Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-05-05, 04:19   #9
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

LETĖR NGA NISHI



(USHTARI SHQIPTAR ROB)


Veē mos kujtoni -


Nuk dua asgjė asgjė n'kėtė jetė
se e dij se nuk mund te ju shoh
as ju nuk mund te me shihni kurre

per mua eshte bere gjithēka Nje
gjithēka si e bukur dhe si e shemtuar -
gjithēka si fatlume dhe si e kobshme
gjithēka si e gjallėrishme dhe si e vdekshme
gjithēka pėr mua eshte njesoj

veē nje dritez xixe pavdekshmerie
me ben me mbete gjalle -
jam ne Naissen tone antike
rob ne token time te pergjakur
e perseri te roberuar -

rob i lire n'shpirt!



2. (UJKU PREJ VLLAUT)


Ju veē e dini se eshte zhbire gjithēka jona ketu
me gjakun tone eshte formuar thadroni
qe t'i nxierr syte -
gjenerata xhinduese rritet ne ere vdekjeje
zakon antik -
me ta formuar ujkun prej vllaut
e vllau me gjak ujku ma te madhen deshire e ka
me thithe gjak ne fyt te vllaut si n'fyt t'shkaut

veē mos kujtoni

se keshtu me gjakun tone u formua vllau shkau
e kush din ma zi se ai me ta nxire jeten prore



3.(ME SHKON MENDJA)


veē mos kujtoni se -
nuk jam gjymetyre e asaj lirie ende te verdhe
qe e shoh dhe e ndjeje vetem terthorazi

Ju nuk mund ta merrni me mend -
ēfare paskan siellė ketu nga vatrat tona e eshtrat
vashat ma te bukura e nuset hyjnore
djem te bukur e burra trima shqipe sot trufshirė
nje zot e din se ēfare rrebeshesh mund te siellė e nesermja

veē mos na kujtoni -
se ua trazojme puhine e flladit te lirise e lojerat e femijve
se ua lekundim vnerin e moēem
ju trazojme ashkun e bisedave ne oda burrash e tribuna
e ne cakrrime gotash te gezimeve te reja

mosozot me iu ngurua goja burrit




4. (PRUSH LIRIE)



veē mos kujtoni -
kujtimi per neve eshte prush lirie gaca gurore
prush kujtimi mbuluar me hi deri te e nesermja e fatit
nen hirin e roberise qe ende digjem persegjalli -
as mos na beni te na shkoj mendja
se na mund te behemi pishman

e dij se eshte teper vone -
per shpresat e kthimit te gjakut
ende eshte heret te ecesh neper hirin e ftofte
te roberise se diegur

veē mos kujtoni -
edhe me u kthye ndonjehere -
nuk dijme ma me qeshe
as me perqafua ngrohtesisht
i kemi haruar gezimet neper gjarperinjte e rrufeve

ma mire te mos na shihni -
se mund te rrenqetheni tmerrshem nga trishtimi
trishtohen femijet -
e mund t'i prishin lulet e lirise ne kopsht dashurie

me shkon mendja

veē mos na kujtoni -
se ua lekundim vnerin !


Fror, 07. 05.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 16:12.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.