Guest
|
Ku ėshtė elita?
Ku ėshtė elita?
Shkruan: Xhafer SHATRI
Njė ditė e pėrcillja pėrmes televizorit njė mbledhje tė Kuvendit tė Kosovės. Aprovohej njė ligj. Njė nga ata 6000 qė ia kėrkon Bashkimi Evropian ēdo vendi para se tė integrohet nė tė.
A propos, pėr dy vjet Kuvendi ynė ka aprovuar 27 ligje, kėshtu qė sipas kėtij ritmi Kosovės do ti duhen edhe 400 vjet pėr tė pėrmbushur njėrin prej standardeve para se ta marrė biletėn pėr Bruksel.
Nejse. Atė ditė nė mbledhjen e Kuvendit u aprovua njė ligj, por doli mandej se nuk ishte aprovuar, sepse amandamenti nuk kishte marrė pėlqimin e numrit tė nevojshėm tė deputetėve tė pranishėm. Mandej doli se megjithatė ishte aprovuar! Pra u votua tri herė pėr tė njėjtėn gjė: Po! Jo! Po!
Mė nė fund e kėrkoi fjalėn Oliver Ivanoviē, nėse nuk gaboj mjek me profesion. Doli e tha se rregullorja e Kuvendit thotė kėshtu, kėshtu, kėshtu... Duke i njoftuar deputetėt tanė se rregullorja ishte shkelur radhazi. Deputeti i Povratak-ut, ishte krejt i qetė dhe shpotiste vetėm me sy e me nje buzėqeshje tė hollė ajkėn e politikės shqiptare nė Kosovė. Ajo, ajka, heshtėte. Mbledhjen e drejtonte njė profesor i Fakultetit Juridik, pėrndryshe 100% shqiptar etnik.
Prita se nė mbrėmje nė ndonjėrin prej 3 kanaleve televizive nacionale do tė organizohet ndonjė debat pėr kėtė faj qė quhet turpėrim publik i vendit. Asnjė fjalė, asnjė debat, asnjė koment.
Tė nesėrmen i shfletova gazetat. Asnjė fjalė! Skandali bėhet krejt i padurueshėm kur ai nuk tėrheq vėmendjen as tė atyre qė krijojnė opinionin e qė quhen gazetarė, opinionistė, analistė apo i tėrė soji i kalemxhinjve qė nė Kosovė paguhen rrast pėr tė kryer punėn e tyre.
E keqja mė e madhe ėshtė kur opinioni mėsohet ti marrė edhe skandalet e tilla si gjėra krejt normale. Sikur puna e njeriut qė nuk gėrzhitet fare pse ėshtė bėrė gazi i botės.
Nė kėtė rast njeriut nuk mund tė mos i dal nga mesi i barkut pyetja plot vnerė: ku ėshtė elita?
Nuk ka nevojė tė jesh apo tė kesh qenė nxėnės i shkėlqyeshėm i historisė pėr tė kuptuar njė defekt tė madh te ne, shqiptarėve. Mungesėn tragjike tė elitės dhe tė mendjes sė shėndoshė nė kthesat vendimtare tė historisė sė kombit.
Po ndalem nė 15 vjetėt e fundit:
Mė 1997 terrori serb nė Kosovė kishte marrė pėrmasa llahtarisėse. Nė atė kohė pjesa dėrrmuese e elitės sillej me njė komoditet qė do tė mund ti lejonte vetės pėr kėtė ēėshtje vetėm elita e Zvicrės apo e ndonjė vendi tė ngjashėm. Nė Prishtinė dėgjoheshin qartė krismat e armėve qė merrnin jetėra shqiptarėsh pėr ēdo ditė, ndėrsa nė kryeqytet i madh e i vogėl silleshin sikur kjo tė ndodhte jo nė Drenicė, por nė Timorin Lindor. Vėzhguesit kanė konstatuar se kurrė nė atė shehėr nuk ėshtė pėrpi akullorja me aq tėrpi.
Ndėrkaq, nė Shqipėri edhe pse shihej se lufta kishte pėrfshirė Kosovėn, nė vend tė njė dialogu normal pushtet-opozitė pėr gjendjen alarmuese nė vend dhe nė Kosovė, me njė vullnet diabolik nė mes dy poleve u acarua gjendja deri nė pėrdjegien e krejt vendit. Njerėzit me mend nė krye e harruan Kosovėn dhe tė zezat qė bėnte Serbia para tmerrit qė po shkėrmoqte Shqipėrinė.
