Selam pej AXHE.
Pe qes qit selam pej qenres per informim tkosovs sa meu pa qi maj madhi i kosovs edhe pse asht shum smut i bjen nmen edhe ka takat me punue per kosov.
Zoti i nimoft mat madhit tkosovs edhe ju prift e mara nkto dit shum tshtira tshnetit tina,po edhe dit qi i kemi prit qe shum vjet per meu dit qi kosova munet edhe din me met gjall vet.
E sa per kta sabit,sorragjit e kta azganat e udhve saqi sjan me kit selam tmat madhit tkosovs sjan veten i kan vukatkoshtunicat e shkinis qi edhe ksi hovi u duhet nihma e do dove me emen tshqiptarve po me zemer tshkavit.
-------------------------------------------------------------------------------------
Presidenti Rugova: "Kosova ėshtė e gatshme tė zėrė vendin e vet nė bashkėsinė e shteteve tė lira e tė pavarura"
Prishtinė, 13 shtator - Presidenti i Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, ka bėrė sot njė deklaratė rreth pėrgatitjeve pėr bisedat eventuale pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės.
Nė kėtė deklaratė Presidenti Rugova tha se do tė pėrshpejtojė punėn qė e ka filluar Forumi pėr tė krijuar njė ndjenjė uniteti dhe pikėsynimi kombėtar nė kohėn kur Kosova po hyn nė kėtė periudhė me rėndėsi vendimtare. Po ashtu Presidenti kėrkon nga opozita qė t'i lėrė mėnjanė divergjencat partiake dhe tė bashkohet nė pėrgatitjet pėr statusin pėrfundimtar.
Mė poshtė po e japim tekstin e plotė tė deklaratės sė Presidentit Rugova.
"Forumi Politik ka diskutuar gjatė muajve tė fundit pėr formimin e grupeve tė punės pėr bisedimet eventuale pėr statusin pėrfundimtar tė Kosovės. Pas takimit qė pata tė mėrkurėn e kaluar me ambasadorin Kai Eide, jam i bindur se rruga pėr pėrcaktim tė statusit tė vendit tonė mund tė hapet sė shpejti. Prandaj, unė kam vendosur sot qė ta pėrshpejtoj punėn qė e kishte filluar Forumi dhe tė krijojmė njė ndjenjė uniteti dhe pikėsynimi kombėtar nė kohėn kur Kosova po hyn nė kėtė periudhė me rėndėsi vendimtare.
Kosova u takon tė gjithė njerėzve qė jetojnė kėtu. Edhe procesi qė duhet tė ēojė te statusi ynė politik u takon tė gjithėve. Unė, si President, do t'i prij kėtij procesi. Nė ekipin tonė do tė jenė edhe Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, dhe udhėheqėsit e dy partive mė tė mėdha tė opozitės, Hashim Thaēi (PDK) dhe Veton Surroi (ORA). Qė tė gjithė duhet tė jemi tė pranishėm nė delegacionin e Kosovės, nė rast tė bisedave pėr statusin pėrfundimtar. Prandaj, kėrkoj nga opozita qė t'i lėrė mėnjanė divergjencat partiake dhe tė na bashkohet nė pėrgatitjet pėr statusin pėrfundimtar.
Pėr organizim, pėrshpejtim tė punės dhe mobilizim tė ekspertėve nga tė gjitha partitė politike, shoqėria civile, dhe miqtė tanė ndėrkombėtarė, kam emėruar Blerim Shalėn, njė figurė e respektuar jopartiake, qė t'i bashkėrendojė pėrpjekjet e grupeve tė punės. I kam kėrkuar atij qė tė bėjė konsultime tė gjera dhe t'u raportojė udhėheqėsve politikė pas dy javėsh me njė plan pėr tė ēuar punėn pėrpara. Z. Shala do tė na raportojė nė mėnyrė periodike pėr ecurinė e punės sė grupeve tė punės dhe do tė kėrkojė miratim politik prej nesh pėr qėndrimet tona madhore.
Mbasi qė kam emėruar kėtė ekip uniteti qė tė punojė pėr tė ardhmen tonė, unė i kėrkoj Kuvendit tė Kosovės qė tė miratojė kėtė pėrcaktim timin. Unė poashtu i kėrkoj Qeverisė qė t'i sigurojė fondet e nevojshme pėr punėn e grupeve punuese".
Ky ėshtė moment historik pėr Kosovėn. Me angazhimet tona serioze dhe unitetin nė pėrgatitjet pėr bisedat eventuale pėr statusin pėrfundimtar do t'i tregojmė botės se Kosova ėshtė e gatshme tė zėrė vendin e vet nė bashkėsinė e shteteve tė lira e tė pavarura", thuhet nė fund tė deklaratės sė Presidentit Rugova.
-------------------------------------------------------------------------------------
__________________
AXHA M`THOJN
|