e brishte...kaq e dobet...a thua do thyhesha ne cdo cast.

Kisha frike...Frike nga frika!!!

Kur mendon se e ke mbyllur fort kapakun e kutise se kujtimeve,mjafton nje vrime e vockel,diku ne nje cep...dhe gjithcka rinis serish...ndoshta jo me ngjarje reale...por si nje film me imazhe perpara syve te tu.

Te rishfaqet gjithcka.
Te njejtat fytyra.
Te njejtet njerez qe te qendruan prane...dhe imazhet e atyre qe doje te kishe prane...por...?!
Te njejtat momente qe deshe ti harroje.
Te njejtat dhimbje qe s'doje t'i kishje me.
Te njejtat mure qe veshtrove me sy plot ankth, per muaj me radhe.
E njejta bardhesi mbytese.
E njejta dite qe te merrte frymen.
E njejta gri ne qiell cdo dite.
E njejta dridhje trupi nga frika dhe pasiguria.
E njejta vuajtje shpirterore.
E njejta dridhje buze,kur ndaloje lotet te dilnin nga syte...askush nuk duhet te shihte me lot.
Por…?!
Ishte veē nje moment...!

Sa shume me dhembi.
Sa shume me dhemb ende,kur e mendoj.
Sa pak i kurseva lotet...sa pak e kontrollova veten te mos mbytem ne lot e frike.
Sa frike pata qe isha vetem.
Sa lot...prape.

Ishte veē nje moment...!
Nje moment...asgje me shume...asgje me shume...!

Sado te perpiqesh te harrosh te shkuaren dhe castet qe te kane bere te derdhesh lot...me shume veshtiresi do mundesh.
Kujtimet kane nje fuqi te mbinatyrshme te bejne gervishtje te thella ne zemer dhe shpirt.
Mjafton nje fjale e vogel dhe plaga fillon te djege e te perveloje.
Mjafton nje veprim i vogel dhe nga plaga e kujtimeve del gjak.
Sa i dobet ndjehesh ate moment...kur mendon se je Zot i veprimeve dhe ngjarjeve qe do pasojne ditet pas Asaj dite.
Kujtimet dhe ngjarjet e se shkuares...duhet te te kthehen ne force dhe ne shtyse te ecesh perpara.

Duhet te jene guximi yt..dhe buzeqeshja e triumfit qendisur mbi buze.

Me mire qe jane kujtimet...nuk harrojme...nuk harrojme qe ia kemi dale mbane...nuk harrojme qe e kemi kaluar ate dite,per te rinisur nje dite tjeter.
Me dhimbje ne shpirt... me kuraje ne zemer...me nje buzeqeshje force mbi buze....por e ndjejme,e dime…qe dolem fitimtare...e mposhtem friken, vuajtjen dhe dhimbjen.

Jetojme te tashmen,me kujtimet e se shkuares,me shikimin e drejtuar drejt se ardhmes,plot shprese.

Ishte veē nje moment....nje ēast....nje sekonde....dhe prape vazhdova si me pare….si ēdo here,si pergjithmone :
''Te Buzeqesh...!!!''
Une e di,qe dielli do te dale gjithmone,edhe pas stuhise me te fuqishme..
Une kam durim te ulem e te pres…Dielli do te ndricoje…heret a vone, edhe per mua…!!!

e Huazuar

emine
15-03-12, 21:02
I dashur 'Ai'.....


Besoj se ti do te jesh nje nga ata njerez qe do te lene gjurme te paprishura ne jeten time.
Do te te mbaj mend si personin e vetem qe me vleresoi per ate c'ka une isha.
I dashur 'Ai'...
Edhe pse ndonje dite do te jem shume e zene..te premtoj qe te pakten nje sekonde ne dite do te mendoj per buzeqeshjen tende.
Jam e sigurte qe kur te me pyesin se cili eshte njeriu me i dashur per mua...me siguri qe emri i pare qe do te vije ndermend do te jete i yti.
I dashur 'Ai'....
Faleminderit qe je "Ai'

Liraa
16-04-12, 17:06
E vėrteta

T'u shpreha me ēiltėrsi,
me zemėr te dashuruar,
Ti e quajte ēmenduri,
Kurr s'me ke besuar,

T'u duk gjithėēka nje lojė,
me quajte te marr,
Kurr nuk e kuptove,
sa shumė me ke vrarė.