Mė 1998, lufta kishte pėrfshirė krejt Kosovėn. Ndėrkaq paria e saj ishte pėrēarė e bėrė paēavėr. Puna shkoi aq larg sa qė u organizuan edhe zgjedhje parlamentare e presidenciale! Njė karaxhozllėk i pashėmbullt. Mė vonė, gjatė gjithė verės, diplomatėt amerikanė u pėrpoqėn ti bėjnė bashkė krentė e shqiptarėve tė Kosovės. Kot. Mjafton tė lexosh librin tronditės tė Medlin Olbrajt pėr tė kuptuar se si derėzinjtė tanė ia bėnin varrin vendit!
Erdhi Ramboullet. Ishin amerikanėt ata qė i detyruan shqiptarėt tė ulen bashkė nė njė tavolinė dhe ta formojnė njė delagacion, qė mė mirė tė quhej mori brirėsh nė njė thes, dhe tė nxjerrin prej tyre njė nėnshkrim aq tė domosdoshėm pėr ta bombarduar Serbinė.
Me ēykė tė zorit u nėnshkrua Marrėveshja. Dhe orė e ēast pritej bombardimi i Serbisė nga Nato, siē priteshin edhe pasojat qė do ti merrte me mend edhe njė fėmijė dhjetė vjeē. Ndėrkaq paria e Kosovės e bėrė pikė e pesė u kthye pa u marr vesh as se si do ta shpėtojė bthn e vet e lėre mė Kosovėn.
Mjafton tė analizojmė sjelljen e dy personaliteteve kryesore tė vendit nė orėn mė tė ligė tė Kosovės:
Ibrahim Rugova shkoi nė gojė tė ujkut dhe ia mundėsoi Millosheviēit tė luajė me tė si maca me miun, dhe jo vetėm kaq por pėrmes tij ta poshtrojė keq e faqe krejt botės njė komb tė tėrė.
Ndėrsa Hashim Thaēi, ai qė nga 150 mijė fjalė qė i ka gjuha shqipe nuk kishte gjetur fjalė tjetėr pėr pseudonimin e tij pos emrit gjarpėn, nė orėn mė tė zezė tė Kosovės, kur para hordhive serbe po boshatisej krejt vendi, pėrmes televizionit iu drejtua kombit me fjalėt qė do tė mund ti shqiptonte vetėm Bali Katravella: Ku janė intelektualėt e Keoseovės qi janė fut en birė tminit dhe nuk pe udhėheqin peopllin!
Kur i tha kėto fjalė, personi me pseudonimin Gjarpėn, ishte pėrligjur edhe brenda por edhe jashtė si prijės i padiskutueshėm i shqiptarėve tė Kosovės!
Krejt bota ishte ngritur kundėr Serbisė, ndėrkaq paria e Kosovės nuk ishte e zonja ta formojė njė ekip tė pėrbashkėt pėr tu imponuar vendi ynė si palė nė konflikt, dhe pėr tu bėrė kėshtu pjesėmarrės i vendimeve qė merreshin nė emėr tė Kosovės dhe efekti i tė cilave do ta pėrcjellte vendin dhe kombin tonė gjatė gjithė shekullit qė po vinte.
Pas luftės, kryetari ynė i vetėshkarkuar ishte i fundit qė u kthy nė Kosovėn e lirė. Nė kohėn kur nė vendin tonė kishin ardhur njerėz nga krejt bota, Ibrahim Rugova vazhdonte tė mrizojė nė Itali. Ndėrsa homologu i tij, Hashim Thaēi me sojin dhe sorollopin e vet zhdepeshin sė shkrryeri lirinė e brishtė tė Kosovės, duke lejuar dhe duke marrė pjesė nė kriminalizimin e pafalshėm tė luftės sė shenjtė qė kishin bėrė pėr kėtė ditė disa dhjetėra breza atdhetarėsh.
Shqiptarėt qė harrojnė kėto fakte nuk meritojnė tė jetojnė pa zgjedhėn dhe pa kėrbaēin serb.
Pas luftės, pėr administratėn ndėrkombėtare problemi mė i madh ishte se si ti ulė nė njė tavolinė krentė e ēakėrdisur tė Kosovės dhe tė fillojė me ta ndėrtimin e njė administrate vetėqeverisėse. Kėtė e arritėn vetėm pas njė viti e gjysmė. U aprovua Korniza Kushtetuese, marrėveshja Hakerup - Qoviē, u nxorėn sa e sa rregullore, u morėn sa e sa vendime jetike pėr vendin dhe paria e Kosovės reagonte dhe vazhdon tė reagojė edhe tash vetėm pasi ka ikur treni... Si pėr inat: reagimi vjen vetėm pasi tė jetė kryer puna.
