Anegdota nga odat tona!
Te nderuar diskutues,ne kete teme mund te postojme anegdota te ruajtura nga thesari i kultures sone popullore.
Kur po me kujtohet daja...
E kish pase njani dajen e keq.Kish pas thane:
-Kur po e kujtoj dajen,edhe nana po m'merzitet.
Tre vjet te kam livdue
E kish pas marre ni plak ni grue per djal t'vet.reja i kish pas ba hyzmet plakur rrum tre vjet.Plaku tre vjet e kish pas livdue rejen n'ka ish zatete kur kish pas shkue neper miq:"Ni re qe e kam marre une,kush se ka n'ket rrethine.
Mas tri vjete reja s'po i ban hiq hyzmet e as s'po e ngon.Plaku ni dite po i thote:
-Hej moj bi,shume n'zor jam ra une tash.Tri vjet t'kum livdue ,e tash tri vjet m'duhet me t'kesh per me jau mush menen hallkut qe s'asht ashtu qysh kam thane.
Me m'i dijte te zezat qe i kam...
E mueren nusen n'ni katun.Shkuen gra e qika me e pa.Nusja ish kane e zeze n'fytyre.Njana prej grave tha:
-Mashalla,mashalla,mori nuse po e zeza qi kanke!
-He mori gra-tha nusja-me i dijte ju t'zezat qi i kam une mrapa,kurgja nuk jam e zeze n'fytyre.
Mretit ja qelte Zoti syte e zemres
Ke ni halle plake.E pat ni djale edhe rene e vet.Djali ish kane shkue ni dite n'pazar.Kur erdh prej pazarit,p'e vete e ama:
-Bir,a mun erdhe?
-Erdha nane.
-A kish naj haber,e njeve naj sen?
Djali deshti m'u mahite pak me nanen per dashtnim e i tha:
-He mori nane,ni urdhen qi e kish qit mreti,vejushk kun mos me lane,veq tana me e marr ka ni burre.T'reja e plaka,jashta m'e pase ni dham n'goje,s'ka qare pa u martue.
Halla e shtini gishtin ne goje e po e kqyr mos e ka naj dham.
-He,more bir-tha plaka-ja zgjat jeten Zoti mretit shume se po u deshka me sunue mire.
Reja ish kane n'magje tuj site miellin.Keshi ho-ho-ho,se p'e merr vesh qi djali po mahitet.Halla i tha:
-N'dash ban ho-ho-ho,e n'dash hi-hi-hi,shka a fole,ka mu ba.Mretit ja qelte Zoti syte e zemres.
__________________
"Do all the good you can,
by all the means you can,
in all the ways you can,
in all the places you can
at all the times you can,
to all the people you can,
as long as ever you can".
|