Kėrkoje te vėrteten,
por te vėrteten se besoje,
Prandaj te thash fjalėt,
qe doje te ndėgjoje,

Nuk doja te te zhgėnjeja,
ndaj te thash ““s'te dua““
Nuk ishte kjo ajo qe ndjeja,
por ti kėtė prisje nga mua,

Kjo ishte e vetmja gėnjeshter
Midis te vėrtetave qe dėgjove,
dhe ishte e vetmja gjė,
per te cilen me besove.

E ēudtėshme sa shumė duhet
per te thėnė njė te vėrtetė,
Nderkohė qe gėnjeshtra,
besohet fare lehtė.

Qe nga ajo ditė,
i ndrydha ndejnjat e mia,
Te deshta ne heshtje,
dhe s'u shua dashuria,

E shkruajta ne lis
e shkruajta ne gurė,
Kjo ėshtė e vėrteta,
qe ti, s'e besove kurr.

Daglasi
16-04-12, 20:27
e zemra mbushet,e syni loton

emine
07-06-12, 22:05
Kam per shkruar nji dite per ty
Kam per ti than te gjitha
Sa e mire je
Sa e keqe je
Kam per te treguar se je si dielli qe njihere ngrof nji here pervelon
Kam per te treguar sa here jam cuar me mendimin per ty
Kam per te treguaru sa here me ke munguar kur kam degjuar nje kange....
Kam per te treguar sa here kam dashur te kem afer e te tregoj:
nje gjurme, nje lis, nje dege me bore, nje te celur pranvere, nje forme reje,
nje yll, nje deshir , nje mjegull mbi nje lugine...
Kam per te treguar sa here kam dashur te kem afer per te degjuar nje fishkellim te eres,
nje tik tak te ores, nje rrahje te zemres, nji ofshime, nje bertime ne hapsir te qiellit

Kam per shkruar nji dite per te treguar gjithcka per ty

emine
15-06-12, 19:10
Ti.

E ke menduar ndonjėherė si do tė jetė dita, kur ne tė dy nuk do flasim mė?
-Nuk ka pėr tė ardhur.

E ke menduar ndonjėherė si do tė jetė dita, kur nė tė dy tė mos tė shihemi mė nė sy?
– Nuk ka pėr tė ndodhur.

E ke menduar si do jetė dita, kur miqėsia jonė tė kapėrdihet nga velloja e mėrzisė dhe urrejtes?
– Asnjėherė.

E ke menduar si do jetė ajo ndjenja e keqe e hidhur qė do tresi ėmbėlsinė e bisedave tona?
– Nuk e mendoj.

E ke menduar ndonjėherė si mund tė mėsosh tė mos falėsh?
– Unė fal.

E ke menduar ndonjėherė si ėshtė tė mė mbash inat pėrherė?
– Ty jo.

E ke menduar si do tė jetė ajo ndjenja, kur tė mbledhim buzėt nė kujtimin e njeri-tjetrit?
– Jo ne.

E ke menduar, si do tė jetė tė mė marrėsh inat dhe tė ndėrrosh muhabet kur flitet pėr mua?
– Jo unė.

E ke menduar si do tė jetė mungėsa e fjalėve, heshtja, largėsia jonė?
– Nuk ka arsye.

E ke menduar si do jetė dita kur bisedave tė qeta, ti lėri vendin heshtja e largėsisė?
– S'do vijė.

E ke menduar si do jetė dita kur tė pres njė urim tėndin dhe ti ta harrosh?
– Unė nuk harroj.

E ke menduar si do jetė casti kur tė shihemi nė sy dhe tė largosh sytė sikur nuk mė njeh?
– Unė jo.

E ke menduar si do jetė tė qėndrosh para meje dhe tė jemi dy tė huaj?!

Dhe keshtu, gjersa nje dite, te na thote jeta ne: Harro!
Do te mbesim anonim, do te jemi ne peremra,
Une "Ai" dhe ti "Ajo".


P.S. Nuk do te vije,asnjehere,nuk do e lejojme!

emine
15-06-12, 19:31
O Femer


O femer,vrapo neper rruget e ndjenjave te tua
duke mbjell embelsi.
O femer,qaj per zhgenjimet qe mund te te prekin
duke i fshire me pas nga kujtimet e tua.
O femer,qesh per ditet e tua te bukura
duke i mbajtur mend per te gjithe jeten.
O femer,hidhe tutje trishtimin
vendos mbi fytyre make-up,vish fustanin me te bukur dhe dil jashte te duash boten.
O femer,ec neper rruget e mohimit
dhe pranoje mosdashjen e te tjereve.
O femer,urre,genje,zhgenje
por jo aq sa te te behet nje ves i keq.
O femer,shihu ne pasqyre dhe duaje veten
duke e pranuar ashtu sic ajo eshte.
O femer,ji joshese
por jo per te gjithe sepse te humbasin vlerat qe perfaqeson.
O femer,ji nene e devotshme
duke rritur brezat qe do te bejne boten nje vend me bukur per ta.
O femer,ji bashkeshorte besnike
dhe duaje bashkeshortin tend sic ai te ofrohet.
O femer,harroje qendrimin tend te ftohte,
fal ngrohtesi qe te mbjellesh te tille.