Asnjėherė deri mė tash opinioni ynė nuk ka parė njė dokument pėr tė qenė nė tė cilin paria ose institucionet e Kosovės tė kenė shprehur pikėpamjet e tyre me shkrim dhe poashtu me shkrim tu jenė drejtuar shteteve apo institucioneve ndėrkombėtare vendimmarėse. Dihet se shteti parasegjithash ėshtė perandori e letrave. 100% e punėve tė shtetit janė punė me letra. Nė Kosovė nuk ka letra. Nė vend tė tyre me botėn, me shtetet vendimmarrėse paria jonė komunikon pėrmes gazetarėve! Para gazetarėve kėrkohet pavarėsia, para gazetarėve falėnderohen dhe pėrshėndeten tė plotfuqishmit e globit, pėrmes gazetarėve shprehet pakėnaqėsia pėr sjelljet gjithnjė e mė arbitrare tė administratorėve ndėrkombėtarė, para gazetarėve protestohet pėr qenien nėn pushtimin e mėtejmė serb tė 15% tė territorit tė Kosovės, pėrmes gazetarėve krerėt e institucoioneve komunikojnė me njėri-tjetrin...
Nė Shqipėri pėrmes gazetarėve e jo para prokurorive zyrtarėt mė tė lartė tė vendit ia qesin njėri tjetrit tė palarat nė shesh duke treguar se nė maje tė piramidės sė shtetit ndodhen padrinot, baronėt e drogės, trafikantėt me qenie njerėzore, shtisit e vrasjeve...
Shtrohet prapė pyetja ku ėshtė elita? A kanė shqiptarėt elitė dhe a mund tė jetė elitė ajo qė para kėtyre fakteve, qė nuk janė veēse maja e Aisbergut, hesht sikur tia kishin kėputur gjuhėn me brisk?
A mund tė jenė elitė njerėzit qė kanė dalė nga sqetullat e shtetit dhe administratės serbe, e tė cilėt sot kanė zėnė pozita kyēe nė Kosovė, dhe, jam krejt i sigurt, me pėlqimin e tyre pėr ēdo ditė po zhvlerėsohen dokumentet e Kosovės; pasaporti, letėrnjoftimi, tė gjitha llojet e ēertifikatave dhe po zėvendėsohen me dokumente pėrkatėse serbe, tė cilat qytetarit tė Kosovės i kushtojnė njė dreq e gjysė?
A mund tė quhen elitė ata qė Vjenėn, rastin qė iu dha Kosovės tė kėrkojė ndėrkombėtarisht e para krejt botės llogari, e kthyen nė vend, ku Kosova duhej tė jipte llogari?
A mund tė jenė elitė ata qė dikur kanė lėnė krejt rininė e tyre nėpėr burgjet serbe dhe sot nuk u bie ndėrmend tė aprovojnė nė Kuvendin e Kosovės njė rezolutė pėr Ukshin Hotin? Njė rezolutė bile me dy rreshta pėr njeriun dhe intelektualin e burgosur qė e masakruan serbėt me duar lidhė dhe sot nuk dihet as ku e ka vorrin?
Ky ėshtė shėmbulli mė flagrant i mjerimit tė disidencės shqiptare... Duke parė kėtė mjerim tė shkėlqejė me kaq zijim nė Kuvendin e Kosovės, njeriu e kupton pse vende si Polonia, Ēekia etj., shkuan aq larg. Shkuan sepse disidenca e tyre kishte personalitete tė shkėlqyera njerėzore e intelektuale si Geremeku, Haveli etj., tė cilėve kurrė nuk ua turbulloi mendjen pushteti.
A e dinė se ēka ėshtė fjala elitė ata qė sot zėnė vende kyēe nė qeverinė e Kosovės, por qė nuk u bie ndėrmend ti ndajnė njė pension nderi Adem Demaēit, i cili njė jetė tė tėrė e ka ēuar nė rrtsms pėr kėtė vend? A i shtrojnė ata zotėrinj ndonjėherė vetes pyetjen, para ose pas allishervisheve me tenderet, se me ēka jeton Adem Demaēi, me ēka jeton Xajė Nura, ēka po ndodhė me jetimėt e Ukshin Hotit?
Ku ėshtė elita e Shqipėrisė, e cila nėse nuk ka guxim tė pėrmend emrat, tė paktėn tė pėrmend numrin e ministrave dhe tė funksionarėve tė lartė tė shtetit qė marrin pėr ēdo muaj hisen e tyre nga parat qė fitojnė ēikat e mjera tė Shqipnisė, nė trupin e njomė tė tė cilave shfryn blt krejt fundėrrina e Evropės?
Ku ėshtė elita? A mund tė thuhet se ne shqiptarėt kemi elitė? Dhe nėse vėrtetė kemi elitė, atėherė ēka po bėn ajo?
|