Kein Macromedia Flashplayer? Klick bitte hier!
Dardania.de
Kethu Mbrapa   Dardania.de > Shoqėria > Diskutime Shoqėrore
Emri
Fjalėkalimi
Diskutime Shoqėrore Gjithēka dhe asgjė, ēdo problem e hall virtual.



 
 
Funksionet e Temės Shfaq Modėt
Prev Postimi Mėparshėm   Postimi Tjetėr Next
Vjetėr 24-01-08, 23:16   #1
rilinda
 
Avatari i rilinda
 
Anėtarėsuar: 29-06-04
Postime: 15,640
rilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėmrilinda i pazėvėndėsueshėm
Gabim Turpi vazhdon!!!

Babai pėrdhunon tė bijėn 15 vjeēare- lindin njė vajzė

Ngjarje e rende, e trishte dhe krejtesisht e papranueshme. E megjithate, realitet jo i ri edhe ne vendin tone. Ne nje interviste ekskluzive per “Koha Jone”, Ferit J., (ne respekt te etikes, “KJ” nuk publikon identitetin e plote), tregon gjithe historine e pabesueshme me te bijen A. Marredheniet intime, perdhunimi ne mes te dites, marreveshja e detyruar mes atit dhe se bijes, fshehja e “mekatit”, lindja me operacion, kujdesi per te bijen dhe premtimi per te punuar gjithe jeten per te.
Ngjarje e rende, e trishte dhe krejtesisht e papranueshme. E megjithate, realitet jo i ri edhe ne vendin tone. Ne nje interviste ekskluzive per “Koha Jone”, Ferit J., (ne respekt te etikes, “KJ” nuk publikon identitetin e plote), tregon gjithe historine e pabesueshme me te bijen A. Marredheniet intime, perdhunimi ne mes te dites, marreveshja e detyruar mes atit dhe se bijes, fshehja e “mekatit”, lindja me operacion, kujdesi per te bijen dhe premtimi per te punuar gjithe jeten per te. I pandehuri ndalet dhe te pendimi ekstrem, kerkesa per t’u pushkatuar ose varur ne litar, refuzimi per te deshtuar foshnjen, dobesia si baba dhe deshira qe femijet te rriten te lumtur. Te gjitha ne nje rrefim rreqethes qe gazetari i “Koha Jone” arriti te realizonte me te dyshuarin.

Si ju quajne?

Ferit J.

Ku banoni?

Banoj ne fshatin Gjere, ne komunen e Porocanit.

Eshte i vertete fakti se keni perdhunuar vajzen tuaj 15 vjece?

Po, eshte e vertete.

Si dhe perse ndodhi?

Perse ndodhi? As vete nuk di se si ta shpjegoj.

E perdhunuat ne shtepi apo ne pyll?

Ne shtepi.

E juaja eshte vajza?

Po e imja.

Ishit normal apo i pire?

As vete nuk e di se si isha. Nuk e marr vesh cfare ka ndodhur me mua.

Keni femije te tjere?

Kam 5 femije.

Me gruan tuaj i keni te gjithe?

Po, me gruan time.

Vajza qe perdhunuat, cfare femije ishte?

Ishte vajza e madhe.

Thate qe e perdhunuat ne shtepi, aty ndodhej bashkeshortja…

Gruaja ishte aty verdalle. As vete nuk me kujtohet kjo histori.

Vajzen e perdhunuat diten apo naten?

Ka qene diten. Nuk di se si ta shpjegoj. Jetoj disa ngjarje te cuditshme ne jeten time. Nuk e parafytyroj dot se si ka ndodhur.

Si perfunduat ne polici?

