Albin Kurti, si nuk e keni lexuar kurrė...
Njė vit duke pritur takimin me atė. Vjet nė pranverė
udhėtova deri nė Prishtinė pėr tė realizuar njė profil
pėr tė, aq shumė tė dėshiruar nga unė. Ishte e
pabesueshme por mu dėsh tė kthehem pa mundur tė
flas as nė telefon dhe sapo hodha cantėn mbi
krevatin tim njė mesazh rrufeshėn pėrmbysi inatin
tim me tė.:- Pėrshėndetje Mira. Takohemi nė orėn 17
00 tek Grandi? Albini.
Sigurisht qė unė isha kthyer nė Tiranė dhe gjithcka
u shty. Biseduam dy a tre herė tė tjera ndoshta se nė
shumicėn e rasteve mu dėsh tė flisja me Drenushėn
asistenten e tij.
Ėshtė ora 11 e mbrėmjes unė po fugoj me makinėn
time drejt ish Bllokut, ku po mė pret Albin Kurti.
Mund tju duket vonė por ishte mundėsia e fundit
pasi ai gjithmonė vjen pėr disa takime tė
organizuara dhe i duhet tė kthehėt me natė nė
prishtinė pėr shkak tė punėve qė ka. Nuk kam
njohur njeri mė tė paarritshem se ai. Ai ėshtė
gjitchka pėrvecse I zakonshėm!
Ai po pret nė njė cep tė rrugės tek ish blloku dhe
vendosim tė dy bėjmė njė copė rrugė nė kėmbė pėr
tė shkuar nė njė vinotekė ku do tė ishte mė qetė e
unė mund tė mbaja shėnimet e mija.
Si pėr cudi nė Tiranė nuk ėshtė as ajo lagėshtia e
ftohtė e as erė e thatė, pėkrundrazi mbrėmjen e
shoqėron njė fllad si ato kur kanė celur bliret nė
Tiranė edhe pse blire tani ska.
Ēfarė ndjenje tė krijon Tirana?
Ai mendohet dhe mė thotė se I pėlqen aq shumė, mė
shumė madje edhe se Prishtina.
Tirana ka rrugė tė gjėra, ka bulevard, ėshtė njė
qytet nė funksion tė hapėsirave. Mė duket sikur marr
frymė lirisht.
Po nė Prishtinė?
Atje ėshtė ndryshe. Rrugė tė ngushta, ndoshta edhe
kujtime tė trishta. Por pikėspari ėshtė njė cėshtje qė
do ta lidhja me frymėmarrjen. Prishtina ėshtė e
organizuar rreth ndėrtesave tė posacme qė janė aty
nė llogari tė shesheve qė mungojnė. Tirana ėshtė
revolucionare. Pėr shkak tė shesheve tė saj.
Prishtina ėshtė guerile. Pėr shkak tė rrugicave tė
shumta.
Nuk ka qėnė kėshtu Tirana, i tregoj unė. Madje
ekzistojnė dy pėrqasje pėr tiranėn.Kanjė palė qė
thotė se qyteti ka qėnė njė pazar oriental nė vitet -90
deri nė 2000. Mė pas patėm njė kryebashkiak me
ngjyra dhe qė kish nevojė pėr ajėr. Pėr fat na dha
edhe ne.
Pėrqasje tjetėr ėshtė kritike ndaj qytetit. Thuhet se
ai burri qė na dha ajėr edhe na e betonizoi Tirėnėn.
Nė vitet e 90-ta se krahasonim dot Tiranėn me
vetveten. Kalonim ilegalisht kufirin nga Kosova dhe
Tirana ishte liria. Njė dekadė mė vonė, pamė qė edhe
banorėt kėtu merrnim frymė ndryshe. Mbase edhe
pėr popullsinė e Shqipėrisė nė vitet e 90 Tirana
ishte joshėse sepse ishte kryeqytet, kurse njė
dekadė mė vonė kryeqyteti ishte joshės sepse ishte
Tirana.
Ndoshta kjo ėshtė arsyeja qė ai nuk blen shtėpi.
Madje thotė se ska ndėrmend kurrė tė ketė njė
pronė. Ndoshta ėshtė cėshtje frymėmarrje, pyes unė
veten dhe atė.
