Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Kultura > Letėrsia
Emri
Fjalėkalimi
Letėrsia Letėrsia shqiptare dhe e huaj.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 30-07-07, 12:43   #1
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Ahengu i lucave te prer...(tregim)

Ahengu

Fshatin Bungajė filloi pėr ta mbuluar freskia e mbrėmjes. Freski e cila mungonte qe shumė kohė. Njerėzit shkonin e vinin. Dukej se te Haskajt bėheshin pėrgatitjet e fundit. Flluan tė arrijnė edhe mysafirėt e ftuar. Nuk ishin pak. Nga pėrshtypja e parė duhet tė ishin afro dyqind. Veturat posa e lėshonin asfaltin i mbulonte pluhuri i rrugės me zhavor i cili ishte stivuar gjatė verės sė thatė. Kur rrotat e veturave e ngacmonin, ngrihej dhe dendėsohej, gjasonte nė mjegullnajė. E tėrė Bungaja ishte nė kėmbė. Kishte shumė kohė qė nuk kishin parė e pėrjetuar kėso ahengu.
Shuli e Tuli, dy pleē tė shtyer nė moshė dhe tė kėrrusur qėndronin ulur skaj rruge duke mos qarė hallin e pluhurit dhe pėrcillnin me vėmendje tėrė atė qė zhvillohej para tyre, sidomos pėrcillnin veturat e shumta.
- Tul, ēka u bė kėshtu ? Pse i tėrė ky kallaballėk nė Bungajė. Nuk kam dėgjuar se bėhet dasėm kėtu.
- Dėgjo Shul, duket vėrtet je shul qė nuk kupton asgjė. Kėtu nuk ka dasėm, por ka ahemg.
- Ēfar ahengu Tul ?
- Aheng luci o Shull !...
- Ēka ?!...mbeti paksa i habitur Shulli.
- Agai i Haskajve kishte bėrė synet djalin, dhe si aga mė, nuk bėnė tė bėjė diē e mos tė trazohet e tėrė nahija, e lėre pėr synetllėkun e djalit tė vetėm...
-Qy,qy,qy...vėretet aheng se jo mahi. Haskajt janė tė pėrmendur pėr muhabete e ahengje, qy,qy,qy, mbeti duke bėrė Shuli. Po si s’paskam dėgjuar ore...?
Tė kam thėnė Shul, ti edhe pse qėndron gjithė ditėn nė lėndinė nuk dėgjon e nuk shikon asgjė. Shumė gjėra po ndodhin e ti nuk po i merr vesh. Si duket pleqėria tė ka rėnduar.
-Po Tul, vėrtet ashtu ėshtė. Pleqėria, por megjithatė po mė habit e tėrė kjo mastrfhane, dhe ate pėr njė luc fėmiė. Sidomos kur Agai i Haskajve, kjo po mė habit edhe mė shumė. Ky dikur sikur ishte kundėr disa adeteve tė vendit tonė, e tani ?!...
- Shul. Po thonė se Agai kishte kėnduar edhe mevlud Kurani, dhe kishte ftuar hoxhallarėt mė tė njohur dhe mė tė aftė tė nahisė.
- Ma bre! Pash Zotin ! As pėr kėtė nuk paskam dėgjuar.
- Po,po. Kjo ėshtė e vėrtetė pėrfundon mendimin prerazi Tuli.
Veturat akoma merrnin drejtimin e Haskajve. Pluhuri pas tyre tani i rėnduar edhe nga freskia nuk ngrihej mė lart se mbi kokat e Shulit dhe Tulit dhe formonte njė mjegullnajė tė vėrtetė. Shuli e Tuli akoma pėrcillnin ardhje – shkuarjet e tyre dhe tė njerėzve nė ahengun e Haskajve qė aty pėr aty e pagėzuan “Ahengu i Lucit”, dhe sikur u pėlqeu bukur shumė ky emėrtim.......

P.s.vazhdon..


Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 30-07-07, 12:52   #2
Paradox_13
 
Avatari i Paradox_13
 
Anėtarėsuar: 06-02-06
Postime: 13,727
Paradox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėmParadox_13 i pazėvėndėsueshėm
Gabim

