PDA

View Full Version : Nexhmije Pagarusha


LOJETARI
21-03-10, 17:10
Sa ndėgjohet sot nė trevat shqiptare muzika e Nexhmije Pagarushės ?

http://www.youtube.com/watch?v=A7M9GrbH_yw

http://www.youtube.com/watch?v=pgybHncjqD0

LOJETARI
21-03-10, 17:19
http://www.youtube.com/watch?v=p8DNykL6Sos

SANTANA-29
21-03-10, 23:42
Sa ndegjohet atje se di po une e ndegjoj shum her,
http://www.youtube.com/watch?v=XKRvhggXH9o&feature=related

Shqiptare_ne_Turqi
04-05-10, 21:57
Nexhmije Pagarusha dekorohet me Medaljen “Artist i merituar”http://www.rtklive.com/img/vija_lajmi.jpg


Me rastin e 77 vjetorit tė lindjes sė kėngėtares Nexhmie Pagarusha, presidenti Fatmir Sejdiu i ndau sot Medaljen “Artist i merituar”. Iniciativa pėr kėtė ēmim ishte e redaksisė sė muzikės sė Radio Televizionit tė Kosovės, qė u pėrkrah edhe nga 39 intelektualė dhe artistė tė vendit.

04.05.2010

Me rastin e 77 vjetorit tė lindjes dhe tė pėrtej 6 dekadave tė veprimtarisė artistike, kam vendosur qė pėr kontribut tė veēantė tė dhėnė nė fushėn e artit dhe tė kulturės, ta dekoroj me medaljen “Artist i Merituar”, zonjėn Nexhmie Pagarushėn”, tha Sejdiu.

Kontributi i Nexhmie Pagarushės nė fushėn e krijimit, kultivimit, interpretimit dhe tė promovimit tė artit muzikor shqiptar, ėshtė i njė rėndėsie tė jashtėzakonshme, thuhet po ashtu nė motivacionin e dekoratės, qė iu nda artistes sonė, Nexhmie Pagarusha nga presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu.

“E pėrkushtuar gjithė jetėn pėr tė ngritur vlerat e artit muzikor, duke krijuar identitet referues kulturor, duke qenė zė i fuqishėm i shpirtit dhe vlerave estetike shqiptare, ajo ishte dhe mbetet shenjė identifikuese e Kosovės, dhe simbol i artistit, qė me veprėn e vet komunikon nė mėnyrė autentike dhe pėrherė frymėzuese me njė audiencė tė gjerė muzikore.”

Kėngėtarja jonė e madhe, Nexhmie Pagarusha, kėtė ēmim ia dedikon babait tė saj dhe publikut shqiptar, qė e kanė mbėshtetur gjithmonė. Pėr tė, ky ēmim ishte njė befasi.

“Ėshtė njė befasi shumė e mirė dhe shumė e madhe pėr mua dhe me thėnė tė drejtėn, aq kam emocione qė mezi e pėrballova. Besoj qė kjo nismė tė vazhdojė edhe pėr artistėt tanė qė nuk janė mė, ata qė janė me ne dhe pėr ata qė do tė vijnė. Kėtė ēmim ia dedikoj babės tim, i cili nuk kishte paragjykime dhe mė lejoi ta vazhdojė kėtė rrugė dhe popullit tim, qė mė deshti shumė, i desha shumė dhe mė mbanė ende nė shpirt e nė zemėr”, tha Pagarusha.

Kjo ėshtė medalja e parė e kėtij lloji, qė presidenti i republikės ka ndarė pėr artistėt tanė. Iniciativa pėr kėtė ēmim ishte e redaksisė sė muzikės sė Radio Televizionit tė Kosovės, qė u pėrkrah edhe nga 39 intelektualė dhe artistė tė vendit. Nexhmije Pagarusha ėshtė njė nga kėngėtaret mė tė njohura tė Kosovės, fituese e shumė shpėrblimeve dhe laureate e disa ēmimeve tė njohura. Prej kohėsh ajo mban epitetin ”Bylbyli i Kosovės”.

murrizi
04-05-10, 22:02
Edhe unė i uroj tė madhes Nexhmije Pagarusha titullin e ARTISTIT TĖ MERITUAR.

