Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Bota Shpirtėrore > Mėsime nga Kurani
Emri
Fjalėkalimi
Mėsime nga Kurani Besimtarėt myslimanė mblidhen nė kėtė forum pėr tė diskutuar dhe ndarė me njėri-tjetrin mėsimet fetare dhe experiencat e tyre tė jetės.



Pėrgjigju
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Vjetėr 03-09-07, 18:12   #1
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim Pregatitja pėr Ramazan

selam alejkum vllazni
Se pari Allahu ju mundesofte te gjitheve me prit Ramazanin edhe me percjell ashtu qysh Allahu eshte i knaqur. Mos harroni se sahabet kan bo dua 1 vit per Ramazanin, 6 muaj me ju mundesu Allahu me prit Ramazanin edhe 6 muaj me jav pranu Allahu agjerimin edhe punet e tjera te mira.
Une e kisha dhene nji keshille se pari vetit pastaj edhe juve qe t'i shfrytezoni keto dite ne pune te mira.
Mos harroni me kerku meshiren prej Allahu s.v.t ne 10 ditet e para.
Mos harroni me kerku falje mekatesh ne 10-shin e dyte.
Mos harroni me kerku me ju ruajt Allahu prej zjarrmit te xhehenemit ne 10-shin e fundit, kur edhe ka thene Pejgamberi a.s me kerku naten e kadrit.
Mos harroni se Ramazani eshte muaji i Kuranit, dhe leximi ne te ka shperblim shume.

vazhdoni vllazni me keshilla , Allahu ju shperblefte

at|n|


__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
Vjetėr 03-09-07, 18:18   #2
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga at|n|
selam alejkum vllazni
Se pari Allahu ju mundesofte te gjitheve me prit Ramazanin edhe me percjell ashtu qysh Allahu eshte i knaqur. Mos harroni se sahabet kan bo dua 1 vit per Ramazanin, 6 muaj me ju mundesu Allahu me prit Ramazanin edhe 6 muaj me jav pranu Allahu agjerimin edhe punet e tjera te mira.
Une e kisha dhene nji keshille se pari vetit pastaj edhe juve qe t'i shfrytezoni keto dite ne pune te mira.
Mos harroni me kerku meshiren prej Allahu s.v.t ne 10 ditet e para.
Mos harroni me kerku falje mekatesh ne 10-shin e dyte.
Mos harroni me kerku me ju ruajt Allahu prej zjarrmit te xhehenemit ne 10-shin e fundit, kur edhe ka thene Pejgamberi a.s me kerku naten e kadrit.
Mos harroni se Ramazani eshte muaji i Kuranit, dhe leximi ne te ka shperblim shume.

vazhdoni vllazni me keshilla , Allahu ju shperblefte

at|n|
Mundesisht keshillen veq vetiti...se me eshte mbushur "inbox-i" me keshilla!
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-09-07, 18:26   #3
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga at|n|
selam alejkum vllazni
Se pari Allahu ju mundesofte te gjitheve me prit Ramazanin edhe me percjell ashtu qysh Allahu eshte i knaqur. Mos harroni se sahabet kan bo dua 1 vit per Ramazanin, 6 muaj me ju mundesu Allahu me prit Ramazanin edhe 6 muaj me jav pranu Allahu agjerimin edhe punet e tjera te mira.
Une e kisha dhene nji keshille se pari vetit pastaj edhe juve qe t'i shfrytezoni keto dite ne pune te mira.
Mos harroni me kerku meshiren prej Allahu s.v.t ne 10 ditet e para.
Mos harroni me kerku falje mekatesh ne 10-shin e dyte.
Mos harroni me kerku me ju ruajt Allahu prej zjarrmit te xhehenemit ne 10-shin e fundit, kur edhe ka thene Pejgamberi a.s me kerku naten e kadrit.
Mos harroni se Ramazani eshte muaji i Kuranit, dhe leximi ne te ka shperblim shume.

vazhdoni vllazni me keshilla , Allahu ju shperblefte

at|n|
alejkem selam altin,

me meshiren e Allahut ,uroj qe keshilla jote te shkoj tek te devoteshmet , tek te tjeret qe ne keto fjali te gjejne vetevehten ...uroj qe Allahu te ju shperblej dhe juve per devoteshmerin , gjithesecili shpaguhemi per veprat qe bejme ...
tash nje lutje , nje besimtar i mire i devoteshem , i nenshtrohet Krijuesit , kupton mesazhet e tij dhe me perpikeri i zbaton , feja eshte per njeriun pse ai ka intelektin me te zhvilluar nga te gjitha krijesat , te pranosh fene ne vetevete do te thote , te persosesh veprimet e tua , ndaj Krijuesit dhe tjereve qe na rrethojne .. besimtare te devoteshem na bejne punet dhe parimet tona si njerze , e jo shteti ku jetojme prandaj te lutem (me shpres qe ne kete rast mua me shkruhet nje sevap), hjeke prononcimin provokues qe ke ne avetar, feja eshte per njerzit , feja nuk eshte per teritoret atyre nuk ju duhet kjo , ashtu sikurse as provokimi mes nesh ...


Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: New islamic state - Dardania

shpresoj qe I Lartemadheruari te ju ndjej per kete , kur dihet qe islami eshte paqe , jo provokim se prvokimi nxit urrejtjen .

jador
jadore Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-09-07, 18:39   #4
at|n|
 
Avatari i at|n|
 
Anėtarėsuar: 24-03-05
Vendndodhja: Mitrovicė
Postime: 218
at|n| me shokė shumeat|n| me shokė shume
Gabim

selam alejkum vllazni,
Sa i perket atij prishtinalise qe ju ka mbush inboxi me keshilla, ajo eshte gje e mire se muslimani perfiton prej keshillave ashtu sic thote Allahu s.v.t ne Kuran:
Vazhdo me kėshillė, sepse kėshilla besimtarėve u bėn dobi. (51:55. )

Vlla jador , nuk eshte qellimi im me nxit urrejtje me avatarin tim e qellime tjera , veqse e pranoj keshillen tende edhe e ndrroj ate thenie pa problem.

at|n|
__________________
Ēdo ditė qė vjen ėshtė mė e vėshtirė se dita qė kalon deri sa ta takojmė Zotin tonė! - Muhamedi a.s
at|n| Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-09-07, 18:46   #5
prishtinasi
 
Avatari i prishtinasi
 
Anėtarėsuar: 09-03-06
Vendndodhja: Tokyo
Postime: 3,096
prishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėmprishtinasi i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga at|n|
selam alejkum vllazni,
Sa i perket atij prishtinalise qe ju ka mbush inboxi me keshilla, ajo eshte gje e mire se muslimani perfiton prej keshillave ashtu sic thote Allahu s.v.t ne Kuran:
Vazhdo me kėshillė, sepse kėshilla besimtarėve u bėn dobi. (51:55. )

Vlla jador , nuk eshte qellimi im me nxit urrejtje me avatarin tim e qellime tjera , veqse e pranoj keshillen tende edhe e ndrroj ate thenie pa problem.

at|n|
Me vjen mire qe te shtina me fol anglisht:)...! Vlla...
prishtinasi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 03-09-07, 20:40   #6
memumi
 
Anėtarėsuar: 27-08-07
Postime: 113
memumi i vlerėsuar mirė
Gabim

atini vlla Allahu te shperbleft
per kete perkujtim
Allahu na mundesoft ta presim
e ata qe nuk dojn me prit Allahu jau mundesoft mos me prit
memumi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-07, 10:01   #7
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Kujdes o Agjėruese...!