...- Ngrihemi Tul, i propozoi Shuli.
- Jo. Rrimė edhe pak. Ėshtė freski dhe na bėnė mirė pas asaj vape tė ditės. Pėr njė kohė mė nuk flisnin dhe nė heshtje akoma pėrcillnin ardhjen e pysafirėve tė ftuar. Kishte nga tė gjitha viset e vendit.
- Po thonė jemi tė robėruar, sikur theu heshtjen Tuli. Tė robėruar e gjithė ky nam njeriu nė aheng. A ėshtė e mundur ?!... Mysafirė vėrtet kishte shumė. Kishte njerėz tė mėdhenjė e me nam, tė njohur, por kishte edhe njerėz tė pa njohur, qė nė u themi tė vegjėl.
Nė momentin kur Tuli pėrfundoi mendimin e tij, para tyre kaloi njė veturė shumė, shumė e mirė. Dallonte nga ato tė tjertat.
- Shih, shih Tul. A po sheh diēka ? A po e njeh at njeri ?
- Cilin ?
- Atė nė veturėn e madhe. Sikur mė duket i njohur. Sikur qė e kam parė diku dhe dikur. Pa shikoje mirė Tul. Po, po. Ai ėshtė kėmbė e krye.
- Cili bre Shul ?! S’po kuptoj pėr cilin mendon.
- Ai o Tul, ai ish sulltani ynė. Ai bre Sulltan M...
- Jo more...Ēka kėrkon Sulltan M nė Bungajė ?...
- Pasha Zotin tonė tė nderuar Tul, ai paska ardhur nė ahengun e lucit.
- Shih, shih,shih... Po pasha perėndinė e madhėruar, ia ktheu Tuli pasi qė u bind qė me sy tė vetė po e sheh Sulltan M, tė cilin nuk i kishte rėnė kurr ta takonte sa sundonte nė kėtė vend, kur ishte mbret i kėsaj toke tė shkrumbosur...
- Shul, siko, shiko...apo sytė po mė mashtrojnė. Aty ēenka ftuar edhe toger Delia!. Ai togeri qė frikėsohej se do tė vdes atėherė kur filloi tė shkatėrrohet perandoria dhe i ndejti besnik mbretit. Nuk i dorėzoi armėt por as uniformėn e tyre. A po e sheh Shul. Edhe ai. Ndoshta do tė shkrepė ndonjė habertare kur tė nxehen nga rakia. Ndoshta...
Aty mbetėn gjer vonė duke i pėrcjellur me sy aedhjen e mysafirėve.
- Ngrihemi Tul, ėshtė bėrė vonė.
- Jo Shul. Kemi akoma shumėēka pėr tė parė. Ēenka interesante tė shohėsh me sy tu historinė dhe tė kaluarėn. Besoj se Haskajt dinė tė kombinojnė njerėz dhe khėra.. Duket se mysafirėt do tė jenė tė komponuar mirė pėr ti pėrcjellur kohėrat, tė kaluarėn e errėt nuk e lėnė pa e mbėshtjellė me njė vello tė hollė tė sė tanishmes dhe sė ardhmes. Fliste Tuli mė shumė me veten se sa me Shulin i cili kishte hapur sy e vesh dhe dukej se nuk po i kupton fare fjalėt e Tulit.
- Po cila ėshtė ardhmėria, Tul ? Ku po e dinė se edhe ata janė tė ftuar ?
- Prit edhe pak dhe do tė shohėsh. Akoma pa i pėrfunduar fjalėt pranė tyre filluan tė parakalojnė profesorė, ingjinierė, kryetrė, mėsues, punėtorė.
- A po e sheh Shul ?! A janė kėta ardhmėria dhe e tanishmja qė domosdo duhet ta shoqėrojnė tė kaluarėn.
Po Tul, ata janė, dhe mė vjenė mirė qė i paska ftuar edhe kėta...Nuk po mė mbushet mendja, s’po mund ta kuptoj si dhe pėrse i paska ftuar edhe mėsuesit e gjorė ?!
- Po pėrzihen mėsuesit me bejlerė e agallarė o Tul...
- Ha,ha,ha ia shkrei sė qeshuri Tuli. Ti po thua se kėta s’kanė ēka tė kėkojnė atje. Unė them se kanė pse tė shkojnė. Ajo qė duhet kėrkuar atje ėshtė vetja, bindja dhe koha. Me siguri do tė jenė nė gjendje ta kuptojnė se janė tė tepėrt, por duhet tė jenė aty, pėr asgjė tjetėr atėherė pėr ta parė me sytė e tyre historinė dhe tė kaluarėn qė me mund e djersė po mundohemi pėr ta flakur tej kodrave tona. Dhe ti e di mirė se bota pa mėsues nuk mund tė ecė pėrpaara, atė e dinė edhe Haskajt. A s’po i sheh si ecin duke u menduar dhe duken tė pavendosur. Por mendoj se mirė ėshtė qė janė ftuar. Aty do ta shohin me sy Sulltanin, pashanė, togerin dhe tėrė tė kaluarėn e errėt, se dihet qė janė nė ygripc, mendoj varfėrisė, dhe nuk kanė para pėr ta blerė historinė, aty e kanė pranė, duke i ndėrruar gotat, pėrshėndetur, uruar pėr jetė tė mirė, tė gjatė...
