Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 08-06-05, 10:31   #15
loni19
 
Anėtarėsuar: 04-11-04
Vendndodhja: Nė zemren e njerėzve...
Postime: 1,582
loni19 e ka pezulluar reputacionin
Gabim

[color=blue]Nė Medine



Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u drejtua pėr nė Medine. Shumė njerėz kishin dalė nėpėr rrugė pėr ta pritur. Ushtonin shtėpitė dhe rrugėt nga zėri i njerėzve “Allahu Ekber, el Hamdu lil-lah, Subhanallah” (Allahu ėshtė mė i Madhi; Falenderimi i takon Allahut; Allahu ėshtė larg tė metave). Dolėn edhe gratė, fėmijėt, tė rinjtė e tė rejat. Ata kėndonin: Lindi hėna e plotė pėrmbi ne Nga vendi, ku njerėzit pėrcjellim ne; E kemi detyrė Allahun tė falenderojmė Pėr sa kohė qė nė botė tė rrojmė O Profet, i dėrguar nga Allahu pėr ne, Na ke ardhur me fenė qė do tė ndjekim ne. Sa herė qė i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) kalonte pranė ndonjė shtėpie ensarėsh, njerėzit e shtėpisė e kapnin devenė e tij pėr kapistre dhe thoshin: “Eja e qėndro kėtu, sepse je i mbrojtur plotėsisht.” Ai do t’ua kthente: “Lėreni devenė tė ecė nė rrugėn e saj, sepse ajo ėshtė e urdhėruar (tė qėndrojė aty ku tė ketė vendosur Allahu).” Kur deveja arriti te vendi ku do tė ndėrtohej mė vonė xhamia e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ra nė gjunjė. Por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nuk zbriti prej saj, derisa ajo u ēua dhe eci edhe pak. Pastaj, deveja shikoi majtas e djathtas dhe u kthye e u ul mu te vendi ku pati rėnė nė gjunjė. Aty Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i zbriti devesė. Njerėzit i luteshin qė ta merrnin secili pėr tė banuar te shtėpia e vet. Ebu Ejub Ensariu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) i mori plaēkat e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i pari dhe i futi nė shtėpinė e vet dhe Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Njeriu shkon pas plaēkės sė vet.” Es’ad ibn Zarare u kujdes pėr devenė e Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Ai e kapi atė prej kapistre dhe e ēoi te shtėpia e vet. Atje ku ishte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) vinin ēdo natė nga tre e nga katėr dhe secili kėrkonte qė ta merrte te shtėpia e vet. Imigrimi i Aliut (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) Ali ibn Ebi Talibi (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) qėndroi nė Mekė tri ditė pas imigrimit tė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), sepse dorėzoi gjėrat qė njerėzit e Mekės ia kishin lėnė amanet tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Pastaj u nis mė kėmbė pėr nė Medine. U takua me tė Dėrguarin e Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė Kuba. Pastaj shkoi te Kulthum ibn Hedmi pėr tė ndenjur. Imigrimi i njerėzve tė familjes sė Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u vendos nė Medine, dėrgoi Zejd ibn Harithin dhe Ebu Rafiun nė Mekė. Ata vajtėn te Fatimja dhe Umu Kulthumi, dy bijat e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Shkuan edhe tė nėna e besimtarėve, Seudja dhe tek Umu Ejmeni e Usame ibn Zejdi. Bashkė me ta doli nga Meka Abdullahu, djali i Ebu Bekrit, me familjen e Ebu Bekrit (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) : Umu Rumanin, Esmanė dhe