O femer,ti qenie e brishte
je kaq e rendesishme per jeten e gjithesecilit,shfrytezoje rolin,behu e rendesishme.
O femer,te dish te jesh e tille eshte nje nder rolet e tua kryesore.
O Femer;

vjeshta
04-09-12, 18:32
Amore, sono seduto sulla spiaggia a guardare l’immensitą del mare,

che in questo momento č l’unica cosa che mi da tranquillitą, e penso che

nonostante la sua grandezza, sia un granello nella sabbia, a confronto

a l’amore che provo per te.

Ma tu tutto questo non lo hai mai capito quindi sono qui per dirti addio,

o scelto questo modo perché sai che ogni volta che ti parlo l’unica

cosa che riesco a fare č stringerti tra le mie braccia e dirti Ti AMO

nonostante tutto il male che mi hai fatto.

Da oggi inizierą la mia vita senza di te, l’unica cosa che mi aiuterą č

saperti felice

Con questo addio, ti do l’ultima prova del mio amore,

si perché amare incondizionatamente a volte richiede

il sacrificio pił grande, che č quello di lasciare andare la persona amata.

Ti ho sempre amata e ti amerņ per sempre.

So che non havrai mai questo messaggio, ma spero che il tuo

cuore lo riceva lo stesso, e capissi quanto ti ho amato.

ADDIO


Edhe keto jan fjale te dalura nga shpirti !




http://www.messaggidalmare.com/messaggi_2006.html

emine
14-10-12, 09:15
Te huaj jemi

Te huaj jemi ne prej kohesh
C'ish per t'u thene eshte thene,
Si guret qe zene vend ne toke,
Ne jete vend ne kemi zene.

Drejt njeri-tjetrit kemi mbyllur
Te gjitha rruget edhe shtigjet,
Si dy qytete mesjetare
Me mure, heshta dhe me pirgje.

Por naten, kur i lodhur truri
Portat i mbyll me qetesi,
Ti gjen nje shteg dhe futesh brenda,
Nje shteg qe vetem ti e di.

Pastaj si ne rrugica parqesh
Shetit me cirkovolucionesh
Hyn neper endrra i shkujdesur,
Fanitesh, qesh, ma ben me dore.

Por kur mengjesi ze afrohet,
Nis shqetesohesh befas ti
Dhe heshturazi del perjshta
Nga shtegu qe vec ti e di.

E dita vjen. Rrjedh prape jeta
Dhe ne te dy si dhe me pare
Te ftohte rrime e te pamposhtur
Si dy qytete mesjetare.
I.Kadare

emine
15-10-12, 09:07
O mall...
O drite...
O hene...
O qiell...
O diell..
O shtegetar i enderrave te mia...
Qe vjen e iken....
Iken e vjen....
Qe ben sikur nuk me do...
E me pas sikur me do...
E serish nuk me do...
E keshtu vazhdon endesh pa drejtim nen te njejtin rrugetim....
O mall...
O drite...
O hene...
O qiell...
O diell..
O shtegetar i enderrave te mia...

emine
30-10-12, 20:35
Me trego.......
je ende duke ecur cdo mal te lart me shpres se atje me takone
Dhe rruges kur ti zbret
Prap me mallkone
Me trego
Sa here me dergove ne Djalle te mallkuar
DHe vrapove me shpres se me takone tek porta ferrit

Me trego

Ne sa sy me ke kerkuar
ne sa kenge
Ne sa qindra vargje
Fjale
Lule
gjethe
Yje
dhe fjolla debore
Me trego
Edhe pse une ket e di......