- Kujt bre mi uruar jetė gjatė ?! Sulltanit, a. Mos Tul tė lutem. Mėsuesit kurrėn e kurrės nuk do ta bėjnė atė. Ata gjithnjė e kanė urrejtur, e kanė demaskuar, e kanė luftuar e tani po thua ti cakėrrojnė gotat pėr jetė tė gjatė me tė...
- More Shul, ti nuk mė kuptove. Nėse ulesh mė njė tavolinė, qoft ai edhe dreqi i mallkuar duhet ti urosh shėndet, jetė tė gjatė dhe lumturi...Dhe si e gjetėn Haskajt t’i ftojnė bash nė ahengun e lucit. Kjo ėshtė dredhi, nėnqmim dhe pėrbuzje...
-Jo, Shul. Kjo ėshtė krenari, sepse ata shumė rrallė ftohen nėpėr kėso ahengje, qofshin ato edhe ahengje tė lucave tė prerė dhe nuk bėnė tė shqetėsohesh pėr atė. Ata e kanė menduar dhe matur mė mirė se unė e ti dhe pėr atė kanė vendosur tė marrin pjesė atje.
Nė bisedė e sipėr, qė tani veē kishte marrur tė tjera konotacione, nuk e kishin vėrejtur se muzgu kishte mbuluar Bungajėn
- Shkojmė Tul, se u bė vonė e na presin tė shtėpisė.
- Po, po. Shkojmė por disi, nuk mė duket bash mirė.
- Pėrse ?
- Pse nė kėtė kohė kur mendojmė tė ecim pėrpara e tėrė historia dhe e kaluara qė po mundohemi ta flakim u mblodh sonte nė Bungajė ?!
- Sonte mė je bėrė filozof Tul, nuk po mund t’iu besoj veshve tė mi, dhe nuk po besoj se ti po i thua kėto fjalė.
- Edhe njė gjė Shul po ma vret dhe djeg zemrėn.
- Cila ėshtė Tul.
- Flamuri. Flamuri ynė. Ai po mė djegė kur po mendoj se para kujt ėshtė ngritur po mė duket sikur i varur nė litarė. Kur po shoh se kėndė e pėrshėndet me valėvimet e tija madhėshtore dhe tė qeta, zemra sikur mė qahet nė dysh...U qėndron para tė gjithė atyre qė e pėrbuzėn nėpėr mote e shekuj. Shkaba jonė e dashur, ani pse nė beze, ėshtė e detyruar t’u bėjė nderin sulltanėve, pashallarėve, togerėve e milicėve qė deri dje e shkelėn pėrbuzshėm. Me njė fjalė duket se ajo sonte tmerrėsisht vajton dhe qanė. Kjo po mė djeg dhe nuk e di a do tė mundem tė jem i qetė sonte nė kėtė natė tė bukur verore.
Shuli e Tuli nėpėr ėrrėsirė filluan kah shtėpitė e tyre. Kishin edhe pak rrugė sė bashku.
Nga larg dėgjohet jehona e kėngės sė dalldisur nė kėto mote tė rėnda dhe tė vėshtira, nė kėto mote kur Kosova me mundime tė mėdha po orvatet tė rilind dhe tė ngjallet, mirpo si duket nuk po mund ta gjej rrugėtimin e drejtė deri te dita e Bardhė. Lart mbi mbi kokat e tė ftuarėve nė ahengun e lucit valon flamuri me shkabėn dykrenare duke u lutur pėr vetdijėsimin e kėtyre njerėzve qė nuk mendojnė si tė shporret armiku nga pragu i derės, por mendojnė dhe garojnė se cili po bėjnė ahengje mė pompoze, mė madhėshtore, me fjalė tjera sikur garojmė se kush po hargjon mė shumė aty ku nuk duhet e ndrydhmi dorė e zemėr tė japim aty ku duhet. Dhe shkaba jonė e dashur bėhet sikur pėrthekon qiellin, Shul. Natėn e mirė.
Nėpėr errėsirėn e natės tani dėgjoheshin vetėm hapat e tyre duke u larguar njėri nga tjetri.
Pėr pėrshtypjet dhe mendimet e mundimet e mėvonshme tė Shulit e Tulit do tė kemi ratin tė lexojmė herve tjera. Dhashtė Zoti jo nė kėso kohė tė rėnda dhe nė ahengjet e tilla pa fituar lirinė...


Paradox_13 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 21:59.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2024, Jelsoft Enterprises Ltd.