Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Feja e Shqiptarit
Emri
Fjalėkalimi
Feja e Shqiptarit Besimi dhe njeriu! Fetė, librat e shenjtė, mėnyrat e besimit ....



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-04-05, 05:53   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim KULTURA SHQIPTARE DHE BESIMET FETARE (toleranca)

Deklaratė e Angazhimeve Morale tė Pėrbashkėta

18 Mars 2005

* Duke marrė parasysh bashkėjetesėn nė paqe e tė frytshme gjatė brezave tė komuniteteve tė feve tradicionale nė Shqipėri;

* Duke pasur ndėr mend periudhėn 50-vjeēare tė vuajtjeve tė pėrbashkėta, kur tradita jonė e besimit, vlerat dhe idetė mundėn tė mbijetonin falė pėrpjekjesh tė mėdha nė kushtet e mohimit total tė besimit dhe tė institucioneve fetare;

* Duke qėnė tė vetėdijshėm se -Lavdi Zotit- kemi lėnė prapa periudhėn e shtypjes dhe feja mundi tė rilindė nė Shqipėri me tė gjitha format dhe praktikat e saj, duke rimarė vendin qė i takon nė njė shoqėri demokratike;

* Por ndėrkohė, duke qėnė nė dijeni se mosmarrėveshjet fetare nė shumė vende tė botės, madje edhe fare pranė nesh, janė tė lidhura me konflikte etnike, sociale politike etj.

Ne, komunitetet e feve tradicionale nė Shqipėri, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė (Kisha Orthodhokse), Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian ndjejmė thirrjen pėr tė treguar rrugėt e sė ardhmes, ndaj dhe kemi vendosur tė dalim me njė deklaratė tė pėrbashkėt.

Ne jemi tė vetėdijshėm dhe pranojmė se komunitetet tona fetare, janė tė ndryshėm nga njėri-tjetri dhe se secili prej tyre priret t'i jetė besnik besimit tė vet. Nė tė njėjtėn kohė jemi tė vetėdijshėm se traditat tona fetare e shpirtėrore kanė shumė vlera tė pėrbashkėta dhe se pikėrisht kėto vlera mund tė shėrbejnė si baza e vėrtetė e respektit tė ndėrsjelltė, bashkėpunimit dhe bashkėjetesės nė tė gjithė Shqipėrinė.

Ne, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian jemi krenarė pėr historinė e bashkėjetesės sė feve nė Shqipėri. Ne deklarojmė se dinjiteti i qenies njerzore dhe vlerat e tij janė dhuratė e Zotit. Besimet tona, secili nė menyrėn e vet, na bėjnė thirrje tė respektojmė tė drejtat themelore tė njeriut pėr ēdokėnd. Diskriminimi dhe dhuna ndaj ēdonjėrit ose shkelja e tė drejtave themelore, pėr ne, nuk ėshtė vetėm kundėr ligjeve qė ka bėrė njeriu, por edhe thyerje e Ligjit tė Zotit

Si pėrfaqėsues tė komuniteteve fetare pėrkatėse, shprehim bindjen se pas ringritjes sė komuniteteve tona, kemi hyrė nė njė fazė tė re sprovash, e cila na ve si detyrė forcimin dhe pėrsėritjen e pėrpjekjeve pėr tė promovuar marrėdhėniet e mira qė kemi pasur gjithmonė si edhe dialogun e bashkėpunimin mes nesh, pėr tė rritur rolin e komuniteteve fetare nė shoqėrinė tonė. Me kėtė deklarate angazhohemi pėr sa mė poshtė:

* Ne do tė vazhdojmė t'u pėrkushtohemi lutjeve pėr tė ushqyer tolerancėn, bashkėjetesėn dhe paqen si nė komunitetet tona, ashtu edhe pėr gjithė shoqėrinė shqiptare. Ne angazhohemi gjithashtu tė vazhdojmė tė promovojmė njė atmosferė paqėsore brenda komuniteteve tona, duke ua theksuar klerikeve tanė se predikimi nė asnje rast nuk duhet tė nxisė urrejtje fetare.