Gur gur po ngrejm kėshtjellė...

Shqiptare_ne_Turqi
04-05-10, 22:03
http://www.youtube.com/watch?v=NUHJAkXphaU&feature=related



Shum e madhe eshte shumm...!

Respekt nga zemra ...

Guri i madh
04-05-10, 22:17
shum pak informata kena per Nxhmien


si quhet bashkshorti a esht gjall sa fmij i ka do me than kush jan pasardhsit

Shqiptare_ne_Turqi
04-05-10, 22:27
Me kete rast,dua ta postoj shkrimin qe eshte botuar dhe ne gazeten ( Koha Ditore ) muajin Dhjetor .
Pra,pas nje vizite qe bera te Diva e muzikes Shqiptare,Nexhmije Pagarusha.

Ne shenje respekti ...







“BILBILI I KOSOVĖS” PĖRHERĖ KĖNDON


Kėngėt “Ani mori nuse,ani qafgastare”,Ēohu Rexho”,”Hajde, hajde moj Selvi”... qysh si fėmijė,i dėgjova dhe i mėsova,nė dasmat e gazmendet familjare nė Turqi.Kėngėt shqipe atje kishin arritur, sė bashku me prindėrit tanė,tė shpėrngulur,nė vitet e pesėdhjeta tė shėkullit qė lam pas.Sė bashku me vargje mėsova edhe njė emėr –emrin e kėngėtrares sonė tė papėrsėritshme – NEXHMIJE PAGARUSHA.
Mė vonė,pėrmes valėvė tė Radio Prishtines,Nexhmija dhe kėngėtarėt tjerė shqiptarė,ishin tė pranishėm nė familjet shqiptare nė Turqi,derisa dhuna sėrbe e nderpreu programet shqipe.Por Nexhmija dhe kėnga shqipe ishin tė pranishme pėrmes bartjes sė kėngės “prej gjenerate nė gjeneratė”dhe mjeteve auditive.
Ende isha nxėnėse e shkollės fillore,nė Turqi,nė familjen time njė mysafir nga Kosova kishte sjellur njė numėr tė gazetės “Rilindja”. E shfletova.Mė bėri pėrshtypje njė fotografi ,nėn tė cilėn shkruantė :”Nexhmije Pagarusha –bilbili i Kosovės”.E lexova si munda e dita.Me rėndėsi ishte se e kuptova pėr kė bėhej fjalė. Kėngėt e Nexhmijes dhe kenga shqiptare u ngulitėn shumė,shumė thellė nė mua. E ndava atė shkrim dhe foton.E bartja me vete,nė shkollė,mes fletėve tė librave.Pėrpiqesha qė t`ua shpjegoj pėrmbajtjen shoqeve turke dhe atyre shqiptare.
Sa herė qė isha mysafire nė Kosovė,para dhe pas lufte,me vete bartja njė dėshirė – ta takoj,kėngėtaren,kėngėt e tė cilės e shuanin mallin, e shqiptarėve pėr vendlindjen a tyre...tė takoja zonjėn Nexhmije Pagarusha.Nuk kisha ide,e besa as guxim ta shprehja kėtė dėshirė,unė si njė dėgjuese dhe dėshirėn e ndryja nė vetvete dhe vazhdoja ta bartja nė relacionin Kosovė-Turqi dhe anasjelltas.Mė dukej dėshirė e tepruar.Sa shumė paskėsha gabuar...!
Kėtė dėshirė e shfaqa para sa ditėsh.Njė zonjė qė e kuptoi dėshirėn time dhe duke e njohur zemėrgjersinė dhe dashurinė e artistes pėr njerėzit,mė kėrkoi numėrin e telefonit.Pas pak ditėsh ajo zonjė,mė lajmroi shkurt.Zonja NEXHMIJE PAGARUSHA,ju mirėpret,do tė jeni e mirėseardhur .
Tė nesėrmen,sė bashku me dy shoqe dhe zonjėn ,qė ėndrren time e bėri realitet,trokitem nė derėn e artistes sonė.Dera u hap.Mirė se vini! Isha para kėngėtares,artistes,”bilbilit tė Kosovės”.Fjalėt e ėmbėla mikėpritėse,ngrohtėsia,modestia mė ēliruan nga njė ndjennjė e ndruajtje.Biseduam,duke filluar qė nga shtegtimet e shqiptarėve,e sė bashku me ta edhe shtegtimi i artit dhe kulturės shqiptare,pėr muzikėn e mirefillit dhe artistike shqiptare,e cila kam shpresė se po i rikthehet degjuesve, duke e lėnė anash komercializmin dhe tallavanė... Nėn ndikim tė mallit pėr njė kėngė, i kėndova 2-3 vargje tė njė kėnge,qė ishte dhe ėshtė shumė e njohur,”E kujtoj atė takim” dhe mė pas i dėgjuam edhe disa tė tjera kėngė tė DIVES Shqiptare NEXHMIJE PAGARUSHA,pėrmes CD...
Mikpritja,kėngėt,fjalėt shumė dashamirėse,shumė tė pėrzemėrta mė tretėn shumė,shumė thellė nė botėn dhe zemėrgjersinė e artistes.Zeri i saj gjatė bisedės ishte po aq i ėmbėl si nė kėngė,nė tė vėtrtetė biseda e saj ishte kėngė...Koha kalonte shpejtė,e unė duhej tė udhėtoja pėr nė Vushtrri.E falenderova pėr mikėpritjen,kėrkova lejen ...na pėrcolli,duke mė thėnė se prap ju mirėpres...Me kaploi njė mall,nėpėr faqen time u rrokullis njė lot ... Zonja NEXHMIJE-Bilbili i Kosovės- pėrherė kėndoftė!
Derisa udhėtoja,mbresat e vizitės,meloditė e kėngėve tė zonjė sė kėngės shqipe –jo vetėm “Bilbilit tė Kosovės” por “Bilbilit shqiptar” ndėrpriteshin nga ideja dhe dėshira se si ta pėrshkruaj kėtė takim... Ndoshta sado pak ia arrita. Faleminderit e ēmuara artiste Nexhmije! Faleminderit kėngėtarė e njerėz tė artit e kulturės shqiptare!
Faleminderit redaksi!

