PDA

View Full Version : 65-vjetori i terrorit komunist nė Malėsi


Zero Cool
20-06-11, 21:06
http://www.malesiaforum.com/attachment.php?attachmentid=2945&stc=1&d=1308515480



Pėr Ata qė e panė se komunizmi nuk ishte pėr shqiptarėt

Nikollė Camaj 04 Mars, 2010

Thuhet se, kur teshtin bonjaku, vetes i thotė shėndet! A thua fatin e bonjakut duhet ta kem edhe ne, shqiptarėt nė Malin e Zi. Kėsaj radhe nuk po qahem pėr ēėshtjet aktuale, por pėr ngjarje qė kanė ndodhur kėtu e 65 vite mė parė, e qė lidhur me to, nė Shqipėri, kohė mė parė, u bė njė aktivitet pėr ēdo lėvdatė. Me kėtė rast u pėrkujtuan viktimat e terrorit komunist tė Malėsisė sė Madhe, po viktima kishte edhe nė Malėsinė kėndej kufirit, sepse, fillimi i shkurtit 1945 veshi me tė zeza Malėsinė, nė tė dy anėt e kufirit. Atė qė po e bėnte regjimi nė Shqipėri, me vepėr, e pėrkrahėn edhe “vėllezėrit” sllavo-komunist tė Hoxhės, kėndej kufirit. Dhjetėra, kėndej, e qindra burra andej, atdhetarė e antikomunistė, u pushkatuan pa gjyq. Disa i qanė e i varruan nė heshtje, madje edhe nėpėr terr, duke i vjellė kufomat e tė afėrmve, e disave as varri nuk u dihet. Fituesit komunistė bėnė ēka ishte e mundur pėr tė humbur kujtesėn pėr ta. Nė popull nuk pėrmendeshin, pėrpos si reaksionarė, e as familjarėt nuk guxonin t’i mbanin pėr atė ēka nė tė vėrtetė ishin. E ata ishin pinjollėt e anti-komunizmit shqiptar, komunizmit qė do tė rrėnohet 45 vite mė vonė. Ata, pothuaj 45 vite para tė tjerėve, panė se komunizmi duhej luftuar, andaj edhe e paguan.

Derisa, kėndej kufirit, nė kohėn e monizmit, u vu nga njė shenjė mbi varr tė tyre dhe, me aq mbeti, andej kufirit, nuk u bė as aq. Por, qė nga viti 1990, po tentohet qė, nė raport me ta, shumė gjėra tė bihen nė vend, aq sa mund tė vijnė, pasi qė pushteti kishte bėrė tė pamundurėn pėr t’i shlyer nga memoria, sidomos ajo kolektive, sepse nga memoria e trashėgimtarėve nuk munden kurrė. As andej kufirit, as kėndej! Sot shteti shqiptar shkon edhe mė larg. Ai po provon tė ndreqė tė padrejtėn historike ndaj atyre qė donin atdheun mė tepėr se ideologjinė. Dhe ėshtė obligim qė tė ndreqet! Por jo vetėm nė Shqipėri. Sido qė tė jetė, nė tė gjitha shtete ish komuniste ėshtė tentuar qė tė rishqyrtohet historia e asaj kohe, pėrveē nė Malin e Zi ende jo. Sidomos jo nė raport me shqiptarėt e kėtushėm. As kur ėshtė fjala pėr tė pushkatuarit e vitit 1945, as pėr masakrėn e Tivarit, por as pėr tė pushkatuarit mė 1941, nga ushtria jugosllave, apo pėr masakrėn mbi Malėsorėt, e mbytur nga regjimi serb, mė 1918, kur u likuiduan mbi 80 hotjanė. Regjimi mbahet i shurdhėr edhe pėr kundėr pyetjeve, shumė herė tė pėrsėritura, nė opinion dhe nė Parlamentin e Malit tė Zi.

Pra, derisa nė shtetin amė janė bėrė, e po bėhen, hulumtime, homazhe, tubime e sesione historike e shkencore, manifestime pėrvjetorėsh, madje edhe kompensime materiale, sė paku sa pėr tė shėnuar vendin apo varrin e viktimave, nė anėn kėndej kufirit ato janė heshtur. Me qėllim tė amnezisė kolektive, kuptohet. Por ja se kujtimi pėr ta ėshtė i pėrjetshėm edhe kėndej kufirit, edhe pse pa ndihmėn e institucioneve adekuate, atyre nuk mund t’u ē’borxhohemi, sė paku nė atė pjesė ku do tė ndreqnim tė padrejtėn historike qė u ėshtė bėrė. E vullneti tek institucionet, pėr njė gjė tė tillė mungon. Si edhe pėr shumė ēėshtje tjera kur jemi ne nė pyetje.

Nuk mjafton vetėm tė ngrehim dilemėn, apo tė kėrkohet pėrgjigje se ē’faje paguan viganėt e ēėshtjes kombėtare e tė burrėrisė malėsore, viktima tė urrejtjes shekullore sllavo-komuniste siē ishin Patėr Zefi, Vasel Mirashi, Pjetėr Zeku, Zef Miliqi, tre vėllezėrit Lulgjuraj: Gjergji, Luca dhe Doda, pastaj Kolė Gjel Ēaku, Nikė Marash Ula, Nikollė Gjon Curi, Gjon Nik Luli, Gjekė Ēuni, Gjekė Kola, Gjon Nikė Lulin... por edhe kėta tė vlerėsohen, ashtu si po vlerėsohet vėllezėrit e tyre, tė gjakut e tė fatit, nė Shqipėri. Si rojtar tė kufirit, tė traditės, tė gjuhės e kombit, si anti-komunistė e bashkėpunėtorė tė idesė e tė pushkės sė Prek Calit qė ishin. Edhe kėta burra duhet tė kenė vend nė sofrėn e viktimave tė komunizmit dhe tė pishtarėve tė lirisė, sė bashku me viktimat e tjera. Shtetit demokratik shqiptar, Ata nuk guxon t’i ndajė! Sepse, ne kėtu, pa institucione, pa atribute tė vetėqeverisjes, nuk kemi mundėsi t’u kushtojmė kujdesin e merituar. Si individė, trashėgimtarė apo shoqata ndoshta po, por ata meritojnė mė shumė. Po aq sa ata edhe “matanė gardhit”!

Pra ėshtė koha qė kėto episode tragjike tė sė kaluarės sonė edhe tė kėndej kufirit, tė zėnė vendin qė e meritojnė nė historinė e kombit, ashtu qė brezat qė vijnė t’i njohin ashtu siē ishin, patriotė e atdhetarė, e jo si reaksionarė e “rrėnues tė pushtetit popullor”, siē na i mėsonin ne dikur. Borxh i madh e detyrė e shenjtė ėshtė tė bėhesh urė midis atyre qė janė sakrifikuar pėr kėto troje dhe janė muruar nė themelet e ardhmėrisė, dhe atyre qė do tė vijnė.

Huazuar nga www.malesiaforum.com