Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Arena Ndėrkombėtare
Emri
Fjalėkalimi
Arena Ndėrkombėtare Ngjarjet mė tė reja nga skena politike ndėrkombėtare. Analiza, komente, materiale nga shtypi boteror. Ngjarje historike e kulturore ndėrkombėtare. Superfuqitė, Aleancat, Luftrat, Traktatet e paqes etj.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 23-04-07, 18:04   #5
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Personalisht kam simpati te vecante per hebrejte. Njoh edhe personalisht disa, por nuk eshte kjo arsyeja. Mendimin tim per kete popull dhe historine e tij e bazoj ne informacionet ne shoqerine gjermane ku jam shkolluar. Ketu kam mesuar se nje numer i madh i shkenctareve, poeteve, filozofeve, si dhe “dijetareve” tjere, te cilet bota i njeh si “gjermanet e shkathtź”, jane me prejardhje hebreje. Vleresoj (dhe me kete vleresim i bashkangjitem nje profesori tim) se kjo begati intelektuale e tyre ka qene arsyeja e perndjekjes se tyre ne shume shoqeri (p.sh. gjate Luftes se Dyte Boterore). Mendimi negativ ndaj hebrejeve ne pergjithesi per mua eshte nje shprehje zilie.

Se si eshte e mundur kjo begati, kisha deshiruar ta kuptoj saktesisht, por sigurisht qe edhe pergjigja ime mbetet vetem nje tentim per spjegim, i cili nuk eshte me pak kontroverz sesa mendimet e shprehura me larte apo ne vijim.

Pasurine me te madhe ne kulturen hebreje e shoh tek “roli” qe ky popull i percakon vetit simbas syve e Zotit (simbas religjionit te tyre). Pra keta edukohen me bindjen qe jane “popull i zgjedhur” prej Zotit. Kjo zgjedhje e Zotit eshte njekohesisht urdher apo obligim i tyre ndaj tij. Ky lloj botekuptimi e mban individin hebrej ne “garime” permanente, por (per dallim me popuj tjere) me urdher dhe pergjegjesi transcendentale apo hyjnore. Edukimi i tille sjelle vetebesim shembullor, te ben te shohesh veten si nje pjese te vecante te botes. Si i tille, sigurisht mund te respektosh te gjitha kombet dhe religjionet tjera, por dashurine dhe pergjegjesine ndaj kombit te vet e ke te rezervuar apo urdheruar nga Zoti. Ne kete menyre qendron permbi cdo influencim te pamireseardhur nga jashte, qofte ky religjioz apo ideologjik.

Poashtu karakteristike dhe fascinuese per mua eshte shkalla e larte e arsimimit te tyre si dhe definimi i perkatesise ne kombin hebrej: nese e ke nenen hebreje, je edhe vet i tille (nuk mjafton te jete “vetem” i ati hebrej). Pra nena si monopoliste e edukimit apo bartese e vlerave shoqerore si porte hyrese ne kombin hebrej.
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 17:53.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.