Shqiptare_ne_Turqi
06-05-10, 13:27
shum pak informata kena per Nxhmien


si quhet bashkshorti a esht gjall sa fmij i ka do me than kush jan pasardhsit



Guri,gjeta kete biografi te shkurter ku shkruan dhe per bashkeshortin e Nexhmijes.
Ne nje vizite qe kem bere,ka treguar se e ka nje djal jasht Kosove .

Vendlindja: Pagarushė (Malishevė)
Mosha: 77 Vjeē
Ditelindja: 07 Maj 1933
Shenja e Horoskopit: Demi


Kur flitet pėr tė, pėrdoren nė njė frymė shumė epitete si: Bilbili i Kosovės, Mbretėresha e Kėngės Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumė ēmime, ndėr tė tjera "Kėngėtare e Shekullit". Veprimtaria e saj muzikore 40-vjeēare ėshtė aq e gjerė, sa qė ėshtė vėshtirė tė thuhet se cilit zhanėr i takon. Ėshtė e njohur pėr interpretimet e saj tė shkėlqyera nė muzikėn popullore dhe opera . Nexhmije Pagarusha ishte edhe aktore e suksesshme, si nė film ashtu edhe nė teatėr. Nė Beograd vijoi shkollėn e muzikės pėr solo kanto, tė cilėn ajo e la nė vitin e tretė dhe nuk e vazhdoi mė. Po ashtu nė Beograd kishte paraqitjen e parė muzikore nė skenė. Nė vitin 1948 ėshtė pranuar soliste nė Radio Prishtinė. Bashkėpunoi edhe me kėngėtarėt nga Shqipėria dhe u paraqit edhe nė Shqipėri me ansamblin “Shota” me rastin e njė turneu. ”Baresha” ėshtė njė ndėr kryeveprat e interpretimit tė saj. Kjo kėngė u kompozua nga bashkėshorti i saj Rexhep Mulliqi, me tekstin e poetit Rifat Kukaj.
Nexhmije Pagarusha interpretoi nė njė koncert tė muzikės klasike veprat e pėrkthyera shqip tė Bethovenit, Puēinit, Verdit, etj. Ky koncert ka qenė i pari i kėtij lloji. Fatkeqėsisht, asnjėrit nga organizatorėt teknikė nuk iu kishte kujtuar qė tė regjistronte kėtė koncert! Pėr fat tė keq, nuk janė evidentuar as tė gjitha koncertet dhe repertori i kėngėve tė kėnduara nga ajo, ngaqė, siē ka thėnė ajo njė herė, pėr tė vetėm muzika ishte me rėndėsi; ajo dhe muzika ishin njė. Mendohet se ajo ka interpretuar mbi 150 kėngė. Ajo ishte pjesėmarrėse e koncerteve nė Kosovė, Shqipėri, Bullgari, Izrael, etj. Karrierėn muzikore e pėrfundoi nė vitin 1984, pas njė koncerti nė Sarajevė. Pas 16 vjetėsh larg skenės, ajo u paraqit nė vitin 2000 me kėngėn "Pėr ty" nė njė emision tė udhėhequr nga Ardit Gjebrea, i cili e bindi tė bėjė kėtė. Ishte nė jurinė e festivalit "Kėnga Magjike 2005". Aktualisht ėshtė kėshilltare e lartė pėr muzikė nė Radio Kosovė dhe nė Radio Blue Sky.

