PDA

View Full Version : “Plaga e dhjetė e Gjergj Elez Alisė”


murrizi
02-04-12, 12:59
http://www.koha.net/repository/images/f1_02gjea1333362716.jpg


Publikuar: 02.04.2012 - 12:32 Tiranė,
- Baleti me dy akte “Plaga e dhjetė e Gjergj Elez Alisė” do tė ngjitet sė shpejti nė Teatrin e Operas dhe Baletit, bėn tė ditur ABC.
Kjo vepėr rivihet pėrsėri nga koreografi Agron Aliaj, i cili dėshironte qė t’i japė njė dinamizėm veprės, por pėr shkak tė aksidentit, mjeshtri nuk mund tė ishte deri nė fund nė prova, por trupa e baletit, si pėr t’i dhėnė forcė mjeshtrit, vazhdoi provat pėr tė sjellė nė skenė nė ditėn e caktuar veprėn e vetme skenike tė kompozitorit Fehim Ibrahimi, me libret tė shkruar nga Ismail Kadare dhe koreografi tė Agron Aliajt.

Ndėrkohė qė dy balerinėt Enada Hoxha dhe Gerd Vaso thonė se i ėshtė qėndruar besnik linjės sė profesor Alisė dhe veprat shqipe janė shumė tė domosdoshme tė vijnė nė skenė, sidomos pėr artistėt e rinj.

Kjo vepėr u vu pėr herė tė parė nė skenė mė 30 mars tė vitit 1986, Qė nga premiera e parė, vepra ėshtė rikthyer edhe dy herė tė tjera nė skenė nė vitin 2000 dhe nė vitin 2005, pėr t’u ngjitur pėr tė katėrtėn herė mbrėmjen e 31 marsit. Ėshtė hera e parė nė kėto katėr vėnie skenike tė baletit qė koreografi Agron Aliaj nuk do tė mund ta shohė nga paskuintat punėn e tij.
www.koha.net/?page=1,5,93948

P.s/ Nderkohė e kemi vetė Gjergj Elez Alin kėtu, por unė nuk besoj qė ai do tė flisje pėr vete, sepse trimat si Gjergji nuk flasin pėr veten e tyre, ua lėjnė tė tjerėve tė flasin pėr tė.