As vete s’e di. Vec kur shkoj ne polici i gjej te gjitha te gatshme letrat. Gruaja me dy prej femijeve kishte shkuar te vellezerit e mi. Kishte derguar vellane per denoncim. Me ka kercenuar se “jo do te djeg me benzine, jo te punoj ate dhe kete”. Po ku ishte me pare ajo. Ne shtepi isha, te me kishte djegur qe te mos me dukej as varri dhe as nishani. Nuk di se cfare te them para gjyqit dhe drejtesise. Une per ata femije po punoj nje jete te tere. Ne nuk patem asnje kafshate buke ne shtepi. Me punen e krahut bleva nje motorseke dhe tre mushka. Thashe po e marrim veten. Kam nje tufe me femije te vegjel. Mirepo kjo paturpesi tani nuk e di se cfare rrjedhoje ka, qe nuk e imagjinoj as vete.

Kryet marredhenie me zor, apo me deshiren e saj?

Nuk di se si ta shpjegoj. Nuk mbaj mend asgje. Vajza mund te me kete kundershtuar, pastaj u dorezua dhe ne humbem kontrollin.

Ju tregoi vajza se kishte mbetur shtatzene?

Nje llaf ma tha cupa. Mbeta pa mend ne koke. Pastaj e mblodha veten dhe thashe hajt ta marrim vesh. Epo tani i thashe eja ta mbyllim paturpesine, po ta dorezoj femijen ne Shtepine e Femijes. Shkojme e heqim me operacion se i heq une shpenzimet dhe ta mbyllim kete muhabet, meqe qenke keshtu dhe e ke me mua. Nuk di me gjate.

I tregove gruas?

Po une nuk i tregova dhe cupa foli me mua dhe e lame per te mos treguar. Mire une qe me zuri halli, po kjo grua ku i pati syte se femija shkoi nente muajsh shtatzene. Pati ndjenja per kete femije qe po zhvillohet.

E kercenove vajzen qe te mos i tregoje te emes?

Po nena ku ishte, nuk e pa.

Por ju e keni kercenuar i keni thene mos trego se ke pasoja per shembull?

Une i thashe vajzes dhe i kerkova hajt ta mbyllim qe te mos behemi gazi i botes. Tani nuk e marr vesh. Gruaja ka organizuar gjithcka. Edhe vellezerit e mi. Dashje pa dashje, do t’i pranoj akuzat se letrat ishin plotesuar. Nuk kerkoj as mbrojtje dhe as ndonje veprim tjeter. Drejtesia dhe ligjet te bejne punen e vet. Pra, nuk dua qe te me mbroje askush. E bera vete gjemen, le ta vuaj vete.

Pra, ju e pranoni fajin?

Po, do e pranoj se per ate familje kam punuar sot e 43 vjet dhe nuk dua qe femija te pesoje ndonje gje tjeter. Tani jane rritur nje cike. T’i mbaje gruaja, te jetoje me ata se e kisha bezdisur gruan, sic kishte bere letrat.

Keni kryer me pas marredhenie seksuale me vajzen tuaj?

Nuk mbaj mend te kem kryer marredhenie te vazhdueshme me vajzen. Mund te kete ndodhur atehere kur mbeti shtatzene. Tjeter here nuk di.

Si e gjykoni kete veprim?

Paturpesi mbeti per mua dhe nuk ka asnje lloj gjykimi tjeter.

Po kur te dilni nga burgu, si do te silleni me familjen?

Nuk kam asnje lloj detyrimi ndaj gruas time. Perderisa ka pranuar te me djege me benzine dhe te mos me gjendet as varri. Une nuk kam asnje lloj shprese tani. Nuk dua te dal nga burgu dhe as ne burg nuk dua te vete. Te me ekzekutojne me pushkatim, me varje, me cfare te kete drejtesia, se une nuk dal dot as ne shoqeri as te njerezit e mi.

Qe do te thote se jeni teper i penduar…

C’e do pendimin tani. Do te flitet e verteta dhe organet e drejtesise do te bejne punen e tyre. Une kam detyrime ndaj familjes dhe prinderve te mi. Kam nenen dhe vellezerit. Nuk e imagjinoj dot te dal para nenes apo vellezerve me kete qe kam bere. Nuk me ka mbetur asgje tjeter. Njeriu jeton per nje nder. Une e shkela ate. Tani nuk me duhet me jeta

Jeni ne dijeni se ndoshta vajza ka nje lidhje tjeter?