emine
04-11-12, 11:02
"Sikur te mundja ...
Nėse do mund ta jetoja sėrish jetėn time nė tjetrėn, do kėrkoja tė bėja mė shumė gabime ... Nuk do pėrpiqesha tė isha shumė perfekt, do tė pushoja mė shumė, do tė isha mė budalla nga ē'kam qenė, nė tė vėrtetė do tė merrja pak gjėra seriozisht ... Do tė rrezikoja mė shumė, udhėtoja mė shumė, ngjisja mė shumė male, sodisja mė shumė perėndime e do tė kaloja mė shumė lumenj, do tė shkoja nė vende qė s'kam qenė kurrė, do tė kisha mė shumė probleme reale e mė pak imagjinare ... Unė kam qenė njė nga ata njerėz qė jetojnė me arsye ēdo minutė tė jetės ... Kam pasur momente tė gėzueshme, por nėse do tė rikthehesha, do kėrkoja tė kisha vetė momente tė mira ... Sepse nga kjo ėshtė bėrė jeta, vetėm nga momente pėr mos t'u humbur ... Unė isha njė nga ata njerėz qė nuk shkonin kurrė diku pa njė termometėr, ēadėr e parashutė, nėse do tė rikthehesha do tė udhėtoja mė ngadalė ... Nėse do tė rikthehesha, do tė filloja tė ecja zbathur kur tė fillonte pranvera e do tė vazhdoja kėshtu deri nė mbarimin e vjeshtės ... Do tė ecja mė shumė, do tė sodisja mė shumė lindje dielli e do tė luaja mė shumė me fėmijėt ... Nėse do ta kisha edhe njė herė tjetėr jetėn pėrpara ... por ........ nuk kam mundėsi tjetėr ..."
Jorges Luis Borges

emine
07-11-12, 18:53
Une te thashe po iki,
ne heshtje doja te rrija,
fjaline e pare e degjove,
mendimin e dyte s'e dije...
Une ika ne heshtje,
pa folur,pa thene asgje,
une s'doja te ikja
por.....pse te rrhja mč?

Alima
03-12-12, 23:49
...

Ah sa e tmerrshme ėshtė qė duhet tė flasėsh
pėr gjėrat qė janė tė kuptueshme vetvetiu,
Njė fjalė e vjetėr sa bota, thotė se i laguri s’ka frikė nga shiu
Pa frikė do tė flas deri nė frymėn e fundit pėr hir tė Pafundėsisė
se jam lagur i tėri nė rrugėt e jetės nga Shiu i Dashurisė
Derisa s’isha lagur krejt nga ky Shi, trupi mė digjej nga zemėrimi
Nė vesh me fjalėt shėruese mė pėshpėriste njė mėsues imi
Mė thoshte: “Nga Njė e Vėrtetė e Vetme tė gjitha gėnjeshtrat tunden,
Qetėsohu se ‘dhe mizat duan tė krijojnė mjaltė, por nuk munden!”


F.M.

.

Alima
03-12-12, 23:57
...

Tė gjitha fjalėt qė u thanė nė botė pėr dashurinė, nuk janė dashuria
Gjuha tragjike njerėzore pėrballė ndjenjave, zhvishet nga fuqia
A mos duhet t’i dish gjuhėt e folura tė botės pėr t’i kuptuar dhimbjet?
Heshtja nuk ka lindur nga mungesa e fjalėve por nga pafuqia e tyre.


F.M.


.

Alima
05-12-12, 00:07
...

VDIS PARA SE TE VDISĖSH!

Ē’pret nga njė botė ku i mashtruari turpėrohet mė shumė se mashtruesi?
Ē’do mėsosh nga njė libėr shkruesi i tė cilit di mė pak se lexuesi?
Jo mė pak e tmerrshme ėshtė kur shkruesi vlen sa njė botė
E lexuesi nga oqeani s’mund tė marrė mė shumė ujė se sa njė gotė
Edhe librat u ngjajnė pasqyrave tė vdekura qė marrin pamje nga bota e gjallė
Po u shfaq pranė tyre ndonjė gomar, mos prit tė tė ngjajė nė dijetar!
Po hajt mo’ leri edhe shkruesit edhe lexuesit e hajde nisemi pakthyeshmėrisht,
Tė bėhemi pasqyra tė vetvetes se mjaft e pamė botėn gabimisht!


F.M.
.

Sulltan-Alim
05-12-12, 00:49
E di!

Zemra i qante por nuk e lente inati. Ajo ishte dashuruar pa hetuar asnjeri, madje as ajo vet. Prandaj e kisha porositur mos rezisto me copy-past. Pranimi nuk eshte dorezim e as dorezan nese nuk posedon aftesi te permbajtjes.

E di! Ajo me kerkon serish me buze ne gaz. Kesaj radhe jo nga meria sa nga marazi, ngaqe "dimer eshte, mjegull, lashtesi (jo lageshti)" ne shpirtin e saj :D. Pra? Ik mendje nese mundesh.

...

