|
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve... |
17-12-09, 14:13
|
#46
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
tushi, qfare uniforme ka FSK? Ku ishe ti gjate bombardimeve te NATO-s...
Me fal, por, mos te ishte NATO, moti as mizat nuk na kishin hanger.
A po me tregon pak per betejat e Thaqit gjate luftes? Ka pas ndonje? hajt ky rakigjija Rugova s'ka luftue, keto pe dijm kejt qe s'ka qene ushtar, ai e pruni ketu NATO-n me ndihmen e popullit te vuajtur, po ky ajrani Hashim Vilispici, qka ka ba per Kosoven? Si u familjarizuan institucionet shteterore si te ishin prona private.
Perse nuk zbulohen vrasesit e shqiptareve? Ku eshte zeri i drejtesise? Kush jane organet e drejtesise? Qfare lidhje familjare kane me Hashim Sytliashin?
Sa lande ne gjyq jane te mbushura me pluhur, sa prej tyre jane blere me ryshfet?
Si funksionojne institucionet shteterore tash nen qeverisjen Thaqi?
Per fund: A po ju hahet asfallti?
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga tushi
Valla Ramadan pasi e lexova shkrimin tend su ba pa shku ne WC, se barki bre....
Qiti bre pak kryp se po don me ma gerdit edhe interenetin se per fd mos te flasim.
|
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
17-12-09, 16:42
|
#47
|
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
Nje pyetje per te gjithe keta dijetare:
Pse nuk e krijoi Farkun ma heret ky kolonel(te themi ne vitet kur ushtria serbe ndodhej e angazhuar ne disa fronte luftarake jasht serbise) po e priti vitin 1989-99 ?
Ky njeri nuk ka qene i zoti te hap nje front te ri ne Kosove; as te formoi ushtri kosovare; madje as qe ka pasur ate qellim.
Ju e dini qe lufta e fundit e ushtrise serbe perfundon ne Bosnje ne vitin 1955... Pacifisti, kryeministri i tij dhe koloneli e kane kuptue fort mire qe pasiviteti i tyne e shpente Kosoven drejt humneres per ēdo dite e me shume.Mirepo nuk kane qene te afte te organizojne asnje rezistence te armatosur ushtrise dhe policise serbe ne Kosove. Kete e beri dikush tjeter: UĒK-ja eshte ajo qe ia preu koken serbise dhe e detyroje te largohet definitivisht nga shteti i fuqishem, i pavarur e sovran i Kosoves.
fark, fėrk, fėrk... bande luftaresh indian qe luftojne kunder pushtetit qendror ne kolumbi. Me kete emer te ēorofitur i shnderroi krejt kosovaret ne indian te amerikes jugore!
|
Fshatar,
Prej kahit i pate rronjet ti?
|
|
|
17-12-09, 18:13
|
#48
|
Anėtarėsuar: 13-11-04
Vendndodhja: Midis Europes
Postime: 3,086
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga realisti64
Shkrimet tona i paska fshi naj pastrues i shtrembt e per cka me fol see??????
Knaquni e diskutoni me tonin e PAPAGAJVE blla bllaa bllaaa...
|
Reaalisti 64 a kishe mujt me than por ama sinqerisht qe nuk ka dore shiku ne vrasjen e ketyre njerzve te pafajshem dhe me te vetmin faj qe ishin te drejt dhe donin nje kosove demokratike kurse ju e donit te kuqe si baba juaj stalini
|
|
|
17-12-09, 18:23
|
#49
|
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Ju klyshet e Klosit dhe Nanosit duhet te vetedijesoheni njehere e mire ne rrafshin;kombetar. Eshte veshtire qe te rehabilitoheni nga psikoza e skenareve barbare ; keshtu krijuat nje te ardhme peng te femijve tuaj per hir te motiveve politike.Rehabilitimi i juaj ne aspektin kombetar do te jete ca i veshtire por me mjete adekuate do veme ne binar terrorin e juaj ndaj qenies kombetare shqiptare.
Fitorja e Kroacise veshtire te paramendohej, sikur te mos e kishte ber ate qe beri Koloneli i nderuar Ahmet Krasniqi per Kroacine .Ai vuri themelet e fitoreve ne betejat e ardhshme ne mes Kroacise dhe APJ. Ndersa ju qyqe bizare e vrate mu ne mes te ish; Tiranes kuslinge kolonelin madhor dhe ushtarkun profesionist, vrate luften e Kosoves per liri, vrate institucionin qe ai udhehqte te Republikes se Kosoves , vrate ardhmerine e Kosoves dhe vijuat me skenare vrastare deri sa e moret pushtetin.
|
|
|
17-12-09, 18:26
|
#50
|
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Hrvoje Dominiq, AP & Reuter, Globus
Udhėheqėsi i vrarė i UĒK-ės, Ahmet KRASNIQI, ėshtė hero postum i luftės atdhetare kroate : i cili mė 1991 e ēarmatosi kazermėn e APJ nė Gospiē, ndėrsa gjygji ushtarak i Kroacisė e shpalli fajtor !
Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftės nė Qeverinė e Kroacisė pėr Gospiē dhe shef i Shtabit tė krizės nga viti 1991 deri 1993, nė inervistėn pėr Globus, pėr vrasjen, ende tė pa ndriēuar, tė ministrit tė Mbrojtjes tė Kosovės dhe udhėheqėsit tė UĒK-ės, ish-nėnkolonelit tė APJ Ahmet Krasniqit, zbulon tė vėrtetat e fshehta pėr shėrbimin e armatosjes sė Likės nė prak nė agresionit serb.
Kush ishte nė tė vėrtet Ahmet Krasniqi, ėshtė pyetje qė ndoshta vetėm historianėt do ta thonė tė vėtetėn, kur njė ditė do tė shkruhet pa anėshėm historia e shkatėrrimit definitiv tė Jugosllavisė. Lajmi e pėrshkoi botėn kur nė Tiranė u vra njė njeri me kėtė emėr, i cili ishte ministėr nė Qeverinė e Kosovės dhe udhėheqės i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. Duke shikuar sekuencat televizive tė varrimit tė tij, nė fotografinė e vendosur mbi kokė, njerėzit nė Kroaci tė cilėt kishin pasur kontakt me te, e kishin njohur se ishte fjala pėr njeriun qė quhej Ahmet Krasniqi, ish-nėnkolonel i APJ dhe komandantin e kazermės Kanjizha nė Gospiē, i cili bėri punėn kryesore pėr dorėzimin e kėsaj kazerme forcave kroate.
Ahmet Krasniqi nga Zhilivoda e Vushtrisė, rrjedh nga njė familje nacionaliste (balliste). Pėrkundėr etiketės sė ēuditshme familjare, ishe shkolluar pėr epror karriere nė APJ dhe kishte arritur deri te grada nėnkolonel. Pas demonstratave nė Kosovė tė viti 1981, nė tė cilat iu kishte burgosur vėllau i vetėm (Behxhet Krasniqi v.j), ishte transferuar nga kazerma Marshall Tita e Zagrebit nė Gospiē. Kėtu edhe e zė lufta e vitit 1991, nė cilėsin e komandantit tė kazermės Kanjizha, ku ishte edhe stokimi i armatimit mė tė madh nė kėtė regjion tė Kroacisė.
