Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Poezia
Emri
Fjalėkalimi
Poezia Emocionet qė lind kjo forcė magjike, dėshirėn pėr tė na ndryshuar ...



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 20-12-05, 13:43   #1
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Deshire

Dua te jem vetvetja,
kete dua gjithmone
Te jem i lumtur qofte
dhe per pak minuta
Te dashuroj nje vajze
qe me dashuron
e vargje per te
Nate e dite te thurja.

Te dua ate…
magjine e syve te saj…
Ne zemer te saj,
dashurine te kerkoj
Ta vendos ate,
lart permbi qerpike
Qe driten e syve
te me zevendesoje.


Te jem lot dua
ne pikellimin e saj
te rreshqas si krua
sa here ajo te qaje
Dua te jam gaz…
Dua te jem shprese
Dua te jem tingull
sa here qe te qeshe.

Dua te mi pushtoje
arteriet e zemres
Dua te jem me te
Pergjithmone.
Te jem nje trendafil,
Qe per te kundermon
Te jem era e perfumit
qe ajo preferon.

Dua zemra ime
te jete foleza e saj
Ne zemer ta mbyll
Ne shpirt ta ngujoj
Te shkrihem te tretem
Te mbytem ne vaj
Te zgjohem cdo mengjes
Ne krahet e saj.


__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 01-04-06, 09:03   #2
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Testament!

Kur te kem ikur nga kjo bote
Ti kem mbyllur te dy syte
Atehere nuk dua me lote
Nuk ka dobi me loti yt.

Kur buzet e mija te jene ajsberge
kur afshi i tyre te zhduket
Sigurisht do te kerkojne ndonjehere
Qe me buzet e tua te puthen.

Kur syte e mi te mos hapen me
Kur te mbyllur me perde te jene
Atehere ti mos bej me asgje
Me s’hapen, jane mbyllur perjete.

Kur trupi im teresisht i ngrire
I ftohte si bust te qendroje
Kur vdekja zjarrin ta kete perpire
Ne gjirin tend me zjarr s’do coj.

Kur ne qefinin e bardhe do te jem
Mbeshtjellur si vello nuserie
Dashurine tende me s’do ta kem
Ajo si ngjan kesaj ftohtesire.

Kur grushtin me dhe mbi mua te hedhesh
Jo,ti mos hidh asnje lot permbi mua
Mos qaj,dhe ti nje dite do te vdesesh
Dhe une do te t’pres kraharuar.

Sa here qe ne shtratin e ftohte
Pa mua gjumi do te t’zere
Mos e mallko asapak kete bote
Mos mallko, as fatin e mjere.

Kur une ne kete bote te mos jem
Atehere do e njohesh vetmine
Kur nje grumbull dhe persiper te kem
Me s’ngrihem te te shuaj merzine.

Sigurisht qe varri i ftohte do te jete
Patjeter, do mbizoteroje erresire
Por dashurine varri kurre s’do ta trete
Megjithese do me leshoje vetmine.

Sigurisht krimbat syte do mi hane
Tere trupin tim toka do ta trete
Por zemren time tek ti e kam lene
Ta mbash ne zemer si testament.

S’dua ta grisesh e as ta vrasesh
S’dua aty te kete tjeter emer
Dua ta ruash mos ta humbasesh
Ta mbash perjete ne tenden zemer.

Kur per te fundit here ne buze t’me puthesh
Te me thuash perjete lamtumire
Dua ne qefin, testamentin tend te fusesh
Dua ta lexoj, me mall plot deshire.

Nderkohe edhe ne varr do ndjehem me i qete
Zhabat e krimbat s’ma grisin k’te gezim
Se lulja plot vese qe kisha ne kete jete
E imja do mbetet edhe ne amshim.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 30-04-06, 16:29   #3
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim Ne dasmen tende!

Ne dasmen tende une do te vi
do vishem keq porsi lypsar
nuk kam pire kurre,por do te pi
Te shuaj shpirtin e ndezur zjarr.

Kur me te bardhen vello e veshur
kur permbi koke te kesh kurore
do te kujtohet shpirti i qeshur
qe sot e ke thjesht nje dasmor.