LOJETARI
06-05-10, 23:19
Shpeshėherė muzika e mirė krahasohet me ushqim tė mirė .Muzika qė ka interpretuar Nexhmije Pagarusha ka qenė e njė klasi tė lartė , njė delikatesė e vėrtetė, por qė mjerisht nuk ka hasė nė shumė vesh tė pregatitur pėr tė .Ajo edhe sot ndėgjohet rrallė , sikur tė ia kemi frikėn ,sikur tė jet ushqim ekzotik . Neve mė parė parapėlqejmė njė muzikė tė rrejshme , njė muzikė talava , pa tone tė qėlluara ,pa ritėm ,njė muzikė qė i ngjanė njė ushqimi monoton [ gjellė fasule ] se sa tė provojmė tė kėnaqim shpirtin me zėrin e njė ikone tė gjallė .

LuLjaa
06-05-10, 23:40
m5Mulx2DXi8

Shqiptare_ne_Turqi
24-05-10, 10:03
http://www.koha.net/repository/images/pagarusha4.jpg




Prishtinė, 24 maj –

Nėntė kėngė tė kėnduara dikur nga Nexhmije Pagarusha dhe dy tė tjera kushtuar primadonės sė muzikės shqiptare, kanė qenė pėrmbledhja e gala koncertit tė mbajtur mbrėmjen e sė dielės nė Teatrin Kombėtar tė Kosovės. Koncerti ka pasuar pas ndarjes sė medaljes “Artiste e merituar” nga presidenti i Republikės sė Kosovės, Fatmir Sejdiu, pėr Nexhmije Pagarushėn. Kjo “dhuratė” i ka ardhur asaj me rastin e 77-vjetorit tė lindjes. Njė ekran qė shfaqte imazhe tė krijimtarisė sė Pagarushės, i vendosur nė hollin e TKK-sė, ishte mirėseardhja qė u bėhej mysafirėve tė ftuar, tė cilėt kishin respektuar “urdhrin” e specifikuar nė ftesė - “veshja duhet tė jetė solemne”. Ata qėndruan nė hollin e TKK-sė pėr 15 minuta, derisa nuk erdhi Presidenti, Fatmir Sejdiu, pėr tė hyrė i pari nė sallė. Kėngėt e kėnduara gjatė koncertit arrinin qė kohė pas kohe t’i lėviznin buzėt edhe tė vetė atij. Ndėrkaq me tė pėrfunduar koncerti, presidenti Sejdiu u shpreh se dėshiron tė qetėsohet fillimisht.
“Ishte njė mrekulli e Zotit”, ka qenė krejt ēka ka thėnė i pari i vendit.
Por pėr tė shprehur emocionin e saj, menjėherė pas koncertit nuk ėshtė kursyer Nexhmije Pagarusha. Ajo tha se populli e ka dashur gjithmonė, por mė shumė se kėto ditė nuk ndihet e vlerėsuar asnjėherė.
“Jam shumė e lumtur, Zoti mė ka ruajtur deri nė kėtė moment qė unė tė jem e lumtur”, ka thėnė ajo teksa po qėndronte e ulur nė njė karrige nė foajenė e teatrit pėr tė pritur radhėn e gjatė tė atyre qė dėshironin tė bėnin njė fotografi me tė.
Kėngės mė tė njohur tė kėnduar nga bilbili i Kosovės, “Baresha”, i ka takuar tė hapte koncertin. Kėnga e kompozuar nė mesin e viteve ’60 nga Rexho Mulliqi ėshtė rikthyer e interpretuar mjeshtėrisht nė ēifteli nga Fatmir Makolli i pėrcjellė nga Big Bendi i RTK-sė. Ajo u ka lėnė vend dy kėngėve tė tjera tė kėnduara nga Pagarusha gjatė viteve ’60.