Nė fillim tė ofensivės sė madhe tė ushtrisė serbe nė Kosovė, nė mars tė vitit 1998, nė disa mjedise ndėrkombėtare dhe tė vendit spekulohej se me guerilėt e UĒK-ės, udhėhiqte njė epror shqiptar i cili kishte shkuar nga Kroacia. Ministria e Mbrojtes kroate nuk vonoi pėr ta pėrgnjeshtruar lajmin. Por, plumbat e atentatorit tė panjohur ndaj Ahmet Krasniqit nė qendėr tė Tiranės, zbuluan lidhjen e vėrtet nė mes Komandantit tė UĒK-ės dhe Armatės Kroate. Ēėshtė e vėrteta, Ahmet Kraniqi nuk ka shėrbyer kurrė nė Armatėn Kroate, por kontributi i tij karshi luftės atdhtare kroate ka njė rėndėsie tė veēant.
Fati i oficerit shqiptar, i akuzuar nga gjygji Ushtark i APJ-ės dhe gjygji Ushtarak kroat, i cili pėr njė moment e zgjodhi pėr atdhe Kraocinė, vitet e fundit tė jetės, (prej 1994 deri 1997) i ka kaluar nė mjerim tė thellė-si rojtar i trgut tė specave dhe bananeve nė Rovinj dhe nė fund vdiq si komandant i guerilėve shqiptarė tė UĒK-ės, tė pėrkujton skenarėt e filmave marramendės. Sikur Ahmeti tė kishte pėrfunduar si rojtar i tregut tė Rovinjit, do tė ishte njė tregim i dhembshėm dhe i padrejtė pėr luftėrat qė u zhvilluan nė Ballkan. Por Krasniqi ka shkuar duke lėnė pas veti edhe shumė tė fshehta. Cili ishte roli i vėrtet i Krasniqit nė Gospiē me rastin e luftės sė pėrgjakshme kroato-serbe, flet njeriu qė e ka njohur mė sė miri, Drazhen Jerkovic, i cili nė pranveren e vitin 1991 e kyēi nė anėn kroate. Dr. Drazhen Jerkovic prej gushtit 1991 deri nė vitin 1993 ka qenė epror lufte i Qverisė Kroate pėr Gospiē dhe shef i Shtabit tė kritės . Prej vitit 1993 deri mė 1997 ka qenė nėnkryetar pėr Likė dhe Sinj. Nga nėnkryetari tė kėtyre krahinave, nė vitin 1995 ka braktisur HDZ-en. I ėshtė kthyer profesionit tė mjekut dhe punon nė Entin publik tė shėndetėsisė pėr krahinėn Likė-Senj.
2
Takimi i fsheht
Kur dhe si jeni njohtuar me Ahmet Krasniqin ?
-Me Krasniqin jam njohtuar nė vitin 1987, kur kam ardhur nė Gospiē si mjek. Ai atėhere ishte nėnkolonel nė kazermen e Gospiēit. Personalisht e kam njohur kur mė patėn ftuar si rezervist nė APJ. Mė vendosėn mjek nė gjininė ushtarake ku Ahmeti ishte komandant. Gjatė atyre ditėve u lėshuam nė bisedė, me gjasė vėrejti se ua mbaja anėn shqiptarėve. Pasi krijuam besim reciprok, filluam tė flasim krejt pa rezervė gati pėr gjithėēka, madje edhe pėr demonstratat e vitit 1981 nė Kosovė. Nė vitin 1989, me thirri dhe mė tha se njė kushėri i tij nga Kosova ishte pėr sherim nė spitalin e Beogradit. Mu ankua se nuk u besonte mjekėve serbė dhe kishte dėshirė ta transferonte kusheririn nė spitalin e Zagrebit. Meqenėse, sikur mua nuk e njihte asnjė mjek kroat, mė luti qė ta ndihmoja. Kusheriri i tij (ėshtė fjala pėr djalin e Azizit, Shaipin v.j.) kishte probleme me hematome nė kokė qė sipas tė gjitha gjasave ishin pasojė e tė rėnave gjatė kohės sė demonstratave nė Kosovė tė vitit 1989. E njihja njė mjek nė spitalin Rebro tė Zagrebit dhe me ndihmėn e tij e transferova kushririn e Ahmetit nė neurokirurgji tė Zagrebit.
Pas kėsaj kohe, a jeni shqėruar intenzivisht ?
-Jo. Kontaktin e kemi vazhduar nė vitin 1991. Pas 25 janarit tė vitit 1991, kur Gjeneralshtabi i APJ planifikoi grusht-shtetin, tė gjithė sa idhim nė HDZ-ėn e Gospiēit dhe nė Mbrojtjen Territoriale e kuptuam se nuk ishim tė armatosur. Kemi pasur pakėz armatim nė Ministrinė e Punėve tė Brėndshme dhe nė polici, por nuk mjaftonte. Nė mars tė viti 1991, Anton Vlajniq, shefi i atėhershėm i M. Territoriale pėr Gospiē, mu ankua se situata ishe e vėshtirė, ngase APJ e kishte marrė komplet armatimin e MT dhe e kishte stokuar nė hangaret e kazermės Kanjizha, nė tė cilėn ishte komandant Ahmet Krasniqi. I thash e njoh kėtė njeri dhe se mund tė lidhem me te. Vlajniqi ngurroi. Krasniqi ėshtė oficer i APJ. Mė pyeti, ēfarė do tė bėhet me ne nėse na lajmėron. KOS-i dhe APJ do tė na burgosnin tė gjithėve. I thash se Krasniqit i kam ndihmuar njė herė dhe besoj, si shqiptar qė ėshtė, nuk e ka harruar tė mirėn dhe do tė ma kthejė me tė mirė. Vllajniqit i premtova se do ti lutem Ahmetit, se nėse nuk mund tė na ndihmonte qė ta marrim armatimin nga kazerma e tij, spaku tė bėhet diskret dhe kjo mjaftonte si kundėr shpėrblim pėr ndihmėn qė i kisha bėre pėr kusherinin.
Si rimorrėt lidhje me te ? Ju atėhere ishit nė HDZ e ai oficer i APJ, si shqiptar sigurisht ato ditė e kanė pėrcjellur shumė.
-Motra e gruas sime punonte ende nė APJ-ėn e atėhershme, si qytetare civile. E luta qė njė mbrėmje ta ftojė Krasniqin pėr darkė nė shtėpinė e saj. Bazuar nė vendin e punės sė saj, mendoja se nuk mund tė dyshohej. Gjithashtu e luta qė atė mbrėmje, nė shtėpinė e saj, tė jemi vetėm unė, Krasniqi dhe komandanti MT-Vlajniqi. Nuk kemi guxuar tė takohemi nė vend tjetėr, ngase frigoheshim se do tė diktohemi dhe se do tė na ndodhė ajo ēfarė i ndodhi gjeneralit Shpegel, kur KOS-i e kishte filmuar fshehurazi.
Bllokimi i kazermės
A iu pėrgjigj ftesės ?