Kur drejt ne sy do te me shohesh
kur te me rrjedhin lotet si shi
kur perplot lot do ta mbush goten
me pas do kthehem me fund ta pi.

Perbuze me lot do te jete gota
Do e perplas me goten tende
s'dua t'ja di ne me sheh bota
e vogel bota para nje zemre.

Me pas do te marr dhe mikrofonin
dhe dhimshem kenges do ja nis
kengen qe bashke gjithmone kendonim
i thonim himn i dashurise.

Lere nje cast te parfumsurin
Merr mikrofonin dil te kendosh
me ngushello, zemerplagosurin...
castet e lumtura te me kujtosh.

Do e nis keq fillim pranveren
Nuk do mbledh lule por do derdh lot
Pas kesaj dasme do e gris zemren
sepse ne gjoks me se mbaj dot.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 10-06-06, 08:04   #4
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Syte e tu…

Tashme rri i qete sepse te kam prane
Dhe nese vjen vdekja me s'me behet vone
Prane teje dhe vdekja do me duket mjalte
Ti pashe te dy syte dhe kjo me mjafton.

Keto sy te kaltert si boja e qiellit
Tere kohen i shoh edhe nuk ngopem dot
Te celur, te qeshur si lulja e prillit
Si vese e mengjesit, te paster si lot.

Tani qe te pashe, ndjehem kaq i lumtur
Le te vije po deshi vdekja te me marre
Prane teje dhe varri ngjan si park i bukur.
E di, syte e tu do ma hapin varre.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 13-06-06, 08:19   #5
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

Pesha e dashurise

E mora ne dore zemren, rende e ngarkova
I vura mbi shpine nje shkemb dashurie
Ditet rrjedhin shpejt , sa shpejt fluturon koha
Nga zemra nuk dalin, vetem fjale e dhimbje.

E ngarkova zemren, e ngarkova rende
E pashe tek zvarritej pleqerisht, ngadale..
E pyeta:kaq e rende qenka dashuria?
Mu pergjigj: me mire te kesh mbi shpine nje mal.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 23-04-07, 14:47   #6
INDRITI
 
Anėtarėsuar: 27-04-04
Vendndodhja: Ne republiken popullore demokratike te kongos
Postime: 112
INDRITI e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek INDRITI
Gabim

KUJTIM I HIDHUR!

Nuk isha shkrepese e djegur
Nuk isha gjarper i pabese
Nuk isha foshnje, i papjekur
Dhe as plakush mustaqefshese.

Nuk isha grenxe qe thumbon
Nuk isha buf, zog torollak
S’isha akrep qe te helmon
Dhe as bilbil zene ne kafaz.

…

Ishe e re kur bashke u njohem
Por s’mund te them:ishe e mitur
Si lule dukeshe kur folem
Nje trendeline e vesitur.

Ishte mengjes por s’kishte diell
Permbi ombrella pikonte shi
Ombrella blu ngjante si qiell
Si diell i zjarrte me ngjaje ti.

...

Tani ke mbetur thjeshte neper vargje
Diell rrethuar me re te zeza
Si trendeline dikur me ngjaje
Tani me dukesh rrodhe me gjemba.

…
Nuk isha une gjethe e flakur
Nuk isha birbo,as lypsar
Isha dikush qe te ka dashur
Nje trendafil celur ne maj.

Kurre se kuptove sa te kam dashur
E ndoshta kurre s’ke per ta ditur
Enderr te nates ty te kam pasur
Tani ke mbetur kujtim i hidhur.

…

Isha i ri, me endrra mbushur
Aq shume sa s’munda ti enderroj
Vargje e kenge te pata thurur
Kenge qe s’munda kurre ti kendoj.

Tashme dhe boja me eshte mbaruar
Jane sosur endrrat e pasmesnates
Ndjenjat e zemres me jane shteruar
Ndaj vadis shpirtin me lot te paster.
__________________
Atij qe Zoti si jep drite ska drite per te.
INDRITI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 07:23.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.