Dhjetė sėmundje tė cilat i shėron agjėrimi

Agjėrimi ėshtė njė adhurim i veēantė tek Allahu i Lartėsuar. Ai ėshtė njė prej detyrimeve me tė cilat nuk u veēua vetėm ymeti musliman, por Allahu ia detyroi atė edhe popujve tė tjerė para nesh e kjo tregon rėndėsinė e tij. Shkenca e sotme ka zbuluar qė agjėrimi forcon sistemin imunitar tek agjėruesi pėr t’i bėrė ballė shumė sėmundjeve. Faqja jonė mjekėsore nė kėtė numėr flet pėr rolin e agjėrimit nė shėrimin e shumė sėmundjeve, tė paraqitura nėpėrmjet eksperimenteve reale.




Operacioni
Agjėrimi kryen funksionin e kirurgut duke eliminuar qelizat e shkatėrruara e tė dobta prej trupit. Uria, qė shoqėron agjėrimin, vė nė lėvizje aparatet e brendshme tė trupit duke konsumuar qelizat e dobta pėr tė pėrballur kėtė uri, kėshtu qė trupit i jepet rasti i volitshėm tė rikthejė gjallėrinė dhe aktivitetin e tij. Gjithashtu agjėrimi ėshtė mbrojtje pėr trupin prej shumė tepricave tė dėmshme si pėr shembull: gurėt, shtesat e mishit, gjendrat dhjamore, madje edhe vetė plagėt nė fillimin e formimit tė tyre.



Sėmundjet e lėkurės

Agjėrimi ėshtė i dobishėm nė kurimin e sėmundjeve tė lėkurės, pasi ai pakėson pėrqindjen e ujit nė gjak. Pakėsimi i tij nė lėkurė sjell:
- forcimin e imunitetit tė lėkurės dhe rezistimin ndaj mikrobeve dhe sėmundjeve epidemike;
- pakėsimin e sėmundjeve tė lėkurės tė cilat pėrhapen nė sipėrfaqe tė mėdha tė trupit;
- pakėsimin e sėmundjeve alergjike duke i vėnė kufi problemeve tė lėkurės sė yndyrtė;
- me agjėrimin pakėsohen sekrecionet helmuese tė zorrėve dhe zvogėlohet pėrqindja e thartimit qė shkakton puērra tė vazhdueshme.




Dhimbjet e nyjeve

Kjo ėshtė njė sėmundje shumė e pėrhapur, sidomos nė moshat prej 30-50 vjeē. Problemi i vėrtetė ėshtė se mjekėsia e sotme ende nuk ka arritur nė ndonjė mjekim. Eksperimentet praktike nė Rusi kanė vėrtetuar, se agjėrimi gjatė tre javėve tė njėpasnjėshme ndihmon trupin qė tė shkarkojė mbeturinat dhe lėndėt helmuese, tė cilat janė shkaktare tė kėsaj sėmundjeje. Kėto eksperimente janė bėrė mbi njė grup tė sėmurėsh dhe rezultatėt kanė qenė tė kėnaqėshme.
Trompoza
Agjėrimi ka ndikim tė madh nė mbrojtjen prej trompozės sė zemrės dhe trurit. Shumė studiues shkencorė e mjekėsorė kanė vėrtetuar qė agjėrimi zvogėlon pėrqindjen e yndyrnave nė trup, duke zvogėluar kėshtu kolesterolin. Kjo lėndė ngjitet nė muret e damarėve duke sjellė rritjen e pėrqindjes sė tij dhe rritjen e yndyrnave nė trup, si rrjedhim ēon nė ngrirjen e damarėve duke shkaktuar edhe hollimin e damarėve tė zemrės dhe trurit.
Diabeti
Agjėrimi ėshtė njė rast i mirė pėr tė zvogėluar pėrqindjen e sheqerit nė gjak nė pikėn mė tė ulėt tė tij. Ai i jep gjėndrave tė pankreasit njė rast tė mirė pėr pushim, sepse detyra e tij ėshtė tė prodhojė insulinė, e cila e shndėrron sheqerin nė yndyrna qė depozitohen nė inde. Kur ushqimi e kalon masėn e insulinės sė sekretuar, pankreasi lodhet dhe si rrjedhojė e ndėrpret aktivitetin e tij, kėshtu sheqeri grumbullohet nė gjak duke rritur pėrqindjen e tij gradualisht, derisa shfaqen simptomat e sėmundjes. Pėr kėtė arsye, klinikat e ndryshme kuruese, nė tėrė botėn, praktikuan agjėrimin si metodė kurimi pėr tė sėmurėt me diabet, nė periudha tė ndryshme kohe, nė varėsi tė gjendjes shėndetėsore tė tyre. Kjo metodė ka patur rezultate dhe sukses tė kėnaqshėm pa pėrdorur ilaēe tė tjera.




Sėmundja e mbretėrve

Ndryshe quhet edhe “pėrdhesi” i cili krijohet nga ngrėnia e tepėrt, sidomos e mishit. Shkaku ėshtė defekti qė ndodh nė grumbullimin e proteinave tė gjendura nė mishra, sidomos nė mishin e kuq, gjė qė ēon nė grumbullimin e acidit tė urinės, sidomos nė nyjen e gishtit tė madh tė kėmbės. Gjatė prekjes sė nyjes me kėtė sėmundje ajo ėnjtet dhe skuqet duke u shoqėruar me dhimbje tė mėdha. Ndoshta masa e kripėrave nė urinė mund tė rritet e pastaj tė grumbullohet nė veshka duke formuar gurė. Pakėsimi i masės sė ushqimit ėshtė kurimi kryesor i kėsaj sėmundjeje shumė tė pėrhapur.