-Po. U takuam njė mbrėmje tė prillit 1991 nė shtėpinė e kunatės, siē thash, dhe biseduam deri herėt nė mėngjes. Vendosėm qė me Krasniqin tė flasim hapur dhe pas njė kohe edhe ai pranoi. Na premtoi se do tė na e dorėzojė regjistrin e tėrė armatimit qė ruhej nė hangaret e kazermės Kanjizha dhe premtoi se derisa tė jetė komandant i saj, as njė pushkė nuk do tė transferohej. Nė Gospiē ka pasur pesė kazerma dhe atė natė u dakorduam qė ushtarėt e tij, pra ushtarėt shqiptarė, tė ishin nė detyrė nė Kanjizhė nė natėn kritike. Unė mbeta lidhja nė mes tij dhe shefit tė MT pėr Gospiē-Anton Vlajniqit. U besatuam tė lajmrohemi reciprokisht pėr ēdo ndryshim : nėse JNA urdhėronte transferimin e armatimit nga Kanjizha, ai kishte pėr detyrė qė urgjentisht tė na lajmėrojnte, ndėrsa nėse komanda jonė jepte urdhėr pėr tu sulmuar kazermat, atėherė ne do ta lajmėronim. Nė kėtė rast skenari ka qenė kėshtu : ne do hynim nė banesėn e tij dhe gjojasi do ta lidhnim, ndėrsa ai ushtrėt e vet shqiptarė nė Kanjizhė, do ti urdhėronte tė na lejohej hyrja nė kazermė. U dakorduam qė tė takohemi ēdo javė, por jo nė Gospiē, por nė vikendshtėpzėn e tij nė Karllobag, e cila nuk binte nė sy. Kėshtu ka ndodhur deri nė shtator tė vitit 1991. Ėshtė e vėrtetė se deri atėherė e ka ruajtur armatimin nė kazermė dhe arriti ta prolongojė transportimin e armatimit nė Graēac, pėrkundėr urdhėrit tė komandantėve tė tij tė APJ.
Sa dhe ēfarė armatimi ka pasur nė kazermėnKanjizha ?
-Sa mė kujtohet ka pasur 10.000 deri 12.000 tyta kėmbėsorie tė kalibrave tė ndryshėm, pastaj tė mbrojtjes kundėrajrore dhe kamiona transportues. Qė ta kuptosh se ēka do tė thot kjo, duhet ta dini se ne nė Gospiē kishim vetėm 300 pushkė. Deri nė fund tė shtatorit nė kėtė kazermė komandant ka qenė Ahmeti, pastaj papritur e tranferuan nė Rijekė. Por, ne tashmė e kishim bllokuar kazermėn dhe pėr JNA ishte tepėr vonė pėr ta zhvendosur armatimin nga Kanjizha. Njė pat-pozicion ka zgjatur deri mė 13 shtator. Atė ditė tė gjitha shtabet e krizės nė Kroaci kanė marrė urdhėrin e famshėm, qė fiks nė orėn 18 :00, tu ndėrpritet kazermave : rryma, uji dhe lidhjet telefonike. Si shef i shtabit tė krizės, kėtė e bėra edhe unė. Nė orėn 20 :00, nė ndėrtesėn e Bashkėsisė lokale tė Gospiēit u mbajtė mbledja e Shtabit Operativ pėr Likė. Pak para fillimit tė mbledhjes, mu afrua njė ushtar dhe mė pėshpėriti se mė kėrkonte njė oficir i APJ, Ahmet Krasniqi, i cili kishte ardhur nga Rijeka dhe gjindej nė Gospiē, nė njė shtėpi afėr nesh. I thash tė priste deri ta mbaronim mbledhjen.
Nė mbledhje ishin tė pranishėm tė gjithė komandantėt e atėhershėm tė Gospiēit. Ishte edhe i ndjeri Marinko Jakomiliq, komandant i njėsisė speciale pėr Rijekė, pastaj Antonio Lekiq dhe Ivica Dervish. Nė mbledhje kanė qenė edhe gjenerali Mirko Norac, Miro Lacao, tash shef i SIS nė Zagreb. Miljenko Filipoviq, komandant i njisive speciale, Ante Kariq pėrfaqėsues i Qeverisė dhe komandant i Shtabit operativ pėr Likė, Tihomir Oreshkoviq-sekretar i Shtabit operativ pėr Likė dhe vėllau i tij Ivica Oreshkovic-funfsioner i lartė i SIS dhe Jozo Shumak-komandant i njisive tė Merēeves e cila pati ardhur nga Vukovari.
|
|
|
17-12-09, 18:31
|
#51
|
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Plani i pėrkryer
Ēėshtė vendosur nė atė mbledhje ?
n Vendosėm tė mos qėndrojmė vetėm nė bllokokim e kazermave, por edhe ti sulmojmė: Vendosėm qė spari ti marrim kazermat ku kishte armatim tė stokuar nė hangare, pra Kanjizhėn. Kėtė duhej bėrė ngase ishim para rėnjes. Sikur mos ta kishim marrė armatimin e Kanjizhės, nuk do tė ēėndronim as njė javė. As kush nuk na armatoste. Kishim vetėm armatimin qė dispononte MPB. Mund tė merrnim ēdo dy tri ditė nga njė kamion municion dhe njerėzit do ti dėrgonim nė front me pushkė automatike, vetėm me nga njė karikator pėr njė natė. Gjysma e tyre kanė qenė kallashnikov serbė, pushkė ruse, rumune apo kineze, dhe tytat e tyre shkatėrroheshin pas tri rafaleve. Prej 31 gushtit deri mė 14 shtator, dy herė kemi mobilizuar njerėz nė Gospiē. Dhe kėshtu, ti i mobilizon njerėzit e ata tė kėrkojnė armatim. Presin dy ditė dhe kur shohin se ska gjė, kthehen nėpėr shtėpia. Vendosėm tė shkojmė nė krejt ose as gjė dhe tė mundohemi ta marrim armatimin nga kazerma Kanjizha. Filluam ta punojmė planin operativ. Pas njė ore e kuptuam se planin nuk e kishim bėrė detalisht, dhe pėrkundėr dėshirės, vrejtėm se nuk ishim pėrgaditur pėr sulm. Ishim tė rinj dhe ambicioz, por pa dije ushtarake tė mjaftueshme dhe pa informata tė nevojshme. Papritmas mu kujtua se nuk e kisha shumė larg Krasniqin. Tė pranishmėve iu thsh se atė mbrėmje mė ishte lajmėruar njeriu, i cili me shefin e MT ishte dakorduar pėr dorėzimin e armatimit dhe mund tė na jepte informata tė nevojshme. Mė thanė ta sillja nė mbledhje. Kur shkova ta kėrkojė Krasniqin, haptas i thash se do ta sulmojmė kazermėn dhe na duhej ndihma e tij.
A hezitoi ?
- Pakėz. Mė pyeti sa ishim nė mbledhje. Gruan dhe fėmijėt i kishte transferuar nė Rijekė dhe frigohj pėr ta. Megjithate pranoi. E solla nė shtabin tonė Krasniqin, e ai para gjithė kėtyre njerėzve qė i numrova, gjatė dy orėve na e punoi planin operativ duke e vizatuar nė letėr. Saktėsisht e vizatoi fushėn e minave rreth kazermės, ku ishte i vendosur armatimi nėpėr hangare, orarin e rojeve nė kazermė, pėrmbajtjen e lidhjeve nė APJ etj. Nėse rastėsisht gjatė sulmit tonė do tė lajmroheshin aerodromėt lushtarak nė Zadėr dhe Bihaq, ai llogariti edhe sa kohė u duhej avionėve luftarak tė ngritėn pėr tė na raketuar. Ėshtė pėrgjigjur detalisht ēdo pyetjeje qė i kemi bėrė. Kėtė natė ēdo gjė ka funksionuar si duhet. Na premtoi se nė mėngjes do tė shkonte nė kazermė pėr ti vendosur nė rojė ushtarėt mė tė besueshėm dhe tė na lajmėronte nėse ka gjė tė re.