-Jo mė thotė, cka ta dua njė shtėpi. Dhe bėn njė
grimasė injoruese. E tė mendosh qė shumica e
shqiptarėve vdesin tė kenė shtėpi. Fakti mė futi nė
mendime, gjithsesi.
Ndėrsa ecim tė dy dikush e thėrrėt dhe ai ndalet ta
takoj. Njeriu qė po e takon ėshtė i ekzaltuar nga
rastėsia, ndėrsa ai ėshtė i sjellshėm dhe vetėm kaq.
Nuk flet shumė kur takohet me njerėzit. E kam
rastisur edhe nė njė party tė VV dhe tė gjithė flisnin
mė shumė se ai. Mė bėri pėrshtypje aftėsia e tij nė tė
dėgjuar. Ai dėgjon dhe nuk duket sikur e bėn se nuk
e di atė qė po I thua, mundet ta di edhe mė mirė por
ėshtė I vetpėrmbajtur.
Ngjisim disa shkallė. Ai ėshtė njė burrė elegant dhe i
hedh hapat shumė lehtė. Mban njė cantė me rrip tė
gjatė dhe ka veshur xhaketėn e tij, njė kafe (e vesh
shpesh). Ulemi pėr tė porositur. Kamarieri e njeh
menjėherė dhe nuk ėshtė i vėmendshėm ndaj meje
(edhe pse jam femėr) sac ėshtė ndaj atij.
Verė tė ėmbėl apo tė athėt, pyet kamarieri, njė djalė
hollak.
- Si e dėshiron ti Mira, mė pyet Albini. Unė tha ai, s'e
dua tė ėmbėl.
- E marrim tė athėt atėherė, i pėrgjigjem.
Si ėshtė kjo jetė gjithmonė duhet tė zgjedhim mes
alternativės A dhe B? Por a ėshtė kjo liri? E pyes
unė.
-Unė zgjodha verė tė athėt se smė pėlqen e ėmbėl,
pėrgjigjet ai. Nuk besoj se ėshtė liri. Liri ėshtė tė
zgjedhėsh mes tė pafundmes. Kur tė duhet tė
zgjedhėsh mes disa alternativash ke fat sepse nuk
zgjedh mė tė keqen, por mund tė jesh pafat sepse
humbet mė tė mirėn.
Albin a je bėrė politikan?
Nė njė formė sdo tė bėhėm kurrė. Por nė njė
mėnyrė tjetėr ndoshta kam qėnė gjithmonė.
Mundohem tė mos jem ai lloj politikani qė janė
mėsuar njerėzit tė shohin. A e di ti Mira, se cdo tė
thotė ministėr nė latinisht? Do tė thotė shėrbėtor.
Maksimumi I karrierrės sė njė politikani ėshtė tė
bėhet kryeshėrbėtor.
Ju e shihni vetėn kryeshėrbėtor?
Po unė pėrpiqėm tė mos shoh veten. VV nėse do tė
vij nė pushtet, ajo do tė jetė falė njė fitoreje
konceptuale tė shoqėrisė. Nuk bėjmė llogari
aleancash dhe koalicionesh. Nėse tė duhet tė bėsh
kaq shumė llogari ėshtė mė bukur tė humbasėsh.
Kam durimin e duhur unė dhe tė gjithė kolegėt e mi
nė VV. Ne do tė jemi nė pushtet nė njė kohė qė
shoqėria do tė jetė zhvilluar aq mirė sa vėrtet unė,
apo dikush tjetėr do tė jetė shėrbėtor I heshtur.
Ai hesht pak dhe vazhdon.
E dini, institucionet e qeverisė, kryeministria,
parlamenti, nuk janė banesa pėr politikanėt. Ata
sduhet tė shndėrrohen nė banorė dhe tė rrinė aty si
nė shtėpi. Kjo ėshtė e turpshme.
Pse ėshtė turp? Ne nė Tiranė kėshtu e kemi. Jemi ne
pushtet , ose jemi drejtues tė njė force apo lėvizjeje
dhe ajo ėshtė shtėpia jonė.
Banorėt bėhen pronarė. E pronarė duhet tė jenė
veēse qytetarėt si burim i sovranitetit qė janė.
Politikanėt duhet tė shėrbejnė nė shtetin qė paraqet
shtėpinė e popullit, shoqėrisė, kombit.