Infeksionet

Dobia e agjėrimit shfaqet nė mėnyrė tė hapur tek tė sėmurėt me infeksionet periodike tė tretjes e nė krye tė tyre janė: infeksioni peridik i stomakut, vėshtirėsia e tretjes dhe trazimi i zorrėve. Agjėrimi i jep kėtyre organeve mundėsinė e pushimit pėr mėse njė muaj. Gjithashtu ai ka ndikim tė madh edhe nė kurimin e tyre, madje edhe tė sėmurėt me kollonė pėrfitojnė shumė prej agjėrimit. Te tė sėmurėt me alergji, agjėrimi dhe racionalizimi i ushqimit ndihmojnė tė largohen shumė sėmundje alergjike. Pushimi i aparatit tretės ėshtė i domosdoshėm pėr tė shėruar shpejt disa sėmundje.




Sėmundjet e zemrės

Agjėrimi ka njė vlerė tė madhe pėr shumė sėmundje tė zemrės, pasi 10% e gjakut tė pompuar nga zemra shkon nė aparatin tretės gjatė proēesit tė tretjes. Kjo sasi zvogėlohet gjatė agjėrimit, sepse nuk kemi proēes tretjeje gjatė ditės. Kjo do tė thotė mė pak lodhje dhe mė shumė qetėsi pėr muskujt e zemrės.
Nė njė studim tė paraqitur nė konferencėn e sėmundjeve tė zemrės nė Arabinė Saudite nė shkurt tė 1998, janė eksperimentuar mbi 86 tė sėmurė me sėmundje tė ndryshme tė zemrės si psh, damarėt apo valvulat e zemrės, 86 % e tyre arritėn tė agjėronin tėrė muajin e Ramazanit dhe vetėm 10 % e tyre u detyruan ta ndėrprisnin atė disa ditė dhe nė pėrfundimin e muajit 78 % e tyre ndienė pėrmirėsim tė gjendjes shėndetėsore, kurse 11 % e tyre ndienė tė shtoheshin simptomat nga tė cilat ankoheshin. Agjėrimi ndihmon nė kurimin e tensionit tė lartė tė gjakut, sepse ulja e peshės qė shoqėron agjėrimin, ul gjithashtu edhe tensionin e gjakut nė mėnyrė tė dukshme, si edhe lėvizjet fizike nė namazin e teravisė ndihmojnė nė uljen e tensionit tė gjakut. D. Shahid Et’har nė njė hulumtim tė botuar nė revistėn amerikane “Jirir” pėrcakton se personi gjatė namazit tė teravisė konsumon 200 kalori. Kėshtu, nėse agjėruesi i pėrmbahet njė ushqimi normal, duke evituar teprimin nė yndyrna dhe sheqerna, do tė gjejė tek Ramazani mbrojtje pėr zemrėn e tij dhe kurim pėr sėmundjen e saj.
Dhjamosja
Agjėrimi, pa e tepruar, ėshtė mjeku mė i aftė dhe mė i lirė. Ai ēon nė uljen e peshės, me kusht qė ta shoqėrojė normaliteti nė sasinė e ushqimit nė kohėn e iftarit dhe njeriu tė mos e fryjė stomakun me ushqim e lėngje pas agjėrimit. Vetė profeti (a.s) e fillonte iftarin me disa kokrra hurma ose me pak ujė e pastaj ngrihej dhe falte namazin e akshamit. Kjo ėshtė tradita dhe metoda mė e mirė pėr atė qė agjėron, qė ndėrpritet nga ushqimi e lėngjet pėr orė tė tėra. Sheqeri i gjendur nė hurma i sjell njeriut ndjesi ngopjeje, pasi gjaku atė e thith shumė shpejt e nė tė njėjtėn kohė i jep trupit energjinė e nevojshme pėr tė vazhduar aktivitetin e mėtejshėm. Por nėse e fillon ngrėnien pas njė urie tė gjatė duke ngrėnė mish e bukė, atėherė tėrė kėto ushqime duan njė kohė tė gjatė tė treten e njė pjesė e tyre tė shndėrrohet nė sheqerna e si rrjedhim njeriu ndien ngopje. Kėshtu njeriu vazhdon tė mbushė stomakun e tij mbi masė, duke menduar se ai akoma ėshtė i uritur. Rrjedhimisht agjėrimi e ka humbur specifikėn e tij nė sjelljen e shėndetit dhe elegancės, duke u kthyer nė fatkeqėsi pėr njeriun, sepse i shtohet mė tepėr shėndeti dhe dhjami. Kėtė gjė nuk e do Allahu pėr robėrit e tij, kur ka vėnė detyrim agjėrimin e Ramazanit.
Kurim psikollogjik
Agjėrimi nuk shėron vetėm sėmundjet e trupit, pasi ai ėshtė detyrim i tė Dijshmit e tė Urtit, kėshtu qė ai ėshtė i plotė e nuk ka mangėsi. Mė poshtė po paraqesim mendimin e njė personi qė ka provuar tė agjėrojė pa patur asnjė lidhje me islamin.

Tom Bernez, student nė shkollėn “Kolombia”, dega gazetari, thotė:

“Unė e konsideroj agjėrimin mė shumė si njė eksperience tė thellė shpirtėrore sesa trupore. Megjithėse fillova tė agjėroj pėr tė ulur peshėn e tepėrt, e kuptova qė ai ėshtė shumė i dobishėm edhe pėr aktivitetin e trurit. Agjėrimi ndihmon si nė mėnyrėn e tė menduarit, nė lindjen e ideve tė reja, ashtu edhe nė pėrqendrimin e ndjenjave. Nuk kishin kaluar shumė ditė nga fillimi i agjėrimit nė strehimin shėndetėsor “Bulling”, kur ndieva qė po kaloja njė gjendje lartėsimi shpirtėror tė paimagjinueshme. Tani e bėj njė gjė tė tillė disa herė e nė periudha kohore nga njė deri nė gjashtė ditė. Nė fillim qėllimi ishte tė pastroja trupin nga shėndeti i tepėrt, por tani agjėroj pėr tė pastruar edhe shpirtin tim nga tėrė tė metat qė kanė ngecur nė tė gjatė jetės sime, sidomos pasi shėtita nėpėr botė pėr disa muaj dhe pashė padrejtėsitė nė tė cilėn jetojnė shumė njerėz. Ndiej sikur jam pėrgjegjės nė njė mėnyrė apo tjetėr pėr atė qė u ndodh atyre, kėshtu qė agjėroj si falje pėr kėtė. Kur agjėroj mė ikėn tėrė dėshira pėr ushqim e tėrė trupi ndien njė rehati tė madhe. Ndiej qė shpirti im largohet nga kapriēot dhe ndjenjat e kėqija si: lakmija, xhelozia, dėshira pėr sundim. Gjithashtu ndiej tė largohen edhe disa gjėra qė mė ndjekin pas si: frika, luhatja, ndjenja e mėrzisė. Tėrė kėto nuk i ndiej tė ndikojnė tek unė gjatė agjėrimit dhe gjej njė mirėkuptim tė mrekullueshėm me tėrė njerėzit gjatė tij.”


