PDA

View Full Version : Njė film pėr intervenimin ‘amerikano-britanik’ nė Kosovė


Dilaver
31-05-10, 22:04
http://www.botasot.info/def.php?gjuha=0&category=15&id=63661

Nė film jepen bisedat autentike qė bėhen pas masakrės sė Recakut, kur tė tmerruar nga skenat e vrasjes sė dhjetėra shqiptarėve tė pafajshėm, zonja e parė, Hillary Clinton i thotė Presidentit amerikan se duhej tė veprohej.Clinton i telefonon Kryeministrit Blair dhe tė dy, Blair nė Londėr dhe Clinton nė Washington shikojnė skenat nga masakra, ndėrsa Presidenti amerikan paralajmron se do tė t’i thotė NATO-sė tė bėhet gati pėr sulm.
Menjėherė, Blair i telefon Ministrit tė Mbrojtjes dhe tabloja tjetėr filmike paraqet fluturimet dhe fillimet e bomradimeve nga NATO-ja.


Nė film, kemi dy etapa zhvillimesh tek kėta liderė, qė me vendimet dhe veprimet e tyre, gjithsesi, shėnuan fillimin e lirisė sė Kosovės.
Ndėrsa, nė fazėn e parė tė luftės, nga fundi i vitit 98-tė Clinton ishte ai qė fliste pėr nevojėn e ndėrhyrjes ushtarake dhe rreshtimin e vendeve evropiane prapa njė sulmi eventual, Blair mė vonė qe ai qė mbajti moralin e vazhdimit tė bombardimeve si dhe ngriti opcionin e ndėrhyrjes me trupa tokėsore po qė se do tė dėshtonin bombardimet nga ajri.
Blair vjen nė Shtėpinė e Bardhė dhe kėrkon nga Clinton tė zgjedhė midis dy opcionesh, ndėrhyrjen me 80 mijė trupa tokėsore nė Kosovė qė tė dėbohen forcat serbe, apo invadimin e Serbisė me 200 mijė ushtarė dhe pėrmbysjen e regjimit tė Millosheviqit.
“Ne nuk do tė lejojmė gjenocidin. Kjo ėshtė njė betejė midis tė mirės dhe tė keqes, midis civilizimit dhe barbarizmit. Kjo ėshtė njė pėrgjegjėsi e jona e krishter pėr mbrojtje tė njerėzimit”, i thotė Blair Clintonit gjatė vizitės nė Shtėpinė e Bardhė.
“NATO nuk do tė pranojė dėrgimin e trupave tokėsore. Edhe unė jam kundėr trupave tokėsore,” i pėrgjigjet Clinton. “Suksesi ėshtė opcioni ynė i vetėm dhe Millosheviēi duhet tė mundet.
Ne po hyjmė nė njė epokė tė re tė pėrgjegjėsisė ndėrkombėtare pėr tė drejtat e njeriut,” tha Tony Blair nė njė fjalim para amerikanėve nė Chicago qė ėshtė vendimtare nė analet e bombardimeve tė NATO-sė dhe tė luftės sė Kosovės nė ruajtjen e moralit tė tė gjithė atyre qė dyshonin nė fitoren e Aleancės perėndimore.
Gazetat amerikane e komentuan kėtė fjalim si njė diēka, nga e cila Clinton mund tė mėsonte lidhur me vendosmėrinė. Sondazhet e nxirrnin pas kėtij fjalimi Tony Blair-in si burrėshshtetasin mė tė popullarizuar nė botė.
Clinton nuk ishte i lumtur me kėtė fjalim, sepse, ndjenjte sikur nė oborrin e tij po e mėsonte se ēfarė duhej tė bėnte njė i huaj. Vetėm pas kėtij fjalimi, Clinton doli me deklaratėn se SHBA po i shqyrtonin tė gjitha mundėsitė e sulmeve tė mėtejme ushtarake, pėrfshirė edhe trupart tokėsore.
Rolet nė kėtė film i luajnė Denis Quaid si Bill Clinton dhe Michael Sheen si Tony Blair, njė film qė u vlerėsua si ‘provokativ’ dhe qė nė mėnyrė mjeshtėrore rikrijon historinė e fundit tė nėntėdhejtave tė shekullit tė kaluar dhe ndikimin qė mund tė kenė ‘lidhjet e veēanta’.

Marco
01-06-10, 03:57
Se ka pa ARB edhe MURRIZI ket tem qe Amerika ne perkrahje te shqiptarve se ven shkojne i dhezin edhe ata 2-3 nickat tjer qe i kjan edhe vin me 1 batalion shki e na shajn me amerik me shqiptar e me ka krejt.. Muslimanve me ju ndihmu Amerika paaaaaaa