Si ėshtė Shqipėria e Albinit?
Ai mendohet disa sekonda. Shqipėria nga njėra anė
mė vjen si kujtim I brezave, si njė tėrėsi impulsesh.
Stėrgjyshėrit , gjyshėrit, prindėrit etj. Mė vjen si njė
histori qė ėshtė bjeshkė. Nga ana tjetėr mė vjen si ai
momenti i zgjimit nga ėndrra nė realitet. Por nuk
ėshtė njė ėndėrr qė ndodhet nė kontrast me
realitetin por si njė ėndėrr shumė reale qė ėshtė pak
e mundimshme por qė mund tė bėhet realitet, duhet
tė bėhet realitet dhe tashmė disi ka nisur tė bėhet
realitet. Njė ėndėrr qė mbetet si pėrshtypje pas
zgjimit dhe e transformon zgjimin.
Po ėndrra shikoni? Kur ishit nė burg cfarė ėndrrash
shikonit?
Sma ka bėrė njeri kėtė pyetje. Shikoja dhe shikoj
gjithmonė ėndrra. Kur isha nė burg 6 muajt e parė
shikoja ėndrra sikur isha I lirė. Mė vonė e shihja
veten tė burgosur por nuk isha kurrė nė burgun ku
ndodhesha. Ėndrrat mė conin nė njė shkollė, qėndėr
tregtare, nė njė shtėpi tė vjetėr tė cilat
shėndėrroheshin nė burg me tė burgosur por nuk
pashė kurrė njė ėndėrr nė burgun ku qėndrova.
A ishit agresiv nė ėndrra. Ndoshta vrisnit apo rrihnit
dikė?
Jo! Ėndrrat nuk kam si zmbrazje. Gjithmonė shoh
situata tė jashtėzakonshme dhe kur zgjohem nė
mėngjes ndiej edhe pak pėrgjegjėsi pėr veten, mė
thotė ai si me humor por edhe si pak fėmijė.
E kam ndjekur nė njė deklaratė tė tij nė vitin 2000
nė burgun e Pozarevacit ne Serbi. Ishte 25 vjec nė
atė kohė dhe kish njė egėrsi nė sy por pėrmbajtėsi
nė fjalė.
Albin, a kishe njė njeri qė tė mungoi gjatė kohės sė
burgut. Ndoshta nėna?
-Nėna ime ka qėnė e ashpėr me mua. Ajo ka qėnė
mėsuese dhe tė mendosh kur isha fėmijė mė dukej
vetja me dy mėsuese. Nė burg humbet
ndjeshmėrinė dhe nuk jepesh nė melankoli. U bera I
egėr por asnjėherė nuk I inatosa. Isha I qetė. Kjo mė
ka mbajtur gjallė, tregon Albini.
Atė e kanė torturuar me ditė e javė. Madje pėr disa
javė nuk mundte as tė ecte pėr shkak tė goditjeve nė
kėmbė. E gjitha sepse ai nuk e pranoi kurrė dėnimin
e tij dhe ata qė e dėnuan.
Kur hoqėn dorė prej teje? E pyes unė.
Njė ditė u lodhėn me mua. Kanė menduar kush
merret me kėtė tė cmendur.
Nė burg flinte nė orėn 21 tė mbrėmjes dhe zgjohej
nė 5 tė mėngjesit. Dhe unė qė naivisht e pyes sepse
nuk flinte mė shumė?
Ai qesh tė paktėn pėr njė minutė dhe mė kthehet.
Po Mira, atje nuk na kishin dėrgu me pushime! Na
zgjonin nė 5 tė mėngjesit dhe ngjitur me krevatin
kishim njė tryeze dhe njė karrike. Ai vendos duart
mby tryezė dhe mė improvizon sesi duhet tė rrinin
gjatė gjithė ditės nė qeli. Nuk mund tė uleshin nė
krevat pėr asnjė arsye gjatė ditės. -Tek dera kishte
njė sy magjik por ndryshe nga realiteti ai shėrbente
pėr gardianėt qė ata mund tė shikonin, ne jo
sigurisht , mė sqaron ai.