Sulltan-Alim
05-12-12, 02:29
Dinamika e mengjeseve dikur e kishte lehtesuar
Ajo e donte jeten e tille te organizuar por, jo vetem
S`i pritej kur kishte synim fitoren ne mes te Bulevardit
Edhe kaloresit me te famshem ia kishin zili, ishte e kalitur ajo neper Beteja te jetes
Bulevardi isha une teksa ajo luftonte ne Mejdanin prej kallderemeve
Imagjanita e saj per fitoren ishte e papershkruar ndonese e brente dilema
Une se kisha hallin e saj ngaqe e dija se do triumfonte edhe kesaj radhe
Me brengoste, njekohesisht mburresha me kokefortesine e saj
E tille ishte ajo, e brishte dhe e shkrifte.
Shprehimisht hakmarese jo, pervecse kur me merte me vete ne imagjinaten e saj gri
Akoma nuk arrita t`a kuptoj gjithe dhuntine e saj feministe!
Se di?
Pse ik nga vetja yte?
As blasfemia nuk eshte tipari yt sic pretendon.
Para se te jesh larguar nga endrra e trishte
Ndonese e di qe s`ke kurajo
Ti!
Mos eja me, as atehere; sepse qendrimi eshte vlere, eshte ndergjegje, por edhe budallaki.
Mendo, per cilen nga keto te tre do ndash mendje!
Naten ty!

emine
05-12-12, 08:09
Fytyra tė ngrysura. Tė lodhura nga intrigat dhe ndėrskamcat.
Sy qė flasin pėr mosbesim. Sy nė dhimbje! Tė bindur se mė askush pėr askėnd nuk mendon mirė. Dhe se duhet ruajtur nga tė gjithė.
Shumė zymti. Dhe aq shumė pak buzėqeshje! Aq pak saqė kam frikė se edhe lumturia do tė vdes. Dhe bashkė me tė do tė shuhemi edhe ne.
Mos lejo.
Buzėqesh.
Si nuk e sheh se vetėm pak buzėqeshje ka fuqi qė, edhe njė ditė tė trishtė, tė ma kthej nė frymėzim?
Gėzoju jetės.
Bėje kėtė.
Bėjė pėr veten tėnde.
Dhe pastaj edhe pėr hatrin tim.

Alima
05-12-12, 11:51
...

Nėse je nga tė dashuruarit qė duan ta mundin veten
Nėpėrmjet gėnjeshtarėve do ta zbulosh tė vėrtetėn
Asgjė nuk zbulohet mė shpejt nė kėtė botė tė vjetėr
Se sa fshehtėsitė qė njerėzit mundohen t’i ruajnė tepėr
Hė? Ka diēka qė nuk shkon? Pėrse nuk nxiton?
Ke bėrė gjynahe thua dhe s’vjen dot me mua?
E di, e di po s’ka gjė,
E djeshmja njėherė quhej “sot”, por nuk quhet mė.
Tė nisemi tani pėrtej Shtatė Qiejve qė na ndajnė nga e Vėrteta
Se vdekja do vdesė, do mbetet veē Jeta.


(apet copy-paste) F.M.


.

Domira
05-12-12, 12:20
Thirrje ne ajer tashme te rralluar deri ne vakum...copza kristalesh qe rrokullisen lodhur ne hapsire...dhe perplasen e copezohen edhe me...pa dhimbje...krejt anemike perplasjet.
Cuditerisht gravitacioni u beka edhe me i fuqishem, qendrimi vertikal me i konsoliduar se kurdo...kjartesi gjithandej, dhimbja e zhdukur matane ne pakthim.
Ecje e bere gure, ecje e pandalshme, ecje e papenguar drejt horizontit ku perfundojme nje dite te gjithe se bashku...ku perfundojne te vdekshmit dhe te pavdekshmit :smile:

Dardanesha
05-12-12, 13:43
ME TREMBI VETETIMA


Ngarkova mbi kurriz nje thes me psheretima,
dhe nisa udhetimin ne brigjet e vetmise.
Kalova shkretetire... gelltita vetetima,
e vetme kisha mbetur si peng e dashurise.
U ndesha neper vite me dhimbjen e mallkuar,
pa ditur se ku shkoja... ne pritje te qetesise.
Megjithese plage mora, jo shpirtin kurre s'ma munden,
mes endrrash te perhumbur... ju luta lumturise.
Stuhia me ka shtyre... nuk dija te ndaloja,
me eren kam vrapuar... shetita gjithesine,
rrufet i hasa rruges... me trembi vetetima,
nje skllave e pabindur ne pritje te qetesise.
Ngarkova permbi supe ca vargje qe renkonin,
nuk munda qe ti thurja kurre lavde tradhetise,
zhgenjyer... por me shpresa dhe zemer pa shuar,
kam pritur ti shikoja pak driten " madheshtise".