Pasi na punoi planin e kuptuam se nuk ishim tė pėrgaditur dhe sulmin e shtyem pėr tė nesėrmen. Kazermėn e sulmuam, mė 14 shtator, nė orėn 17 :00 . Ēdo gjė ka shkuar sipas planit. Nė kazermė u futėm pėr 15 minuta duke ndezur vetėm disa plumba, pa as njė viktimė nė njerėz. Vetėm nė tėrheqje, gjatė transportimit tė armatimit, njė njeri u lėndua gjatė mitralimit nga avionėt e luftės. Dy ditė kemi bartur armatim. Tash gati ēdo fėmijė nė Gospiē dispononte me nga njė automatik. Po kėtė mbrėmje, lufta nė Gospiē edhe ka pėrfunduar. Njerėz dhe moral kemi pasur, tash kishim edhe armatimin i cili na mungonte.
Arrestimi
Pra Krasniqi ju paska ndihmuar ta armatosni krejt Likėn ?
- Jo vetėm Likėn. Spaku 5.000 tyta tė kalibrave tė ndryshėm i kemi shpėrnda nė frontet nėpėr gjithė Kroacinė. Mendoj se nė atė kohė mė tepėr kemi dėrguar armatim ne nga Gospiēi nėpėr Kroaci se sa Ministria e Mbtojtjes. Kjo ishte kazerma e parė qė ka rėnė nė Kroaci vetėm duke iu falėnderuar Ahmet Krasniqit.
Atėhere, ngase kaq shumė i paska ndihmuar Kroacisė, pse nuk kaloi nė anėn tuaj, por mbati nėn uniformėn e APJ-sė ?
- Pas mbledhjes, kur e ktheva nė banesėn e tij nė Smiljane, nga e cila tashmė pothuajse ishte shpėrngulur, i thash se ishte koha tė na bashkangjitej. Ma ktheu se nuk mundte pėr momentin, ngase familjen e kishte nė Rijėkė dhe sigurisht do tia maltretonin e persekutonin, prandaj kėrkoi dy tri ditė deri sa ta largonte, pastaj do tė na bashkangjitej. Tė nesėrmen, sa kthehet nga Gospiē nė Rijekė, e zė dhe e burgosė policia ushtareke e APJ-ės. Pėr burgosjen e tij, disa ditė pas kėtyre ngjarjeve, na lajmėroi Tihomir Oreshkoviq.
Si ka qenė e mundur tė dihet kur dhe ku do tė kthehet. A ėshtė e mundur se dikush nga kroatėt e ka spinuar te APJ ?
- Nuk e di, por njė gjė ėshtė e sigurt, nė APJ e kishin ditur pėr lėvizjet e tij. Pas burgosjes pėrmes kanaleve tė ndryshme jemi munduar tė dimė se ku gjindej, por pa sukses. Tihomir Oreshkoviqi na thoshte se ishte i burgosur dikund nė Serbi.
Nė intervistėn e tij ke Feral Tribun, Ahmeti ka deklaruar se si gjygji ushtarak e kishte akuzuar pėr dobėsimin dhe shkatėrrimin e aftėsive luftareke tė APJ-ės, pastaj as kush nga ana kroate nuk e kishte kėrkuar ndėrrimin e tij ?
- Nuk ėshtė ashtu. Disa ditė para rėnjes sė kazermės kryesore tė Gospiēit, nga Beogradi Shtabi kryesor i KOS-it, aty dėrgoi shumė oficerė tė latė. Para se tė hynin nė kazermė i burgosėm tė gjithė. Atėhere unė kam qenė i ngarkuar pėr bisedime me komandantin e atėhershėm tė Korpusit tė Kninit, gjeneralin Ratko Mlladiq, lidhur me ndėrrimin e tė burgosurve. Kjo ka ndodhur dikund kah nėntori i vitit 1991, kur observatorėt evropianė organizuan nė Zhitniē et Pakovo Selo ndėrrimin e robėrve tė luftės. Sbashku me robėrit tonė tė luftės e kam kėrkuar edhe Ahmet Krasniqin dhe njė tjetėr komandant nga kazerma e Gospiēit, tė cilit emėrin nuk mund tia pėrmendi, ngase mund ta dėmtojė. Mlladiqi mu drejtua : Pse i kėrkoni oficerėt tonė ? Pėr arsye se janė zėnė robėr nė territorin R. Kroacisė, prandaj i kėrkoj si ēdo qytetar tė shtetit tė Kroacisė. Mladiqi mu pėrgjegj me pėrbuzje : Ēfarė shteti ore. Pastaj, ndėrroi pamjen e tha : krejt mund ti marrėsh, por Krasniqin dhe kėtė tjetrin kurrė. Ata janė oficerė tanė dhe nėse insistoni ndėrpriten bisedimet.
Krasniqi ka thėnė, se mu pse as kush nuk e kishte kėrkuar naga ana kroate dhe nė mungesė tė provave e kishin lėshuar nga burgu nė mbarim tė vitit 1991, pastaj serbėt e kishin dėrguar nė uniformė tė APJ-ės nė frontin kroat...
-Nė janar tė vitit 1992, ndodh diēka e jashėzakonshme. Disa njerėz qė pėr detyrė kishin pėrcjelljen e mediave tė jashtme e kishin parė Krasniqin nė televizionin e Beogradit. Mbante veshur uniformėn e APJ dhe udhėhiqte trupat qė sulmonin Osjekun. Sekuencat i kishte transmetuar edhe HTV. Menjėherė e dita se ishte nė pyetje kėrcėnimi, sigurisht ia kishin burgosur dhe izoluar familjen e atė e kishin dėrguar nė front. Tėtė muaj, pas atij inserti nė TV nuk kam marrė farė lajmi pėr te. Nė shtator tė vitit 1992, cingėrroi telefoni. Ishte Krasniqi. Mė telefononte nga Vjena. Mu lut qė ti rregulloja tre pasaporta, pėr gruan dhe dy fėmijėt (Teutėn dhe Florentin v.j.). Pas disa dite, duke u munduar qė tė organizojė pasaportat nė fjalė, mė telefonuan nga gjygji ushtarak i Karllovcit. Mė lajmėruan se kishin burgosur njė oficer tė ish-APJ, i cili thirrej nė mua dhe quhej Ahmet Krasniqi. Mė pyetėn se a do tė dėshmoja pėr te. Vendosa pa u hamendur, edhe pse pakėz hezitova, ngse nuk dija si ta spjegoja paraqitjen e tij nė TV Beograd, me uniformė tė APJ, nė frontin kroat. Para se tė shkojė nė gjygjin Ushtarak tė Karllovcit, bisedova me disa njerėz tonė qė punonin nė SZUP, se ēmendonin pėr kėte punė. Njeni mė tha, ndoshta ėshė i dyfishtė. Pyeta se ēfarė d.m.th. kjo. Njeri u mundua tė mė spjegojnte diēka sipas logjikės sė sherbimeve informative etj. Pėrkundėr tė gjithave vendosa qė objektivisht tė flas pėr rolin e tij kur ishte me ne nė Gospiē. Cili do qė ishte, Ahmeti kishte ndihmuar shumė nė armatosjen e Kroacisė. Sherbimet e tij ishin tė mėdha dhe ne i kishim shumė borxh.
|
|
|
17-12-09, 18:31
|
#52
|
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Gjykimi
Pėrveē jush, kush ka qenė ende dėshmitar nė gjykimin e Ahmetit. ?