(Imagjinoni tė rrish nė njė dhomė i vėzhguar 24 orė
dhe tė mos mundesh tė shtrihesh nė krevatin tėnd
qoftė edhe pėr tė ėndėrruar lirinė.) Krevati, mė
tregon ai ėshtė objekt torture nė burg. Ti e ke vetem
disa cm larg dhe nuk shtrihesh nė tė. Kur dola, ndėr
gjėrat e para qė bėra ishte tė shkoja nė lagjen
Arbėria pėr tė parė lindjen e diellit nė Prishtinė dhe
tek Bregu i Diellit kėrkova perėndimin. Dielli mė
zhgėnjeu. Jo pse nuk ishte siē e kisha
parapėrfytyruar, por pse ishte mu ashtu. Shumė
gjėra qė i kisha mezipritur nė ato dy vite e gjysmė
burg nuk mė lanė pėrshtyje nė liri. Jo gjėrat qė nuk i
kisha nė burg, por ato qė i kisha nė njė formė tjetėr,
mė tronditėn kur dola nė liri. Syri magjik i derės kur
tashmė shihja unė dhe jo ata nga jashtė, piruni i
metaltė dhe jo i plastikės, dritarja nga e cila shikoja
unė dhe nuk mė shikonin ata, ishin gjėra me tė cilat
mu desh kohė tė ambjentohesha. Pra, jo ajo qė se
kasha parė, por ajo qė kishte kuptim tė pėrmbysur
po mė bėnte shumė mė tepėr pėrshtypje.
Por, kishte edhe punė qė mė mbetėn pėrgjysmė nė
burg e qė i vazhdova nė liri. Faqet e fundit tė shumė
romaneve qė kisha lexuar (faqet e fundit ishin grisur
kryesisht nga tė burgosur tė tjerė qė u nevojiteshin
fletėt pėr tė shkruar pikėt e fituara gjatė lojės YAMB
me zare tė punuara nga sapuni) i kam lexuar vetėm
vite mė pas.
Unė nuk dua ta pyes pėr torturat sepse kam frikė
edhe ti dėgjoj por ai nuk tė krijon asnjė pengesė. Ai
ka njė botė qė I bėn tė gjithė tė ndihen ajėr dhe tė
futen nė hapėsirat e bjeshkės sė tij.
Kamarieri afrohet disa herė dhe interesohet pėr tė
na mbushur gotat me verė. Sytė e shumė njerėzve
aty rrotull bėjnė njė rreth tek tavolina jonė hera-
herės. Kam njė tundim tė ngrihem dhe tju tregoj nė
vesh tė gjithėve me rradhė se Albini ėshtė i
jashtėzakonshėm nė tė zakonshmen e tij. Dua ta
njohin edhe ata ashtu si unė besoj qė po e njoh
sonte.
Tė paktėn tani fle me dikė besoj, e pyes unė me pak
dėshirė pėr tė zbuluar nėse ka njė femėr nė jetėn e
tij.
Jo aktualisht. Shoqja ime nuk ndodhet nė Prishtinė.
Pėrgjigjet ai me njė rrjedhshmėri pėfekte.
Unė as qė isha nė dijeni tė njė lidhjeje tė tij dhe u
tundova nė kureshti. Mėsoj qė ajo ėshtė norvegjeze
dhe quhet Rita. Duket si emėr shqiptar vetėm tė
dashurin e ka shqiptar. Albinin.. Janė njohur qė nė
vitin 2007 nė Prishtinė.
Si ndodhi qė u dashuruat?
E dallova qė herėn e parė. Por nuk ishte dashuri me
shikim tė parė, tregon ai. Ndėrsa mė flet pėr Ritėn
sytė i shndrisin. Kanė nė plan tė martohen njė ditė
por Albini mė thotė atė qė cdo femėr nė botė do
donte qė ta dėgjonte.
-E di qė do martohem por kjo ka pak rėndėsi. Ajo
ėshtė gruaja e jetės time dhe martesa nuk do e bėj
mė tė rėndėsishme.
Sa me fat Rita, i them atij.
- Jo Mira, vec ta njohėsh ti atė dhe do kuptosh se
fatin e kam unė.
Mė duket gati surreale qė po dėgjoj Albin Kurtin tek
flet pėr dashurinė. Dhe tek mė tregon sesa mirė e ka
mėsuar shqipen Rita duke ndjekur kurs tė shqipes
nė Tiranė. Ne njerėzit jemi gjithmonė viktima nė
kurthet e stereotipeve qė krijojmė nė kokėn tonė.