Albonita
07-12-12, 07:55
Di te me thuash sa dashuri ke brenda? Nje kg? Nje liter?
Nuk e di eh?
Atehere harroje matematiken. Krijo ate qe nuk eshte. Sepse ajo qe eshte, eshte e te gjitheve. Por nese arrin te gjesh ate qe nuk eshte, atehere ke dicka qe eshte vetem e jotja. Dhe nese dikush tjeter shikon ate qe shikon ti, atehere ke gjetur dike qe te jetosh me te
Mos e ler te ike. Ndaloje! Jetoje! Shkruaje!
Historite jane si...njerezit.
Nuk jane bere per te qendruar vetem.
Diku ne bote, eshte dikush qe jeton nje histori qe pasqyrohet me tenden.
Veshtro perreth!
Ky dikush nuk eshte larg teje.
Eshte gjysma tjeter e librit.
Mos humb kohe te shkruash faqe te tjera...
Kerkoje!
Pjesen tjeter do ta shkruani bashke.
Sepse nuk ka gje me te arrire per dy histori se sa te nderthuren

natyra
08-12-12, 07:01
Asgje per ju mallin s'ma shuan...!
````````````````````````````
"Ne cdo kohe,mengjes dhe drek..
Mami me ju ne ekran po flet
thua se malli po pergjysmohet,
thua merzia po zvoglohet,
Por se zemra s'po pajtohet!
(per deri sa me ju t'bashkohet)
valle a ka ndonje zgjidhje tjeter?
E ndare nga ju se dua jeten!

...ndaj nga large ju perqafoj,
E luas Zotin te ju mbroj...Mami&Gjyshe-Hajla!

P/S. sikur te gjithe do t'regonin AUTORIN e shkrimeve qe aqe shum po behen copy/paste..dhe askush pergjigje s'po jep mbi to?!...Une personalisht, do ti quaja ndeshkim:rolleyes:

Natyra.

lovely
08-12-12, 13:39
Asgje per ju mallin s'ma shuan...!
````````````````````````````
"Ne cdo kohe,mengjes dhe drek..
Mami me ju ne ekran po flet
thua se malli po pergjysmohet,
thua merzia po zvoglohet,
Por se zemra s'po pajtohet!
(per deri sa me ju t'bashkohet)
valle a ka ndonje zgjidhje tjeter?
E ndare nga ju se dua jeten!

...ndaj nga large ju perqafoj,
E luas Zotin te ju mbroj...Mami&Gjyshe-Hajla!

P/S. sikur te gjithe do t'regonin AUTORIN e shkrimeve qe aqe shum po behen copy/paste..dhe askush pergjigje s'po jep mbi to?!...Une personalisht, do ti quaja ndeshkim:rolleyes:

Natyra.



Halla Natyre,

ne shume aspekte jemi mbrapa.
Hajnia osht hajni, sikur e vjedhe nje diamant, sikur e vjedhe nje poezi.
Diamanti i takon t`zotit t`vet, poezia i takon autorit t`vet. Nuk osht per palidhje qe ndeshkohet me ligj vjedhja e shkrimeve, pa e citu autorin.

Edhe kqyrja arsyetimin shqipes; "Krejt po vjedhin". Krejt vjedhin, edhe une "vjedhi" shkrime e sjell ktu, po autori duhet me u caktu, ose burimi informacionit.
Nuk e kuptoj qellimin. Perveq se e kallxon veten sa papergjegjes je si i rritun, sa poshte e qet veten, nuk e di pse e bon njeri ni gja te tille.
Se kush sa din ne kete forum, doket mas 2-3 shkrimeve.

Te pershendes Natyre:smile:




Fjalėt qė nuk t`i thashė asnjėherė! (https://www.facebook.com/notes/blerta-pllana/fjal%C3%ABt-q%C3%AB-nuk-ti-thash%C3%AB-asnj%C3%ABher%C3%AB/329502323747380)

..i ndrydha nė vete, pa tė drejtė
shtatė palė dyer mbrapa i fsheha
ua ndala rritėn, iu kėputa koken
derisa njė ditė, u deha!

Vrapin morra pa e ditur ku
brenda luftė e tėrbuar
vetėm edhe njė derė larg ishin
gati pėr tė eksploduar!

