PDA

View Full Version : Shpiket vaksina qe shton 5 muaj jete


UneeE
23-06-09, 11:58
Ne fushen e mjekesise eshte bere nje zbulim shume i rendesishem pasi tashme te gjithe te semuret do kene mundesi te perdorin nje vaksine te vecante per te shtuar edhe disa muaj jete nese nuk kane me asnje shprese. Vaksina eshte prezantuar ne kongresin e ASCO qe u zhvillua ne Florida dhe ku moren pjese rreth 30 mije specialiste nga e gjithe bota. Vaksina bllokon perkohesisht rritjen e qelizave te semura, duke u dhuruar pacienteve deri ne 5 muaj jete me shume. Ky ilac vepron si nje avion lufte qe vezhgon zonat me te pershtatshme per te sulmuar. Ne terma me te thjeshte, ilaci aktivizon qelizat T, te cilat jane pergjegjeset e sistemit imunitar te trupit. “Kemi arritur rezultate shume kurajuese pasi kjo vaksine reagon ne menyre te kontrolluar”, shprehet pergjegjesi i studimeve ne qendren “Goshen Health System” te Indiana-s.