Sanije Matoshit i kishte takuar tė interpretonte kėngėn “Kėshtu kaloi kjo mizori”. “Pagarusha ėshtė legjenda e muzikės shqipe”, ėshtė shprehur me pak fjalė ajo.
Gala koncerti solli tė riorkestruara edhe tri kėngė tė tjera, tė cilat Nexhmije Pagarusha i kishte interpretuar gjatė viteve ’70. Kėnga “Kur njė ditė tė kthehesh ti” erdhi nė variantin e interpretuar nga dueti Teuta Kurti e Gentian Gojani. Pėr Kurtin kjo nuk ka qenė hera e parė qė ka kėnduar kėngė tė Pagarushės.
“Por sa herė qė kėndoj ndiej mė shumė emocion, sepse kuptoj sa shumė vlerė kanė dhe vetė Pagarusha”, ka thėnė ajo.
Ndėrkaq kėnga fituese nė “Akordet e Kosovės”, tė vitit 1970 “Pėr ty vuaj, pėr ty kėndoj”, erdhi nėn interpretimin e Yllka Kuqit. Kėnga “E dehur jam”, e kėnduar nga Pagarusha nė vitet ‘70, e cila viteve tė fundit ka pasur disa variante tė riorkestruara, erdhi edhe nė njė variant tjetėr nga Riza Dolaku dhe e interpretuar nga Alma Bektashi.
Kėngėt e viteve ’80 dhe ’90 tė dedikuara pėr Pagarushėn i sollėn nė duet Naim Krasniqi dhe Adelina Thaēi, si dhe kėngėn “Bilbili i Kosovės”, tė interpretuar nga Hysni Klinaku.
Menjėherė pas koncertit pėrshtypjet e tyre i kanė shprehur edhe miqtė e bashkėpunėtorėt e Pagarushės. Kompozitori Engjėll Berisha ka thėnė se epitetet mė tė mėdha janė thėnė pėr tė, kėshtu qė “ēka do qė flas nuk them asgjė tė re”.
“Ajo ėshtė primadonė e muzikės shqiptare”, ka thėnė Berisha.
Ndėrkaq Liliana Ēavolli ishte ajo qė Pagarushėn e pagėzoi me epitetin institucion.
“Ajo ėshtė institucion, me tė cilin kombi duhet tė mburret qė e ka”, ėshtė shprehur Ēavolli, teksa Shahindere Berlajolli, Pagarushėn e ka cilėsuar “letėrnjoftimin kryesor tė identitetit kombėtar”.
Ndryshe, iniciativa pėr ndarjen e ēmimi “Artiste e merituar”, si edhe organizimi i gala koncertit kanė ardhur nga Radiotelevizioni Publik i Kosovės.Faleminderit pėr rekomandimin




Faleminderit nga miqet per ftese, faleminderit realizuesit e kesaj mbremje...Do te mbetet ne kujtimet e mia si nje mbremje e paharrueshme ...

Siq e ceku dhe vet artistja e madhe,shpresojme dhe ne se,do te behet trashigimi qmimi qe muar Nexhmije Pagarusha dhe per artistat tane te tjere,te merituar.

jadore
24-05-10, 10:09
e une them qe eshte mrrekulli qe te kemi ty Shqiptare nga Tuqia ,e falenderojme Zotin per Ty,sepse ka kohe qe nuk kam takua krijese arberore qe me aq pasion mbron flet dhe shpreh vleren dhe traditen e kultures sone te mirefillte
te falenderoj per ate qe je .

