Pavarėsia dhe Sovraniteti i Kosovės
(Sqaroi; pėr tė mos mbet ne borxh dhe pėr tė mos krijuar alibi se vetėm unė kam te drejtė ather po e postoi edhe shkrimin e zotriut, nė tansi teksti: beku...)
Nexhmedin SPAHIU
- Pavarėsia dhe Sovraniteti i Kosovės, ėshtė kėrkesa mė maksimaliste e mundshme.
- Nuk i duhet kujt nėnshkrimi i Rugovės, Dacit, Kosumit, Thacit e Surroit, po ne na duhet nėnshkrimi i Bushit, Solanės, Koshtunicės, Buckovskit, Sali Berishės e Gjukanoviqit. Kosovės i duhet nėnshkrimi i tyre i njohjės sė pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės.
Ajo cfarė e bėri Vuk Drashkoviqin tė qeshte ishte ndėrhyrja e Adriatik Kelmendit se Kosova vec e ka bėrė kompromisin e saj duke hequr dorė nga bashkimi me Shqipėrinė. Drashkoviqi kishte tė drejtė tė qeshte me naivitetin e gazetarit kosovar, por jo vetėm tė tij por edhe tė njė pjese tė mirė tė klasės politike dhe intelegjencisė sė Kosovės. Kjo ėshtė sikur tė thuash se unė po bėj kompromis se kam hequr dorė nga banimi nė shtėpinė e vėllait dhe kam vendosur tė ndėrtoj shtėpinė time. Jo, ky nuk ėshtė kompromis. Ėshtė gjėja mė e mirė qė njė familje pėrkatėsisht njė komb mund tė bėj pėr vete. Ja ta zėmė sikur statusi i Kosovės tė mos jete pavarėsia dhe sovraniteti I saj por bashkangjitja Shqipėrisė. Po sikur mbas disa vitesh kosovarėve tu teket tė shkėputen nga Shqipėria, atėherė kosovarėve do tu duhet ta zhvillojnė edhe njė luftė qė tė arrijnė statusin e pavarėsisė e sovranitetit tė cilin e kanė nė shteg tani.
Nėse Kosova do tė jetė e pavarur dhe sovrane atėherė mundėsia e bashkimit tė saj me ndonjė shtet tjetėr mbetėt e hapur pėrfshi kėtu Shqipėrinė. Megjithėse praktikat e ngjajshme tregojnė se kjo ka pak gjasa tė ndodhė. Romunia dhe Moldavia, Bullgaria dhe Maqedonia kanė rast unifikimi por kjo nuk po ndodhė edhepse askush nuk po I pengon. Rastri mė tregues ėshtė ai mes Malit tė Zi dhe Serbisė. Sėrbėt dhe malazezėt edhe pse I takojnė njė etnie, njė feje njė gjuhe dhe ndodhen nė kuadėr tė njė unioni shtetėror, tendenca ėshtė qė tė ndahen e jo tė bashkohen.
Tek e fundit, a ėshtė mė mirė tė kesh dy vota nė OKB apo vetėm njė?
Kėshtu ėshtė njė gaf trashanik qė tė thuhet se ne kemi bėrė kompromis. Problemi me Beogradin nuk ėshtė njė cėshtje qė duhet zgjidhur me rrugė kompromisi. Detyra e klasės politike tė Kosovės ėshtė jo tė merr poza prej heroi qė nuk do ta nėnshkruajė kėtė apo atė zgjidhje tė ofruar pėr Kosovėn por tI imponohet Beogradit dhe bashkėsisė ndėrkombėtare si subjekt ndėrkombėtar. Nuk I duhet kujt nėnshkrimi I Rugovės, Dacit, Kosumit, Thacit e Surroit, por ne na duhet nėnshkrimi I Bushit, Solanės, Koshtunicės, Buckovskit, Sali Berishės e Gjukanoviqit. Na duhet nėnshkrimi I tyre I njohjės sė pavarėsisė dhe sovranitetit tė Kosovės.
*Autori ėshtė analist politik dhe drejtor I RTV Mitrovicės
|