Duke e parė atė nga larg kisha besuar se ėshtė nga
ata qė skanė bisedė tjetėr vec atdheut. Albini ka tė
drejtė kur thotė se situatat i ka tė jashtėzakonshme
dhe ai di tė jetė edhe i zakonshėm tek flet pėr gjėrat
e vogla tė jetės sė tij. Edhe pse telefonin gjatė ditės
mė sė shumti e mban Drenusha (asistentja) dhe
ndoshta Ritės i duhet tė pres qė njeriu i saj i zemrės
tė mbaroj mbledhjet e gjata apo protestat e pse jo i
ėshtė dashur tė mbaj zemrėn me dorė kur atė e kanė
arrestuar. Duhet tė jetė kaq e vėshtirė pėr tė fakti qė
burri i jetės sė saj ėshtė nje shqiptarė i rrallė (kjo
edhe nė qoftė e zakonshme , qė pėr mua nuk ėshtė,
ėshtė e vėrteta e tij merituar.)
Albini, ka njė aftėsi pėr tė gjetur arsyetimin mė tė
mirė tė mundshėm. Dhe kėto vėshtirėsitė e tij si psh,
telefoni, protesta, arrestimet, mbledhjet e gjata,
takimet e gjata nuk janė pengesė pėr dy njerėz kur
sic thotė ai vetė: ngjashmėritė nė botėkuptim janė
ura pėr mirėkuptim!
Ndėrsa bisedojmė pėr dashuritė e tij kuptoj se ai
nuk ėshtė rebeli qė ndonjėri krijon nė mendjen e tij.
Ėshtė i urtė dhe mendohet gjatė pėrpara cdo
pėrgjigjeje. Burgu nuk e ka bėrė tė ndihet as hero e
as viktimė. Ai ka mėsuar gjatė jetės nė njė kohė tė
shpejtė gati mė xhiro tė pėrshpejtuara qė tė jetė i
duruar dhe mendimet tė mos i gatuaj mbi gjuhė por
nė zemėr e nė mendje. Nga fundi i bisedės unė nuk
mbaj shėnime mė. Vera e athėt me disa djathra tė
ndryshėm ka shoqėruar mbrėmjen e vonė. E kemi
lenė qė tė takohemi nė verė diku nga Jali pasi Albini
nuk bėn kurrė pushimė nė vende tė tjera pėrecse nė
viset shqiptare. Duke u larguar e kam zakon tė mė
kujtohet ndonjė pyetje.
Albin po si harrova tė tė pyes nėse ke nė plane tė
bėsh fėmijė?!
Po besoj qė do kem nė njė tė ardhme, thotė ai duke
qeshur lehtė me ato sytė qė i rrėzojnė mbi portret
njė butėsi fėmije qė duket sikur ėshtė rritur para
kohe duke parė protestat dhe prej mencurisė sė
parakohshme dhe karakterit njerėzor ka mundur tė
mbetet edhe pak fėmijė , gjė qė justifikon edhe
idealizmin e tij.
Cfarė do tju mėsosh mėsėpari atyre, insistoj unė.
Ėshtė i paparashikueshėm. Ndėrsa unė pres njė
kėshillė ai mė jep njė leksion.
-Nuk besoj se do i mėsoj. Kush jam unė qė tė mėsoj
fėmijėt e mi. Do mėsojmė nga njėri-tjetri. Askush
nuk di aq shumė sa tė mėsoj tė tjerėt.
p.s Mė besoni, ky ėshtė Albin Kurti. Mė besoni ju
lexues, politikanėt e Tiranės e Prishtinės qė lidhin
fatet tona nė kollarėt e tyre tė mėrzitshme. Por edhe
ju ndėrkombėtare qė na flisni pėr forcėn dhe shpirtin
vital e qė zgjidhni tė kėrceni tango me ngjalat. Ju
kuptoj pėrse distancoheni nga idealizmi, sepse edhe
personalisht besoj qė ai nuk ekziston, por sonte m'u
duk se takova njė tė tillė. Koha do mė jap ose jo tė
drejtė por unė gjithmonė do kujtoj se njė tė enjte tė
vonė nė Tiranė piva verė tė athėt me njė idealist!
Mira Kazhani