* Do tė vazhdojmė tė edukojmė tė tėrė qė tė mirėkuptojnė dhe respektojnė traditat tona tė ndryshme fetare, nė mėnyrė qė tė parandalojmė mosdijen dhe frikėn, nxitjen e diskriminimit dhe dhunės. Pėr kėtė qėllim duhet te kemi sigurinė se programet dhe tekstet shkollore trajtojnė ēdo fe nė mėnyrė tė barabartė e tė hapur.

* Do tė vazhdojmė tė jemi tė hapur pėr bashkėpunim me organizata tė tjera civile e sociaIe pėr tė realizuar veprimtari tė pėrbashkėta, pėr tė cilat jemi tė gjithė tė interesuar.

* Do tė vazhdojmė tė bashkėpunojmė me anėn e takimeve tė ndėrsjellta pėr ruajtjen dhe promovimin e mirėkuptimit ndėrfetar nė Shqipėri dhe nė rajon.

* Do tė vazhdojmė tė angazhohemi pėr gjetjen e mjeteve pėr tė siguruar ndihmese pėr ata qė vuajnė nė mėnyra tė ndryshme nė shoqėrinė tonė.

Pėr mė tepėr ne, Komuniteti Musliman, Kisha Orthodhokse, Kisha Katolike dhe Komuniteti Bektashian u bėjmė thirrje autoriteteve civile nė nivel lokal dhe shtetėror:

* Tė mbrojnė lirinė e tė gjithė pėrfaqėsuesve tė autorizuar ose udhėheqėsve fetare qė tė pėrmbushin misionin e tyre;

* Tė mbrojnė komunitetet fetare tradicionalė nga ēdo person apo grup (brenda apo jashtė komunitetit) I cili kėrkon tė uzurpojė emrin, pronat, simbolet apo vulėn e komuniteteve fetare. Nė raste tė tilla, mendojmė se ėshtė e domosdoshme ndėrhyrja energjike e shtetit ligjor, nė favor tė mbarėvajtjes sė veprimtarisė tė kėtyre komuniteteve;

* Tė sigurojnė mbėshtetje pėr zhvillimin e njė shoqėrie tė fuqishme civile, duke pėrshtatur ligje, rregulla financiare dhe politika tė tjera qė do tė sigurojnė kushtet e duhura pėr zhvillimin e mėtejmė tė komuniteteve fetare;

* Tė promovojnė dhe praktikojnė nė vijueshmėri demokracinė, tė drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor;

* Tė punojnė pėr rezolutėn mbi statusin ligjor tė komuniteteve fetare dhe pėr t'u kthyer atyre pronat qė iu shtetėzuan apo konfiskuan nė tė shkuarėn;

* Tė zhvillojnė nė media praktika tė tilla, tė cilat nuk pėrēajnė, nuk bėjnė thirrje pėr mosbesim dhe armiqėsi ndėrmjet njerėzve, por mund tė kontribuojnė pėr tė ndėrtuar njė shoqėri tė shėndetshme demokratike. Nė kėtė kuadėr ne i bėjmė gjithashtu thirrje medias tė jetė e drejtė dhe e respektueshme nė trajtimin e temave fetare.

Sė fundmi, ne i bėjmė thirrje tė gjithė shoqėrisė shqiptare, t'i rikthehet edhe njė herė vlerave tė besimit, mbrojtjes sė jetės dhe dinjitetit njerzor. Tė sillen me tė tjerėt ashtu siē do tė donin tė silleshin tė tjerėt me ta!


Komuniteti Musliman i Shqipėrisė
H. Selim Muēa

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipėrisė
Kryepiskopi i Tiranės, Durrėsit, Elbasanit dhe gjithė Shqipėrisė
Prof. Dr. Anastasi

Kisha Katolike
SH.T. Mons. Rrok Mirdita

Kryegjyshata Botėrore Bektashiane
H.D. Reshat Bardhi


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė  
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 15:10.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.