Veshtrim i gjatė, frikacak
nuk hapej dot e fundit derė
mė vrajnė nė zemėr e nė shpirt
fjalėt qė nuk t`i thashė asnjėherė...

natyra
09-12-12, 03:03
Halla Natyre,

ne shume aspekte jemi mbrapa.
Hajnia osht hajni, sikur e vjedhe nje diamant, sikur e vjedhe nje poezi.
Diamanti i takon t`zotit t`vet, poezia i takon autorit t`vet. Nuk osht per palidhje qe ndeshkohet me ligj vjedhja e shkrimeve, pa e citu autorin.

Edhe kqyrja arsyetimin shqipes; "Krejt po vjedhin". Krejt vjedhin, edhe une "vjedhi" shkrime e sjell ktu, po autori duhet me u caktu, ose burimi informacionit.
Nuk e kuptoj qellimin. Perveq se e kallxon veten sa papergjegjes je si i rritun, sa poshte e qet veten, nuk e di pse e bon njeri ni gja te tille.
Se kush sa din ne kete forum, doket mas 2-3 shkrimeve.

Te pershendes Natyre:smile:




Fjalėt qė nuk t`i thashė asnjėherė! (https://www.facebook.com/notes/blerta-pllana/fjal%C3%ABt-q%C3%AB-nuk-ti-thash%C3%AB-asnj%C3%ABher%C3%AB/329502323747380)

..i ndrydha nė vete, pa tė drejtė
shtatė palė dyer mbrapa i fsheha
ua ndala rritėn, iu kėputa koken
derisa njė ditė, u deha!

Vrapin morra pa e ditur ku
brenda luftė e tėrbuar
vetėm edhe njė derė larg ishin
gati pėr tė eksploduar!

Veshtrim i gjatė, frikacak
nuk hapej dot e fundit derė
mė vrajnė nė zemėr e nė shpirt
fjalėt qė nuk t`i thashė asnjėherė...

Fjalėt qė nuk t`i thashė asnjėherė!

Mbase,i paske then te gjitha,fatkeqsisht qenke krua kogja si mire.lol:rolleyes:

P/S.Vetem mos vjedh,se nxehesh,:wink:lol P.s/A po shef qka po hekun PDK per vjedhjet/hajnit,:tongue:lol,,kshtuqe ruju dhe ti dada lovlle, se po bje n'grack :biggrin:

Ishte vetem kshille,dadushe...te pershendes/gjitheashtu!

Natyra.

Albonita
09-12-12, 10:02
Mbase nuk bej mire se po te shkruaj
pasi nuk di nga t’ja filloj
se kam shum per te treguar
nuk e di mund dhe te gaboj
ndoshta ate qe ndjej nuk e shpreh dot
sepse fjalet kan varferi dhe cdo te mjaftojn
gjithsesi disa germa po i formoj
“me gjith shpirt te dashuroj”
por te lutem mos e merr per dobesi
keto jan ndjenjat e mia per ty
edhe nese une te ngjaj si Engjullushe , eshte malli dhe deshira te jem me ty ne perjetsi:wink:

Alima
16-12-12, 14:09
...

Ėshtė vonė tė hapėsh pus nė kullosat e fushave kur etja trupin ta djeg
Prandaj u ngjita nė majat e maleve ku burimet s’shterojnė pėrjetė
Pėr ta kuptuar se ē’ndodh nė fushė duhet tė vėshtrosh nga lartėsitė
Por as majat maleve nuk janė tė thepisura ashtu siē na gėnjejnė sytė
Vetminė e ndjeva nė zemėr kur njerėzit nuk i takova
Por atė qė ma mėsoi vetmia nga njerėzit kurrė nuk e mėsova
Kam duruar nė zemrėn time dhembjen mė tė rėndė se bjeshka
Unė bariu i vetmuar qė vetminė kurrė nuk e desha


F.M.


.

lovely
17-12-12, 14:08
Halime, poezite e Fehmise i poston dikun tjeter, psh te tema; Poezi nga poete te ndryshem. Mos ma prish temen qishtu, qitu i qkrun veq fjalt e shpyrtit ton, akej?

Akej.

Flm!:wink:

Alima
17-12-12, 14:36
Halime, poezite e Fehmise i poston dikun tjeter, psh te tema; Poezi nga poete te ndryshem. Mos ma prish temen qishtu, qitu i qkrun veq fjalt e shpyrtit ton, akej?

Akej.

Flm!:wink:

...

Po so Fehmija s'di ēka t'koft ... ama ,...ai po ja qellon ēka po du me thene :D


...ani Loveleie ...s'shkruj ma kurr ...kurr :(

.

Alima
17-12-12, 14:43
...