-Kemi dėshmuar : Anton Vlajniqi, ish-komandanti MT pėr Gospiē, Ante Kariqi, pėrfaqėsues lufte i Qeverisė sė R. Kroacisė pėr Likė dhe unė. Mendoj se ka dėshmuar edhe anėtari i shtabit tė krizės pėr Likė, Tihomir Oreshkoviqi dhe vėllau i tij Ivica. Nuk di se a ka dėshmuar edhe Mirko Norac dhe tė pranishmit nė mbledhjen kur Krasniqi punoi planin e marrjes sė kazermės ‘’Kanjizha’’. Vlajniqi dhe unė e vizituam nė burg para gjykimit. U pėrqafuam dhe me atė rast e pyeta, se ē’kishte ndodhur nė ndėrkohė me te. Mė trgoi se kishte qenė nė burgun ushtarak nė Serbi dhe prej andej e kishin dėrguar nė front nė Kroaci. Nuk kam mundur ta kuptojė se si ka guxuar tė dezertojė me uniformė tė APJ dhe si e ka kaluar me familje kufirin serbo-maqedon, si
ka shkuar nė Austri pėr t’u kthyer nė Kroaci, pastaj nė Gospiē te disa miq, ku edhe e kishin burgosur.
Si ėshtė e mundur qė tė arrestohet nė Gospiē, e ju mos ta dini ?
- Thjesht, ngase nuk mu ka paraqitur kur ka ardhur nė Gospiē. Pėr arrestimin e tij nė Gospiē dhe dėrgimin e tij nė Karllovc, fare nuk kemi ditur. Nuk kam mundur t’ia jap as pasaportat, ngase mė nuk kishte kuptim, sepse tashmė ishte nė burg. Vendosėm tė presim vendimin e gjygjit.
Krasniqi nė intervistėn e tij pėr ‘’Feralin’’ ka pohuar se gjykimi kishte zgjatur 12 minuta, nuk i kanė lejuar as t’a lexojė aktakuzėn e lere mė tė mbrohej, pastaj kosultimi i gjygjtarve ka zgjatur tre minuta. Ėshtė dėnuar me dy vjetė burg. Nėse ju, Kariqi dhe Vlajniqi keni dėshmuar nė tė mirėn e tij, dikush si duket ka dėshmuar kundėr. A mos e dini kush ?
- Njė kohė kam menduar se ėshtė liruar nga aktakuza. Pas daljes nga burgu, nuk mu ka lajmėruar gati njė vit. Nė vitin 1994, ėshtė lajmėruar nė Gospiē dhe nga unė e Ante Vlajniqi kėrkoi njė vėrtetim pėr pjesėmarrje nė dorėzimin e kazermės sė Gospiēit, me motivacion se i duhej pėr rregullimin e gradės dhe banesės. Me kėtė rast jemi ulur dhe kemi biseduar mė gjerėsisht. Mė tregoi se gjygji ushtarak nuk e kishte liruar, por ishte liruar me rastin e njė abolimi tė presidentit Tugjman. Mė tregoi se pas daljes nga burgu kishte jetuar vėshtirė, se ka vuajtur nga uria dhe nė Zagreb, pas daljes nga burgu, nga uria i kishte rėnė tė fiktė nė rrugė, se kishte punuar nė gurėthyes, por duke iu falėnderuar miqve shqiptarė ishte gjindur dhe po shiste perime nė treg. Pastaj mu falėnderua qė kisha dėshmuar nė dobi tė tij.
Takimi i fundit
A ju rrėfeu se si kishin dėshmuar tė tjerėt ?
- Pėr ta s’foli gjė. A e kanė ngarkuar tė tjerėt nuk di. Por jam i bindur se duke u bazuar nė deklaratat e ne treve, kanė mundur t’a lirojnė. Pastaj i kėrkova nga Ante Kariqi dhe disa tė tjerė pėr t’i ndihmuar. Por kėta tashmė kishin rėnė dhe nuk kanė mundur t’i ndihmojnė. Krasniqit kanė mundur t’i ndihmojnė njerėzit qė punonin nė MORH. Unė aty nuk kam pasur farė ndikimi.
Ē’mendoni, kush nga strukturat politike apo ushtarake nuk e ka dashur Krasniqin ? Dikush si duket ka dashur t’a pėrzė nga Kroacia, apo edhe t’a burgos.
- Po, ka ekzistuar njė njė grup njerėzish nė Kroaci, i cili nuk donte qė Krasniqit t’i pranohen meritat pėr dorėzimin e kazermave tė Gospiēit. A ka pasur ndonjė informacion qė ka sherbuar si pengesė pėr tė pranuar kontributin e tij ndaj luftės atdhetare kroate, nuk mund tė konfirmojė.
A e keni parė pas vitit 1994 pėr vėrtetim ?
-I kemi pasur edhe dy takime. Nė vitin 1995, me gruan dhe fėmijėt, duke u kthyer nga Zagrebi te Zhuta Lova kemi vėrejtur se patrolla e policisė e kishte ndalur njė automobil tė mbushur plot me plaēka tė vjetra. Afėr automobilit qėndronin dy njerėz tė veshur dobėt, njėri mu duk i njofshėm. Ishte Krasniqi. Policėt donin tė kontrollonin ngarkesėn dhe filluan tė hudhin plaēkat jasht. U ndala dhe i luta tė mos vepronin ashtu, ngase e njihja njėrin prej tyre.
Atėherė, shkurt kam biseduar me Krasniqin. Mė tha se kishte vendosur tė ngrisė procedurėn kundėr vendimit tė gjygjit Ushtarak kroat. I thash tė mė lajmėrohej nėse i nevojitesha.
Kur e keni parė pėr herė tė fundit ?
-Njė vit para se tė vritej, kur pėr herė tė dytė mė kėrkoi njė vėrtetim pėr kontributin e tij dhėnė Armatės Kroate. U ulėm dhe biseduam shtruar. Mė tha ‘’Jure jam duke shkruar njė libėr dhe gjithė ēka kam pėrjetuar nė Gospiē, nga njerėz tė caktuar, do ta zbadhi.
A e keni ditur se ndėrkohė ėshtė emėruar komandant i UĒK-ės ?
- Kisha dėgjuar diēka. Por mė kujtohet njė bisedė qė kishim pasur nė vitin 1991. Atėhere ende nuk kishte filluar lufta e vėrtetė nė Kroaci. Ishim bashk : unė, njė ushtar shqiptar i cili kryente detyrimin ushtarak nė Gospiē dhe Krasniqi. Duke biseduar mė tha, ‘’Jure mua mė pret njė vend i lartė nė Qeverin e vendit tim’’. Kur u pamė herėn e fundit mė tha se sė shpejti do tė shkonte nė Kosovė pėr tė zėrė vendin nė Qeveri, pėr tė cilin mė kishte folur. Ky ishte edhe takimi jonė i fundit. Jam tronditur kur kam dėgjuar pėr vrasjen e tij nė Tiranė. Besoj se prcedurėn pėr revidimin e vendimit tė gjygjit ushtarak tė Karllovcit do ta ngris dikush.
Kush mund ta bėj kėtė ?
- Sigurisht familja e tij. Ky ėshtė edhe motivi i bisedės sime me ju. Te unė Ahmet Krasniqi ka lė pėrshtypje tė njeriut tė ndershėm. Mbrapa e ka familjen : gruan dhe fėmijėt. Mė sė paku ēka mund tė bėjė Kroacia pėr te, duhet s’paku postum, duke reviduar vendimin e gjygjit Ushtarak tė Karllovcit, t’a pastrojė emrin e tij.