Nga Natasha Kamberi
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 04-09-07, 10:08   #8
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim

“O ju qė besuat, agjėrimi ju ėshtė bėrė detyrim, sikurse ishte detyrim edhe i atyre qė ishin para jush, kėshtu qė tė bėheni tė devotshėm.”
(2:183)

“Ne e zbritėm atė (Kuranin) nė natėn e Kadrit. E ē’tė bėri ty tė dish se ē’ėshtė nata e Kadrit? Nata e Kadrit ėshtė mė e rėndėsishme se njėmijė muaj! Me lejen e Zotit tė tyre, nė tė zbresin engjėjt dhe shpirti (Xhibrili) pėr secilėn ēėshtje. Ajo ėshtė paqe deri nė agim tė mėngjesit. ”
(97:1-5)
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 06-09-07, 22:26   #9
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dobitė e Agjėrimit.

unejs_murati shkruan



1. Dobitė e agjėrimit


Nė Librin Famėlartė tė Allahut tė Madhėruar kanė zbritur ajete tė qarta dhe tė patundshme, tė cilat nxisin pėr agjėrim me qėllim qė tė afrohesh tek Allahu i Lartėsuar, si dhe sqarojnė dobitė e agjėrimit. Allahu i Lartėsuar thotė:"Me tė vėrtetė qė muslimanėt dhe muslimanet, besimtarėt dhe besiamtaret, tė bindurit dhe tė bindurat ndaj Allahut, tė drejtit dhe tė drejtat, durimtarėt dhe durimtaret, tė nėnshtruarit dhe tė nėnshtruarat, sadakadhėnėsit dhe sadakadhėnėset, agjėruesit dhe agjėrueset, ruajtėsit e nderit dhe ruajtėset e nderit, pėrkujtuesit dhe pėrkujtueset qė e pėrkujtojnė shumė Allahun me zemėr e me gojė, pikėrisht pėr kėta Allahu ka pėrgatitur falje dhe shpėrblim tė madh." [El Ahzab: 35].

"Pra, nėse agjėroni, kjo ėshtė akoma mė mirė pėr ju, veē sikur ta dinit." [el Bekaretu: 184].

Gjithashtu edhe i Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka qartėsuar nė hadithe tė sakta se agjėrimi ėshtė mburojė nga epshet dhe mburojė nga Zjarri i Xhehennemit, dhe se Allahu e ka veēuar atė me njė derė nga dyert e Xhennetit. Agjėrimi e pastron shpirtin nga epshet dhe e burgos atė nga dėshirat, duke e bėrė atė shpirt tė qetė e tė sigurt. Kėto dobi tė mėdha dhe kėtė shpėrblim tė madh, e trajtojnė dhe e sqarojnė hadithet e vėrteta qė do tė paraqesim nė vijim:

1. Agjėrimi ėshtė mburojė1

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka urdhėruar atė tė cilin e pushton dėshira pėr martesė por nuk ka mundėsi tė martohet, qė tė agjėrojė, duke e konsideruar agjėrimin pengesė dhe parapritė tė kėtij epshi. Kjo sepse agjėrimi i ndrydh dhe i bllokon fuqitė dhe energjinė e gjymtyrėve, duke i bėrė ato tė qetėsohen dhe tė dobėsohen. Ėshtė provuar me prova tė qarta se agjėrimi ka ndikim tė habitshėm nė ruajtjen e gjymtyrėve dhe tė energjisė sė brendshme.

Pėr kėtė shkak, i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "O ju tė rinj! Kushdo prej jush qė ka mundėsi pėr martesė, le tė martohet, sepse kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr uljen e shikimit dhe mėnyra mė e mirė pėr mbajtjen e dėlirėsisė. Ndėrsa kush nuk ka mundėsi tė martohet, atėherė tė agjėrojė, sepse agjėrimi ėshtė ndrydhės (i epshit)."2

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) na ka sqaruar gjithashtu se Xhenneti ėshtė i rrethuar me vėshtirėsi e sprova, ndėrsa Xhehennemi ėshtė rrethuar me epshe e dėshira.

Kėshtu qė, nėse tė bėhet e qartė, vėlla musliman, se agjėrimi i thyen epshet dhe i ndrydh ato, ndėrkohė qė dihet se ato tė ēojnė drejt Zjarrit, atėherė ai ėshtė bėrė pritė dhe pengesė ndėrmjet agjėruesit dhe Zjarrit. Pėr kėtė shkak kanė ardhur hadithe qė flasin hapur se agjėrimi ėshtė mburojė e njeriut me tė cilėn mbrohet nga Zjarri.

I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “S'ka njeri i cili agjėron njė ditė pėr hir tė Allahut, vetėm se Allahu, pėr shkak tė saj do t'ia largojė fytyrėn atij (njeriut) nga Zjarri shtatėdhjetė pranvera.”3

Gjithashtu thotė: "Agjėrimi ėshtė mburojė qė e mbron robin/njeriun nga Zjarri."4

Dhe thotė: "Kush agjėron njė ditė pėr Hir tė Allahut, Allahu do tė bėjė mes tij dhe Zjarrit njė hendek sa largėsia mes qiellit dhe Tokės."5

Disa nga dijetarėt kanė shkuar nė mendimin se kėto hadithe tė sipėrpėrmendura kanė ardhur pėr tė treguar dobinė e agjėrimit nė Xhihad dhe nė luftėn nė Rrugėn e Allahut, por nga kuptimi i drejtpėrdrejtė i haditheve pėrfitohet se i gjthė agjėrimi, qė ėshtė i pastėr vetėm pėr hirė tė Allahut dhe nė pėrputhje me udhėzimet e tė Dėrguarit tė Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), ai ėshtė nė Rrugė tė Allahut.

2. Agjėrimi tė fut nė Xhennet:

Mėsove, o ti njeri i bindur Allahut, Allahu tė dhėntė sukses nė bindjen ndaj Tij, se agjėrimi e largon vepruesin e tij nga Zjarri, duke e afruar kėshtu pėr nga begatitė e Xhenetit.

Transmetohet nga Ebi Umame (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!), se ka thėnė: Thashė: O i Dėrguari i Allahut! Mė drejto nė njė vepėr qė mė fut nė Xhennet. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha: “Agjėro, sepse nuk ka si ai!”6

3. Agjėruesve u jepet shpėrblimi pa hesap.(*7)
4. Agjėruesi ka dy gėzime .(*8)
5. Era qė del nga goja e agjėruesit, ėshtė mė e kėndshme tek Allahu sesa parfumi (*9).


Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) thotė: I Dėrguari i Allahut (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: “Allahu thotė: Ēdo vepėr e birit tė Ademit (njeriut) ėshtė pėr tė, pėrveē Agjėrimit10, i cili ėshtė pėr Mua dhe Unė do tė shpėrblej pėr tė. Agjėrimi ėshtė mburojė. Nėse dikush nga ju ėshtė agjėrueshėm, tė mos flasė pahijshėm dhe tė mos e ngrejė zėrin (a tė ankohet). Nėse atė e ofendon dikush apo e lufton, ai tė thotė: Unė jam agjėrueshėm11. Betohem nė Atė, nė Dorėn e tė Cilit ėshtė shpirti i Muhamedit, se era qė del nga goja e agjėruesit, tek Allahu ėshtė mė e kėndshme sesa parfymi. Pėr agjėruesin ka dy gėzime: kur ai ha iftar, gėzohet dhe kur tė takojė Zotin e tij, gėzohet me agjėrimin e tij."10

Ndėra nė njė transmetim tjetėr tė Buhariut thuhet: "Ai (agjėruesi) e lė ngrėnien, pirjen dhe dėshirat e tij vetėm pėr Mua. Agjėrimi ėshtė pėr Mua dhe Unė do tė shpėrblej pėr tė. Njė e mirė shpėrblehet me dhjetėfishin e saj."

Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr tė Muslimit thuhet: “Ēdo punė e birit tė Ademit shumėfishohet; puna e mirė i shumėfishohet prej dhjetė deri nė shtatėqindfish. Allahu thotė: Pėrveē agjėrimit, i cili ėshtė pėr Mua, dhe vetėm Unė shpėrblej pėr tė. Ai (robi) largohet nga epshet dhe ushqimi i tij vetėm pėr Mua. Pėr agjėruesin ka dy gėzime; njė gėzim kur ai bėn iftar, dhe njė gėzim kur tė takojė Zotin e tij. Ndėrsa era e gojės sė agjėruesit ėshtė mė e mirė tek Allahu sesa aroma e miskut.”

6. Agjėrimi dhe Kurani ndėrmjetėsojnė pėr shokun e tyre

Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Kurani dhe agjėrimi do tė ndėrmjetėsojnė pėr njeriun nė Ditėn e Gjykimit. Agjėrimi do tė thotė: O Zoti im! Unė e kam ndaluar atė nga ushqimi dhe epshet (gjatė ditės), ndaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Ndėrsa Kurani do tė thotė: Unė e ndalova atė nga gjumi i natės, ndaj mė lejo tė ndėrmjetėsoj pėr tė. Thotė: Atėherė u jepet lejė qė tė ndėrmjetėsojnė.”11

7. Agjėrimi ėshtė shlyerje dhe kompensim

Nga dobitė me tė cilat veēohet agjėrimi ėshtė se; Allahu e ka bėrė atė shlyerje dhe kompensim pėr atė qė rruan flokėt duke qenė se ėshtė muhrim (nė Haxh, gjė e cila nuk lejohet para therjes sė kurbaneve), pėr shkak tė ndonjė arsyeje si sėmundje apo dhimbje koke, dhe nuk ka mundėsi tė therė kurban. Apo pėr atė qė mbyt gabimisht ndonjė tė huaj (jomusliman) me kontratė (nė vendet islame). Po ashtu pėr thyerjen e zotimit, apo mbytjen e gjahut nė Ihram (me veshjet e haxhit), apo nė rastin e Dhiharit (thėnia gruas se ajo ėshtė si shpina e nėnės, me qėllim qė tė mos i afrohet asaj pėr marrėdhėnie intime). Kėto gjėra i gjen tė qarta nė ajetet qė vijojnė:

Allahu nė Kuran thotė: "Dhe i kryeni me pėrpikmėri Haxhin dhe Umren pėr Allahun. Por nėse keni pengesa pėr t’i plotėsuar ato, atėherė preni kurban sa tė mund ta pėrballoni dhe mos i rruani kokat tuaja deri sa kurbani tė mbėrrijė nė vendin e caktuar pėr t’u therė. Ndėrsa kushdo qė ėshtė i sėmurė apo ka plagė nė kokė, atėherė ai duhet tė paguajė shpėrblesė (Fidjeh), ose me agjėrim (tri ditė), ose duke dhėnė sadaka (lėmoshė, tė ushqejė gjashtė te varfėr), ose duke prerė kurban. Ndėrsa nė qoftė se jeni shėndoshė, pėr kėdo qė kryen Umrėn nė muajin e Haxhit para Hxhit (Haxhi-Tamatu apo Kiran) gjithėsecili duhet tė bėjė kurban aq sa tė ketė mundėsi, por nė qoftė se nuk gjen, atėherė duhet tė agjėrojė tri ditė gjatė Haxhit dhe shtatė ditė pas kthimit nė shtėpi, duke i bėrė ato gjithsej dhjetė ditė. Kjo mėnyrė ėshtė pėr atė tė cilit nuk i ndodhet familja brenda kufijve tė Xhamisė sė Shenjtė. Dhe kijeni frikė Allahun dhe dijeni se Allahu ėshtė i ashpėr nė ndėshkim." [El Bekare 196].

Allahu nė Kuran thotė: “Nuk shkon qė besimtari tė vrasė besimtarin, pėrveē nėse ndodh gabimisht. E kush e mbytė gabimisht; dhe nė kėtė rast, kushdo qė vret besimtarin pa dashje, urdhėrohet qė ai (vrasėsi) tė lirojė njė skllav besimtar dhe pėrmbushjen e pagesės sė gjakut e cila do t’i jepet familjes sė tė ndjerit, nė rast se ata nuk e falim atė. Nė rast se i ndjeri i takonte ndonje populli nė luftė me ju dhe ai ka qėnė besimtar, ju detyrohet lirimi i njė skllavi, nėrsa po tė ishte nga ndonjė popull me tė cilin ju keni marrėveshje bashkpunimi me njėri-tjetrin, atėherė duhet tė jepni pagesėn e gjakut familjes sė tij dhe nė tė njėjtėn kohė duhet tė lironi njė skllav besimtar. Ndėrsa kush nuk i ka mundėsit (pėr tė liruar skllavin si plotėsim tė pendimit), ai duhet tė agjėrojė dy muaj pandėrprerė pėr tė treguar pendim tek Allahu. Dhe Allahu ėshtė kurdoherė i Gjithėditur mė i Urti Gjithėgjykues." [En Nisa 92].

