Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 27-10-09, 19:46   #10
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Pyetje & Pergjigje

Ēfarė dallimi ka midis sufizmit dhe shiizmit?



Pėrgjigjja:

Tesavvufi ndryshe quhet edhe sufizėm, kurse nė botėn perėndimore mė shumė njihet me termin misticizėm. Si rrymė misticizmi njihet dhe ka qenė po edhe sot ėshtė prezent edhe nė hebraizėm, edhe nė krishterizėm edhe nė hinduizėm e nė shumė fe tė tjera, dhe zakonisht tregon prirjen pėr njė ngritje shpirtėrore, pėr takimin me Zotin.Pra Tesavvufi ose Sufizmi islam, ėshtė shumė i pėrngjashėm nga aspekti teorik, me misticizmin e feve tė tjera, mirėpo edhe dallon prej tyre nė njė sėrė pikash.Nė tesavvuf me rėndėsi ėshtė qė njeriu tė largohet nga kėnaqėsitė e kėsaj bote, tė mos e lakmojė shumė kėtė botė dhe tė jepet kryekėput pas Zotit, pas ibadetit dhe pėrkushtimit ndaj Zotit. Kjo ėshtė njė ngritje shpirtėrore...

Brenda tesavvufit si tė kėtillė ekzistojnė shumė shkolla apo siē i quajmė ndryshe tarikate. Secila prej tarikateve mundohet t'i realizojė qėllimet kryesore tė tesavvufit nė mėnyrėn dhe stilin qė e sheh mė tė pėrshtatshėm. Te ne shqiptarėt mbisundon tarikati bektashian, e pastaj vjen tarikati rufai, sa'dij, nakshibendij etj.

Nė bazė, nėse i lexojmė veprat e themeluesve tė tarikateve, do tė vėrejmė se thuajse asgjė nuk bie nė kundėrshtim me mėsimet bazė tė Islamit. Mirėpo njerėzit mė pas, duke i ndryshuar ato mėsime e rregulla tė themeluesit tė tarikatit, kanė shpikur ide e veprime qė shumė keq bien ndesh me Islamin. Pra, si tendencė tesavvufi ėshtė brenda Islamit dhe ka mbėshtetje nė Kur'an dhe nė hadithet e Muhammedit a.s., mirėpo nga aspekti praktik se si po zbatohet dhe si po manifestohet tarikati, ka mjaft gjėra pėr t'u kritikuar.

Pėr mė shumė tė porosis ta lexosh kėtė libėr qė e ceka mė lart dhe qė ėshtė nė faqen tonė.

Kurse shiizmi ėshtė njė shkollė ose sekt politik nė Islam. Shiizmi rrėnjėt i ka qysh nė kohėn e parė tė Islamit, gjegjėsisht menjėherė pas vdekjes sė Muhammedit a.s. Sipas shiitėve, pas vdekjes sė Muhammedit a.s. halif (kryetar shteti) ėshtė dashur tė jetė Aliu e jo Ebu Bekri dhe se kinse Muhammedi a.s. qysh duke qenė gjallė e paska lėnė me gojė (testament) qė pas tij halif tė ishte hazreti Aliu. Mirėpo burimet e hadithit e tė historisė islame nuk e mbėshtesin njė gjė tė tillė dhe thonė se nuk ėshtė e vėrtetė qė Muhammedi a.s. ka thėnė diēka kėshtu. E vėrteta ėshtė se Muhammedi a.s. kėtė gjė nuk e ka caktuar vetė, por e ka lėnė nė kompetencat dhe vullnetin e vetė muslimanėve qė ata vetė ta zgjedhin kryetarin e shtetit....

Mė vonė ndodhin edhe disa ngjarje jo tė lakmueshme pėr muslimanėt dhe shiizmi sa vjen e shtohet dhe thellohet hendeku midis tyre dhe pjesės shumicė sunnite, qė jemi edhe ne. Mė vonė, kėtė ēėshtje pastėr politike shiitėt e veshin edhe me petk fetar, duke e vesh me ajete nga Kur'ani duke i komentuar ato sipas dėshirės dhe ineresit tė tyre dhe duke shpikur hadithe (fjalė tė Muhammedit a.s. ) qė ai kurrė nuk i ka thėnė.

Fjala shi'ij do tė thotė ithtar, simpatizues, dhe nė literaturėn islame pėrmendet termi "Shi'atu Alijj", qė do tė thotė "ithtar, simpatizues i Aliut". Nga aspekti gjuhėsor tė gjithė muslimanėt janė shi'it, sepse nuk mund ta gjesh asnjė musliman nė botė i cili nuk e do dhe nuk e simpatizon hazreti Aliun, mirėpo nga aspekti terminologjik dhe politik shi'itėt janė vetėm ata qė sot jetojnė nė Iran, njė pjesė nė Irak, Siri, Turqi, Kuvajt etj.

Ky ishte kryesisht dallimi midis tesavvufit dhe shiizmit. Mirėpo kėto kanė edhe anėt e tyre tė pėrbashkėta. Prandaj ndoshta mund tė na duken si tė pėrziera me njėra-tjetrėn. Thash ka disa shkolla tė tesavvufit qė janė identike me ndonjė shkollė tė shiizmit, sepse edhe shiizmi ka shkollat apo grupet e veta tė brendshme, mirėpo ka edhe shumė tarikate tė tjera qė janė sunnite dhe nuk kanė tė bėjnė aspak me shiizmin.

Si do qė tė jetė, ėshtė e vėrtetė se tė gjithė ata njerėz qė thonė se janė muslimanė, ne e kemi pėr borxh ata t'i trajtojmė si muslimanė dhe nuk kemi tė drejtė t'u themi se nuk janė muslimanė. Ata janė muslimanė, mirėpo tė kėsaj shkolle apo tė atij tarikati. Tė gjithė kėta gjenden nėn ombrellėn e madhe tė Islamit.
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Maxi : 27-10-09 nė 19:56
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:01.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.