-Pse pėr rolin e tij nė luftėn e Gospiēit keni vendosur tė flisni tani, kur tashmė ėshtė i vdekur ?
-Ngase mendoj se njeriu derisa eshtė gjall, gjithnjė vetė mund ta thot tė vėrtetėn dhe tė ndreq padrejtėsitė qė i bėhen. Por, kur vritet, apo vdes, kėtė duhėt t’a bėjnė njerėzit qe kanė njohur.
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Tropojani30 : 17-12-09 nė 18:34
|
|
|
17-12-09, 18:35
|
#53
|
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Tropojani30
Ju klyshet e Klosit dhe Nanosit duhet te vetedijesoheni njehere e mire ne rrafshin;kombetar. Eshte veshtire qe te rehabilitoheni nga psikoza e skenareve barbare ; keshtu krijuat nje te ardhme peng te femijve tuaj per hir te motiveve politike.Rehabilitimi i juaj ne aspektin kombetar do te jete ca i veshtire por me mjete adekuate do veme ne binar terrorin e juaj ndaj qenies kombetare shqiptare.
Fitorja e Kroacise veshtire te paramendohej, sikur te mos e kishte ber ate qe beri Koloneli i nderuar Ahmet Krasniqi per Kroacine .Ai vuri themelet e fitoreve ne betejat e ardhshme ne mes Kroacise dhe APJ. Ndersa ju qyqe bizare e vrate mu ne mes te ish; Tiranes kuslinge kolonelin madhor dhe ushtarkun profesionist, vrate luften e Kosoves per liri, vrate institucionin qe ai udhehqte te Republikes se Kosoves , vrate ardhmerine e Kosoves dhe vijuat me skenare vrastare deri sa e moret pushtetin.
|
Ja ēfare shkruan gazeta "Bota sot" pėr kolonelin Ahmet Krasniqi:
Je si ka thėnė pėr Formimin Ministris sė Mbrojtjes dhe FARK-ut vet Ahmet Krasniqi citim nga "Bota sot" :
"Kolonel Ahmet Krasniqi : Nė fillim tė muajit mars tė kėtij viti (1998) menjėher pas masakrės nė Drenicė, u bė njė takim urgjent i tė gjith eprorve kosovar qė jetonin nė shtetet europiane. Nė atė takim u muar vendim qė eprorėt koordinator nė shtetet pėrkatse , tė kėrkojnė nga Qeveria e Republikės sė Kosovės tė bėjė emrimin e menjėhershėm tė Ministrit tė Mbrojtjes. Kryeministri Bujar Bukoshi dhe Ministrat e tjer tė Qeverisė, gjat takimit qė patėm me njė grup oficerėsh tė lartė kosovar, urdhėruan formimin e Ministrisė sė Mbrojtjes dhe tė gjitha organeve tjera pėrkatėse. Kėshtu u caktova ushtrues detyre i Ministrit tė Mbrojtjes dhe Komandant i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Kosovės...."
fund citatit ; marr nė "Bota sot" 29 shtator 2004 faqe 16 !!
Ja pra si dhe kurė ėshtė Formuar Ministria e Mbrojtjes fundi i marsit 1998 , ja kur ėshtė themelue FARK-u dhe Shtabi i tij i pėrgjithshėm !!
Pas njė takimi nė Banhofe tė Europės !!! Pa vendim tė Qeverisė, pa numėr protokoli !!! thjesht prej Banhofeve janė emrue Ministra dhe Komandanta ... pa lejne dhe pa nėnshkrimin edhe tė Bujar Bukoshit !!!
Ja konstatimet e Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftės nė Qeverinė e Kroacisė pėr Gospiē dhe shef i Shtabit tė krizės nga viti 1991 deri 1993 :
1.) Ahmet Kraniqi nuk ka shėrbyer kurrė nė Armatėn Kroate.
2.) Ahmet Krasniqi nė verė tė viti 1981, ishte transferuar nga kazerma Marshall Tita e Zagrebit nė Gospiē.
3.) Kėtu edhe e zė lufta e vitit 1991, nė cilėsin e komandantit tė kazermės Kanjizha ku ishte edhe stokimi i armatimit mė tė madh nė kėtė regjion tė Kroacisė.
4.) Deri nė shtator tė vitit 1991 ėshtė e vėrtetė se e ka ruajtur armatimin nė kazermė tė APJ.
5.) Nė mbarim tė vitit 1991 Ahmet Krasniqi ishte nė uniformė tė APJ-ės nė frontin kroat...
6.) -Nė janar tė vitit 1992. Disa njerėz qė pėr detyrė kishin pėrcjelljen e mediave tė jashtme e kishin parė Ahmet Krasniqin nė televizionin e Beogradit. Mbante veshur uniformėn e APJ dhe udhėhiqte trupat qė sulmonin Osjekun.
7.) Nė shtator tė vitit 1992, cingėrroi telefoni. Ishte Ahmet Krasniqi. Mė telefononte nga Vjena. Mu lut qė ti rregulloja tre pasaporta, pėr gruan dhe dy fėmijėt (Teutėn dhe Florentin v.j.).
8.) Nė shtator tė vitit 1992 mė lajmėruan se kishin burgosur njė oficer tė ish-APJ, i cili thirrej nė mua dhe quhej Ahmet Krasniqi. Mė pyetėn se a do tė dėshmoja pėr te. Vendosa pa u hamendur, edhe pse pakėz hezitova, ngse nuk dija si ta spjegoja paraqitjen e tij nė TV Beograd, me uniformė tė APJ, nė frontin kroat.
9.) Nuk kam mundur ta kuptojė se si ka guxuar tė dezertojė me uniformė tė APJ dhe si e ka kaluar me familje kufirin serbo-maqedon, si ka shkuar nė Austri pėr tu kthyer nė Kroaci, pastaj nė Gospiē te disa miq, ku edhe e kishin burgosur.
10.) -Kemi dėshmuar nė Gjyqin Ushtarak tė Karllovcit : Anton Vlajniqi, ish-komandanti MT pėr Gospiē, Ante Kariqi, pėrfaqėsues lufte i Qeverisė sė R. Kroacisė pėr Likė dhe unė. Mendoj se ka dėshmuar edhe anėtari i shtabit tė krizės pėr Likė, Tihomir Oreshkoviqi dhe vėllau i tij Ivica.
11.) Nė vitin 1993 Ahmet Krasniqi ėshtė dėnuar me 2 vjet burg nė Gjyqin Ushtarak tė Karllovcit tė Kroacisė.
12.) Prej 1994 deri 1997 Ahmet Krasniqi ka kaluar nė mjerim tė thellė si rojtar i trgut tė specave dhe bananeve nė Rovinj tė Kroacisė.
13.) Ahmet Krasniqi mė tregoi se pas daljes nga burgu kishte jetuar vėshtirė, se ka vuajtur nga uria dhe nė Zagreb, pas daljes nga burgu, nga uria i kishte rėnė tė fiktė nė rrugė, se kishte punuar nė gurėthyes, por duke iu falėnderuar miqve shqiptarė ishte gjindur dhe po shiste perime nė treg.