Aishen. Shpėrngulja e tyre ka ndodhur gjashtė muaj pas emigrimit tė tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Imigrimi i Suhejbit Suhejbi u shpėrngul pas tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kur deshi tė imigronte pėr nė Medine, e bllokuan idhujtarėt e Mekės. Ai u la atyre tėrė pasurinė qė kishte nė Mekė dhe ata e liruan. Posa arriti nė Medine, ia tregoi ngjarjen tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i cili i tha: “Ke bėrė tregti me fitim o Ebu Jahja!”30 Myslimanėt e pafuqishėm Idhujtarėt nuk i lanė disa myslimanė tė imigronin. I munduan shumė dhe pėrdorėn ēdo mjet pėr t’i kthyer nga feja e tyre. Ndėr ta qenė: Uelid ibn Uelidi, Ajash ibn Ebu Rabia dhe Hisham ibn Asi. Kur falte namazet i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), i lutej Allahut pėr ta. Ai i lutej Allahut, gjithashtu qė t’i ndėshkonte kurejshėt, qė nuk i linin myslimanėt tė shpėrnguleshin. Prej kėsaj lutjeje vjen edhe lutja e Kunutit31. Mė pas, disa myslimanė bėnė njė veprim tė guximshėm, i nxorėn ata nga kthetrat e femohuesve (qafirėve) dhe ata imigruan nė Medine. Klima e Medines Pasi myslimanėt u vendosėn nė Medine, filluan tė mallohen e tė mėrziten shumė, sepse ishin ndarė nga toka dhe shtėpitė, ku kishin lindur dhe ishin rritur. Veē kėsaj, nė Medine kishte sėmundje. Kėshtu, i zunė ethet dhe sėmundje tė tjera. Prandaj, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) iu lut Allahut kėshtu: “O Allahu im! Nae bėj tė dashur Medinen, si Mekėn, ose dhe mė shumė se Mekėn dhe bėj qė tė mos ketė sėmundje nė tė! Begatoje nė masat dhe peshat e shitblerjes (jepi furnizim tė bollshėm). Largoji ethet e kėtij vendi dhe hidhi nė Xhahfe!” Allahu i Madhėruar ia pranoi lutjen tė Dėrguarit tė Vet (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe myslimanėve iu larguan sėmundjet dhe ata e deshėn Medinen ashtu si Mekėn. Veprimet e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) Pasi i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u vendos nė Medinen e Ndritur, nisi tė bashkėrendonte punėt, duke vazhduar thirrjen nė Islam. Hapi i parė qė ndėrmori i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė kėtė rrugė, qe ndėrtimi i xhamisė sė tij. Pėr kėtė, bleu ngastrėn, ku deveja e tij pati rėnė nė gjunjė. Ngastra ishte pronė e dy jetimėve. Toka ishte afėrsisht njėqind kutė e gjerė dhe njėqind kutė e gjatė. Aty ndodheshin varret e idhujtarėve. Kishte gropa, hurma dhe njė lloj akacieje. U hoqėn varret, u sheshuan gropat dhe u prenė hurmat e pemėt dhe filloi ndėrtimi i xhamisė. Themelet ishin afėrsisht tre kutė tė gjerė. Mbi to u ngritėn muret me qerpiē dhe baltė. Dy shtyllat e portės u ndėrtuan me gurė, tavani me lėkurė palme. Kolonat e xhamisė u bėnė me dru palme. Toka u shtrua me rėrė. Xhamia u bė me tri porta. Kiblja shihte nė veri, nė drejtim tė Shtėpisė sė Shenjtė. I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) punonte vetė, mbartte gurė dhe tulla bashkė me muhaxhirėt dhe ensarėt, madje ua shtonte vrullin, kur bėnte ndonjė shaka e fliste me ta. Nė anė tė xhamisė, Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ndėrtoi dy dhoma me tulla. Tavanin e bėnė me lėkura palmash dhe me dru hurme. Njėra dhomė ishte pėr Seuden, bijėn e Zunias, tjetra pėr Aishen, bijėn e Ebu Bekrit.


