Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-07-10, 18:10   #17
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Poezi tė pėrzgjedhura nga e Poetėt e Forumit

Arif Krasniqi



Rozafati

Ō kėngė! Jehonė legjendare,
Ju rridhni si uji
I tė shenjtit Rozafat
Mosha jote mijėvjeēare
S'e ndrroi kurrė ngjyrėn
E shpresės sė artė.
N'zemrėn tėnde Rozafat
Njė natė mistike pandeh
Njė grua, pėrmotshėm, pushon.
Fėmiu, i urtė, mediton
Ballė teje gjunjėzuar
Vėzhgon sharmin e gurit, pėrjetėsi
Ō Rozafat:
Qėndresė e shkėmbit, ujė e bardhėsi
Janė tė emrit tim
E vetmja dėshmi.



Lotėt post-mortem

Nė lotėt post-mortem lexova shumė ėndrra
Tė kota, tė gjora, lėngonjėse, tė rėnda
Sa re tė paqarta nė perlat e njelmėta
Gjithė pesha e jetės, shumė vite nė lotė tė kredhur.
Zhytem mė ngadal nė detin e pafund
Pėrgjoj ndonjė fjalė, ndjenjė, meditim
Tej valėve tė jetės me aq mund
Mbase
Fshihet agu i ri, ndoj amshim magjik.
Sa e gjerė hapsira, zemrėn e ngurosur
Nėn kupolė tė qiellit Sizifi i patundur
Dhe krenar qėndron pėrballė saj, nemitur
Ē'punė e mallkuar, ē'bsurd i pasosur.
Bilans i trishtuar, mė kanė thėnė nė fund
Ne mė kotė vrapuam nėpėr botė gjithėkund
Pėr t'gjetur strehim atje larg ndokund
Ku dikush na dehte nė njė gjuhė t'panjohur
Parajsė po e quakanė
Tė parėt kanė pandehur!


Dikur...
Me hapa tė lehtė
Patėm shkuar shumė larg pas
Ėndrrave rinore
Qetėsia e natės dhe qielli vetė
Dėshmitarė tė vegimeve tona qenė.
E sakaq mė humbe
Nė skėterrėn e pafund
Se vdekja tė shpuri
Tej kufirit ku
S'shkel dot kėmbė njeriu.
Aq tė kam ėndrruar
Qė s'di as vetė mė
Jam i gjallė ende
Mbase
Dikur, moti, gjetiu
Kam jetuar
E tash ndoshta
Edhepse s'jam mė
Mė duket sikur rroj
Nė botėn e tė gjallėve!
_________________________________________
Kėto tri poezi janė botuar nė Zerin e Rinisė
Shtator 1985
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 19:30.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.