Jo, nuk kam pse te akuzoj tjeter njeri. Perderisa vajza nuk pranon tjeter njeri, une nuk kam perse te akuzoj te tjere. Nuk me ka thene gje dhe une nuk kam pse ta torturoj apo masakroj ate me menyra te tjera.

E doni vajzen tende si femije apo e shihni ndryshe?


Une e konsideroj femije dhe i thashe per cdo gje qe do te ndodhe do t’i mbyllim. Une do te punoj gjithe jeten qe edhe jeten tende ta shikoj ne vecanti, i thashe.

Ju ka shkuar mendja ta deshtoni femijen qe patet me vajzen?

Gjate kohes qe vajza ishte shtatzene, me tha njehere. Por me erdhi keq ta deshtoja, sepse kisha frike se vajza do te kishte probleme dhe nuk do te lindte femije ne jeten e saj.

Ju e shoqeruat vete vajzen?

Po isha vete ne spital me vajzen. Femija lindi me operacion. U kujdesa personalisht deri sa lindi. I qendrova te koka dhe me pas ikem.

E braktiset beben?

Femija ishte mire me shendet. U gezova per kete fakt. Qendruam edhe dy-tri dite dhe, pasi mesuam qe ajo ishte mire, u larguam. Njoftuam edhe spitalin se nuk e donim femijen

Vajza e lindi me emrin e vertete, me emrin e saj.

Kur lindi?

Ne qershor te ketij viti. Me 13 qershor ne mos gaboj. Ishte vajze.

Tani e dini se ku ndodhet?

Jo, nuk e di.

Jeni gjyshi dhe babai i saj njekohesisht. Do donit ta takonit femijen tuaj?

Une vete jo. Po te doje cupa, le ta takoje.

Pas lindjes keni kerkuar te keni serish marredhenie me vajzen?

Jo, sepse kisha frike se mund te perseritej e njejta histori.

Por burime hetimore tregojne se i keni kerkuar te kryeni serish marredhenie, madje keni blere edhe prezervative…

Une e dua si vajzen time dhe jo si grua. Per te tjerat jane gjera meshkujsh. Tani kam pese femije dhe nuk dua te lind me.

Cfare mesazhi i percjell vajzes dhe familjes.

Nuk e di as vete c’te them. Te shikojne jeten e tyre, te rriten, te kene shtepi e katandi. Per mua te mos kene asnje interesim, sepse une i zhgenjeva. Une nuk doja, por ky ishte fati im. Jam prindi me fatkeq ne bote. Askush mos e paste kete fat, sepse eshte gjeja me e rende ne kete jete. Me mire te vdesesh dhe te mos ekzistosh sesa te jesh pa nder dhe i turperuar me familjen tende. Ky eshte turpi i turpeve qe ekziston mbi dhč, mekat qe as dielli dhe toka nuk e lan.

qerkinaj.com/Forumi/


__________________
Guximi, kurreshtja,forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e atij qė dėshiron ta braktis duhanin.
rilinda Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante
 


Anėtarėt aktiv qė janė duke parė kėtė Temė: 1 (0 Anėtarėt dhe 1 Guests)
 

Rregullat E Postimit
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is ON
Figurinat Janė ON
Kodi [IMG] ėshtė ON
Kodi HTML ėshtė OFF



Hyrja | Chat | Diskutime | Muzik Shqip | Poezi | Lojra | Kontakt


1999 - 2014 Forumi Dardania

Te gjitha kohėt janė nė GMT +1. Ora tani ėshtė 10:35.
Powered by vBulletin Version 3.8.7
Copyright ©2000 - 2025, Jelsoft Enterprises Ltd.