Qe edhe njo veq ,edhe kurr ma ...kurr :(((


Aq sa i duam ardhjet, i urrejmė ikjet
Mund t’i fshehim plagėt por jo edhe dhimbjet
Nėse tė plagosa, kėtė e bėra qė tė ta shpėtoj jetėn
Njėlloj si i urti qė dėmtoi anijen e tė varfėrve pėr ta shpėtuar nga piratėt
Njė zemėr qė jeton pėrvujtnisht, ėshtė mė e fortė se vuajtjet
Zemra s’u krijua vetėm pėr tė dashuruar,
por edhe pėr t’i duruar vuajtjet qė mund t’ia shkaktojė dashuria
Sytė s’u krijuan vetėm pėr tė parė,
por edhe pėr tė qarė pėr gjėrat qė kanė hyrė nė zemėr nėpėrmjet shikimt.
Prandaj, merri vetėm fjalėt dhe ik se tė gjithė kemi nevojė tė rrimė me vetveten.


Fehmija :D


.

YanYan
20-12-12, 21:25
Nji za i mekun jehon
si kuku-ja e ditve t'zymta
pikon uje prej reve
rrjedh catijave
une mylli perden
me shtri kockat
e ninulla prej jashte
me m'vu n'gjume.

zanaa
26-03-13, 12:50
Dashuria ime !!!

Dashuria ime kishte sy...
Pse ja verbuat ?
Dashuria ime kishte vesh...
Pse ja shurdhuat ?
Dashuria ime kishte ardhmeri...
Pse ja ndaluat ?
Dashuria ime ishte e shendosh....
Pse e lenduat ?
Dashuria ime ishte e paster....
Pse e njolloset ?
Dashuria ime ishte e lire....
Pse e burgoset ?
Dashuria ime nuk kishte lot...
Pse ja sollet ?
Dashuria ime nuk kishte urrejtje...
Pse ja mbollet ?
Dashuria ime donte te jetoj...
S’lejuat,do ju mallkoj !!!!
TE MALLKUAR QOFSHI PER JETE
QE VRAT NJE DASHURI TE VERTETE !!!!
A nuk eshe mire te shkruhej edhe emri i autorit/es,pasi kete poezi e kam shkrua une,u habita qe e lexova pa emer autori....!!!!!!!!!!

GURI SYLAJ
15-09-16, 10:37
Behu Lis !

U nisem neper pikat e shiut . Ne fillim ishin te rralla por , shpeshtoheshin mbas cdo hapi qe benim .
Ishte edhe ftohte.
Por kishim vendose te ecim ,kishim vendose te bejem bashk kete rruge.
Mu kujtu ajo dite, tash kur kan kalu shume vite, e pikat e shiut sikur po me ngjajne me hallet e jetes.
Por, qe te mos merdhijme dhe te mos gjunjezohemi ,jo vetem ate dite por tere jeten ,vendosem te ecim krah njeri tjetrit ,te ecim dore per dore..!
Kjo ecje e mundi edhe shiun edhe hallet.
Gjithesesi , e tera kjo na e ngadalsonte hapin dhe, ne disa stacione, mbrrinim me nga nje vonese te vogel
E, harronim shpejt .
Harronim pas cdo shtrengimi te duareve qe nuk ndaheshin . Kisha humbe ndjenjen te dalloja se cila dore ishte e imja .
Shiu e kishte kot !
Ai mund te vazhdont tere diten e tere naten por, ne , rrugen do e bejme bashk deri ne stacionin per ku ishim nise ,deri atje ku fjala e dhene do te behej Murane....!
Vetem engjujt dhe ne flasin e ecin te percjelle nga ky shi.
Nga kjo nate .
Nga kjo vetmi e ketyre rrugeve te huaja te mbushura me gjithecka perveq dashurise per neve qe, erdhem dhe mbetem shetitore rasti.
Mbetem te huaj ne kerkim te vetevetes ,ne kerkim te rruges sone!
Kerkoje, gjeje dhe eja.
Eja e shtoja hjeshin kesaj toke.
Mos e harro kete ecje!
Behu Lis !
Mandej gjyko per gjethet qe bijne ne vjeshte !
Edhe per ata qe ,pa meshirshem ,shkelin mbi to.
Gjyko edhe per gjethet e reja ne pranvere.
Edhe per ata qe vijn e pushojne nen hijen tande !
Pushojne deri atehere kur behen gjethe vjeshtake e bijne te pushojne perjetesisht nene kete hije .
Behu Lis.
Edhe ata qe pushonin nene hije e edhe ata qe shkelnin mbi gjethet tua, t'i mbuloshe me gjethe vjeshte e me hije vere !
Behu Lis i perjetesise !