Ezani Myslimanėt filluan tė vinin me grupe pėr tė falur namazet e pesė kohėve, por nuk dinin tė pėrcaktonin kohėn e namazit. Disa vinin para kohe, disa tė tjerė vinin pas kohe. Pėr kėtė, i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) u kėshillua me myslimanėt, se si tė caktonin njė shenjė, me tė cilėn tė dinin kohėn e namazit. Njėri tha: “Tė ndezim njė zjarr, qė, kur tė shikohet, njerėzit ta dinė qė ėshtė koha e namazit.” Njė tjetėr tha: “T’i biem borisė.” Tjetri tha: “Tė bjerė kambana.” Ndėrsa Omeri (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) tha: “A nuk po dėrgoni njė burrė pėr tė thirrur: “Namazi me xhemat.” Profeti (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e pranoi kėtė mendim dhe e zbatoi atė. Abdullah ibn Zejd ibn Abdu Rabihil Ensariu (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) e shikoi ezanin nė ėndėrr. Erdhi menjėherė e ia tregoi tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Kjo ėndėrr ėshtė e vėrtetė.” Urdhėroi Abdullahun qė tė takonte Bilalin dhe t’i thoshte qė ai tė thėrriste ezanin, sepse Bilali kishte mė shumė zė sesa Abdullahu. Omeri e dėgjoi ezanin dhe erdhi menjėherė, duke tėrhequr pėrtokė pelerinėn e tij dhe duke thėnė: “Pėr Zotin, unė kėshtu e kam parė nė ėndėrr ezanin.” Kėshtu, u pėrforcua ėndrra dhe ezani u bė qė atė ditė njė nga shenjat e Islamit. Vėllazėrimi midis muhaxhirėve dhe ensarėve Nga mirėsjellja dhe bujaria qė kishin ensarėt, haheshin me njėri-tjetrin se kush e kush t’i merrte mė parė muhaxhirėt (ardhėsit) nė shtėpi pėr t’i strehuar dhe pėr t’i respektuar. Pėr kėtė Allahu ka thėnė: “Ata qė kanė shtėpinė (Medinen) dhe Imanin (besimin) i duan ata (muhaxhirėt) qė emigruan dhe nuk kanė smirė pėr tė mirat e tyre; ata (ensarėt) japin edhe atė, pėr tė cilėn kanė nevojė vetė.” (59:9) Kjo dashuri midis muhaxhirėve dhe ensarėve u shtua edhe mė shumė, kur i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) i vėllazėroi ata midis tyre. Kėshtu, ēdo ensar u bė vėlla me njė muhaxhir. Ata ishin 45 ensarė dhe 45 muhaxhirė. Vėllazėrim do tė thoshte qė pas vdekjes tė trashėgonin njėri-tjetrin dhe jo njerėzit e fisit tė vet. Mė vonė ky rregull u anulua, por mbeti nė fuqi vėllazėrimi midis muhaxhirėve dhe ensarėve. Besėlidhja e kėtij vėllazėrimi u bė nė shtėpinė e Enes ibn Malikut. Nga dashuria qė kishin ensarėt pėr vėllezėrit e tyre muhaxhirė, i sollėn hurma Profetit (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!), qė t’i ndante midis tyre dhe muhaxhirėve, por Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) nuk pranoi. Atėherė, ata thanė: “Ju, o Muhaxhirė na ndihmoni t’u shėrbejmė hurmave dhe frutat t’i ndajmė midis nesh e jush.” Kėtė propozim e pranoi Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qoftė mbi tė!) . Sa’ad ibn Rabia kishte pasuri mė shumė se tė tjerėt dhe i tha vėllait tė vet, mėrgimtarit Abdu Rrahman ibn Auf (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) : “Ta ndajmė pasurinė time nė dy pjesė tė barabarta, njėra pėr mua dhe tjetra pėr ty. Unė kam dy gra, mė thuaj cila tė pėlqen; unė e ndaj dhe pasi tė mbarojė ajo afatin e pritjes, martohu ti.” “Allahu ta begatoftė, familjen dhe pasurinė tėnde,- ia ktheu Abdu Rrahmani. Mbaji pėr vete se janė tuat, por mė trego ku ėshtė tregu juaj?” Ata i treguan tregun e Benu Kajnukas. Abdu Rrahmani shkoi atje, u mor me tregti dhe kur u kthye qė andej, solli me vete kos dhe gjalpė. Nuk kaluan shumė ditė dhe ai fitoi ca para me tregti. Pastaj u martua me njė grua nga Ensarėt. [color]
__________________
\"Vitet kalojnė...ne si shqiptarė shpresojmė dhe vetėm shpresojmė...Zemrat rrahin mė fuqishėm, dėshira ėshtė e flaktė, nje fjalė e pėrmendim edhe ne gjumė:PAVARĖSIA..
PRESIM PAVARĖSINĖ TĖ SHĖROJĖ ZEMRAT TONA\"----
LONI19....
loni19 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.