Allahu nė Kuran thotė: "Allahu nuk do t’iu ndėshkojė ju pėr ato gjėra tė paqėllimshme nė betimet tuaja, por Ai do t’iu ndėshkojė pėr betimet me qėllim, dhe pėr tė shlyer njė betim (tė qėllimshėm), ushqeni dhjetė tė varfėr nė atė masė sa keni ushqyer edhe familjet tuaja, ose i vishni ata, ose ēlironi njė skllav. Por kushdo qė nuk mund ta pėrballojė kėtė, atėherė ai duhet tė agjėrojė tri ditė. Kjo ėshtė shlyerja pėr betimet e bėra dhe ruani betė tuaja. Kėshtu Allahu jua bėn tė qarta Ajetet e Tij qė tė mund tė bėheni mirėnjohės e falenderues”. [El Maide 89].

Allahu nė Kuran thotė: "O ju qė keni besuar! Mos e mbytni gjahun duke qenė se jeni nė Ihram (pėr Haxh apo Umre), dhe kushdo qė e mbyt atė me qėllim, dėnimi pėr tė ėshtė bėrja kurban e njė kafshe tė butė e sjellė nė Kabe, tė barazvlefshme me atė qė ai ka vrarė. Pėr kėtė ēėshtje gjykojnė dy burra tė drejtė nga mesi juaj; ose pėr shlyerje tė gjynahit, ai duhet tė ushqejė njerėz tė varfėr, ose sa i takon kėsaj me agjėrim, qė tė ndjejė peshėn e ndėshkimit tė veprės sė tij. Allahu e ka falur atė qė ka kaluar, por kushdo qė e bėn atė pėrsėri, Allahu do tė marrė shpagim prej tij. Allahu ėshtė i Gjithėfuqishėm, plotėsisht i Zoti pėr tė marrė shpagimin." [El Maide: 95]

Allahu nė Kuran thotė: “Ata tė cilėt i bėjnė tė paligjshme bashkėshortet e tyre (me dhihar), e pastaj zmbrapsen nga ajo qė kanė thėnė, janė tė obliguar qė para se tė prekin njėri-tjetrin, tė lirojnė njė skllav. Ky ėshtė qortim pėr ju, dhe Allahu ėshtė i Mirėnjohur pėr gjithēka qė ju punoni. Ai i cili nuk ka mundėsi (tė lirojė skllav), duhet tė agjėrojė dy muaj njėri pas tjetrit para se ata tė dy tė prekin njėri-tjetrin. E pėr atė i cili nuk ėshtė nė gjendje pėr kėtė, ai duhet tė ushqejė gjashtėdhjetė tė varfėr. Ky ėshtė njė urdhėr me qėllim qė ju tė keni besim tė plotė tek Allahu dhe tek i Dėrguari i Tij. Kėta janė kufijtė e vendosur nga Allahu. Dhe pėr mosbesimtarėt ėshtė ndėshkimi i dhimbshėm." [El Muxhadele: 3-4]

Po kėshtu, agjėrimi bashkohet me lėmoshėn pėr shlyerjen e sprovės sė burrit nė pasurinė, familjen dhe komshiun e tij.

Hudhejefe ibėn el Jeman (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Fitnen-Sprovat e burrit nė familjen, pasurinė dhe fqinjėt e tij i shlyen agjėrimi dhe lėmosha."12

8. Dera “Er Rajjan” e Xhenetit ėshtė pėr Agjėruesit

Sehėl ibėn Seadi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) transmeton se i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė: "Nė xhenet ėshtė njė derė e cila quhet er Rajjan. Nga ajo derė do tė hyjnė vetėm agjėruesit nė Ditėn e Gjykimit, dhe nuk hyn prej saj askush tjetėr. Kur ata tė hyjnė, ajo mbyllet dhe nuk hyn mė askush. [Kur ata tė hyjnė tė gjithė, ajo mbyllet. Kush hyn nė tė, do tė pijė (ujė a diēka tjetėr) dhe kush pi, nuk ka pėr t’u etur mė kurrė.]"13







P.S:
Fusnotat.

1.Parapritė.
2.Transmeton Buhariu ( 4/ 106) dhe Muslimi (1400); nga Ibėn Mesudi.


3.Transmeton Buhariu (6/ 35) dhe Muslimi (1153); nga Ebi Seid el Hudri. Teksti i pėrmendur ėshtė i Muslimit. Shtatėdhjetė pranvera: d.m.th. ecje 70 vite. Kėshtu ka thėnė Ibėn Haxheri nė "El Fet'h" (6/48)
4.Transmeton Ahmedi (3/241) dhe (3/296); nga Xhabiri, ndėrsa nė (4/22) e transmeton nga Uthman ibėn ebi el Asi. Ky hadith ėshtė i saktė.
5.Transmeton Tirmidhiu (1624); nga hadithi I Ebi Umametu, por nė senedin e tij ka butėsi (dobėsi), pasi qė El Velid ibėn Xhemil ėshtė i besueshėm por gabon. Megjithatė, ky hadith ėshtė pasuar nga hadithe tė tjera, siē ka ardhur "El Kebir" tė Taberanit: ( 8/ 260.274, 280); nga dy rrugė trasmetimesh; nga el Kasim; nga Ebi Umame.
Nė kėtė temė ka gjithashtu hadith edhe nga Ebi Dardai. Atė e ka transmetuar Tabarani nė "es Sagir": (1/273), por nė tė ka dobėsi.
Si pėrfundim, Hadithi ėshtė i saktė.
6.Transmeton Nesai (4/165), Ibėn Hibani (faqe 232) dhe Hakimi ( 1/321). Senedi i kėtij hadithi ėshtė i saktė.
7.Tė gjitha pikat qė kan nė fund kėtė yll, pėrfshihen nė Hadithin qė pėrmendet mė poshtė.
8.D.m.th. se ēdo vepėr ka shpėrblim tė kufizuar, pėrveē agjėrmit, shpėrblimi i tij ėshtė pa hesap, siē do tė ceket mė pas.
9.Ta thotė kėtė fjalė me zė tė dėgjueshėm, me qėllim qė ofenduesi apo sulmuesi tė tėrhiqet. Thuhet gjithashtu se kjo fjalė duhet thėnė pa zė, me qėllim qė tė ndalohet nga kthimi i ofendimit me ofendim, apo e sulmit me sulm. Por fjala e parė ėshtė mė e saktė dhe mė e qartė, pasi qė “thėnia” e pakufizuar me ndonjė cilėsi, nuk mund tė jetė veēse me gjuhė, ndėrsa thėnia me vete, pa zė, ėshtė e kufizuar. Njėsoj si fjala e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė hadithin e transmetuar nga Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!): “Allahu ia ka falur popullit tim ato qė thonė me vete (qė i mendojnė por nuk i veprojnė), pėrderisa nuk i shprehin apo nuk i veprojnė ato.” [Ky Hadith ėshtė Mutefekun alejhi]. Kėshtu na bėhet e qartė se “thėnia” e pakushtėzuar, nuk pėrdoret veēse pėr fjalėn e shprehur me gjuhė dhe zė, e Allahu e di mė mirė.
10.Transmeton Buhariu (4/88) dhe Muslimi (1151). Teksti i pėrmendur ėshtė i Buhariut.