Kėshtu tregon nė gazetėn Globus tė Zagrebit Dr. Drazhen Jerkovic, epror i luftės nė Qeverinė e Kroacisė pėr Gospiē dhe shef i Shtabit tė krizės nga viti 1991 deri 1993 njohėsi mė i mirė i veprimtarisė sė Nėnkolonel Ahemt Krasniqit nė Kroaci !!
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
|
|
|
17-12-09, 18:47
|
#54
|
Anėtarėsuar: 10-06-08
Postime: 198
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Fshatar, na trego pse Azem Syla dhe Xhavit Haliti perdornin maskat mu ne Zvicer,atebote cka ju duheshin maskat ne Zvicerr??!!!
Fshatar, ketyre dy kalamajve te Klosit po u vjen fundi ...Mbi ta rendojne me shume se 100 vrasje nuk do te kene rast te shpetojne nuk e kane me Kushnerin dhe nuk mund ta argetojne Kushnerin me ate' mbesen' e vet sic beri Azem Syla ne vitin 2000 per t'ia mbyllur gojen Kushnerit ne lidhje me krimet qe bente SHIKU ndaj shqiptareve.
|
|
|
17-12-09, 19:09
|
#55
|
m'su's "Pėrvoja"
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Fshatari
J
12.) Prej 1994 deri 1997 Ahmet Krasniqi ka kaluar nė mjerim tė thellė si rojtar i trgut tė specave dhe bananeve nė Rovinj tė Kroacisė.
!!
|
Nuk eshte mjerim nese ka punuar si rojtar i specave e bananeve... Ne kete pozite ka bere edhe gjera tjera te pista, per te cilat mbusheshin gazetat e asaj kohe si: "Novi List", "Vecernji list" dhe "Vjesnik". Novi list, mbi te paberat e ketij Hamet Krasniqit kane shkruar fejton, qe eshte kapitull ne vete. "Kapitull", thash? Jo ore, liber i tere. Edhe ate ne disa vellime...por, po i leme te gjita keto si te shkuara e te harruara.
Kryesore, deri ne fund i ka sherbyer JNA-se. Ia ka kthyer borxhin ketij mjekut me nje kundersherbim. Dhe kaq.
Ne Kosove, kur eshte nisur si "komandant" nuk ka arritur, ashtuqe do te mund ta shpallnim hero.
Vrasja e tij nuk eshte sqaruar. Pa marre parasysh kush e ka vrare eshte mire kush, per cka dhe si... Kjo do te kishte qene mire si per ata qe i kendojne kenge, ashtu edhe ata (sikur une) qe s'i hy aq ne pune nje njeri si te gjithe ne te tjeret.
Te mos dalim nga tema:
"Te tjeret per A. Krasniqin..."
apo "Shka kan thone hallku per..."
Populli thot:
"Fjalet e hallkut nuk ndalen...dikush fole mire, dikush keq..."
Kaq!
***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
|
|
|
17-12-09, 21:15
|
#56
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Ooo fshatar,jon do njerz qe duhet me jap llogari per takimet qe i kan pas me Ahmet Krasniqin!
Adem Demaci me xhavit halitin jon taku ne oslo me Ahmet Krasniqin per me bo unifikimin e forcave ushtarake,per me luftu shkaun me nje uniforme,dhe me nje emer!!
Parimisht jon pajtu,me kushtet e vendosura nga Ahmet Krasniqi
Por Xhaviti si KGB-ist,e preu ne bes Ahmet Krasniqin dhe ja organizoi atentatin nga SHIK-u i Shqiperis qe n'ate kohe udhehiqej nga Klosovitet!
Keshtu qe mos u merr bre me sene qe si din..ose qe i kan transmetu njerzit qe i kan organizu keto vrasje,e para popullit i kan paraqit si tradhetare!
Ky rast e shum raste tjera...ket parti qe eshte ne pushtet tek ne e ben shum kriminale!!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
17-12-09, 22:48
|
#57
|
Banned
Anėtarėsuar: 28-11-09
Postime: 80
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga roadrunner
tushi, qfare uniforme ka FSK? Ku ishe ti gjate bombardimeve te NATO-s...
Me fal, por, mos te ishte NATO, moti as mizat nuk na kishin hanger.
A po me tregon pak per betejat e Thaqit gjate luftes? Ka pas ndonje? hajt ky rakigjija Rugova s'ka luftue, keto pe dijm kejt qe s'ka qene ushtar, ai e pruni ketu NATO-n me ndihmen e popullit te vuajtur, po ky ajrani Hashim Vilispici, qka ka ba per Kosoven? Si u familjarizuan institucionet shteterore si te ishin prona private.
Perse nuk zbulohen vrasesit e shqiptareve? Ku eshte zeri i drejtesise? Kush jane organet e drejtesise? Qfare lidhje familjare kane me Hashim Sytliashin?
Sa lande ne gjyq jane te mbushura me pluhur, sa prej tyre jane blere me ryshfet?
Si funksionojne institucionet shteterore tash nen qeverisjen Thaqi?
Per fund: A po ju hahet asfallti?
|
Po zonja prokurore po te pergjigjem, per hir te respektit se per ndryshe nuk ndjej far obligimi, ani prokurorit ma syt sdu mi ja pa hahaha.
Qe se po ti radhise me numra rendor qe te jem me i kjart (qe mos tė ket kundėrpyetje).
1/ Uniforma e FSK ėshtė qasishne qi e kish vesh sot Presidenti i Kosoves z. Fatmir Sejdiu.
2/ Gjatė bombardimeve tė NATO-s une isha nė anen e Popullit tim Shqiptar.
3/ Kombi Shqiptar ėshtė pasardhes i Ilirve dhe gjatė rrjedhes sė vet ėshtė regjur me armiq, po du met than qe Shqiptaret gjithandej kah janė kanė mbijetuar pa NATO-n, pra as grejzit as mizat nuk janė pėrcaktues tė ardhmėrisė sė Shqiptarit, NATO ka lind pas Titos. Pesimistet dhe luhatėsit pėrveq mosbesimit dhe frikės nga realizmi kan edhe njė sindrom tjeter, ata shohin vetem zih.
4/ Thaqi ka patur shumė beteja gjatė luftes, edhe para luftes, edhe pas luftes. Thaqi edhe sot ėshtė nė betejė, Ai i ka fituar tė gjitha betejat. Nga e nesermja ėshtė mė lehtė tė kuptohet e sotmje dhe e djeshmja (sidomos pėr pesimistėt).
5/.... rakigjija .....!
6/ Hashim vilispici ka bėrė shumė pėr Kosoven, .... e din edhe Ti. Ka edhe shumė pėr tė bėrė.
7/ Institucionet i familjarizoi dhe i bėri pronė private Ai tjetri, e din Ti kush. Ka pas dhe ka njerėz qė e bėjnė shtėpinė e vet Kishė ose Xhami por Presidenc jo. Thaqi ėshtė ka i zhbėnė kėto dhe marifetllėqet e ngjashme.
8/ Vrasjet (tė gjitha) kanė ndodhur kur kishim President, edhe sot kemi President nga e njejta parti, edhe ky i sotmi edhe ai i djeshmi e dijnė pse si kanė zbuluar vrasjet.
9/ Zėrin e drejtėsisė e ulė dhe ngritė z.President F.Sejdiu, edhe kėt funksion (obligim) ka.
10/ Organet e drejtėsisė janė Nekibe Kelmendi, ...,..., krejt te LDK-s.
11/ Lidhjet familjare tė Nekibes me Hashimin nuk i di une (ndoshta i din ti).
