Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Politika & Shtypi > Politika
Emri
Fjalėkalimi
Politika Diskutime tė qeta e konstruktive rreth politikės dhe politikanėve...



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 01-02-06, 10:24   #1
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim REXHEP QOSJA DHE LEVIZJA E KUFIJVE TE KOSOVES

Nga Rrok Berisha

Qosja keto dite shpalosi edhe nje plan te vetin-propozim, si te Qosicit, Drashkovicit, Tadicit dhe te te gjithe ultranacionalisteve serbe. Permes "keshillave", Qosja ben perpjekje per legjitimimin e ndarjes se Kosoves, aneksimin e ri te tokave shqiptare mundohet ta shprehe e ta arseytoje ne formen e zbutur e te "natyrshme", duke e cilesuar si "levizje te qete te kufijve me marreveshje" dhe me mundesine pastaj te shpernguljes "humane" te popullates, sipas perkatesise nacionale. Keto propozime nga "babai i kombit" vijne ne kohen, kur vec kane filluar bisedimet per status perfundimtar te Kosoves, dhe kur e gjithe bashkesia nderkombetare e perkrah teresine territoriale te Kosoves. Por, ky "mendimtar i vecante" i kombit promovoi "mendimet" e veta si te vetmin "shpetim" per Kosoven, te cilat ne permbajtje nuk ndryshojne shume me ato te ultranacionalisteve serbe, te cilet pas gjithe asaj qe ndodhi ne Kosove dhe rreth saj, edhe ne kete kohe, Kosoven po e perdorin per te maninipuluar popullin e vet dhe ne mbrojtje te interesave te tyre politike.

Si gjithmone, edhe sot me shume se kurre, po manipulohet ne emer te "demokracise" dhe "ne mbrojtjen e te drejtave "te serbeve e te pakicave ne Kosove. E me kete pala serbe po ben perpjekje qe te mbroje krimin dhe kriminelet qe shkaktuan gjenocid e gjakderdhje ndaj shqiptareve, ne pushtim te tokave dhe pervetesim te pasurise se tyre. Mjerisht ketyre mendimeve shkaterrimtare serbe dhe forcave qe hapur bejne fushate per ndarjen e Kosove ne dy entitete, shqiptar e ate serb, ne nje menyre po u bashkengjitet edhe Qosja. Me idene e "levizjes se qete te kufijve". Populli ka thene: "Guri peshon rende ne vend te vet". Kete fjale te urte te popullit, Qosja kahere e ka harruar. Ai ka vite qe eshte shkulur nga trungu-vendi i vet, prej nga ka lene popullin e vet nen trysnite asimiluese malazeze. Andaj, me kete ndjenje te humbur, Qosja lirshem flet per "levizje te kufijve te Kosoves" dhe nuk i ben pershtypje fakti se me kete Qosja tenton te permbyse gjithe ate qe beri populli shqiptar, per te ruajtur gjuhen dhe kombin, per pavaresi, por ai shkel edhe mundin dhe kontributin e tyre, per ta mesuar te flase shqip, per ta shkolluar dhe bere akademik.

Qosja duhet ta dije se nuk ka te drejte te beje "trambe me token e Kosoves", derisa vendlindjen e vet, ne anen tjeter te Alpeve Shqiptare, e ka lene te harruar e te okupuar. Ai duhet te flase per levizje kufijsh apo per autonomi territoriale e politike te viseve shqiptare ne Mal te Zi, te cilen gje e hesht...!

Kosova ka specifikat e saj te vecanta si pjese e etnikumit shqiptar, e cila eshte okupuar dhe gjakosur nder shekuj nga turqit e sllavet. Prandaj as Qosja, as Qosici e Tadici e askush tjeter, nuk mund te luajne me kufijte e saj! P-r lirine e Kosoves eshte luftuar dhe derdhur gjak, jane flijuar qindra mijera shqiptare. Ne kete sakrifice e veteflijim te shqiptareve thirret dhe e mitizon aq shume Qosja, kur eshte fjala per ta marre pushtetin, kur eshte fjala per ta qortuar verdiktin e popullit, i cili, sipas tij, asnjehere nuk "paska ditur" ta zgjedhe ate qe duhet, pra qe ta jape voten ku duhet.

T(ia perkujtojme Qoses dhe gjithe te tjereve se rezistenca ne dekada dhe lufta e armatosur qe beri populli i Kosove dhe gjithe gjaku i derdhur, u be per lirine e pavaresine, per mbrojtjen e Kosoves ne kufijte ekzistues, e jo qe t(ua plotesoje deshirat e Qosjes e as orekset shoviniste te serbeve, te cilet jane zgjuar e deshirojne te bejne "trambe", duke realizuar endrren e kahershme jo vetem te levizjes se kufijve, por edhe te fshirjes se kufijve dhe te kombit shqiptar nga trojet e veta etnike. Pra, as Qosja e as Qosicet nuk kane mandate e te drejte te caktojne kufij te rinj, e as te bejne shperngulje "humane" te popullates shqiptare nga toka e vet etnike ne brendi te Kosoves. Nje gje te ketille dhe spastrimin etnik te Kosoves e pati bere edhe makineria vrastare e Milloshevicit. Qosjes duhet t(i jete i fresket viti 1999, kur me vrap iku drejt Maqedonise, duke mos bere asgje, as nje te vetmen perpjekje qe te mbetet ne Kosove, prej nga do t`u jepte shprese shqiptareve te mbetur (zene) peng qe te mos shperngulen, e te shperngulurve per kthim te shpejte. Ai la ushtaret e lirse ne emer te te cileve thirret, por nga jashte nuk munguan "keshillat" per te degjueshmit e tij, per realizimin e skenarit te "Revolucionit te vonuar". Ne kete rast, nuk te mos e perkujtoj edhe skenen tronditese tragjike-komike te Qoses me rastin e kalimit te kufirit Kosove-Maqedoni ne Bllace, me mjeker te rruar, i mbeshtjelle si grua e i bere tebdil, "nga frika" e identifikimit nga forcat serbe. Kjo frike nuk ishte reale, sepse Qosja kishte mjaft miq qe ta futnin ne Maqedoni pa ferre ne kembe. Qosen e kompromisit te madh e pati ndihmuar policia maqedonase...

Edhe nje gabim i pafalshem i Rexhep Qoses, kur Kosoven dhe zgjedhjen e problemit te saj tenton ta krahasoje me turqit e greket, me pjese te tjera te botes! Kosoves ia ngarkon peshen e se kalures komuniste, duke i mohuar levizjet e para antikomuniste ne kete pjese te Evropes Juglindore, duke thene se: "150 mije anetare te LK ne Kosove pas vitit 1990, vetem nderruan emrin dhe u bene anetare te LDK-se. E Qosja, ku u orientua ne ate kohe. Me siguri se atij dhe bashkemendimtareve te tij u ka munguar guximi qytetar e intelektual, apo iu ka dhimbsur sistemi prej te cilit Qosja ishte nder njerezit me te privilegjuar, e i cili ne esence mbeti gjithmone komunist. Qosja me mjeshtri hapur, edhe nje here therret te pakenaqurit qe t(i kundervihen votes se lire. Duke i qendruar besnik thenies: "Pushteti duhet marre me gjak". Kjo eshte shkelje e cdo rregulli dhe rendi demokratik e te votes se lire.


__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 22:27.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.