11.Transmeton Ahmedi ( 6626), Hakimi (1/554), Ebu Naim (8/161); nga disa rrugė transmetimi; nga Jahja Ibėn Abdullah; nga Abdurrahman el Hubulij, nga Abdullah ibėn Amėr. Ky transmetim ėshtė i mirė.
Dobi: Ky hadith dhe tė tjera si ai, qė flasin pėr trupėzimin apo tė folurit e veprave tė njeriut, duhet tė besohen prerė pa asnjė pikė dyshimi, dhe pa ndonjė ndryshim tė domethėnies apo interpretim tė saj, pasi qė kjo ėshtė rruga e selefėve tanė tė sinqertė, e padyshim se kjo ėshtė rruga mė e paqshme, mė e ditur dhe mė e qėndrueshme (e saktė). Mjafton qė ajo ėshtė njė nga kushtet e besimit. Allahu i Lartėmadhėruar thotė: “Tė cilėt besojnė nė Gajbin- tė fshehtėn (qė ka lajmėruar Allahu), e falin namazin dhe japin (lėmoshė) nga ajo qė Ne i kemi furnizuar.” [El Bekare: 3].


12.Transmeton Buhariu (2/7) dhe Muslimi (144).
13.Transmeton Buhariu (4/95) dhe Muslimi (1152), dhe shtesa ndėrmjet kllapave tyransmetohet nga Ibėn Huzejme, nė “Sahihun” e tij (1903).


Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-07, 08:51   #10
Shqiptare
Besimtare!
 
Avatari i Shqiptare
 
Anėtarėsuar: 22-09-05
Postime: 4,501
Shqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėmShqiptare i pazėvėndėsueshėm
Lightbulb Nje poezi me rastin e Muajit te Bekuar-Ramazanit!


Agjėrimi

Muaji i Ramazanit, muaj i bekuar,
kur i kanė ardhur tė gjitha shpalljet botės.
Nė tė ka zbritur Kurani i Madhėruar,
nga i madhi Zot, nė qiejt e tokės….

Nė Ramazan filloi profetėsinė ai diell,
nė kėtė muaj ndodhet dhe nata e Kadrit.
Nė kėtė muaj u ngrit Isai nė qiell,
nė kėtė muaj jepet sadakaja e Fitrit!

Lufta e Bedrit nė tė u fitua,
nė tė ėshtė itikafi, i larti adhurim…
Mekka e nderuar nė tė u ēlirua,
shumė lutje, nė tė, jo, nuk kanė mė kthim!

Agjėrimi, njė adhurim i lartė shpirtėror,
qė kontrollon epshin dhe trupin kalit.
Na bėn mė tė mirė, na bėn mė njerėzorė,
tek njohim si vuan varfanjaku pėrditė.

Nga zjarri i tmerrshėm agjėrimi mė mbron,
mė mbron nga ligėsitė e njerėzve pa fe.
Ramazanin nderoj, Zoti mė vėshtron,
ai ma sjell diellin qė ēel nė Atdhe!

Ai qė ėmbėl ndihmon njė agjėrues,
Sa dhe ai ėshtė i nderuar dhe shpėrblyer…
Njeriut mos ia kthe krahėt kurrė,
Zoti pėr ne i ka hapur gjithė dyert!


Autor: Behauddin Gashi


__________________
Zoti ynė, mos na i lako zemrat tona pasi na i drejtove, na dhuro mėshirėn Tėnde, pse vetėm Ti je dhuruesi i madh- (3:8 Kur'an)
Shqiptare Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 07-09-07, 13:51   #11
valiii
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 3,777
valiii e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ess-Selamun Alejkum

Allahu s.u.t ne gjdo krijese te Tij ka bere dallime , apo me mire te themi , i ka vequar ato nga tjerat , si PSH , nga Planetet e ka vequar Token dhe e ka bere te banueshme per tere njerzimin dhe ēka ka ne te .
Kurse prej banorve te Tokes e ka vequar Njeriun ...Te gjitha shtazet e adhurojne Ate ne menyren e vet ( kuptohet ne boten e tyre ) , kurse krijesa me emrin "Njeri" posedon vullnetin e plote te zgjedh , te jete Falenderues apo Mohues i Tij ..
Prej njerzimit , Allahu (s.u.t) i ka vequar te Derguarit e tij dhe Njerezit e devotshem te dashurit e Tij (evlijate) .
Prej Muajve ka vequar muajin e Ramazanit, i cili eshte muaji i nente i kalendarit Islamik (sipas henes),dhe eshte muaji ne te cilin ajetet e para te Kur'anit iu shpallen/zbriten Profetit Muhamed .
Prej Diteve e ka vequar diten Xhuma ( Premten ) , Kurse mbrenda dites eshte e vequar nje kohe , kur lutjet e besimtareve ( nese jane te sinqerta ) nuk kthehen mbrapshte dhe Allahu s.u.t iu pergjegjet atyre ..

Ne Muajin e Ramazanit besimtare jane te obliguar te agjerojne ,Agjerimi ne Islam nenkupton abstenimin/shmangien nga tre nevoja fizike baze te njeriut - abstenim nga te ngrenet, te piret dhe nga marredheniet intime bashkeshortore - nga agimi (perafersisht nje ore e gjysem para se te linde Dielli) deri ne perendim te Diellit pergjate gjithe muajit te Ramazanit.

Agjerimi eshte nje nga pese shtyllat e Islamit. Eshte nje akt qe tregon bindje dhe devocion ndaj urdhrave te Allahut, qe kryhet me nje shkalle te madhe perkushtimi, sinqeriteti dhe plotbesimi duke kerkuar meshiren e Allahut e keshtu t'i falen gabimet, gjynahet dhe te ruhet nga denimi i Zotit.Agjerimi eshte shprehje e dashurise se thelle per Zotin, e bere me devocion te paster, dedikim te sinqerte per te qene sa me afer Allahut, sepse Agjerimi eshte vetem per Allahun dhe asnje tjeter.Agjerimi i muajit te Ramazanit eshte obligim per ēdo Musliman te rritur qe eshte i afte dhe pa te meta mendore.


valiii Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-07, 10:56   #12
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim

Bėje tė ditur se agjėruese ėshtė ajo tė cilės i agjėrojnė gjymtyrėt nga mėkatet, i agjėrojnė sytė nga shikimi i harameve, i agjėrojnė veshėt nga dėgjimi i harameve si: gėnjeshtra, pėrgojimi, muzika si dhe ēdo gjė e ndaluar.
I agjėrojnė duart nga dhuna e ndaluar, agjėrojnė kėmbėt nga shkuarja nė vendet e haramit, agjėron gjuha nga gėnjeshtra, fjalėt e kėqija, i agjėron barku nga ushqimet dhe pijet, i agjėron organi nga gjėrat e turpshme , kur flet, thotė fjalė tė mira dhe tė dobishme dhe nuk flet nga ato fjalė tė kėqija, nuk i prek nderet e muslimaneve, sepse kjo konsiderohet prej mėkateve dhe ndalesave tė mėdha, prandaj dhe i Dėrguari i Allahut ka thėnė: "Kush nuk i lė fjalėt e kota dhe veprimin me to, le ta dijė se Allahu nuk ka nevojė qė ai ta lė ushqimin dhe pijen." (Buhariu)

Gjithashtu i Dėrguari i Allahut thotė: "Nėse dikush prej jush ėshtė agjėrueshėm tė mos ofendojė dhe tė mos bėjė zhurmė, nėse dikush tė ofendon ose tė lufton thuaj: Unė jam agjėrues." (Muttefekun alejhi)

Ndėrsa kush agjėron vetėm prej ushqimit dhe pijes, dhe bėn iftar me mishin e muslimanėve dhe nderin e tyre, futet te thėnia e tė Dėrguarit tė Allahut – paqja dhe shpėtimi i Zotit qofshin mbi tė - ku thotė: "Shumė agjėruesėve, nuk u mbetet asgjė prej agjėrimit vetėm se uria." (Ibn Maxhe dhe Ahmedi me sened tė saktė)

esselamualejkum we rahmetullah
vellau juaj ne Islam
hasani
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-07, 12:57   #13
Kodra
Super Moderator
 
Avatari i Kodra
 
Anėtarėsuar: 05-05-05
Postime: 1,405
Kodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga at|n|
selam alejkum vllazni
Se pari Allahu ju mundesofte te gjitheve me prit Ramazanin edhe me percjell ashtu qysh Allahu eshte i knaqur. Mos harroni se sahabet kan bo dua 1 vit per Ramazanin, 6 muaj me ju mundesu Allahu me prit Ramazanin edhe 6 muaj me jav pranu Allahu agjerimin edhe punet e tjera te mira.
Une e kisha dhene nji keshille se pari vetit pastaj edhe juve qe t'i shfrytezoni keto dite ne pune te mira.
Mos harroni me kerku meshiren prej Allahu s.v.t ne 10 ditet e para.
Mos harroni me kerku falje mekatesh ne 10-shin e dyte.
Mos harroni me kerku me ju ruajt Allahu prej zjarrmit te xhehenemit ne 10-shin e fundit, kur edhe ka thene Pejgamberi a.s me kerku naten e kadrit.
Mos harroni se Ramazani eshte muaji i Kuranit, dhe leximi ne te ka shperblim shume.

vazhdoni vllazni me keshilla , Allahu ju shperblefte

at|n|
**********
**********
**********

Tė nderuar motra dhe vėllezėr,

Mos harroni tė kaloni mirė me tė gjithė njerėzit, jo vetėm 10 ditė nė vit por gjatė tėrė vitit, kėshtu dhe vetėm kėshtu do tė keni dyert e hapura gjithherė dhe gjithkund.

Mos harroni kurrė, tė jeni tė vetėdijshėm, mos bėni mėkate (gjatė gjithė vitit) sepse ėshtė e kot kėrkimi i faljes.

Mos harroni t'a ruani veten nga zjarret dhe mėkatet, gjatė gjithė vitit.

Mos harroni se, jo vetėm njė muaj por, gjatė tėrė vitit duhet lexuar dhe mėsuar nė tė mirė tė vetes dhe shoqėris.

Paqja dhe lumturia qoftė me ju pėrherė


Kodra
__________________
Shteti Funksional ėshtė Alergjik ndaj Korrupcionit
Kodra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 08-09-07, 14:46   #14
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kodra
**********
**********
**********



Mos harroni kurrė, tė jeni tė vetėdijshėm, mos bėni mėkate (gjatė gjithė vitit) sepse ėshtė e kot kėrkimi i faljes.


Paqja dhe lumturia qoftė me ju pėrherė


Kodra
po te ishte kerkimi falje nga ju Kodra ndoshta do ishte e kote, por Kerkimi nga Krijuesi qe te fale nuk eshte kurr e kote ,se njeriu eshte gabimtar kushdoqofte ai , dhe Krijuesi eshte Ai qe fal per ate qe kerkon falje .

edhe mbi ty qofte paqja

hasani
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Vjetėr 09-09-07, 08:45   #15
Kodra
Super Moderator
 
Avatari i Kodra
 
Anėtarėsuar: 05-05-05
Postime: 1,405
Kodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėmKodra i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga hasanmehmeti
po te ishte kerkimi falje nga ju Kodra ndoshta do ishte e kote, por Kerkimi nga Krijuesi qe te fale nuk eshte kurr e kote ,se njeriu eshte gabimtar kushdoqofte ai , dhe Krijuesi eshte Ai qe fal per ate qe kerkon falje .

edhe mbi ty qofte paqja

hasani

**********
**********
**********

Pikėrisht pėr kėtė tė zmadhuarėn kapen shumica e besimtarėve Islam, pikėrisht pėr kėtė tė zmadhuarėn, shumica e besimtarėve Islam, nuk mund tė thėrrasin Paqe, pikėrisht pėr kėtė tė zmadhuarėn, shumica e besimtarėve Islam, ndrrojnė fytyrėn e tyre sa herė tė ju pėlqen, pikėrisht pėr kėtė tė zmadhuarėn, shumica e besimtarėve Islam, mbysin tė tjerėt, bombardojnė aty ku munden.

E tėra kjo bėhet sepse po kėrkove falje te krijuesi, je i falur!!!!!!!!!!!.

Tė nderuar motra dhe vėllezėr,

edhe njėherė po e bėjė lutjen drejtuar tė gjithve, mos bėni mėkate, respektoni njerėzit ashtu siē e meritojnė, e mos dėgjoni pėrralla tė njėrit apo tjetrit qė, vetėm 10 ditė apo 10 netė tė jeshė i mirė kurse tėrė pjesėn tjetėr tė vitit bė ēka duash se, do tė vijnė ato 10 ditėt dhe nė ato 10 ditė, kėrko falje dhe krijuesi do ti falė tė gjitha.

Kjo ėshtė trillim, nuk ėshtė pėrrallė por trillim i rrezikshėm i bartur nga koka tė sėmuara.

Kodra


__________________
Shteti Funksional ėshtė Alergjik ndaj Korrupcionit
Kodra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Pėrgjigju


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 
Funksionet e Temės
Shfaq Modėt

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 18:50.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2020, Jelsoft Enterprises Ltd.