12/ Landė nėpėr gjygje ka shumė, por Hashimi nuk ka tė drejt mu perzi se nuk ėshtė demokratike. Hashimi u krijon institucioneve tė Kosoves kushte pėr punė.
13/ Institucionet nė qevernė e Thaqit funksionojn si asnjėher mė parė, rezultatet janė tė prekshme pėr secilin, besoj edhe pėr ty.
14/ Eh tash pėr asfaltin. Po po na hahat, shumė mė i kėndshem se balta. Tani fėmijėt nuk marojn skulptura prej lloqi e mi pjek ne shporet por lozin me trotinet. E din edhe ti vleren e asfaltit por ironia te ka verbu. Po tė fitonte Daci edhe Lybeteni tu kish dok asfalt, ty dhe disave ne fd.
|
|
|
17-12-09, 23:06
|
#58
|
ZoT DhE KrenaR
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga tushi
Po zonja prokurore po te pergjigjem, per hir te respektit se per ndryshe nuk ndjej far obligimi, ani prokurorit ma syt sdu mi ja pa hahaha.
Qe se po ti radhise me numra rendor qe te jem me i kjart (qe mos tė ket kundėrpyetje).
1/ Uniforma e FSK ėshtė qasishne qi e kish vesh sot Presidenti i Kosoves z. Fatmir Sejdiu.
2/ Gjatė bombardimeve tė NATO-s une isha nė anen e Popullit tim Shqiptar.
3/ Kombi Shqiptar ėshtė pasardhes i Ilirve dhe gjatė rrjedhes sė vet ėshtė regjur me armiq, po du met than qe Shqiptaret gjithandej kah janė kanė mbijetuar pa NATO-n, pra as grejzit as mizat nuk janė pėrcaktues tė ardhmėrisė sė Shqiptarit, NATO ka lind pas Titos. Pesimistet dhe luhatėsit pėrveq mosbesimit dhe frikės nga realizmi kan edhe njė sindrom tjeter, ata shohin vetem zih.
4/ Thaqi ka patur shumė beteja gjatė luftes, edhe para luftes, edhe pas luftes. Thaqi edhe sot ėshtė nė betejė, Ai i ka fituar tė gjitha betejat. Nga e nesermja ėshtė mė lehtė tė kuptohet e sotmje dhe e djeshmja (sidomos pėr pesimistėt).
5/.... rakigjija .....!
6/ Hashim vilispici ka bėrė shumė pėr Kosoven, .... e din edhe Ti. Ka edhe shumė pėr tė bėrė.
7/ Institucionet i familjarizoi dhe i bėri pronė private Ai tjetri, e din Ti kush. Ka pas dhe ka njerėz qė e bėjnė shtėpinė e vet Kishė ose Xhami por Presidenc jo. Thaqi ėshtė ka i zhbėnė kėto dhe marifetllėqet e ngjashme.
8/ Vrasjet (tė gjitha) kanė ndodhur kur kishim President, edhe sot kemi President nga e njejta parti, edhe ky i sotmi edhe ai i djeshmi e dijnė pse si kanė zbuluar vrasjet.
9/ Zėrin e drejtėsisė e ulė dhe ngritė z.President F.Sejdiu, edhe kėt funksion (obligim) ka.
10/ Organet e drejtėsisė janė Nekibe Kelmendi, ...,..., krejt te LDK-s.
11/ Lidhjet familjare tė Nekibes me Hashimin nuk i di une (ndoshta i din ti).
12/ Landė nėpėr gjygje ka shumė, por Hashimi nuk ka tė drejt mu perzi se nuk ėshtė demokratike. Hashimi u krijon institucioneve tė Kosoves kushte pėr punė.
13/ Institucionet nė qevernė e Thaqit funksionojn si asnjėher mė parė, rezultatet janė tė prekshme pėr secilin, besoj edhe pėr ty.
14/ Eh tash pėr asfaltin. Po po na hahat, shumė mė i kėndshem se balta. Tani fėmijėt nuk marojn skulptura prej lloqi e mi pjek ne shporet por lozin me trotinet. E din edhe ti vleren e asfaltit por ironia te ka verbu. Po tė fitonte Daci edhe Lybeteni tu kish dok asfalt, ty dhe disave ne fd.
|
Hahahaahahahaahahahah njerzzz me zoo kom kesh me kit shkrim....ani paska thon Hashimi ka pas shum beteja....e edhe sot eshte ne beteje! SINQERISHT pajtona me ty..edhe sot oshte ne betej..me njerzit qe i ka rrit vet..e sot sjon ka e ndegjojn..dmth me SHIK-un...ka fillu me i dal prej kontrolle!
Moreee cekeee ni vendluftim,ku ka marr pjes...seriozisht jam kureshtar mi dit!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
|
|
|
18-12-09, 08:58
|
#59
|
Shote Galica
Anėtarėsuar: 07-09-09
Vendndodhja: N'dor t'dades tem
Postime: 9,779
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Me t'vertet edhe une kam qesh me za hahahahahahah....ku mos me kesh? Kur s'po e din mas pari pytjen e pare? E tjerat pergjigje, tuj i lexu tu mu xiglu barki, dikur pelcita hahahahahahahah
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga MemphiSx
Hahahaahahahaahahahah njerzzz me zoo kom kesh me kit shkrim....ani paska thon Hashimi ka pas shum beteja....e edhe sot eshte ne beteje! SINQERISHT pajtona me ty..edhe sot oshte ne betej..me njerzit qe i ka rrit vet..e sot sjon ka e ndegjojn..dmth me SHIK-un...ka fillu me i dal prej kontrolle!
Moreee cekeee ni vendluftim,ku ka marr pjes...seriozisht jam kureshtar mi dit!
|
__________________
Nuk kam firme, jam fukara
Kosova, vendi me romantik ne bote. Te gjithe ta mbajn qirin :D.
|
|
|
18-12-09, 15:42
|
#60
|
Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Titulli: Te tjeret per Ahmet Krasniqin...!
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Tropojani30
Ju klyshet e Klosit dhe Nanosit duhet te vetedijesoheni njehere e mire ne rrafshin;kombetar. Eshte veshtire qe te rehabilitoheni nga psikoza e skenareve barbare ; keshtu krijuat nje te ardhme peng te femijve tuaj per hir te motiveve politike.Rehabilitimi i juaj ne aspektin kombetar do te jete ca i veshtire por me mjete adekuate do veme ne binar terrorin e juaj ndaj qenies kombetare shqiptare.
Fitorja e Kroacise veshtire te paramendohej, sikur te mos e kishte ber ate qe beri Koloneli i nderuar Ahmet Krasniqi per Kroacine .Ai vuri themelet e fitoreve ne betejat e ardhshme ne mes Kroacise dhe APJ. Ndersa ju qyqe bizare e vrate mu ne mes te ish; Tiranes kuslinge kolonelin madhor dhe ushtarkun profesionist, vrate luften e Kosoves per liri, vrate institucionin qe ai udhehqte te Republikes se Kosoves , vrate ardhmerine e Kosoves dhe vijuat me skenare vrastare deri sa e moret pushtetin.
|
...Ahmetit i dhane perjetesin! Gjymtyrizuan Kosoven...!
Sa mire e drejte paske thene Tropojan...! Flm.!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Urata : 18-12-09 nė 15:44
|
|
|
Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
|
|
Rregullat E Postimit
|
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts
Kodi HTML ėshtė OFF
|
|
|

Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt
1999 - 2014 Forumi Dardania
Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:25.
|
|