Makresh
24-05-10, 11:30
Po e teprojm pakes me talentin e saj, s'ka qen ku e di se cfar.


.

roadrunner
24-05-10, 11:48
E kush o Makresh na paska kene ma e talentume se Nexhmija sipas teje. Sipas teje s'paska talenta shqiptare, masi ma t'mires po u thuakan jo sosht ashtu qysh po thoin. Me siguri e ke then kete ne aspektin se per femer shqiptare kjo po piskitka shume?Po e teprojm pakes me talentin e saj, s'ka qen ku e di se cfar.


.

Shqiptare_ne_Turqi
24-05-10, 14:49
e une them qe eshte mrrekulli qe te kemi ty Shqiptare nga Tuqia ,e falenderojme Zotin per Ty,sepse ka kohe qe nuk kam takua krijese arberore qe me aq pasion mbron flet dhe shpreh vleren dhe traditen e kultures sone te mirefillte
te falenderoj per ate qe je .



Jadore,shum faleminderit .

Une kam fatin ,se duke u nis nga prinderit (do i permendi me mallin e respektin me te madh ) dhe rrethin e ngusht qe kam pas, me kan vetedijesu "ne nje dhe te huaj"per vlerat e kultures ciles i takojme .

Knaqesia ishte e dyfishte me ty dhe Dafinen :)

Shqiptare_ne_Turqi
24-05-10, 15:03
E kush o Makresh na paska kene ma e talentume se Nexhmija sipas teje. Sipas teje s'paska talenta shqiptare, masi ma t'mires po u thuakan jo sosht ashtu qysh po thoin. Me siguri e ke then kete ne aspektin se per femer shqiptare kjo po piskitka shume?




A thua Roadrunner?! :confused: :biggrin:

Guri i madh
24-05-10, 16:04
me kujtohen disa keng te Nexhmies qe i kish knue shum heret e pyta babin per kto keng pasi qe esht i moshes te njejt me nexhmijen


babi me tha se ne qytetart e thjesht nuk kena pas mundsi me i ndegjue kto keng ne te njejten sall ku jan shkue KOMITETLIT

Makresh
24-05-10, 16:49
E kush o Makresh na paska kene ma e talentume se Nexhmija sipas teje. Sipas teje s'paska talenta shqiptare, masi ma t'mires po u thuakan jo sosht ashtu qysh po thoin. Me siguri e ke then kete ne aspektin se per femer shqiptare kjo po piskitka shume?

Jo, jo,.. po sincerisht s'di cfar talenti ka ? Ndoshta per epoken e saj, kjo eshte par si guximtare qe ka thyer akullin e par dhe s'ka pas tjera. Por per sod, ku veshi degjon gjithcka,... them qe i takon arkivave, se s'degjohet fare. Thjesht te jep migren !

Murgesha
24-05-10, 17:25
Nuk po e kujtoj dot emrin e nje kengetareje te njohur nga Amerika qe pat then se kur e ndegjon zerin e Nexhmijes ne kengen Baresha flokt e kres i shkojn perpjet e do te jipte gjith cka ka per te pas vetem pak nga ai ze.

Per kenaqesin tuaj e timen:

XKRvhggXH9o&NR

Mbani duart mbi koke se po ju ikin floket! :wink:

roadrunner
24-05-10, 20:24
Ndoshta valla, po une me heret isha per darke te nje shoqe, thash valla kafen po shkojm bashk te nana jem po e pijm se idhnohet, dhe me te hy ne oborr, Nexhmija ish kon tuj knu bashk me nanen tem :biggrin:...dhe une nuk besoj qe muzika e saj ka mbet per arkive, kur edhe neper ahengje te ndryshme, edhe sot kendohen kenget e saj :biggrin: Une e adhuroj se kenget e saj jane unike dhe nuk lypin remixe se jane perfekt ashtu si janeJo, jo,.. po sincerisht s'di cfar talenti ka ? Ndoshta per epoken e saj, kjo eshte par si guximtare qe ka thyer akullin e par dhe s'ka pas tjera. Por per sod, ku veshi degjon gjithcka,... them qe i takon arkivave, se s'degjohet fare. Thjesht te jep migren !